LAJMET NGA BOTA

  • Talibanët u kthyen – çka tash?

    16 Gusht, 2021
    Luftëtarët talibanë në dhomën e presidentit afgan, Ashraf Ghani, 15 gusht 2021.Luftëtarët talibanë në dhomën e presidentit afgan, Ashraf Ghani, 15 gusht 2021.

    Situata në kryeqytetin ...

  • Armiqësi kundër refugjatëve në Turqi

    14 Gusht, 2021

    Türkei | Ausschreitungen in Altindag-AnkaraKatër milionë refugjatë jetojnë në Turqi, e gjithnjë e më shumë ata po përballen me armiqësi. Këtë e treguan edhe trazirat në Ankara. Në të ardhmen priten shkallëzime të tjera, paralajmërojnë ekspertët.

    Gjithçka filloi të martën (10.08) në mbrëmje me një grindje mes dy grupeve të të rinjve në Altindag, një lagje e Ankarasë. Migrantët sirianë u ...

  • OBSH kërkon depolitizimin e debatit mbi origjinën e COVID-19

    14 Gusht, 2021

    Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të premten se është duke krijuar një grup të ri për hetimin e origjinës së koronavirusit, në një përpjekje të radhës që synon shmangien e pengesave ndaj hetimeve ngaproblemet politike.

    Fakti që OBSH nuk është në gjendje të thotë se ku dhe si filloi përhapja e virusit ka nxitur tensione mes anëtarëve të saj, veçanërisht mes Kinës, ku u identifikuan ...

  • Talibanët marrin Gaznin; një hap më pranë Kabulit

    13 Gusht, 2021

    Kryengritësit talibanë morën të enjten qytetin strategjik të Gaznit, duke u afruar një hap më pranë kryeqytetit të vendit, Kabul.

    Forcat e qeverisë afgane janë përpjekur t’i rezistojnë avancimit të kryengritësve, por pa sukses. Deri tani talibanët kanë nën kontroll të paktën 10 nga 34 kryeqytetet e provincave të vendit.

    Gazni, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër, ndodhet në rrugën e rëndësishme që lidh Kabulin ...

  • Zjarret në Turqi: “U deshën vetëm pak minuta”

    12 Gusht, 2021

    Türkei | Brände in der TürkeiZjarret e furishme në pyjet e Turqisë jugore kanë shkaktuar dëme të mëdha, shumë njerëz kanë humbur jetën e po ashtu shumë të tjerë kanë humbur shtëpitë dhe pasuritë. Gazetari i DW, Serkan Ocak, raporton nga rajoni.

    Muhtar Cansiz është kryeplaku i Kalemler, fshat me 250 banorë në provincën e Antalias, pranë qytetit Manavgat. Rajoni ...

  • BioNTech rrit ekonominë gjermane

    11 Gusht, 2021

    BiontechSa mund të ndikojë një koncern i vetëm në rritjen ekonomike të një vendi? Tek koncerni i njohur në botë për shpikjen e vaksinës kundër Coronës, BioNTech tani ka një shifër që e bën të qartë këtë.

    Sipas ekspertëve të ekonomisë suksesi i jashtëzakonshëm i koncernit farmaceutik BioNTech me vaksinën e tij kundër Coronës po çon përpara rritjen ekonomike të Gjermanisë. “BioNTech mund të kontribuojë ...

  • Gjermania rrit presionin për vaksinim

    11 Gusht, 2021

    Berlin | Pressekonferenz: Angela MerkelPas katër orësh video-konferencë, qeveria dhe landet në Gjermani vendosën të martën të specifikojnë masat mbrojtëse kundër virusit korona. Në vijim një përmbledhje e rregullave.

    Qeveria dhe landet gjermane vendosën të martën, në një konferencë virtuale të kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të 16 landeve që të forcojnë masat  parandaluese të përhapjes së koronës. Shkas është rritja ...

  • Raporti i OKB-së për klimën, “kod i kuq për njerëzimin”

    10 Gusht, 2021

    UN Climate ReportSipas një raporti të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, njerëzit pa dyshim janë fajtorë për ndryshimet globale të klimës – ndërsa kërkohen urgjentisht shkurtime masive të gazrave që shkaktojnë efektin serrë nëse bota dëshiron të shmangë një ngrohje katastrofike. Gjetjet e raportit janë miratuar nga 195 qeveri në botë.

    Në ishullin grek të Evias, banorët u larguan nga shtëpitë e tyre nën ...

  • Berlin: „Muret bien, kur njerëzit nuk mund t’ i durojnë ato“

    10 Gusht, 2021

    Deutschland Checkpoint Charlie Berlin | Ausbau der Mauer an der Zimmerstraße 1964Më 13 gusht 1961, udhëheqja e RDGJ-së filloi ndërtimin e murit që do ta mbante për gati 30 vjet Gjermaninë të ndarë dhe që u kthye në simbolin e ndarjes mes Europës Lindore e asaj Perëndimore.

    Në fillim të gushtit të vitit 1961 ...

  • Jo Pitagora, por babilonasit e zbuluan trigonometrinë

    10 Gusht, 2021

    Universität Sydney UNSW | babylonische TontafelnÇdo nxënës mëson formulën e Pitagorës a² + b² = c². Por me sa duket babilonasit e kanë përdorur trigonometrinë për të matur tokën para 3700 vjetësh, 1000 vjet para Pitagorës. A duhet rishkruar historia e matematikës?

    Një pllakë misterioze balte mund të revolucionarizojë historinë e matematikës. Ajo është gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike që në ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"