Hidhet gaz lotsjellës në koncertin e Bregoviç, pjesëmarrësit i kërkojnë llogari policisë: Çfarë kontrolli keni bërë?

Hidhet gaz lotsjellës në koncertin e Bregoviç, pjesëmarrësit i kërkojnë llogari policisë: Çfarë kontrolli keni bërë?Një i ri dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës gjatë performancës së Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është kapur nga policia.

Ndërkohë pjesëmarrësit shihen duke fërkuar sytë apo duke mbajtur shami në hundë për shkak të djegies që i shkakton gazi lotsjellës, ndërsa disa të rinj kanë shpërthyer në lot. Nuk kanë munguar edhe ata që kanë pyetur policinë për kontrollin që i kanë bërë të gjithë personave të pranishëm.

Pavarësisht kësaj situate, performanca e Bregoviç nuk është ndërprerë në asnjë moment.

Lajm në përditësim…

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>