LAJMET NGA BOTA

  • Ofensiva ekonomike e Erdoganit në Serbi

    10 Tetor, 2017

    Vucic
    Presidenti turk Erdogan viziton Serbinë me një delegacion të madh investitorësh. Ai troket në një portë të hapur. Ankaraja do të zgjerojë influencën politike në korridorin e pasëm të BE-së, Ballkan.

    Xhaketa blu të errët dhe me kuadrata, duket se kjo veshje u solli fat dy burrave të fuqishëm të shtetit në prill. Me këtë veshje Aleksandar Vuçiç ...

  • Udhëheqësit e Katalonjës tërhiqen nga shpallja e pavarësisë

    10 Tetor, 2017

    KatalonjaUdhëheqësit e Katalonjës u tërhoqën në minutën e fundit nga shpallja e pavarësisë, duke pezulluar zbatimin e rezultatit të referendumit për t’u shkëputur nga Spanja, dhe vendosën t’i lenë kohë negociatave me qeverinë qendrore të Madridit.

    Duke folur para parlamentit të Katalonjës, presidenti rajonal Carles Puigdemont i bëri thirrje Madridit të hyjë në dialog. Ai tha se Katalonja ka fituar ...

  • Akuzohet për spiunazh punonjësi i konsullatës së SHBA në Turqi

    10 Tetor, 2017

    ErdoganPresidenti turk Recep Tayyip Erdogan e akuzoi sot për veprimtari spiunazhi, punonjësin e arrestuar të konsullatës amerikane në Turqi. Këto komente ai i bëri gjatë një konference shtypi në Beograd pas takimit me presidentin e Serbisë.

    Metin Topuz, shtetas turk, punonjës në konsullatën amerikane në Turqi, u arrestua javën e kaluar. Ai akuzohet për komunikim të rregullt me anëtarë të ...

  • Amerikanët shprehin dyshime për ndikimin e teknologjisë

    10 Tetor, 2017

    teknologjiaSipas një raporti të ri, amerikanët janë gjithnjë e më të shqetësuar se teknologji të caktuara do të ndikojnë në jetën e tyre.

    Qendra Kërkimore “Pew” anketoi amerikanët për qëndrimet e tyre ndaj katër fushave të teknologjisë: automatizimit të vendeve të punës, makinat pa shofer, kujdestarët apo shërbimet nga robotët dhe algoritmet kompjuterike që vlerësojnë dhe punësojnë aplikantët për punë.

    Studimi ...

  • Nobeli në Ekonomi

    9 Tetor, 2017

    nobel ekonomi ThalerAkademiku amerikan Richard Thaler, një prej krijuesve të konceptit të sjelljes ekonomike, është fituesi i Nobelit të sivjetshëm në Ekonomi.

    Profesori i Universitetit “Booth School of Business” të Chicagos, është bashkautor i “best seller”-it “Nudge”, i cili hedh një vështrim mbi mënyrën sesi njerëzit shtyhen drejt zgjedhjeve të këqija apo të palogjikshme.

    Për jurinë, ...

  • SHBA pezullon dhënien e vizave jo-emigruese në Turqi

    9 Tetor, 2017

    USAShtetet e Bashkuara kanë pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për viza jo-emigrimi nga Turqia, njofton ambasada në Ankara.

    Deklarata e ambasadës amerikane sot thoshte se, “ngjarjet e fundit e kanë detyruar qeverinë amerikane që të rishqyrtojnë angazhimin e qeverisë turke lidhur me sigurinë e objekteve të misionit dhe personelit amerikan”.

    Deklarata nuk i qartësonte arsyet për të cilat ajo po e ...

  • Tensione mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara

    9 Tetor, 2017

    Shef i GardesShefi i Gardës Revolucionare të Iranit po paralajmëron se bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme do të ishin në rrezik nga një sulm iranian me raketa nëse Uashingtoni vë sanksione të reja ndaj Teheranit.

    Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan që të deklarojë gjatë ditëve në vazhdim se Irani nuk po e respekton marrëveshjen ndërkombëtare të ...

  • “Burning Man” dhe qyteti i lirisë ekstreme

    9 Tetor, 2017

    Burning ManÇdo vit, për vetëm një javë, një “qytet” lind në shkretëtirën e Nevadës, Qyteti Shkëmbi i Zi, ku ka vetëm tre rregulla: vetbesim ekstrem, liri për t’u shprehur dhe dhurime. Kjo traditë e quajtur Burning Man ekziston tashmë prej 30 vitesh. Themeluesit e saj donin të ndërtonin një komunitet që dëshiron të jetojë në kundërshtim me ligjet bazike ...

  • Biznes me fake news

    5 Tetor, 2017

    fakenewsPak pas atentatit në Las Vegas morën dhenë edhe një sërë lajmesh të rreme. Përse ndodh kjo dhe si përhapen fake news?

    Prej atentatit në Las Vegas gjetën vdekjen 58 vetë dhe u plagosën më tepër se 500 të tjerë. Stephen Paddock, atentantori, vdiq gjithashtu. Motivet për veprën e tij janë ende të paqarta, Këto janë faktet e publikuara zyrtarisht. ...

  • Nobeli në letërsi sivjet i akordohet shkrimtarit Kazuo Ishiguro

    5 Tetor, 2017

    Kazuo NobelKazuo Ishiguro vlerësohet me çmimin prestigjoz Nobel në Letërsi. Romanet epara të shkrimtarit britanik me origjinë japoneze trajtojnë përvojat e luftës japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Në dy romanet e tij të para bëhet fjalë për familjet e tjetërsuara dhe kërkimin e identietit. Për romanin e tij të tretë  dhe më të njohur  “The Remains of the Day ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"