LAJMET NGA BOTA

  • Filmat më të këqinj të vitit

    23 Shkurt, 2015

    Dhe megjithëse është e vështirë ta imagjinosh, ekziston një çmim që askush në Hollivud nuk do të donte ta fitonte. Bëhet fjalë për çmimet Razzie për interpretimet dhe filmat më të këqinj të vitit. Këtë “nder” në thonjëza e meritoi Kirk Cameron për filmin “Kirk Cameron’s saving Christmas”, që fitoi edhe si filmi më i keq, kombinimi më i keq në ekran mes Cameron dhe egos së tij dhe skenari ...

  • Koment: Plagë të hapura në Ukrainë

    23 Shkurt, 2015

    Një vit pas kryengritjes, krimet në Maidan nuk janë sqaruar. Ukrainasit fituan atëherë kundër një regjimi të korruptuar, por dëshira e tyre për një jetë më të mirë deri tani ka mbetur e parealizuar, mendon Bernd Johann.Para një viti, ukrainasit mundën një regjim autokrat dhe të korruptuar. Ata zgjodhën demokracinë dhe duan një perspektivë evropiane për vendin e tyre. Por lufta e tyre për dinjitet dhe vetëvendosje tani ka një ...

  • Renzi i sigurtë në timon

    23 Shkurt, 2015

    Një vit pas marrjes së pushtetit, kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka pak arsye që të ketë frikë nga opozita – por ndoshta duhet të ketë frikë nga partnerët e tij politikë. Një vështrim në një karrierën të rrufeshme.Tri vjet të shkuara unë ndodhesha në zyrën madhështore të Matteo Renzi-t, në Palazzo Vecchio në Firence. 37 vjeçari ishte atëherë kryetar i bashkisë së Firences. Në këtë kohë, borxhi i Italisë ...

  • Bullgaria kërkon më pak gaz rus

    23 Shkurt, 2015

    Bullgaria kërkon të ndërtojë një rezervuar të madh gazi, për të siguruar furnizimin me energji, edhe për Evropën Juglindore, pasi Rusia e ndaloi projektin e South Stream-it. Ka vetëm një problem: mungon gazi.Në sektorin energjetik, Bullgaria është thuajse krejtësisht e varur nga gazi rus. Njëkohësisht midis Moskës dhe Sofies ka mendime të ndryshme për linjën e furnizimit me gaz, South-Stream. Qe parashikuar që kjo linjë ta transportonte gazin nga Rusia ...

  • Parneritet i ri SHBA – Turqi

    20 Shkurt, 2015

    Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë duke krijuar një partneritet për stërvitjen dhe armatosjen e rebelëve të moderuar sirianë për të luftuar grupin terrorist “Shteti Islamik”.Ambasadori amerikan në Turqi dhe Nënsekretari në Ministrinë e Jashtme turke e nënshkruan marrëveshjen në Ankara.

    Edhe pse Turqia do të përfshijë mes objektivave edhe forcat e qeverisë së Presidentit sirian Bashar al Assad, Shtetet e Bashkuara thonë se synimi është lufta kundër ISIS-it.

    Turqia thotë se ...

  • Mision policor i BE në Ukrainë?

    20 Shkurt, 2015

    Policë të BE në Ukrainë: kjo është ajo që dëshiron Presidenti Petro Poroshenko. Ai kërkon ta lidhë BE më fort në kontrollin e armëpushimit. Propozimi gjen pak mbështetje.Policët e BE, tha Poroshenko pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit mund të merrnin një mandat të Kombeve të Bashkuara dhe të mbikqyrnin respektimin e armëpushimit dhe ndoshta edhe kufijtë midis zonës së separatistëve dhe Rusisë.

    Ky propozim pritet me skepticizëm të madh ...

  • Koment: Vetëm sunitët mund ta mundin IS

    20 Shkurt, 2015

    Bombardimet e “koalicionit të të vullnetshmëve” të udhëhequra nga SHBA e kanë dobësuar të ashtuquajturin “Shtet Islamik”. Por për ta mundur atë, nevojitet urgjentisht një aleancë e arabo-sunite, mendon Loay Mudhoon.Pa dyshim që sulmet masive ajrore të koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara kundër të ashtuquajturit Shteti islamik (IS) kanë ndikuar dukshëm që të ndalohej fillimisht zgjerimi territorial i pseudo-kalifatit të xhihadistëve. Edhe çlirimi i qytetit verior kufitar sirian ...

  • Koment: Ne jemi një popull!

    20 Shkurt, 2015

    Gjermania 25 vjet pas rënies së murit – sa janë afruar gjermano-lindorët dhe gjermano-perëndimorët? Kjo është hulumtuar me porosi të qeverisë federale. Konkluzionet nuk të habisin, mendon Felix Steiner.Ne gjermanët dallohemi për dy veçori: nga njëra anë ne jemi në përgjithësi të saktë, atë që bëjmë e bëjmë me themel. Dhe së dyti ne parapëlqejmë të shtrojmë pyetje për vetveten. Ne druhemi se nuk jemi normalë – dhe vazhdojmë të ...

  • Posta nga Athina me kërkesën për më shumë para – Qeveria gjermane e refuzon

    19 Shkurt, 2015

    Të premten (20.02) ministrat e financave të Eurogrupit do të shqyrtojnë postën e ardhur nga Athina. Qeveria gjermane e hedh poshtë kërkesën si “pa substancë”.Gjermania e refuzon kërkesën e qeverisë greke për shtyrjen e afatit të ndihmave financiare. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, tha, se “Letra nga Athina nuk është një propozim me substancë për zgjidhje”. Në të vërtetë kjo kërkesë ka për qëllim një financim të përkoshëm, pa i ...

  • Koment: Diplomacia në limitet e saj

    19 Shkurt, 2015

    Ndoshta marrëveshja e Minskut nuk ka dështuar ende. Por rasti Debalcevos tregon se vetëm me bisedime diplomatike nuk mund të vendoset paqe në Ukrainën lindore, mendon Bernd Johann.Nëse merret një qytet me rëndësi strategjike, atëherë nuk mund të flitet për armëpushim. Nëse sulmuesit vazhdojnë të përdorin tanket dhe raketahedhësit, atëherë nuk mund të flitet për tërheqjen e armëve të rënda. As një javë nuk ka kaluar nga marrëveshja e Minskut, ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"