LAJMET NGA BOTA

  • Raporti i përvitshëm i Human Rights Watch

    30 Janar, 2015

    Organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch” thotë se qeveritë e botës bëjnë gabime serioze, kur sakrifikojnë të drejtat e njeriut në emër të forcimit të masave të sigurisë.Në raportin vjetor për të drejtat e njeriut në botë të publikuar sot, grupi thotë se Nigeria, Iraku, Siria, Israeli dhe Shtetet e Bashkuara janë mes vendeve që shfrytëzojnë shqetësimet për sigurinë për të justifikuar shkeljen e të drejtave të njeriut.

    Sipas Drejtorit Ekzekutiv të ...

  • Marrëdhënia e tensionuar SHBA – Rusi

    30 Janar, 2015

    Janë të vazhdueshme shenjat e marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Ditën e hënë, Shtetet e Bashkuara ngritën akuza ndaj tre shtetasve rusë për lidhje me një rrjet spiunazhi rus, një akuzë të cilën Rusia e mohon. Këto akuza shërbyen për të rritur kritikat e SHBA ndaj mbështetjes së Moskës për separatistët në Ukrainë. Analistët thonë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë acaruar edhe përpara këtyre incidenteve.

    Evgeny ...

  • Lufta kundër terrorit – pa Turqinë?

    30 Janar, 2015

    Opinioni publik turk kritikon qendrimin e distancuar të Perëndimit përballë Turqisë, kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ekspertët e argumentojnë këtë me një mungesë besimi ndaj qeverisë turke.Që prej atentatit kundër revistës satirike franceze, Charlie Hebdo, lufta kundër terrorit ndërkombëtar është më aktuale se kurë. Turqia si partnere e NATO-s luan këtu një rol të rënëdësishëm. Para së gjithash kufijtë e përbashkët me Sirinë dhe Irakun, vende në ...

  • OBSH: Përpjekje për t’i dhënë fund Ebolës

    30 Janar, 2015

    Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përpjekjet për ngadalësimin e epidemisë vdekjeprurëse të Ebolës janë zhvendosur, duke u përqëndruar tani tek përpjekjet për t’i dhënë fund epidemisë. Numri i rasteve të reja të të infektuarve me sëmundjen gjatë një jave ra në nivelin më të ulët që nga fundi i qershorit.

    Javën e kaluar u njoftuan 99 raste të reja të të infektuarve në vendet më të prekura nga epidemia, si ...

  • Sprova e parë e unitetit të BE-së

    29 Janar, 2015

    Pas përshkallëzimit të dhunës në Ukrainën lindore BE-ja planifikon zgjerimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Por Greqia mund të dalë kundër.Tri ditë pas krijimit të qeverisë së re në Athinë, Bashkimi Evropian po përballet me sprovën e parë. Deri tani diplomatët e konsideronin unitetin e BE-së në qëndrimin ndaj Rusisë si suksesin e tyre më të madh në politikën e jashtme. Kjo mund të ndryshojë shpejt me qëndrimin e kryeministrit Aleksis ...

  • Kurthi i kredive në franga zvicerane

    29 Janar, 2015

    Për vite të tëra bankat u rekomandonin huamarrësve që të mos i merrnin kreditë e tyre në euro, por në franga zvicerane. Por rritja e kursit të frangës po u krijon probleme huamarrësve në Evropën Qendrore dhe Lindore.Marko Vasić bleu në vitin 2008 një banesë në Beograd dhe për këtë mori një kredi të bazuar në vlerën e frangës zvicerane. Kësti mujor i shlyerjes së kredisë ishte 350 euro, shumë ...

  • Greqia kërkon reparacione

    29 Janar, 2015

    Greqia i ka borxh Gjermanisë miliarda euro. Apo anasjelltas? Edhe 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, Athina dhe Berlini debatojnë për shpenzimet e kohës së pushtimit gjerman të Luftës së Dytë Botërore.Pas sulmit kundër Greqisë, në maj 1941 mbi Akropol-in në Athinë valon flamuri me kryq të thyer. Deri në maj 1944 Wehrmacht-i e mban të pushtuar vendin. Në këtë periudhë, Gjermania naziste vret e plaçkit në të gjithë ...

  • Amerika në ndihmë të Ukrainës

    29 Janar, 2015

    Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje që i ofron Ukrainës 2 miliardë dollarë në formën e garancisë për borxhet, të cilat do të ndihmojnë programet sociale të këtij vendi gjatë vitit 2015. SHBA deklaruan gjithashtu se janë të gatshme të rrisin trysninë e sanksioneve kundër Rusisë nëse kjo do të jetë e nevojshme. Marrëveshja u nënshkrua në Kiev nga ministrja ukrainase e financave, Natalia Yaresko, dhe sekretari amerikan i thesarit, ...

  • Fluturimi i parë me avion diellor përreth botës

    29 Janar, 2015

    Dy pilotë që do të fluturojnë rreth botës me një avion diellor bënë publike rrugën që do të ndjekin. Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg do të fluturojnë pa karburant në udhëtimin e tyre prej 35 mijë kilometrash që fillon pas pak javësh.Solar Impulse 2, apo Si2, do të niset nga Abu Dhabi në fund të shkurtit apo fillim të marsit në një udhëtim të veçantë që pilotët shpresojnë se ...

  • BE: Falja e borxhit grek për momentin e panevojshme

    28 Janar, 2015

    Vizita e Dijsselbloem në Athinë nuk lidhet me ndonjë mandat zyrtar të eurogrupit. Mministri gjerman i Financave Schäuble është i qetë.Ministri i ri grek i Financave, Giannis Varoufakis, i cili nuk mori pjesë në takimin e ministrave evropianë të Financave të martën (27.01) në Bruksel, e konsideron programin e donatorëve ndërkombëtarë për Greqinë si “torturë financiare”. Ministrat e Financave të BE-së u përpoqën të reagonin të qetë lidhur me lajmet ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"