Kategoritë: Kulturë

Çka është injoranca?

Ignoranz-Spruch-Definition“Injoranca është art, që sy hapur, mos të duash të shohësh asgjë.” -K. Weber. E huazuar dhe përkthyer nga gjermanishtja.

INJORANCË f.

  1. Padituri, padije, mungesë arsimi. Injorancë e madhe (e plotë). E la në injorancë. Dolëm nga injoranca.
    2. keq. Njohje fare e cekët ose shumë e kufizuar e diçkaje (zakonisht për një fushë të dijes, për një dukuri etj.); trashtinë. Injorancë në filozofi (në politikë, në ekonomi).

INJORANT m.

  1. Njeri që nuk ka marrë asnjë lloj arsimi, njeri i pashkollë, i paditur.
    2. keq. Ai që e njeh diçka në mënyrë fare të cekët ose shumë të kufizuar; ai që nuk i kupton fare gjërat ose i kupton keq ato; njeri i pagdhendur që nuk di të sillet në jetë. Injorant i madh. Injorant në politikë (në letërsi, në muzikë, në art).
    3. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Kleri injorant. Klikë injorante.

“Dergjet atdheu në robëri të errët, i verbuar me dy palë mjegulla të zeza mbi faqe, që janë mëkati dhe mosdija.”

Pjetër Bogdani (1630 –1689)

Injoranca“Injoranca i nxit njerëzit t’i bashkohen një partie e turpi s’i lë më të largohen prej saj”

George Savile, (1633 –1695)

“Elementi më i dhunshëm i shoqërisë sonë është injoranca.”

Emma Goldman (1869 –1940)

“Të vetmet fitore që nuk lënë shije të hidhur në ndërgjegje, janë ato që arrihen kundër injorancës”

Napoleon Bonaparti ( 1769 – 1821

“Kur injoranca bëhet një me pushtetin, rezulton të jetë armiku më i madh që drejtësia mund të ketë”

 James  Baldwin (1924 –1987) 

“Një mjek injorant është ndihmësi i vdekjes”

Ibn Sina (Avicenna) ( 980 – 1037)

Vetëm të mençurit duan të mësojnë. Injorantët preferojnë të japin mësim

Edouard le Berquier

“Armiqtë tanë më të këqij nuk janë injorantët, por inteligjentët e korruptuar.”

 Graham Greene  (1904 –1991)

Injoranca bibla“Një njeri që njeh vetëm Biblën, as Biblën nuk e njeh.”

Matthew Arnold (1822 –1888)

“Për interesat e veta, edhe djalli mund të citojë Biblën”

William Shakespeare (1564 –1616)

“Kur misionarët mbërritën në Afrikë, ata kishin Biblën e ne kishim tokën. Na thanë të lutemi me sy mbyllur. Kur i hapëm, ata kishin tokën e ne kishin Biblën.”

Jomo Kenyatta (1897 – 1978)

 

E pyetën Dalai Lamën: Çfarë ju habit më së shumti tek njerëzimi?

Dalai LamaE pyetën Dalai Lamën: Çfarë ju habit më së shumti tek njerëzimi?  

Dalai Lama: “Njeriu! Sepse ai sakrifikon shëndetin, për të fituar para. Pastaj, ai sakrifikon paratë, për të rikthyer shëndetin. Dhe pastaj, ai është kaq në ankth për të ardhmen e tij, saqë nuk shijon të tashmen; rezultati është që ai nuk jeton as në të tashmen, as në të ardhmen; ai jeton sikur nuk do të vdesë asnjëherë, por pastaj vdes, pa jetuar kurrë”

Shqip,  – Po e shite nderin (b…n) për para dhe pushtet, nuk je më pronari i saj, ke paratë dhe pushtetin, por nderin (b…n) tënd e posedon dikush tjetër. Pas një kohe, për ti ruajtur paratë vazhdon dhe i shërben pa kriter, por dikur kjo si duket fillon të të pengojë, sepse paratë pa nderin (b…n) nuk kanë vlerë.

Por a mund ta rikthesh përsëri nderin (b…n)? Mundohesh ta rikthesh në pronësinë tënde duke i harxhuar paratë, por deri më sot ende s’ka arritur ndonjëri sukses, si duket nuk është proces rikthyes!

Çka mbetet? Turpi dhe një pjesë e parave të pista i mbeten trashëguesve!

Qefini nuk ka xhepa!

Kadare: Nëse bota do të merrte vesh të vërtetën, Serbia nuk do të guxonte të fryhej si gjel

Ismail kadareIntervistë me Ismail Kadarenë e realizuar nga Vera Pelaj, në vitin 2013.

Z. Kadare, kohë më parë publikuat librin “Mbi krimin në Ballkan”, i cili përmban letërkëmbime me personalitete të shquara ndërkombëtare. Pse vendosët ta publikoni pikërisht në atë kohë?

– Ky libër është në kohën e vet. Ka shumë kohë që ky libër ka qenë në kohën e vet. Kjo është një dëshmi e domosdoshme, e ngutshme pikërisht sot. Më mirë se kushdo, ju duhet të jeni në dijeni të fushatës që po zhvillon Serbia kundër të vërtetës në Kosovë. Fushata serbe është në kulmin e saj. Kjo fushatë është kundër të ardhmes së Kosovës. Ajo është kundër gjithë kombit shqiptar. Rrjedhimisht, ky është problemi ynë numër një. Këtë nuk e kuptojnë vetëm militantët e skajshëm të partive. Për ta problemi numër një, i pari dhe i fundit, është ai që lidhet me partinë të cilës i përkasin. Militantizmi i skajshëm partiak është sëmundje e re që po bën kërdinë tek ne. Në qoftë se kjo patologji nuk luftohet, ajo do të sjellë tri të këqija të mëdha : rrezikimin seriozisht të demokracisë, thyerjen më dysh të kombit, ftohjen me aleatët perëndimorë.

Gjithnjë e më shpesh flitet për këtë militantizëm që dëmton interesat e Shqipërisë dhe të kombit më përgjithësi. Çka mund të na thoni diçka më tepër?

– Natyrisht. Mendoj se rrënjët e së keqes lidhen me një problem të vjetër, atë të përçarjes. S’jemi vetëm ne që vuajmë prej saj, por , siç i thonë fjalës, secili shikon ku pikon pullazi i vet. Mendoj se sëmundja e përçarjes u rishfaq me forcë në fillim gushti të vitit 1943, kur në shtabin komunist shqiptar erdhi lajmi se një marrëveshje madhore ishte arritur. Ishte fjala për një pajtim ndërshqiptar për luftë të përbashkët kundër fashizmit të të dy forcave kryesore politike. Siç tregojnë dëshmitarët e shumtë, ky lajm i madh, që do të duhej të ndryshonte historinë shqiptare, u prit sikur të ishte lajmi më i zi në botë. I dërguari jugosllav, Miladin Popoviç, pas britmave dhe sharjeve në serbisht dhe shqip, për një turp historik, pasojat e të cilit i vuajmë ende sot, e detyroi palën komuniste të prishte marrëveshjen e pajtimit dhe ta zëvendësonte me një tjetër pakt, një tjetër program, atë të urrejtjes midis shqiptarëve.

Në librin tuaj për krimet në Ballkan e në Kosovë, disa herë keni shfaqur mendimin se Serbia ka përfituar nga heshtja që është mbajtur për to.

– Është pikërisht kështu. Ka rreth njëzetë vite që po përsëritet ky mesazh. Një pjesë e letrave, që publikohen në këtë libër janë shkruar përpara njëzetë vitesh. Kam kritikuar heshtjen botërore, në kohën që Kosovën nuk e zinte në gojë askush dhe, më pas, heshtjen shqiptare për krimet. Që të mos ketë keqkuptime, duhet të them se natyrisht që është folur dhe shkruar për krimet. Në këtë libër janë përmendur shembuj të tillë. Por ato janë ende të pakëta në krahasim me tmerret që kanë ndodhur. Në qoftë se bota do të merrte vesh të vërtetën e plotë, Serbia nuk do të guxonte të fryhej sot si gjel, por do të rrinte kokulur. Dhe kjo, përveçse do të hidhte dritë mbi të vërtetën e Kosovës, do të ishte në të mirën e gjithë rajonit, duke përfshirë këtu edhe të mirën e vetë Serbisë.

Vuk Drashkoviç, njëri ndër personat më nacionalist serbë dhe antishqiptar, në letrën dërguar juve më 1987, ju ka akuzuar për trillime në imagjinatën tuaj për historinë e shqiptarëve, veçmas të Kosovës. Ai, madje, shkruante se krimet dhe masakrat nuk po i bëjnë serbët por shqiptarët! Si i thonë kësaj? 
– Kjo letër, e publikuar një çerek shekulli më pare, është tepër kuptimplote për të kuptuar dramën e Kosovës. Ajo dëshmon se si është projektuar krimi, si do të kryhet ai krim, së fundi, si do të përmbyset e vërteta duke e hedhur fajin mbi shqiptarët. S’më ka habitur asnjëherë letra e Draskoviçit. Ajo është në logjikën e projektit serb. Siç është shpjeguar në libër, ato që më ka habitur kanë qenë sulmet nga krahu shqiptar. E sidomos nga disa shqiptarë të Kosovës. Do përpiqem ta shpjegoj thjesht: Tragjedia e Kosovës, si çdo tragjedi, pati prologun, zhvillimin dhe epilogun e saj. Bota, në radhë të parë Perëndimi, e ndëshkoi Serbinë. Serbia nuk e pranoi dënimin, pra, siç ndodh me gjyqet, kërkon sot apelim. Thelbi i çështjes nuk janë imtësira, por çështja themelore e moralit njerëzor: krimi. Në këtë shqyrtim të madh, si në çdo gjyq, moral ose të mirëfilltë, sulmi kundër dëshmitarëve ka rëndësi themelore. Siç është shpjeguar në këtë libër, duke u sulmuar autori, në të vërtetë është sulmuar dëshmitari. Dhe dihet se në një proces të tillë, të sulmosh dëshmitarin, dashur pa dashur, bëhesh pjesë e krimit.

Zotëri Kadare, Kosova dhe Serbia vazhdojnë kohë pas kohe të bisedojnë për çështje teknike. Meqë e njohim mirë strategjinë serbe, a mund të pritet marrëveshje reale që, më në fund, të arrihet qetësia në këto rajone?

– Do të doja shume të ndodhte një mirëkuptim nga ana serbe, por tani për tani shpresa është e pakët. Pak kohë përpara se ta kryenim këtë intervistë, shumë media evropiane jepnin përsëri pjesë nga fushata e pandërprerë serbe, për rishikimin e dramës së Kosovës. Duke dëgjuar fjalimet delirante të ministrit të palodhur Jeremiç, zbehet çdo shpresë për mirëkuptim. Drama e Kosovës ka qenë një çështje e madhe për moralin evropian dhe atë botëror. Ish-kryeministri i Anglisë, Tony Blair, në kujtimet e tij, që sapo i ka botuar, shkruan se nga Kosova ka njohur më mirë shumë gjëra, duke përfshirë dhe vetveten. Është e habitshme se vetëm Serbia, ajo që do të duhej të nxirrte mësimin kryesor, e refuzon një gjë të tillë.
Do të doja që Evropa, gjithë bota, të thellohej më shumë se ç’do të thotë mosnjohje e Kosovës nga Serbia. Kjo mosnjohje nuk është një aksident diplomatik. Është shumë më keq. S’do ta teproja po ta quaja një sfidë primitive kundër çdo morali. Serbia, jo vetëm ka detyrim ta njohë Kosovën, por duhej të ishte ndër shtetet e para që ta kryente këtë akt. Serbia ka bërë krime në Kosovë. Njohja e Kosovës do të ishte akti i parë i heqjes dorë nga doktrina, që i polli këto krime. Mosnjohja e Kosovës do të thotë një shpallje publike se Serbia nuk heq dorë nga një e kaluar që s’e nderon. Në rastin e Kosovës është edhe më keq. Mosnjohja e Kosovës është mospranimi i lirisë së një populli tjetër, e kjo do të thotë mospranimi i ekzistencës së tij. Me këtë shpallje, me këtë përkëdhelje të krimit të vet, Serbia synon të hyjë në Evropë. Ajo është inkurajuar nga disa rrethana, e ndër to është heshtja për këto krime. Heshtja për të vërtetën është gjithmonë e keqe. Por ajo është dyfish e tillë kur ndodh në një tragjedi. Në tragjedi heshtja e korit merr një kuptim të veçantë. Do të shtoja se me këtë mosnjohje është e vërtetë se Serbia e pengon Kosovën, por s’duhet harruar se më shumë se Kosovën ajo pengon vetveten. Mosnjohja e rrëzon maskën e një Serbie të re, atë Serbi që do ta dëshironim të gjithë. Mosnjohja dëshmon, përkundrazi, një Serbi të vjetër, të dënuar. Me dorëzimin e Mladiçit, një veprim që, ndonëse i vonuar, u përshëndet me të drejtë nga të gjithë, Serbia kujton se e ka shlyer borxhin që ka ndaj fqinjëve të tjerë, veçanërisht Kosovës. Vazhdimi i mosnjohjes së Kosovës, e zhvlerëson këtë akt, thekson anën tregtare të tij, madje më keq, thekson shpërfilljen raciste ndaj njërit prej tre popujve kryesorë në Ballkan – shqiptarëve. Ky mendim i fundit, mund të duket një teprim nga ana ime, por, po të kujtojmë refuzimin e Serbisë për të marrë pjesë në takimin e fundit në Varshavë, vetëm se në këtë takim merrte pjesë presidentja e porsazgjedhur e Kosovës, kjo mjafton për të kuptuar se e keqja nuk shkulet aq lehtë në gadishull.

I jeni drejtuar edhe Papa Gjon Palit të Dytë në shtator të vitit 1991 për ta ndihmuar popullin e Kosovës. Cilat ishin të dhënat që ju parandiet se Kosovën po e priste diçka e tmerrshme?

– Besoj se nuk kam bërë ndonjë gjë të re. Në vitin 1919, kur po zhvillohej konferenca e Paqes në Paris, e ku rrezikohej përsëri Shqipëria, përfaqësia e delegacionit shqiptar, që udhëtoi në Romë për t’i kërkuar ndihmë Papës, qysh në fjalët e para i bëri me dije se po vinte në emër të delegacionit shqiptar, shumica e të cilëve ishin të besimit mysliman. Shembuj të tjerë kanë ridëshmuar këtë tipar të madh të emancipimit shqiptar.

Populli shqiptar ka tri fe dhe disa komunitete fetare. A është kjo pasuri kombëtare apo pengesë, apo shkak, për të cilin jemi ndëshkuar nga disa qendra ndërkombëtare të vendosjes?

– Përpara se të përcaktohet si favor apo si pengesë, mendoj se kjo është një gjendje. Një gjendje e cila nuk ka nevojë të vihet në diskutim, as të nxitë pyetje apo pikëpyetje. Ashtu siç nuk shtrohen të tilla për prindërit që na kanë lindur, për kontinentin ku është vendosur atdheu ose për fatin historik. Duke qenë pjesë e kushtëzimit tonë, është njëkohësisht pjesë e vullnetit tonë për të qenë bashkë, çka përbën një nga tiparet themelore të kombit. Do të shtoja se harmonia fetare është tipar i evropianizimit tonë natyral. Ajo është vlerë e të sotmes, e aq më fort e së ardhmes. Ndaj ruajtja e harmonisë fetare është një mision i madh. Kohët e fundit në shtypin shqiptar është shfaqur një shqetësim i drejtë lidhur me provokimet me ngjyrim fetar, që mund të bëjë Serbia pikërisht në zonën veriore, që ajo pretendon t’ia marrë Kosovës. Shpresoj që autoritetet e Kosovës nuk do të gjenden në befasi.

Në shkrimin tuaj “Kapardisja shqiptare” (në librin “Mbi krimin në Ballkan”), ju ftoni liderët aktualë shqiptarë të vetëdijesohen. Sa është kjo e vështirë të bëhet dhe, çfarë mendoni për faktorin shqiptar në Ballkan?

– E kam shkruar dhe botuar këtë shkrim 12 vite më parë. Do të doja që të mos e përfshija në këtë libër dhe kjo do të ishte një gjë e gëzueshme për mua si autor. Do të ishte e gëzueshme, sepse kjo do të thoshte që ky problem ishte i kapërcyer. Për fat të keq, nuk është aspak ashtu.
Më lejoni t’i kthehem ditës fatale të gushtit 1943, kur, siç e thashë më lart, Shqipëria e mirëfilltë, e natyrshme, u zbraps përpara Shqipërisë partiake. Energjia shqiptare ndryshoi drejtimin, pasioni kryesor i saj u bë lufta e klasave, përçarja. Mendoj se ka ardhur koha të ndreqet ky gabim historik. Sigurisht që demokracia s’mund të mendohet pa partitë kundërshtare. Ato bëjnë pjesë në thelbin e saj. Por ato duhet të zbuten, të qetësohen. Një mendim primitive ballkanik ngul këmbë se partitë sa më të ashpra të jenë, aq më të forta bëhen. Është krejt e kundërta. Është e dëmshme për to, por është sidomos e dëmshme për vendin. Sa më i lartë të jetë tensioni në një vend, aq më tepër kombi dobësohet. Shikoni SHBA-të, shtetin më të fuqishëm demokratik të botës. Një nga sekretet e mëdha të forcës së tij është pikërisht tensioni relativisht i ulët midis dy partive kryesore.

Z. Kadare, gjithsesi gjatë kësaj bisede nuk mund t’i ikim dhe pyetjeve që kanë të bëjnë me letërsinë. Ju jeni ambasadori i letërsisë shqiptare në botë. Cili është niveli i letërsisë shqipe sot, përkatësisht a mund të flitet për nivel evropian apo botëror?

– Ka një diskutim për këtë gjë në Shqipëri dhe në Kosovë. U bë mot, dalin ca zëra se letërsia nuk është ndonjë gjë. E shajnë, e përçmojnë, siç ka gjithmonë në çdo vend. Dalin ata që janë mohues, negacionist. Për mua kjo është një mashtrim. Nuk është e vërtetë. Letërsia shqipe është nga më të mirat në Ballkan, për të mos thënë se është më e njohura në Evropë sot. Kurse prirja për ta përçmuar është një antishqiptarizëm i thjeshtë, ardhur nga arsye meskine, nga njerëz të papërgjegjshëm. Por, ka disa edhe tek ju edhe tek ne, ca si gjysëm akademikë, akademikë, ca sharlatanë, që kanë qejf ta thonë këtë gjë. Letërsia shqipe ka marrë çmimet më të mëdha ndërkombëtare. Ka përhapje jashtëzakonisht të gjerë. Ka rreth 15 shkrimtarë shqiptarë të përkthyer sot në perëndim.

Z. Kadare, tash së voni iku nga mjedisi ynë jetësor, poeti ynë i veçantë, Ali Podrimja. Mund të thoni se si e keni njohur poetin Ali Podrimja?

– E kam njohur, shumë, shumë herët! Më duket sikur e kisha njohur gjithmonë, tërë jetën. Nuk e përcaktoj dot me saktësi kohën e njohjes, por ka qenë një nga poetët, shkrimtarët e parë të Kosovës, me të cilët jam njohur dhe ka vazhduar miqësia gjithë jetën.

Ai, iku nga kjo botë, por poezia e tij ka mbetur. Sa ishit dhe sa jeni në kontakt me poezinë e Ali Podrimja?

– Kam qenë gjithmonë, siç thashë. Ç’do të thotë njohja me një shkrimtar? Është ana njerëzore, miqësore, baza është pastaj vepra e tij. Në fillim është Unë kam njohur veprën e tij, saktësisht në atë kohë dhe vepra që të shtyn tek tjetri.vazhdimisht e kam ndjekur. Ai shkruante përgjithësisht poezi, poema. Herë pas here, më ka qëlluar të kemi pasur bashkëpunim. Ka botuar një libër timin ose dy, më duket, për Kosovën. Ai e ka bërë përzgjedhjen. Unë kam bërë një hyrje në një antologji të tij për Çamërinë. Ishte shumë e bukur ajo antologji. D.m.th, kemi pasur të tilla bashkëpunime. Por, nuk mund të them se kam pasur një bashkëpunim letrar me të, por më tepër letraro – organizativ, ose kur ka ardhur në Francë në ndonjë takim, që ka marrë pjesë. Miqësia me të ka qenë shumë më e madhe sesa ajo që quhet bashkëpunim ose aktivitet letrar. Pra, ana njerëzore e miqësisë ishte e gjithkohëshme.

A mendoni se motivet poetike, siç janë ato të Ali Podrimjes, janë një zë i veçantë, ndikues, edhe në botën e jashtme letrare?

– Po. Podrimja është nga poetët e përkthyer mirë në botën e jashtme, nga më të njohurit. Natyrisht, poezia gjithmonë krijon një kufizim në përkthim. Është më e pakët se sa proza, sepse botimet poetike viteve të fundit janë pakësuar në botë. E me gjithë këtë kufizim, të gjithë poetët e botës ankohen se njihen pak nëpër vendet e tjera. Podrimja ka qenë nga poetët shqiptarë më të njohur. Është i pranishëm në shumë përmbledhje poetike letrare në gjuhë të rëndësishme të Evropës. Pra, është nga një tufë e pakët poetësh dhe shkrimtarësh, që e kanë bërë të njohur letërsinë shqipe jashtë kufijve. Në atë grupin e vogël të shkrimtarëve, të cilët ne përpiqemi, me të gjitha organizmat kulturore në Shqipëri, ta zgjerojmë, por ai zgjerohet me shumë vështirësi. Nuk është kaq e lehtë të zgjerohet grupi i shkrimtarëve të përkthyer. Është për çdo vend e vështirë. Po të shikoni, të gjitha vendet, sidomos ato që quhen relativisht të vogla, kanë probleme me njohjen. Prandaj, Podrimja, nga kjo anë, ka qenë i privilegjuar nga fati, sepse ka kapërcyer këtë pengesë të njohjes.

Ai iu çmonte shumë. Në secilën bisedë, private a zyrtare, gjithmonë iu mbante me vete. Bashkë me ju, përpiqej të bëhej ambasador i kulturës kombëtare shqiptare…

– Po, e di. Ai ka qenë jashtëzakonisht i ngrohtë me njerëzit. Pavarësisht se shkrimtari e shpreh nganjëherë atë ngrohtësi, ose nuk është i aftë shumë ta shpreh. Por, në thellësi të tij, ai ka qenë jashtëzakonisht i ngrohtë me njerëzit. i donte kolegët e vet, e donte letërsinë, e donte poezinë…e donte tempullin, ta quajmë me një fjalë. Ishte besnik i kësaj dhe e çmonte shumë miqësinë midis poetëve, që është nga cilësitë më të bukura të kohës. Për fat të keq, në kohën tonë nuk mund të themi se kjo kultivohet vazhdimisht në botën shqiptare. Për fat të keq, i mungon atmosferës letrare shqiptare miqësia midis kolegëve. Është një humbje e madhe. Unë përmenda fjalën TEMPULLI, ndaj është një humbje e madhe e kësaj aureole. Që ta dojë publiku i gjerë, duhet shkrimtarët ta duan njëri tjetrin. Kam frikë se ka diçka që nuk shkon, ky është dhe mendim i përgjithshëm. Nuk është ajo miqësi që duhej të ishte. E, Podrimja, hynte ndër shkrimtarët që e njihte këtë miqësi, e njihte se sa e shenjtë ishte miqësia midis kolegëve, e njihte hyjninë e saj, jo vetëm nevojën e saj, por njihte anën e mistershme që është hyjnia, që duhet t’i bashkojë njerëzit e letrave, njerëzit e tempullit. Dhe, përveç kësaj, ishte shumë mirënjohës si natyrë. Them, pavarësisht nga dukja që mund ta kenë njerëzit, nuk them për atë por në përgjithësi, Podrimja, duke qenë natyrë besnike, ka qenë jashtëzakonisht mirënjohës. T’i bëje diçka, ai nuk ta harronte gjithë jetën. Edhe kjo është një cilësi që nganjëherë mungon, për fat të keq, në jetën e sotme sidomos shqiptare. Nuk është kaq e shpeshtë. Duhej të ishte më e shpeshtë, por është pak e rrallë. Ai, hynte ndër ata që vërtetë mund të jenë kampion të mirënjohjes. Unë kështu e kam njohur gjithë jetën.

A mund të veçoni ndonjërin nga kontaktet e juaja me poetin, Ali Podrimja?

– E kam të vështirë! Atje ku kishte nevojë për të, ai gjendej befas. i gjendshëm dhe i pandryshueshëm gjithmonë. Prandaj, e kam të vështirë të them se ky është kujtim i paharrueshëm ose ai, sepse të gjitha kujtimet kanë qenë në njëfarë mënyre të paharruara. Po, ngaqë ngjanin me njëri tjetrin, përdora atë topikun: ishte i pandryshueshëm. Ishte po ai gjithmonë. E kam vështirë të dalloj ndonjë. Por, një kujtim kur ai ishte në Francë në një takim për lexuesin francezë, sikur ishte emocionuar, sepse një takim në Paris është gjithmonë një gjë e bukur, por është edhe pak e ndërlikuar. Është një publik ku ka gazetarë, është një publik i panjohur, me zakone të tjera, por edhe ai e ndjeu një gëzim të thellë, që e kapërceu me sukses. Ishim bashkë atje, në tryezën ku do të flisnim. U gëzua shumë që unë vajta. I thashë: po pse gëzohesh kaq shumë? Unë patjetër do vija?! Më tha: gjithë ky Paris, si erdhe…?! Ishte shkrimtar shqiptar i njohur, ishte miku im, do të veja patjetër. Prandaj, thashë, ishte shumë mirënjohës për një gjë të tillë. Ishte prekëse mirënjohja e tij dhe nuk e harronte kurrë. Dhe, jo vetëm këtë rast, por edhe rastet më të vogla, më të parëndësishme, i mbante mend…

Vdekja e tij në largësi të vendit, në shumë mënyra u shfaq shumë misterioze. Si e përjetuat ju?

– Mua m’u duk e bukur, pa keqkuptim, ajo mënyrë se si e mora vesh këtë lajm, që ishte aq i hidhur, e që në fillim nuk e kuptova. Dikush në telefon, më tha: po të them dhe një gjë. Në Francë ka humbur Ali Podrimja! Ai nuk e dinte se si kishte ndodhur, as që i shkonte mendja dhe ma tha me një zë gazmor, zbavitës dhe unë ashtu e përceptova. Dhe qesha. Qeshëm të dy, me kuptimin e mirë të fjalës. Pra, Aliu poet, ka bërë ndonjë ekstravagancë të rastit, ka ikur nga delegacioni, nga forumi, kushedi ku i ka shkrepur në kokë…siç ndodh me poetët. I lënë mbledhjet e mërzitshme dhe ikin…ndaj dhe unë e mora si një gjë zbavitëse. Mirëpo, më vonë e mora vesh se shumë njerëz e kishin kuptuar kështu. Tashti e kam menduar, a është e hidhur kjo ta marrësh një lajm kaq të rëndë, ta përceptosh në fillim pa dashur duke mos e ditur, si një gjë me një muzikë të gëzueshme? M’u duk gati një gjë simbolike kjo gjë, siç është, vërtetë, vdekja e poetit, që është edhe hidhërim, por është edhe një afirmim i dashurisë së të tjerëve për të. Unë e mora vesh në mënyrë krejt kundërthënëse. Nuk e kuptova dhe, shumë njerëz nuk e kanë kuptuar. Më vonë, kur e kam menduar këtë gjë, kam thënë: m’u duk si diçka simbolike, e bukur në trishtimin e saj. E bukur që ndodh e pazakonshme. Nuk them se mund t’i ndodh vetëm poetëve, por i ndodh, në radhë të pare, poetëve si ai. Pastaj e morëm vesh se kjo nuk ishte as një shaka e tij, as një rrenë që bëri Podrimja. Kjo ka qenë e veçanta e lajmit.

kultplus

Josif Bagëri dhe Krahina e Rekës së Epërme

josif-bageri-shqypeja-e-shqypenisRasti i shqiptarëve të Rekës, kësaj krahine të përbërë nga 18 fshatra dhe të shtrirë në lindje të Dibrës, përtej maleve Korab, Velivar dhe Kërçin, në të dy anët e lumit Radikë[1], është një rast interesant i përfshirjes së tyre në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare pasi identiteti i tyre e kërcënonte Kisha Kombëtare Serbe që në kuadër të politikave asimiluese të saj që përkrahnin politikat nacionaliste të shtetit serb, kërkonte t’i përfshinte banorët e saj  brenda një identiteti kombëtar serb.
Ashtu si si vëllëzërit e tyre ortodoksë në jug të Shqipërisë që kërcënoheshin me asimilim nga ithtarët e Patrikanës së Stambollit që bënte përpjekje të vazhdueshme për të helenizuar jugun e Shqipërisë, edhe banorët e Rekës së Epërme  ishin nën kërcënimin serb që dëshironte që identitetin fetar ta shfrytëzonte për ti asimiluar. Jeta dhe kujtimet e aktivistit të njohur Josif Bagëri që mëson të shkruaj shqip në Sofie, dhe aty kthehet në një nga përhapësit i idesë kombëtare,  është një dëshmi e peripecive identitare që kalonin banorët e kësaj zone. Ardhja e tij në vitin 1908 në Rekë , menjëherë pas shpalljes së Hyrietit dhe përhapja e idesë kombëtare kishte vështirësi për shkak se propaganda serbe kishte zënë mirë vend. Si zakonisht në këto përpjekje asimiluese predominonte Kisha Ortodokse  Serbe, hierarkët e së cilës e kishin braktisur ideologjinë e universalizmit të krishterë dhe kishin rënë nën influencën e nacionalizmit. Josif Bagëri do të haste në këtë vështirësi dhe për këtë arsye ai iu drejtua fshatarëve të vet, duke iu sqaruar  se cili ishte qëndrimi i dhespotit serb Varnava të Dibrës ndaj tyre. “Vendi në të cilin asht ngulur Varnava nuk asht i ngulun me serbë as me bullgarë, po me fjesht shqyptarë. Detyra e secilit shqyptar asht t’përpiqet për me udhon dormën këtynej propagandorëve qi të qirohet vendi perj egërsinavet të mveshuna me lëkurë delje, se këto nuk janë gjë tjetër , përveç se ulq rrëmbenjës”.[2]Për herë të parë nëpërmjet kujtimeve të tij kemi edhe dokumentimin e hapjes së shkollës shqipe në këtë rajon, në fshatin e tij të lindjes Nistrovë, ku u bëri thirrje bashkatdhetarëve t’i çojnë fëmijët për të mësuar të shkruajnë e të lexojnë shqip. Ai kishte sjellë me vete,  20 copë abetare dhe filloi tu jepte mësim 8-9 fëmijëve të parë që u mblodhën. [3]Gjithsesi puna e nisur nga Bagëri që përdorte alfabetin e Stambollit në shkrimin e gjuhës shqipe,  nuk është se ishte përpjekja e parë e banorëve të kësaj zone për të shkruar shqip, pasi në vend lëvronin e edhe tradita të vjetra të shkrimit të shqipes si ishte rasti i përdorimit të alfabetit cirilik të bullgarishtes që mesa duket kishte qenë një medium i përdorur nga popullsia , kryesisht nga ajo që ishte e emigruar në qendra të ndryshme të Ballkanit. Një dokument i arkivave austriake i referohet në fakt ortodoksëve shqiptarë të fshatit të Prodecit, në rajonin e Rekës së Sipërme(afër Dibrës), të vendosur në Stamboll. Këta të fundit në vitin 1911 kishin themeluar një shoqëri bamirësie dhe arsimore, statuti i së cilës, hartuar në shqip dhe në alfabetin cirilik bullgar, tregonte një vullnet për të botuar libra në shqip me këtë alfabet, për të hapur një shkollë në fshatin e tyre të origjinës dhe për të restauruar kishën e fshatit.[4]

Fati i popullsisë së Rekës do të diskutohej dhe 5 vjet më vonë pasi Bagëri do të largohej nga Nistrova,  në Konferencën e Londrës, ku përfaqësuesi diplomatik i Rusisë do kërkonte që Dibra të përfshihej në shtetin serb për shkak të traditave kishtare dhe fetare të popullsisë ortodokse të një pjese të vogël të qytetit. Gjakova dhe Dibra kërkoheshin për Serbinë( nga ana e përfaqësuesit rus Petrajev në Konferencën e Londrës-shënimi im) jo për karrekterin sllav të popullsisë lokale që nuk mund të provohej, por sepse manastiri serb i Deçanit kishte prona të gjera tokësore në krahinën e Gjakovës, kurse Dibra ishte selia e dy peshkopëve ortodoksë dhe fare pranë saj ndodhej një manastir ortodoks ( i Shën Jovan Bigorit)[5].

[1] Ruzhdi Mata. Josif Bagëri, , Tiranë:1983, Shtëpia botuese: 8 nëntori,  fq 7

[2] Po aty, fq 93

[3] Po aty, fq 95

[4] Nathalie Clayer. Ne fillimet e Nacionalizmit shqiptar. Perpjekja:2009, Tiranë, fq 574

[5] Arben Puto. Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914, Shtepia botuese 8 nëntori: Tiranë, fq 196-197

(DK)

Me rastin e 85-vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë ju sjell disa nga thëniet e tij të vlefshme.

Ismail Kadare

“Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre”.

“Të falësh nuk do të thotë të harrosh”.

“Sillu aq mirë me ata që të lëndojnë, sa t’iu vijë neveri nga vetja e tyre”.

“Ata që shohin qartë edhe larg, në të ardhmen janë të padëshirueshëm për çdo pushtet tiranik”.

“Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë”.

“Sa i hollë është kufiri mes urrejtjes dhe dashurisë. Në ankthin e dhimbjes klith: Të urrej, sepse nuk mund të dashuroj askënd tjetër”.

“Fjala është si bleta që ka edhe mjaltin, edhe thumbin”.

“Kultura antike është pasaporta autentike e kulturës kombëtare”.

“Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve”.

“Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë. – Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë!”

“Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.”

“Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave.”

“Njeriu në jetë ka nevojë për një filxhan shkencë, një shishe kujdes dhe një oqean durim.”

“Ju akuzoj, se bashkë me programet tuaja jeni përgjegjësit kryesorë të kalbëzimit kulturor të vendit tonë!”

tvKëto fjalë të mia, nuk do të ndryshojnë asgjë, por shpresoj që të ndaj zemërimin tim, që të mund të përhapet më shumë se një pandemi.

Unë e kam për ju,

…. dhe gjithë hordhinë tuaj në llogoret e këtij ferri …

Unë Ju akuzoj.

Ju akuzoj, se jeni ndër përgjegjësit kryesorë të kalbëzimit kulturor të vendit tonë, barbarisë shoqërore, korrupsionit dhe gërryerjes të tij morale, shkatërrimit mendor të gjeneratave të reja, varfërimit etik të të rinjve, shtrembërimit të edukimit të fëmijëve tonë.

Ju me televizionet tuaj plehra, me programet e tuaja të pista, shfaqjet tuaja artificiale, pseudo, false, mashtruese, keni kontribuar në dorën e parë dhe të paskrupullt në dekadentizmin e mijëvjeçarit të tretë, i cili kësaj here, për fat të keq, nuk sjell asnjë vlerë, por vetëm atë asgjënë kozmike.

Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të këtij procesi pervers mediatik , që përfshin bindjen për një vetë-realizim të bazuar ekskluzivisht në pamjen e jashtme, në shfaqjen e famës, suksesit dhe bukurisë, në kërkimin e vazhdueshëm të duartrokitjeve, në miratimin e publik, ndërtimin e asaj që duan të tjerët dhe jo të asaj që jemi.

Kjo është bota juaj, kjo është ajo që ju keni vjellur nga studiot tuaja televizive për vite me radhë.

Ju keni promovuar vrazhdësinë, injorancën, varfërinë morale dhe kulturore si modele të marrëdhënieve dhe njohjes shoqërore, sepse programet tuaja janë të mbushura, me sharlatanë, injorantë dhe të paedukuar. U keni dhënë famë dhe i keni shndërruar në modele për t’u imituar personazhe që nuk kanë vlera, nuk kanë kulturë, nuk kanë asnjë busull morale.

Ju përfaqësoni poshtërimin e të diplomuarve, përuljen e atyre që studiojnë, të atyre që investojnë kohë dhe burime në kulturë, të atyre që janë të frustruar dhe më në fund braktisin Italinë, sepse  vëmendja është per teatrot e programeve tuaja.

Unë flas si mësues, i cili sheh me zemërim si nxënësit e tij imitojnë arrogancën, gënjeshtrën, pamjen e jashtme, provokimin, vrazhdësisë që përhapin personazhet në televizionin tuaj. Flas si ai që sheh të njëjtën dinamikë në një realitet të trishtë që përsëritet në klasat e mia, me nxënës që besojnë se kjo dhe vetëm kjo është mënyra për tu lidhur me bashkëmoshatarët e tyre dhe për tu pranuar prej tyre dhe për t’u vlerësuar prej tyre. Si mësues i cili sheh hutim, frikë, izolim në sytë e atyre fëmijëve që nuk përshtaten, që nuk i dorëzohen më joshjes së kësaj bote të tmerrshme, por që për këtë shpërblehen me veçim dhe tallje.

Unë kam parë në vitet e mia të mësimdhënies së pari me hutim, pastaj me shqetësim, tani me terror qindra nxënës sillen si kopje të personazheve të turpshëm që mbushin programet tuaja, duke u përpjekur të jenë si ata. Dhe unë jam i neveritur nga vetëkënaqësia që ju kullon në programet tuaja në prani të personazheve të caktuara.

Unë ju akuzoj, sepse ju jeni personalisht përgjegjës për të gjitha këto.

Shpresoj në fundin tuaj profesional dhe në zhdukjen tuaj mediatike, sepse këto janë ndëshkimet e duhura për dëmet e pariparueshme që i keni shkaktuar vendit.

rco Galice

Pse, megjithatë, të gjitha këto të papritura, të gjitha këto të këqija janë bërë e po bëhen, kanë ndodhur e po ndodhin në Kosovë dhe në Shqipëri?

Pushteti i korruptuarKjo vepër i kushtohet pakënaqësisë, mund të thuhet,
madje, dëshpërimit që ka populli shqiptar sot ndaj politikës së
brendshme të oligarkisë politike të Shqipërisë dhe të Kosovës,
e cila të këqijat e shumta dhe dështimet e rënda po përpiqet t’i
fshehë pas politikës së jashtme.
Pse mund të thuhet kështu?
Në politikën shqiptare të fundit të shekullit njëzet dhe të
fillimit të shekullit njëzet e një, përpos një numri të vogël
individësh, do të gjenden shumë mendje të ngushta me pak
a aspak kulturë politike, me pak a aspak mendje historike,
me pak a aspak dije për organizim shtetëror, me pak a aspak
qartëpamje për sfidat e së ardhmes, kurse disa prej tyre
edhe me jetëshkrime politike pothuaj të komprometuara për
gjendjen, qëllimet dhe vlerat e kohës së re.
Liria me të cilën na ndriçoi fillimshekulli premtues, prej
pushtetarëve të ndryshëm do të kuptohet në mënyra shumë
të ndryshme, duke e dëshmuar atë mençurinë e të urtëve
evropianë se lirinë më lehtë e fitojmë se ç’dimë ta përdorim.
Në këtë fillimshekulli për shumëçka nuk kemi menduar kur
do të duhej të kishim menduar, prandaj shumëçka nuk do të
dimë, që do të duhej tashmë ta dinim.
Nuk kemi menduar se, siç e kanë thënë të tjerë para
meje, liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej
njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë
për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë
për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar
karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për
të penguar ngritjet e të merituarve dhe të diturve; prej dikujt
për të urrejtur; prej dikujt në radhë të parë për të gënjyer e prej
dikujt për të sharë e për të fyer të madh e të vogël, burra e gra!
Dhe për shumëçka tjetër.
Nuk kemi ditur se demokracia, sidomos ajo e shtetit që
nuk është bërë ende shtet i së drejtës, por i shtetit që është
ende shtet i pushtetarëve, që shtetin e shikojnë pafytyrshëm si
shtëpinë e tyre private, demokracia bëhet e pafuqishme ndaj
shumë të këqijave.
***
Nuk kemi ditur dhe, natyrisht, nuk kemi pritur se tribunat
e quajtura demokratike do të mund të jenë të pushtuara jo
vetëm për diskutime të kulturuara, të argumentuara, me të
cilat paraqiten dhe mbrohen e drejta dhe e vërteta, por edhe
për ulërima parahistorike të disa prijësve partiakë, të cilët për
të mirën e përgjithshme mendojnë sa për borën e parvjetme!
***
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se sovrani –
populli shqiptar nuk do të mund të bëjë asgjë, bash asgjë,
për të penguar primitivizmin, arrogancën, pangopësinë,
korrupsionin, nepotizmin e klasës politike dhe plaçkitjen e
vjedhjen e pasurisë kombëtare nga ana e saj!
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se partitë politike
në vend se forca politike, që mendojnë se si dhe se sa do
ta ndryshojnë për të mirë shoqërinë, do të bëhen firma që
mendojnë se sa do të pasurohen vetë dhe se sa do të pasurohen
udhëheqjet e tyre!
***
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se klasa e mesme, pa
mendjen e së cilës asnjë shoqëri dhe asnjë shtet nuk mund të
gjejë as gjedhen e duhur të qeverisjes së sotme, as të ardhmërisë
vërtet premtuese, do të jetë kaq e shpërfillur, madje, kaq e
mosduruar prej klasës politike, prej klasës politike të pajisur
pamoralshëm me magjistratura e me doktorata në sajë të
mjerimit shpirtëror të pjesës së korruptuar materialisht dhe
moralisht të kësaj shtrese të mesme!
***
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se pushtetarë të
rendit të parë pushtetar do të shfrytëzojnë korrupsionin e
nepotizmin për interesa të ndryshme vetjake, do të zhvasin
pasuritë kombëtare, do të bëjnë uzurpime të ndryshme, do të
shfrytëzojnë konfliktin e interesit e, megjithatë, do të mbesin
të pandëshkuar e të pandëshkueshëm si cezarët në Perandorinë
Romake e despotët në despotitë orientale!
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se edhe mbas turpit
me të cilin e kishin shënuar përgjithmonë veten Esat Toptani
dhe Ahmet Zogolli duke i falur tokë kombëtare e sovranitet
kombëtar pushtuesit serb dhe malazez, do të kemi aq
pushtetarë, dhe aq çerekintelektualë, dhe aq çerekakademikë,
që pa aspak brejtje të ndërgjegjes do t’i falin Greqisë tokë e
dete të Shqipërisë e do t’i falin Malit të Zi tokë të Kosovës,
duke cenuar kështu jo vetëm pasuritë natyrore po edhe sigurinë
e tyre!
***
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se oligarkia politike
e Kosovës do t’i shpallë të vjetruara pas tre vjetësh krimet
ekonomike dhe krimet e bëra me konflikt të interesit dhe do t’i
shpallë ashtu, të vjetruara, për të shpëtuar vetë, me trabantët
e vetë, prej ndëshkimeve prej të cilave ligjet e demokracisë
kurrë s’do t’i lenin të shpëtojnë.
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se Njëmendësia jonë
do të jetë e shënuar, o sa dëshpërueshëm: prej përmbysjes
intelektuale, prej mjerimit ekonomik dhe prej rënies morale,
që do t’i nxisin shqiptarët më masivisht se kurrë në historinë e
tyre që të kërkojnë shpëtim në Botë!
***
Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur që ish të burgosurit
politikë, aq vetëflijues dikur, do të heshtin siç po heshtin,
kryevarur, do të bëhen të shurdhër siç po bëhen, kryevarur, ndaj
të këqijave të shumta, të gjithfarëllojshme, ndaj padrejtësive,
ndaj shpifjeve, gënjeshtrave, mashtrimeve, korrupsionit,
nepotizmit, krimeve të ndryshme politike dhe materiale të
oligarkisë së sotme politike të Kosovës!
Kanë harruar të thonë çka është tepër e rëndësishme të
thuhet sot: Mjaft më!
Por…? Por…? Por…?
Por tani po shihet se larg më të shumta se ato shpresat
që kemi ditur dhe se ato shpresat që kemi pritur janë ato të
këqijat për të cilat as nuk kemi ditur as nuk kemi pritur se
do të na dalin, se do të shumohen siç janë shumuar në këtë
Njëmendësinë tonë!
Pse, megjithatë, të gjitha këto të papritura, të gjitha këto të
këqija janë bërë e po bëhen, kanë ndodhur e po ndodhin në
Kosovë dhe në Shqipëri? Pse? Pse? Pse?
Pse? – do të provoj të tregojë në krerët vijues të librit.
Fragmente nga parathënia e librit “Pushteti i korruptuar – protagonistet dhe viktimat”, 2016
Rexhep Qosja

Vargje kohe

Kulturë
Bejtullah Sadiku: Kolltuku i Ferrit
E diele, 06.12.2020, 11:39 AM

Kolltuku i Ferrit

Kur shpirti gërryhet

zemra thyhet

se ditë e për ditë

në popull e shqiptari

ndihet keq e si ma zi.

Popull i vjetër antik

i njohur historikisht

me vese, tradita, gjuhë e kulturë

pellazge-ilire-arbërore

me histori e trashëgimi

ku botës i dha heronj e luftëtarë

intelektualë e sundimtarë

princa e mbretëri shqiptare

fitues të çmimit Nobël e Shenjtorë

akademikë e doktorë

poetë, shkrimtarë e profesorë

me tempuj dijesh në nivel superior.

Po si kështu sot…?!

harrojmë të kaluarën

përbuzim të djeshmen e të sotmen

shkelëm mbi gjak e Komb.

Ah si u prish nderi e morali

etika, vetëdija e ndërgjegjja

ku çdo vlerë degjenerohet

për grusht lek e kolltuk të”ferrit”.

Bejtullah Sadiku, Berlin 2020

Çka është injoranca?

InjorancaINJORANCË f.

1. Padituri, padije, mungesë arsimi. Injorancë e madhe (e plotë). E la në injorancë. Dolëm nga injoranca.
2. keq. Njohje fare e cekët ose shumë e kufizuar e diçkaje (zakonisht për një fushë të dijes, për një dukuri etj.); trashtinë. Injorancë në filozofi (në politikë, në ekonomi).

INJORANT m.

1. Njeri që nuk ka marrë asnjë lloj arsimi, njeri i pashkollë, i paditur.
2. keq. Ai që e njeh diçka në mënyrë fare të cekët ose shumë të kufizuar; ai që nuk i kupton fare gjërat ose i kupton keq ato; njeri i pagdhendur që nuk di të sillet në jetë. Injorant i madh. Injorant në politikë (në letërsi, në muzikë, në art).
3. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Kleri injorant. Klikë injorante.

“Dergjet atdheu në robëri të errët, i verbuar me dy palë mjegulla të zeza mbi faqe, që janë mëkati dhe mosdija.”

Pjetër Bogdani (1630 –1689)

“Injoranca i nxit njerëzit t’i bashkohen një partie e turpi s’i lë më të largohen prej saj”

George Savile, (1633 –1695)

“Elementi më i dhunshëm i shoqërisë sonë është injoranca.”

Emma Goldman (1869 –1940)

“Të vetmet fitore që nuk lënë shije të hidhur në ndërgjegje, janë ato që arrihen kundër injorancës”

Napoleon Bonaparti ( 1769 – 1821

“Kur injoranca bëhet një me pushtetin, rezulton të jetë armiku më i madh që drejtësia mund të ketë”

 James  Baldwin (1924 –1987) 

“Një mjek injorant është ndihmësi i vdekjes”

Ibn Sina (Avicenna) ( 980 – 1037)

Vetëm të mençurit duan të mësojnë. Injorantët preferojnë të japin mësim

Edouard le Berquier

“Armiqtë tanë më të këqij nuk janë injorantët, por inteligjentët e korruptuar.”

 Graham Greene  (1904 –1991)

“Një njeri që njeh vetëm Biblën, as Biblën nuk e njeh.”

Matthew Arnold (1822 –1888)

“Për interesat e veta, edhe djalli mund të citojë Biblën”

William Shakespeare (1564 –1616)

“Kur misionarët mbërritën në Afrikë, ata kishin Biblën e ne kishim tokën. Na thanë të lutemi me sy mbyllur. Kur i hapëm, ata kishin tokën e ne kishin Biblën.”

Jomo Kenyatta (1897 – 1978)