LAJMET NGA BOTA

  • BQE pengon falimentimin e Greqisë

    18 Qershor, 2015

    Ministri grek i Financave jep intervista dhe flet nëpër podiume. Që politikanët grekë mbeten kaq të shpenguar, ka një shkak të thjeshtë: ka kohë që e kanë kthyer BQE-në bashkëpunëtore të tyre.

    Grekët luajnë një lojë fare të paskrupullt, thotë eksperti këlnas i financave dhe i ekonomisë, Max Otte: “Sa më gjatë zgjat pokeri, aq më shumë para duhet t’u përcjellë atyre Banka Qendrore Evropiane.” Me këtë ai ka parasysh kredi ...

  • Ekonomitë e vendeve në zhvillim

    16 Qershor, 2015

    Vitet e fundit, parashikimi ekonomik për shumë vende në zhvillim ishte pozitiv. Por Banka Botërore ka ulur parashikimet e saj për vitin 2015, duke thënë se këto vende tani përballen me një sërë sfidash të vështira. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Joe De Capua ka përgatitur raportin.

    Banka Botërore parashikon që vendet në zhvillim do të rriten 4.4 për qind këtë vit dhe jo 4.8 siç u parashikua më parë.

  • Situatë dramatike rreth Greqisë

    16 Qershor, 2015

    Edhe njëherë tjetër dështuan në Bruksel bisedimet midis përfaqësuesve të kreditorëve dhe të qeverisë greke. Presioni kohor po shtohet, mirëkuptimi për taktikën e negociatave të Greqisë po bie.

    euroMesazhi serioz vjen nga Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi: drama e situatës greke nuk do të thotë se përgjegjësinë për të e mbajnë të tjerët. Ai tërhoqi vëmendjen në ...

  • Moska kërcënon me pasoja për armët e SHBA në Evropë

    16 Qershor, 2015

    Moska i përgjigjet me fjalë të qarta lajmit se SHBA mund të stacionojnë si masë paraprake armë të rënda në Evropën Lindore. Kjo mund të jetë në kundërshtim me interesat strategjike të Rusisë.

    armatimUdhëheqja në Moskë nuk do ta pranojë duarlidhur një përforcim të mundshëm të pranisë ushtarake të SHBA në shtetet e Evropës Lindore. “Rusisë nuk do t’i mbetet ...

  • SHBA, për shtimin e pranisë ushtarake në Evropën Lindore

    15 Qershor, 2015

    ushtare usaPolonia thotë se po negocion me Shtetet e Bashkuara mundësinë e vendosjes përgjithmonë të armëve të rënda amerikane brenda kufijve të saj, si pjesë e një plani të SHBA për të rritur praninë në Evropën Lindore dhe shtetet baltike për të penguar agresionin e mundshëm rus.

    Ministria polake e Mbrojtjes  thotë se plani do t’i kërkojë SHBA të vendosë ...

  • Mediat: SHBA mendojnë të transportojnë armë të rënda në Evropën Lindore

    15 Qershor, 2015

    Ministria e Mbrojtjes e SHBA, sipas një gazete po shqyrton mundësinë e vendosjes së pajisjeve ushtarake për mijëra ushtarë në vendet evropianolindore dhe baltike. Po këto plane me sa duket kanë edhe kundërshtarë në NATO.

    tanketPentagoni po punon, sipas informacioneve të “New York Times”, për një plan, sipas të cilit do të zhvendosen në Evropën Lindore armë të rënda për ...

  • Rusia e Kina kanë deshifruar dokumentat e Snowdenit

    15 Qershor, 2015

    Britania e Madhe ka tërhequr disa spiunët të saj, pasi Rusia dhe Kina kanë deshifruar dokumenta shumë sekrete të nxjerrja prej Eduard Snowdenit, bëjnë të ditur mediat. Sipas burimeve deri tani nuk është dëmtuar askush.

    ConfidentialRusia dhe Kina sipas informacioneve të mediave kanë arritur të sigurojnë qasje në dokumentat e shërbimeve të fshehta të nxjerra nga ish-punonjësi me kontratë i ...

  • Turqia pas zgjedhjeve

    11 Qershor, 2015

    turqia pas zgjedhjeveKryeministri turk Ahmet Davutoglu i paraqiti zyrtarisht dorëheqjen presidentit pasi partia në pushtet humbi shumicën në parlamentin e Turqisë për herë të parë në 13 vjet.  Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ose AKP pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e përgjithshme të së djelës dhe do t’i duhet të kërkojë koalicion me partitë më të vogla.

    Kryeministri ...

  • Ilaç i ri kundër kolesterolit

    11 Qershor, 2015

    barnaKëshilltarët federalë shëndetësorë rekomanduan për miratim një ilaç kolesteroli tepër shpresëdhënës,  por duke paralajmëruar se më shumë të dhëna janë të nevojshme në lidhje me aftësinë e tij afat-gjatë për të reduktuar goditjet në zemër.

    Grupi i ekspertëve votoi 13-3 që Administrata Për Ushqime dhe Barna (FDA) ta miratojë ilaçin injektues, të quajtur Praluent.

    Ilaçi duhet të përdoret vetëm për pacientë ...

  • Sa para janë zhdukur në vrimën e zezë të Greqisë?

    11 Qershor, 2015

    Ka pak shpresa që Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së do t’i shikojnë ndonjëherë paratë, që i kanë dhëna si ndihmë Greqisë.

    eu greqiaMinistri grek i Financave Janis Varoufakis thotë se nuk beson, që taksapaguesit gjermanë do t’i shikojnë ndonjëherë prapë ndihmat e tyre për Greqinë. “Gjermanët kanë dhënë shumë para,” tha Varoufakis për gazetën Tagesspiegel. “Por ato kanë ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"