INTERPOL, për anëtarësimin e Kosovës vendoset në shtator

interpolKomiteti ekzekutiv i INTERPOL-it ka vendosur që aplikimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në agjencinë policore të hyjë në axhendën e bisedimeve të Asamblesë së Përgjithshme që do të mbahet në Pekin, nga 26 më 29 shtator.

Prishtina zyrtare është informuar për vendimin përmes një letre që i është dërguar ministrit të Brendshëm, Skënder Hyseni nga sekretari i përgjithshëm i INTERPOL, Jurgen Stock.

“Pas një pune intensive disamujore të qeverisë dhe sidomos të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Republika e Kosovës është pranë anëtarësimit në INTERPOL”, thuhet në një komunikatë të qeverisë kosovare.

Ekzekutivi kosovar vlerëson se, anëtarësimi në agjencinë policore do të avancojë kapacitetet e Kosovës për të luftuar fenomenet kriminale, si dhe të forcojë pozitat e vendit në nivel ndërkombëtar.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>