LAJMET NGA BOTA

  • Facebook-u me program të ri kundër imazheve lakuriq të fëmijëve

    25 Tetor, 2018

    kunder imazheve lakuriq te femijeveFacebook njoftoi të mërkurën se ka vënë në përdorim një program të ri, që sinjalizon për imazhe lakuriq të fëmijëve. Programi e kishin ndihmuar kompaninë të hiqte 8.7 milionë fotografi të tilla, gjatë tre muajve të fundit.

    Facebook-u tha se programi është vënë në përdorim gjatë vitit të kaluar dhe përmirëson identifikimin e përmbajtjeve të ...

  • Gjenden pjesë të trupit të gazetarit të vrarë saudit

    23 Tetor, 2018

    JamalPjesë të trupit të pajetë të gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, janë gjetur këtë të martë në kopshtin e Konsullatës së Përgjithshme të sauditëve në Stamboll.

    Sipas raportimeve të fundit, që vijnë nga hetuesit turq që po hetojnë çështjen pasi siguruan të drejtën për të hyrë në mjediset e selisë diplomatike saudite, trupi i tij është prerë në copa ...

  • Arabia Saudite konfirmon vrasjen e kritikut të regjimit Xhamal Khashogi

    20 Tetor, 2018

    gazetari KhashogiGazetari saudit, sipas të dhënave zyrtare nga Riadi është vrarë në konsullatën saudite në Stamboll. 18 vetë janë arrestuar. Për vdekjen e Khashogit regjimi paraqet një variant të ri.

    Më shumë se dy javë pas zhdukjes së gazetarit e kritikut të regjimit, Xhamal Khashogi, Arabia Saudite konfirmoi zyrtarisht vdekjen e tij. Khashogi ka ndërruar jetë si pasojë e një ...

  • Lotaria ‘Megamillions’ arrin 970 milion dollarë

    19 Tetor, 2018

    loto megamilionNjerëzit në Shtetet e Bashkuara po blejnë bileta lotarie për një shans tejet të vogël për t’u bërë multi-milionerë. Sonte hidhet shorti i madh për lotarinë ‘Mega Millions’.

    Shumë njerëz që shpresojnë të bëhen milionerë po blejnë bileta lotarie për të provuar fatin në shorteun që hidhet të premten në darkë për shumën 970 milion dollarë, shumë e ...

  • Pompeo informon Presidentin për çështjen e gazetarit të zhdukur saudit

    18 Tetor, 2018

    PompeoSekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo informoi sot Presidentin Donald Trump rreth bisedimeve të tij me zyrtarët sauditë dhe turq dhe hetimet e tyre për zhdukjen e një gazetari saudit me banim në SHBA, që zyrtarët turq thonë se u vra nga agjentët e Arabisë Saudite në konsullatën e Riadit në Stamboll.

    Takimi i zotit Pompeo me Presidentin Trump ...

  • Ministri i Jashtëm grek jep dorëheqjen

    17 Tetor, 2018

    KotziasMinistri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen ditën e mërkurë (17.10). Më parë ka pasur grindje mes Kotzias dhe ministrit grek të Mbrojtjes, Kamenos.

    Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen ditën e mërkurë (17.10). “Dorëheqja është pranuar”, ka bërë të ditur zyra e kreut të qeverisë greke, Aleksis Tsipras.

    Ministrinë e Jashtme e merr përsipër tani ...

  • Gjermani: Numri i të huajve bie në tërësi, por rritet ai i ballkanasve

    16 Tetor, 2018

    shamijaNë vitin 2017 ka rënë numri i përgjithshëm i migrantëve që kanë ardhur në Gjermani, megjithatë Gjermania mbetet një vend atraktiv, sidomos për qytetarët e BE-së. Shënon sërish rritje numri i të ardhurve nga Ballkani.

    Imigrimi në Gjermani shënon rënie në përgjithësi. Në vitin 2017 kanë ardhur 416.000 njerëz më shumë në Gjermani se sa janë larguar. Sipas Zyrës Federale ...

  • Parashikimi i Hawking: Në të ardhmen, supernjerëz gjenetikisht të modifikuar

    15 Tetor, 2018

    Stephen HawkingNë të ardhmen, qeniet njerëzore do të dominohen nga një racë supernjerëzish gjenetikisht të modifikuar, që përmirësohen vet, pa pritur kursin e natyrës.

    Ky është një nga parashikimet e bëra nga shkencëtari britanik, Stephen Hawking, i cili u nda nga jeta 14 marsin e kaluar në moshën 76-vjeçare, e që vjen tani në librin “Përgjigjet e mia për pyetjet ...

  • Shtohet rreziku i sulmeve kibernetike

    12 Tetor, 2018

    paswordÇdo ditë ka sulme kibernetike ndaj rrjeteve kompjuterike qeveritare. Garantimi i sigurisë në rrjet po vështirësohet. Përse? Përgjigjet jepen në raportin e Entit Federal për Sigurinë në Teknikën e Informacionit.

    Në fund të vitit të kaluar, hakerët sulmuan një platformë mësimore në një shkollë të lartë të federatës, për të krijuar atje akses në rrjetin e Ministrisë së Jashtme. Ministri i ...

  • Anija e hapësirës Soyuz kthehet papritur në Tokë

    12 Tetor, 2018

    SoyuzNjë ekuipazh ruso-amerikan në bordin e anijes së hapësirës Soyuz bëri një kthim të papritur në tokë, menjëherë pas nisjes për në një mision në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

    Agjencia amerikane e hapësirës NASA njoftoi për një problem me mekanizmin shtytës të anijes kozmike menjëherë pas nisjes të enjten nga një qendër hapsinore e epokës sovjetike në Baikonur të Kazakistanit.

    Anija ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"