LAJMET NGA BOTA

  • Një avion rus rrezohet në Sinai të Egjiptit

    31 Tetor, 2015

    Në avionin e rrëzuar në gadishullin e Sinait ndodheshin 224 persona.

    EgjiptiZyrtarët egjiptian thanë se një avion rus i pasagjerëve me 224 veta në bord, u rrëzua në gadishullin e Sinait, pak kohë pasi fluturoi nga qendra turistike në Sharm-el Sheikh.

    Njoftimet e para bëjnë të ditur se avioni ishte një Airbus A-321 me 217 udhëtarë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.

    Autoritetet ...

  • Dyshime për objektivitetin e mediave gjermane

    30 Tetor, 2015

    Popullsia gjithnjë e më shumë ka dyshime për objektivitetin e mediave gjermane, sepse kufijtë mes gënjeshtrës, heshtjes dhe vetëcenzurës shkrihen me njëri-tjetrin.

    shtypi gjermanMediat në Gjermani “kontrollohen nga lart” dhe kanë përhapur njoftime “të zbukuruara dhe të pasakta” – kështu mendonte pothuajse një ndër dy prej të 1,000 qyetarëve të përzgjedhur nga instituti për demoskopi Forsa.

    Ardhjet e refugjatëve dominojnë mediat, ...

  • Vjenë: Bisedime për Sirinë me Iranin

    30 Tetor, 2015

    Për herë të parë që nga marrëveshja bërthamore me Iranin do të ulen në një tryezë bisedimesh për Sirinë negociatorë amerikanë dhe iranianë.

    KerryPas më shumë se katër vjetësh luftë civile në Siri, me 250,000 të vdekur dhe miliona refugjatëve të gjithë aktorët e rëndësishëm ulen sot (30.10) për herë të parë së bashku në tryezën e bisedimeve në Vjenë ...

  • Turqi: liria e shtypit në rrezik

    29 Tetor, 2015

    turqiaLiria e Shtypit në Turqi është nën kërcënim serioz, sipas një koalicioni të grupeve të medias globale që sapo kanë përfunduar një mision urgjent në vend para zgjedhjeve të muajit të ardhshëm. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton nga Stambolli.

    Përkhrahësit e partisë AK në pushtet sulmuan zyrat e gazetës Hurriyet muajin e kaluar.

    Sulmi erdhi pasi gazeta botoi ...

  • Rusia nuk nxiton me Osetinë Jugore

    27 Tetor, 2015

    Osetia Jugore planifikon një referendum për bashkimin me Rusinë. Zyrtarisht Kremlini distancohet nga një plan i tillë. Moska duket aktualisht e kënaqur me gjendjen e status-quosë në këtë rajon.

    Tibilov Putin„Ne duam të shfrytëzojmë shansin historik dhe të bashkohemi shtetin vëlla rus, me qëllim që të garantojmë siguri dhe mirëqenie për Republikën dhe popullin tonë për dekadat e ardhshme“, tha ...

  • Erdogan dhe fushata zgjedhore në Turqi

    27 Tetor, 2015

    erdoganDisa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 1 nëntorit në Turqi, zyrtarët e këtij vendi nuk arritën të bien dakord madje edhe për ndryshimin e orës.

    Turqia duhej të shtynte orën 60 minuta pas të shtunën pas mesnate, por në momentet e fundit, qeveria turke shtyu ndryshimin sezonal të orës deri pas zgjedhjeve tejet të polarizuara në vend, duke bërë që ...

  • Dilema e Malit të Zi: NATO apo Rusi, Lindje apo Perëndim?

    26 Tetor, 2015

    Mijëra vetë në Malin e Zi kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Djukanoviç, protestojnë kundër anëtarësimit në NATO e kundër korrupsionit. Kreu i qeverisë i hedh poshtë kritikat, duke parë pas tyre një komplot kundër tij.

    GjukanovicAsnjë politikan europian nuk qeveris më gjatë se Milo Djukanoviç – madje ai qeveris më gjatë se pushtetmbajtësi bjellorus, Lukashenko. Me përjashtim të dy ndërprerjeve të ...

  • BE me plan kundër kaosit në itinerarin e Ballkanit Perëndimor

    26 Tetor, 2015

    Së paku vendet e Ballkanit Perëndimor u ulën të bisedojnë së bashku në Bruksel. BE ia doli të marrë premtimin që këto vende të mbajnë 100.000 refugjatë në qendrat e pranimit përgjatë itinerarit ballkanik.

    Samiti i Be me Ballkanin PerendimorAngela Merkel nuk lodhet së përsërituri pas samitit të jashtëzakonshëm të BE-së të dielën në Bruksel (25.10) se: Kriza e refugjatëve ...

  • Më shumë eksporte armësh gjermane se një vit më parë

    22 Tetor, 2015

    Ministri gjerman i Financave dhe zëvendëskancelari, Sigmar Gabriel, kishte premtuar reduktimin e eksporteve të armëve. Por me sa duket po ndodh e kundërta.

    tanket gjermaneQeveria gjermane pavarësisht premtimit të saj për një politikë restriktive për eksportet e armëve në gjysmën e parë të vitit ka miratuar më shumë eksporte armësh se në vitin e kaluar. Kjo merret vesh nga një ...

  • Biden nuk do të garojë për zgjedhjet presidenciale

    21 Tetor, 2015

    Joe BidenNënPresidenti Joe Biden tha se nuk do kandidojë për zgjedhjet presidenciale të 2016s.

    Ai e bëri deklaratën sot në Shtëpinë e Bardhë pas shumë lëkundjeve dhe vendimi i tij finalizon listën e kandidatëve në kampin demokrat.

    Njoftimi i sotëm ka mundësi t’i japë një shtytje pozitës së kandidates Hillary Clinton, duke i hequr asaj një rival të mundshëm.

    I inkurajuar nga ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"