LAJMET NGA BOTA

  • Më shumë se 5000 infektime të reja në Gjermani

    14 Tetor, 2020

    Merkel gushtPër herë të parë nga prilli, autoritetet gjermane raportojnë më shumë se 5000 infektime të reja me Corona. Kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve do të kenë mjaft për të diskutuar në takimin e tyre në Berlin.

    Sipas Institutit Robert Koch (RKI), shifra e infektimeve të reja brenda një dite ishte 5132. Kjo shifër ishte më e lartë se ...

  • Donald Trump dhe Joe Biden fushatë në shtetet kyçe

    14 Tetor, 2020

    trump bidenKjo është java e parë e kthimit të Presidentit Donald Trump në fushatën zgjedhore që nga diagnostikimi me COVID-19 dhe njoftimi nga mjekët e tij se ai nuk e transmeton më virusin. Kur kanë mbetur tre javë deri në ditën e zgjedhjeve, Donald Trump dhe kandidati demokrat për president, Joe Biden, po vizitojnë shtetet fushëbetejë që t’u japin ...

  • A është Presidenti Trump imun ndaj COVID-it?

    14 Tetor, 2020

    TrumpNë të njëjtën ditë kur Presidenti Donald Trump bëri të ditur se ishte shëruar dhe kishte fituar imunitet ndaj koronavirusit, studiuesit njoftuan se një person mund të preket dy herë nga COVID-19.

    “E kalova sëmundjen. Mjekët thonë se jam i imunizuar. Ndihem shumë i fuqishëm”, tha zoti Trump gjatë një tubimi elektoral në Florida të hënën.

    Por në një studim të ...

  • Italia pas shumë viktimash prej COVID-19 tani e lufton me sukses virusin

    13 Tetor, 2020

    MilanoItalia në valën e parë të pandemisë Corona vajtoi shumë viktima. Ndërkohë ky vend konsiderohet is modeln ë luftën kundër virusit.

    Ajo ka kaluar shumë në jetë, me moshën 108 vjeçare që ka. Fatima Negrini i ka shpëtuar gripit spanjoll, Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, dhe tani Covid-it 19. Megjithëse në valën e parë të pandemisë në Milano, ...

  • Corona: Qytetet gjermane kërkojnë ndihmën e ushtrisë

    13 Tetor, 2020

    ShtutgartBerlini, Frankfurti, Këlni. Tani edhe Shtutgarti e ka kapërcyer vlerën kritike të paralajmërimit për Coronan. Autoritetet kanë arritur në kufijtë e mundësive për gjurmimin e kontakteve, duhet të ndihmojë ushtria.

    Numri i infektimeve të reja me Corona në të gjithë vendin u rrit në mes të javës – në veçanti qytetet e mëdha po shkaktojnë shqetësim. Pas Berlinit dhe Frankfurtit ...

  • Pse lufton Azerbajxhani?

    13 Tetor, 2020

    Nagorno KarabakShtëpi të shkatërruara në Ganja, një ditë pas zjarrit të artilerisë armene, gjatë luftimeve lidhur me rajonin separatist të Nagorno-Karabakut.

    Numri gjithnjë e më i madh i viktimave si brenda ashtu edhe përreth Nagorno-Karabakut do ta bëjë më të vështirë për fuqitë e huaja të bindin Armeninë dhe Azerbajxhanin që të përmbahen, e t’i kthehen tryezës së bisedimeve, thonë të shqetësuar diplomatë dhe analistë.

    Një mijë persona, mes tyre më shumë se 60 civilë, mendohet të jenë vrarë deri më tani gjatë luftimeve të fundit mbi enklavën e shkëputur, e cila është e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët etnikë. Armëpushimi i ndërmjetësuar të shtunën nga Moska, po respektohet vetëm pjesërisht. Palët ndërluftuese po akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të tij.

    Luftimet më të ashpra të hënën duket se u zhvilluan rreth Hadrut, vetëm pak kilometra larg në jug të Stepanakert-ut, kryeqyteti i Nagorno-Karabakut. Por sulme me granata janë raportuar edhe në zona të tjera. Azerbajxhani tha se një raketë goditi të shtunën objekte të banuara në qytetin e Ganjas, duke vrarë nëntë persona. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi hyri në fuqi armëpushimi. Armenia mohoi të kishte përgjegjësi mbi ngjarjen.

    Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev e quajti sulmin ndaj qytetit “një krim lufte” dhe një shkelje të rëndë të armëpushimit dhe u zotua për “një hakmarrje në të njëjtën shkallë” siç tha ai.

    Zyrtarët ushtarakë të Nagorno-Karabakut akuzuan forcat azerbajxhanase për sulm ndaj Stepanakert-ut dhe qytete të tjera të hënën, në shkelje të armëpushimit.

    “Këto vdekje radikalizojnë shoqëritë dhe e bëjnë situatën politike edhe më sfiduese”, thotë Laurence Broers i organizatës britanike “Chatham House”. “Mes bombardimesh të vazhdueshme, civilët e popullsisë armene të Nagorno-Karabakut dhe në vendbanimet e Azerbajxhanit rreth të ashtuquajturës ‘Linja e Kontaktit’ po përjetojnë një katastrofë humanitare”, tha ai. “krahas ndarjes, ka zënë vend hidhërimi dhe cinizmi toksik”, shtoi ai.

    Enklava malore, e cila shtrihet brenda kufijve të Azerbajxhanit, por gëzon de facto pavarësi dhe që ka një shumicë armene, nuk ka parë përplasje kaq të ashpra që nga fillimi i viteve 1990, kur rreth 30 mijë njerëz humbën jetën përpara një armëpushimi të ndërmjetësuar kryesisht nga Moska dhe mbështetur nga SHBA dhe Franca, i cili i la mosmarrëveshjet e ngrira.

    Konflikti disa dekada i gjatë është ndezur në mënyrë periodike me përleshje episodike që janë pasuar nga armëpushime të trazuara mes palëve. Këtë herë, ...

  • Si shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA?

    13 Tetor, 2020

    voteShumë njerëz mendojnë se fituesi i garës presidenciale në SHBA përcaktohet ndërsa media njofton përfundimin e procesit zgjedhor dhe kur kandidati që ka humbur zgjedhjet mban një fjalim, ku pranon rezultatin. Por e vërteta është se shpallja zyrtare e fituesit të garës presidenciale është një proces disa mujor që nuk përfundon deri në janar. Ky proces në thelb përfshin ...

  • Historia e vërtetë: Kush e zbuloi Amerikën?

    12 Tetor, 2020

    Christopher ColumbusAmerikanët e kanë ditë pushimi 12 tetorin për të festuar Ditën e Kolombit. Është një festë vjetore që përkujton 12 tetorin e vitit 1492, kur eksploruesi italian Kristofor Kolombi zyrtarisht shkeli në Amerikë dhe e shpalli atë tokë të Spanjës. E hëna e dytë e tetorit është festë kombëtare në nderim të Kolombit në Shtetet e Bashkuara që ...

  • Programi Botëror i Ushqimit – fitues i çmimit Nobel për Paqe

    9 Tetor, 2020

    WFPProgrami Botëror i Ushqimit, u shpall fitues i çmimit Nobel për Paqe për vitin 2020 për përpjekjet e tij që të luftojë urinë dhe mungesën e ushqimeve gjithandej nëpër botë.

    Komiteti i Nobeli tha se pandemia e koronavirusit ka shtuar urinë me të cilën përballen miliona njerëz në të gjithë botën dhe u bëri thirrje qeverive të sigurojnë që Programi ...

  • Amerikania Louise Glück fiton çmimin Nobel për letërsinë

    8 Tetor, 2020

    Louise GluckPoetja amerikane Louise Glück fitoi çmimin Nobel të këtij viti për letërsinë.

    Akademia Suedeze vlerësoi atë që e quajti “zëri i pagabueshëm poetik i zonjës Glück që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën njerëzore universale”.

    Louise Glück ka botuar 12 përmbledhje poetike dhe është nderuar më parë me Çmimin Pulitzer dhe Çmimin Kombëtar të Librit.

    Çmimi Nobel i letërsisë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"