Kategoritë: Uncategorized

“Dekriminalizimi” në Kushtetuese, avokati i Roshit: Padi kundër ligjit

dekriminalizimiVendimi i së enjtes i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit për kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi dhe dy deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, ka sjell dhe një tjetër ngërç juridik, i cili mund të çojë deri në rrëzimin e gjithë ligjit të Dekriminalizimit.

I kontaktuar nga Top Channel, avokati mbrojtësi i Elvis Roshit, Theodhori Sollaku ka konfirmuar se do të ankimohet vendimi i KQZ-së, referuar nenit 115 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Por ajo që Sollaku ka konfirmuar tjetër, është se kërkesa që ai pritet të depozitojë në Gjykatë, do të përmbajë papajtueshmërinë e ligjit, të ashtuquajtur të dekrimnalizimit, me Kushtetutën. Duke marrë parasysh dhe faktin se shumë herë është thënë, nga juristë por edhe politikan se ky ligj është më i ashpri në botë dhe në kufjitë e anti-kushtetueshmërisë, një analizë e tij nga Gjykata Kushtetuese mund të çonte dhe në rrëzimin e ligjit.

Më e komplikuar duket situata për deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, të cilët për shkak të mosparashikimit në ligj të ankimimit, ende nuk janë të qartë se ku do depozitojnë kërkesën e tyre, në kolegjin zgjedhor, siç parashikon Kodi Zgjedhor apo në Gjykatën Administrative, duke qënë se vendimi i KQZ, konsiderohet si akt administrativ.

Por pavarësisht përplasjeve ligjore dhe ankimimeve të mundshme, Kryeministri Rama ka firmosur pasditen e së enjtes shkarkimin e Elvis Rroshit, i cili do t’i dërgohet Presidentit Bujar Nishani. Ky i fundit, duhet të shpallë zgjedhjet në Kavajë jo më parë se 30 ditë e jo më vonë se 45 ditë nga marrja e njoftimit zyrtar. Por ky afat më shumë gjasa do të shtyhet, duke marrë parasysh dhe vendimin e Rroshit dhe avokateve të tij për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Edhe mbledhja e KQZ për zëvendësimin e deputetëve Tahiri dhe Selami do të jetë në varësi të ankimimeve të dy deputetëve.

/ Top Channel“

Ekonomi: Raporti “Të bësh biznes”, renditje historike për Shqipërinë

ekonomiRaporti i “Doing Business” (Të bësh biznes) e ka renditur Shqipërinë në vendin e 58. Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, në një deklaratë për shtyp, deklaroi se ky është një “vlerësim i Bankës Botërore për lehtësinë e të bërit biznes në Shqipëri”.

“Ky përmirësim në renditje lidhet me reformat që ka ndërmarrë qeveria”, theksoi Ekonomi.

“Pak minuta me parë, Banka Botërore publikoi raportin e saj të përvitshëm “Të bësh biznes”. Vendi ynë renditet i 58-ti nga 190 shtete që Banka Botërore vlerësoi këtë vit. Ky është jo vetëm një përmirësim i dukshëm prej 32 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, por është njëkohësisht renditja dhe vlerësimi më i mirë që Shqipëria ka patur ndonjëherë, që nga viti 2003 kur ky raport u publikua për herë të parë nga Banka Botërore. Gjithashtu raporti konfirmon rritjen cilësore të reformave të ndërmarra nga Qeveria për lehtësitë e të bërit biznes, duke nënvizuar se distanca e Shqipërisë ndaj praktikave më të mira, në të bërit biznes ka patur një përmirësim të dukshëm, duke u rritur nga 61.3 pikë në raportin e vitit  të kaluar  në 68.9 pikë në raportin e sivjetshëm”, tha Ekonomi.

Ministrja renditi edhe 3 reformat që, sipas saj, bënë të mundur vlerësimin: “E para, reforma me thjeshtimin e dhënies së lejeve të ndërtimit. Raporti thekson se në fushën e lejeve të ndërtimit, Shqipëria ka thjeshtësuar procedurat për marrjen e lejes dhe ka hartuar një rregullore të re për lejet e ndërtimit, duke përmirësuar renditjen në këtë indikator me 83 vende.
E dyta, reforma në  marrjen e energjisë dhe shpejtësinë e  lidhjes në  rrjet. Në marrjen e energjisë, raporti nënvizon se efiçenca e procesit të marrjes së energjisë është përmirësuar. Raporti evidenton se, koha për marrjen e një lidhje të re energjie u shkurtua me 43 ditë, duke përmirësuar renditjen në këtë indikator me 6 vende.
E treta, reforma në pagesën e taksave. Pagesa e taksave, sipas raportit “Te bësh biznes” është bërë më e shpejtë dhe e thjeshtë me fillimin e pagesës elektronike të taksave që nga 1 janari 2015. Koha  totale e pagesave u shkurtua me 96 orë. Renditja e Shqipërisë në këtë indikator është përmirësuar me 45 vende”.

/ Top Channel

Rekord amerikan për qëndrim në orbitë

kosmonautPas 340 ditësh në orbitë, astronauti amerikan Scott Kelly dhe kozmonauti rus Mikhail Kornienko u kthyen sot në Tokë.

Një anije ruse Soyuz ku ndodheshin Kelly, Kornienko dhe një kozmonaut i dytë rus, Sergej Volkov, bëri një ulje të butë në stepat e Kazakistanit, tre orë pas shkëputjes nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Volkov u kthye pas gjashtë muajsh në bordin e Stacionit Ndërkombëtar, që është kohëzgjatja tipike e një misioni për ekipet e hapësirës.

Astronauti Kelly mban tani rekordin amerikan për kohëzgjatje të qëndrimit në hapësirë. Ai dhe Kornienko i ranë botës 5,440 herë në bordin e Stacionit, duke parë 10,880 lindje dhe perëndime dielli nga orbita.

Qëllimi i misionit të tyre ishte për të studiuar se si ndikon një qëndrim i gjatë në hapësirë mbi trupin e njeriut. Studime të tilla mund të shërbejnë për planifikimin e misioneve të ardhshme shumëvjeçare në planetin Mars apo në trupa të tjera qiellorë. (voa)

HIERARKIA (JO) REALE

Në çdo kohë, në çdo shekull, gati në çdo periudhë kohore ka patur, ka dhe duhet të ketë hierarki. Ky lloj termi antik daton që moti, nga koha e faraonëve, koha antike e që praktikohet deri në kohën e sotme moderne e bashkohore, se dikush duhet të udhëheq dhe prijë, por kuptohet drejtë, objektivisht dhe sa më në mënyrën ma reale?! Por, çka po ngjanë e çka po ngjet?
Si dje, si sot, apo ndoshta edhe si nesër, llojet e hierarkive që domodoshmërisht të kenë qenë të domosdoshme e në suazat e të mundshmes dhe të reales, ato janë keqpërdorë e keqkuptuar shumëfish dhe imponuar jashtë asaj që ka qenë, është e duhet të jetë meritore.
Ka patur, ka dhe (kuptohet) duhet të ketë hierarki dhe ate në shumë fusha e lami, si p.sh:
Hierarki:
– shtetërore;
– politike;
– intelektuale;
– profesionale:
– strategjike;
– ushtarake:
– akademike;
– kombëtare etj.etj.
Por assesi, nuk duhet të ketë hierarki:
– amatorësh;
– diletantësh;
– injorantësh;
– imponuesish;
– trilluesish;
– hileqarësh;
– rrenacakësh;
– tradhtarësh /akombëtarësh etj. etj., që kanë tendenca negative e me shtim të numrit të tyre, sa që dëshmon vetë koha se në shoqëri, komb e popull, sjellin më shumë të këqija se të mira…!
Duhet gjetur çelësi dhe haptazi të thuhet e veprohet NDAL, STOP, hapni krahun dhe rrugën e progresit dhe përparimit, se kështu na mori dreqi i mallkuar…?!

Me Respekt!

Krefeld, 27.02.2016
Germany

Kurti: Po tentojnë ta kontrabandojnë presidentin e ri, thirrje për protestë të premten

albin kurtiAlbin Kurti i Vetëvendosjes ka thënë se do të ishte mirë që mbledhja e Kryesisë të ishte e hapur edhe për media.

“Pas hedhjes së gazit lotsjellës në këtë mbledhje të papranuar për neve, filluan që ti vënë maskat e gazit, derisa ne ishim aty. Krejt çka ne kemi parë deri më tani janë maskat e tyre”, ka thënë Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë ku u ndëpre për shkak të hedhjes së gazit.

Ai ka thënë se kjo mbledhje është thirrur pak para orës 16.

“Ne nuk erdhëm me vonese, por u vonua kryeparlamentari. Kosova ka nevojë për zgjedhje demokratike dhe të reja, e prej tyre të del Kuvendi i ri, e prej Kuvendit të dal presidenti, e prej tij të dal një kryeministër tjetër për Kosovën. Ne nuk e kemi luksin të përmbushim ambiciet personale”, ka thënë Kurti raporton Indeksonline.

Kurti ka thënë se i dinë synimet e pozitës, që të premten në ora 11 do ta kontrabandojnë presidentin e ri, ku ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të dalin në shesh në ora 11.

“Ne i dimë synimet e tyre për të premten nga ora 11, andaj unë i ftoj të gjithë qytetarët dhe liridashësit që të dalin në sheshin Zahir Pajatizi”, ka thënë Kurti. /Indeksonline/

‘Trepça’ në veri, 278 milionë euro borxhe

trepca“Trepça” në veri të Kosovës aktualisht ka në listë të pagave 3300 punëtorë, por aktivë në punë janë vetëm 1100 deri në 1200.

Në “Trepçë” në veri të punësuarve u paguhen pagat nga mjetet që realizohen në kombinat, si dhe shtesa prej 30 eurosh në muaj për të papunët, kryesisht nga shitja e koncentratit të plumbit dhe zinkut, të cilat llogariten sipas sistemit të Kosovës.

Gjithashtu, punëtorët të cilët nuk janë të angazhuar në punë, marrin nga 11.100 dinarë në muaj (rreth 90 euro) nga buxheti i Republikës së Serbisë nëpërmes të tregut të punës, si dhe kompensimi për të papunët. Paga mesatare e punëtorëve të “Trepçës” në veri, sipas burimeve të gazetës, sillet rreth 850 euro.

Sipas të njëjtave burime, kontabiliteti i këtij gjiganti ekonomik tani udhëhiqet edhe në kuadër të sistemit të Serbisë edhe të atij të Kosovës.

Por, “Trepça” në veri ka edhe borxhe ndaj kreditorëve, të cilat, siç thotë menaxhmenti i “Trepçës”, nuk është e obliguar t’i paguajë.

“Paralajmërimi i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, të cilin e ka iniciuar Qeveria e Kosovës, ka shqetësuar rreth 3300 punëtorë në kombinat. Ndërmarrja, e cila gjithmonë, sidomos në këtë periudhë, është subjekti më i rëndësishëm dhe më i madh ekonomik dhe i cili me aktivitete prodhuese të saj siguron ekzistencën e një pjese të madhe të popullatës serbe në veri të Kosovës, po tentohet të futet nën ombrellën e Qeverisë së Kosovës, gjë që nuk do të lejohet”, thuhet në një raport të menaxhmentit të kombinatit “Trepça” në veri… (zeri)

Idetë, jo vetëm të lëvizin, por edhe të ndryshojnë proçeset!

Nga Bejtullah Sadiku

Duke shfletuar sot shtypin ditor dhe Elektronik, më dhanë idenë për të konkluduar në formë konkluzionesh edhe këte;

– Tradhëtia nuk bëhet brenda natës, por as patriotizmi nuk bëhej as brenda një dite/nate;

– akuzat e tepruara dhe të paverifikuara flasin dhe thuan: të them, sa s´më ke thënë;

– punët e mira, po edhe të këqia, po i tham unë, ti , e ai, dihet se nuk janë as aq të mira, por jo ndoshta edhe aq të këqia. Pse? Sepse shihen dhe duken vetë;

– mëshira e Zotit për ndonjë falje gabimi ndaj njeriut,  padyshim se është e madhe, por mëshira e njeriut ndaj njeriut, mendoj se duhet të jetë shumë më e madhe;

– hiperbolizimi, zmadhimi, prozhektimi, ngatrresa, insinuata etj. mund të jenë vese apo virtyte negative psikopatalogjike e individëve psikofob, që kërkojnë trajtim të duhur e të domosdoshëm mjeksorë, ngase damin që mund ta bëjnë, pos vetes dhe rrethit të ngusht, ka tendencë dhe gjasa për reflektim shumë më të largët.

Krefeld, me dt.25.01.2016

Mallëngjim për kushtrim!

MALLENGJIMI
Po ç´më mallëngjyet
e më bërët shkëmb
më dhatë fuqi, kaq plot elan
si shqiponjë, përsëri të dal në mal.

Po tja them këngës
duke brohoritur
se kushtrim të ri
kemi porositur.

Po ushtoni e uturoni
ju o malet kreshnike
se ja sot o kurri
të bashkojmë trojet etnike.
28/29.Nëntor 2011 (B.S.)

KR-D 30.XI.2015

Maqedoni, eurodeputeti Vajgl: Dështimi i marrëveshjes sjell probleme serioze

VajgelMosrespektimi i afateve, për zbatimin e marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, do të shkaktojë probleme serioze në vend.

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Ivo Vajgl, gjatë vizitës së tij në Shkup ka tërhequr vërejtjen se, pa zbatimin e tërësishëm të marrëveshjes së 2 qershorit, vendi nuk mund të dalë nga kriza politike.

“Vazhdimi i procesit për zbatimin e marrëveshjes duhet të jetë në interes të të gjithëve, por përfundimisht është në interes të shtetit. Mendoj se, vonesat e paarsyeshme mund të shkaktojnë probleme më të mëdha për Maqedoninë. Nëse marrëveshja nuk zbatohet në tërësi, vendi do të konsiderohet në krizë, megjithëse ne besojmë se kriza u kapërcye përmes marrëveshjes”, tha Ivo Vajgl, deputet në Parlamentin Europian.

Lidhur me raportin e progresit për Maqedoninë, eurodeputeti slloven, Ivo Vajgl tha se do të jetë i ngjashëm me atë të vitit të kaluar.

“Unë besoj se, raporti nuk do të jetë i ndryshëm nga ai i një viti më parë, gjë që do të thotë se, ne duam ta shohim Maqedoninë si një vend kandidat të besueshëm për anëtarësim në BE. Natyrisht, që kjo do të varet nga debati shumëpërmbajtësor në Parlament, por varet gjithashtu nga zbatimi i marrëveshjes e natyrisht, nga perspektiva se në prill do të ketë zgjedhje demokratike e transparente në këtë shtet”, tha Ivo Vajgl, deputet në Parlamentin Europian.

Pas takimeve që pati me përfaqësuesit e opozitës dhe pushtetit në Shkup, eurodeputeti slloven kërkoi nga mediat, që të ushtrojnë presion më të madh ndaj partive politike, për përmbushjen e detyrimeve të marrëveshjes për zgjidhjen e krizës.

/ Top Channel

Vargje të djeshshme/sotme…?!

UTUROJNE LUGJET

Frynë erë.Shtrëngatë
që shkul dhe përplas,
që pret si një shpatë
njeriun e pafat…

Frynë erë. Shtrëngatë,
shkul njeriun nga toka,
e rrëmben e çon larg
sa e përpinë bota…

Uturojnë lugjet,
malet dridhen e mërdhinë.
Kosova lulekuqe
lart ti mbaje ballin.

Bejtullah Sadiku