Zgjidhet sot kreu i ri i SPAK, shtatë kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

SPAKKreu i ri i SPAK do të zgjidhet ditën e sotme.

 

Zgjedhjet do të mbahen ditën e sotme mes tre kandidatëve Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani.

Për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK KLP-ja do të vlerësojë shtatë kritere tek kandidatët për lëtë pozicion: eksperienca në ndjekjen dosjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar, eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture, eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative, eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike dhe ndërveprim me median, aftësitë në drejtimin të burimeve njerëzore, vizionin për drejtimin e SPAK si dhe imazhin që ka në publik si prokuror.

Këto kritere favorizojnë kandidatët që kanë referuar në gjykatë dosje të ‘nxehta’ korrupsioni dhe krimi, që kanë në dorë dosje të bujshme me vëmendje të lartë publike dhe që janë në fokusin e mediave.

Ndërsa 11 anëtarët e KLP-së për zgjedhjen e kreut të SPAK janë Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Esmeralda Cami, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda.

Në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ka reaguar disa herë ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, e cila ka ngulmuar me kërkesën e SHBA-së që politika të qëndrojë larg të influencuarit në zgjedhjen e një kandidati preferencial.

09:54 Sot zgjidhet kreu i ri/ Arben Kraja mesazh për tre kandidatët: SPAK të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore 

Kreu aktual i SPAK Arben Kraja, pak para nisjes së procesit për zgjedhjen e pasuesit të tij, ka ndarë një mesazh me anë të një postimi në Twitter. Me anë të një fotoje të tre kandidatëve, ai ka i ka uruar suksese tre kandidatëve për drejtues dhe kërkon dhe uron që SPAK të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet të lartë.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>