LAJMET NGA BOTA

  • Uragani Maria godet Porto Rikon

    20 Shtator, 2017

    uraganUragani Maria goditi sot Porto Rikon, me fuqinë e një stuhije të kategorisë 4 që meteorologët e kanë cilësuar si një uragan me potencial shkatërrimtar.

    Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se Maria po godet Porto Rikon me erëra me shpejtësi 250 km/orë dhe se shirat e dendur mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu vdekjeprurëse.

    Uragani mbetet kërcënim edhe për Ishujt ...

  • Tërmet në Meksikë – mbi 200 veta humbën jetën

    20 Shtator, 2017

    termet

    Tërmeti prej 7.1 shkallësh që goditi të martën Meksikën duke rënuar ndërtesa, la pas vetës mbi 200 të vdekur dhe një numër të panjohur të njerëzve të mbetur nën gërmadha.

    Shefi i agjencisë për mbrojtjen civile, Luis Felipe Puente, shkroi në twitter se 117 veta janë humbur jetën në Meksiko Siti, 72 në shtetin Morelos, 43 in shtetin Puebla, 12 ...

  • Polonia, Ukraina dhe lajmet e rreme

    20 Shtator, 2017

    Fake newsSi munden polakët të dallojnë lajmet e rreme nga ato të vërteta kur radiotelevizioni publik i vendit është akuzuar vazhdimisht për transmetim të informacioneve të rreme?

    Në luftën e informacionit që po zhvillohet në të gjithë Evropën nga ana e Rusisë dhe partive të ekstremit të majtë e atij të djathtë në kontinent, polakët gjithnjë e më shumë po ...

  • Trump, thirrje për një rizgjim të madh të vendeve sovrane

    19 Shtator, 2017

    TrumpPresidenti i SHBA, Donald Trump, bëri thirrje të martën në Kombet e Bashkuara për një “rizgjimi të madh” të vendeve të pavarura sovrane, por u deklaroi udhëheqësve botërorë se ata duhet të përballen kolektivisht me vendet e papërgjegjshme si Koreja e Veriut, Irani dhe Venezuela.

    Ai tha në sesionin e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Shtetet e ...

  • Metodë e re për të zbuluar gënjeshtrën

    19 Shtator, 2017

    detektor i rrenaveLaboratorët SilverLogic me qendër në Siatëll të shtetit veriperëndimor Uashington, kanë zhvilluar atë që ata e quajnë “poligraf pasiv”, që në thelb është një variant i teknologjisë së lartë për të zbuluar nëse dikush po thotë të vërtetën. Kjo lloj metode kërkon filmimin e idividit dhe analizimin e videos në kohë reale ose pas përfundimit të intervistës ...

  • Lufta e Ftohtë dhe shkenca në Arktik

    19 Shtator, 2017

    ArktikuArktiku po shkrin më shpejt nga ç’pritej, duke shtuar ritmet e ngritjes së nivelit të detit në gjithë botën. Nga nevoja urgjente për të kuptuar se çfarë fshihet pas këtyre fenomeve, pasojë e ngrohjes globale, shkencëtarët po shkojnë në disa nga vendet më të largëta dhe të ftohta të botës, në Groenland. Dhe ka vetëm një mënyrë për të ...

  • Imigrantët mbushin nevojat e Italisë për bletërritës

    19 Shtator, 2017

    bletetGrupet e ndihmave kanë kritikuar përpjekjet e udhëheqësve evropianë për të ndalur refugjatët nga Afrika nënsahariane, duke argumentuar se ekonomia evropiane ka nevojë për më shumë punëtorë. Një organizatë joqeveritare në Itali është përpjekur të mbushë boshllëqet, duke përgatitur bletarë nga radhët e refugjatëve afrikanë, të cilët më pas i dërgon tek prodhues vendas që kanë nevojë për punëtorë. ...

  • Një aplikacion që ofron turet më të mira të shijes

    19 Shtator, 2017

    Aplikacion ture kulinarNë Berlin mund të bësh ture kulinarie nëpër qytet me ndihmën e telefonit.Bitemojo është një aplikacion, i cili i çon turistët drejt perlave të kuzhinës në kryeqytetin gjerman. Ashtu si vetë qyteti që është kthyer në një qendër të gatimeve novatore të frymëzuara nga një numër traditash gatimi, edhe këto ture janë një pasqyrë e larmisë kulturore ...

  • Pas uraganëve, satelitët ndihmojnë kompanitë e sigurimeve

    18 Shtator, 2017

    koha satelitetUraganët që sollën erëra dhe përmbytje shkatërrimtare në zonën e Hjustonit dhe të Floridas, kanë sjellë edhe kërkesa dëmshpërblimi prej miliarda dollarësh tek kompanitë e sigurimeve. Disa prej këtyre kompanive po përdorin fotot nga ajri për të mbledhur të dhënat që u duhen. Për t’i ndihmuar, firma “Airbus” po ofron falas shfrytëzimin e depozitës më të madhe në ...

  • Çmimet Emmy, “The Handmaid’s Tale” fituesja e madhe

    18 Shtator, 2017

    EmmyMbrëmë në Los Angeles Çmimet Emmy, që nderojnë arritjet më të mira në programet televizive. Veep, një realizim i vlerësuar prej vitesh nga kritika që satirizon punën e një politikaneje dhe stafit të saj, fitoi këtë vit në kategorinë e serialit komik më të mirë. The Handmaid’s Tale u zgjodh në kategorinë e dramës më të mirë.

    Drama The Handmaid’s ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"