20 vite euro-optimizëm”/ Rama nga Samiti i Bledit: Shpresoj ta mbani premtimin për zgjerim në 2030-ën edhe pse se besoj!

RamaKryeministri Edi Rama ka mbërritur në Slloveni, ku së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor merr pjesë në samitin e Bledit – një organizim strategjik i përvitshëm motoja e të cilit këtë herë është “Solidaritet për Sigurinë Globale”.

Kryeministri Rama mori pjesë sot në Panelin e Liderëve, së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Kryeministrin e Malit të Zi, Kryeministren e Serbisë, Kryeministrin e Bullgarisë, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Presidenten e Këshillit të Ministrave të Bosnje, Hercegovinës, si dhe Kryeministrin e Kroacisë. Paneli u moderua nga gazetari dhe prezantuesi i programeve televizive Ali Aslan.

I pyetur nga gazetari se a ndihet i motivuar tani që ka një datë për zgjerimin e BE-se që është  viti 2030-të Kryeministri Rama u pergjigj:

“Me këtë panel si autobus edhe unë jam tragjikisht më shumë optimist megjithëse është më shumë më mirë sesa një avion rus. Prandaj, së pari dua të falënderoj Robertin dhe Charlin dhe jo sepse di si të jem një diplomat i mirë sepse nuk jam, por sepse patëm një mikpritje shumë të ngrohtë, shumë të hapur dhe do të thosha me biseda të zemrës mbrëmjen e kaluar dhe jam shumë i lumtur që të shoh liderë, një politikan që të flasë njësoj si në një darkë ashtu edhe në një forum. Faleminderit, Charles! Më në fund, sepse ishte fantastike kjo gjë. Dhe në fakt ishte momenti për të thënë që nëse ajo që Charlie tha, do të materializohej përsa i përket disa hapave progresive, jo sepse besoj se në 2030 ne do të jermi në BE me thënë të drejtën, por të paktën në disa prej hapave kjo do të ishte shumë e mirë, sepse teksa ne po flasim për konvergjencën me BE, të gjithë duhet ta kuptojnë se boshllëku i kontributeve për frymë i BE drejt këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor është diçka si 130 e ca euro, për 6 prej nesh këtu dhe më shumë se 4000 euro për dy prej nesh këtu dhe të tjerë. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me disa hapa konkretë duke konsideruar që kjo nuk duhet ë jetë asgjë ose të gjitha që nga momenti që të gjitha këto vende hyjnë në rrugën drejt BE deri momenti që bëhen anëtarë, duhet të jenë pikërisht këto gjëra në mes të procesit jo vetëm parime, vlera dhe mësime të nxjerra që janë absolutisht të nevojshme, jo thjesht vetëm reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme, por edhe mbështetje sa më konsistente dhe nuk po them që nga pikëpamja financiare por edhe nga pikëpamja e aksesit të vendeve tona në tregun e përbashkët dhe të hapësira më të mëdha edhe për ndërmarrje tona sepse dhe po e mbyll fjalën time këtu, të gjithë duhet ta kenë parasysh që ajo çfarë po ndodh për gjithë këto vite në këto vende, është se nga njëra anë nëpërmjet Procesit të Berlinit ne folëm për konektivitetin dhe infrastrukturën dhe sa i përket projekteve dhe se si t’i financonim këto, nga ana tjetër merreni me mend se kush po e ndërton infrastrukturën; amerikanët, kinezët, arabët, që unë e di që nuk kanë Acquis për të përmbushur në momentin që vijnë, por kjo duhet marrë parasysh. Dhe pika e fundit është që gjithmonë kam menduar që të punosh falas 50 vite përkundër perëndimit, Enver Hoxha na bëri më pro amerikanë dhe pro evropianë se kushdo tjetër, por do na duhen edhe 50 vjet të tjera pas rënies së komunizmit deri sa ne të mos jemi pakushtmërisht pro amerikanë dhe pro europianë, pra kemi edhe 20  vite euro-optimizëm dhe shpresojmë që deri atëherë të keni përmbushur premtimin tuaj, Charles.”– përfundoi Rama.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>