Maqedoni e Veriut, shënohet viktima e parë me variantin britanik

OhriNë Maqedoninë e Veriut është shënuar viktima e parë me variantin britanik të koronavirusit.

Njoftimin e konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Viktima ishte 46 vjeç, banor i Ohrit, ndërsa faktor rreziku kishte obezitetin. Ai ishte identifikuar me COVID më 4 janar.

Sipas mjekëve, në vend është evidentuar edhe një person me variantin britanik.

Ekspertët thonë se për shkak të virulencës së këtij varianti, brenda pak muajsh ai mund të bëhet dominues në Maqedoninë e Verut, ashtu si edhe në vende të tjera.

Kjo ka ngritur shqetësime sepse vetëm para pak ditësh në Klinikën e Nefrologjisë në Shkup u regjistrua një vatër koronavirusi me dhjetra persona të prekur.

Shqetësimet po shtohen edhe për shkak të mungesës së vaksinës, sidomos nga dështimi i programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të furnizuar Maqedoninë e Veriut me vaksina.

Disa prej vendeve fqinje kanë premtuar vaksina, por deri tani asnjë dozë nuk ka mbërritur në Shkup.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>