LAJMET NGA BOTA

  • Forumi Ekonomik Botëror mes frikës nga recesioni dhe krizës klimatike

    25 Maj, 2022

    DavosLufta e Ukrainës ka pasoja dramatike për ekonominë botërore dhe nuk është çudi që ajo është edhe tema dominuese në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

     

    Në Davos të Zvicrës filloi takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror (WEF). 2.500 pjesëmarrës nga politika, biznesi dhe shoqëria do të diskutojnë për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare. Takimi zhvillohet tradicionalisht në mes të janarit, por ...

  • Motivet e paqarta të Turqisë për të bllokuar anëtarësimet në NATO

    25 Maj, 2022

    ErdoganMë 19 maj, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përsëriti kundërshtimin e tij për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën e NATO-s. Turqia është një ndër 30 vendet anëtare të NATO-s, të cilat duhet të japin të gjitha miratimin për të lejuar anëtarësimin e vendeve të reja në këtë traktat të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

     

    Zoti Erdogan i akuzoi ...

  • Pse Austria është neutrale?

    23 Maj, 2022

    Putin dhe kancelari Karl Nehammer50 të famshëm e kanë vënë në dyshim neutralitetin në Austri. Pse në këtë vend ende nuk ka një shumicë për anëtarësim në NATO? Ndërkohë që gjendja në Finlandë dhe Suedi ka ndryshuar.

    Me Suedinë dhe Finlandën, dy vende evropiane kanë vendosur të heqin dorë nga neutraliteti i tyre prej dekadash. Por kancelari Karl Nehammer e ...

  • Ide të zgjerimit të BE në situatën e re gjeopolitike

    23 Maj, 2022

    flamujt parlamenti BEDëshira për përparim konkret në afrimin e shteteve të interesuara me BE ka çuar në propozime javët e fundit. Situata e re gjeopolitike në botë i bën krijues disa politikanë evropianë në detyrë.

    Javët e fundit, janë paraqitur disa përfytyrime se si mund t’i afrojë Bashkimi Evropian shtetet me vlera të ngjashme, por që aktualisht nuk mund ose ...

  • OBSH-ja punon për udhëzime për linë e majmunëve, ndërsa shtohen rastet

    23 Maj, 2022

    lia e majmuneveOrganizata Botërore e Shëndetësisë po punon për të hartuar udhëzime të mëtejshme për frenimin e përhapjes së lisë së majmunëve, mes shqetësimeve se rastet mund të rriten më tej gjatë muajve të verës, i tha agjencisë Reuters një këshilltar i lartë i agjencisë së OKB-së.

    Teoria mbi të cilën po mbështetet OBSH-ja, bazuar në rastet e identifikuara deri ...

  • Misioni “Psyche” nga NASA do të studiojë një asteroid të rrallë

    23 Maj, 2022

    asteroidPas vitesh përgatitjeje dhe testimi, një anije e re hapësinore e NASA-s është pothuajse gati për misionin e saj në një asteroid, me orbitë midis Marsit dhe Jupiterit. Shkencëtarët shpresojnë se misioni do të zbulojë të dhëna mbi origjinën e Tokës. Gazetarja e Zërit të Amerikës, Verónica Villafañe, ishte në Pasadena të Kalifornisë, në laboratorin ku NASA po ndërton ...

  • Ish-Kancelari gjerman Schroeder largohet nga bordi drejtues i kompanisë shtetërore ruse të naftës

    21 Maj, 2022

    Ish-Kancelari gjerman Gerhard SchroederKompania shtetërore ruse e naftës, Rosneft, njoftoi të premten se ish-Kancelari gjerman Gerhard Schroeder dhe sipërmarrësi gjerman Matthias Warnig, po largohen nga bordi drejtues i kompanisë.

    Parlamenti Evropian kishte bërë thirrje të enjten, që zoti Schroeder, tashmë në moshën 78-vjeçare, të përfshihej në listën e zezë, në rast se nuk jepte dorëheqjen nga bordi i kompanisë Rosneft, ...

  • Biden: SHBA mbështet fuqishëm anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

    20 Maj, 2022

    BidenPresidenti Joe Biden përshëndeti kërkesën zyrtare të Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n ndërsa udhëheqësit e vendeve evropiane shumë neutrale, vizituan Shtëpinë e Bardhë. Të dy vendet po lëvizin me shpejtësi në përpjekje për t’u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut në përgjigje të sulmit rus ndaj Ukrainës. Presidenti Biden përshëndeti kryeministren Magdalena Andersson ...

  • Scholz: Duhet të jemi të drejtë ndaj Ballkanit Perëndimor

    19 Maj, 2022

    ScholzGjatë një fjalimi në Bundestag, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se nuk do të ketë procedurë të shkurtuar për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Krichbaum lavdëron Bashkinë e Tiranës

    Në një deklaratë qeveritare të mbajtur të enjten, më 19 maj 2022 në Parlamentin Gjerman, kancelari Olaf Scholz, është shprehur për mbështjen e Ukrainës dhe afrimin e saj me BE-në, por kundër shkurtimit të procedurave të ...

  • Baerbock akuzon Rusinë se po përdor urinë si armë lufte

    19 Maj, 2022

    Annalena BaerbockMinistrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka akuzuar Rusinë, se po nxit një krizë globale të ushqimit. Arsye për këtë është bllokimi i porteve ukrainase.

    Në një takim të ministrave të Jashtëm të OKB-së në Nju Jork, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock akuzoi Rusinë se po e përdor ai armë ufte bllokimin e eksporteve të drithit nga Ukraina. ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"