Maqedoni, zgjedhet do të shtyhen për në qershor

gruevskiZgjedhjet e parakohshme parlamentare të 24 prillit sipas gjitha gjasave do të shtyhen për në muajin qershor. Lajmi bëhet i ditur për INA nga burime diplomatike.

Një diplomat i tha agjencisë INA se zgjedhjet do të shtyhen, dhe se këtë do ta kumtojë eurokomisari Johannes Hahn gjatë vizitës së tij më 15 janar në Shkup.

“Vonesat e shumta sa i përket implementimit të detyrimeve të Marrëveshjes së 2 qershorit, dhe shpërthimi  i aferave me letërnjoftimet false kanë tendosur situatën dhe se këto po reflektohen negativisht në procesin parapërgaditur për zgjedhjet. Njëkohësisht po shikohet edhe vështirësia rreth funksionimit të Prokurorisë Speciale, por edhe vonesat nga KSHZ. Një zgjidhje optimale është shtyrja e zgjedhjeve”, theksoi për INA, diplomati evropian.

Por nga ana tjetër, vlerësimi dhe vërejtjet e fundi të diplomatëve për vonesat e theksuara kanë bërë që kryeministri Nikolla Gruevski dhe partia e tij të shpejtojnë me taktizimet e tyre për të mos shtyer zgjedhjet. Kjo ndërlidhet edhe me deklaratën e kryeministrit Gruevski se do të tërhiqet nga detyra para 15 janar dhe se më 15 janar do të zgjidhet kryeministri i përkohshëm. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>