Nisma e veçantë e Ministrisë së Arsimit! Në një pusullë gjigante, fëmijë, prindër dhe gjyshër shkruan mesazhe për mësuesit

faleminderitSot, muri rrethues i Ministrisë së Arsimit, në rrugën e Durrësit ishte shpirti i festës së Ditës së Mësuesit.

Një “pusullë gjigande”, si një tablo e pafund ndjenjash, ishte vendosur aty për të mirëpritur mesazhe nga qytetarë dhe kalimtarë të rastit për mësuesit e tyre në këtë 7 Mars.

Fëmijët, prindërit dhe të rinjtë i janë bashkuar gëzimit të mësuesve të tyre, me mesazhe nga më të ndryshme, ku secili ka lënë një kujtim emocionues përmes fjalëve, nga falenderimet, te urimet e përzemërta, deri te ndjesi për momentet kur kanë sfiduar durimin e mësuesve të tyre.

Ndër to kishte mesazhe si “Mësuesi i mirë, aty ku mbjell dije, mbjell dhe dashuri”, “Gëzuar mësuesja e jetës time. Më fal për momentet kur të kam mërzitur”, “E dashur mësuese Tefta, Gëzuar 7 Marsin. Të dua shumë”. Mesazhe pafund kanë pasuar njëri-tjetrin, teksa secili kalimtar ndalet për të lënë një pjesë të zemrës së vet si mirënjohje për mësuesit.

Edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu iu bashkua “librit” të urimeve për mësuesit duke lënë mesazhin e saj: “Për mësuesit tanë! Ata me dedikimin e tyre na bëjnë më të mirë e më të aftë çdo ditë. Mirënjohje dhe respekt për misionin tuaj fisnik!”.

tch

Shqipëria sot më 7 Mars feston “Ditën e Mësuesit”, 137 vite më parë u hap shkolla e parë shqipe në Korçë

abcNë të gjitha shkollat e vendit festohet sot 7 Marsi, ku organizohen aktivitete festive në shenjë mirënjohjeje për punën e mësuesve në edukimin e brezit të ri.

Në përkujtim të krijimit të Mësonjëtores së parë shqipe me vendim të Qeverisë  Shqiptare në vitin 1960 u vendos që 7 Marsi të njihet si “Dita Kombëtare e Mësuesve”.

Festa vjen në ditën kur 137 vjet më parë në qytetin juglindor të Korçës u hap Shkolla e Parë në gjuhën shqipe, një ngjarje me rëndësi kulmore për përpjekjet e popullit shqiptar për të ruajtur gjuhën dhe alfabetin e vet.

Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë kombëtare e gjuhës shqipe në viset shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në periudhën e fundme të perandorisë. Tashmë ndërtesa e shkollës shërben si një muzeum dhe ndodhet në veri të bulevardit “Shën Gjergji”.

Hapja e shkollës erdhi si rezultat i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që synonte të mundësoheshin të drejtat kombëtare brenda Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja përbënte një qendër për edukimin kulturor dhe patriotik; kishte rëndësi e një vlerë të veçantë duke qenë se shkrimi i shqipes nuk u lejua pas ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit.

Data e hapjes së saj festohet nga shqiptarët si “Dita e Mësuesit”

Në vitin 1885, Naim Frashëri, si zyrar në Ministrinë e Arsimit në Stamboll, me të vëllain, Sami Frashërin dhe shqiptarë të tjerë me ndikim të “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip”, ia dolën të siguronin lejen nga Sulltan Abdylhamidi II për hapjen e një shkolle shqiptare për djem në Korçë. Mbështetja financiare iu mundësua edhe nga mërgata e Rumanisë, anëtarët e Shoqërisë “Drita” të Bukureshtit, ndërsa shqiptarët e Stambollit vendosën që drejtor i shkollës të ishte Pandeli Sotiri. Mjedisi ku shkolla u vendos ishte shtëpia e dhuruar nga Diamant Terpo. Si “Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip”, ashtu edhe shoqëria “Drita” kishin rënë dakord që më përpara për të mos antagonizuar parinë vendase të ndikuar nga kultura greke duke hapur shkolla shqipe. Patrikana e Stambollit refuzoi që të jepej gjuha shqipe në shkollat ekzistente greke të komunitetit ortodoks të Korçës. Sotiri u dërgua në Korçë dhe e çeli shkollën më 7 mars 1887. Tekstet e shkollës i mundësonin vëllezërit Naim e Sami Frashëri dhe shumë shqiptarë të tjerë. Përgjatë 1887-ës, Sotirit iu desh të linte Korçën dhe administrimi i shkollës i kaloi Petro Nini Luarasit dhe Thanas Sinës. Autoritetet osmane i dhanë leje vetëm të krishterëve shqiptarë të ndiqnin mësimdhënien në këtë shkollë, por shqiptarët nuk iu bindën lejes dhe lejuan fëmijët myslimanë që të mund ta ndiqnin. Vitet e para, në shkollë u regjistruan rreth 200 nxënës të besimit mysliman dhe të krishterë. Në vitin 1888, shkolla kishte 100 nxënës të krishterë dhe 60 myslimanë.

Pandeli Sotiri e filloi mësimin fillimisht me 35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle për nga karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të mësonin fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo shkollë kishte një klasë përgatitore si dhe katër klasa të rregullta. Lëndët mësimore ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik.

Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej rreptësisht mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për 15 vjet; u mbyll në vitin 1902, për t`u riçelë në vitin 1908. U mbyll përsëri në vitin 1912 dhe u çel pas pesë vjetësh në 1917-ën. Përkrahës të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Naum Naçi, Thoma Avrami, Familja Qiriazi etj.

Më 15 (23) tetor 1891, Gjerasim Qiriazi së bashku me të motrën Sevasti Qiriazi hapën këtu edhe Mësonjëtoren e vajzave, baza e së cilës ishte gjithashtu gjuha shqipe dhe kultura kombëtare.

Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin, ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi të madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies, për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit. Të edukuar dhe me frymën e lartë të patriotizmit, këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen dhe pasuesit e ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm për luftën për liri dhe pavarësi.

Në shenjë nderimi, respekti dhe kujtimi për kontributin e Mësonjëtores së Korçës dhe mësuesve të saj, 7 Marsi është caktuar si Ditë e Mësuesit dhe e shkollës shqipe. Ndërtesa ku u hap kjo shkollë sot është muzeum kombëtar i arsimit.

Megjithëqë edhe përpara vitit 1887 padyshim se kishte institucione dhe qendra arsimore ku mësohej gjuha shqipe, mungonte tradita e një shkolle kombëtare shqiptare në kuptimin më të gjerë të fjalës. Mësimi i organizuar në Mësonjëtoren e Korçës kishte për bazë shkencën, kurse synimi i saj ishte dija. Ajo ishte shkollë shqiptare (sepse gjuhë mësimi ishte gjuha shqipe), shkollë popullore (sepse ishte dëshira e popullit për ta hapur dhe për ta mbajtur), në esencë demokratike (sepse ishte e hapur për të gjithë dhe pa pagesë), shkollë e përgjithshme laike (sepse aty vijonin mësimin fëmijët shqiptarë të të gjitha besimeve), shkollë e pavarur (sepse nuk financohej nga jashtë, por mbahej nga populli) etj.

Hapja e shkollës ishte një ngjarje dhe një fitore e madhe për gjithë lëvizjen kombëtare. Mësonjëtorja e Korçës ishte qendër e rëndësishme për formimin kulturor dhe ngritjen e ndërgjegjes dhe moralit në popull. Ajo nxiti edukimin patriotik të brezit të ri e të masave të gjera. Shkolla tërhoqi interesin dhe admirimin e shumë shqiptarëve. Nën shembullin e saj u frymëzuan më vonë edhe banorë të viseve dhe trevave të tjera shqiptare.

Veç të tjerash, kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.

Ernest_KoliqiErnest Koliqi (Shkodër, 21 maj 1901 – Romë, 15 janar 1975), në prill 1939, Koliqi u emërua Ministër i Arsimit dhe në shtatorin e vitit 1941 nis mbi 200 arsimtarë normalistë drejt Tokave të lirueme (Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi) që  u drejtua e u financua direkt nga Qeveria Shqiptare.

Shqipëria me normën e lindjeve ndër më të ulët në Evropë më 2022, lë pas vetëm Spanjën dhe Maltën

shteti-dekurajon-lindjetVit pas viti Shqipëria po përkeqëson renditjen e saj në Evropë sa i takon treguesit e lindshmërisë për grua. 

Të dhënat e sotshme të Eurostat tregojnë se në vitin 2022 Shqipëria kishte treguesin më të ulët fertilitetit për grua, duke lënë pas vetëm Spanjën dhe Maltën. Italia e cila konsiderohet nga popullsitë më të plakura të Evropës kishte normë të lartë fertiliteti se Shqipëria gjatë vitit 2022, teksa me 2021 ne ishim më mirë .

Vit pas viti gratë në moshë riprodhuese planifikojnë të lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Shtyrja e moshës së martesës, karriera dhe ndryshimi ë stilit të jetesës po i bën gratë shqiptare gjithnjë e më pak të prirura për të krijuar familje edhe për të lindur më shumë se një fëmijë. Por në Shqipëri një ndikim të madh kanë edhe faktorët ekonomikë përderisa gratë në Shqipëri ende duan të lindin më shumë fëmijë se sa kanë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022 norma e fertilitetit ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021. Kjo është rënia më e fortë që nga viti 2015 (shiko grafikun e mëposhtëm).

Kjo do se në 100 gra në moshë riprodhimi linden vetëm 121 fëmijë, nga 132 fëmijë që lindën më 2021. Që nga viti 2001 me 2023 norma e fertilitetit është përgjysmuar duke rënë nga një nivel 2.31 fëmijë për grua në 1,21 fëmijë.

Në vitin 2022 Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.16) dhe Maltën (1.08).

Indeksi ë fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.

telegrafi

Prokuroria e specializuar e Kosovës me seli në Hagë, bastis shtëpinë e ish komandantit të UÇK-së

PoliceNë Prishtinë për disa orë me radhë, zyrtarë të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, bastisën shtëpinë e ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sulejman Selimi.

 

Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk dha hollësi për operacionin, ndërsa Artan Qerkini, avokat i zoti Selimi tha se operacioni është kryer me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, sipas të cilit, mendohet se në shtëpinë e tij mund të kishte prova që ndërlidhen me pengimin e drejtësisë.

Dhomat e Specializuara nuk dhanë asnjë hollësi rreth operacionit e as për njoftimin se është “kontaktuar” edhe ish zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, pjesëtar i ekipit mbrojtës të ish kryetarit të parlamentit, Kadri Veseli.

Gjykata e Posaçme e njohur si Dhomat e Specializuara, trajton pretendimet për krime lufte të kryera nga pjesëtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Themelimi i saj nga parlamenti i Kosovës në gusht të vitit 2015, pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, që përmban akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Por, kjo çështje nuk është përfshirë në asnjë nga akuzat e deritashme ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Në dhjetor të vitit të vitit 2022 Gjykata e dënoi me 26 vjet heqje lirie ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, nën akuzat për vrasje dhe torturë në një qendër paraburgimi gjatë luftës në Kosovë.

Në fillim të muajit prill të vitit të kaluar, nisi procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të lartë politik, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, të gjithë ish udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata akuzohen për veprat përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.

Të paktën katër veta janë arrestuar gjatë vitit 2023 nën dyshimet për vepra që lidhen me “pengimin e drejtësisë”.

voa

Të ndërtosh një godinë shkollore, është njësoj sikur të ndërtosh një URË për shqiptarët padrejtësisht të ndarë!

Ernest KoliqiNë vigjilje të 7 Marsit, Ditës së Arsimit Shqip!

 

Të ndërtosh një godinë shkollore, është njësoj sikur të ndërtosh një URË për shqiptarët padrejtësisht të ndarë!

Të ngresh një ndërtesë shkollore, është njësoj sikur të ndërtosh Rrugën e së Ardhmes!

Dhe një godinë e tillë u ndërtua në vitin 1949, mu në kërthizë të kasabasë sonë, një shkollë, dedikuar fëmijëve tetovarë, dedikuar shkronjave të dala nga Kongresi i Manastirit, dedikuar Ernestit, Ernest Koliqit dhe dishepujve të tij nga Elbasani, nga Kavaja dhe mësuesve siç ishin; Gani Jahja, Elenë Pulati, Çelebije Toska, Hikmet Kasapi, Ahmet Haxhi Hasani, Fatbardha Çaushi-Sylejmani, Shazije Hoxha, Hyreme Tresi, Qemal Hajrullai, Raif dhe Neziha Maleziu, Abedin Qafjani, Xhelal Reka, Sheref Kazazi, Gani Luma, Qerim, Sulejman dhe Musa Arifi, Samet Adilçe, Seid Musai, Vehbi dhe Abdylvehap Lushi, Ana Sopi, Veronika Keli, Abdyraman Tresi, Sanije Muhedini, Enver Palloshi, Emine Isaku, Myqereme Hajrullai, Nijazi Fanda, Neziha Kazazi, Suejla Skenderi, Rifat Vela, Sabri Ramizi, Sami Hoxha, Burhan Hoxha, Zydi Kajnaku, Salajdin dhe Nexhmedin Hyseini, Muhedin Hadri, Sami Palloshi, Riza Vela, Bajram Selimi, Abdylmexhit Ibrahimi, Idriz dhe Nexhat Idrizi dhe shumë të tjerë Mësues të Popullit!

 

Faleminderit dhe Zoti i bekoftë njerëzit që e ndërtuan godinën që duket në këtë imazh!

 

Fadil Lushi

SHBA, Presidenti mban fjalimin mbi gjendjen e vendit në një javë të rëndësishme politike

BidenNë Shtetet e Bashkuara, kjo javë është ndër më të rëndësishmet e vitit në politikën presidenciale. Ndërkohë që rezultatet e zgjedhjeve paraprake po forcojnë pozitën e ish presidentit Donald Trump si kandidat kryesor të Partisë Republikane, Presidenti Joe Biden do të mbajë fjalimin vjetor mbi gjendjen e vendit para Dhomës së Përfaqësuesve që, sipas analistëve, po pritet me vëmendje të veçantë.

 

Fjalimi i Presidentit Biden këtë vit do të jetë një mundësi për të shpalosur vizionin e tij gjithpërfshirës dhe përparësitë në agjendën e tij politike për zgjedhjet presidenciale, që mbahen në nëntor.

Sipas analistit Kyle Kondik nga Qendra për Politikë në Universitetin e Virxhinias, “fjalimi mbi gjendjen e vendit është ngjarje shumë e rëndësishme.”

“Ai ndiqet më shumë nga ata që e mbështesin Presidentin sesa nga kundërshtarët e tij, por amerikanët e të gjitha pikëpamjeve e ndjekin fjalimin apo pasqyrimin e tij në media, prandaj zoti Biden do të përpiqet me këtë fjalim t’u përgjigjet shqetësimeve rreth moshës së tij,” thotë ai.

Për shumë njerëz, fjalimi mbi gjendjen e vendit ka të bëjë më shumë me stilin se përmbajtjen.

“Në këtë rast, njerëzit më shumë do të shikojnë se sa të dëgjojnë. Si duket zoti Biden? A do të jetë në gjendje të ngjitet në skenë dhe të ecë pa vështirësi?” thotë analisti Tevi Troy nga Qendra për Politikë bashkëpartiake.

Një anketë e realizuar së fundi nga agjencia e lajmeve The Associated Press dhe Qendra për Hulumtimin e Çështjeve Publike NORC tregon se bëhet fjalë për një garë të ngushtë zgjedhore, gjatë të cilës çështjet si mosha dhe mprehtësia mendore mund të jenë çështje më të rëndësishme se në çfarëdo gare tjetër politike të kohërave moderne.

Sipas anketës, një pjesë e rëndësishme e votuesve amerikanë kanë dyshime për aftësitë mendore të Presidentit 81 vjeçar Biden dhe ish Presidentit 77 vjeçar Trump.

Rreth 63 për qind e të anketuarve thonë se nuk kanë besim në aftësitë mendore të zotit Biden për të shërbyer si president, gjë që pritet të shndërrojë fjalimin e tij për gjendjen e vendit në një audicion në kohë reale për një mandat të dytë. Një përqindje e ngjashme, ndonëse pak më e ulët, konsiderojnë se zotit Trump i mungon kujtesa dhe mprehtësia që e kërkon pozita.

Zoti Biden përballet edhe me një sfidë të ndërlikuar në planin ekonomik: Edhe pse ekonomika amerikane po forcohet, njerëzit ende janë tejet të pakënaqur. Anketuesit dhe ekonomistët thonë se kurrë nuk ka pasur një hendek kaq të madh ndërmjet gjendjes ekonomike dhe përshtypjes publike.

“Biden dhe ekipi i tij po thonë vazhdimisht se po e përmirësojmë gjendjen, por amerikanët jo domosdoshmërisht po e ndjejnë këtë. Çfarë kanë realizuar dhe si e kanë përmirësuar jetën e një amerikani të zakonshëm?” thotë zoto Troy.

Ky dallim mund të jetë faktor vendimtar për zotin Biden që të sigurojë një mandat të dytë. Republikanët po shfrytëzojnë këtë pakënaqësi për të kritikuar zotin Biden, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë nuk po arrin të theksojë përparimin ekonomik.

Një çështje tjetër që ka rëndësi qendrore në këto zgjedhje presidenciale është edhe emigracioni, ndërkohë që dy kandidatët po mundohen të përdorin problemet rreth kufirit për të thelluar avantazhin politik.

Zakonisht, fjalimi mbi gjendjen e vendit shtjellon çështjet e brendshme krahas shqetësimeve kryesore të politikës së jashtme të Presidentit.

Por ky vit, sipas drejtorit për hulumtime të politikës së jashtme pranë Institutit Brookings, Michael O’Hanlon, është shumë më ndryshe.

“Nuk është një fjalim për gjendjen në vend ku thua diçka për secilin vetëm sa për të luajtur rolin e psikologut të tyre apo udhëheqësit frymëzues. Në fakt duhet t’u tregosh njerëzve se si do t’i fitosh zgjedhjet në Amerikë dhe se si do të përpiqesh ta bindësh Kongresin që të miratojë ndihmën për Ukrainën dhe Tajvanin dhe t’i përgjigjesh pyetjes se si do të ndihmosh Izraelin, duke bërë thirrje njëkohësisht për përmbajtje. Prandaj të gjitha këto pyetje janë të lidhura me vendimet politike në Shtetet e Bashkuara, dhe roli i publikut të huaj është interesant të ndiqet por praktikisht jo thelbësor për këtë fjalim. Ky fjalim duhet të jetë pika e suksesit në kontekstin e politikës amerikane,” thotë zoti O’Hanlon.

Vitin e kaluar zoti Biden mbajti fjalimin për gjendjen në vend para një Kongresi të përçarë. Disa ligjvënës republikanë e ndërprenë atë ose hodhën batuta, në veçanti kur ai veçoi përpjekjet e disa ligjvënësve republikanë për të ndërprerë programin e sigurimeve shëndetësore dhe pensioneve.

Megjithatë analistët konsiderojnë se zoti Biden, i cili ka një përvojë të gjatë në politikë, nuk do të gjykohet shumë ashpër për fjalimin mbi gjendjen e vendit, por nëse ngatërrohet gjatë tij, atëherë vëmendja do të përqëndrohet aty.

voa

NATO zhvillon manovër të gjerë mbrojtjeje në rast sulmi

Nato manoverNë veri të Norvegjisë, NATO filloi një manovër në shkallë të gjerë, me të cilën synohet të trajnohet aftësia mbrojtëse e aleancës në rast sulmi. Në manovër marrin pjesë 20.000 ushtarë nga 13 shtete anëtare të NATO-s.

NATO ka reaguar ndaj gjendjes së ndryshuar të sigurisë me një seri manovrash me emrin “Steadfast Defender”. Për këtë seri manovrash do të mobilizohen gjithsej 90.000 ushtarë. Nga e enjtja partnerë të NATO-s- trajnojnë me një manovër në shkallë të gjerë  “Nordic Response 2024″ si të mbrohen në rast të një sulmi ndaj territorit të aleancës. Në këtë manovër marrin pjesë edhe 1500 ushtarë të Bundeswehrit. Me këtë ushtria gjermane kërkon të mbledhë përvojë ushtarake në kushtet klimatike arktike. Në skenarin e trajnimit, ushtarët gjermanë duhet të marrin me një kundërsulm territore të zëna nga një pushtues që nga Alta në veri të Novergjisë më tej në jug. Në këtë manovër marrin pjesë 20.000 ushtarë nga 13 shtete anëtare të NATO-s, mes tyre edhe Finlanda dhe Suedia, që pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës vendoën t’i bashkohen NATO-s. Për këtë manovër shtetet anëtare përdorin një spektër të gjerë të sistemeve të armëve, mes tyre 100 avionë si edhe fregata dhe nëndetëse.

Pistorius: Këtu piqen bashkë shumë gjëra që ne i njohim shumë pak në Europën Qendrore

Para fillimit të manovrës së NATO-s, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius shkoi në Altan norvegjeze. Të mërkurën ai vizitoi një stacion të ushtrisë norvegjeze në kufi me Rusinë dhe ofroi një bashkëpunim më të madh të Bundeswehrit në veri edhe pse bota për momentin i ka drejtuar sytë nga Ukraina dhe Lindja e Afërt. Një pjesë e rëndësishme e fuqisë ushtarake të Rusisë është mbledhur në veri, ka thënë Pistorius. “Këtu kalon trafiku, këti kryqëzohen nëndetëset. Këtu piqen bashkë shumë gjëra, për të cilat ne kemi shumë pak njohuri në Europën Qendrore.

Norvegjia kufizohet në veri me një kufi 198 km me Rusinë. Qyteti tjetër më i madh rus është Murmansk, ku gjendet flota ruse e veriut, një pikë shumë e rëndësishme strategjike. Tek kjo flotë ndodhen edhe nëndetëse me bomba atomike.

la/ag

Konfliktet rrisin interesimin e Turqisë për rrugën e re tregëtare Kinë-Evropë

Erodgan“Kina e shikon Turqinë si një vend me rrezikshmëri të lartë në rajon, për shkak të çështjes ujgure. Qeverisë turke iu desh të bëjë të ditur rishtazi, para Vitit të Ri, se preferon të mbajë marrëdhënie të mira me shtetin kinez, se sa të mbështesë plotësisht kauzën ujgure”, thotë Ceren Ergenc, nga Qendra për Studimet e Politikave Evropiane. 

Konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme po ushqejnë interesimin e Turqisë për një rrugë të re tregtare Kinë-Evropë, të njohur me emrin Korridori i Mesëm. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, mbështetja e Turqisë për këtë korridor po rritet, ndërsa Ankaraja po bën një kthesë të madhe në marrëdhënien dikur të ngrirë me Pekinin. 

Ndërsa lufta në Ukrainë nuk po jep shenja përfundimi, Ankaraja shikon një mundësi të re tek projekti Korridori i Mesëm, një rrugë tranziti që lidh Kinën me Evropën nëpërmjet Turqisë dhe që do të shmangte Rusinë dhe sanksionet e vendosura nga Perëndimi.

“Do të jetë një korridor alternativ për hekurudhën ruse Trans-Siberiane, që me sa kuptoj po bëhet një ide popullore, pasi sigurisht shumica e vendeve evropiane po përpiqen tashmë ta anashkalojnë Rusinë për të dërguar mallrat nga Kina në Evropë dhe anasjelltas”, thotë Cangas Ungor, profesore e shkencave politike në Universitetin e Marmarasë.

Në takimin e vitit të kaluar të udhëheqësve aziatikë, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e përmendi projektin me emrin zyrtar, duke nënvizuar kështu rëndësinë që i jep tashmë qeveria turke.

“Vlera e nismës për Linjën e Transportit Ndërkombëtar Trans-Kaspik është rritur prej zhvillimeve të fundit. Duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe njëkohësisht të përmirësojmë funksionimin e këtij korridori, për të mirën tonë të përbashkët”, tha Presidenti Erdogan.

Deti i Kuq është një tjetër trajektore alternative për tregtinë mes Kinës dhe Evropës dhe analistët thonë se sulmet e grupit huthi në Jemen, ndaj anijeve, për shkak të luftës Izrael-Hamas, e bëjnë edhe më tërheqës për Turqinë projektin e Korridorit të Mesëm.

Mbështetja turke për këtë korridor po rritet, ndërsa po përmirësohen edhe marrëdhënia Ankara – Pekin.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë patur gjithnjë ulje-ngritje. Por nëse i hedhim një vështrim sot, mund të shohim se marrëdhëniet mes Kinës dhe Turqisë po rriten në veçanti që nga vizita në Turqi e ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi. Nuk ka të bëjë vetëm me motivimin dypalësh, por edhe me sistemin rajonal dhe global. Siç e dini, sistemi global po ndryshon”, thotë Diren Dogan, profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Alanya Alaaddin Keykubat”.

Marrëdhëniet e Turqisë me Kinën janë tensionuar për shkak të kritikave të Ankarasa për shtypjen nga Pekini të pakicës myslimane ujgure. Shumë prej disidentëve nga kjo popullsi kanë gjetur strehim në Turqi.

Por analistët thonë se tashmë Turqia po e zbut qëndrimin.

“Kina e shikon Turqinë si një vend me rrezikshmëri të lartë në rajon, për shkak të çështjes ujgure. Qeverisë turke iu desh të bëjë të ditur rishtazi, para Vitit të Ri, se preferon të mbajë marrëdhënie të mira me shtetin kinez, se sa të mbështesë plotësisht kauzën ujgure”, thotë Ceren Ergenc, nga Qendra për Studimet e Politikave Evropiane.

Analistët thonë se duhen tejkaluar pengesa domethënëse për Korridorin e Mesëm, për të cilin duhet harmonizimi i doganave mes vendeve nga kalon ai, si dhe shpenzime të mëdha për infrastrukturën.

“Problemi kryesor tani është aspekti financiar. Kush do të investojë tek Korridori i Mesëm?”, thotë zonja Ungor.

Presidenti turk Erdogan mund të përfitonte shumë nga influenca e tij në rajon dhe ai po forcon lidhjet me vendet e Azisë Qendrore. Analistët thonë se shndërrimi i Turqisë në një urë ekonomike mes Lindjes dhe Perëndimit do ta përshpejtonte këtë proces dhe do të sillte përfitime ekonomike.

voa

EURO 2024: 100 ditë nga fillimi i Kampionatit Evropian

Euro 2024Brenda 100 ditësh nis në Gjermani KE i futbollit. Ndër pjesëmarrësit është edhe Shqipëria. Po çfarë presin gjermanët?

 

Cilat skuadra do të marrin pjesë në kampionat?

Nga e mërkura (6 mars) kanë mbetur edhe 100 ditë nga fillimi i Kampionatit Evropian në futboll. Tani dihen emrat e 21 nga 24 skuadrat që do të marrin pjesë në turneun e Gjermanisë. Nikoqiri është i kualifikuar automatikisht. Ndërsa 20 ekipe të tjera fituan të drejtën e paraqitjes në garë pas ndeshjeve në grupe. Së shpejti, pas playoffs, do të dihen emrat edhe të ekipeve të tjera pjesëmarrëse. Për tre vendet e mbetura do të garojnë 12 ekipe: Polonia, Estonia, Uellsi, Finlanda, Bosnjë-Hercegovina, Izraeli, Islanda, Ukraina, Gjeorgjia, Luksemburgu, Greqia dhe Kazakistani. Në fund të marsit do të luhen tre mini-turne ku do të vendoset, se cilat skuadra do të kualifikohen në EURO 2024.

 

Si duket formati i KE?

KombetarjaFormati i Kampionatit Evropian 2024 është identik me Kampionatin e vitit 2020. Skuadrat do të ndahen në gjashtë grupe (nga katër kombëtare). Dy skuadrat e para nga grupet dhe katër skuadrat më të mira në vendin e tretë kualifikohen në raundin e 16-tës. Ndeshjet do të luhen në dhjetë stadiume në Gjermani. Ndeshjet fillojnë në orën 15:00, 18:00 dhe 21:00, sipas kohës në Gjermani. Turneu hapet me ngeshjen Gjermani-Skoci, më 14 qershor në Mynih. Finalja luhet saktësisht një muaj më vonë në stadiumin olimpik të Berlinit.

 

Çfarë shanse ka “Elfi” gjerman?

Në renditjen aktuale të FIFA-s, kombëtarja gjermane e futbollit është në vendin e 16-të, që është një rezultat i dobët për këtë ekip. Renditja kaq e dobët është rezultat i disa viteve të pasuksesshme të fundit, domethënë rezultateve të dobëta të ekipit gjerman në kohën e trajnerëve Joachim Löw dhe Hansi Flick. Midis 2006 dhe 2016, Gjermania ishte në mesin e katër skuadrave më të mira në çdo kampionat evropian apo botëror. Përfshirë këtu edhe triumfin e madh të vitit 2014 – kur “Elf” gjerman (njëmbëdhjetëshja gjermane) fitoi titullin e kampionit botëror. Kjo u pasua nga një rënie e madhe. Në Kampionatin Evropian 2020, Gjermania u mund në fazën e 16-tës (nga Anglia). Edhe në Kupat e Botës 2018 dhe 2022 pati një dështim total të ekipit gjerman, sepse gjermanët u eliminuan nga këto dy turne pas fazës së garave në grupe.

Trajneri i ri Julian Nagelsmann është zgjedhur në këtë post në shtatorin e kaluar. Ai pati me ekipin një fazë të shkurtër euforie. Por, ish-trajneri i Bayernit ka shënuar ndërkohë një rekord negativ në katër paraqitjet e tij të para – një fitore kundër SHBA-së, një barazim kundër Meksikës dhe dy humbje kundër Turqisë dhe Austrisë. Skuadra gjermane ka lojtarë jashtëzakonisht cilësorë, për këtë nuk ka dyshim. Por disa nga shtyllat kryesore të ekipit, si Joshua Kimmich apo Leon Goretzka, nuk janë në formë të mirë. Tifozët shpresojnë që rikthimi i Toni Kroos në kombëtare do të ndihmojë në stabilizimin e skuadrës gjermane.

Trajneri Nagelsmann thotë se problemi kryesor i skuadrës është mentaliteti. “Ne prej vitesh po shohim se Gjermania ka pasur dështime. Më në fund duhet të fillojmë të punojmë për futbollin.” Lojtarët e kombëtares gjermane së shpejti do të kenë mundësinë të dëshmohen: Më 23 mars do të zhvillohet ndeshja miqësore kundër Francës, e tre ditë më vonë kundër Holandës.

 

Cili është disponimi në Gjermani përpara turneut?

Pavarësisht rezultateve zhgënjyese në paraqitjet e fundit, ka shumë shpresë se EURO 2024 mund të jetë një ekstravagancë futbolli e ngjashme me Kupën e Botës 2006 në Gjermani. Drejtori i turneut Philipp Lahm deklaroi në një intervistë për DW: “Lojtarët duhet të identifikohen me kombëtaren, duhet të demonstrojnë afërsi me tifozët, duhet të tregojnë pasion për fanellën e Gjermanisë. Kjo është detyra e tyre kryesore”. Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf, beson se “skuadra kombëtare do të kënaqë tifozët e saj në EURO 2024”.

Por drejtori sportiv i DFB-së, Rudi Völler, në shtator të vitit të kaluar tha se ka shumë vend për përmirësim në lidhje me qëndrimin e gjermanëve ndaj turneut, veçanërisht në disa qarqe politike. “Shumë nuk e kanë kuptuar se sa i rëndësishëm është EURO 2024, që është i ngjashëm me KB 2006 – përrallën tonë verore,” kritikoi Völler në një intervistë për revistën Stern. “Ne kemi një turne në mes të Evropës, çdo stadium do të jetë plot, Gjermania mund të paraqitet si një vend i hapur, mikpritës. E për të pasur sukses, duhet të përfshihet edhe politika.”

 

A është e garantuar siguria?

EURO 2024 në Gjermani do të mbahet në një kohë shumë të rëndë politike. Kjo është arsyeja pse presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin pranoi në një intervistë për gazetën angleze Telegraph se “siguria është shqetësimi më i madh” për të. Slloveni është takuar ndërkohë dy herë me ministren federale të Brendshme, Nancy Faeser me të cilën ka biseduar për sigurinë. Ai thotë se autoritetet gjermane janë “shumë të vendosura për të na ndihmuar” dhe shtoi se “çdo gjë do të jetë në rregull”.

Koncepti i sigurisë për turneun u prezantua në janar dhe është mbështetur gjerësisht. Sekretarja e shtetit në ministrinë e Brendshme, Juliane Seifert, tha për agjencinë e lajmeve, dpa se çështja e sigurisë “do të jetë një prioritet për ministrinë dhe për qeverinë federale”. “Është e qartë se po jetojmë në kohë shumë sfiduese, veçanërisht për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, ose për shkak të luftës në Rripin e Gazës, si dhe për shkak të sfidave të reja, për shembull, sulmeve kibernetike.

Në DFB janë shumë më të relaksuar: “Uroj që ky KE të ketë efekt pozitiv sidomos në mendjen e njerëzve”, tha drejtori Andreas Rettig. “Sa i përket sigurisë, mund t’u them të gjithëve se askush nuk duhet të shqetësohet për këtë.” Megjithatë, kualifikimi i mundshëm i Izraelit ose Ukrainës në EURO 2024 mund të rezultojë me intensifikimin e dukshëm të masave të sigurisë në Gjermani.

dw

Ballkani Perëndimor: Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat

BaerbockNdërsa Rusia demonstron gjithnjë e më shumë influencën politike në Ballkanin Perëndimor, vendet e këtij rajoni dhe Europa po rrisin shpejtësinë e procesit të zgjerimit të BE-së. Synohet tabiliteti i Europës.

 

Rreth njëzet vjet presin disa vende të Ballkanit Perëndimor për afrimin në BE, por rruga është me pengesa. Reformat e nevojshme në shumë drejtime nuk janë zbatuar, po ashtu për shumë kohë në BE ka munguar vullneti politik dhe një strategji e qartë ndaj Ballkanit Perëndimor.

E pikërisht tani, kur Europa po përballet me dy luftra – lufta sulmuese e Rusisë në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme – po bëhet e qartë, se një Ballkan Perëndimor i pastabilizuar mund të jetë një rrezik shtesë për sigurinë. “Lufta sulmuese ruse ndaj Ukrainës e ka bërë një domosdoshmëri gjeopolitike zgjerimin e BE-së”, tha mkinistrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock të hënën (4.03.2024) në Mal të Zi – stacioni i parë i vizitës së saj në udhëtimin dy ditor në Ballkanin Perëndimor.

 

Mali i Zi po rrit shpejtësinë

Koha e zgjedhur për udhëtimi i kryediplomates gjermane nuk është rastësi: Në mes të marsit publikohet raporti i radhës i Komisionit të BE-së për progresin dhe pak pas tij në samitin e BE-së do të diskutohen hapat e mëtejshëm. Vendi anëtar i NATO-s, Mali i Zi, njëri prej gjashtë vendeve aspirante për antarësim në BE, ka përparuar mjaft në procesin e negociatave.

Mali i Zi nisi një reformë në drejtësi dhe posti vakant prej vitesh i kryeprokurorit tani më në fund u plotësua nën presionin e Brukselit. Megjithatë deri në përmbushjen e të gjitha kritereve rruga është e gjatë. Pavarësisht kësaj qeveria pro-europiane e Malit të Zi po nxit procesin me një plan mjaft ambicioz: “28 by 28″ është nisma kombëtare, që ka për qëllim antarësimin e vendit deri në vitin 2028 në BE.

 

Nga 2028 bë BE?

Baerbock nuk dëshironte të pozicionohej konkretisht për datën, duke nënvizuar, se duam ta përshkojmë bashkarisht rrugën për në BE e “madje sa më shpejt”. Por zgjerimi nuk është “qëllim në vetvete, por i shërben forcimit të Europës sonë të përbashkët”, tha ajo. Nga 33 kapituj të hapur Mali i Zi deri tani ka përmbyllur vetëm tre. Megjithatë ministri i Jashtëm malazez, Filip Ivanovic, dha një sinjal pozitiv. Vendi i tij do t’i përmbahet datës së antarësimit në vitin 2028: “Eshtë e mundur dhe realiste”, siguroi ai.

Në Mal të Zi fryma pro antarësimit në BE është mjaft pozitive: Gati 80 përqind e popullsisë janë për antarësimin e vendit në BE. Ndërsa në Serbi vetëm një në tre qytetarë preferojnë antarësimin e vendit të tyre në BE. Udhëheqja aktuale e Malit të Zi do ta shfrytëzojë këtë frymë pozitive të popullsisë për avancimin e reformave.

 

Bosnja në udhëkryq

Edhe qeveria e Bosnjes dhe Hercegovinës, ku Baerbock qendroi të martën (5.03.2024) siguroi, se do të angazhohet për reformat e nevojshme për në BE. Krahas një ligji për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit ky vend do të miratojë edhe një ligj tjetër lidhur me konfliktin e interesit dhe do të nisë reformën në drejtësi.

Ministrja e Jashtme e sheh aktualisjt Bosnjen dhe Hercegovinën në një “udhëkryq vendimtar” në rrugën drejt BE-së. “Ka herë pas here momente në histori, ku duhet kapur çasti dhe duhet shfrytëzuar shansi”, tërhoqi vëmendjen Baerbock në Sarajevo gjatë konferencës së shtypit me homologun boshnjak Elmedin Konakoviç.

Sidoqoftë proceset e vendimmarrjes në Bosnje dhe Hercegovinë janë shumë të vështira. Për shkak të ndarjes në tri etni të vendit reformat e mëdha janë të lidhura me procese të vështira e të mundimshme të vendimmarrjes. “Secili politikan këtu mund t’i bllokojë proceset e vendimmarrjes”, shpjegoi ministri iJashtëm i Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakovic, gjendjen në vend. “Ne nuk duam t’ua pengojmë shansin qytetarëve tanë për antarësimin në BE”, theksoi ai.

 

Influenca ruse destabilizuese

Bosnje dhe Hercegovina është që nga dhjetori 2022 vend kandidat për antarësim në BE. Udhëheqja në Sarajevë ndërkohë po lufton jo vetëm për gatishmërinë për reforma të të gjitha pjesëve të vendit, por edhe ndaj influencës gjithnjë në rritje e përpjekjeve të Moskës për destabilizim. Në Bosnje dhe Hercegovinë këto përpjekje kanë një emër: Milorad Dodik. Presidenti nacionalist i Republika Srpska (RS) synon shkëputjen e pjesës serbe nga vendi. Ngjashëm si edhe presidneti i Serbisë Vuçiq, edhe Dodik ruan kontakte të ngushta me Kremlinin dhe së fundi vizitoi Aleksandër Lukashenkon dhe Vladimir Putinin.

Në pamje të jashtme udhëheqja e Bosnje dhe Hercegovinës përpiqet ta nënvleftësojë rolin problematik të separatistit Dodik. Njerëzit në vend tashmë janë ambjentuar me të, tha Ivanoviç. Por Baerbock në takimin e përbashkët tërhoqi vëmendjen nga rreziku i “fantazive për shkëputje” dhe bëri thirrje për ruajtjen e unitetit të vendit në rrugën për në BE. “Ne duam, që Bosnje dhe Hercegovina të antarësohet si një e tërë në BE”, tha ajo në Sarajevë.

 

Ballkani Perëndimor në aspektin gjeopolitik më i rëndësishëm se kurrë më parë

Krahas problemeve të politikës së brendshme dhe rritjes së influencës nga Rusia, situata aktuale gjeopolitike krijon shqetësim në Ballkanin Perëndimor. Disa druajnë, se pas zgjedhjeve të BE-së në Parlamentin Europian mund të ketë më shumë deputetë skeptikë ndaj zgjerimit dhe se në SHBA Donald Trump mund të fitojë zgjedhjet presidenciale. Ndaj ka shqetësim, se kjo do ta zbehte sërish vëmendjen e Europës ndaj Ballkanit Perëndimor.

Por nuk e shohin kështu gjendjen politikanët gjermanë që merren me politikën e jashtme. Politikani kristiandemokrat, Jürgen Hardt, i cili bënte pjesë në delegacionin e ministress ë Jashtme Baerbock gjatë këtyre vizitave në Ballkanin Perëndimor, mendon, se pikërisht zhvillime të tilla do ta rrisin edhe më shumë peshën gjeopolitike të këtij rajoni për Europën. Rëndësia e këtij rajoni “është aktualisht me e madhe se asnjëherë më parë”, i tha ai DW-së. Ky rajon nuk duhet të lihet si zonë e influencës ruse.

“Pikërisht në një sfond të tillë, që ballkani perëndimor është kaq pranë nesh, qëllimi ynë duhet tëjetë, që Europa dhe Perëndimi të luajnë aty rol parësor”, tha i dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili gjithashtu shoqëronte ministren Baerbock gjatë këtyre vizitave. Një rajon kaq i afërt i pastabilizuar mund të kthehej në një pikë të dobët për Europën.

dw