Sot nisi viti i ri shkollor, rreth 29 mijë fëmijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës

viti shkollorSot nisi viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar.

 

Rreth 29 mijë fëmijë do të ulen këtë të hënë për herë të parë në bankat e shkollës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit që i referohen rezultateve paraprake janë regjistruar në klasën e 10 rreth 28 mijë nxënës në vitin akademik 2022-2023 nga rreth 31 mijë vitin kaluar akademik me një rënie gati 9 për qind.

Këtë vit shkollor janë 450 mijë nxënës, nga 453.989 nxënës që ishin vjet në vitin shkollor 2021-2022.

Sistemi arsimor para- universitar po preket rëndë nga flukset e larta të emigracionit në mosha të reja.

Risi e këtij viti është abetarja e përbashkët për nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë.

Ndërkohë, këtë vit shkollor do të hapen disa shkolla në vend, 12 vetëm në Tiranë, të rindërtuara pas tërmetit.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>