Masakra e Tivarit, raporti i Haxhi Lleshit dhe dëshmitarët

tivar“Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar ilegalisht në masë si gjatë luftës dhe pas luftës. Në këto masakra ka marrë pjesë dhe agjenti i Qeverisë jugosllave në gjirin e Qeverisë shqiptare, tradhtari Koci Xoxe”, shkruhet në dokumentin e Sigurimit të Shtetit që akuzon Koçi Xoxen për Masakrën e Tivarit. Gjithashtu në dosjen hetimore depozitohet një raport i Ministrit të Mbrojtjes Haxhi Lleshi ku i raportohet Qeverisë Shqiptare vrasja e 1000 kosovarëve nga forcat e OZNA-s në territorin shqiptar. Dëshmi e gjallë është ajo e Azem Hajdinit. Dëshmitë e qytetarëve të Tivarit japin detaje të mizorisë së ushtruar nga popullsia serbo-malazeze në përkrahje të masakrës. Akte të tilla si Masakra e Tivarit nuk kanë zënë vend në Historinë e Shqipërisë, mbasi shkrimi i historisë shtetërore është trajtuar si akt ideologjik dhe kundër historisë kombëtare

Raporti i Haxhi Lleshit

Mbi Masakrën e Tivarit nisja e kolonave nga Kosova me 4000 rekrutë të paarmatosur nisi në datat 17 dhe 18 mars 1945, njoftimet e para të kësaj ngjarjeje vijnë kryesisht nga dëshmitarët okularë si narrativë e burimeve gojore.

Në gjyqin e Koçi Xoxes 1949-1950 do të jepeshin dëshmi nga disa ish-drejtues të Sigurimit të Shtetit mbi karvanët e drejtuara nga veriu i Shqipërisë për në Tivar. Gjithashtu në dosjen hetimore depozitohet një raport i Ministrit të Mbrojtjes Haxhi Lleshi ku i raportohet Qeverisë Shqiptare vrasja e 1000 kosovarëve nga forcat e OZNA-s në territorin shqiptar.

Dokumenti i Sigurimit të Shtetit që akuzon Koçi Xoxen për Masakrën e Tivarit të 30-31 marsit të vitit 1945, në atë kohë Ministër i Brendshëm ishte Haxhi Lleshi. Ndërsa Koçi Xoxe, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit – akronimi përkthim i OZNA-s jugosllave.

 

Haxhi Lleshi, dokumenti 19 shtator 1950

“Tepër sekret”, Drejtoria e Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë: “E frymëzuar nga ndjenjat nacionaliste dhe shoviniste, Qeveria jugosllave ka terrorizuar në mënyrën më barbare pakicat nacionale dhe veçanërisht, popullsinë shqiptare të Kosovës dhe Metohisë të përbërë prej 1 000 000 shqiptarësh. Kjo popullsi shqiptare është masakruar me metoda shumë më të egra dhe barbare nga ato të përdorura nga kralët e Serbisë dhe Gestapoja hitleriane. Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar ilegalisht në masë si gjatë luftës dhe mbas luftës. Në këto masakra ka marrë pjesë dhe agjenti i Qeverisë jugosllave në gjirin e Qeverisë shqiptare, tradhtari Koci Xoxe, i cili me cilësinë e tij si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, në fillimin e vitit 1945, autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm” (AMPB, F. 1, Hetimor-Gjyqësor, Dosja e hetimit dhe Procesi kundër Koçi Xoxes, 1949, fl.1-2)

raporti

Raporti i Islam Kadeshit, shifrant i Komiteti Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë për masakrat e Tivarit

Në Artikullin “Për Masakrat e Tivarit faji është edhe i KQ të PKSH”, botuar në revistën “Zëri” të Prishtinës, më 16 dhjetor 1995, Islam Kadeshi gjatë detyrës së tij të shifrimit pranë UNCL, në Kosovë jep dëshminë e tij për dhënien e informacionit Komandës së Shtabit të Përgjithshëm në Tiranë për plojën e Tivarit, të fundmarsit dhe fillimit të prillit 1945.

“Atë ditë erdhi një telegram, një shifër nga komisari i Divizionit të Pestë, Ramiz Alia, i cili njoftonte se sot herët në mëngjes, një turmë e madhe disa mijëra njerëzish, shqiptarë të Kosovës, pasi u grumbulluan në mes të dy kodrave, në një luginë, u pushkatuan dhe u likuiduan që të gjithë. Në momentin kur unë e dorëzova këtë telegram, në zyrë e gjeta Koçi Xoxën dhe Enver Hoxhën. Ua dhashë telegramin në shifër të përkthyer. Isha i tronditur, sepse tjera gjëra kishin thënë, e tjera dolën, që u bënë me popullin shqiptar të Kosovës. Për këtë ngjarje u hesht. Turp dhe krim i madh për ta. Më vonë, në një tubim të ngushtë, u mor vesh për këtë masakër. Popullit nuk iu dha asnjë njoftim, nuk dihej se sa ishin vrarë, në ç’rrethana, ku dhe sidoqoftë fakt ishte se 8 000 shqiptarë u vranë me miratimin e krerëve të Partisë Komuniste të Shqipërisë.”

 

Raporti Zyrtar i Ushtrisë Jugosllave mbi Masakrën e Tivarit

Në dokumentin shkruar në serbisht për Masakrën e Tivarit, shënohet ndërprerja e masakrës nga ardhja e disa forcave të misionit ushtarak amerikan pajisur me makina “Jeep”.

Raporti Zyrtar i Shtabit të Divizionit të 46-të të Serbisë, datë 8. 4. 1945, dërguar Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi, lidhur me depërtimin e Eshalonit të dytë në Tivar

“…nga të gjitha anët binin bombat, shtihej nga të gjitha armët, kurse në qitje kanë marrë pjesë edhe këshilltarët, infermierët me një fjalë, të gjithë ata të cilët rastësisht në atë çast u gjenden aty dhe të cilët kishin armë. Qitja u ndërpre atëherë kur asnjëri nga turma e njerëzve nuk u ngrit ose nuk lëvizte. Në gjithë këtë ishin të pranishëm edhe komandanti dhe komisari i brigadës X dhe gati të gjitha entet ushtarake dhe civile, të cilat gjendeshin në Tivar. Shumë prej tyre kanë marrë pjesë aktive në këtë pushkatim të njerëzve. Sipas fjalëve të dëshmitarëve ngjarja ishte më tepër se trishtuese … Që kjo të jetë edhe më keq, në çastin e qitjes ka ardhur një xhip automobil me amerikanë deri në afërsi ku ka ndodhur e tërë ngjarja. Fatmirësisht disa nga udhëheqësit tanë janë gjetur aty dhe i kanë kthyer në drejtim të Ulqinit. Janë parë edhe disa civilë të cilët gjithë këtë e kanë fotografuar, por më vonë janë tretur në këtë rrëmujë, prandaj për gjithë këtë janë duke u bërë hetime ( dr. Hakif Bajrani. Arkivi i Kosovës, Vjetar XVII XIX, Prishtinë, 1994)

 

Dëshmitë e gjalla: Azem Hajdini pohon se janë 4310 shqiptarë të zhdukur

Dëshmitë e qëmtuara janë dy llojesh; dëshmi aktuale, marrë në kohën e ngjarjes (1945) dhe botuar postume në vepra të veçanta si te vepra e Prenk Grudës, (Eurorilindja, 1997), dëshmi okulare të Veli Arifit dhe të Azem Hajdini-Xani: në librin e botuar nga shqiptarët e diasporës politike në Gjermani më 1991 “The Bar Tragedy”. Në botimin e dytë Prishtinë 1998, Azem Hajdini – viktimë dhe protagonist i dëshmisë më të qartë të Masakrës së Tivarit, i mbijetuar i Eskalionit të dytë të nisur nga Prizreni për në Tivar jep këtë statistikë për numrin e rekrutëve të nisur nga Kosova në Tivar dhe numrin e viktimave sipas tre Eskalioneve (kolonave me rekrutë kosovarë të nisur për në frontin e Kroacisë për të luftuar nazifashistët).

“Pas numërimit një nga një gjatë hyrjes në ndërtesë është konstatuar se të gjallë kemi mbetur vetëm 810 veta, kurse sa i përket numrit që janë nisur nga Kosova oficeri më          regjistër në dorë na ka komunikuar se nga Kosova jemi nisur 4.700 veta, gjë që do të thotë se gjatë rrugës dhe në plojën e Tivarit janë mbytur, vrarë, masakruar dhe zhdukur 3.890 shqiptarë të Eshalonit {Kolonës} të dytë,

420 të Eshalonit të parë; gjithsej 4310.

Edhe pse gjakatarët e kishin në plan likuidimin e të gjithëve, në mënyrë që nga kjo plojë të mos mbetej asnjë dëshmitarë i gjallë për të dëshmuar, për fat këta 810 të rinj shqiptarë e mbijetuan plojën. Nga likuidimi i përgjithshëm shpëtuam në sajë të disa vëzhguesve amerikanë, që në atë çast, me një xhip u dukën atypari, afër vendit të ngjarjes, si dhe të disa njerëzve të paidentifikuar civilë, që u dukën dhe e fotografuan tërë ngjarjen. Nga frika se do të zbulohet krimi, ata u detyruan ta ndërprisnin plojën. Nga njerëzit që kanë mbetur gjallë nga kjo tragjedi dhe sipas asaj që kam vërejtur vetë, mbi 90 për qind kanë shpëtuar ata që kanë qenë brenda në ndërtesë, sepse mundësitë për shpëtim në oborr dhe shesh kanë qenë minimale. I gjallë ka mbetur aty-këtu ndonjëri që është fshehur ndër kufoma dhe vetëm pse nuk kanë arritur t’i transportojnë para territ. Natën, ata që kanë qenë të plagosur, kanë mundur më lehtë të dalin nga kufomat dhe të ikin në drejtime të ndryshme. Ka raste që edhe në shesh kanë shpëtuar, por ato janë shumë të rralla”.

Dëshmitë e qytetarëve të Tivarit japin detaje të mizorisë së ushtruar nga popullsia serbo-malazeze në përkrahje të masakrës, institucionet lokale morën pjesë në goditjen me armë të rekrutëve shqiptarë dhe gjatë transportit të të vrarëve nga oborri i fabrikës së Monopolit të Duhanit u krijuan grumbuj kufomash që digjeshin në shkëmbinj. Gjithashtu raportohet se mjaft kufoma ishin hedhur në det dhe plisat e bardhë pluskonin me ditë të tana nëpër valë.

Akte të tilla si Masakra e Tivarit nuk kanë zënë vend në Historinë e Shqipërisë, mbasi shkrimi i historisë shtetërore është trajtuar si akt ideologjik dhe kundër historisë kombëtare. Masakra e Tivarit ndonëse përmendet në gjyqin kundër Koçi Xoxes viti 1949, nuk është trajtuar nga historianët tanë deri në vitin 1990.

Pas vitit 1990 me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri dhe në Kosovë, trajtohet gradualisht. Në shtypin e Shqipërisë shkrimet e Zef Grudës u botuan nga shtëpia botuese “Eurorilindja” më 1997 dhe në gazetën “Rilindja”, botimi i Tiranës. Vetëm në vitin 2010 do të botohej monografia “Masakra e Tivarit” nga Uran Butka.

Ky libër është përfshirë për herë të parë në listat e “Literaturës së përzgjedhur ndihmëse” hartuar nga bordi i Ministrisë së Arsimit në vitet 2011-2013.

 

“Po harroni turqishten”, Erdogan batuta me Osmanin – presidentja i përgjigjet në turqisht “më duhet të praktikoj me ju”

Vjosa ErdoganPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qëndruar në Turqi ku mori pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalia.

Osmani pati edhe një takim miqësor me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Madje në një video të publikuar nga TRT Balkan Albaian, shihet se presidenti turk i drejtohet në turqisht presidentes Osmani teksa i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit, duke i thënë “Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni”.

E presidentja Osmani i përgjigjet gjithashtu në turqisht me fjalët “Po mësoj, më duhet të praktikoj me ju”.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Erdogan është një mik i dëshmuar i Kosovës dhe një zë i fuqishëm për të drejtën.

“Presidenti Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfide e në çdo sukses. Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët”, shkroi Osmani.

Edicioni i 4-të i Forumit të Diplomacisë në Antalia, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, nën kujdesin e presidentit Erdogan, ka filluar të premten dhe do përfundojë sot.

Telegrafi

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovës, thotë Osmani

Vjosa SudaniPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takohet me ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, në Antalia, Turqi, 12 prill.

 

Sudani, vend në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën, njoftoi presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në një njoftim në X, Osmani tha se Kosova dhe Sudani janë pajtuar për të lidhur marrëdhënie diplomatike.

“Ky është fillimi i një partneriteti madhështor”, shkroi Osmani.

Njohja nga Sudani është e dyta brenda javësh për Kosovën, pasi një shtet tjetër afrikan, Kenia e njohu atë në fund të marsit.

Në një video përkrah ministrit të Jashtëm të Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, në Forumin e Diplomacisë në Antalia të Turqisë, Osmani tha se u njoftua nga ai për vendimin e presidentit të Sudanit për ta njohur Kosovën dhe për të lidhur marrëdhënie mes dy vendeve.

Njohjet nga Kenia dhe Sudani vijnë pas një rënie të ritmit të njohjeve të Kosovës në vitet e fundit. Para tyre, shteti i fundit që e njohu atë ishte Izraeli në vitin 2021.

Sudani është bërë tani shteti i 119-të që e njeh Kosovën, një vendim që pritet ta zemërojë Serbinë, e cila e lufton vazhdimisht pavarësinë e fqinjit të vet.

Serbia e dënoi vendimin e Kenias për ta njohur Kosovën dhe tha se ai mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Beogradit me shtetin afrikan.

Një ekspert kishte paralajmëruar për Radion Evropa e Lirë në fund të marsit se njohja nga Kenia do të nxiste edhe shtete të tjera afrikane ta marrin të njëjtin vendim.

Gëzim Visoka, autor i librit “Çnjohja e shteteve”, tha për REL-in më 29 mars se, nëse institucionet angazhohen, kjo mund të jetë një “pikë kthese në favor të Kosovës”.

“Njohja nga Kenia paraqet një mundësi të mirë për Qeverinë e Kosovës, por edhe për aktorët e tjerë të angazhuar, që të rikthejnë vrullin dhe të punojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike për të përmbyllur procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës”, tha Visoka asokohe.

Sudani e njohu Kosovën rreth tri javë më vonë.

Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, parashikoi se Kosova duhet të synojë 10 deri në 12 njohje brenda vitit.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte shprehur druajtjen e tij se njohja nga Kenia mund të nxiste një trend të njohjeve të Kosovës.

Më shumë rreth Sudanit

Sudani është duke u përballur me krizën më të madhe humanitare në botë, si pasojë e një luftë pothuajse dyvjeçare.

Ai është bërë vendi i vetëm afrikan që po përjeton uri ekstreme, sipas Kombeve të Bashkuara.

Pothuajse 25 milionë njerëz – gjysma e popullsisë së Sudanit – përballen me uri ekstreme, ndërsa njerëzit po vdesin në zonat e goditura nga uria në Darfurin Perëndimor, sipas OKB-së.

Konflikti në Sudan nisi më 15 prill 2023, kur tensionet e kamotshme midis udhëheqësve ushtarakë dhe atyre paraushtarakë shpërthyen në kryeqytetin Kartum dhe u përhapën në rajone të tjera, përfshirë zonën e gjerë të Darfurit Perëndimor.

Prej atëherë, thuhet se të paktën 20.000 njerëz janë vrarë, megjithëse numri ka mundësi të jetë shumë më i lartë.

Në fund të muajit të kaluar, ushtria sudaneze e rimori kontrollin mbi Kartum, një fitore e rëndësishme simbolike në luftë. Por, grupi paraushtarak rival, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), vazhdon ta kontrollojë pjesën më të madhe të Darfurit dhe disa zona të tjera.

 

rel

Kundërshtarët dhe mbështetësit e Vuçiqit protestojnë në qytetet serbe mes tensioneve në rritje

serbiNjë protestë kundër Qeverisë, e udhëhequr nga studentët, në Novi Pazar (majtas) dhe një tubim pro-qeveritar në Beograd.

 

Kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u mblodhën në vende të ndryshme më 12 prill për të protestuar, në një kohë kur tensionet janë të larta, pas muajsh protestash të organizuara nga studentët kundër Qeverisë së udhëhequr nga Vuçiqi.

Vetë Vuçiq i mblodhi mbështetësit në Beograd, duke njoftuar se do ta formojë një lëvizje të re politike përballë valës në rritje të protestave që filluan në nëntor, pas shembjes së strehës në stacionin e trenit si pasojë e të cilës humbën jetën 16 njerëz në Novi Sad.

Protestuesit, të udhëhequr nga grupe studentore por të bashkuar nga mijëra të tjerë, kanë fajësuar korrupsionin dhe mungesën e kujdesit për tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Protestat janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë që kundërshton atë që demonstruesit e cilësojnë si dështim të sundimit të ligjit, si dhe korrupsion sistematik nën udhëheqjen e Vuçiqit, i cili ka shërbyer si president që nga viti 2017, pasi më parë ishte kryeministër për tre vjet.

Vuçiq këmbëngul se protestat – të cilat janë kthyer në një nga sfidat më të mëdha ndaj pushtetit të tij të kamotshëm – po e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në vend dhe i akuzon organizatorët se paguhen nga “agjenci të huaja të inteligjencës”.

Para mijëra mbështetësve, presidenti populist i Serbisë tha se autoritetet duhet të nisin procedurat “për të rikthyer rendin në vend” dhe se “respektimi i plotë i Kushtetutës [duhet të ndodhë] për të garantuar sigurinë e Serbisë”.

Vuçiq tha gjatë tubimit se është e nevojshme një “Lëvizje për Popullin dhe Shtetin”, sepse “na nevojitet energji e re dhe forcë e re, një plan i ri, jo plan deri në vitin 2027, por deri në vitin 2035”.

Ai nuk dha hollësi për këtë lëvizje, por tha se do të mbahen tubime të tjera.

Vuçiq përsëriti thirrjen ndaj studentëve për t’u rikthyer në shkolla dhe deklaroi se “revolucioni me ngjyra ka përfunduar”.

Autoritetet në Serbi i kanë quajtur vazhdimisht protestat dhe bllokadat e udhëhequra nga studentët si një përpjekje për “revolucion me ngjyra”.

Ky është një term që i referohet kryengritjeve popullore në vende si Ukraina, Gjeorgjia dhe Kirgizi, që çuan në rrëzimin e qeverive atje.

Protestat popullore që çuan në rrëzimin e liderit jugosllav, Sllobodan Millosheviq në vitin 2000 gjithashtu shpesh cilësoheshin si “revolucion me ngjyra”.

Gazetarët në vendngjarje raportuan se shumë nga mbështetësit që morën pjesë në tubim ishin sjellë me autobusë nga e gjithë Serbia si dhe nga Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, ku ka minoritete të mëdha serbe.

Lideri serb i Bosnjës, Millorad Dodik – i kërkuar nga autoritetet qendrore në Sarajevë pasi u dënua për shkelje të Kushtetutës së Bosnjës – u shfaq në tubimin e Beogradit, raportoi AFP.

Dodik, i cili është president i entitetit serb në Bosnjë – Republika Sërpska – iu drejtua turmës në tubim.

Ai është gjithashtu nën sanksione nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar për veprime që qeveritë perëndimore thonë se synojnë shkëputjen e Republikës Sërpska nga Bosnja.

Arkivi i Takimeve Publike, një organizatë joqeveritare që vlerëson madhësinë e turmave, tha se në tubimin në Beograd morën pjesë rreth 55.000 persona. Më 15 mars, grupi vlerësoi se protesta e udhëhequr nga studentët kundër qeverisë kishte midis 275.000 dhe 325.000 pjesëmarrës.

Ndërkohë, protesta e udhëhequr nga studentët u mbajt në rrugët e Novi Pazarit, rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit.

Protesta është në mesin e një sërë demonstratash të thirrura nga studentët që kanë bllokuar fakultetet universitare për më shumë se katër muaj, duke kërkuar llogaridhënie nga Qeveria për vdekjen e 16 njerëzve pas shembjes së strehës së betonit në Novi Sad.

Një grup studentësh në bllokadë ecën për ditë me radhë nga qytete të tjera drejt Novi Pazarit për t’u bashkuar me protestuesit atje.

Studentët e Universitetit të Novi Pazarit e bllokuan rrethrrotullimin në dalje të qytetit.

Autobusë me mbështetës të Partisë Progresive Serbe në pushtet, të udhëhequr nga Vuçiq, ishin planifikuar të kalonin nëpër atë rrethrrotullim për të shkuar drejt tubimeve në Beograd. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse autobusët ndoqën rrugë alternative.

rel

Shqetësim në Greqi për blerjet e pronave nga turqit

greqia

I preferuar tek pushuesit dhe investitorët turq: Ishulli Leros në brigjet turke

Blerja e pasurive të paluajtshme nga turqit shihet në Greqi, veçanërisht në ishujt e Egjeut Lindor, si një investim i mirëpritur. Por ka edhe mjaft shqetësime nga qytetarët dhe politikanët konservatorë.

Marrëdhëniet e Greqisë me fqinjët e saj turq kanë qenë gjithmonë të vështira dhe ndonjëherë ambivalente. Turqia përgjithësisht shihet si një fqinj i paparashikueshëm dhe agresiv ndaj të cilit Greqia duhet të mbrohet. Kjo është arsyeja pse Athina shpenzon më shumë se tre për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto (PBB) për armatim.

 

Fluks turqish në Greqi

Në të njëjtën kohë turqit janë të mirëpritur si turistë dhe investitorë pothuajse kudo. Sidomos nëse i shpenzojnë paratë në ishujt e Egjeut Lindor, pra në ngushticën midis Greqisë dhe Turqisë, në ishujt e të ashtuquajturit Dodekanez. Aty zakonisht nuk vijnë shumë turistë.

Në vitin 2024, numri i pasagjerëve që mbërrinin me traget nga Turqia në Greqi u rrit ndjeshëm në një milion e gjysmë. Në vitin 2023, kishte vetëm pak më pak se 800.000.

Fluksi në ishullin e vogël Leros në brigjet turke duket thuajse si një pushtim turk. Deri 20 vjet më parë, ky ishull nuk kishte reputacion të mirë, shkak ishte vendndodhja e një prej spitaleve psikiatrike më të këqija në Evropë. Sot ishulli është kthyer një parajsë pushimi për vizitorët nga Turqia. Nga Turgutreis në Turqi, afër Bodrumit, është vetëm një orë me traget për në ishull. Nga Pireu duhen gati dhjetë orë. E kuptueshme, pse çdo ditë vere, qindra turq vijnë në Leros. Disa madje kanë blerë edhe shtëpi pushimi në ishull. Vendasit i presin me padurim vizitorët me kuleta të mbushura nga bregu i kundërt i Egjeut, të cilët dinë ta vlerësojnë ushqimin dhe pijet e mira greke.

E ngjashme është situata edhe në Lesbos, Kios dhe Samos. Që nga hyrja në fuqi e programit të thjeshtuar të vizave turistike për dhjetë ishuj, një ujdi kjo mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Athinë në fund të vitit 2023, turistët turq kanë vërshuar në ishuj. Dhe jo vetëm në verë. Mijëra njerëz zgjodhën Lesbosin në fund të marsit 2025 për të festuar Bajramin, festën që shënon fundin e Ramazanit.

 

Rritje e investimeve turke

Jo vetëm turizmi turk po lulëzon në Greqi, por edhe investimet turke. Me 548 milionë dollarë në vitin 2024, ato janë ende të kufizuara (krahasuar me investimet gjermane në Greqi psh. prej 6.8 miliardë euro), por tendenca është në rritje, ato janë dhjetëfishuar që nga viti 2022, sipas Bankës Qendrore Turke.

Turqit investojnë kryesisht në prona të paluajtshme, sepse kjo u jep atyre mundësinë për të marrë të ashtuquajturën “Viza e Artë”, e cila u jep të drejtën të qëndrojnë në Greqi për pesë vjet dhe të lëvizin lirshëm brenda zonës Shengen. Pas kinezëve, janë turqit ata që janë më të interesuarit për këtë program investimi. Në vitin 2024 janë regjistruar gjithsej 9289 aplikime për leje qëndrimi të programit “Viza e Artë”, nga të cilat 1356 janë nga shtetas turq.

 

Liri lëvizjeje për të pasurit

Nga njëra anë program ka ndihmuar shumë qytetarë të pasur jashtë BE-së të kenë akses në Greqi dhe në Bashkimin Evropian (BE). Por në të njëjtën kohë ka bërë që çmimet e pronave të rriten jashtëzakonisht, veçanërisht në Athinë dhe Selanik, duke e bërë të vështirë për grekët me rroga mesatare të gjejnë apartamente me çmime të përballueshme. Kjo ka ndodhur edhe në Spanjë, për këtë arsye qeveria e Madridit hoqi dorë pak ditë më parë nga programi “Viza e Artë”.

Qeveria në Athinë, nga ana e saj e vazhdon programin ekonomik, por po rrit gradualisht pragun minimal të investimit. Fillimisht, investitorët e huaj duhej të blinin një pronë me vlerë të paktën 250 mijë euro për të marrë një leje qëndrimi pesëvjeçare në Greqi. Që nga 1 shtatori 2024, pragu i ri minimal i investimit është 800,000 euro për të gjithë rajonin e Atikës, Selanikut, Mykonos, Santorinit dhe ishujt me më shumë se 3.100 banorë. Për pjesën tjetër të vendit, pragu u vendos në 400 mijë euro.

Pavarësisht kësaj kërkesa mbetet e lartë, nga kinezët, amerikanët, rusët, izraelitët dhe turqit. Ka ende mjaft qytetarë turq që mund të përballojnë blerjen e pronave në Greqi, gjë që së fundmi po e rrit shqetësimin e disa qytetarëve dhe politikanëve konservatorë. Kritika ka sidomos për pronat e blera nga turqit në Trakinë verilindore greke ose në ishujt e Egjeut Lindor, dy rajone në afërsi të Turqisë.

 

Shqetësimet në Greqi

Një temë që tani po shfrytëzohet edhe politikisht brenda partisë qeverisëse Nea Dimokratia (ND). Një numër deputetësh, kryesisht të së djathtës tradicionale, janë të pakënaqur me politikën e kryeministrit Mitsotakis ndaj Turqisë. Ata besojnë se kryeministri është shumë miqësor ndaj presidentit turk Erdogan dhe po përpiqen të nxisin veprime më të ashpra.

Përveç kësaj, deputetët konservatorë janë edhe nën presionin e partive ekstremiste të krahut të djathtë. Këta të fundit po fitojnë terren në sondazhe, prandaj politikanët konservatorë të “Nea Demokratia” po përpiqen të paraqiten si patriotë edhe më të zjarrtë. Për shembull, në fund të marsit 2025, njëmbëdhjetë deputetë të ND në parlament pyetën me shqetësim se çfarë po ndodhte me “blerjet agresive të pasurive të paluajtshme” nga njerëzit me origjinë turke. Ata u bënë thirrje të gjitha ministrive përkatëse të regjistrojnë të gjitha blerjet e pronave në Traki, Lesbos, Lemnos, Kios dhe Dodekanezë.

Ekziston gjithashtu një shqetësim i përhapur në pjesë të opinionit publik, se mund të ketë spiunë turq ose mafioz në mesin e blerësve. Ende nuk ka asnjë konfirmim për këtë. Megjithatë, sipas informacioneve nga burime qeveritare, disa blerje të pasurive të paluajtshme janë duke u verifikuar nga afër nga shërbimi inteligjent grek (EYP).

 

Turq laikë në kërkim të qetësisë

Në realitet, shqetësimet rreth “blerjeve agresive të pasurive të paluajtshme” duken të ekzagjeruara. Sipas vëzhguesve, shumë nga pronarët e rinj turq në ishujt në fjalë janë individë të pasur, me mendje laike, të cilët ose duhej të largoheshin nga Turqia, ose duan të shijojnë pushimet e tyre në një vend fqinj laik, politikisht më pak të nxehtë ose po investojnë qëllimisht në Greqinë e qëndrueshme dhe relativisht të lirë.

Shumë nga blerësit e pronave relativisht të lira në Traki, në rajonin kufitar me Turqinë, janë myslimanë me origjinë turke me nënshtetësi evropiane, të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë në Gjermani, Belgjikë apo Evropën Veriore. Ata nuk duan të gëzojnë pensionin e tyre në Turqi ku po rritet presioni politik dhe fetar, por më tepër në BE dhe me afërsi të sigurtë me atdheun e tyre të mëparshëm.

dw

Në Maqedoni urrejtja ndaj shqiptarëve përkrahet dhe shpërblehet institucionalisht!

BogojevskiKëto ditë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka emëruar për udhëheqës të Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane një njeri që shqiptarët i ka barazuar me kafshë më neveritëse që bëjnë seks me dhitë!

Dhe tani do ndodh ajo që ka ndodhur gjithmonë gjatë dekadave të shkuara në raste të tilla; Kryeministri do shtiret se nuk a ka ditur, e këta paçavuret e VLENIT do lëvdohen se e kanë çuar të kërkojë falje këtë monstër me fytyrë njeriu.

Ku ta dish, mbase edhe nuk ndodh asgjë e papritur në një shtet që i paguan shtrenjtë vasalët shqiptarë, që i shërbejnë për ta mbuluar antishqiptarinë që shpërblehet dhe mbështetet institucionalisht.

Pra ndodh ajo që pritet t’u ndodh atyre që ndjehen si të pa mëmëdhe, që kanë pas shpine Kosovën e Shqipërinë, por të cilat nuk e përkrahin popullin e vet, por qeverinë e këtij shteti të zgjebur.

Pra, është duke ndodhur diçka e pritshme nga një shtet ku çdo gjë është e përkohshme përpos antishqiptarisë, të cilën këta të VMRO-DPMNE’së e kanë në gjen!

Kim Mehmeti

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka thënë se VLEN është dobët funksional në Qeveri.

taravari1Ai tha se brenda VLEN ka telashe dhe diskordinime, e që sipas tij janë evidente.

 

“Ne përveç se duhet të mendojmë për VLEN-in të jetë funksional, sa më funksional. Bindja ime vazhdon që të jetë se është dobët funksional në Qeveri, përformon pak dobët. Kemi telashe dhe kjo është evidente…P.sh reformat, ndryshime, sjellje ligjesh, pra ka një fare diskordinimi që është evident. Çdo kush prej katër miqve të mijë që jemi në VLEN mund edhe të mos e thotë, por praktikisht çdo qytetarë ta thotë dhe çdo anëtari i Qeverisë që është aty se disi nuk funksiononi siç duhet”, tha ai.

Më tej, ai ka thënë se ka zëvendësministra të margjinalizuar dhe kjo po ndikon edhe kryerjen e shumë proceseve.

“Zëvëndsministriat unë mendoj që jo pak, por pak si shumë kanë qenë të margjinalizuar në disa institucione. Kemi edhe super ministra… ka edhe të atillë që kanë qenë perfekt, por ka të atillë që kanë pasur telashe… Ka edhe disa zëvendësdrejtora që për arsyeje të asaj që e shohin që udhëheqësia e VLENI-it është disi e diskordinuar vonojnë shumë punë, procese të cilat do të na ndihmonin si koalicion që të dukemi shumë më mirë jashtë”, ka thënë ai në emision “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Taravari po ashtu ka shtuar se anketat tregojnë që qytetarët janë të pakënaqur me punët e VLEN në qeveri.

“Mua më dëshpëron fakti që kur i shoh anketat qytetarët nuk janë të kënaqur prej mënyrës si performojmë ne. Nëntë muaj është dhe nuk është një kohë për të thënë se çdo gjë është tragjike, unë nuk them që nuk ka rezultate se ka edhe rezultate të arritura por nga programi ynë zgjedhor nuk kemi arritur shumë gjëra ti ecim ama kemi mundur ta bëjmë, kemi pasur mundësi të ishim shumë më të koordinuar”, ka shtuar Taravari.

klan

Sonte në mesnatë ulen çmimet e derivateve të naftës

karburantiNga sonte në mesnatë do të ulen çmimet e derivateve të naftës, njofton  Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Benzina 2.5 denarë më lirë ndërsa nafta për 2 denarë më lirë.

Nga data 12.04.2025 nga ora 00:01 çmimet ederivateve të naftës do të jenë: 

Benzinë EUROSUPER BS – 95      71,50 (denarë/litër)

Benzinë EUROSUPER BS – 98      74,00 (denarë/litër)

Naftë EURODIZEL BS (D-Е V)        64,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1)       64,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU                                               37,70 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 ulet për 2,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 si dhe të  EURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU, nuk ndryshon.

“Alternativa” dhe “Besa” e sotme do e bashkojnë paturpësinë e djeshme!

VLEN2Sipas raportimeve mediatike del se vëllazëria VLEN o do copëtohet, o do bashkohet në një parti të vetme.

Nuk dua të përgjithësoj dhe nuk e di se çka do bashkojnë mes veti të tjerët, por sa i përket “Alternativës” dhe “Besës” së Klanit të Llërcës, ato sot mund ta bashkojnë vetëm paturpësinë e djeshme kur drejtuesit e tyre shkelën mbi vullnetin politikë të gjashtëdhjetë mijë votuesve, kur çka nuk thanë për njëri tjetrin, duke e copëtuar “Besën” e dikurshme si ta kishin arë të trashëguar nga gjyshërit e vet.

Por kjo paturpësi e tyre shpërfaq diçka edhe më të dhembshme se aq: fytyrën e disa votuesve që shtiren se nuk e mbajnë mend çka ndodhi dikur dhe që sot i votojnë këto dy parti, mbase duke iu i përmbajtur parimit: rrofshin hajdutët e partisë sime!

E sa i përket hajnokracisë që ndërton Maqedonia, shqiptarët e këtushëm gjithnjë e më shumë binden se sa për hajdutë, s’ke pse i ndërron ata të BDI-së më të VLEN-it, sepse shkathtësia e tyre shkon deri aty sa, përderisa me njërën dorë e zhvatin popullin, me tjetrën ia ledhatojnë kokën duke e bindur se ashtu e duan ndërkombëtarët dhe integrimet euroatlantike.

Kim Mehmeti

Gjermani: Marrëveshja e koalicionit për migracionin

KoalicioniMigracioni ishte tema dominuese në fushatën elektorale dhe për një kohë të gjatë temë debatesh ndërmjet kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve. Çfarë është planifikuar tani dhe cilat janë kufizimet ligjore?

Në ditën e parë si kancelar, kështu pati premtuar në fushatë elektorale kristiandemokrati (CDU) Friedrich Merz, do të zbatojë kompetencën politike duke udhëzuar Ministrinë e Brendshme që të kontrollojë vazhdimisht kufirin dhe të kthejë që në kufi azilërkuesit. Pas zgjedhjeve edhe Merz-it iu bë e qartë, se përpara ditës së tij të parë në post, do t’i duhej të negocionte për koalicionin qeverisës. Kështu gjatë bisedimeve për koalicionin me socialdemokratët (SPD) javët e kaluara është debatuar fort për këtë temë lidhur me formulimet dhe mundësitë ligjore. Në marrëveshjen e koalicionit janë vendosur tani formulime të rëndësishme të SPD-së: “E drejta bazë për azilin mbetet e pacënuar. Ne duam të mundësojmë integrimin”, shkruhet. Por edhe konservatorët kanë vendosur formulimet e tyre: “Ne do ta rregullojmë migracionin duke e drejtuar në mënyrë të tillë që të kufizojmë migracionin e paligjshëm.”

 

Kontrollet në kufij do të vazhdojnë

Konkretisht koalicioni i ardhshëm do të vazhdojë kontrollet në të gjithë kufijtë e Gjermanisë, derisa të ketë një mbrojtje funksionuese të kufijve të jashtëm të BE-së në nivelin e BE-së. Asgjë nuk ka të re këtu, por ligjërisht kjo është problematike. Sepse Gjermania përpara shumë vitesh ka nënshkruar Marrëveshjen e Shengenit për Kufijtë. Në bazë të këtij kodi nuk ka kontrolle të vazhdueshme dhe të pakufizuara në kohë ndërmjet shteteve të hapësirësh Shengen. Përjashtime kjo marrëveshjen parashikon vetëm në raste të situatave të rrezikshme. Edhe kjo për një periudhë të caktuar kohe. Pra kontrollet kufitare janë në kundërshtim me këtë marrëveshje. Kështu gjykoi më 17 mars 2025 Gjykata Administrative e Bavarisë lidhur me kontrollet kufitare. Për këtë proces u bë shkak padia e një shtetasi austriak, i cili konsideroi se është kontrolluar jashtë ligjit në vitin 2022. Vazhdimi i kontrolleve e vështirëson problemin.

Fjalia vendimtare në marrëveshjen e koalicionit është e diskutueshme: “Ne do të kthejmë azilkërkuesit në kufi në marrëveshje me fqinjët tanë europiane me të cilët kemi kufi të përbashkët.” Për këtë aspekt është debatuar fort derisa Ministria e Brendshme në Vjenë, njoftoi, se nuk do të pranojë personat e kthyer nga Gjermania në Austri. Por Merz i pyetur lidhur me këtë gjatë prezantimit të marrëveshjes së koalicionit, deklaroi, se: “Në marrëveshje do të thotë në marrëveshje me partnerët europianë. Ai shtoi: “Ne jemi në dialog intensiv dhe do ta zgjidhim bashkarisht këtë problem.”

 

Do të zgjerohet lista e vende të sigurta të origjinës

Një tjetër pikë në marrëveshjen e koalicionit është zgjerimi i listës së vende të sigurta të origjinës. Për njerëzit që vijnë nga vende të sigurta do të ketë një proces të shkurtuar për azilin. Në vendet e sigurta nuk ka rrezik për përndjekje pra nuk ka arsye për të aplikuar për azil. Azilkërkuesit që vijnë nga të tilla vende, duhet të vërtetojnë, se nuk është kështu. Kjo ua lehtëson punën autoriteteve për t’i shqyrtuar dhe refuzuar shpejt aplikimet për azil. Deri tani në listën e vendeve të sigurta përfshihen të gjitha vendet e BE-së si dhe dhjetë vende të tjera ndër to Gjeorgjia, Gana dhe Kosova. Koalicioni do tani të shtojë edhe vende të tjera në këtë listë. Fillimisht do të shtohen Algjeria, India, Maroku dhe Tunizia. Deri më sot për çdo ndryshim të ligjit me zgjerimin e listës së vendeve të sigurta duhej marrë vendimi nga Bundestagu. CDU/CSU dhe SPD tani duan ta realizojnë këtë përmes një dekreti ligjor. Në këtë mënyrë lista me vendet e sigurta të origjinës mund të zgjerohet nga qeveria pa qenë e nevojshme të kalojë si procedurë legjislative në parlament.

ard

Qendra Informative Shqiptare "Liria"