Çmimet e turizmit në Shqipëri me ngritje-ulje

detiDebati nëse plazhet në Shqipëri janë të mbushura me njerëz apo bosh, u zhvendos te shqetësimet për rritjen abuzive të çmimeve dhe dëmi që ato mund t’ia shkaktojnë turizmit.

 

Këtë shtrenjtim e pranoi si Qeveria, ashtu edhe pushteti vendor, ndërkohë që operatorët turistikë kanë argumentet e tyre se përse ndodhi.

Kryeministri Edi Rama u kërkoi kryebashkiakëve të Vlorës dhe Sarandës – qytete në jug të Shqipërisë, ku u tha se ka më së shumti rritje abuzive çmimesh – që të zhvillojnë takime me operatorët turistikë, për t’u thënë se një gjë e tillë “është e padrejtë dhe strategjikisht vetëvrasje për ta”.

Dhe, duket se ky mesazh u reflektua me një ulje çmimesh. Kështu thonë, së paku, autoritetet lokale dhe operatorët turistikë.

 

Kryebashkiaku i Vlorës: Po rishikohen çmimet, por ka ende abuzime

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, ishte zyrtari i parë vendor që e denoncoi rritjen abuzive të çmimeve në jug të Shqipërisë.

Pasi shqetësimi u ngrit edhe në nivel qendror, ai thotë se ndërmori hapa për ta frenuar atë.

“Kemi zhvilluar takime [me operatorët turistikë] dhe kemi diskutuar për një dakordësi në lidhje me çmimet, që të mos kthehen në bumerang dhe të mos largohen turistët që vijnë”, thotë Dredha për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, çmimet kanë nisur tashmë të ulen, porse ka ende “disa struktura biznesi që abuzojnë”.

“Nuk them se çmimet janë ekzagjeruar, së paku në Lungomare, [pjesa qendrore]. Rritja e çmimit të çadrave është për dy euro krahasuar me një vit më parë. Çmimi ka qenë 800 lekë [8 euro] dhe ka shkuar në 1000 lekë [10 euro]. Por, ka struktura të tjera që pretendojnë se kanë ofertë më të mirë apo shërbim më të lartë. Aty ka abuzim. Çmimi i çadrës mund të arrijë në 2500 lekë [25 euro]. Kjo duhet të ndryshojë”, thotë Dredha.

 

Një tjetër problematikë që ai thotë se ka ndeshur gjatë inspektimeve në terren, është edhe çmimi i lartë për makinat në parkimet private.

“Nuk mund të paguhet një vend-parkim sa gjysma e asaj që paguhet për një dhomë hoteli. Për këtë shqetësim është ngritur një task-forcë që do t’i evidentojë të gjitha rastet dhe do të merren masa”, thotë kryebashkiaku i Vlorës.

Shqetësime që kërkojnë zgjidhje për të, janë edhe cilësia e shërbimit dhe mungesa e punëtorëve.

 

Vasil Bedini, udhëheqës i operatorëve turistikë në Vlorë, konfirmon se në takimet konsultative me përfaqësuesit e pushtetit vendor, pas kritikave të kryeministrit Rama, është rënë dakord që të ketë një rishikim të çmimeve.

Sipas tij, rritje çmimesh ka pasur në zonat e jugut, Dhërmi-Palasë, dhe jo në qytetin e Vlorës.

“Duhet një strategji e qartë për vitet e ardhshme dhe takimet duhet të jenë më të shpeshta. Janë liruar shumë plazhe që kanë qenë të zaptuara. Janë kthyer në publike. Do të rishikohet në fund të vitit prapë paketa e taksave vendore për hapësirat publike, që të kemi çmime reale dhe oferta turistike më të ulëta”, thotë Bedini për Radion Evropa e Lirë.

Pse u rritën çmimet dhe kush abuzoi?

Bedini numëron disa arsye përse, sipas tij, disa biznese abuzuan me çmimet e disa të tjera bënë një rritje që e cilëson modeste.

“Disa operatorë turistikë që nuk janë të lidhur në vazhdimësi me sezonin, kanë menduar të pasurohen në një vit. Por, sektori i hotelerisë, në përgjithësi, ka pasur një ngritje jo më shumë se 10% dhe kjo lidhet me rënien e euros. Vjet, euroja ishte 120 lekë, këtë vit është 92 lekë. Ne i kemi 90% të të ardhurave në euro dhe 100% të shpenzimeve në lekë”, thotë Bedini.

Ai shton se Vlorën dhe pjesën tjetër të jugut e kanë zgjedhur kryesisht kosovarët e diasporës dhe nuk pret që sivjet numri i tyre të ndryshojë.

 

Eksperti: Jo vetëm shifra, por analizë

 

Eksperti i turizmit në Shqipëri, Altin Sholla, e vlerëson marketingun që i bëhet turizmit shqiptar, por thotë se mungon analiza.

“Qeveria dhe institucionet vendore duhet të ndjekin politika këshillore me ekspertë dhe duhet të merren masa që problematika të tilla si sivjet me rritjen e çmimeve, të mos përsëriten. Marketingu që bëhet, është në kohën e duhur, por duhet analizë se çfarë turistësh na vijnë, si ta marrim më të mirën prej tyre dhe, më pas, si t’i eliminojmë tendencat abuzive”, thotë Sholla për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo do të thotë që ne e sjellim turistin te dera, por duhet të mendojmë edhe si ta mbajmë”, shton ai.

Sipas tij, oferta duhet të jetë e mirëpërcaktuar, sepse “nëse ka tendenca abuzive me çmimet dhe nuk ka shërbime suplementare”, atëherë “turisti vjen, sheh dhe largohet”.

Ndikimi financiar në atë rast “nuk është i madh, nuk është ai që pritet”, thotë Sholla, udhëheqës i institucionit arsimor “Tirana Business University”.

Po sipas tij, statistikat tregojnë se në mars dhe në prill ka pasur rritje të numrit të turistëve – gjë që tregon se “ata nuk vijnë vetëm për vijën bregdetare, por edhe për të vizituar qytete si: Berati, Gjirokastra, Tirana, Shkodra”, të cilat kanë një trashëgimi të pasur kulturore.

“Duhet ta njohim kategorinë e turistëve që vijnë në Shqipëri, në mënyrë që kërkesa dhe oferta të balancohen. Duke njohur mirë turistin që vjen, i harmonizojmë edhe paketat. Nuk mjaftojnë më statistikat se sa erdhën, por kohëzgjatja, sa rrinë apo sa harxhojnë”, thotë Sholla.

 

 

 

Qeveria e Shqipërisë pret që këtë vit vendin ta vizitojnë rreth 14 milionë turistë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara prej saj, të cilat përfshijnë periudhën nga janari i këtij viti deri në qershor, Shqipërinë e vizituan 4.5 milionë turistë, ose 34 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vitin e kaluar, media ndërkombëtare, të tilla si CNN, raportuan për Shqipërinë, duke e renditur si një ndër destinacionet më interesante të atij sezoni veror, qoftë për plazhet, zonat malore, ushqimet apo edhe çmimet e volitshme.

Këtë vit, tërhoqi vëmendjen publikimi i disa fotografive dhe videove në rrjetet sociale, që, sipas atyre që i shpërndanë, ishin të plazheve shqiptare me shumë pak njerëz ose të boshatisura.

rel

“Mos dilni fare në diell nëse keni probleme me zemrën”/ Infarktet nga i nxehti, mjekët tregojnë se si duhet bërë kujdes

nxehtesiaE diela e 21 korrikut rezultoi dita më e nxehtë në tokë në rang global, të paktën që nga vitit 1940, referuar kjo shërbimit të ndryshimeve klimatike të Bashkimit Europian, i cili paralajmëron se do të ketë edhe ditë të tjera të nxehta si kjo.

 

Por ata që i vuajnë më së shumti temperaturat e larta, janë personat me probleme kardiake. Sipas ISHP-së, deri më tani kemi dy humbje jete për shkak të infarkteve kardiake nga i nxehti.

“Temperaturat e larta ndikojnë shumë te pacientët kardiakë. Në shumë raste shpërthejnë në ngjarje të mëdha sikurse janë infarktet, kur ajo sëmundje ka qenë aty e pa ekzaminuar. Ata që janë në risk të mesëm dhe të lartë, ndryshe nga sa thonë kolegët dilni vetëm në mëngjes apo në darkë, ne u themi mos dilni fare në ditët e nxehta”, thotë mjekja kardiologe, Engjëllushe Hasani.

 

 

Ata të cilët e dinë se vuajnë nga probleme kardiake janë më të kujdesshëm, por ka shumë nga ata të cilët nuk e dinë që kanë patologji kardiake.

“Shqiptarët  shkojnë vetëm kur ndodhin parainfarkte dhe alarmohen te mjeku”, shpjegon mjekja.

Mjekja kardiologe këshillon që edhe nëse jeni nëpër plazhe afër detit, kujdes kur futeni në ujë menjëherë nga ekspozimi në diell pasi rritet mundësia për infarkt.

“Në diell enët e gjakut zgjerohen, por në momentin kur futen në ujë enët koronare ngushtohen dhe ndodh bllokimi zemrës pra infarkti”, shton Hasani.

Nëse sëmundjet e zemrës diagnostikohen herët, ato mund të mbahen në kontroll.

Top Channel

Olimpiada 2024: Ndizet flaka olimpike në Paris

paris2024Parada e anijeve në Senë, flaka olimpike nën një ballon, Lady Gaga dhe Celine Dion – Lojërat e 33 verore filluan me një festë spektakolare, të superlativave.

 

206 kombe në 85 anije, që me rreth 6.800 sportiste dhe sportistë nga 206 vendet pjesëmarrëse në komitetin Olimpik përshkuan rrugën gjashtë kilometra duke kaluar krah atraksioneve ikonike të Parisit si katedralja e sapo restauruar Notre-Dame, Louvre apo shehsi Place de la Concorde në drejtim të kullës Eiffel.

Pavarësisht shiut të vazhdueshëm rreth 320.000 spektatorët ndoqën plot entuziazëm spektaklin shumëngjyrësh. Spektakli me drita e muzikë u shoqërua nga performancat e artistëve: kërcimtarë, këngëtarë, akrobate që prezantuan shfaqjen e konceptuar nga regjisori francez i teatrit.

 

Gjatë garave olimpike organizatorët parashikojnë një numër mbi dhjetë milionë vizitorësh. Për zhvillimin e garave janë përcaktuar gjithsej 35 vende të ndryshme, garat kryesisht do të zhvillohen në Paris, por edhe disa disiplina të tjera në Lille, Marseille apo Lyon. Garat e sërfimit do të zhvillohen në Tahiti gati 10.000 maile larg Parisit. Në fund të garave olimpike verore në Paris nga 28 gushti deri më 8 shtator do të zhvillohen dhe Paralympics. Më 2028 olimpiada verore e radhës do të zhvillohet në. Ndërsa Lojërat Olimpike Dimërore 2030 do të zhvillohen po në Francë.

dw

BE: 1.6 miliardë dollarë për Ukrainën nga interesat e llogarive të ngrira të Rusisë

UkrainaBashkimi Evropian njoftoi të premten se ka bërë të disponueshme për Ukrainën 1.6 miliardë dollarë fonde që janë përftuar nga interesat e rreth 225 miliardë dollarëve në pasuri të ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë.

 

Pasuritë e Rusisë, të ngrira nga sanksionet e vendosura pasi Moska filloi sulmin frontal në shkurt 2022, pritet të gjenerojnë çdo vit rreth 3.2 miliardë dollarë.

Zyrtarët e BE-së thonë se 90% e fondeve do të qëndrojnë sidoqoftë në llogaritë evropiane që përdoren për të rimbursuar vendet anëtare që dërgojnë armatime, municione dhe paisje drejt Ukrainës. Pjesa e mbetur prej 10% do të përfshihet në buxhetin e BE-së për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës.

Ukraina ka shprehur shqetësimin se forcat ruse do të përparonin më tej nëse do të ndalej mbështetja financiare.

Zyrtarët ukrainas njoftuan të premten se u godit me raketa një aeroport ushtarak rus në Krime, i fundit në një seri sulmesh në rajon. Në një deklaratë të qarkulluar nga Ukraina thuhet se aeroporti shpesh përdoret nga Rusia për të kontrolluar hapësirën ajrore dhe për të nisur sulme kundër Ukrainës.

Sipas Ukrainës, sulmet në Krime e kanë detyruar Flotën e Detit të Zi të marinës ruse të zhvendosë anijet luftarake në një port më të sigurtë.

Dhjetëra mijëra qytetarë ukrainas raportohet të kenë mbetur pa energji të premten pas një sulmi me dronë të forcave ruse ndaj objekteve energjetike të Ukrainës. Pesëmbëdhjetë individë thuhet se janë plagosur në sulmet që shkaktuan zjarre të mëdha, sipas zyrtarëve ukrainas, të cilët thanë se u dëmtuan gjithashtu gjashtë godina banimi.

Zyrtarët thanë se 20 nga 22 dronët rusë ishin rrëzuar gjatë sulmit.

Finlanda, vend anëtar i NATO-s, njoftoi se dyshon që Rusia ka shkelur territorin e tyre të premten, kur një anije ruse mendohet se është parë në Gjirin e Finlandës. Më 10 qershor, ky vend raportoi katër avionë rusë në hapësirën e tij ajrore.

Ukraina u akuzua për shantazh të premten nga Hungaria për bllokimin e tranzitit të naftës nga Lukoil, një kompani ruse. Kjo ndodhi pasi Ukraina vendosi sanksione në qershor për të bllokuar tranzitin e naftës së papërpunuar ruse nëpërmjet tubacionit Druzhba.

Mosmarrëveshja ka treguar se si disa vende të BE-së, si Sllovakia dhe Hungaria, ende varen nga energjia ruse mbi dy vite pas një vendimi në bllok për të ndalur importet e naftës pas sulmit rus në Ukrainë.

Qeveritë në Bratislavë dhe Budapest, të cilat kundërshtojnë sanksionet kundër Moskës dhe dërgimin e ndihmës ushtarake në Kiev, kanë kritikuar Ukrainën për ndalimin e furnizimeve nga kompania Lukoil. Ata kërkojnë që BE-ja të ndërmjetësojë për këtë mosmarrëveshje.

Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, tha të premten se vendimi i Ukrainës ishte një shantazh për shkak të qëndrimeve të Hungarisë dhe Sllovakisë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Zyrtarët ukrainas mendojnë se vendimi për të zbatuar sanksionet nuk është shantazh dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje.

voa-Associated Press dhe Reuters

SHBA, emrat e kandidatëve të mundshëm demokrat për nënpresident

KamalaKë do ta zgjedh Kamala Harris si kandidat për nënpresident? Në ditët në vijim, kjo do të jetë pyetja më e madhe politike në Shtetet e Bashkuara pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara për t’u rizgjedhur në Shtëpi të Bardhë edhe për një mandat dhe që kur Nënpresidentja Kamala Harris u bë kandidatja e pritshme demokrate. Kandidati republikan Donald Trump tashmë zgjodhi senatorin J.D. Vance si kandidatit për nënpresident.

 

Për momentin, Kamala Harris po bën fushatë vetëm. Në mesin e atyre që mund t’i bashkohen asaj si kandidat për nënpresident janë një numër guvernatorësh përfshirë atë të Karolinës Veriore Roy Cooper, një demokrat që ka fituar në një shtet që votoi pro republikanit Donald Trump për president, apo Guvernatori Josh Shapiro i Pensilvanisë, një shtet i konsideruar jetik nga të dy partitë për të fituar në nëntor.

Në listë është edhe astronauti Mark Kelly, aktualisht senator nga Arizona.

Me Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokrate vetëm disa javë larg, procesi i përzgjedhjes së kandidatit për nënpresident do të jetë i shpejtë.

“Rreziku i një procesi të përshpejtuar është që ka gjëra që mund të anashkalohen. Gabimet do të ishin shmangur nëse do të ishte një proces normal. Por ajo nuk ka zgjidhje tjetër. I duhet të veprojë me shpejtësi dhe të bëjë zgjedhjen e duhur”, thotë analisti William Galston nga Instituti “Brookings”.

Zgjedhja e duhur nuk mbështetet në ndonjë teori shkencore. Ajo ka të bëjë me përzgjedhjen e kandidatit që sjell më shumë vota, sidomos në një numër të vogël shtetesh të diskutueshme, përcaktuese pëpr rezultatin e zgjedhjeve.

Përzgjedhja e kandidatit për nënpresident nënkupton një përqendrim tek gjeografia më shumë se tek karakteri.

“Mendoj se dikush nga shtetet e pjesës qendrore apo edhe nga pjesa jugore e Shteteve të Bashkuara do të jenë zgjedhja më e mirë. Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear mendoj se do të ishte zgjedhje e mirë. Duhet të sigurohemi që kemi kandidatura të baraspeshuara ngaqë kemi një kandidat nga Kalifornia”, thotë delegati demokrat, Jay Chen.

Zonja Kamala Harris është nga Kalifornia. Dhe meqë kalkulimet politike përjashtojnë mundësinë që kandidatët për president dhe nënpresident të jenë nga i njejti shtet, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili pritet të jetë kandidati për president në të ardhmen, përjashtohet nga ekuacioni.

A mund të kandidohen dy gra? Guvernatorja Gretchen Whitmer drejton shtetin e rëndësishëm dhe të papërcaktuar të Miçiganit, por siç duket ajo nuk dëshiron të hyjë në histori përmes kësaj mënyre.

“Nuk do të largohem nga Miçigani. Jam krenare që jam guvernatore e këtij shteti dhe i kam qëndruar pranë këtij parimi. E di që të gjithë gjithmonë kanë dyshime dhe ma bëjnë vazhdimisht këtë pyetje. Ju po e bëni punën tuaj, por unë do rri këtu”, deklaroi Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer.

Popullariteti si guvernator apo suksesi si ligjvënës në Kongres nuk është garanci që një kandidat mund të korr sukses si pjesë e dyshes në zgjedhjet presidenciale, thotë autori i dy librave mbi postin e nënpresidentit, Joel K. Goldstein.

“A janë gati të shkëlqejnë në skenën kombëtare? Ajo dallon shumë nga gara brenda një shteti apo distrikti”, thotë zoti Goldstein nga Universiteti “Saint Louis”.

Njeriu i dytë në presidencë po ashtu duhet të jetë dikush që votuesit e pranojnë si dikë që është vetëm një hap larg të qenit president.

voa

LSDM dhe VMRO:

- duan kulturë shqiptarët myslimanë? – Ja ku është Turqia!

Se për shqiptarët ortodoksë, jemi “kujdesur” ne, aq sa i kemi “shkrirë” me kulturë:

 

Onur AliOnur Ali, nga shkurti i vitit 2024 deri tani, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës.

U diplomua në vitin 2021 në “Balkan Üniversitesi” (Shkup) – Fakulteti i Ekonomisë dhe Administratës. Mars 2022 – Tetor 2023,  Këshilltar i Zëvendësministrit të Kulturës;

janar – dhjetor 2021 MATUSITEB (Unioni i Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni), punonjës në zyrën e presidentit të organizatës; nga janari 2019 OJQ për kulturë dhe arsim “Elita”, anëtar i Bordit Drejtues;

nga janari 2020 anëtar aktiv i shoqërisë për Kulturë, Art dhe Edukim ”Köprü”…

 

SadatSedat Sulejmani, nga korrik 2024, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës dhe të Turizmit. Sulejmani studioi Teologji Pedagogjike në Universitetin Uludag-Bursa në Turqi. Ka qenë zëvendësministër i Kulturës nga gushti 2020…

(AF)

 

Rifreskim:

Pablo Pikaso Don KishotÇka deklaroi ish Presidenti i RM nga rradhët e VMRO DPMNE – Gjorgji Ivanov në vitin 2016, për “misionarët” në: “BESA” pastaj “BESA” me “ALTERNATIVA”, sot në “VLEN”, lexoni në linkun: https://lajmet.com/maqedonia/ja-cka-deklaroi-dbk-udba-e-maqedonise-nepermjet-presidentit-te-shtetit-ne-vitin-2016/

UNESCO miraton vendimet për Butrintin, Gjirokastrën dhe Beratin

unesco

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i mbledhur në Nju Delhi në Indi, miratoi të enjten vendimet për Qendrat e Trashëgimisë Botërore shqiptare, Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën dhe shtyu për vitin e ardhshëm vendimin për zonën ndërkufitare shqiptare dhe maqedonase të Liqenit të Ohrit.

 

Në vendimin për Butrintin UNESCO u kërkon autoriteteve shqiptare të dorëzojnë një hartë të kufijve të pronës së Butrintit, të cilët janë ndryshuar dy vjet më parë nga qeveria shqiptare, pa dijeninë dhe pa miratimin e UNESCO-s.

Në vendim UNESCO thotë se “shpreh keqardhje që qartësimi i kufijve të pronës dhe zonës së saj tampon është ende në pritje dhe i kërkon Shqipërisë që të paraqesë, si çështje prioritare, një hartë të qartë dhe të saktë që tregon kufirin e pronës së Trashëgimisë Botërore dhe kufirin e zonës tampon e cila do të merret në shqyrtim nga Qendra e Trashëgimisë Botërore”.

UNESCO kërkon gjithashtu që Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të mbajë mbikëqyrjen e të gjithë Pronës së Trashëgimisë Botërore.

“Për të arritur një menaxhim dhe llogaridhënie efektive”, thekson UNESCO, “prona e Trashëgimisë Botërore dhe zona e saj tampon duhet të menaxhohet në mënyrë të koordinuar dhe në tërësi”.

UNESCO thotë se kërkon për më tepër “që Shqipëria të japë sqarime për Qendrën e Trashëgimisë Botërore mbi rregulloret aktuale mbrojtëse dhe përdorimet e përcaktuara për të gjitha zonat e Parkut Kombëtar në lidhje me mbrojtjen e pronës së Trashëgimisë Botërore dhe funksionin e zonës së tij tampon, dhe mbi mënyrën sesi regjimet e ndryshme të menaxhimit do të harmonizohen për të shmangur fragmentimin”.

UNESCO thotë në vendim se “vëren se ICOMOS ka përgatitur një rishikim teknik të projektit të Qendrës së Vizitorëve dhe dokumentacionit përkatës të paraqitur nga Shqipëria dhe i kërkon autoriteteve shqipatre që të zbatojë plotësisht rekomandimet, duke përfshirë dhënien e kohës së mjaftueshme për të përgatitur një Vlerësim të plotë të Ndikimit të Trashëgimisë i cili, ndër të tjera, duhet të bazohet në hulumtime të plota arkeologjike dhe të përfshijë hapësirën e peisazhit”.

UNESCO kërkon që “Shqipëria të vazhdojë të paraqesë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore për shqyrtim nga Organet Këshillimore detaje të projekteve që mund të prekin Vlerat e Jashtëzakonshme Universale të Butrintit (VJU) përpara se të merret ndonjë vendim i pakthyeshëm për zbatimin e tyre, dhe që projektet të zbatohen vetëm pasi të ketë rënë dakord UNESCO”.

UNESCO i kërkon Shqipërisë që t’i paraqesë Qendrës së Trashëgimisë Botërore, deri më 1 shkurt të vitit 2025, një raport të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes së pronës dhe zbatimin vendimit duke përfshirë një plan veprimi të detajuar me një afat kohor edhe për zbatimin e rekomandimeve të misioni të vitit 2022, për shqyrtim nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të 47-të.

Ndërkohë, në vendimin për Gjirokastrën dhe Beratin, UNESCO thotë se “ vëren me keqardhje se, pavarësisht kërkesave të mëparshme, Shqipëria nuk ka zbatuar plotësisht projektin për zhvillimin e Planit të Menaxhimit në bashkëpunim me sektorin qeveritar dhe civil, financuar nga Fondi i Trashëgimisë Botërore”.

“Shqipëria duhet të përditësojë Planin e Menaxhimit si një çështje me përparësi duke marrë parasysh komentet dhe rekomandimet e bëra tashmë nga Organet Këshillimore dhe duke përfshirë në mënyrë aktive autoritetet vendore të Beratit dhe Gjirokastrës”, thotë UNESCO.

UNESCO thotë më tej se “vëren me keqardhje përfundimin e ndërtimit të rrugës së bypass-it të Gjirokastrës pa zbatuar kërkesat e UNESCOS, dhe për këtë arsye i kërkon Shqipërisë që të kryejë urgjentisht një vlerësim të plotë të pavarur të ndikimit të projektit në trashëgiminë e Gjirokastrës dhe ta dorëzojë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore për shqyrtim nga Organet Këshillimore”.

UNESCO i kërkon Shqipërisë të ndërmarrë një studim të integruar për të vlerësuar ndikimin e projekteve të shumta të infrastrukturës dhe zhvillimit dhe t’ia dorëzojë atë UNESCOS për shqyrtim nga organet këshillimore.

UNESCO thotë se mirëpret angazhimin e Shqipërisë për të përmirësuar rregulloret e urbanistikës së Beratit dhe të Gjirokastrës, por kërkon të qartësohen ndërlidhjet ndërmjet Planit të Menaxhimit të Integruar dhe planeve të veçanta për ruajtjen mbrojtjen dhe administrimin e qendrave historike të dy qyteteve.

Lidhur me vendimit e UNESCO-s Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ((MEKI) tha përmes një deklarate se “mbështeti pa asnjë rezevë projekt vendimet e Qendrës së Trashëgimisë Botërore që Komiteti i UNESCO-s i zyrtarizoi me një qendrim, unanim, që e konsiderojmë si shumë objektiv, tërësisht korrekt dhe jashtëzakonisht profesional”.

MEKI thotë se edhe pika e vetme në të cilën shprehet keqardhje për vonesën e sqarimit të kufijve të pasurisë botërore, reflekton situatën e kohës kur është përgatitur projektvendimi i UNESCO-s.

MEKI thotë se ka dërguar në Paris paketën e parë të hartave dhe ka marrë komentet paraprake nga Qendra e Trashëgimisë Botërore.

Por ndërsa MEKI flet “për një paketë të parë” të hartave të Butrintit kur UNESCO ka kërkuar një hartë të pronës, autoritetet shqiptare ende nuk kanë sqaruar se përse u mor vendimi dy vite më parë për heqjen nga Parku i Butrintit të rreth 800 hektarëve pa vënë në dijeni dhe pa marrë miratimin e UNESCO-s.

Gjatë një interpelance të zhvilluar të enjten me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe deputetja e opozitës Ina Zhupa, tha se në ish zonën tampon të Parkut Kombëtar të Butrintit po zhvilloheshin projekte të mëdha ndërtimore.

Duke treguar në parlament dy foto të investimeve zonja Zhupa tha se “këto janë modele zhvillimi që injorojnë UNESCO-n, që ndërtojnë në zonat e mbojtura dhe që fragmentarizojnë Butrintin”.

voa

Firmoset marrëveshja, 136 milionë euro grant nga BE për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit

hekurudha

Shqipëria, BE dhe BERZH kanë firmosur një marrëveshje për marrjen e 136 milionë euro grant nga Bashkimi Evropain për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Marrëveshja u nënshkrua sot (26 korrik), nga Ministri i Financave Ervin Mete, Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato dhe Shefja e BERZH-it në Shqipëri Ekatarina Solovova.

 

Teksa ka shprehur vlerësimet për mbështetjen e BE përmes fondeve për zhvillim të infrastrukturës së rëndësishme për vendin, Ministri Mete tha se granti prej 136 milionë euro është më i madhi i akorduar ndonjëherë. Ky grant do të shërbejë për krijimin e një sistemi modern të transportit, tha Mete, duke shtuar se kjo do të behet sipas standardeve të BE-së.

“Investimi synon të përmirësojë më tej infrastrukturën dhe konektivitetin në Shqipëri nëpërmjet ofrimit të një shërbimi modern të transportit dhe arritjen e lëvizshmërisë së qëndrueshme sipas standardeve të BE-së. Granti që nënshkruajmë sot prej 136 milionë Euro është granti më i madh i akorduar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian për një projekt investimi në Shqipëri. Duke i shtuar edhe grantin për linjën hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, shuma totale e granteve të akorduara nga institucionet e BE-së për investime në infrastrukturë pritet të arrije në mbi 200 milionë Euro. Gjithashtu Plani i ri i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor nga i cili Shqipëria pritet të përfitojë mbi 900 milionë Euro në formë grant ose kredi të buta, do të krijojë edhe me tepër hapësirë financimi për mbështetjen e projekteve prioritare në vend”, tha Mete.

Ky investim është pjesë e strategjisë së BE-së për ta shtrirë Rrjetin Trans-Evropian të Transportit të BE-së – TEN-T – në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo është lidhja hekurudhore ndërkombëtare e Shqipërisë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe të BE-së. Ky grant i BE-së përmbyll strukturën financiare të projektit dhe shënon fillimin e zbatimit të tij. Investimi do t’u mundësojë Hekurudhave Shqiptare të elektrizojnë më shumë se 120 km binarë dhe të rinovojnë 12 stacione treni, përfshirë sisteme të reja sinjalizimi, si dhe përmirësime të sigurisë. Kjo do të mundësojë udhëtime më të sigurta dhe më të shpejta me shpejtësi funksionimi deri në 100 km/h.

rtsh

Kroacia i shpalli “të padëshirueshëm” tre zyrtarë të Malit të Zi

istina pravda

Kroacia i shpalli persona “të padëshirueshëm” tre zyrtarë të lartë të Malit të Zi, të cilët hartuan dhe siguruan miratimin e një rezolute në parlamentin e Malit të Zi, në të cilin thuhet e është kryer gjenocid në një kamp përqendrimi të drejtuar nga një regjim kroat pro-nazist, gjatë të Luftës së Dytë Botërore.

 

Ministria kroate e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, në një notë dorëzuar ambasadës së Malit të Zi në Zagreb, tha se Andrija Mandiç, kryetar i parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezheviç, deputet dhe Aleksa Beçiç, zëvendëskryeministër malazez, janë shpallur persona të padëshirueshëm në Kroaci.

Në njoftim thuhet se të tre u shpallën të padëshirueshëm për shkak të veprimeve sistematike për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Kroacinë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane shpreh keqardhjen që shumica në Parlamentin e Malit të Zi vendosi të injorojë thirrjet e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë për të mos ndërmarrë veprime që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në rrugën evropiane të Malit të Zi”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme kroate theksoi se “Republika e Kroacisë pret që Mali i Zi të sillet në përputhje me vlerat evropiane dhe në frymën evropiane dhe se do të përqendrojë përpjekjet e saj në përmbushjen e mëtejshme të kushteve dhe kritereve në procesin e anëtarësimit”.

Me 28 qershor, parlamenti i Malit të Zi miratoi një deklaratë mbi “gjenocidin” në kampin e Jasenovcit në Kroaci, ku dhjetëra mijëra serbë etnikë, hebrenj dhe kroatë anti-nazistë u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zagrebi tha se miratimi i rezolutës ishte “i papranueshëm, i papërshtatshëm dhe i panevojshëm” me qëllimin “jo për të ndërtuar një kulturë përkujtimi” por për të shfrytëzuar “kujtimin e viktimave të Jasenovcit për qëllime politike afatshkurtra”.

Tre zyrtarët pro-serbë dhe pro-rusë malazezë kërkuan që parlamenti i vendit të miratonte rezolutën për Jasenovcit, pasi Mali i Zi mbështeti një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjës, ku forcat serbe vranë rreth 8,000 myslimanëve boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Rezoluta e OKB-së zemëroi Serbinë, një vend që ushtron një ndikim të konsiderueshëm në Malin e Zi, ku rreth një e treta e popullsisë prej 620,000 banorësh e deklarojnë veten si serbë.

Mali i Zi, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, u bë pjesë e NATO-s në vitin 2017, mes kundërshtimit të Rusisë dhe pakënaqësisë së Beogradit. Më herët këtë javë parlamenti i Malit të Zi mirato riorganizimin e qverisë së duke përfshirë partitë pro-serbe dhe pro-ruse.


Riorganizimi i tillë nxiti reagimin e Shteteve të Bashkuara, që u shprehën të shqetësuara “për përfshirjen në qeveri të partive dhe udhëheqësve që nuk e dënojnë agresionin rus në Ukrainë, kundërshtojnë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe veprimet e të cilëve janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

voa

Kuriozitete që mbase nuk i dinit mbi Lojërat Olimpike

Lojrat Olimpike

Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do të nis zyrtarisht  siparin në orën 19:30 minuta, me ceremoninë e hapjes në Paris që do të zgjasë 4 orë,  një veprimtari që do të bëjë bashkë 10. 500 sportistë nga e gjithë bota. Rtsh-sport do të transmetojë ngjarjen e madhe , festimet e së cilës nuk zhvillohen si gjithnjë në stadium, por do të jenë  160 varka me të cilët sportistët pjesëmarrës do të lundrojnë nëpër lumin Senë.

Lojërat Olimpike moderne ose Olimpiada janë një ngjarje sportive ndërkombëtare e sporteve verore dhe dimërore në të cilat mijëra atletë nga e gjithë bota marrin pjesë në një larmi garash. Lojërat Olimpike konsiderohen garat më të mëdha sportive në botë me më shumë se 200 vende pjesëmarrëse. Lojërat Olimpike mbahen çdo katër vjet, me Lojërat Verore dhe Lojërat Dimërore të alternuara çdo katër vjet, me nga dy vjet larg njëra tjetrës.
Lojërat olimpike antike
Lojërat olimpike antike fillimisht ishin një festival ose festë për nder të Zeusit ndërsa aktivitetet si gara në ecje, vrapim dhe ndeshjet e mundjes u shtuan më vonë. Lojërat Olimpike Antike u mbajtën për nder të Zeusit, e ku grekët u dhanë atyre një origjinë mitologjike . Olimpiada e parë datohet tradicionalisht në 776 para Krishtit. Ato vazhduan të festoheshin edhe kur Greqia ra nën sundimin Romak. Lojërat (olimpiadat) mbaheshin çdo katër vjet, duke u bërë një njësi e kohës në kronologjitë historike. Lojërat olimpike përbënin manifestimin me madhështor te grekeve te lashte.
Lojërat Olimpike moderne
Lojërave Olimpike moderne u frymëzua nga Lojërat Olimpike Antike, të cilat mbaheshin në Olimp, të Greqisë, nga shekulli VIII p.e.s. deri në shekullin e IV të erës sonë. Baroni Pierre de Coubertin si themelues i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin 1894, njëkohësisht bëri edhe rifillimin e organizimit të lojërave të para moderne olimpike në Athinë në vitin 1896.
Zjarri Olimpik
Sipas mitit grek, zjarri iu dha njerëzimit nga Prometeu, që e mori nga Perënditë për të ndihmuar në përparimin e njerëzimit. Zjarri ishte diçka e shenjtë dhe hyjnore, ndaj ai vazhdonte të digjej gjatë gjithë Olimpiadës, si një mënyrë për ta vlerësuar atë histori.
Flakët vazhdonin të digjeshin në altarët e perëndeshave Hestia dhe Hera dhe perëndisë Zeus. Në kohët moderne, këto altarë nuk ekzistojnë më, por tradita e flakës olimpike ka mbijetuar. Ajo mund të mos i referohet më drejtpërdrejt mitit të vjetër të Prometeut, por gjithsesi lidh së bashku të kaluarën dhe të tashmen.
rtsh