LAJMET NGA BOTA

  • Shkencëtarët kanë krijuar një vaksinë të re

    28 Shtator, 2016

    vakcinaNjë vaksinë e re gjenetike për të cilën shkencëtarët thonë se mund të zhvillohet brenda një jave, mund të përshtatet për mbrojte nga një numër sëmundjesh, duke përfshirë Zikën dhe ndoshta kancerin.

    Mushkonjat janë një nga transmetueset më të zakonshme të sëmundjeve, nga Zika tek malaria. Zika shkakton difekte lindje tek foshnjet, dhe është përhapur në kontinetin amerikan nga Brazili ...

  • Të dhëna të reja për të kuptuar vrimat e zeza

    28 Shtator, 2016

    vrima-e-zezeShkencëtarët vazhdojnë të zbulojnë misteret e vrimave të zeza në hapësirë, të cilat kanë një forcë gravitacionale aq të madhe sa që nuk lejojnë as reflektimin e dritës. Vrimat e zeza krijohen kur yje super gjigandë shpërthejnë duke krijuar supernova me një shkëlqim të ndritshëm. E gjithë materja e shpërndarë nga ky shpërthim i fuqishëm mblidhet në një hapësirë ...

  • Shkëmbime të ashpra në debatin Clinton-Trump

    27 Shtator, 2016

    clinton-trumpKandidatët për president Hillary Clinton dhe Donald Trump u përballën të hënën mbrëma në debatin e parë mes tyre, ndërkohë që janë mbërthyer në një garë të fortë për Shtëpinë e Bardhë.

    Zoti Trump kritikoi zonjën Clinton se për 30 vjet nuk kishte bërë asgjë për krijimin e vendeve të punës. “Sekretare, ju nuk keni një plan”, tha zoti Trump.

    “Donaldi ...

  • NATO: Perëndimi po humb luftën e informacionit ndaj rusisë, IS-it

    27 Shtator, 2016

    natoKomandantët e NATO-s janë duke i bërë thirrje Perëndimit të shtojë përpjekjet për t’iu kundërvënë betejës në fushën e informacionit që kanë hapur kundërshtarët.Komandantët paralajmërojnë se vendet si Rusia po shfrytëzojnë lirinë e shtypit në mediat perëndimore për të përhapur dezinformata.

    Forcat që ishin në krye të marrjes me forcë nga Rusia të Krimesë në vitin 2014 ishin nga persona ...

  • OBSH: Ndotja e ajrit shkakton 6,5 milionë vdekje në vit

    27 Shtator, 2016

    jugohromiNjë raport i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se më shumë se 90 për qind e popullsisë së botës është e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit, gjë që kontribuon në një numër problemesh shëndetësore. Të dhënat e reja të publikuara sot nga agjencia e OKB-së tregojnë se problemi është më i përhapur në qytetet e mëdha, por ...

  • Silicon Valley tërheq imigrantë dhe shkencëtarë

    27 Shtator, 2016

    silicon-valleySilicon Valley në Kaliforni, e njohur për kompanitë e teknologjisë së lartë, mund të përshkruhet si vendi i shkrirjes së kulturave dhe gjuhëve të ndryshme. Dhe e gjithë kjo është përqendruar brenda kompanive teknologjike të rajonit. Të jesh emigrant dhe të përpiqesh të ngresh një kompani, kjo mund të jetë e vështirë në disa vende, por jo domosdo në ...

  • Të hënën debati i parë televiziv Trump – Clinton

    26 Shtator, 2016

    clinton-trumpKandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, dhe kandidati republikan Donald Trump përballen nesër në debatin e parë televiziv që do të transmetohet nga Nju Jorku. Mendohet se shikueshmëria do të jetë më e larta e fushatës së deritanishme presidenciale dhe mund të ndikojë në rezultatin e një gare të ngushtë drejt Shtëpisë së Bardhë.

    Debati i parë do të jetë ...

  • Këshilli i Sigurimit i OKB-së, bisedime urgjente për Sirinë

    26 Shtator, 2016

    ksKëshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi të dielën bisedime urgjente në lidhje me dhunën shkatërrimtare në qytetin Aleppo, ndërkohë që avionët sirianë dhe rusë bombardonin pjesën lindore të qytetit sirian, të kontrolluar prej rebelëve.

    Sesioni i emergjencës u thirr nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, për të ushtruar presion ndaj Rusisë që të vendosë nën kontroll aleaten e saj ...

  • 13 Euro për në BE?

    26 Shtator, 2016

    BE-ja do t’i intensifikojë në mënyrë masive kontrollet në kufi. Kush do të udhëtojë,. duhet të regjistrohet ose të aplikojë për vizë. Qëllimi është për më shumë siguri. Por qytetarët e BE-së nuk do të regjistrohen.

    kontrolli-kufiAustralia e ka prej kohësh, SHBA-ja qysh nga viti 2007, fjala është për një sistem elektronik për udhëtarët, që nuk kanë nevojë për vizë. ...

  • Referendumi serb dhe droja për tërësinë e Bosnjës

    26 Shtator, 2016

    dodicSerbët e Bosnjës po votojnë të dielën në referendumin lidhur me “ditën kombëtare”, duke sfiduar vendimin e Gjykatës më të lartë të Bosnjës dhe trysninë perëndimore për të hequr dorë nga votimi që rrezikon nxitjen e tensioneve etnike në këtë vend të ndarë të Ballkanit.

    Referendumi lidhur me shënimin apo jo të 9 janarit si “ditë të shtetësisë” së Republikës ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"