LAJMET NGA BOTA

  • Trumpi kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s

    8 Janar, 2025

    TrupTrump kërkon nga partnerët e NATO-s rritjen e kontributit nga dy në pesë për qind të produktit të brendshëm bruto. Vendet që nuk paguajnë kontributin, nuk do të mbështeten në rast të një sulmi nga Rusia.

     

    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump u bën thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Në vend të dy ...

  • Jep dorëheqjen kryeministri kanadez Justin Trudeau

    7 Janar, 2025

    Justin TrudeauKryeministri i Kanadasë Justin Trudeau njoftoi dorëheqjen të hënën në mesin e shtimit të pakënaqësive mbi udhëheqjen e tij dhe pas largimit të papritur të Ministres së Financave, që sinjalizoi përplasje në rritje brenda qeverisë së tij.

     

    Justin Trudeau tha se ishte bërë e qartë se ai “nuk mund të jetë më udhëheqës për në zgjedhjet e ardhshme për ...

  • Vdes personi i parë në SHBA nga gripi i shpendëve

    7 Janar, 2025

    gripi i shpendeveNjë person nga Luiziana, i cili ishte shtruar në spital me simptoma të rënda për frymëmarrjen, vdiq nga gripi i shpendëve duke u bërë rasti i parë në Shtetet e Bashkuara që humb jetën nga sëmundja.

     

    Zyrtarët e shëndetësisë të Luizianës njoftuan për vdekjen të hënën dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve konfirmuan se ishte e ...

  • Las Vegas, panairi i teknologjisë 2025 sjell risitë për inteligjencën artificiale

    7 Janar, 2025

    CES25Ekspozita e përvitshme e teknologjisë, CES, hapet të martën, më 7 janar. Shtypi u lejua aty gjatë dy ditëve të mëparshme.

     

    E njohur më parë si Consumer Electronics Show, CES sjell pjesëmarrës dhe ekspozues nga e gjithë bota.

    Në vitin 2024, ekspozita pati mbi 138,000 pjesëmarrës. Organizatorët, Shoqata e Konsumatorëve të Elektronikës, presin të shohin një pjesëmarrje edhe më të madhe ...

  • Gjermani: planet për refugjatët nga Siria

    6 Janar, 2025

    Baerbock në SiriSi do t’i trajtojë Gjermania refugjatët nga Siria pas ndryshimit të qeverisë atje? Ministrja e Brendshme Nancy Faeser paraqiti katër pika. Disa do të mund të qëndrojnë të tjerët jo.

     

    Rreth një muaj nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit në Siri, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser (SPD) prezantoi një plan për trajtimin e refugjatëve nga Siria, i cili përfshin edhe heqjen ...

  • BE u shtrin dorën autoriteteve të reja në Siri

    4 Janar, 2025

    BaerbockMinistrja e Jashtme gjermane dhe homologu i saj francez kanë shkuar në Damask. Ata duan t’u ofrojnë ndihmë autoriteteve të reja drejtuese siriane.

     

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock dhe homologu i saj francez Jean-Nowl Barrot janë ministrat e parë të anëtarëve të rëndësishëm të Bashkimit Evropian që shkojnë në Damask. Ka kaluar një muaj që kur milicia islamike Hayat Tahrir al-Shams (HTS) ...

  • Sllovaki:Grindja me Ukrainën për gazin taktikë shpërqendrimi

    4 Janar, 2025

    GaziKryeministri sllovak Robert Fico po nis një grindje serioze me Ukrainën për shkak të ndalimit të tranzitit të gazit. Arsyeja nuk është rreziku i krizës energjetike, por problemet e brendshme politike në këtë vend të BE.

     

    Ndërsa Rusia bombardon Ukrainën ditë për ditë, fati i popullit ukrainas dhe i vendit të tyre bëhet gjithnjë e më shumë lojë e pushtetit ...

  • NATO 2025: Trump, Ukraina dhe shpenzimet e mbrojtjes sfidat

    3 Janar, 2025

    natoNATO përballet me disa sfida në vitin e sapo nisur. Aleanca duhet të vendosë se si të forcojë mbrojtjen e saj kundër Rusisë, të mbështesë Ukrainën dhe të merret me një president të paparashikueshëm si Trump në SHBA.

     

    Shefi i NATO-s, Mark Rutte, në fund të vitit bëri të ditura përparësitë e Aleancës për 2025, përmes një fjalimi ogurzi ku ...

  • Hiqen kontrollet kufitare për Rumaninë dhe Bullgarinë

    3 Janar, 2025

    kufi EUNga 1 janari 2025 Bullgaria dhe Rumania janë zyrtarisht pjesë e hapësirës Shengen pas gati dy dekada të antarësimit në BE.

     

    Për udhëtarët me automjete dhe trena që qarkullojnë mes Rumanisë dhe Hungarisë tashmë nuk do të ketë kontrolle në 17 pikëkalimet zyrtare kufitare. Edhe në kufijtë mes Bullgarisë dhe Greqisë janë shfuqizuar kontrollet.

    Mungesa e antarësimit të plotë në hapësirën Shengen deri ...

  • Bota pret Vitin e Ri 2025

    31 Dhjetor, 2024

    SidnejAuklandi është qyteti i parë i madh që mirëpret vitin 2025, me mijëra njerëz që numëruan sekondat deri sa mbërriti mesnata dhe shijuan fishekzjarret shumëngjyrëshe që u lëshuan nga ndërtesa më e lartë e Zelandës së Re, ‘Sky Tower’ dhe një shfaqje spektakolare dritash në qendër të qytetit. Festimet pasojnë një vit që është shënuar nga protestat për të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"