Izraeli ndihmon Shqipërinë në betejën me sulmet kibernetike! Nënshkruhet në Tel Aviv memorandumi i bashkëpunimit

Izrael ShqiperiQeveria izraelite konkretizon angazhimin për të ndihmuar Shqipërinë, në përballjen me sulmet kibernetike dhe shtimin e kapaciteteve mbrojtëse.

 

Vitin e shkuar ishte zëvendësministri i Jashtëm izraelit Idan Roll, i cili në një takim në Berlin me ministren e punëve të jashtme, Olta Xhaçka, ofroi të ndajmë njohuritë dhe përvojën e Izraelit, në mbrojtjen kibernetike.

Top Channel mëson se në Telaviv, Gaby Portnoy-Drejtor i përgjithshëm drejtoria kibernetike të Izraelit së bashku me Igli Tafën, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i këtij memorandumi është forcimi kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë pas vendosjen në shënjestrën e hakerave të Iranin prej Korrikut të vitit të shkuar.

Memorandumi gjithashtu parashikon ndarjen e ndërsjellët të informacionit mes Izraelit dhe Shqipërisë.

Ky zhvillim  vjen në ditën e dytë të një konferencë ndërkombëtare,  që po mbahet në Telaviv ku fokusi është siguria kibernetike,  një sfidë që duhet fituar duke i mësuar njerëzit sesi të mbrohen.

Siç edhe raportoi Erina Matraxhiu e dërguara e Top Channel në këtë konferencë,  në Izrael ndërgjegjësimi nis me qytetarët e shkon deri në institucionet më të rëndësishme, qeveria, ushtria, spitalet etj.

Kryeministri Izraelit Benxhamin Netanjahu, përmes një videomesazhi drejtuar kësaj konference tha se për ta fituar betejën me sulmet kibernetike na  duhet bashkëpunim me sektorin privat.

Ne theksoi kryeministri Izraelit, po ndërtojmë një shkollë për për shkencat kibernetike në Be’er Sheva ku do të studiojnë 20.000 studentë.

Në javën e sigurisë kibernetike të organizuar në Izrael zyrtarët po shpjegojnë konceptin se si  Kupola me të cilën në Izraeli  mbron  çdo strukturë nga sulmet kibernetike,  është hallka e fundit e një zinxhiri që nis me ndërgjegjësimin e çdokujt.

Në Izrael ekziston një linjë e veçantë shërbimi si urgjencat dhe policia ku çdo qytetar që dyshon se i është hakeruar, telefoni ose kompjuteri telefonon për të kërkuar ndihmë.

Shqipëria prej korrikut të vitit të shkuar është vendosur nën një sulm të fortë kibernetik nga Irani. Sisteme të rëndësishme qeveritare u infektuan duke nxjerrë nga andej të dhëna sensitive.

Top Channel

Kurti: Asociacioni njëetnik – i pamundur në Kosovën shumetnike

AlbinKryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se “Asociacioni një etnik në Kosovën me kushtetutë shumë etnike, nuk është i mundshëm”. Ky qëndrim që u shpreh gjatë një vizite në një fabrikë në komunën e Ferizajt, është përgjigja më e fortë ndaj trysnisë diplomatike perëndimore për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Komentet e kryeministrit Kurti pasuan takimin e një ditë më parë të organizuar nga ambasada amerikanë në Prishtinë me një grup zyrtarësh qeveritarë, përfaqësuesish të partive politike dhe shoqërisë civile për të diskutuar rreth Asociacionit.

Duke theksuar se është kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, zoti Kurti tha se është i gatshëm të përmbushë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve serbë dhe çdo pakice tjetër.

Mirëpo nuk mund ta kompensojmë Serbinë për luftën e humbur në pranverën e vitit 1999, por ajo duhet të na kompensojë neve për dëmet që na ka shkaktuar edhe në njerëz edhe në të mira materiale”, tha ai.

Nëse Serbia dëshiron që në Kosovë të këtë zgjidhje njëetnike, “le ta provojë njëherë në shtëpinë e saj”, tha kryeministri Kurti.

Pakicat kombëtare në Serbi janë gati 20 për qind, pakicat kombëtare në Kosovë janë rreth 7 për qind, pra Asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë, e Presheva, Medvegja e Bujanoci ta kenë vetëm Këshillin Nacional atje, është e padrejtë, e dëmshme dhe e papranueshme”, tha kryeministri Kurti, duke nënvizuar se Kosova dhe Serbia i kanë arritur 33 marrëveshje në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe asnjëra nuk mund të trajtohet me përparësi.

Prishtina ka hezituar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga frika se ai mund të shndërrohet në një shtet brenda shtetit.

Ju dini shumë mirë që në Bosnje e Hercegovinë ka një Republikë Serbe. Bosnjën e Hercegovinën de jure Serbia e njeh, por de fakto e saboton për ditë, pra edhe një shteti që ia ka pranuar pavarësinë vetëm shikojeni çfarë po i bën”, tha kryeministri Kurti.

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar Kosovën se nuk do të mbështesin krijimin e një mekanizmi si në Bosnjë, ndërsa kanë theksuar se koha për themelimin e asociacionit është tani.

Ne nuk mbështesim asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës…ose që do të kërcënojë sovranitetin, pavarësinë, karakterin shumë etnik apo institucionet demokratike të Kosovës. Ne e kundërshtojmë rreptësisht krijimin e çdo entiteti që i ngjan Republikës Serbe në Bosnje Hercegovinë”, tha ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

 

Por ai theksoi se Kosova të përmbushë detyrimet e saj.

Ne kemi kërkuar nga qeveria e Kosovës që të ofrojë pikëpamjen e saj për Asociacionin që besohet që e mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, shumë etnik dhe demokratik dhe ofron të drejta për pakicat në linjë me marrëveshjen e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës. Kjo është vendimtare, e rëndësishme dhe urgjente”, tha ambasadori amerikan.

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur ne Bruksel në vitin 2013 dhe është miratuar në parlamentin e Kosovës. Në gusht të vitit 2015 është arritur një marrëveshje mbi parimet e themelimit të Asociacionit, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës më vonë gjeti shkelje ndërsa theksoi se Asociacioni duhet të themelohet sipas marrëveshjes së vitit 2013.

Trysnia për Asociacioni është rritur ndërsa janë shtuar përpjekjet për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në dritën e një propozimi evropian, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve.

Kryeministri Kurti e ka cilësuar propozimin si “bazë të mirë për diskutime” dhe është shprehur i gatshëm të bisedojë për të.

Le t’i hapim diskutimet në Bruksel në nivelin e lartë dhe le të diskutojmë për të gjitha çështjet. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është i domosdoshëm por njohja reciproke është në qendër. Unë nuk po them që vetëm njohja reciproke është marrëveshja, marrëveshja do të ketë edhe gjëra të tjera, por qendra është njohja reciproke, për këtë më kanë votuar mua qytetarët dhe kështu e thotë Kushtetuta, kështu e thotë ligji, Republika dhe demokracia”, tha ai të mërkurën.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, la të kuptohet se do të pranojë propozimin, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ketë Serbia nëse e refuzon atë. Të enjten ai pritet të shkojë në parlamentin serb për të diskutuar mbi këtë çështje.

Për pak ditë Kosova shënon përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj që është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Beogradi me mbështetjen e Moskës.

voa

Hovenier: Nuk mbështesim asnjë marrëveshje që kërcënon sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

Ambasada SHBAAmbasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të martën se Shtetet e Bashkuara mbështesin zbatimin e të gjitha zotimeve që dalin nga bisedimet Kosovë – Serbi, por nuk mbështesin asnjë marrëveshje që kërcënon sovranitetin, pavarësinë, karakterin shumë etnik apo institucionet demokratike të Kosovës.

 

Ai i bëri këto komente pas një debati me dyer të mbyllura për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që u mbajt në mjediset e ambasadës amerikane.

Në takim morën pjesë rreth 40 përfaqësues institucionesh, partish politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Dëgjuam nga dora e parë pikëpamjet e pjesëmarrësve për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe si mundet kjo të përshtatet në mënyrë që sigurojë të ardhmen e Kosovës si një vend sovran i pavarur, shumë etnik dhe demokratik. Kjo perspektivë është e rëndësishme për përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe euroatlantik”, tha ambasadori Hovenier, duke nënvizuar se diskutimi i përqendrua në tre gjëra.

Së pari si mund të funksionojë Asociacioni i komunave serbe në praktikë dhe pjesëmarrësit në këtë takim kanë ngritur një sërë temash duke përfshirë pikëpamjet mbi përgjegjësitë e mundshme dhe kufizimet e mundshme të një Asociacioni. E dyta, si do të mund të funksiononte Asociacioni sipas kuadrit ligjor të Kosovës dhe sërish kemi dëgjuar shumëllojshmëri të perspektivave përfshirë edhe për marrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. E treta, lidhur me atë se si Asociacioni do të mund të ndihmonte zhvillim ekonomik dhe ofrimin efektiv të shërbimeve qeveritare për serbët e Kosovës dhe komunitetet tjera pakicë”, tha ai.

Zëri i Amerikës mëson se dallimet ishin të thella ndërmjet përfaqësuesve shqiptarë dhe serbë të cilët kanë ngulur këmbë se marrëveshja e Brukselit për Asociacionin ka peshë më të madhe sesa interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, gjë që është kundërshtuar nga njohës të fushës në Kosovë.

Një nga pjesëmarrësit e takimit, që nuk deshi të identifikohej i tha Zërit të Amerikës se “përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nuk janë shprehur kategorikisht kundër Asociacionit, por kanë kërkuar garanci mbi përfitimet që mund të ketë Kosova nga themelimi i tij. Para së gjithash është kërkuar siguri që nëse Asociacioni themelohet, nuk do të mund të shfrytëzohet nga Beogradi zyrtar siç shfrytëzohen mekanizma të tjerë ekzistues në Kosovë, gjë që është garantuar nga përfaqësuesit ndërkombëtar në takim”.

Miodrag Miliçeviç nga Organizata joqeveritare ‘Aktiv’ në Mitrovicën e Veriut, tha se “elementi më i rëndësishëm ishte që ne duhet të krijojmë një perceptim të përbashkët se Asociacioni është diçka që duhet të negociohet dhe duhet të zbatohet, dhe se do të zbatohet duke u bazuar në parimet e vendosura vite më parë nga delegacionet përkatëse”.

Ai tha se çelësi për këtë proces është në duart e politikbërësve kryesorë të të dy qeverive.

“Ata më së pari duhet të ndryshojnë ligjërimin e tyre publik, duhet të ndryshojnë perceptimin mbi atë se si do të duket Asociacioni. Kemi dëgjuar qëndrime të ndryshme më parë dhe edhe sot, se Asociacioni do ta dëmtojë pavarësinë e Kosovës, Asociacioni do të jetë një lloj ‘Republika Serpska’ apo një entitet njëetnik, gjëra që i dëgjuam edhe sot nga disa pjesëmarrës. Por kur bëhet fjalë për marrëveshjet e përbashkëta dhe mirëkuptimin kjo do të mundësohej vetëm me dialog publik dhe atë shumë të ngjeshur”, tha ai.

Takimi së martës u mbajt në një periudhë të shtimit të trysnisë për themelimin e Asociacionit dhe një ditë më parë diplomatë të lartë amerikanë thanë se koha për krijimin e tij është tani. Të hënën fondacioni gjerman Friedrich-Ebert, publikoi një projekt statut se si duhet të funksionojë ai.

Prishtina heziton të themelojë Asociacionin, duke theksuar se ai mund të çojë në krijimin e një shteti brenda shtetit, ngjashëm me Republika Sërpskan në Bosnje dhe Hercegovinë.

Çdo model që lejon Serbinë të dëmtojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, shkroi pas takimit ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla.

“Ne nuk mbështesim asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës, që është në kundërshtim me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese, ose që do të kërcënojë sovranitetin, pavarësinë, karakterin shumë etnik apo institucionet demokratike të Kosovës. Ne e kundërshtojmë rreptësisht krijimin e çdo entiteti që i ngjan Republikës Sërpskas në Bosnje Hercegovinë. Presim që Kosova të përmbushë detyrimet e saj. Ne kemi kërkuar nga qeveria e Kosovës që të ofrojë pikëpamjen e saj për Asociacionin që besohet që e mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, shumë etnik dhe demokratik dhe ofron të drejta për pakicat në linjë me me marrëveshjen e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës. Kjo është vendimtare, e rëndësishme dhe urgjente”, tha ambasadori amerikan.

Trysnia për Asociacioni është rritur ndërsa janë shtuar përpjekjet për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në dritën e një propozimi evropian, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve.

voa

Një studim i ri i prof. dr. Oliver Jens Schmitt shpluhuron disa mite të historisë serbe. Sipas Schmitt, serbët u kanë dhënë osmanëve ndihmë vendimtare për ta pushtuar Ballkanin

serbet

Një vit më vonë, më 1396, Mbreti hungarez, Sigismundi i Luksemburgut, mblodhi aristokratë nga mbarë Europa për të depërtuar në zemrën e Perandorisë Osmane, në Bullgarinë e sotme. Qëllimi ishte të dëboheshin osmanët. Në Betejën e Nikopolit në Danub forcat serbe të prira nga Stefan Llazareviqi, i biri i Princit Llazar të vrarë shtatë vjet më parë, ndikuan që të fitojnë trupat osmane

Në kulturën serbe të kujtesës s’ka vend për dilema: serbët, sipas këtij rrëfimi të etabluar, më 1389 mbrojtën krishterimin në Betejën e Fushë-Kosovës kundër osmanëve.

Në një studim të ri të botuar së fundi në “Zeitschrift für Balkanologie” (Revista për Ballkanologji) profesori i historisë në Universitetin e Vjenës, Oliver Jens Schmitt, shpluhuron disa mite të historisë serbe dhe arrin në përfundimin se elitat serbe pas vitit 1389 u kanë dhënë osmanëve ndihmë vendimtare për ta zaptuar Ballkanin. Një përmbledhje të studimit të tij Schmitt e ka botuar të hënën në gazetën austriake “Der Standard”.

Sipas Schmitt, një shikim i burimeve dhe librave të historisë mjafton për të konstatuar se në të gjitha çastet vendimtare të historisë osmane nga viti 1389 deri më 1459, kur u zhduk despotati (principata) serbe, shtresa aristokrate serbe ua mbajti anën osmanëve dhe intervenoi kundër kundërshtarëve të krishterë të osmanëve. Më 1395 princi ortodoks i Vllahisë Mirçea (Plaku) u përball me Sulltanin osman, Bajazitin I. Fitorja osmane u bë e mundshme nga aristokratët serbë, të cilët i shërbenin ushtrisë osmane si vasalë, mes tyre sidomos Marko Kraleviqi. Në kujtesën serbe Kraleviqi është hero i luftës kundër osmanëve, në realitetin historik ai luftoi dha ra për palën tjetër, për osmanët, shkruan Schmitt.

Një vit më vonë, më 1396, Mbreti hungarez, Sigismundi i Luksemburgut, mblodhi aristokratë nga mbarë Europa për të depërtuar në zemrën e Perandorisë Osmane, në Bullgarinë e sotme. Qëllimi ishte të dëboheshin osmanët. Në Betejën e Nikopolit në Danub forcat serbe të prira nga Stefan Llazareviqi, i biri i Princit Llazar të vrarë shtatë vjet më parë, ndikuan që të fitojnë trupat osmane. Të krishterët u mposhtën, aristokratët e pasur u burgosën dhe shumë familje aristokrate franceze falimentuan duke i paguar Sulltanit para për pengje, nënvizon Schmitt.

Edhe më 1402 sundimtari mongol Timur Lenk marshoi në Anadoll. Afër Ankarasë ai u përball me Sulltanin osman, Bajazitin I. Ushtria osmane u shpërbë pasi vasalët turko-myslimanë të Sulltanit kaluan në anën e mongolëve dhe princërit osmanë dezertuan. I vetmi që deri në fund luftoi kundër mongolëve ishte Stefan Llazareviqi dhe trupat e tij. Më 1430 osmanët sulmuan Selanikun, krahas Kostandinopojës, qyteti më i rëndësishëm i Ballkanit. Pjesëmarrës vendimtarë ishin ushtarët serbë nën udhëheqjen e Grgur Brankoviqit. Kur më 1453 Sulltan Mehmeti rrethoi Stambollin dhe më 29 maj e pushtoi, trupat serbe ishin pjesë e ushtrisë osmane dhe jo në anën e bizantinëve ortodoksë.

Në studimin e tij Schmitt shpjegon arsyen pse serbët përkrahën osmanët në pushtimin e Ballkanit. Pas humbjes në Betejën e Fushë-Kosovës, aristokratët serbë u bënë vasalë të osmanëve, sidomos dinastitë e Llazareviqëve dhe Brankoviqëve. Rol qendror luanin martesat mes dinastive. Olivera Llazareviq u martua me Sulltan Bajazitin I dhe Mara Brankoviq me Sulltan Muratin II (1422-1451). Bashkë me këto dama në oborrin e Sulltanit erdhën edhe serbë të tjerë. Kronikat osmane e përshkruajnë Oliverën si “femme fatale”, e cila kishte futur në përdorim pirjen e alkoolit në oborrin e Sulltanit dhe kësisoj kishte trandur traditat e vjetra të Sulltanëve. Pas vdekjes së burrit të saj, Mara Brankoviq u shpërngul në Maqedoninë jugore dhe me vite të tëra mbajti në duar penjtë e diplomacisë së fshehtë drejt Perëndimit, sidomos Venedikut. Në oborrin osman u krijua një elitë serbe dhe deri në shekullin e 16-të serbishtja ishte shumë e përhapur aty.

Giorgo Sfranze, këshilltar i Perandorit të fundit bizantin, Konstantinit XI, dhe dëshmitar i fundosjes së Bizantit, gjatë qëndrimit në ekzil në Korfuz formuloi akuzën më të ashpër ndaj serbëve, shkruan Schmitt.

“Nga territoret e ndryshme Serbia ka mundur të dërgojë fshehurazi para dhe burra. A ka parë ndokush para? Vërtet ata dërguan para dhe shumë burra, por ata ia dërguan emirit (mendohet Mehmetit II), i cili ishte duke e rrethuar qytetin (Kostandinopojën). Dhe turqit gëzoheshin dhe thoshin: pa shihni, edhe serbët janë kundër jush”, kishte shkruar Giorgo Sfranze. Thellë i dëshpëruar ky bizantin kujtonte rolin serb në rënien e Kostandinopojës, ku duke luftuar ra Konstantini XI. Elitat serbe nuk ushtronin solidaritet ortodoks, nënvizon Schmitt.

koha

Serwer thirrje Kurtit: Ofro një propozim për Asociacionin, gjuaje topin në anën e Serbisë

SerwerAnalisti amerikan Daniel Serwer i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të dalë me një opsion për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

 

Eksperti për Ballkanin, Serwer, në një vështrim të publikuar në “Peacefare.net”, ka thënë se është i vetëdijshëm se asnjë opsion i Kurtit s’do të pëlqehej nga Serbia, por së paku “topi do të hidhej në anën e Serbisë, ku edhe e ka vendin”.

“Cholleti dhe Escobari po e ftojnë Qeverinë e Kosovës të paraqesë propozimin e saj për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kryeministri Kurti duhet ta pranojë këtë sfidë, duhet ta krijojë një strukturë ndërkombëtare që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkesat tjera të Kosovës, duke e bërë kështu rolin e Serbisë në komunitetet me shumicë serbe më transparent dhe të përgjegjshëm. Kosova duhet të kërkojë që të krijohet një strukturë e krahasueshme me atë të komunitetit me shumicë shqiptare brenda Serbisë. Asgjë e projektuar nga Prishtina s’ka gjasa t’i pëlqejë Beogradit, por së paku do të kënaqte amerikanët që do ta kuptonin se Kurti është i gatshëm të ecë përpara me Asociacionin. Kjo e vë topin në fushën e Serbisë, ku edhe duhet të jetë”, ka shkruar Serwer.

Serwer në kolumnën e tij ka treguar se çfarë kërkon Serbia e çfarë po kërkon Kosova.

“Ajo që kërkon presidenti Vuçiq është bekimi zyrtar për kontrollin hegjemonist të popullatës serbe në Kosovë. Ky kontroll tashmë ekziston, veçanërisht në katër komunat veriore të afërta me Serbinë. Beogradiu ka kontrolluar për dy dekada qeveritë e tyre, sistemet arsimore e shëndetësore, policinë dhe gjykatat. Paratë rrjedhin direkt në këto institucione nga Beogradi”, ka shkruar Serwer.

Serwer ka thënë se Serbia do që bashkësia ndërkombëtarë ta pranojë këtë kontroll etnik.

“Beogradi u thotë shpesh diplomatëve perëndimorë se objektivi është një marrëveshje më e mirë për komunitetin serb në Kosovë”, ka shkruar Serwer.

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, eksperti amerikan Serwer ka thënë se ai “dëshiron një vend sovran me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët dhe pa privilegje etnike në të gjithë territorin”.

“Kjo do të linte pa mëdyshje autoritetin në duart e shqiptarëve, pasi ata përbëjnë më shumë se 90 për qind të popullsisë. Megjiahtë, Kosova kushtetutshmërish e nis larg këtij objektivi, pasi ka vende të rezervuara për pakicat në Kuvend dhe kërkesa për pjesëmarrje të pakicave në Qeveri”, ka shkruar Serwer.

Transparency Internationa (TI): Korrupsioni në Shqipëri? Të dënohen zyrtarë të korruptuar në nivele të larta!

TILidija Prokic, Koordinatore Rajonale për Europën Lindore dhe Jug-Lindore e Transparency International, thotë për DW se Shqipëria ka mbetur prej vitesh në stanjacion lidhur me përparimin në luftën kundër korrupsionit.

 

DW: Znj. Prokic, në raportin më të fundit mbi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2022, Shqipëria rritet vetëm me një pikë në renditje. A e konsideroni këtë pikë, si përmirësim?

Lidija Prokic: Nga 13 burime të dhënash, pikët e CPI-së mund të luhaten lehtë nga viti në vit, si pasojë e ndryshimeve të vogla të këtyre burimeve, të cilat ne nuk i konsiderojmë statistikisht të rëndësishme. Rezultati i Shqipërisë ka mbetur në stanjacion që nga viti 2018, duke shënuar 35 ose 36 pikë, prandaj ne nuk mund ta konsiderojmë këtë një përmirësim të dukshëm. Ky rezultat mbetet poshtë mesatares botërore të 43 pikëve, madje edhe nën rezultatin minimal të një shteti anëtar të Bashkimit Europian, minimum i cili është në kuotën e 42 pikëve. Kjo tregon që duhet bërë një punë domethënëse në luftën kundër korrupsionit.

DW: Nëse analizoni dekadën e fundit, si paraqitet situata për Shqipërinë? Ka pasur ndonjë pikë pozitive kthese, është një fazë stanjacioni që po zgjat shumë apo nuk ka asnjë përmirësim?

Lidija Prokic: Indeksi i Perpectimit të Korrupsionit për Shqipërinë ka shënuar rezultatet më të larta në vitin 2016-2017, kur vendi pati përmirësime domethënëse në demokraci dhe mbështetjen në zbatimin e ligjit. Megjithatë, që nga ajo kohë vërehet stanjacion. Shqipëria ka përparuar përsa i përket reformës në gjyqësor (vettingut) dhe forcimit të Strukturës së Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), por këto arritje janë lënë në hije nga kufizimi i hapësirës qytetare. Qeveria ka forcuar kontrollet mbi median, përfshirë fushata baltosjeje dhe intimidimi, dhe ka bllokuar të dhënat publike dhe llogaridhënien mbi vendimmarrjet, duke u lejuar institucioneve publike që të krijojnë baza të reja ligjore për refuzimin e ndarjes së informacionit.

DW: Lufta kundër korrupsionit është një nga kriteret kyçe që duhet të forcohet nga qeveria shqiptare, në rrugën drejt anëtarësimit në BE. A tregon raporti juaj më i fundit që nuk po bëhet përparim i mjaftueshëm në këtë drejtim?

Lidija Prokic: Edhe pse Shqipëria është angazhuar për të luftuar korrupsionin në sektorin publik në kuadër të reformave për anëtarësimin në BE, vendi nuk ka bërë sa duhet dhe prej shumë vitesh ka mbetur në stanjacion. Ne mund të themi se rezultatet tona përputhen me vlerësimin e Bashkimit Europian se në Shqipëri “korrupsioni mbetet një shqetësim serioz”.

DW: Procesi që përmendët më sipër, ai i vettingut, po vijon që prej vitit 2016, në përpjekjen për të ndrequr sistemin e korruptuar gjyqësor. Si e vlerësoni situatën?

Lidija Prokiç: Procesi i vettingut po merr kohë por ka pasur rezultate pozitive. Në fakt, përqindja e lartë e përjashtimeve ose dorëzimi i mandateve nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve është tregues se ky proces po vërteton nivelet e larta të korrupsionit në gjyqësor. Me bërjen sërish funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si dhe forcimin e kapaciteteve të SPAK, situata po përmirësohet gradualisht. Sidoqoftë, procesi i vettingut nuk mund të jetë e vetmja politikë për të luftuar korrupsionin në drejtësi. Institucionet e tjera përgjegjëse për zvogëlimin e konfliktit të interesit, deklarimit të pasurisë ose transaksioneve të dyshimta, duhet të luajnë një rol shumë të madh. Shqipëria mund të ketë sukses vetëm nëse mundet të krijojë një sistem funksional kontrolli dhe ekuilibrash dhe të ndërrojë kulturën e ndëshkimit të korrupsionit, sidomos kur vjen fjala tek zyrtarët e niveleve të larta. Deri më tani SPAK ka bërë disa punë të mira, që duhet të vazhdojnë, dhe ne duam të shohim më shumë dënime për korrupsion, veçanërisht dënime të korrupsionit në nivele të larta.

DW: Cilat janë institucionet më të korruptuara në Shqipëri, nëse i referohemi Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit?

Lidija Prokic: Nëse e krahasojmë me vendet që i konsiderojmë të suksesshme në kontrollin e korrupsionit në sektorin publik, është shumë e qartë se Shqipëria duhet të përmirësojë rezultatet e saj në të gjitha fushat. Kjo do të thotë se nëse reformat përqëndrohen vetëm në disa fusha atëherë nuk ka një përmirësim të qendrueshëm dhe reformat anti-korrupsion duhet të shoqërohen nga reformat demokratike. Vendi ka nevojë për mekanizma frytdhënës me qëllim mbajtjen nën kontroll të ndikimit aktual tepër të tepruar të ekzekutivit dhe duhet të mbështesë hapësirën qytetare, në mëyrë që organizatat e shoqërisë civile dhe media mund të veprojnë pa qenë nën presion ose të frikësuar. Zyrtarët publikë duhet ta kuptojnë se suksesi kundër korrupsionit do të jetë i kufizuar deri kur ata të lejojnë që vendimet që marrin të jenë të hapura për publikun. Nëse i referohemi raportit tonë të fundit, performanca e Shqipërisë është dobësuar veçanërisht kur flitet për rreziqe politike, përfshirë patronazhimin dhe nepotizmin, shkëmbimin e ndereve, vendet e përcaktuara të punës, mbajtjen sekret të financimit të partive publike dhe lidhje të ngushta e të dyshimta mes biznesmenëve dhe politikanëve. Performanca e demokracisë në Shqipëri ka qenë në stanjacion në pjesën dërrmuese.

 

DW: Politikanë shqiptare të të gjitha forcave politike janë akuzuar shpesh se janë të korruptuar dhe abuzojnë me pushtetin. A ndërthurret korrupsioni me sigurinë dhe çdo lloj tjetër konflikti?

Lidija Prokic: Hulumtimet tregojnë se korrupsioni minon qartë besimin tek qeveria dhe aftësitë e saj për të mbrojtur publikun, çka mund të çojë në rritje të kërcënimeve të sigurisë, të cilat janë të vështira për t’u kontrolluar. Nga ana tjetër, konflikti krijon mundësi për korrupsion dhe i lë pak hapësira qeverisë për ta luftuar atë. Pushtimi rus ndaj Ukrainës është një shembull i tmerrshëm i llojit të rrezikut që krijon korrupsioni ndaj paqes dhe sigurisë, si në shkallë vendi ashtu dhe ndërkombëtarisht. Me përvojën e luftërave dhe konflikteve ndëretnike dhe rrezikun në rritje të sigurisë si pasojë e luftës që po vazhdon në Europë, qeveritë në Ballkanin Perëndimor duhet t’i shndërrojnë përpjekjet e tyre anti-korrupsion, në një vëmendje të plotë tek politika e brendshme dhe e jashtme duke i dhënë përparësi transparecës, mbikqyrjes dhe përfshirjes së vërtetë të shoqërisë civile. Ata duhet ta luftojnë korrupsionin në nivelet më të larta dhe të garantojnë se askush s’mund të abuzojë me pushtetin.

DW: Kosova ka shënuar 2 pikë ngjitje në klasifikimin tuaj, krahasuar me një vit më parë. Si e konsideroni këtë rezultat?

Lidija Prokic: Ky 2-pikësh më shumë se përmirësim domethënës, është një hap i vogël në drejtimin e duhur. Ndër vite, ka pasur disa ndryshime ku Kosova ngjitej ose zbritej me dy pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Ndryshimet në legjislacion gjatë vitit të kaluar, që rregulluan çështjen e financimit të fushatave elektorale dhe politike, le vend për optimizëm të matur. Sidoqoftë, ne nuk duhet të harrojmë se mungesa e zbatimit të ligjeve ekzistuese është një pengesë e madhe në rajon dhe derisa kjo situatë të ndryshojë, korrupsioni do të vazhdojë tëpengojë zhvillimin.

DW: Po në lidhje me Ballkanin Perëndimor, sa e rëndësishme është lufta kundër korrupsionit në rajon dhe cili shtet po jep rezultate më të mira?

Lidija Prokic: Të pasurit sukses në luftën kundër korrupsionit është me rëndësi jetike për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, dhe për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Në Ballkanin Perëndimor, do të thotë gjithashtu se përparimi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, varet nga aftësia e shteteve për të mbrojtur fondet publike dhe për të kontrolluar  në mënyrë efikase korrupsionin dhe krimin e organizuar.

dw

 

NZZ: Diktatet në çështjen e Kosovës nuk funksionojnë

Shtypi DEMe intensitet BE dhe SHBA duan t’i japin zgjidhje çështjes së Kosovës. Por në vend që të imponojë zgjidhje, perëndimi duhet të kërkojë popozime nga vetë palët në konflikt shkruan gazeta zvicerane, Neue Zürcher Zeitung.

 

 

Për analistin e Neue Zürcher Zeitung und njohës i çështjeve të Ballkanit, Andreas Ernst është mjaft pozitive që Perëndimi po e merr seriozisht zgjidhjen e çështjes së Kosovës aktualisht, duke pasur parasysh edhe luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Por megjithëse vlerësohet pozitivisht “kjo energji e re” nga BE dhe SHBA, ai shpreh dyshime për qasjen e duhur ndaj zgjidhjes së konfliktit edhe këto muaj. “Duket se ata edhe më tej vazhdojnë të mbajnë gjallë modelet e vjetra: ose gjërat zvarriten, ose zgjidhja diktohet.” Për NZZ propozimet aktuale që Serbia të sillet me Kosovën korrekte si me çdo fqinj, pa pasur nevojë ta njohë nga ana ndërkombëtare, dhe Kosova të krijojë Asociacionin e Komunave Sebe nuk pranohen nga palët në konflikt. Kryeministri Kurti do njohje të menjëhershme dhe jo Asociacion, shkruan NZZ, kurse presidenti serb do Asociacionin dhe që gjërat e tjera të mos ndryshojnë.

“Në vend që të imponojë zgjidhjen, perëndimi duhet të ndërrojë strategji dhe të detyrojë palët në konflikt që të bëjnë propozimet e veta. Në këtë drejtim duhet të pyetet sidomos Beogadi. Vuçiqi flet prej vitesh për një kompomis historik mes serbëve dhe shqiptarëve. Por nuk ka thënë asnjëherë se si duhet të duket ky kompromis.” Sipas analistit, Andreas Ernst kjo do të funksiononte, vetëm nëse perëndimi është i hapur në mënyrë produktive për këto propozime. “Tani me zgjidhjen e çështjes së Kosovës mund të hiqet pengesa e fundit e madhe e viteve 90-të. Shanset për zgjidhje të konfliktit janë më të mëdha, nëse zgjidhjet vijnë nga vetë palët. Perëndimi duhet të këmbëngulë për dy gjëra në këtë rrugë (madje patundshëm): një jo absolute dhunës dhe legjitimim demokratik të rezultatit.”

Vëmendjen e mediave gjermanisht folëse e kanë tërhequr edhe deklaratat e presidentit kroat, Zoran Milanoviç, në lidhje me Kosovën. Gazeta austriake “Kronen Zeitung” shkruan, se Milanoviç rregullisht del kundër sanksioneve të perëndimit kundër Rusisë. Para reporterëve ai ka kritikuar dërgimin e tankeve luftarake nga Gjermania duke theksuar “se Krimeja nuk do të bëhet kurrë pjesë e Ukrainës”. Gazeta austriake nënvizon se “si arsye Milanoviç pëdor ‘rastin precedent’ Kosovën. ‘Ne e kemi aneksuar Kosovën. Bashkësia ndërkombëtare edhe ne. Iu rrëmbye Kosovës me dhunë (…)nuk ishte anektim, ishte rrëmbim.” Krahasimet e përdorura nga Milanoviç kanë shkaktuar reagime të forta. Presidenti kroat nuk është në një linjë politike me qeverinë kroate me deklaratat e tij, sipas “Kronen Zeitung”.

 

dw