LAJMET NGA BOTA

  • Turqi – Varësi nga vendimi i nacionalistëve

    11 Qershor, 2015

    Humbje e AKP-së, fitore për kurdët – thuajse askush nuk flet për MHP-në. Por nacionalistët turq janë prej vitesh forca e tretë politike në vend.

    turqiaDevlet Bahçel, ekonomist nga Osmanija, një qytet në juglindje të Turqisë, do të ketë ndoshta një rol vendimtar në formimin e qeverisë së re në Turqi. Bahçeli, i lindur në vitin 1948, i pamartuar, dhe ...

  • Amazon merr patentë për avionë pa pilot

    9 Qershor, 2015

    amazonAmazon.com, kompania më e madhe e shitjes së produkteve në internet me bazë në SHBA, ka marrë një patentë për sistemin e saj të planifikuar të dërgimit të pakove me avionë pa pilot. Në mars rregullatorët federalë miratuan kërkesën e kompanisë Amazon për të filluar testimin e teknologjisë së re. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, George ...

  • Shërbim i ri me taksi në SHBA

    9 Qershor, 2015

    taxiKëtu në Shtetet e Bashkuara, një program i ri që përdoret në telefonat inteligjent ka në plan të sfidojë kompanitë e taksive si Uber dhe Lyft, duke u dhënë mundësinë përdoruesve të bëjnë ofertë për çmimin që do të paguajnë për udhëtimin. Firma e re, e quajtur “Opoli”, me qendër në Los Anxhelos, ka premtuar gjithashtu se do t’i ...

  • Më mirë të zjera se të pjekura

    9 Qershor, 2015

    Substanca kimike acrilamid nxit kancerin. Problemi është se ende ka shumë paqartësi, se cila është sasia që na dëmton?

    patae te skuquraSalsiçe, patate të skuqura apo patatina? Kush dëshiron të ushqehet shëndetshëm, preferon galetat apo peksimadhet. Por edhe në fetat e galetave e peksimadheve gjenden akrilamid (acrylamide), që është kancerogjen. Ky gjendet edhe tek kafja, paralajmëron Agjencia e BE-së për ...

  • Analizë e re për zbulimin e viruseve

    5 Qershor, 2015

    analiza e gjakutÇdo virus mund të zbulohet duke analizuar një pikë gjaku. Jessica Berman e Zërit të Amerikës njofton mbi një analizë të re që u tregon mjekëve historinë e infeksioneve virale në të kaluarën, që mund të sjellin sëmundje më serioze në të ardhmen.

     

    Analiza e re e gjakut, e quajtur VirScan, zbulon mbi 1000 variacione të ndryshme virale ...

  • Një metodë e re 3D për rigjenerimin e kockave

    4 Qershor, 2015

    kockat 3dSekretari amerikan i Shtetit, John Kerry theu këmbën në një aksident me biçikletë në Evropë gjatë fundjavës.

    Kryediplomati pritet ta marrë veten plotësisht. Por për t’u shëruar atij mund t’i duhet më shumë sesa ta vërë këmbën në allçi. Fraktura më të ndërlikuara mund të kenë nevojë vida metalike, shufra ose pllaka për të mbajtur kockën pa lëvizur.  Kur ...

  • Samiti G7: Idil alpin dhe politikë botërore

    4 Qershor, 2015

    Shkëlqim alpesh, wellness dhe kuzhinë e shijshme. Me shumë madhështi dhe luks pritet samiti i G7. Të fshehur në luginën e largët të Elmaut takohen të mëdhenjtë e politikës botërore. Por kjo nuk u pëlqen të gjithëve.

    Pallati Elmau G7Gjatë samitit G7 e tërë bota i ka sytë nga Bavaria. E thënë më saktë nga Elmau, një luginë e vogël ...

  • Blinken: 10 mijë militantë janë vrarë në fushatën kundër ISIS-it

    3 Qershor, 2015

    Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se militantët kanë pësuar humbje që nga fillimi i fushatës në gusht të vitit të kaluar.

    BlinkenZëvendës sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se mbi 10 mijë militantë të grupit Shteti Islamik, janë vrarë gjatë fushatës kundër tij.

    Ai i bëri këto komente në një intervistë për median franceze, një ...

  • Jep dorëheheqjen Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter

    3 Qershor, 2015

    BlatterSepp Blatter, president i federatës botërore të futbollit, FIFA dha sot papritur dorëheqjen në vorbullën e një skandali korrupsioni. Ai tha se FIFA ka nevojë për një “ristrukturim të thellë”.

    Blatter u rizgjodh për një mandat të pestë vetëm katër ditë më parë. Ai bëri thirrje për një një seancë të jashtëzakonshme të Kongresit të federatës së futbollit për të ...

  • Ilaçe të reja për trajtimin e kancerit

    3 Qershor, 2015

    kancerMjekët në Britani kanë përshëndetur rezultatet nga testimi i disa ilaçeve të reja për trajtimin e kancerit. Kanali televiziv britanik, Sky News njofton se gjatë provave, procesi i njohur si imuno-terapia që përdor sistemin imunitar për të sulmuar qelizat kanceroze, ishte i efektshëm në zvoglimin e tumorit.

    Gjatë një prove të drejtuar nga mjekët britanikë, procesi i njohur si imuno-terapia, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"