LAJMET NGA BOTA

  • Navalny, spitali i Berlinit gjen shenja helmimi

    25 Gusht, 2020

    Alexei NavalnyNjë ekzaminim mjekësor i kreut të opozitës ruse, Alexei Navalny në një klinikë të Berlinit gjeti shenja helmimi, njoftoi të hënën spitali Charite.

    Ekipi i mjekëve ekzaminoi me hollësi pacientin pas arritjes së tij. Gjetjet klinike flasin për helmim nga një lëndë që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur ‘frenues të kolinesterazës’”, tha spitali në një deklaratë.

    Navalny, kundërshtar i ...

  • Përpjekje intensive për terapi me antitrupa për të luftuar koronavirusin

    24 Gusht, 2020

    testNë kushtet kur mund të duhen ende muaj që të gjendet një vaksinë për koronavirusin, kompanitë farmaceutike po punojnë intensivisht që të zhvillojnë alternativën e dytë më të mirë të mundshme: terapi me antitrupa që e luftojnë virusin menjëherë, pa qenë nevoja për të pritur sa të përshtatet sistemi imunitar që ta luajë një rol të tillë.

    Antitrupat janë proteina  prodhon organizmi kur kalon një infeksion. Ato ndihmojnë  eliminimin e virusit

  • ShBA miraton përdorimin e plazmës si trajtim për Covid-19

    24 Gusht, 2020

    trumpDuke e quajtur “një moment me të vërtetë historik”, Presidenti Donald Trump përshëndeti të djelën miratimin nga qeveria të përdorimit të plazmës konvaleshente, që siç tha ai, “do të shpëtojë jetë të shumta” pacientësh të prekur nga koronavirusi.

    Presidenti Trump dhe Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar, gjatë një takimi me gazetarët, theksuan se një muaj pas trajtimit me plazmë ka patur një rënie ...

  • Mijëra bjellorusë dalin në protesta, megjithë paralajmërimin e ushtrisë

    23 Gusht, 2020

    Minsk Bjellorusi 23 gushtDhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin bjellorus Minsk në një tubim kundër rizgjedhjes së debatueshme të Presidentit Alyaksandr Lukashenko dhe represionit paszgjedhor. Në kryeqytet ka një prani të madhe të ushtrisë, e cila paralajmëroi sërish.

    Në kuadrin e Marshimit për Bjellorusinë e Re, turmat përshkuan rrugët drejt qendrës së qytetit, ndërsa protestat hynë në ditën e 15-të në ...

  • Pas kuvendit të demokratëve, vëmendja tek republikanët

    22 Gusht, 2020

    pdIsh Nënpresidenti Joe Biden pranoi zyrtarisht të enjten mbrëma emërimin e partisë demokrate si kandidat presidencial duke përmbyllur një kuvend virtual katër-ditorë – i pari i këtij lloji për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në një ngjarje të gërshetuar me fjalime të regjistruara dhe të drejtpërdrejta, demokratët theksuan unitetin mes tyre dhe synimin thelbësor për të mposhtur Presidentin Donald Trump në ...

  • SHBA, gjysma e vdekjeve me COVID janë persona me ngjyrë

    22 Gusht, 2020

    covid 19Agjencia Associated Press njoftoi të premten se gjysma e vdekjeve nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara janë njerëz me ngjyrë – afrikano-amerikanë, hispanikë, indigjenë dhe aziatikë.

    Një analizë e bërë nga Associated Press dhe Projekti Marshall, një organizatë jofitimprurëse e lajmeve që mbulon sistemin e drejtësisë penale, zbulon se ndërsa njerëzit me ngjyrë përbëjnë më pak se 40% të popullsisë amerikane, ...

  • Tensione të forta me Greqinë, Turqia jep njoftimin se ka gjetur gaz në Detin e Zi

    21 Gusht, 2020

    turqiaPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e konsideroi këtë si një lajm të mirë të cilin do ta publikojë të premten duke thënë se një “periudhë e re” po fillon për Turqinë, por Erdogan nuk dha detaje rreth gjetjes së burimeve të gazit. Sipas Reuters autoritetet turke pretendojnë se burimet e gazit të gjetura në Detin e Zi do të plotësojnë ...

  • Shenjat e dobësisë, vdekje për autokratët

    21 Gusht, 2020

    protesta bjellorusiAutokratët rëzohen nga pushteti kur njerëzit nuk kanë më frikë. Një gjest fare i thjeshtë si për shembull një fishkëllimë tallëse mund të jetë sinjali i këtij ndryshimi dramatik. Javën e kaluar, kjo u pa në rastin e të ashtuquajturit “diktator i fundit” i Evropës, kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko u prit me zhurma kundërshtimi nga punëtorët në një fabrikë ...

  • Teknologjia premton një binjak dixhital

    21 Gusht, 2020

    robotNëse keni ëndërruar ndonjëherë të keni një klon dixhital të bëjë punën tuaj, një firmë e teknologjisë në San Francisko mund të jetë në gjendje tu ndihmojë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Matt Dibble shpjegon se misioni i Fondacionit të Inteligjencës Artificiale është që të na ndihmojë secilin prej nesh, të krijojmë kopje tonë dixhitale. “Përshëndetje. Unë jam një version dixhital ...

  • Raporti i Senatit me hollësi të reja mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e vitit 2016

    19 Gusht, 2020

    Putin TrumpNjë proces dypartiak hetimor mbi përpjekjet e Rusisë pët të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016 arrin në përfundimin se Moska përdori me sukses një rrjet operativësh si dhe masash për të futur në grackë anëtarë të fushatës Trump, duke i lënë disa prej tyre të hapur ndaj manipulimeve.

    Raporti arrin në përfundimin se kreu i fushatës Trump, Paul Manafort përbënte ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"