Bislimi: Në takimin e ardhshëm pritet deklaratë për të pagjeturit

BislimiZëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryenegociatori kosovar në bisedime me palën serbe, Besnik Bislimi tha se në takimin e radhës në Bruksel, pritet të aprovohet deklarata për të pagjeturit dhe për këtë ka gatishmëri nga të dy palët. Këto deklarata Bislimi i bëri para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

 

Numri dy i qeverisë dha detaje për takimin e të martës në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, si de foli për takimin e kaluar në Ohër, dhe atë të ardhshmin në Bruksel ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

“Pika e katërt që është diskutuar ka të bëjë me dakordimin e palëve për personat  e zhdukur me dhunë. Teksti aprovohet dhe publikohet nga liderët në takimin e radhës. Dy palët janë pajtuar që teksti të mos publikohet derisa të nënshkruhet nga dy liderët”, tha zëvendëskryeministri.

Nga pala kosovare për të pagjeturit është i emëruar Andin Hoti, dhe ai kërkoi nga deputetët që të konsultohen me të.

Ndërsa sa i përket takimi të 4 prillit, ai tha se është diskuar edhe për takimi e ardhshëm në Bruksel ndërmjet dy liderëve, Kurtit e Vuçiq.  Bislimi tha se emisari Mirosllav Lajçak kishte propozuar që takimi i ardhshëm të mbahet më 22 prill, për të cilin kryeministri Kurti ka treguar gatishmëri, por jo edhe presidenti i Serbisë, i cili kishte kërkuar një datë tjetër.

Bislimi para deputetëve foli edhe për marrëveshjen e Ohrit dhe për Asociacionin e komunave serbe. Me këtë rast ia tha se eksitojnë pesë kushte themelore, që e pamundësojnë që Asociacioni të bëhet në Zajendicë.

Kryenegociatori tha se ai mund të behet duke u bazuar në Kushtetutën e vendit dhe në asnjë variant tjetër nuk pranohet.

Ndërsa foli edhe për energjinë elektrike në veri dhe për idenë e BE-së për sekuencim. Bislimi tha se është kërkesë e BE-së që sekuencimi të ndjek principin që palët në vazhdimësi të ofrojnë diçka në mënyrë që të mos ketë përshtypje se vetëm njëra palë po jep.

Edhe në këtë raportim të Bislimit në Komisioni parlamentar pati përplasje ndërmjet tij dhe deputetëve opozitarë. Ata e pyetën edhe për fusnotën dhe për regjistrimin e veturave në veri.

Sa i përket të parë, ai tha se është Serbia ajo qo po e pengon Elekstroserverin që të nisë me faturimin atij dhe jo serbët, ndërsa sa i përket regjistrimit të vetura, sipas tij, numri ka shkuar në 720. Më e mira, sipas tij, është se shumica e veturave të regjistruara janë në muajin e fundit. “MPB ka treguar gatishmëri që t’i shtoj kapacitetet që të punojë edhe vikendeve edhe në pikat kufitare, atëherë kur e sheh se ka nevojë”, deklaroi Bislimi.

 

AlbinKurti: “Të zhdukurit me dhunë”, termi në marrëveshjen për të pagjeturit

 

Kryeministri Albin Kurti rikonfirmoi sot se në marrëveshjen Kosovë-Serbi, tek çështja e të pagjeturve, është vendosur termi “të zhdukur me dhunë”.

 

Kurti tha se formulimi i saktë në gjuhën angleze  i marrëveshjes për të pagjeturit është “forcibly disappeared” që në shqip përkthehet “të zhdukur me forcë/dhunë“.

 

“Kështu është termi i dakorduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjës”, tha Kurti, sipas të cilit, edhe atëherë kur do të deklarohet për personat e pagjetur, zhdukur, apo që mungojnë, gjithmonë bëhet fjalë për ata që janë zhdukur me dhunë.

“Pra shprehja ‘forcibly disappeared, është shprehja në anglisht e cila tashmë është dakorduar në Bruksel”.

I pyetur nga mediat nëse Kosova ka gati draftin për Asociacionin, kryeministri u shpreh se së pari do të analizojë së bashku me Zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi,  rezultatet e takimit të realizuar në Bruksel me 4 prill.

“E mandej do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill, brenda të cilit do të ketë edhe një takim të nivelit të lartë”, tha ai.

“Mirëpo e theksoj edhe një herë se duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja e në kuadër të saj kemi një nen, i dhjeti, që është për zbatimin e marrëveshjeve më mëhershme”, tha kryeministri i Kosovës.

Megjithatë, ai tha se si një çështje urgjente në aneksin e zbatimit që u dakordua në Ohër, është pikërisht çështja e të pagjeturve nga lufta, përkatësisht e të zhdukurve me dhunë.

rtk

Bislimi: Janë pesë kritere për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Bislimi zaednicaZëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ka një pajtim të plotë në Bruksel që do të jenë pesë kritere përmes të cilave do të shihet se a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti i statutit që propozohet nga ekipi menaxhues për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“E para, a parasheh ky draft një shtresë të re të qeverisjes, e nëse e parasheh nuk konsiderohet i pranueshëm për diskutim të mëtejmë. E dyta, a parasheh të drejta kolektive, nëse po, e merr epitetin e një drafti të papranueshëm”, tha ai në raportimin para Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. Bislimi përmendi gjithashtu edhe tri kriteret tjera.

“Në ç’masë është [drafti i statutin] në harmoni në marrëveshjet e 2013 dhe 2015 [për Asociacionin]”. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 [për Asociacionin]. Si dhe, në ç’masë është në harmoni me letrën që [ish-Përfaqësuesja e Lartë, Federica] Mogherini, i ka dërguar Qeverisë se çfarë kompetenca mund të ketë Asociacioni”, tha ai.

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se këto “janë pesë siguresa të mjaftueshme që tregon se ky mekanizëm apo ky lloj i vetëmenaxhimi nuk ka asgjë nga ajo që ne e kemi quajtur Zajednica [Asociacioni]”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Por, kjo gjykatë ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, harmonizohen.

Ndërsa kur u pyet nga gazetarët se a është gati drafti që do të prezantohet për formimin e Asociacionit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se fillimisht do t’i analizojë me Bisimin “rezultatet nga takimi që është zhvilluar në Bruskel më 4 prill dhe mandej do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill brenda së cilit do të ketë edhe një takim të nivelit të lartë”.

“Edhe një herë po theksoj se duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja dhe në kuadër të marrëveshjes kemi një nen, i dhjeti që është për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme, por si një çështje urgjente në aneksin e zbatimit që u dakordua në Ohër, parashihet pikërisht çështja e të pagjeturve nga lufta, përkatësisht e të zhdukurve me dhunë”, tha ai pas një ngjarjeje në Prishtinë.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranuan Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit evropian, ndërsa më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin për zbatimin e saj.

Aty parashihet edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje.

rel

Në gjykatën themelore të Tetovës filloi Seanca e 11 për Spitalin modular

Spitali Modular gjykimiNë Gjykatën Themelore të Tetovës filloi sot seanca e 11 për zjarrin në Spitalin modular . Në seancën e sotme pritet te dëshmojnë 4 dëshmitarë të propozuar nga pala mbrojtëse.

 

I pari në seancën e sotme dëshmoi Bashkim Ibrahimi, i punësuar në Spital nga viti 2008, si sigurim në Bllokun internistik.

“Nga hapja e Modularit deri në ditën e zjarrit kam kryer disa shërbime si bartjen e ilaçeve. Brenda ditës kam hyrë 4- 5 herë në modular, dhe unë personalisht kam parë aparate kundër zjarrit. Mendoj se kishte 3 aparate kundër zjarrit. Njërin aparat te pritorja e kam parë, njërën te dhoma e motrave dhe njërin në depo. Aty ku kanë qëndruar pacientët nuk kam parë aparate kundër zjarrit. Në derën e hyrjes kishte shenjë ” ndalohet hyrja”. Dera ka qenë e mbyllur me çelës”, deklaroi Bashkim Ibrahimi, dëshmitar.

“Punoj në Spital nga viti 2015. Sipas nevojës, kam hyrë në Modularin nga dita që ai u hap deri në ditën e zjarrit. Në raste kur ka pasur viktima nga Kovidi i kemi marrë trupat e pa jetë i kemi futur në furgon për në varreza. 5-6 herë në ditë kemi hyrë. Në pjesën e sipërme të Modularit mendoj se kam parë një aparat kundër zjarrit. Në hyrje të Modularit kishte mbishkrim “ndalohet hyrja e personave civil”, deklaroi Ismail Sejrani, dëshmitar.

“Jam e punësuar në bllokun Internistik në Spitalin e Tetovës nga viti 2019. Fillimisht prej kur u hap Modulari unë kam punuar aty. Nuk e kam pasur prioritet në punë të vërej aparate kundër zjarrit, nuk më kujtohet nëse ka pasur apo jo. Atë natë kur ndodhi tragjedia, kam dhënë deklaratë në gjykatë. Nuk më kujtohet nëse deklaratën e dhashë për ndonjë prokuror…Përgjegjës nuk ka pasur modulari, përgjegjës ka qenë kush ka qenë në ndërrim. Personeli mjekësor që ka qenë në ndërrim ka qenë përgjegjës”, tha Ersele Tresi, dëshmitare.

Procesi gjyqësor për zjarrin në spitalin modular në Tetovë që ndodhi më 8 shtator 2021 kur humbën jetën 14 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, ka filluar më 7 dhjetor të vitit 2022.

Darkordohet deklarata për të pagjeturit

LajcakKryengociatorët e Kosovës dhe Serbisë, diskutuan një deklaratë për të pagjeturit, njohjen reciproke të diplomave, mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Asociacionin…

 

Kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi, u dakorduan në Bruksel për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur. Kjo deklaratë pritet të miratohet në takimin e radhës së nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Presidenti Vuçiq. Ky takim pritet të mbahet në fund të prillit me datë 22.04, ndonëse nuk është konfirmuar ende.

“Kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha termet dhe se nuk e kemi pranuar termin e përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e Serbisë”, tha Petar Petkoviq, pas takimit tre palësh ku mori pjesë edhe i ngarkuari i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në këtë takim është diskutuar edhe për çështjen riregjistrimit të veturave të serbëve me targa KM dhe shndërrimin e tyre në RKS, tha kryenegociatori i Kosovës, Bislimi.

“Kemi raportuar që deri në fillim të marsit ka pasur një zhvillim të mirë. Por pas kërcënimeve dhe djegieve të veturave, nuk ka pasur vetura të regjistruara”, tha Besnik Bislimi, duke mos e pranuar një propozim të serishëm të palës serbe që Kosova të mos vendosë masa ndaj atyre që nuk riregjistrojnë veturat me targa RKS. Në takimin në Bruksel, është biseduar edhe për energjetikën dhe se është rënë dakord që bisedimet e mëtutjeshme të zhvillohen me KEDS-in për shërbimet e distribucionit.

 

Asociacioni

Një ndër temat në takimin ndërmjet Bislimit dhe Petkoviq, ishte edhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Pas kaq vitesh diskutuam për herë të parë hapat më konkretë për formimin e Asociacionit në kuadër të takimit trepalësh. Më saktësisht, çfarë duhet të bëjë ekipi menaxhues e në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, është e qartë se hapi i parë është prezantimi i statutit të Asociacionit”, tha Petar Petkoviq.

Në Bruksel, para takimit Petkoviq-Bislimi që ishte i pari pas marrëveshjes së 18 marsit në Ohër, u takuan edhe ndërmjetësi i BE-së në dialog Mirosllav Lajçak dhe Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet. Ky i fundit shkroi në Twitter, se në këtë takim është diskutuar “për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përkushtimin e përbashkët për ta mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”.

akimi në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, u mbajt nën hijen e frikës së ringritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Zyrtarë të Bashkimit Evropian, thanë se “BE shpreson që ajo që ka ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës nuk do të ndikojë në dialog. Javën që shkoi dhe gjatë vikendit, në veri të Kosovës u dogjën disa vetura të qytetarëve serbë që bartnin tabela me inicialet e Kosovës, (RKS). Policia e Kosovës arrestoi një pjesëtar të komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut më 1 prill në kuadër të një aksioni për luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e kryerjes së veprave kriminale. Policia tha se pas hetimeve intensive, arrestoi një person të dyshuar për djegien e veturave të serbëve. Sipas policisë i arrestuari dyshohet për disa vepra penale, përfshirë këtu pjesëmarrjen në një sulm ndaj një njësie të Policisë së Kosovës, “pjesëmarrje apo organizim të grupit të organizuar kriminal”, “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Ky arrestim nxiti reagimin e listës Srpska që e ka mbështetjen e Beogradit, e cila tha se “Prishtina zyrtare po malltreton popullin serb në veri, të cilët do të reagojnë me zemërim”. Veprimet e djegies së veturave të serbëve, u dënuan ashpër nga autoritetet e Prishtinës dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Edhe Lista Srpska është kritikuar për shkak se nuk po dënon këto akte të dhunshme.

dw

Maqedoni e Veriut, përurohet nisja e punimeve në Korridorin 8

Koridori 8Të martën u përurua nisja e punimeve në autostradën nga Tetova për në Gostivar, si pjesë e Korridorit 8, ndërtimin e së cilës do ta bëjë konsorciumi i njohur Bechtel-Enka.

 

Autostrada do të vazhdojë deri në Strugë dhe Qafë Thanë, ndërsa pjesa tjetër nga Prilepi në Manastir bëhet në kuadër të Korridorit 10 – d. I gjithë projekti kap vlerën prej 1.3 miliardë eurove dhe kjo ka nxitur mjaft debate në vend, në veçanti pas angazhimit të kompanive lokale për mbikëqyrjen e punimeve.

 

Hedhja e gurthemelit për fillimin e ndërtimit të autostradës nga Tetova drejt Gostivarit po bëhet në një kohë kur janë shtuar kritikat në median lokale për mungesën e transparencës lidhur me tenderin e ndërtimit të kësaj infrastrukture, sa të rëndësishme po aq dhe të kushtueshme.

Autostrada me nga tre korsi në secilin prej kaheve do të vazhdojë drejt Kërçovës, Strugës deri në Qafëthanë në kufirin me Shqipërinë, në një gjatësi prej 69 kilometrash në kuadër të Korridorit 8 dhe pjesa tjetër që do të lidhë Prilepin me Manastirin në gjatësi prej rreth 40 kilometrash të Korridorit 10-d do të kushtojë 1 miliard e 300 milionë euro.

Vetëm shpronësimet llogariten të kushtojnë 300 milionë euro. Punimet do t’i kryejë konsorciumi i njohur amerikano-turk Bechtel-Enka.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski aktin e sotëm e quajti një fillim serioz të një vepre strategjike dhe shtetërore, “levërdinë e së cilës do ta shikojnë gjeneratat e tanishme dhe ato të ardhme të vendit, por edhe vendet kufitare në lindje dhe perëndim, të cilat lidhen me korridoron 8”.

“Kjo qeveri me vite dëshmon se kujdeset për realizimin e çështjeve të mëdha strategjike të shtetit, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për çështje të brendshme apo të jashtme”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler tha se ky investim bëhet për të ardhmen e Mqedonisë së Veriut dhe të gjitha vendeve të cilat lidhen me korridorin 8 dhe më gjerë.

“Besoj se ndërtimi do të ecë shpejt dhe me sukses duke bërë afrimin më të shpejtë dhe në mënyrë të rehatshme të njerëzve të këtij rajoni në këtë rrjet modern të rrugëve”, tha ambasadorja Aggeler.

Presidenti i Kompanisë Bechtel, Shaun Kenny theksoi se angazhimi i konsorciumit Bechtes-Enka do të sigurojë punësimin e banorëve lokalë, ndërsa “programet e trajnimit do të mundësojnë aftësimin në aspekt afatgjatë të punëtorëve të ndërtimit për projekte të ardhëshme infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut”.

Projekti i madh është cilësuar si kontravers nga një pjesë e medias dhe opozitës maqedonase duke hedhur dyshime për korrupsion në këtë ndërmarrje sidomos për shkak të angazhimit të kompanive për mbikqyrjen e ndërtimit, që janë dy maqedonase dhe një spanjolle, të cilat, sipas kritikëve, nuk kanë dëshmuar ndonjë profesionalizëm, janë akuzar për korrupsion, madje njëra të jetë themeluar vetëm ndonjë javë para marrjes së tenderit.

voa

NASA zgjedh ekuipazhin që do të fluturojë drejt hënës

Austronautet per HeneKatër astronautë, mes tyre një grua, do të drejtojnë një mision drejt hënës, njoftoi të hënën agjencia amerikane e hapësirës,

 

NASA. Ekuipazhi i përbërë nga tre amerikanë dhe një kanadez u prezantua gjatë një ceremonie në Hjuston, ku ndodhet edhe qendra e kontrollit të misionit. “Ky është ekuipazhi i njerëzimit”, tha shefi i agjencisë NASA, Bill Nelson.

Katër astronautët do të jenë të parët që do të fluturojnë në kapsulën Orion të NASA-s, duke u lëshuar në majë të një rakete nga Qendra Hapësinore Kennedy, jo më herët se fundi i vitit 2024.

Ata do të fluturojnë përreth hënës në një hark kohor prej dhjetë ditësh dhe do të kthehen në Tokë, një prelud i uljes në hënë nga dy astronautë të tjerë një vit më vonë.

Komandant misioni është Reid Wiseman. Me të do të fluturojnë aviatori afrikano-amerikan Victor Glover; Christina Koch, e cila mban rekordin botëror për fluturimin më të gjatë në hapësirë nga një grua; dhe Jeremy Hansen nga Kanadaja. Të gjithë janë veteranë të hapësirës, përveç zotit Hansen.

“Kjo është një ditë e rëndësishme. Kemi shumë për të festuar dhe është shumë më tepër se katër emrat e shpallur”, tha zoti Glover.

Ky është ekuipazhi i parë i fluturimeve drejt hënës që përfshin një grua dhe një individ që nuk është nga Amerika, si dhe ekuipazhi i parë i misionit të ri nga NASA që quhet Artemis.

Në fund të vitit të kaluar, një kapsulë Orion pa njerëz fluturoi drejt hënës dhe u kthye në tokë, duke përfunduar me sukses një provë të shumëpritur.

Gjatë misioneve Apollo nga viti 1968 deri në vitin 1972, NASA dërgoi në hënë 24 astronautë. Dymbëdhjetë prej tyre zbritën në sipërfaqen hënore. Që të gjithë ishin pilotë testimi të trajnuar nga ushtria amerikane, përveç zotit Harrison Schmitt të misionit Apollo 17, një gjeolog që e mbylli atë epokë të zbarkimit në hënë së bashku me të ndjerin Gene Cernan.

Nëse misioni i parë shkon mirë, NASA synon që brenda vitit 2025 të ulë në hënë dy astronautë. NASA e bëri përzgjedhjen e ekuipazhit mes 41 astronautëve, ndërsa Kanadaja kishte katër kandidatë.

voa

Ujë i pijshëm nga lagështira në ajër

UjiQasja tek uji i pijshëm po bëhet gjithnjë më e vështirë në shumë pjesë të botës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh, një kompani po përdor risitë teknologjike për të ndihmuar në trajtimin e këtij problemi në komunitetet në nevojë në Shtetet e Bashkuara.

 

Uji i pijshëm i sigurt është një burim jetësor që u mungon një ndër tre personave në botë, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në këto kushte janë edhe dy milionë amerikanë, të cilët jetojnë pa ujë të rrjedhshëm. Këtë po përpiqet ta zgjidhë organizata joqeveritare DigDeep.

“Familjet indigjene janë 19 herë më shumë të rrezikuara të mbeten pa ujë të pijshëm, se familjet e të bardhëve; edhe familjet e afrikano-amerikanëve dhe latinëve janë dy herë më të rrezikuar”, thotë Julie Waechter, drejtuese në organizatën “DigDeep”.

Fisi indigjen Navajo ka rezervatin më të madh të indigjenëve në Amerikë, me territor që shtrihet përgjatë tre shteteve perëndimore Jutah, Arizona dhe Nju Meksiko.

40 për qind e popullsisë në këtë rezervat nuk ka ujë të rrjedhshëm.

Kjo do të thotë se njerëzve u duhet të udhëtojnë shpesh deri në 100 kilometra për në qytet dhe kthim.

Për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj mungese të ujit, kompania SOURCE Global ka instaluar panele që mbledhin avujt nga ajri dhe krijojnë ujë të pijshëm për 500 shtëpi.

“Kur shikon një hidro-panel, ngjason pak me një panel normal diellor, vetëm se është pak më i trashë dhe mbledh dritën e diellit dhe ajrin për të nxjerrë ujë të pijshëm. Nëse do e nxirrnim një panel të tillë nga kutia tani dhe ta bënim gati, për 15 minuta deri në gjysëm ore do të kishim një gotë me ujë”, thotë Cody Friesen, themelues i kompanisë Source Global.

Çdo hidro-panel është praktikisht një burim i pavarur uji. Ky zhvillim u ka ndryshuar jetën anëtarëve të fisit Navajo, në veçanti pjesëtarëve më të vjetër të komunitetit.

“Disa thanë se nuk e kishin menduar kurrë se gjatë jetës së tyre do të nxirrej ujë i pijshëm në shtëpinë e tyre. Deri më tani shkonin dhe blinin ujë në supermarket. Është një bekim ta shoh tashmë këtë të ndodhë”, thotë Jerry Williams, anëtar i fisit Navajo.

Drejtuesja e organizatës DigDeep thotë se që të arrihet barazia për ujë në Shtetet e Bashkuara duhet infrastruktura e duhur, e cila të jetë projektuar për t’iu përshtatur nevojave të çdo komuniteti.

“Realiteti është se vendet me të ardhura të larta kanë kriza të padukshme uji, ku komunitete që gjenden brenda kufijve të tyre dhe që nuk kanë ujë të rrjedhshëm, shpesh injorohen, dhe kjo nuk është e pranueshme”, thotë zonja Waechter.

Ajo thotë se ndërsa ndryshimet klimatike dhe vjetërsimi i infrastrukturës po kontribuon në rritjen e presionit të popullsisë ndaj burimeve ujore, ajo që nevojitet është një përpjekje më gjithëpërfshirëse dhe më aktive në çdo komunitet ku mungon uji i pijshëm.

voa

Intervistë me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim

Yuri KimAmbasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet e kaluara. Kjo, tha ambasadorja, përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet. Pritshmëritë e Uashingtonit, tha ambasadorja Kim, janë që Shqipëria do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare.

 

Zëri i Amerikës: Ambasadore Kim, cili është qëllimi i këtij turi në zonat e veriut të vendit, në prag të zgjedhjeve lokale?

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Po bëj një tur në të gjithë vendin, duke shkuar në çdo cep të Shqipërisë, pavarësisht zgjedhjeve. Siç e dini, jam përpjekur të shkoj në të 61 bashkitë e e këtij vendi të bukur dhe është pjesë e kësaj përpjekjeje.

 

Zëri i Amerikës: Një fenomen, i përmendur shpesh për zgjedhjet në Shqipëri, është shitblerja e votës nga njëra anë dhe mungesa e transparencës mbi financat e partive politike nga ana tjetër, të cilat dukshëm bëjnë shpenzime të konsiderueshme, por pastaj raportojnë shifra thuajse modeste. Këto fenomene pa dyshim që ju i keni ngritur edhe me zyrtarët shqiptarë në takimet tuaja. Cila është përgjigjia që merrni prej tyre? I pranojnë ata këto, apo janë në pozita mohuese?

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Qëndrimi i SHBA-ve për sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është shumë konseguent dhe shumë i qartë. Pritshmëria jonë është që një vend si Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Europian, do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare. E dimë që ka vend për përmirësim. Pamë në raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e prillit 2021 që u vunë re mangësi, të cilat përfshijnë blerjen e votes. Përfshijnë abuzimin dhe kepërdorimin e fondeve shtetërore, gjë që flet për politizimin e disa elementeve dhe aktiviteteve të administrimit. Presim që qeveria shqiptare dhe ata që janë përgjegjës, aktorët përgjegjës, përfshi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe udhëheqësit politikë, do të marrin masa.

 

Zëri i Amerikës: Një tjetër fakt, që e përmend ODIHR-i dhe që ricitohet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit është ai i “avantazheve të rëndësishme që Partia qeverisëse përfitoi nga të qenit në pushtet, përfshirë edhe përmes kontrollit të administratave lokale dhe shpërdorimit të burimeve administrative”. Çfarë garancish mund të kenë kundërshtarët e saj se kjo nuk do të përsëritet, aq më tepër që në 4 vitet e fundit, socialistët kanë kontrolluar të gjithë pushtetin vendor?

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i. Pozicioni i Shteteve të Bashkuara gjithmone ka qenë shumë i qartë për këtë. Sigurisht, do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha autoritetet, me udhëheqësit dhe anëtarët e partive politike, që të përpiqemi për të bërë më të mirën për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Megjithatë, kjo është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe udhëheqësve politikë shqiptarë. Është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që udhëheqësit politikë, të partive politike të marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre për të ndjekur rregullat dhe kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet. Populli shqiptar meriton kandidatë të pastër. Duam të shohim që me çdo zgjedhje, lista e kandidatëve të bëhet gjithnjë e më e pastër.

 

Zëri i Amerikës: Dhe një pyetje të fundit, ju në takimet me drejtuesit e forcave politike, keni theksuar rëndësinë e kandidatëve të pastër dhe më integritet. Megjithatë, kemi vënë re se dhe persona të përcaktuar nga Departamenti i Shtetit, jo vetëm rasti i zotit Berisha, përfshihen hapur në zgjedhje, ndoshta tanimë jo duke kandiduar personalisht, por duke u angazhuar në fushata elektorale, ose duke mbështetur familjarë apo të afërm të tyre që kandidojnë. A jeni e shqetësuar për këtë?

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë. Me këtë ka të bëjë demokracia, me këtë ka të bëjë edhe reforma në drejtësi. Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë.

Veprimet sjellin pasoja

2460Një analizë e huazuar:

Falë atyre deputetëve që votuan Gjykatën Speciale në parlamentin e Kosovës, që votuan edhe faljen e territorit të Kosovës, e që votuan edhe “Zajednicën”, sot të gjithë shqiptarët janë të detyruar t’i nënshtrohen këtij teatri të turpshëm prej procesi gjyqësor, ku vihen në bankën e të akuzuarve shqiptarët viktima, ndërkohë që serbët agresorë vazhdojnë të qetë dhe të paprekut të ndërtojnë Botën Serbe mbi temelet e gjenocidit dhe spastrimit etnik.

Prosec gjyqësor absurd dhe i turpshëm, ku shqiptarët viktima, janë të detyruar të arsyetohen se pse rëmbyen armët dhe luftuan “pa strukturë funksionale komanduese” në vetëmbrojtje, të detyruar të mbroheshin nga serbët që ushtronin gjenocidin dhe spastrimin etnik shumëvjeçar. Proces i turpshëm gjyqësor, ku vet “komandanti”, “themeluesi i shtetit të Kosovës”, ish presidenti i Kosovës, për të shpëtuar veten, në bankën e të akuzuarve hedh baltë mbi UÇK-në, ndërkohë që kryeministi shqiptar ndërton “Ballkanin e Hapur” bashkë me presidentin e Serbisë.

 

Dhe, morëm mësim nga kjo? Për fat të keq jo.

 

Këto ditë, ca deputetë të tjerë shqiptar, në ish IRJM përgatiten të votojnë ndryshimet kushtetuese ku 446.245 (25%) shqiptar do të barazohen me 3.000 bullgarë, dhe do të vazhdojnë të trajtohen njësoj si 3.86% turq, 2.53% rom, 1,3% serbë dhe 0,87% boshnjakë.

 

Çfarë nuk është në rregull me ne!? 

Prokurori i ri i Specializuar, Alex Whiting:

“Gjatë hetimit të kësaj çështjeje, Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’ju dhënë prokurorëve intervistë të zgjatur dhe të video-incizuar. Gjatë këtyre intervistave, mes një sërë pranimesh të rëndësishme, ai mohoi shumëçka lidhur me rolin e tij gjatë luftës dhe lidhur me rolin e Shtabit të Përgjithshëm. Për shembull, z. Thaçi pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë funksion deri në nëntor të ’98-ës dhe edhe pas kësaj date, ekzistonte vetëm në letër”, tha prokurori.

Hashim Thaçi:

“Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, apo politike”.

Gregory Kehoe, avokat mbrojtës i Hashim Thaçit:

“Hathim Thaci nuk ka pasur motiv që të kryejë krimet për të cilat akuzohet (krime lufte dhe krime kundër njerëzimit). UÇK-ja nuk kishte një strukturë funksionale komanduese dhe Thaçi nuk kishte kontroll mbi UÇK-në. Disa krime kanë ndodhur dhe këtë nuk e mohon as Hashim Thaçi, por ato janë kryer nga individë të caktuar”

Avokatët e Hashim Thaçit theksuan se ai nuk kishte pasur fuqi komande në Ushtrinë Çlimitare të Kosovës gjatë periudhës që flet aktakuza.

Ata pretenduan pushteti gjatë luftës ishte në duart e komandantëve të zonës e jo te Shtabi i Përgjithshëm, ku bënte pjesë edhe Thaçi. Po ashtu u argumentua se UÇK-ja nuk kishte strukurë funksionale komanduese.

Lluka Mishetiç, tha se as Thaçi disa herë pas luftës ka bërë thirrje që të ndalet dhuna ndaj serbëve lokalë dhe që ata të mos largohen nga Kosova.

“Raporti vëren se ka të ngjarë se Thaçi nuk ka qenë i kënaqur nga këto krime dhe ‘është e besueshme që udhëheqësi i UÇK-së, Hashim Thaçi së bashku me shumë prej komandantëve të lartë, mund të mos jenë të kënaqur me këto sulme dhe frikësim të vazhduar ndaj popullatës shqiptare të Kosovës’”, tha ai.

Afrim Fanda

Ditë historike në Nju-Jork – Trump përpara drejtësisë

TrumpDonald Trump është ish-presidenti i parë i SHBA-së ndaj të cilit ngrihet padi. Në aktakuzën e shpallur në Nju-Jork republikani akuzohet se ka falsifikuar dokumente biznesi në 34 raste.

 

Prokurori i Përgjithshëm, Alvin Bragg, i shpalli akuzat në 34 raste edhe në Twitter. Në mesazhin e tij në Twitter ai shkruan: “Në Manhattan gjendet tregu më i rëndësishëm ekonomik i vendit. Ne nuk mund të lejojmë që kompanitë e Nju Jorkut të manipulojnë të dhënat e tyre për të mbuluar sjelljen kriminale.”

 

Trumpi duhet të paraqitet në gjykatë në dhjetor

Pas leximit të aktakuzës Trump u largua nga ndërtesa e gjykatës pa iu përgjigjur pyetjeve të shtypit. Trumpit do t’i duhet të paraqitet sërish në gjykatë në muajin dhjetor.

Gjykatësi Juan Merchan e paralajmëroi Trumpin që të mos publikojë në rrjetet sociale postime që mund të nxisin trazira. Ai po iu referua shprehimisht deklaratave të mëparshme kritike të Trump për kryeprokurorin Bragg.

Trump akuzuohet për falsifikim bilancesh dhe dokomentesh biznesi “për të fshehur nga votuesit amerikanë para dhe pas zgjedhjeve të 2016 informacione të dëmshme dhe aktivitete të paligjshme” me qëllimin “për të rritur shanset e tij për zgjedhje”.

76-vjeçari tha se është i pafajshëm.

 

Trumpi mund të kandidojë si presiden edhe nëse dënohet

Ish-presidenti i SHBA-së po e përdor aktakuzën për ta paraqitur edhe një herë veten si viktimë e një gjyqësori të kontrolluar politikisht si dhe për të mobilizuar mbështetësit e tij, nga votat e të cilëve varet në rast se kandidon për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.

Siç theksojnë ekspertët ligjorë nga pikëpamja thjesht juridike Trumpi teorikisht mund të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024 edhe si kriminel i dënuar.

dw