Pse ka nevojë Evropa për Shqipërinë?

Robert MenasseShkrimtari austriak, Robert Menasse, në intervistë me DW për romanin e tij të fundit “Zgjerimi”, mbi Shqipërinë si vend kandidat e prirjet aktuale brenda BE-së.

Libri i shkrimtarit austriak, Robert Menasse, “Zgjerimi”, i cili është përkthyer edhe në gjuhën shqipe, u prezantua së fundmi në Tiranë dhe në Prishtinë. Romani flet për Shqipërinë si kandidate për anëtarësim në BE në kontrast me prirjet aktuale që mbizotërojnë në radhët e BE-së.

DW: Pse ka nevojë Evropa për Shqipërinë?

Ka shumë arsye. Për mua, arsyeja më e rëndësishme është se Ballkani Perëndimor thjesht i përket Evropës dhe gjithmonë është perceptuar si një rajon krizash. Nëse dikush këtu mund të sjellë paqe, ky është projekti i paqes së BE-së, sepse të gjitha kufijtë kombëtarë zhduken, krijohet një treg i përbashkët dhe gjithashtu është shumë i rëndësishëm një sistem i njëjtë ligjor. Ka dhe arsye të tjera, siç ka thënë zonja Merkel, Shqipëria ka rezervat më të mëdha të bakrit dhe kromit në Evropë dhe kjo i duhet industrisë gjermane, një arsye tjetër kjo që më bën të qesh…

DW: Pse libri quhet “Zgjerimi”?

Sepse ka të bëjë me vendet që duan të hyjnë në BE, ndërsa nga ana e BE-së, kjo shihet si zgjerim. Më interesoi të zbuloja si është të jetosh në këtë vend (në Shqipëri), si është mentaliteti, kultura etj. Në Shqipëri, ku shumica dërrmuese e popullsisë dëshiron të hyjë në BE, ndërsa ka anëtarë që shkelin ligjin evropian dhe bllokojnë zhvillimin evropian. Ky është një kundërshtim i tmerrshëm. Për më tepër, një arsye tjetër që më bindi për pranimin në BE është optimizmi i madh dhe dinamika që ndjeva aty, përkundër shteteve anëtare që sot janë shumë pesimiste, me frikëra dhe dyshime për të ardhmen. Një injeksion optimizmi do t’i bënte mirë BE-së.

DW: Pse keni përdorur në kopertinën e librit figurën e Skënderbeut ?

Skënderbeu është një figurë interesante. Historikisht është një hero evropian që ka luftuar kundër osmanëve dhe ka mbrojtur Perëndimin e krishterë. Në atë kohë, përmendore të tij kishte në shumë qytete të Evropës, por kur filloi krijimi i kombeve, ai u harrua, sepse nuk përfaqësonte një hero kombëtar. Më pas, ai u bë hero kombëtar në Shqipëri. Ishte i pari që bashkoi klane, grupe e fise etnike dhe kështu vendosi bazën për shtetësinë e Shqipërisë. Kjo dialektikë e heroit kombëtar evropian më interesonte.

DW: Shumë mendojnë se në protagonistët e librit keni përfshirë edhe kryeministrin shqiptar. A qëndron ky hamendësim?

Po, kryeministri shqiptar është kryeministri shqiptar. Në romanin tim është ai ashtu si në realitet. Të shpikja diçka tjetër do të ishte fëminore. Ai është një rast shumë interesant në politikën evropiane, sepse, me aq sa di, është i vetmi kryetar shteti që është edhe artist i njohur dhe ka artistë në ekipin e tij të këshilltarëve, gjë që është shumë e pazakontë dhe natyrisht që më tërhoqi interesin.

DW: BE-ja ka nevojë për reforma, por nuk është në gjendje t’i realizojë ato. A duhet të shtypë një buton “reset” para një zgjerimi të ri?

Nëse do të bëhej shpejt, padyshim do të ishte e dobishme. Por tani situata në BE është shumë e ndërlikuar. Zhvillimi evropian, që ishte menduar të tejkalonte nacionalizmin, tani është bllokuar nga rindezja e nacionalizmit në disa vende anëtare. Situata ka vetëm një rrugëdalje të mirë, ose një rrugë të tmerrshme. Rrugëdalja e mirë është të arrijmë ta rindërtojmë idenë e BE-së dhe ta ngulitim sërish në ndërgjegjen e qytetarëve evropianë, duke treguar se gjithçka e arritur deri tani ka përmirësuar jetën dhe paqen e të gjithë evropianëve. Kështu mund të realizohet reforma institucionale dhe mund të punohet për një Kushtetutë Evropiane. Nëse ndodh rruga e keqe dhe BE-ja shpërbëhet, atëherë do të pasojë mjerimi, dhe mund të ketë edhe luftë civile. Atëherë njerëzit do të thonë se kjo nuk duhej të kishte ndodhur kurrë dhe gjithçka do të fillojë nga e para.

dw

Fshatrat shqiptare në Maqedoni u shndërruan në hi, ndërsa Shqiptarët luftonin në Çanakale (betejën e Gallipolit 1915-1916) ku u vranë rreth 25.000 shqiptarë!

Ohri më 1916

Ohri 1916 

Fshatrat shqiptare në Maqedoni të shndërruara në hi

“Udhëtari nëpër Maqedoni, sidomos aty ku kishte fshatra shqiptare, sheh kryesisht hi, siç na e përshkruan vetëm historia mesjetare gjatë pushtimit të Gadishullit Ballkanik nga popujt barbarë! Unë këtu do të radhis vetëm disa nga fshatrat shqiptare, disa prej të cilave i kam parë personalisht dhe të tjerat i kam hulumtuar nga afër, që tashmë janë të rrënuara. Kështu në Gostivar nga ana serbe u vra një numër i madh i shqiptarëve dhe shumë fshatra u bënë shkrumbehi, ndërsa për t’iu shpëtuar krimeve popullsia e shumë fshatrave të tjera u largua për në Shqipëri”, historiani dhe studiuesi i folklorit, prof. Jordan Ivanov (Йордан Иванов 1872 – 1947), i angazhuar nga administrata ushtarako-politike bullgare në ekipin e hulumtuesve dhe ekspeditës trupetërthor viseve shqiptare që nisi në gjysmën e parë të korrikut dhe zgjati deri në gjysmën e parë të shtatorit të vitit 1916

Historiani dhe studiuesi i folklorit, prof. Jordan Ivanov (Йордан Иванов 1872 -1947) –  i angazhuar nga administrata ushtarako-politike bullgare në ekipin e hulumtuesve dhe ekspeditës trupetërthor viseve shqiptare që nisi në gjysmën e parë të korrikut dhe zgjati deri në gjysmën e parë të shtatorit të vitit 1916 – duket të ketë qenë i pafat, sepse atij i kishte rënë hise që t’i vizitonte viset shqiptare ku forcat serbe kishin vrarë shumë shqiptarë, por edhe i kishin djegur vendbanimet e tyre. Fillimisht ai e ka përshkruar gjendjen që ka mbretëruar në tokat shqiptare pas Luftës së Parë Ballkanike.

“Hakmarrja për Kosovën”

“Ngjarjet nga Lufta Ballkanike patën ndikim të papritur në rënien e numrit të popullsisë shqiptare, veçanërisht në zonat afër kufirit të pretenduar perëndimor nga ana e bullgarëve. Ndërsa te serbët për një kohë të gjatë ishte ushqyer ndjenja e hakmarrjes kundër turqve dhe shqiptarëve, apo ‘hakmarrja për Kosovën’. Hyrja e serbëve në trojet shqiptare në vitin 1912 u shoqërua me hakmarrje mizore ndaj shqiptarëve, që kinse e kishin ‘zaptuar’ Kosovën klasike serbe dhe viset fqinje. Si pasojë e vrasjeve, mizorive, një numër i madh i shqiptarëve dhe turqve u larguan drejt jugut për në (portin – S. L.) Selanik, përpara marshimit serb, derisa banorët e fshatrave ndaluan nëpër qytete si në Prizren, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Manastir e të tjerë me shpresën se ata aty do të liheshin të qetë prej ushtrisë serbe. Mirëpo, shqiptarët e mbetur nëpër fshatra iu nënshtruan vuajtjeve të rënda: vrasjeve, grabitjeve, shkatërrimeve të fshatrave të tëra. Me qëllim të shpagimit të të këqijave shekullore që prijësit shqiptarë në disa krahina më herët kinse ua kishin shkaktuar atyre, në ndihmë të serbëve u vunë edhe të krishterët vendës… Mizoritë serbe u kritikuan ashpër edhe nga shtypi evropian, veçanërisht nga ai austriak por edhe anglez. Megjithatë shpopullimi i vendbanimeve shqiptare vazhdoi kështu që pësuan gjithashtu edhe shqiptarët në ‘Maqedoninë e vërtetë’ në krahinat e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Manastirit etj. Disa prej këtyre vendbanimeve u pretenduan nga Austria, duke u mbështetur në argumentin e popullsisë shumicë shqiptare. Tani pas pushtimit serb të vitit 1912, pas kryengritjes shqiptare të vitit 1913, pas masakrave të reja të vitit 1915, kur shqiptarët sërish iu nënshtruan edhe një herë shfarosjes në prag të tërheqjes serbe, në këto zona nuk mund të bëhet më fjalë për popullatë shumicë shqiptare!”, ka shkruar prof. Jordan Ivanov i bindur se një hulumtim i thellë i mbështetur në të dhëna statistikore, do ta zbulonte numrin e saktë të shqiptarëve të vrarë e të masakruar. Ivanov në vijim e ka përshkruar tablonë e krimeve të ushtrisë serbe përgjatë vitit 1913.

Varret – dëshmi i mizorive serbe ndaj shqiptarëve 

“Udhëtari nëpër Maqedoni, sidomos aty ku kishte fshatra shqiptare, sheh kryesisht hi, siç na e përshkruan vetëm historia mesjetare gjatë pushtimit të Gadishullit Ballkanik nga popujt barbarë! Unë këtu do të radhis vetëm disa nga fshatrat shqiptare, disa prej të cilave i kam parë personalisht dhe të tjerat i kam hulumtuar nga afër, që tashmë janë të rrënuara. Kështu në Gostivar nga ana serbe u vra një numër i madh i shqiptarëve dhe shumë fshatra u bënë shkrumbehi, ndërsa për t’iu shpëtuar krimeve popullsia e shumë fshatrave të tjera u largua për në Shqipëri. Prej fshatrave shqiptare që pësuan vlen të përmenden: Reçani, Vrutoku, Znula, Raveni, Elloci i Epërm, Orçushi, Simnica, Gjonovica, Dobridoli, Kalishta, Çegrani, Forina, Çajla etj. Pothuajse të njëjtin fat patën edhe fshatrat shqiptare të Tetovës si: Grupçini, Çifliku, Lomnica, Cerova, Senokosi, Novosella, Dobarca, Kopaçindolli etj. Varret e reja të viktimave mund të shihen ende nëpër rrugë dhe fshatra. Për mizoritë serbe dhe shfarosjen e shqiptarëve dëshmi ishin 80 varre të hapura njëra pranë tjetrës dhe popullata ende fliste me frikë për shqiptarët e hedhur në lumin e Vardarit poshtë Gostivarit, afër fshatit të Çajlës, Forinës dhe Çegranit. Hiri i këtyre fshatrave të djegura ende qëndron si dëshmi dhe ngjall trishtim e nxit reflektime për fatin e zi të shqiptarëve të këtyre fshatrave. Gjithashtu të tilla janë shkatërrimet në rajonet e tjera perëndimore si në Manastir, Kërçovë, Strugë për shembull në fshatrat: Murgash, Suhodoll, Pribillcë, Obednik, Zërnec, Kraguevë, Gradishtë, Kazhan, Ramnë, Dollenc, Sop, Zajaz, Fergovë, Radolishtë dhe shumë fshatra të tjera”, ka përfunduar prof. Ivanov, ndërsa hulumtimi i tij është përmbyllur më 3 dhjetor 1916.

Qarqet ku numri i popullsisë në vitet 1913 – 1916 kishte pësuar rënie të dukshme

Se sa kishte ndryshuar numri i popullsisë në vitet 1913 – 1916 ne megjithatë jemi përpjekur të sigurojmë të dhëna zyrtare duke u shërbyer me të dhënat statistikore të regjistrimit të organizuar nga administrate okupuese e Serbisë në vitin 1913. Të dhënat e këtij regjistrimi janë publikuar në një libër më vete me titull “Fjalor i vendeve në krahinën e çliruar të Serbisë së Vjetër” të autorit M. A. Vujçiq, i cili njëherësh edhe e ka bërë organizimin administrativ të viseve të okupuara menjëherë pas Luftës së Parë Ballkanike. Libri është botuar në Beograd në vitin 1914. (М. А. Вујичић, Речник места у ослобођеној области Старе Србије, Београд 1914)

Ndërsa regjistrimi i popullsisë në viset shqiptare, që ishin pjesë e zonës okupuese bullgare, u bë tre vjet më vonë, gjegjësisht përgjatë vitit 1916. Të dhënat e këtij regjistrimi nën përkujdesje të Ministrive të Punëve të Brendshme dhe Shëndetësisë Popullore janë publikuar në një libër të veçantë të titulluar “Lista e vendbanimeve në Maqedoni, Moravë dhe Odrin” në vitin 1917 në Sofje. (Списъкъ на населенитѣ мѣста въ Македония Моравско и Одринско, София 1917). Me qëllim të verifikimit sa më të saktë të gjendjes në viset shqiptare në vitet 1913 – 1916, ne e kemi bërë krahasimin e të dhënave zyrtare të dy regjistrimeve, pra serb dhe atij bullgar. Fillimisht jemi nisur nga Qarku i Prishtinës që në vitin 1913 përbëhej prej 54 komunave, 576 fshatrave dhe në të ishin të regjistruar 193 337 banorë. Ndërsa nën administratën bullgare Qarku i Prishtinës përbëhej prej 60 komunave dhe 533 fshatrave. Në kuadër të këtij qarku bënin pjesë Rrethi i Gjilanit me 78 284 banorë, i Graçanicës me 36 950, i Llapit me 27 084, i Nerodimes me 32 845. Sipas regjistrimit të vitit 1913, selia e qarkut Prishtina i kishte 18 174 banorë. Ndërsa sipas organizimit bullgar në Qarkun e Prishtinës ishin përfshirë Rrethi i Gjilanit me 79 301 banorë, i Podujevës apo Llapit 27 762 banorë, Rrethi i Prishtinës me 65 577 banorë, Rrethi i Ferizajt me 34 088 banorë. Selia e qarkut Prishtina, sipas regjistrimit të vitit 1916, i kishte 15 960 banorë gjegjësisht 2214 banorë më pak se para tre vjetëve. Po ashtu numri i përgjithshëm i banorëve ishte zvogëluar edhe në Rrethin e Gjilanit dhe në tre vjetët e kaluar ky rreth i kishte 1017 banorë më pak, ndërsa në Rrethin e Ferizajt numri ishte zvogëluar për 1243 banorë.

Kartolinë e Gostivarit e vitit 1928

 

Kartoline e Gostivarit 1928

Qarku i radhës është ai i Prizrenit dhe në vitin 1913 në të ishin regjistruar 124 101 banorë. Në Qarkun e Prizrenit ishin përfshirë Rrethi i Gorës me 28 117 banorë, Podgorës me 17 471 banorë, Podrimes me 34 551, i Sharrit me 22 718 banorë. Prizreni si seli e qarkut i kishte 21 244 banorë. Ndërsa sipas regjistrimit bullgar të vitit 1916 Qarku i Prizrenit i kishte 88 031 banorë, pra në tërë qarkun numri ishte zvogëluar për 36 070 banorë. Por, këtë shifër nuk duhet marrë si të saktë, pasi një pjesë e krahinës së Prizrenit në vitin 1916 i përkiste zonës e cila administrohej nga Austro-Hungaria. Kjo vërehet edhe nga ndarja në vijim, pasi duhet potencuar se në vitin 1913 ky qark përbëhej prej 62 komunave, 256 fshatrave, ndërsa në vitin 1916 numri i komunave ishte 39 dhe nën administrimit të Qarkut të Prizrenit ishin përfshirë edhe 253 fshatra. Për dallim prej vitit 1913 tashmë në përbërje të Qarkut të Rahovecit ishin Rrethi i Rahovecit me 34 747 banorë, i qytetit të Prizrenit me rrethinë me 19 586 banorë, Rrethi i fshatrave të Prizrenit me 19 190 dhe Rrethi i Suharekës me 14 508 banorë. Në lidhje me numrin e popullsisë në Qarkun e Prizrenit, si më të sakta duhet marrë të dhënat e regjistrimit bullgar, që kanë evidentuar se selia e qarkut Prizreni i kishte 19 586 banorë, pra me këtë dëshmohej se në tre vjetët e fundit Prizrenit i mungonin 1 658 banorë.

Megjithatë rënia e dukshme e numrit të popullsisë më së shumti ka ndodhur në Qarkun e Manastirit dhe në atë të Ohrit. Qarku i Manastirit në vitin 1913 numëronte 232 646 banorë. Në përbërje të këtij qarku veç tjerash ishin përfshirë Rrethi i Manastirit, Kërçovës, Krushevës, Morihovës, Prespës dhe Prilepit, ndërsa selia e qarkut ishte në Manastir që atëbotë i kishte 48 370 banorë. Tre vjet më vonë më 1916, Manastiri si qendër kishte pësuar shumë, sepse në të tani ishin vetëm 36 000 banorë pra numri ishte zvogëluar për 12 370 banorë! Po ashtu numri i banorëve ishte zvogëluar në Rrethin e Krushevës që në vitin 1913 i kishte 26 271 banorë, ndërsa në vitin 1916 aty ishin regjistruar 22 764 banorë ose 3507 banorë më pak, më pastaj zvogëlim të numrit të banorëve kishte edhe në Rrethin e Prilepit që në vitin 1913 i kishte 53 467 banorë, ndërsa tre vjet më vonë 50 962 banorë, apo 2505 banorë më pak. Në këtë pikëpamje gjendje aspak më e mirë nuk ishte edhe në Qarkun e Ohrit ku selia e këtij qarku, Ohri në vitin 1913 i kishte 11 038 banorë, ndërsa në vitin 1916 aty ishin regjistruar vetëm 9000 banorë, gjegjësisht 2038 më pak.

Skënder Latifi

Derisa në territoret shqiptare bëheshin masakrat dhe pastrimet etnike, ushtria osmane i mori shqiptarët për të luftuar për interesat e saj në Turqi!

 

Në luftën e Çanakalasë ose betejën e Gallipolit  25 prill 1915 deri më 9 janar 1916 në Turqi.

Kjo ishte një nga betejat më të madhe në luftën e parë botërore.

Nga njëra anë luftonin ushtritë Angleze dhe Franceze dhe në anën tjetër luftonte ushtria osmane me ndihmë nga Austro-Hungaria dhe Gjermania.

Të dyja ushtritë kishin rreth 250.000 veta.

Në fund të betejës, Perandoria Osmane fitoi. Rreth 280,000 veta vdiqën për shkak të luftës.

 

Pjesë e Luftës së Parë Botërore  – rreth 25.000 shqiptarë u vranë.

Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë – Harris dhe Trump intensifikojnë fushatat

Harris TrumpNdërsa kanë mbetur pesë ditë nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, kandidatja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republikan, Donald Trump, kanë intensifikuar fushatat dhe sulmet e ndërsjella.

 

Fushata e demokrates Harris ka hasur vështirësi që të shtojë mbështetjen mes votuesve meshkuj ndërsa komentet e republikanit Trump për gratë kanë shtuar hendekun e mbështetjes për të.

Gjatë një tubimi të enjten në Arizona, demokratja Harris tha se komenti i kundërshtarit të saj se do t’i mbrojë gratë, pavarësisht nëse do t’u “pëlqejë atyre apo jo”, tregon se kandidati republikan për president nuk i kupton të drejtat e grave “për të marrë vendime për jetën, përfshirë edhe trupin e tyre”.

“Unë mendoj se është fyese për të gjithë, meqë ra fjala”, tha zonja Harris përpara se të niste fushatat në shtetet e pavendosura të Arizonës dhe Nevadës.

Gjatë një tubimi në Feniks të Arizonës, zonja Harris tha se kundërshtari i saj: “Nuk e respekton lirinë apo mençurinë e grave për të vendosur për gjërat që u interesojnë atyre dhe për të marrë vendime në përputhje me rrethanat. Ne kemi besim tek gratë”.

Komentet e zotit Trump vijnë ndërsa ai ka ndeshur vështirësi për të rritur mbështetjen mes votueseve. Kandidati republikan për president flet në përgjithësi për mbrojtjen e grave nga kriminelët, terroristët dhe elementët e huaj, çka përputhet me tablonë e zymtë të një vendi në rënie, siç e cilëson ai Amerikën.

“Unë do t’i mbroj nga emigrantët që vijnë. Unë do t’i mbroj nga vendet e huaja që duan të na godasin me raketa dhe shumë gjëra të tjera”, u shpreh zoti Trump gjatë një tubimi në Green Bay të shtetit Uiskonsin.

Sipas të dhënave nga firma analitike “TargetSmart”, rreth 1.2 milionë gra më shumë se burra kanë marrë pjesë në votimet e hershme në shtatë shtete që cilësohen si fushëbetejë.

Ndalesat e fundit të zonjës Harris mbrëmjen e së enjtes ishin qytetet Las Vegas dhe Reno të Nevadës, një shtet fushëbetejë.

Mbrëmjen e së enjtes, ish Presidenti Donald Trump zhvilloi një tubim në qytetin Albuquerque të shtetit New Mexico ndërsa ka në plan të ndalojë në Salem të Virxhinias të shtunën.

Ekipi i fushatës së republikanit Trump thotë se është optimist bazuar pjesërisht tek pjesëmarrja në votimet e hershme. Drejtuesit e fushatës thonë se ka gjasa që republikani Trump të fitojë në shtetet New Mexico dhe Virxhinia. Hera e fundit që këto shtete votuan për një kandidat republikan për Shtëpinë e Bardhë është në vitin 2004, për Presidentin George W. Bush.

Kandidatët e dy kampeve kundërshtare kanë zhvilluar tubime të shumta në shtetet fushëbetejë, me 21 tubime në Pensilvani, 17 në Miçigan dhe 13 në Karolinën e Veriut.

Ndërkohë kandidati republikan për president, Donald Trump, ngriti padi të enjten kundër kanalit televiziv CBS News, lidhur me një intervistë të rivales së tij demokrate të transmetuar në emisionin “60 Minutes” në fillim të tetorit, për cilën pretendon se ishte manipuluar, sipas dokumenteve të depozituara në gjykatë.

Aktpadia pretendon se rrjeti CBS transmetoi dy përgjigje të ndryshme nga kandidatja Harris për një pyetje në lidhje me luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gazë.

“Pretendimet e përsëritura nga ish Presidenti Trump janë të rreme”, tha një zëdhënës i rrjetit CBS. “Padia e ngritur nga zoti Trump kundër rrjetit CBS është krejtësisht e pabazë dhe do të mbrohemi fuqishëm kundër saj”.

Demokratja Harris dhe republikani Trump janë në një garë shumë të ngushtë, ndërsa në ditët e fundit po përpiqen t’i bëjnë për vete ata që mund të jenë ende të pavendosur dhe për të mobilizuar pjesëmarrjen në votime të bazës së tyre.

voa

 

Kriza e ekonomisë gjermane: Kush blen sot Volkswagen?

VWVW gjendet në krizë dhe tani po pret rezultatet e negociatave. Fitimet po bien, kërcënon mundësia e pushimit nga puna të punëtorëve. Çfarë po bën politika?

 

Termi “Zeitenwende” (pika e kthesës) është aktualisht në trend. Ai u përdor nga kancelari federal Olaf Scholz për të përshkruar sfidat e reja të politikës së sigurisë, me të cilat u përball Gjermania pas sulmit rus në Ukrainë. Por sot përdoret gjithashtu në kontekste të tjera. Politika ekonomike dhe Volkswagen është një shembull i jashtëzakonshëm i sfidave aktuale.

Industria gjermane e automjeteve është në telashe për shkak të humbjes në rritje të rëndësisë së motorëve me djegie në tregjet kryesore (SHBA, Kinë, Evropë) dhe kalimit në prodhimin e makinave elektrike.

Elektromobiliteti po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Studimi i fundit i firmës konsulente PricewaterhouseCoopers (PwC) thotë se numri i regjistrimeve të automjeteve me bateri (BEV) do të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme. Vëzhguesit e tregut nga Frankfurti tregojnë se cilat modele janë aktualisht të suksesshme e cilat jo. Nga perspektiva gjermane, kjo është shqetësuese: Modeli Y i Teslës është deri tani makina më e shitur në tregjet kryesore. Modelet e VW janë shumë prapa.

Elektromobiliteti eliminon vendet e punës

Frank Schwope nga Universiteti i Ndërmarrjeve të Mesme në Hannover beson se kjo është një nga arsyet e problemeve të prodhuesit më të madh gjerman të makinave, Volkswagen. I pyetur nga DW, eksperti i makinave thotë se këtu luajnë një rol të rëndësishëm “ndryshimet e mëdha që kanë ardhur nga konkurrentët kinezë”. Sipas VW, këto ndryshime po çojnë në një rënie të madhe të fitimeve: në tremujorin e tretë të 2024, fitimet kanë qenë rreth 64 për qind më të ulëta se një vit më parë.

Si përgjigje, koncerni planifikon të kursejë kryesisht në kostot e punës. Një ulje prej dhjetë për qind e pagave do të sillte 800 milionë nga kursimet e planifikuara prej katër miliardë eurosh. Përveç kësaj, sipas këshillit të punëtorëve, VW planifikon të mbyllë tre fabrika dhe të shkurtojë dhjetëra mijëra vende pune.

Në Belgjikë, Audi, e cila është pjesë e koncernit VW, po ndërmerr hapa konkretë dhe planifikon të ndalojë prodhimin e makinave elektrike në Bruksel në fund të shkurtit – rreth 3.000 njerëz janë të punësuar atje. Kështu i tha agjencisë AFP të martën (29 tetor) një përfaqësues i sindikatës belge CNE.

Se sa e rëndë është situata, konfirmoi në të njëjtën ditë presidentja e Shoqatës së Industrisë së Automjeteve Gjermane (VDA), Hildegard Müller. Sipas saj, kalimi në lëvizjen elektrike do të kushtojë 140.000 vende pune shtesë në industrinë gjermane të automobilave gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Që nga viti 2019, rreth 46.000 vende pune janë shkurtuar tashmë. “Transformimi i industrisë sonë është një detyrë e madhe,” i tha ajo Reuters, duke shtuar: “Është thelbësore që politika të mbështesë këto ndryshime.”

Politikanët dhe VW

Thirrja tek “politika” është gjithnjë e zëshme kur kompanitë kërkojnë kushte më të favorshme për të bërë biznes. Në rastin e Volkswagen-it, kjo thirrje ka një peshë të veçantë sepse në këtë krizë është e përfshirë edhe politika.

Volkswagen është themeluar në vitin 1938 si një ndërmarrje shtetërore dhe kurrë nuk është pavarësuar tërësisht, as pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore dhe rifillimit të prodhimit. Kryeministri i Saksonisë së Poshtme, ku ndodhet selia në qytetin Wolfsburg, është anëtar i bordit mbikëqyrës të këtij koncerni.

Kryeministri Stephan Weil (Partia Socialdemokrate) gjendet në një rol të dyfishtë – ai kërkon “zgjidhje alternative” dhe kërkon që politika të kontribuojë më shumë, për shembull me futjen e stimujve të rinj për blerjen e makinave elektrike dhe lehtësime të tjera nga BE.

Në nivel federal, asgjë nuk është bërë deri më tani për të ndryshuar kushtet e kornizës ekonomike, thotë drejtori i Zyrës së institutit amerikan gjerman Marshall Fund, në Berlin, Sudha David-Wilp. Në një intervistë për DW shton se vështirësitë ekonomike të Gjermanisë kërkojnë reforma të guximshme dhe të dhimbshme, por të nevojshme.

“Vitet nën udhëheqjen e zonjës Merkel ishin mjaft komode për Gjermaninë. Vendi kaloi edhe pandeminë COVID-19. Por tani nevojiten reforma”, saktësoi David-Wilp. Por partitë tradicionale kanë frikë nga rritja e populistëve, dhe ky është një problem serioz.

Për Volkswagen, situata ndërlikohet edhe më tje nga fakti se politika e Berlinit nuk ndjek një kurs të qëndrueshëm në promovimin e makinave elektrike. Partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP nuk kanë një politikë të përbashkët të menaxhmentit të VW-së.

Kriza e përgjithshme ekonomike

Por kriza në Volkswagen është vetëm një pjesë e një krize shumë më të gjerë. Ish-presidenti i institutit, Ifo Hans-Werner Sinn beson se “Volkswagen është vetëm viktimë e e-mobilitetit, kufizimit të motorëve me djegie në BE dhe kostove të larta të energjisë në Gjermani”.

Edhe Franziska Palmas, ekonomiste në kompaninë londineze Capital Economics, thotë për DW se “VW është simptomatike e krizës më të gjerë të industrisë gjermane, që shihet nga rënia e prodhimit prej rreth dhjetë për qind në korrik, në krahasim me fillimin e vitit 2023.

“Volkswagen është një simbol i suksesit të ekonomisë gjermane në 90 vite” tha Carsten Brzeski për DW. Por tani VW simbolizon një krizë: “Problemet e VW duhet të jenë një thirrje zgjimi përfundimtar për politikanët gjermanë për ta bërë vendin më tërheqës për investime.”

dw

Rusi: 10.000 ushtarë koreano-veriorë gati kundër Ukrainës

Korea verioreSHBA mendon se 8,000 ushtarë koreano-veriorë janë vendosur tashmë në Kursk, rajoni kufitar mes Rusisë dhe Ukrainës.

 

Sipas qeverisë amerikane rreth 8,000 ushtarë nga Koreja e Veriut kanë arritur tashmë në rajonin kufitar rus të Kurskut dhe janë gati për operacione luftarake kundër njësive ukrainase. “Ne mendojmë se në Rusi gjenden rreth 10,000 trupa nga Koreja e Veriut dhe sipas informacioneve të fundit, deri në 8,000 prej tyre janë vendosur në rajonin e Kurskut”, tha ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken.

Qeveria amerikane nuk ka parë ende ndonjë operacion luftarak të trupave koreano-veriore kundër forcave ukrainase, megjithatë ne “supozojmë se kjo do të ndodhë ditët e ardhshme,” tha Blinken.

Rusia i ka stërvitur ushtarët e Koresë së Veriut për beteja me artileri dhe operacionet bazë të këmbësorisë.

Zona e dislokimit të trupave është ende e paqartë

Blinken tha se është hera e parë që prej 100 vjetësh që Rusia fton trupa ushtarake të huaja në vendin e saj. Është e paqartë nëse ushtarët e Koresë së Veriut do të dislokohen për të zhvilluar operacione luftarake në territorin ukrainas apo nëse do të luftojnë në zonat e pushtuara nga Ukraina në Rusi. Sipas diplomatëve të OKB-së, është gjithashtu e mundur që koreano-veriorët të vendosen pas frontit dhe të marrin atje përsipër detyra logjistike.

Trupat koreano-veriore me uniforma ruse

Shërbimi sekret i Koresë së Jugut ka njoftuar disa ditë më parë se ushtarët nga Koreja e Veriut që janë vendosur në Rusi janë të veshur me uniforma ruse dhe u janë dhënë identitete të rreme për të fshehur origjinën e tyre të vërtetë. Presidenti rus Vladimir Putin nuk e mohoi praninë e ushtarëve të Koresë së Veriut dhe tha se edhe Ukraina mbështetet tek personeli i vendeve të NATO-s.

Pak ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte e quajti bashkëpunimin ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut si “kërcënim për sigurinë indo-paqësore dhe euro-atlantike”.

dw

Shtetet e Bashkuara kritikojnë projektligjet e miratuara nga Serbia që lidhen me Kosovën

MillerShtetet e Bashkuara kritikuan qeverinë e Serbisë për shkak të miratimit të një projektligji mbi juridiksionin gjyqësor serb në Kosovë, për të cilin Bashkimi Evropian tha se përbën shkelje të detyrimeve të Beogradit që dalin nga procesi i bisedimeve në Bruksel.

 

“Ne pajtohemi me BE-në…”, shkroi të enjten zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller.

“Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe zgjidhjet që dalin nga dialogu për të gjithë qytetarët, përfshirë serbët në Kosovë”, shkroi ai.

 

Të mërkurën, Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të rishqyrtojë projektligjet e miratuara nga qeveria serbe të hënën, në të cilat e shpall Kosovën si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe përcakton, siç thuhet, “kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës”.

Këto projektligje u paralajmëruar nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç më 13 shtator, si kundërpërgjigje ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për të shuar institucionet e emëruara nga Serbia.

 

Projektligji për kompetencën e autoriteteve gjyqësore, që ndër të tjera parasheh themelimin e një prokurorie të posaçme dhe një trupi gjykues të posaçëm “për t’i ndjekur penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në përndjekjen e popullatës serbe në Kosovë”, nxiti reagime të ashpra të autoriteteve në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti tha se projektligjet e tilla janë veprime armiqësore dhe agresive ndaj kushtetutshmërisë dhe sigurisë në Kosovë.

“Kërkojmë që në këtë pyetje të përgjigjen me saktësi dhe drejtësi faktorët ndërkombëtarë që na kanë ndihmuar aq shumë, por në të njëjtën kohë duhet të vazhdojnë të na mbështesin sepse Kosova si republikë në të cilën kanë kontribuar ata, sërish po sulmohet nga fqinji ynë verior”, tha ai.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje palëve që të shmangin veprimet që mund të nxisin tensione dhe të përqendrohen në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

voa

Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

eu usaAleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara po përgatiten për një Amerikë që është më pak e interesuar për ata, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet presidenciale. Ata gjithashtu mund të ndeshen me traumat e vjetra dhe probleme të reja nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

 

Zgjedhjet vijnë dy vjet e gjysmë pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës, gjatë të cilit Uashingtoni ka dhënë kontributin më të madh në mbështetje të Kievit. Ndihma amerikane për Ukrainën dhe përkushtimi ndaj aleatëve të NATO-s mund të vihen në pikëpyetje nëse Donald Trumpi fiton zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

Fitorja e Nënpresidentes Kamala Harris do të sillte një vazhdimësi të politikës aktuale, megjithëse ajo do të përballej me kundërshtimin republikan dhe lodhjen në rritje të publikut amerikan me luftën në Ukrainë, që po rrisin shqetësimin në Evropë se mbështetja amerikane për Kievin mund të zbehet.

Thirrja e zotit Trump për vendosjen e tarifave ndaj partnerëve amerikanë gjithashtu po shkakton shqetësim në Evropë, e cila tashmë po ndeshet me një rritjet të ngadaltë ekonomike. Por nuk është vetëm mundësia e një presidence të dytë të zotit Trump, që po shkakton ankth për të ardhmen në Evropë.

Zyrtarët evropianë besojnë se përparësitë e Shteteve të Bashkuara janë diku tjetër, pavarësisht se kush fiton. Lindja e Mesme është në krye të listës së përparësive të Presidentit Joe Biden tani, por Kina është përparësia kryesore në aspektin afatgjatë.

“Pozicioni qendror i Evropës në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara është i ndryshëm nga sa ishte në fillim të karrierës politike të zotit Biden”, thotë Rachel Tausendfreund, studiuese në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin. “Dhe nga ky këndvështrim, Joe Biden është presidenti i fundit transatlantik.”

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta kthejnë vëmendjen nga Azia, thotë ajo. “Kjo do të thotë që Evropa duhet të përparojë. Evropa duhet të bëhet një partner më i aftë dhe të menaxhojë më mirë zonën e saj të sigurisë”.

Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re mbrojtje me aleatin e NATO-s, Britaninë, tha se Shtetet e Bashkuara do të përqendrohen më shumë në rajonin e Indo-Paqësorit, “pra pyetja shtrohet, a do të bëjnë ata (ShBA) shumë më pak në Evropë, apo vetëm pak më pak.”

Ian Lesser, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare në Fondin Gjerman Marshall në Bruksel, thotë se “mbi të gjitha, Evropa po kërkon qartësi nga Uashingtoni” dhe kjo po mungon në një botë të trazuar, në të cilën çdo administratë do të përballet me probleme të tjera, që do të tërheqin vëmendjen e saj. “Por rreziku i përçarjes është qartësisht më i madh nëse Donald Trumpi kthehet në Shtëpinë e Bardhë.”

“Ekziston supozimi i vazhdimësisë së politikave aktuale” të Amerikës nëse Nënpresidentja Harris fiton, thotë ai. Shumë njerëz që janë marrë me politikat gjatë presidencës së zotit Biden ka të ngjarë të mbeten në detyrë. “Do të kishim një botë më të njohur, edhe nëse mjedisi strategjik do të sillte pasiguritë e veta.”

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po përqendrohen gjithnjë e më shumë në konkurrencën me Azinë, lufta e vazhdueshme në Evropë nënkupton që “kostoja e zhvendosjes së vëmendjes amerikane larg çështjeve të sigurisë evropiane do të ishte sot shumë më e larta se disa vite më parë”, thotë eksperti Ian Lesser. Aftësia e Evropës për t’u marrë me këtë varet nga shpejtësia me të cilën dalin këto probleme, shton ai.

Shpenzimet e pamjaftueshme në fushën e mbrojtjes të Evropës kanë acaruar administratat amerikane të të dyja partive për vite me radhë, megjithëse anëtarët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë, i rritën ato pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022. NATO parashikon se 23 nga 32 vendet anëtare do të përmbushin objektivin e saj për të shpenzuar 2% ose më shumë të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen këtë vit, krahasuar me vetëm tre vende anëtare një dekadë më parë.

Gjatë mandatit të tij nga viti 2017 deri në vitin 2021, Donald Trumpi kërcënoi t’i braktiste vendet që nuk përmbushnin detyrimet e tyre financiare. Në fushatën e këtij viti, ai sugjeroi se Rusia mund të bëjë çfarë të dojë me këto vende.

Kritikat i tij kanë minuar besimin dhe kanë shqetësuar vendet që kufizohen me Rusinë, duke përfshirë Estoninë, Letoninë, Lituaninë dhe Poloninë.

Evropianët e shohin luftën në Ukrainë si një sfidë ekzistenciale. Me kalimin e kohës, Shtetet e Bashkuara mund të kenë mendim tjetër për këtë luftë, ndërsa shenjat e lodhjes kanë filluar të shfaqen edhe në vetë Evropën.

Nëse zoti Trump fiton, “ka shumë shenja se ai nuk do të jetë i interesuar të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në këtë luftë” dhe mund të kërkojë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi apo një zgjidhje, që mund të mos i pëlqejë Kievit dhe Evropës, thotë ekspertja Rachel Tausendfreund. “Gjithashtu nuk ka shanse që Evropa të mund të mbushë boshllëkun ushtarak, nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqnin mbështetjen për Ukrainën.”

“Edhe nëse Nënpresidentja Harris fiton, ka një debat në rritje në të dyja anët e Atlantikut mbi strategjinë që duhet ndjekur pas përfundimit të luftës në Ukrainë”, thotë eksperti Ian Lesser.

Presidenti Biden theksoi nevojën për të vazhduar strategjinë aktuale në Ukrainë gjatë një vizite të shkurtër në Berlin, ku ai u takua me udhëheqësit gjermanë, francezë dhe britanikë.

“Ne nuk mund të heqim dorë nga ndihma për Ukrainën. Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë”, tha Presidenti Biden. “Ne duhet të vazhdojmë mbështetjen derisa Ukraina të fitojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”

Përvoja e ka mësuar 81 vjeçarin Biden se “ne nuk duhet nënvlerësuar fuqia e demokracisë dhe rëndësia e aleancave.”

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili i dha Presidentit Biden medaljen më të lartë të Gjermanisë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve transatlantike, shpreson që amerikanët do t’i dëgjojnë këshillat e zotit Biden.

“Në muajt në vijim, shpresoj që evropianët të kujtojnë se Amerika është e domosdoshme për ne”, tha ai. “Dhe gjithashtu shpresoj që amerikanët do ta kujtojnë se aleatët janë të domosdoshëm. Ne jemi më shumë se thjesht ‘vende të tjera’ në botë. Ne jemi partnerë dhe miq.”

Pavarësisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet në Amerikë, vitet e ardhshme mund të jenë të trazuara.

“Pavarësisht se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve javën e ardhshme, gjysma e vendit do të jetë e zemëruar”, thotë eksperti Ian Lesser, duke vënë në dukje se shanset janë të mëdha për një qeverisje të ndarë në Uashington. “Evropa do të përballet me një Amerikë shumë kaotike dhe ndonjëherë jofunksionale”, shton ai.

dw

 

Richard Record: Shqipëria dhe Kosova të përqëndrohen në diversifikimin e ekonomive të tyre

R RecordNë raportin e saj të fundit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore parashikon një rritje të moderuar ekonomike në dy vitet e ardhshme, por paralajmëroi se rajoni vazhdon të mbetet i brishtë dhe rritja e tij ekonomike e pasigurt.

 

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, eksperti kryesor i Bankës Botërore për rajonin, Richard Record tha se sfidat më të mëdha për Shqipërinë dhe Kosovën janë strukturore – çështjet si dallime në cilësinë e aftësive të forcës së punës, shpërputhja mes sektorit arsimor dhe nevojave të sektorit privat, si dhe sigurimi i investimeve cilësore, që do të siguronin vende pune më të qëndrueshme.

 

Zëri i Amerikës: Zoti Record, në raportin e fundit, Banka Botërore thotë se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor po funksionojnë në një mjedis të ndërlikuar, po përjetojnë rritje, por gjithashtu paralajmëron se ato do të përballen me pasiguri për të ardhmen. Çfarë po e pengon rritjen e rajonit?

Richard Record: Ne jemi optimist, por edhe të kujdesshëm sa i përket mundësive për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Kemi parë një forcim të shkallës së rritjes. Rajoni në tërësi ka shënuar një rritje nga 2.6 për qind vitin e kaluar në 3.3 për qind këtë vit. Është e rëndësishme të kuptojmë se kjo po ndodh në një mjedis me shumë sfida dhe me shumë pasiguri nga jashtë. Bashkimi Evropian, në veçanti Gjermania, që është partneri më i madh tregtar dhe për investimet në tërë rajonin, ka tani një gjendje të pandryshuar e ndoshta ekonomia e saj është në recesion. Mes kaq shumë paqëndrueshmërive në mjedisin e jashtëm, fakti që rajoni po përjeton rritje me shkallë të përshpejtuar ekonomike, është shumë inkurajuese. Dhe natyrisht, fakti që Ballkani Perëndimor ka rritje më të shpejt se Bashkimi Evropian, nënkupton një shkallë përafrimi sa i përket standardit të jetesës.

 

Zëri i Amerikës: A është e mjaftueshme kjo rritje ekonomike që të ndihet konkretisht nga banorët?

Richard Record: Gjithmonë do të dëshironim të shihnim një rritje më të shpejtë, ngaqë sfida kryesore është se në cilën pikë do të arrijmë të shohim një përputhje mes standardit të jetesës në Ballkanin Perëndimor me mesataren e Bashkimit Evropian. Natyrisht, rritja ekonomike mbi 3 për qind është shenjë inkurajuese. Do të dëshironim të ishte më e shpejtë. Rritja vjen kryesisht për shkak të niveleve më të larta të konsumit, që do të thotë se përderisa inflacioni ka shënuar rënie, besimi është rritur dhe kemi parë investim më të madh publik, që po nxit aktivitetin ekonomik. Mjedisi i jashtëm është gjithsesi i vështirë. Nuk kemi parë rritje të eksporteve. Por ndoshta ndërkohë që ekonomia e Bashkimit Evropian fillon të rritet, do të shohim edhe mundësi për rritjejen e eksporteve. Megjithatë, në afatin e mesëm, për të patur shkallë më të shpejtë rritjeje ekonomike dhe shkallë më të shpejtë të përmirësimit të standardit të jetesës në Ballkanin Perëndimor duhen reforma të thella strukturore, përmirësim në standardin e aftësive, arsimimit, investime më të mëdha private dhe përmirësim të produktivitetit.

 

Zëri i Amerikës: Të qëndrojmë tek tema e rritjes ekonomike. Në dy vitet e ardhshme, në vitin 2025 dhe 2026, kjo rritje parashikohet të jetë pak a shumë e njejtë për Shqipërinë. Tani rritja është 3.3 për qind dhe pritet të shkojnë në 3.4 për qind në dy vitet tjera. Ngjashëm në Kosovë, ku kjo rritje tani është 3.4 për qind dhe parashikohet të shkojë në 3.8 dhe 3.9 në dy vitet e ardhshme respektivisht. Nëse shohim përtej numrave, a do të thotë kjo që situata ekonomike do të jetë e njejtë si tani.

Richard Record: Jo. Këta numra tregojnë një përmirësim në standardin real të jetesës. Këto janë shkallët reale të rritjes së Prodhimit të Përgjithshëm Bruto… Pra është gjithsesi përmirësim, është shkallë e rritjes. Po ta krahasoni me ekonomitë e përparuara në Evropë, të cilat nuk po shohin rritje, apo diçka më pak se 1 për qind, atëherë rritja me 3 deri në 4 për qind është mjaft inkurajuese. Por natyrisht, në afatin e mesëm, ne dëshirojmë që t’i shihnim ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor të rriten edhe më shpejt dhe si rezultat të ketë një përmirësim më të shpejtë të standardit të jetesës.

 

Zëri i Amerikës: A janë këto shkallë të rritjes të mjaftueshme për të absorbuar shkallën e papunësisë dhe pëpr të përmirësuar standardin e jetesës, ose nivelin e varfërisë në Shqipëri dhe Kosovë?

Richard Record: Ka përmirësim në përqindjen e popullsisë që është e punësuar, që gradualisht po rritet. Gjatë vitit të fundit është arritur niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë i punësimit, me afro 49 për qind në tërësi në Ballkanin Perëndimore, nga 48 për qind vitin e kaluar. Rreth 114,000 vende të reja pune janë krijuar në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti të fundit. Natyrisht, ekziston ende një hendek krahasuar me shtetet e BE-së, ku mesatarja e punësimit është rreth 54 për qind. Pra, ka ende punë për t’u bërë, por po shkon në drejtim të përmirësimit gradual sa i përket uljes së papunësisë, ndonëse siç e thash këto janë rezultat i niveleve relativisht të larta të konsumit dhe konsumi është një prej arsyeve që po shohim këtë rritje ekonomike të vazhdueshme edhe përballë një mjedisi të jashtëm që është mjaft sfidues.

 

Zëri i Amerikës: Në raport ju disa herë flisni për rritjen e dobët ekonomike në Evropë dhe ndikimin e saj në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Çfarë veprime duhet të ndërmarrin qeveritë në Shqipëri dhe në Kosovë për t’iu bërë ballë këtyre kërcënimeve të jashtme?

Richard Record: Për ekonomi të vogla të hapura siç janë ato të Kosovës dhe Shqipërisë diversifikimi është i rëndësishëm. Kjo do të thotë të baraspeshojnë kërkesën e jashtme me atë të brendshme, të sigurojnë një baraspeshë sa u përket sektorëve të ekonomisë, për shembull të kenë mallra për të tregtuar si dhe shërbime, turizëm dhe aktivitete që lidhen me të. Kemi parë që përkundër rritjes mjaft të dobët në eurozonë, ka patur rritje të fuqishme në sektorin e shërbimeve, të dërgesave nga diaspora si dhe turizmit. Këtu qeveritë mund të luajnë rolin e tyre dhe mbase nuk është rastësi që këtë vit dhe vitin e ardhshëm dy qeveritë, në Kosovë dhe në Shqipëri, po rrisin investimet publike në përpjekje për të mbështetur rritjen ekonomike.

 

Zëri i Amerikës: Ju punoni me të dyja vendet dhe ishit këtu në Uashington për takimet e rregullta të Bankës Botërore. Cilët janë hapat e ardhshëm që qeveritë e këtyre dy vendeve duhet të bëjnë për të përmirësuar shkallën e rritjes ekonomike por edhe shpërndarjen e kësaj rritjeje në vendet e tyre?

Richard Record: Të dyja shtetet po përjetojnë rritje inkurajuese të ekonomisë dhe dyja janë në pozita të mira për të shfrytëzuar mundësitë që u jep afërsia me Evropën. Plani i ri i Bashkimit Evropian për rajonin është një mundësi e madhe dhe ekonomia e dyja vendeve mund të përfitojë nga ai. Sfidat më të mëdha janë sfidat strukturore të periudhës së mesme. Për shembull, ka ende dallime sa i përket cilësisë të aftësive të forcës punëtore, apo një përshtatje më të mirë të sektorit arsimor me aftësitë që kërkohen nga sektori privat, të kërkojnë mundësitë për të përmirësuar produktivitetin dhe efikasitetin, të joshin më shumë investime në sektorin privat, sidomos investime cilësore që sjellin me vete teknologji më të avancuara dhe të përpiqen të shkojnë në këtë drejtim.

 

Zëri i Amerikës: BE-ja ka premtuar 6 miliardë euro për agjendën e reformave dhe rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor. BE-ja synon një dyfishim të kapacitetit ekonomik të rajonit brenda dekadës. A është ky një synim realist?

Është gjithsesi një plan dhe mundësi e mirëpritur dhe siguron mundësi konkrete për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po që se arrijnë t’i kapin ato. Gjashtë miliardë euro janë investim i mirëpritur. Por mendoj se mundësia më e madhe vjen nga reformat dhe disa aspekte të veçanta të tregut të përbashkët që mund të përshpejtohen. Për shembull, një prej sektorëve shpresëdhënës është lehtësimi i tregtisë përmes atyre që po quhen korsi të gjelbërta, një mundësi për ta përshpejtuar me të vërtetë procesin e transportit të mallrave nga njëra anë e kufirit në anën tjetër. Kjo mund të bëjë një ndryshim të vërtetë në integrimin e ekonomive me zinxhirët furnizues botërorë si dhe rrjetet e prodhimtarisë për të tërhequr më shumë investime dhe më shumë mundësi.

Një aspekt tjetër me potencial është mundësia e ekonomive të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar zonës së përbashkët të pagesave. Për disa nga shtetet kjo mund të ndodh brenda pak muajsh. E dimë që çdo vit rreth 800 milionë euro shpenzohen në dërgesat nga diaspora ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe shteteve tjera. Çdo lloj mase që zvogëlon këtë kosto të dërgesave nga diaspora, duke çuar tek pagesat më të shpejta, të menjëhershme, është përfitim konkret.

 

Zëri i Amerikës: Duke patur parasysh ekspertizën tuaj në rajon, ku mendoni se do të jetë ndikimi më afatgjatë i këtyre fondeve?

Richard Record: Gjysma e fondeve të Planit të Rritjes janë ndarë për investime infrastrukturore dhe dy prej tyre i shohim si të rëndësishme. Ato janë burimet e energjisë dhe lidhjet e transportit, në veçanti për Kosovën, ku ekziston nevoja për të dekarbonizuar furnizimin me energji dhe për të kaluar tek energjia e ripërtritshme. Kjo është një agjendë e madhe investimi. Duhet të shohim burime të ndryshme, nga sektori publik dhe privat që e bëjnë këtë gjë. Por në periudhën afatgjate, kjo paraqet një mundësi për përmbushjen e nevojës së shtuar për energji elektrike (në tregun e brendshëm) si dhe kalimin drejt një rruge që mbështetet më pak në shfrytëzimin e fosileve, që njëkohësisht do të përmirësonte edhe cilësinë e ajrit, çështje kjo kritike. Po ashtu, ndonëse kjo vlen më shumë për Shqipërinë, lidhjet e transportit kanë po aq rëndësi. Është e dobishme të krijosh korsi të gjelbërta, të cilat do të zvogëlojnë pengesat në kufi. Por për të joshur më shumë investime të cilësisë ë lartë, që krijojnë më shumë vende të qëndrueshme pune, është me rëndësi të bëhet integrimi në rrjetet e transportit në tregjet e Bashkimit Evropian.

 

Zëri i Amerikës: Një pjesë të raportit ia kushtoni edhe migrimit, që po prek Shqipërinë dhe Kosovën. Sa jeni të shqetësuar për këtë dukuri?

Richard Record: Migrimi është realitet dhe në raport hedhim dritë në disa fusha ku qeveritë mund të punojnë për të krijuar një proces nga i cili përfitojnë të gjithë. Bëhet fjalë për zhvillimin e aftësive brenda vendit, strategji se si të mbahen lidhjet me diasporën, të nxiten investime dhe dërgesa nga diaspora dhe kthimin e ideve, teknologjisë, inovacionit në ekonominë e vendit dhe mënyrës për t’i mbajtur këto lidhje gjatë periudhave të ndryshme kohore. Kemi përmendur disa shembuj shumë interesantë. Irlanda është një shembull tejet interesant. Ky vend për një kohë të gjatë përballej me migrimin e popullsisë, por tani, siç e dini, ka një ndër shkallët më të larta të standardit të jetesës në botë, mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Irlanda ka kaluar nga një vend që përjetoi migrimin e popullsisë, në një vend ku njerëzit kthehen për të jetuar sërish. Pra, ekziston një mundësi dhe me politikat e qasjen e duhur, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësi për të ndjekur një rrugë të ngjashme.

 

Maqedoni e Veriut: Asnjë përgjegjësi për ngecjen e procesit

Micko AramijataQytetarët janë të lodhur nga i gjithë procesi i anëtarësimit në BE, tha kryeministri Mickoski pas publikimit të progres-raportit për Maqedoninë e Veriut nga BE.

 

Nuk kemi kohë për të humbur. Na pret edhe shumë punë, sepse reformat dhe rruga evropiane janë një proces afatgjatë dhe gjithëpërfshirës. Kështu është shprehur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski pasi është publikuar progres-raporti i BE- së për Maqedoninë e Veriut. Si Qeveri punojmë intensivisht dhe me përkushtim për përmirësimin e gjendjes në të gjitha fushat, nuk ka asnjë devijim nga reformat, tha kreu i qeverisë duke e cilësuar këtë si mënyrën e vetme për ta përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për ta çuar përpara Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Qytetarët janë të lodhur nga i gjithë procesi i anëtarësimit në BE dhe se pa justifikim jemi në dhomën e pritjes, por qëllimi i vetëm strategjik dhe i qëndrueshëm për të ardhmen e të gjithëve mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, është shpreh kryeministri Hristijan Mickovski.

Në raport-progresin thuhet se Maqedonia e Veriut përfaqëson shembull të mirë për ndërtimin e shoqërisë shumëtnike, por vendi duhet ta fuqizojë besimin në sistemin gjyqësor, ta intensifikojë ritmin e reformave lidhur me Bashkimin Evropian, si dhe ta përmbushë detyrimin e ndërmarrë për kompletimin e ndryshimeve kushtetuese.

 

Mickovski: Para formimit të qeverisë në Bullgari nuk do të ketë ndryshime në kushtetutë

Për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kushti kryesor për vazhdimin e negociatave me BE-në është ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e minoritetit bullgar në të. Deri më tani, ky proces është cunguar. Qeveria ka propozuar që edhe nëse bëhen ato ndryshime, të bëhen me zbatim të prolonguar. Kryeministri Mickoski thotë se nuk do të ketë iniciativë për ndryshimet kushtetuese me zbatim të prolonguar, para formimit të Qeverisë në Bullgari. “Një veprim i tillë i njëanshëm, do të nënkuptonte një rrezikim të plotë të integrimit tashmë të kërcënuar evropian, për shkak të aventurave të qeverisë së kaluar. Kuptohet se duhet të merret ndonjë sinjal që të bëjmë çfarëdo hapi përpara. Nuk do të futemi në asnjë avanturë”, vlerëson kryeministri  Mickovski.

Presidentja e vendit Gordana Siljanovska -Davkova vlerëson se vendi i ka plotësuar kushtet dhe se është momenti i fundit që të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, sipas kriterit të Kopenhagës. Sias saj, raportet BE-së  ndonjëherë mund të jenë të padrejta. “Nëse keni pasur 16 raporte pozitive, atëherë është në pikëpyetje poashtu edhe kredibiliteti i atij që i shkruan raportet. Nëse keni 16 ‘po’ nga Parlamenti dhe nëse keni 16 ‘po’ nga Komisioni dhe 16 ‘jo’ nga Këshilli, atëherë mendoj se edhe Këshilli duhet të mendoj. Është koha e fundit që ne të fillojmë negociatat, përmes prizmës së kriterit të Kopenhagës”, thotë presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Dvakova.

 

Gashi: Vërejtjet e BE-së duhet të meren seriozisht

Kryeparlamentari, Afrim Gashi thotë se vërejtjet e Komisionit Evropian duhet të merren seriozisht për t’i mënjanuar në favor të së ardhmes europiane të vendit. “Ne përfundimisht duhet të jemi vetëkritik dhe sinqerisht të shohim vërejtjet dhe të mundohemi bashkë që t’i korrigjojmë. Sa më shpejtë t’i korrigjojmë këto çështje, fillimisht është për të mirën tonë, por edhe për raportin tonë kundrejt integrimit të vendit në BE”. Sipas Gashit, Kuvendi është i përgatitur për ndryshimet kushtetuese, por që të ndodhin ato duhet të ketë vullnet  politik.

“Kuvendi është i përgatitur për të gjitha procedurat për ndryshimin e kushtetutës por që kjo procedurë të filloj duhet të ekzistojë vullnet politik dhe marrëveshje që do të na siguronte një percepcion real që të mos fillojmë diçka për të mos patur sukses në fund”, theksoi Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

 

Filipçe: Qeveria po lëviz në drejtim të gabuar

Për opozitën maqedonase progres-raporti është mesazh i qartë  se çfarë duhet të bëjë vendi për anëtarësim në BE. Maqedonia e Veriut e ka mundësinë që të përshpejtojë rrugën drejt BE-së, por pushteti sheh vetëm interesin personal. “Maqedonia e Veriut ka shans që t’i fillojë bisedimet, t’i hap kapitujt dhe ta përshpejtojë rrugën drejt BE-së. Por kjo Qeveri po lëvizë tërësisht në drejtim të gabuar. Falë politikave destruktive të kryeministrit Mickovski, Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk ka qenë më larg BE-së”, vlerëson Venko Filipçe kryetar i socialdemokratëve opozitarë.

Draftprogresi për Maqedoninë e Veriut në formë të prerë kërkon nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese , forcimin e shtetit të së drejtës si dhe reformat drejt BE-së. Maqedonia e Veriut nisi zyrtarisht bisedimet me konferencën e parë ndërqeveritare në korrik të vitit 2022 dhe ka përmbyllur vetëm procesin e skriningut. Ndërkohë që së fundmi vendi u shkëput nga Shqipëria në proces negociatash në mungesë të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese.

dw

Departamenti i Thesarit, sanksione ndaj kompanive serbe dhe malazeze që ndihmojnë luftën e Rusisë në Ukrainë

departamenti i thesaritDepartamenti amerikan i Thesarit sanksionoi dy kompani me seli në Serbi dhe Mal të Zi për ndihmën që i kanë dhënë Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës. Kompania serbe, e cila ka bërë shitjen e radiove ushtarake Rusisë dhe kompania malazeze, që ka transferuar pajisje ushtarake nga Mali i Zi në Rusi, janë në mesin e 275 individëve dhe entiteteve të cilat kanë shkelur sanksionet amerikane si pjesë e skemave ruse për t’iu shmangur sanksioneve.

 

Në listën e kompanive të shteteve të treta, sipas vendimit të së mërkurës, Thesari amerikan emëroi kompaninë serbe ‘Ventrade’ për shitjen e radiove ushtarake kompanisë ‘Promsvyazradio’, një firmë ruse e cila prodhon pajisje transmetimi. Kompania ruse, sipas Thesarit, po bashkëpunonte me firmën tjetër ruse ‘Budaphone’, e cila është kontraktore e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, që vepron si qendër për montimet dhe instalimet e radio-lidhjeve digjitale.

Firmat ruse në këtë skemë ishin të lidhura me shtetasin hungarez Bence Horvath, i cili u sanksionua në muajin gusht nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për përpjekjet e tij për të eksportuar në mënyrë të jashtëligjshme teknologjinë amerikane të radio-lidhjes për qeverinë ruse.
Ndërkaq firma serbe ‘Ventrade’ u sanksionua për ndihmën materiale dhe mbështetjen teknologjike përmes produkteve apo shërbimeve të saj për firmën ‘Promsvyazradio’, sipas deklaratës së Thesarit.

Po ashtu, kompania me seli në Mal të Zi, ‘International Business Coorporation Bar (IBC)’, pronë e shtetasit rus Sergey Kokorev, i cili jeton në këtë shtet, sipas Thesarit, shërbeu për të transferuar pajisje për prodhimin e pjesëve metalike dhe kushinetave të prodhuara në Evropë për firmat prodhuese në Rusi, përfshirë kompanisë ‘AMS Tekhnika’, e cila është e përfshirë në shpërndarjen me shumicë të makinerive dhe pajisjeve industriale. Sipas Departamentit të Thesarit, rusi Kokorev ka shfrytëzuar kompaninë e tij ‘IBC’ për të eksportuar pajisje ushtarake nga Mali i Zi në Rusi.

Sanksionet ndaj pronarit Kokorev dhe kompanisë së tij u vendosën për shkak të të qenit pjesë e sektorit prodhues të ekonomisë së Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do të vazhdojnë të marrin veprime të prera në tërë botën për të penguar furnizimin e Rusisë me pajisje dhe teknologji thelbësore që i duhen për luftën e saj të jashtëligjshme dhe të pamoralshme kundër Ukrainës”, deklaroi Zëvendës-sekretari i Thesarit, Wally Adeyemo. “Jemi të vendosur t’ia pamundësojmë Rusisë furnizimin e makinerisë së saj të luftës dhe t’i ndalojmë ata që duan t’i ndihmojnë përpjekjeve të saj përmes shmangies së sanksioneve dhe kontrolleve të eksportit.”

Sipas Departamentit të Thesarit, për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, Rusia “gjithnjë e më shumë po varet nga një skemë e ndërlikuar dhe e kushtueshme ndërkombëtare për të blerë teknologjitë kritike dhe për të prodhuar pajisjet e makinerinë” për armët e saj.

Mali i Zi, anëtar i NATO-s, i është bashkuar shteteve perëndimore në vendosjen e sanksione ndaj Rusisë që nga fillimi i sulmit ndaj Ukrainës, ndërkohë që Serbia, shtet kandidat i Bashkimit Evropian, nuk është bërë pjesë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

voa