Holta Zaçaj zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese

Holta ZacajPas dështimit të dy raundeve, në raundin e tretë ajo mori 5 vota pro. Për këtë pozicion Zaçaj ishte në garë me Fiona Papajorgjin dhe Marjana Seminin.

 

Në janar të këtij viti, ajo u betua në Presidencë si anëtarja e nëntë e Gjykatës Kushtetuese.

 

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot më 20 shkurt 2023 raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, pasi mori shumicën e kërkuar ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve zgjodhi zonjën Holta Zaçaj në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i njoftohet Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Kuvendit.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>