LAJMET NGA BOTA

  • Sulme të tjera ajrore amerikane dhe britanike në Jemen

    4 Shkurt, 2024

    aeroplanmbajtësja USS Dwight D. Eisenhower në Detin e KuqAvionët duke u nisur nga aeroplanmbajtësja USS Dwight D. Eisenhower në Detin e Kuq

     

    Shtetet e Bashkuara dhe Britania goditën 36 objektiva të rebelëve huthi në Yemen të shtunën, në valën e dytë të sulmeve ajrore ndaj grupeve të mbështetura nga Irani, të cilat kanë sulmuar vazhdimisht interesat amerikane dhe ...

  • Kundërpërgjigja amerikane ndaj Gardës Revolucionare të Iranit dhe grupeve paraushtarake

    3 Shkurt, 2024

    B-1B LancerAvioni bombardues B-1B Lancer duke u përgatitur për nisje në bazën ajrore Ellsworth, në Dakotën e Jugut

     

    Shtetet e Bashkuara filluan të premten sulme ajrore në Irak dhe Siri ndaj forcave të Gardës Revolucionare të Iranit dhe grupeve paraushtarake që i mbështesin, në kundërpërgjigje për vdekjet e tre ushtarakëve amerikanë nga sulmi me dron të dielën në ...

  • Kryetarja e parlamentit të Letonisë: Nëse agresioni rus nuk ndalet tani, do të duhet të paguajmë një çmim edhe më të lartë

    3 Shkurt, 2024

    Daiga Mierina LetoniKryetarja e parlamentit të Letonisë, Daiga Mierina thotë se duhet fitore për Ukrainën nëse dëshirojmë arritjen e paqes. Në një intervistë për Eka Maghaldadzen, e Shërbimit Gjeorgjian të Zërit të Amerikës, zonja Mierina tha se agresioni i Rusisë nuk do të ndalet vetiu dhe paralajmëron se ndërkohë Rusia po shtrin rrjetet e saj të ndikimit në mbarë ...

  • Shtetet e Bashkuara shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një shteti të pavarur palestinez

    1 Shkurt, 2024

    MillerShtetet e Bashkuara po ndjekin një politikë aktive lidhur me krijimin e një shteti të pavarur palestinez që ofron garanci sigurie për Izraelin dhe po bashkëpunojnë me partnerët në rajon lidhur me të gjitha alternativat, tha të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

    Matthew Miller nuk pranoi të jepte detaje mbi punën e brendshme që po zhvillonte departamenti për këtë ...

  • Sulmet amerikane në Jemen eliminojnë dronët që po përgatiteshin për të sulmuar anijet tregtare

    1 Shkurt, 2024

    Rebelët HouthiShtetet e Bashkuara goditën rreth 10 dronë pa pilot në Jemen që po përgatiteshin për të sulmuar objektiva, tha një zyrtar amerikan të mërkurën vonë. Sulmi i ushtrisë amerikane vjen ndërsa përshkallëzimi i tensioneve të luftës në Gazë po përhapet në rajon.

    Militantët Houthi të lidhur me Iranin, të cilët kontrollojnë pjesët më të populluara të Jemenit, kanë nisur ...

  • Putini vizitë në Turqi më 12 shkurt

    31 Janar, 2024

    Erdogan PutinPresidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Turqinë më 12 shkurt për t’u takuar me homologun e tij Recep Tayyip Erdogan i tha një zyrtar turk agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ të mërkurën. Nëse ndodh, ky do të jetë udhëtimi i parë i udhëheqësit rus në një vend aleat të NATO-s, që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës ...

  • SHBA, përgatitje për “veprime të shumëfishta” kundër grupeve që mbështeten nga Irani

    31 Janar, 2024

    BidenNdërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiten për “veprime të shumëfishta” në përgjigje të një sulmi me dron nga militantët e mbështetur nga Irani, që shkaktoi vrasjen e tre ushtarëve amerikanë, “Kataib Hezbollah”, një nga grupet më të fuqishme në Irak, që mbështetet nga Irani, njoftoi se po pezullonte të gjitha operacionet e tij ushtarake kundër forcave amerikane në rajon.

     

    Presidenti ...

  • SHBA godet platformat kibernetike të Shtetit Islamik

    31 Janar, 2024

    shbaShtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime për të ndërprerë përpjekjet e grupit terrorist Shteti Islamik për të zgjeruar kalifatin e tyre virtual, të vetëshpallur.
    Uashingtoni njoftoi të martën sanksione kundër dy shtetasve egjiptianë, të cilët akuzohen se kanë ofruar trajnime për udhëheqësit e Shtetit Islamik mbi sigurinë kibernetike, në mënyrë që ata të mund të lëviznin fondet përmes kriptomonedhave ...

  • Drejtori i CIA-s: Braktisja e Ukrainës nga SHBA do të ishte një gabim i “përmasave historike”

    31 Janar, 2024

    CIADuke marrë parasysh bllokimin në Kongres të propozimit për dërgimin e më shumë ndihmave ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën, shefi i CIA-s, William Burns tha se Shtetet e Bashkuara do të bënin një gabim të “përmasave historike” nëse heqin dorën nga mbështetja për Kievin në luftën gati dy vjeçare ndaj Rusisë.
    Votimi në Kongres i propozimin për një ndihmë ...

  • Skandali me agjencinë palestineze më i madh se mendohej

    31 Janar, 2024

    NdihmatPërmasat e lidhjeve të punonjësve të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihmën e refugjatëve palestinezë me terroristët në Rripin e Gazës është më i madh se mendohej.

     

    Sipas informacioneve të gazetës “Wall Street Journal”, përmasat e lidhjeve të punonjësve të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihmën e refugjatëve palestinezë me terroristët në Rripin e Gazës janë më të mëdha ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"