LAJMET NGA BOTA

  • Partia e Presidentit Erdogan kërkon anulimin e zgjedhjeve në Stamboll

    17 Prill, 2019

    ErdoganPartia AK e Presidentit turk, Tayyip Erdogan ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve lokale të Stambollit, më shumë se dy javë pas votimit.

    Rezultatet fillestare tregojnë se opozita kryesore, Partia Popullore republikane (CHP) fitoi me rezultat të ngushtë në qytetin më të madh të vendit duke i dhënë fund kontrollit 25 vjeçar të Partisë AK ...

  • Komunikimi nëpërmjet rrezeve të dritës

    17 Prill, 2019

    rrezet e dritesValët radiofonike përdoren në shumicën e paisjeve që komunikojnë nëpërmjet frekuencave për të shkëmbyer të dhënat. Por, informacioni në rritje mund të ngadalësojë procesin. Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar të Shkencës, një shkencëtare po përdor komunikimin me rrezet e dritës për të transmetuar informacionin. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kevin Enochs, kjo metodë është ...

  • Zjarr i tmerrshëm në katedralen Notre-Dame në Paris

    15 Prill, 2019

    KatedraleNë një prej katedraleve më të njohura në botë, Notre-Dame në Paris, sot pasidte ka shpërthyer një zjarr i madh. Shkaku i zjarrit, sipas informacioneve të para, punimet në meremetimin e katedrales.

    Një prej katedraleve më të njohura në botë, Notre-Dame në Paris, është përfshirë nga flakët e një zjarr i madh. Zjarri ka shpërthyer në katet e sipërme të ...

  • Kujdes! Në internet nuk ka më hapësira të mbrojtura

    15 Prill, 2019

    internetUrrejtja që shfaqet në mediat sociale mund të kalojë shpejt në dhunë në realitet. Viktima më e re -një 14 vjeçare në Indonezi. Në luftën kundër ngacmimeve në internet, ekspertët këshillojnë masa të hershme parandalimi.

    Edhe fëmijët mund të jenë mizorë. Këtë e di kush është ngacmuar e tallur në shkollë, ose kush ka fëmijë që e kanë kaluar një ...

  • Teknologjia 5G dhe përpjekjet për bllokimin e Kinës

    12 Prill, 2019
    tehnologjia 5GChinese Telecom equipment company Huawei Consumer Products division CEO Richard Yu gestures as he speaks on stage during the presentation the new P30 smart-phone, in Paris, on March 26, 2019. (Photo by ERIC PIERMONT / AFP)
    Erdogan, hedh idenë e përsëritjes së zgjedhjeve në Stamboll 9 Prill, 2019

    ErdoganPresidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po përdor gjithë peshën e tij politike në përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve lokale në Stamboll, sipas së cilave partia e tij AK ka humbur.

    Duke folur para gazetarëve të hënën para se të shkonte në Moskë, zoti Erdogan vuri në pikëpyetje vlefshmërinë e votës.

    “Ne, si parti politike kemi vërejtur krim të organizuar ...

  • Roth: Ka rënë interesi strategjik për Ballkanin Perëndimor

    8 Prill, 2019

    RothBE vërtet aktualisht është shumë e mbingarkuar, por nuk duhet ta harrojë Ballkanin Perëndimor, thotë Michael Roth, Sekretari i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane në bisedë me Deutsche Wellen.

    Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Michael Roth ishte pjesë e delegacionit që shoqëroi presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në vizitën e tij nga 4-5 Prill në Bullgari.

    Deutsche ...

  • Domethënia e rezultatit të zgjedhjeve lokale në Turqi

    4 Prill, 2019

    turqiaNumërimi i deritanishëm i votave tregon se partia AKP e Presidentit turk Erdogan ka humbur kontrollin e disa qyteteve kryesore në zgjedhjet lokale të së dielës. Presidenti Erdogan ka vënë në dyshim rezultatin e zgjedhjeve në Ankara dhe Stamboll, por shumë analistë thonë se votimet i kanë dhënë atij tashmë një goditje të qartë. Shërbimi në gjuhën turke ...

  • Stoltenberg paralajmëron Kongresin për kërcënimin rus

    3 Prill, 2019

    StoltenbergKreu i NATO-s paralajmëroi të mërkurën Kongresin amerikan për kërcënimin që paraqet ndaj aleancës Rusia, që ai tha se është bërë “më agresive”, duke përfshirë shkeljet e saj ndaj Traktatit të Forcave Bërthamore me rreze të mesme veprimi.

    “NATO-ja nuk ka ndërmend të vendosë raketa bërthamore me bazë tokësore në Evropë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. ...

  • Çfarë partie është CHP në Turqi?

    3 Prill, 2019

    turqiaNë disa qytete turke kandidatë të Partisë Republikane (CHP) arritën fitore. Po çfarë partie është kjo?

    Cumhuriyet Halk Partisi (CHP) – në përkthim: Partia Popullore Republikane – u themelua në vitin 1923 nga themeluesi i shtetit turk, Mustafa Kemal Atatürk. Ajo është partia e parë, më e vjetra dhe më e suksesshmja parti e vendit. Asnjë parti tjetër nuk ka ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"