LAJMET NGA BOTA

  • SHBA – Turqi, dakort për armëpushim në Siri, por Ankaraja refuzon ta quajë të tillë

    18 Tetor, 2019

    ErdokanPresidenti Donald Trump tha të enjten se ishte kërcënimi i tij me sanksione ndaj Turqisë që e bëri vendin të binte dakord për një armëpushim pesëditor në luftimet me kurdët në Sirinë veriore.

    Ai i bëri komentet para gazetarëve në Fort Worth të Teksasit.

    Lajmin për armëpushimin e njoftoi nënpresidenti amerikan Mike Pence pas bisedimeve me Presidentin turk Tayip Erdogan.

    Sipas ...

  • Pozicioni i Rusisë në konfliktin në Siri

    16 Tetor, 2019

    PutinRusia ka bërë presion që qeveria e Damaskut të rimarrë kontrollin e plotë të Sirisë dhe për një zgjidhje politike për luftën atje. Por ofensiva e Turqisë mund të jetë vetëm një pengesë e përkohshme për interesat ruse.

    Presidenti rus Vladimir Putin nuk e dënoi haptas “Operacionin Pranvera e Paqes” të Turqisë në verilindje të Sirisë – por vështirë se ...

  • Përleshje në Barcelonë gjatë protestave kundër dënimit të ish udhëheqësve të Katalonjës

    16 Tetor, 2019

    Barcellaona

    Përleshjet ndërmjet protestuesve dhe policisë shpërthyen të martën mbrëma në Barcelonë, në ditën e dytë të protestave kundër dënimit të nëntë ish udhëheqësve të Katalonjës nga Gjykata e lartë e Spanjës, për rolin e tyre në përpjekjet për pavarësi në vitin 2017.

    Agjencia e lajmeve Reuters tha se në përplasje jashtëzakonisht të tensionuara, protestuesit hodhën kanoçe, gurë dhe fishekzjarrë mbi ...

  • SHBA tërheqin të gjitha trupat e mbetura nga Siria veriore

    14 Tetor, 2019

    trumpShtetet e Bashkuara po tërheqin të gjitha trupat e mbetura nga Siria veriore, pasi Presidenti Donald Trump tha të dielën se ishte një veprim “shumë i zgjuar … ndryshe nga e kaluara” për të mos u përfshirë në luftimet e nisura nga sulmi i Turqisë kundër aleatëve për një kohë të gjatë të Amerikës, luftëtarëve kurdë.

    Presidenti Trump tha se ...

  • Shtohet presioni ndërkombëtar kundër Turqisë

    14 Tetor, 2019

    SiriaPër shkak të ofensivës në Veri të Sirisë, Ankaraja po përballet me kritika të shumta ndërkombëtare. Në shumë qytete evropiane janë zhvilluar protesta dhe është treguar solidaritet me kurdët.

    Liga Arabe e ka dënuar në një seancë urgjente ndërhyrjen e trupave turke në zonat e kontrolluara nga kurdët në Siri. Aksionin e ka quajtur si “agresion”. Turqisë i bëhet thirrje ...

  • Çfarë do të thotë operacioni ushtarak i Turqisë për botën arabe?

    14 Tetor, 2019

    Civilet sirian largohenCivilë sirianë largohen nga Ras al Ayn në veri, Turqia ka filluar bombardimet kundër milicëve kurdë. Ky vend thotë se do të krijojë një zonë të sigurisë.

    Marshimi i trupave turke në Siri kritikohet ashpër nga qeveritë e vendeve arabe. Por kjo nuk i intereson Turqisë. Ajo i ka hyrë një strategjie, e cila mund t’i ...

  • Çmimi Nobel për Kimi ndahet për punën në bateritë rimbushëse

    9 Tetor, 2019

    John Goodenough, Stanley Whittingham dhe Akira YoshinoProfesorët, John Goodenough, Stanley Whittingham dhe Akira Yoshino janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Kimi këtë vit.

    Ata kanë fituar këtë çmim për “zhvillimin e baterive rimbushëse”.

    Përgjatë punës së tyre, shkencëtarët është thënë se ata kanë krijuar kushte për krijim të baterive që ...

  • Erdogan-Vuçiq: Takimet e nxënësve të këqinj

    9 Tetor, 2019

    ErdokanTurqia është një partner strategjik dhe anëtare e NATO-s, por që tregon interes të madh edhe për Serbinë. Po çfarë fshihet pas këtij interesimi?

    Vizitat e shumta në nivelin më të lartë dhe aktivitetet e shtuara ekonomike mes Turqisë dhe Serbisë, dëshmojnë se raportet mes këtyre dy vendeve janë shumë të mira. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e rendit Turqinë ndër ...

  • Koment: Edhe një herë, humbësit janë kurdët

    9 Tetor, 2019

    usa turqiaMe tërheqjen e tyre nga Siria e veriut, SHBA tradhëtojnë aleatin më besnik në luftën kundër Shtetit Islamik. Për situatën e ardhshme të sigurisë në Evropë kjo mund të rezultojë gabim i rëndë, thotë Matthias von Hein

    “Pa miq, përveç maleve”. Lajmet e fundit nga Uashingtoni duket se konfirmojnë këtë proverb të vjetër kurd. SHBA bënë të ditur se ...

  • Peebles, Mayor dhe Queloz marrin Çmimin Nobel në fizikë

    8 Tetor, 2019

    Peebles, Mayor dhe QuelozTre shkencëtarë u nderuan me çmimin Nobel në fizikë lidhur me punën e tyre për për të kuptuar “evolucionin e universit dhe vendin që zë Toka në univers”.

    Komisioni Nobel njoftoi të martën se gjysma e çmimit prej 918,000 dollarësh shkon për shkencëtarin kanadezo-amerikan James Peebles, për shkak të kontributit të tij për të kuptuar se ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"