Maqedoni: Pakënaqësi brenda Bashkimit Demokratik për Integrim

Zhvillimet e fundit në Maqedoni duket se po nxisin pakënaqësi edhe brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, që bën pjesë në koalicionin qeveritar.

Zëvendës-ministri i Mbrojtjes, Arben Labënishti ka dhënë dorëheqje nga ky post si dhe nga të gjitha funksionet që kishte në BDI. Në një letër të hapur ai thekson mospajtimin me politikat e drejtuesve të partisë, mospërfilljen e vlerave kombëtare shqiptare,  që sipas tij, o krijojnë hapsirë për shmangien e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Edhe Hazbi Lika, një zyrtar i njohur si njeri i afërt me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, ka dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit organizativ të partisë, për shkak të politikave të gabuara të drejtuesve partiakë, siç është shprehur ai.

Por, zoti Lika vazhdon të mbetet deputet i BDI-së në Parlament dhe anëtar i kryesisë qendrore të partisë. Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka bërë komente në lidhje me këto zhvillime brenda radhëve të saj. (voa)

Ateistët në Turqi

turqiaTurqia është zyrtarisht shtet laik, por 99 për qind e popullsisë janë myslimanë, shumica e të cilëve të devotshëm. Tani një komunitet i vogël ateist i vendit është duke shprehur shqetësim për atë që thotë se është një intolerancë në rritje ndaj këtij komuniteti, e nxitur nga qeveria pro-islamike e vendit.

Onur Romano, një nga anëtarët themelues i Shoqatës Ateiste të Turqisë, hap zyrën dhe kontrollon postën. Ndryshe nga herët e tjera thotë ai, nuk ka kërcënime me vdekje.

“Ndonjëher ata dërgojnë fotot e al-Kaedës duke u prerë kokat njerëzve dhe duke i vënë të gjitha në një kovë. Ata na thonë – kokat tuaja do të jetë në një nga kovat si kjo. Përmes Facebook-ut, Twitter-it dhe email-it kemi marrë disa qindra kërcënime me vdekje tashmë. Kemi gjithsej tre kamera të sigurisë. Kemi dy butona paniku, të lidhur me komisariatin më të afërt të policisë. Por ne jemi të vendosur. ” 

Në kanalet televizive turke ka një numër në rritje klerikësh islamikë që luftojnë besimet e tjera. Ateistët janë një objektiv popullor. Romano i Shoqatës Ateiste thotë se shumë aktivitete nga puna e grupit të tij kanë të bëjnë me kundërvënien ndaj pikëpamjeve të tilla.

“Ne nuk e fyejnë fenë, ne nuk fyejmë vlerat e njerëzve. E gjitha që ne përpiqemi të vendosim këtu, është t’u tregojmë njerëzve se çfarë është ateizmi dhe si është një ateist. Sepse shumë mendojnë se ateistët janë njerëz pa moral, pa vlera etike e kështu me radhë, pasi për ata etika është e barabartë me fenë.” 

Por, ateistët kanë qenë në shënjestër edhe nga Presidenti Erdogan. Në një fjalim muajin e kaluar ai paralajmëroi njerëzit që të ruhem nga terroristët ateistë. Ai vazhdoi të fajësojë ateistët se janë pjesë e një komploti për të përmbysur qeverinë e tij.

Gjatë vitit të kaluar ndjekje të shumta penale janë hapur kundër disa përdoruesve të tweeter-it, disa prej të cilëve janë tani në burg pasi kanë ngritur pyetje mbi ekzistencën e Zotit, sipas ligjit kundër nxitjes së urrejtjes fetare. Muajin e kaluar, i njëjti ligj u përdor për të ndaluar 48 faqe të internetit, duke përfshirë një që i përket revistës franceze satirike Charlie HEBDO, si dhe faqen elektronike të Shoqatës Ateiste.

Në takimin e tyre të përjavshëm, anëtarët e grupit ateist diskutojnë  ndalimin e faqjes së tyre në internet duke pirë disa shishe verë. Pavarësisht pengesës, të gjithë përpiqen të mbajnë moralin lart. Sic shpjegon kjo grua, këto tubime përfaqësojnë një mundësi për të ndjenjur me ateistë të tjerë, shumë prej të cilëve janë shumë të frikësuar për të pranuar pikëpamjet e tyre edhe për familjet e tyre.

“Për fat të keq, njerëzit as nuk duan të thonë, sepse ata janë të frikësuar se humbasin punën e tyre, ata janë të frikësuar për probleme me familjen e tyre. Unë kisha probleme të madh me familjen time. Nëna ime më tha se do të shkonte tek qeveria, dhe do të thoshte se nuk do të isha më vajza e saj. Unë i thashë, OK, nëse kjo është mënyra jote vazhdo, sepse unë nuk do të ndryshojë nga ajo që unë jam. “

Kreu i grupit, Shoqëria Sheriati, lëshoi një kërcënim me vdekje muajin e kaluar që i drejtohej personalisht presidentit të Shoqatës Ateiste, Tolga Incir, që përfshinte një kërcënim për t’i prerë duart dhe kokën. Duke dalë jashtë zyrës së grupit, Incir thotë se kërcënimi është më serioz nga zakonisht por ai nuk ka cfarë të bëj.

“Ky kërcënim është shumë i hapur. Kur ne themeluam këtë shoqatë ishim të vetëdijshëm se po vinim gjërat në rrezik, veçanërisht në një vend si ky. Nuk do të habitesha nëse mijëra njerëz janë duke menduar të njëjtën gjë -… që ateistët duhet të vriten. Unë do të vazhdoj me jetën time dhe nëse ndodh, do të ndodh.”

Incir thotë se shqetësimi më i madh i grupit të tij nuk janë turqit por xhihadistët, shumë prej të cilëve thotë ai kalojnë kohë në Stamboll gjatë rrugës për në Siri. Por ai shton se shoqata e tij është e papërkulur dhe është duke planifikuar të festoj përvjetorin e saj të parë me një marshim në qendër të Stambollit. (voa)

Shqipëria tjetër: Fshati, që nuk është as në hartë…

Marin Mema

Rruga nacionale kthehet pas shpatullave të Memaliajt, në drejtim të aksit që e lidh me qytetin e Beratit. “Udhëtojmë drejt fshatit Rabije të Komunës Luftinjë, një fshat që sipas banorëve nuk ekziston as në hartë, e që megjithatë ende nuk është braktisur krejtësisht”.

Ajo që duket fillimisht si një rrugë e shkurtër, kthehet shpejt në një aks të pafundëm për shkak të degradimit të tij. Sa më thellë, aq edhe më i vështirë bëhet kalimi, qoftë edhe me një makinë të lartë. Shpesh këtu duket sikur s’ka kaluar kurrë gjësendi. Asnjë tabelë e zona të tëra të shkreta, që derdhen në horizont. Pas një rrugëtimi të stërzgjatur për jo më shumë se 30 kilometra shfaqet Rabija, fshati që dikur ka pasur mëse 800 banorë, e që sot është tkurrur në rreth 15 familje. Ai është ndërtuar, apo më mirë rindërtuar në vitin 1969, pas tërmetit që goditi të gjithë këtë zonë.

“Deri mësot nuk ka funksionuar asnjë lloj gjëje. Nuk ka vënë dorë asnjë lloj pushteti, sa kanë ikur janë ndërruar, gjë prej gjëje. Këtu nuk është vënë dorë”, thotë Arben Dorda.

Gjithçka në fshat duket gri, ashtu si çatitë me eternit, që mbulojnë thuajse të gjithë shtëpitë e tij. Shumica e tyre janë të braktisura. Kush ka mundur është larguar. Të qëndrosh në një vend thuajse të izoluar është e vështirë, për të mos thënë e pamundur. “Tani sikur kanë lajmëruar që do të vijnë, me siguri për votat, po asgjë s’na kanë bërë neve. Asnjë lloj ndihme s’na kanë dhënë. Presim, sepse duam të takojmë një njeri nga Qeveria, por asnjë njeri s’na vjen. Kur vijnë për votat na thonë që Rabija nuk është në hartë, se kanë ikur njerëzit”, tregon Flamur Ahmeti.

Shumica përpiqen të merren me blegtori, sepse është e vetmja mënyrë për të mbijetuar. E megjithatë, edhe ata që janë përpjekur të investojnë diçka këtu, në këtë vend të thellë, vështirë se shohin mundësi fitimi. Largësia nga tregu, për shkak të rrugës i bën gjërat tejet të vështira. “Unë kam punuar jashtë shtetit, me të ardhurat kam marrë nja 50 krerë lopë. Kam bërë edhe një palë shtëpi aty sipër. Por, qumështin e derdh, e hedh poshtë. Mishin po ashtu, sepse e kemi larg, kur s’ke makinë s’qarkullon asnjë farë gjëje”, thotë Vladimir Mahmutaj.

Më parë, në sistemin e shkuar, fshati që sot duket i pabanueshëm merrej, veç blegtorisë edhe me bujqësi e pemëtari. Sot shumëçka ka humbur, ashtu si vatra e kulturës, furra e bukës, çerdhja, kopshti, materniteti, por edhe shkolla e kthyer në një rrënojë të frikshme. “E mbaj mend shkollën, kam ikur dhe e kam lënë në gjendje pune. Më vjen shumë keq dhe kam derdhur lot kur jam kthyer, se desha ta shikoja dhe të kujtoja vitet e fëmijërisë sime, që kam kaluar këtu. Çdo gjë këtu është e shkatërruar”, thotë Alket Muho. “Këtu më kujtohen shumë vite të bukura të fëmijërisë sime, që shkonim në shkollë si gjithë fëmijët e fshatrave përreth ose fshatit këtu. Tani është bërë mos më keq, aq sa kur djali im 1 vjeç nuk do të arrijë ta përjetojë, si gjithë fëmijët e fshatrave”, tregon Reonald Ahmeti. Deri në vitet ’80 në atë shkollë mësonin rreth 150 nxënës me 12 mësues. Sot kanë mbetur vetëm 6 fëmijë, që mësojnë në një shtëpi private, edhe ajo thuajse e mbaruar.

Çdo furnizim duhet bërë me kafshë. Qendra e Komunës është mëse 2 orë e gjysmë në këmbë larg. Memaliaj ndodhet 7 apo 8 orë larg, ndërsa në krahun tjetër, Fratari rreth 4 orë e gjysmë. Vështirë të thuash sesi mund të jetohet kështu, duket thuajse e pabesueshme. Kaq afër dhe larg pjesës tjetër. “Para 20 ditësh kam pasur probleme, ta thonë edhe shokët e fshatit, me vajzën e sëmurë. E kemi marrë 10 veta në krahë dhe e kemi çuar mes shiut dhe errësirës në Fratar, këtej nga zona e Mallakastrës, për ta çuar në spital. Më pas e kemi drejtuar për në Fier, por është shumë e vështirë”, shprehet Çerçiz Ahmeti.

“Këtu kanë vdekur njerëz vetëm për rrugë. Edhe fëmijë kanë vdekur, edhe nuk merr njeri asnjë lloj përgjegjësie”, tha Vladimir Mahmutaj.

Ka familje, që sot e kanë të vështirë të mbajnë edhe frymën gjallë. E sërish askush nuk kujtohet t’i mbështesë, qoftë edhe me diçka të vogël, të paktën për të hedhur hapa të vegjël. Në familjen Memlikaj, varfëria e njerëzit qëndrojnë në të njëjtën sofër. “Herë të ngrënë, e herë të pa ngrënë. Nuk ka më keq ku të vejë, pa asnjë ndihmë nga shteti. As përkrahje sociale nuk kemi. Shiko e shkruaj vetë. Që të mbash 8 fëmijë një person i vetëm, gruan e kam pa punë, sepse s’ka as punë dhe as dreq. Kështu që, këta fëmijët e mi rrojnë për lëmoshë”, deklaron Xhevdet Memlikaj.

Edhe shtëpinë nuk e kanë të tyren, sepse ajo u ka rënë kohë më parë. Në banesën ku i gjetëm janë lënë të jetojnë nga një i afërm i tyre, i larguar. Kudo gjërat duken të pamundura. “Të thuash të vërtetën, ne vetëm sa mbahemi gjallë. Punojmë vetëm për t’u ushqyer. Është shumë larg”, thotë Viktor Kaza.

Fshati, diku larg në një qafë kodre ka pasur edhe fortesën e tij, si për të treguar se nuk është i rastësishëm në historinë e kësaj zone. Një fortesë, që dikur përbënte zinxhirin mbrojtës të Bylisit. E megjithatë është e vështirë të flasësh për të shkuarën, kur e sotmja po shuan gjithçka, edhe veten e saj.

Fshati mbetet pas, e bashkë me të edhe banorët që ende presin, me shpresën se edhe për ta dikush do të kujtohet një ditë.

Kryetari I Bashkise se Ohrit ka reaguar ne Fokus News Agency

marin_Mema1Kryetari I Bashkise se Ohrit ka reaguar ne Fokus News Agency
Kryetari I Bashkise se Ohrit Nikola Bakraceski “Nuk dua te komentoj te pavertetat dhe reklamacionet qe kane tendenca politika dhe mesazhe tendencioze. Historia eshte e bazuar ne fakte dhe argument jo mbi supozime tendencioze. Supozoj se autoret e materialit kishin disa qellime dhe nuk do te bej asnje koment mbi arsyet dhe burimet e ketyre pohimeve ‘’
Pikerisht per histori dhe fakte flas zoti Bakraceski. Historine se bejme as une e as ju. Dasaretet , Enkelejte dhe Lynkestet jane fise Ilire qe mbizoteronin mes te tjerash edhe ne Oher. Eshte fakt per te cilin mund te konsultoni qindra arkeologe dhe historiane se kishat datojne shume kohe , shekuj para se sllavet te dukeshin ne keto ane. Pavaresisht se keto objekte kulti u ndryshuan e rindryshuan shume per te humbur identitetin ato mbeten ne rrenje qartesisht Ilire. Sa per kalane eshte fakt historik qe Ostrogotet 5 shekuj para se bullgaret te dukeshin ne keto vise u thyen ketu ne betejen per te pushtuar Lyhnidosin. Gjetjet arkeologjike ne brendesi te kalase datojne ne shekullin e VI dhe te V para krishtit e ç’lidhje kane sllavet me to kur dyndjet e tyre nisen vetem 11 shekuj me vone ?! Po me teatrin antik ndertuar rreth VII shekuj para tyre ?! Filipi I dyte a nuk ishte djali i Euridikes nga fisi Ilir i Lynkesteve ? Vete Filipi a nuk morri per bashkeshorte Olimbine Iliren nga Epiri ? Pra çfare ishte Aleksandri nipi I tre gjysherve Ilire ? Plini, Ptolemeu e Livi jane referenca te besueshme e te dhenat e tyre kane hedhur baza ne histori.
Zoti Bakraceski ku shkuan shumica shqiptare per te cilen shkruan ne 1903 – 1904 britanikja Edit Durham ne librin “Brenga e Ballkanit” ? Po te dhenat e rregjistrave osmane per popullesine Myslimane dhe Ortodokse shqiptare ? A nuk eshte fakt qe Progon Zgurin hierarkun e Ohrit ne 1295 vete historiane tuajt mes tyre edhe Bogumil Hrabake e quajne arbanas pra shqiptar ? A nuk ishte familja shqiptare e Gropajve mbrojtese e Patriarkanes se Ohrit ? Pse valle nje qytet qe sipas jush nuk ka lidhje me shqiptaret kerkoi te bashkohej me Shqiperine e dokumentat per kete jane te pafundme ? Pse pati plot tre firmetare pavaresie ne aksin Oher – Struge ? Pse u bene aq shume kerkesa per bashkimim me Shqiperine pas kryengritjes se 1913 ? E ne fund zoti Bakraceski a mundet te me thoni ju jeni maqedonas ? apo sllav ?
Tarm, O. Hoffman, A. Jard, Geigand, O. Muller, P. Jougeut, H. Hirt, Edit Durham… etj. shprehin pikepamjet e tyre se etnia dhe gjuha e Maqedoneve te lashte ka qenë ilire dhe ilirishte.
Zoti Kryebashkiak, historia ka lindur atehere kur ngjyrat partiake s’kishin vlere, atehere kur faktet s’mund te manipuloheshin ndaj dhe refrencat per “Ohrin shqiptar” janë të shumta e mund të gjendet lehtësisht nëper arkiva .Referenca qe s’kane lidhje me ekstremizmat ,me nacionalizmat moderne,me diskurset politike por thjesht e vetem me fakte historike.
Historia nuk behet, nuk ndryshohet, nuk ngjyroset, nuk rrotullohet aq me teper kur flitet me ndarje shekujsh ne mes…. Ballkani apo siç quhej dikur do apo s’do dikush gadishulli Ilirik ka nevoje te dije edhe per historine e tij te vertete,ate histori qe bashkon vlerat,kulturat e nuk nxit dasite.
Te fshish historine e tjetrit do te thote te mos njohesh veten….Sidomos ne nje Ballkan imagjinar e qe sot me shume se kurre kerkon te shkoje drejt Europes.
E ne kete kendeveshtrim “e vertete eshte se Ohri eshte një qytet I bukur, I hapur,mikeprites per te gjithe”.

Përbërja e re e propozuar e Komisionit për Antikorrupsion nesër në seancë kuvendore

kuvendi-maqedoniseKuvendi i Republikës së Maqedonisë nesër duhet ta mbajë seancën e 43-të në rend dite të së cilës janë më shumë ratifikime, raporte vjetore dhe plane financiare, ligje në leximin e parë dhe të dytë si dhe vendime.

Në këtë seancë është edhe propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve para festave të Pashkëve propozoi emërimin e anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion prej të cilëve vetëm dy janë të përbërjes ekzistuese.

Për anëtarë të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit u propozuan Goran Milenkov, avokat nga Shkupi, Igor Tanturovski, ekonomist i diplomuar dr. i shkencave ekonomike nga Shkupi, Najdo Spasevski, avokat nga Shkupi, Suzana Taskova Axhikotareva, magjistre e shkencave juridike për të drejtë penale nga Shkupi, Zhaklina Dançevska, juriste e diplomuar, magjistre e së drejtës afariste nga Prilepi, si dhe ata aktual Seidi Halili, ekonomist i diplomuar nga Tetova dhe Farije Aliu, ekonomiste e diplomuar dhe doktoreshë e shkencave ekonomike nga Gostivari.

Para deputetëve nesër janë edhe propozim – vendimet për emërimin e një anëtari të Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës dhe për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit drejtues të Agjencisë për aviacion civil.

Duhet të shqyrtohen edhe propozim-ratifikimet e Marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Protokolli për zbatimin e mbështetjes financiare midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Socialiste të Vietnamimit për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtjen e evazionit fiskal në lidhje me tatimet e të ardhurave.

Në rend dite janë edhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në ushqim, të Ligjit për tokë bujqësore, të dy në lexim të parë, të Ligjit për Inspektoratin shtetëror të tregut në lexim të dytë dhe plotësimi i Ligjit për inspeksion teknik, gjithashtu në lexim të dytë.

Raporti vjetor i Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, zhvillimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2014 gjithashtu është në rend dite të seancës, ndërsa deputetët duhet të votojnë edhe për Propozim vendimet për dhënien e pëlqimit për Propozim Programin vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për aviacion civil për vitin 2015./MIA

Hillary Clinton shpall ambicjet për Shtëpinë e Bardhë

HillaryPejsazhi politik në përgatitje për zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të ndryshojë së shpejti. Ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton pritet të shpallë kandidaturën e sajsot për garën presidenciale të vitit 2016. Ajo është favoritja e shumë grupeve të grave, të rinjve dhe për momentin pretendentja më e fortë e kampit demokrat.

Shtatë vjet më parë, ajo e filloi garën si kandidatja favorite, dhe këtë radhë ndoshta edhe më shumë. Në pjesën më të madhe të anketimeve, Hillary Clinton është 50 pikë përpara kandidatit demokrat më të afërt.

Ish-aspirantja për presidente e vitit 2008, rikthehet në garë pas disa dekadash në jetë publike, si zonjë e parë, si senatore e Shteteve të Bashkuara, dhe si sekretare shteti me Presidentin Obama.

Me emrin e saj të mirënjohur në politikë, Hillary Clinton është konsideruar prej kohësh si kandidatja kryesore e demokratëve për vitin 2016, duke patur kështu një numër të kufizuar sfidantësh politikë.

Analisti politik Charlie Cook, i “Charlie Cook Political Report”, thotë se sfida më e madhe për fushatën e znj. Clinton mund të jetë e shkuara e saj.

“Mendoj se në njëfarë mënyre, Hillary Clinton do të garojë me vetveten. Asaj i duhet të tregohet e përshtatshme për shekullin e 21-të. I duhet të jetë e orientuar më shumë drejt së ardhmes sesa të shkuarës. Po ta mendosh, ajo ka pjesën e saj në 16 nga 24 vjet në Shtëpinë e Bardhë, në një kohë kur njerëzit po kërkojnë një ndryshim”.

Ndërkohë që znj. Clinton po përballet me rivalitet të kufizuar për të marrë emërimin demokrat, një vazhdë e gjatë me kandidatë janë duke luftuar për emërimin republikan.

Znj. Clinton pritet të pasojë njoftimin në mediat sociale me takime me votuesit në shtetet ku do të zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve partiake.

Raundi i parë i votimeve paraprake për zgjedhjen e kandidatit demokrat për president do të zhvillohet në shkurt 2016. (voa)

Hetime për 45 gjyqtarë e prokurorë

ProkurorZyra e Prokurorit Disiplinor në Kosovë, është duke i hetuar mbi 45 raste të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët dyshohen se gjatë punës së tyre në sistemin e drejtësisë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

Zyrtarë nga zyra e Prokurorit Disiplinor, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gjyqtarët dhe prokurorët që po hetohen, dyshohen se kanë bërë shkelje dhe kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Arianit Salihu, inspektor i lartë gjyqësor, pohoi se për “disa nga gjyqtarët e prokurorët të cilët nuk kanë treguar profesionalizëm gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, kanë nisur hetimet”.

“Në vitin 2015, zyra e Prokurorit Disiplinor ka bartur gjithsej 30 lëndë të trashëguara nga viti 2014. Ndërsa në tre mujorin e parë të vitit 2015, përfshirë muajin janar, shkurt dhe mars, në zyrën e Prokurorit Disiplinor janë paraqitur gjithsej 16 parashtresa, kundër prokurorëve të prokurorive të niveleve të ndryshme në Kosovë. Gjashtë prej tyre janë hapur si hetime disiplinore, ndërsa dy raste janë dërguar me raport përfundimtar në Komisionin Disiplinor të Këshillit Prokurorial të Kosovës”, tha Salihu.

Lidhur me hetimet që po zhvillohen, Zyra e Prokurorit Disiplinor, bën të ditur se “ka raste kur pretendohet se prokurorët kanë vepruar në konflikt interesi, si dhe po ashtu, ka raste për vepër të mundshme penale dhe neglizhencë në ushtrimin e funksionit gjyqësor ose prokurorial”.

Nga ana tjetër, prokurorja e shtetit, Laura Pula, njëherësh koordinatore nacionale kundër korrupsionit, duke mos dashur të flasë shumë lidhur me punën e Zyrës së Prokurorit Disiplinor dhe hetimet që bëhen, tha se mund të ketë raste të cilat hetohen edhe për moskryerjen e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsion, por ajo thotë se nuk vërehet ndonjë vonesë në ketë drejtim.

“Lëndët janë në Komision Disiplinor, por si do të përfundojë procedura, për ne ende është e panjohur. Pavarësisht faktit që janë në Komisionin Disiplinor, sa i përket punës së përmbushjes se planit të veprimit, deri më tani nuk është vërejtur ndonjë mangësi”, tha Pula.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, kanë kërkuar në disa raste që emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kanë respektuar kodin e etikës dhe kanë treguar sjellje joprofesionale, të publikohen.

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se në Kosovë kanë munguar mekanizmat e kontrollit te punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, e sidomos të cilësisë së punës së tyre. Por,sipas Musliut, “edhe me funksionimin e Zyrës së Prokurorit Disiplinor, nuk është tejkaluar kjo, ngase edhe në vet këtë zyrë, ka drejtësi selektive”.

“Deri më tash kemi pasur raste të cilat janë iniciuar në periudha të shumë mëhershme ndaj prokurorëve ose gjykatësve të caktuar dhe të cilat nuk janë trajtuar me kohë. Ndërkaq, kemi pasur raste të prokurorëve ose gjykatësve të cilat janë iniciuar shumë më vonë dhe janë trajtuar nga kjo zyrë. Këtu kemi një drejtësi selektive, sepse nuk mund të trajtohen ndryshe-ndryshe prokurorët dhe gjykatësit ndaj të cilëve iniciohen rastet. Duhet të respektohen të gjitha dispozitat ligjore dhe të mos bëhet kjo zyrë për dikë nënë e për dikë njerkë”, tha Musliu.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë, në vazhdimësi është kritikuar nga organizatat vendëse dhe ndërkombëtare si një nga sistemet me probleme të shumta në funksionim, përfshirë këtu edhe dukurinë e korrupsionit.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që monitorojnë punën e gjykatave, kanë thënë se “mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në gjyqësor, ka bërë që besimi i qytetarëve në gjykata dhe prokurori, të jetë i vogël”. (rel)

60 vjetori i vaksinës kundër polios

PolioJanë vetëm tre vende ku polio ende ekziston: Nigeria, Pakistani dhe Afganistani.

Konflikti është një nga arsyet kryesore që çrrënjosja është vonuar në këto vende, dhe që të tre janë të rëndësishëm për t’i dhënë fund vuajtjeve nga poliomeliti në mbarë botën.

Rotary International filloi punën për të eliminuar poliomelitin në  vitin 1985. Dr. John Sever shërben për fushatën e këtij grupi për zhdukjen e polios.

“Ideja është për ta çrrënjosur atë kudo, përndryshe polio mund të vazhdojë të jetojë në njerëz dhe do të transmetohet tek ata që  nuk janë imunizuar.”

Nigeria nuk ka pasur një rast të poliomelitit për tetë muaj. Ajo mund të jetë në rrugën për çrrënjosjen e sëmundjes. Oyewale Tomori është President i Akademisë së Shkencave të Nigerisë.

“Vetëm vitin e kaluar kemi pasur vetëm gjashtë raste. Ndërsa më 2013 ky numër ishte 53.”

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe agjencitë e tjera shëndetësore u bashkuan me Rotary International në përpjekjen globale për të çrrënjosur poliomelitin në vitin 1988.

Gjatë 25 viteve të fundit, OBSH raporton se numri i rasteve të poliomelitit kanë rënë më shumë se 99 për qind, nga rreth 350,000 në fillim të fushatës, në 416 raste të raportuara në vitin 2013.

Përpjekja për të çrrënjosur poliomelitin filloi në fund të viteve 1930 kur mijëra fëmijë u prekën nga poliomeliti gjatë verës.  Fondacioni Kombëtar i SHBA-së për paralizën foshnjore u bëri thirrje të gjithë amerikanëve për të dhuruar nga 10 qindarka secili për të luftuar virusin.

Paratë e mbledhura financuan punën e Dr. Jonas Salk, i cili zhvilloi një vaksinë më 1955.

Vaksina orale u zhvillua disa vjet më vonë. Me dy vaksina në përdorim, polio në SHBA u zhduk brenda 25 vjetëve.

Qëllimi tani është për të eliminuar poliomelitin në mbarë botën brenda  tre vitet e ardhshme.

“Nëse mund ta eliminojnë atë një herë, dhe ne jemi shumë afër këtij qëllimi, atëherë polio nuk do të ekzistojë më.”

Pastaj poliomeliti, si lia, do të jetë një sëmundje e së kaluarës. (voa)

Dita e Gagarinit në hapësirë

GagarinSot është Dita Ndërkombëtare e Fluturimit të Njeriut në Hapësirë, e vendosur më 12 prill për të kujtuar momentin në këtë ditë në 1961 kur kozmonauti sovjetik, 27-vjeçari Juri Gagarin u bë njeriu i parë në hapësirë.

Fluturimi i tij historik në orbitë rreth Tokës me anijen Vostok 1 me një shpejtësi 27 mijë e 400 kilometra në orë zgjati vetën 108 minuta, por hapi një kapitull gjigand në historinë e njerëzimit – atë të eksplorimit të hapësirës.

Para fluturimit të Gagarinit, udhëtimet në hapësirë i bënin vetëm personazhet e librave fantastiko-shkencorë.

Vetë kozmonauti Gagarin nuk kishte në dorë kontrollin e anijes. Ajo kontrollohej nga një kompiuter që i dërgonte komanda mjetit Vostok 1, me anë të valëve të radios. Por në anije kishte një pult komandimi që Gagarini mund ta përdorte nëse ishte e nevojshme.

Kryeministri sovjetik Nikita Krushov i dha atij titullin Hero i Bashkimit Sovjetik. Ai mori më pas epitetin “Kristofor Kolombi i Kozmosit”.

Fluturimi i tij i ndezi amerikanët, duke bërë që të përshpejtonin programin e tyre të eksporimit të hapësirës. Pak javë më pas, astronauti amerikan Alan Shepherd u bë amerikani i parë në hapësirë. Në shkurt të vitit të pasoi, austronauti John Glenn i bë amerikani i parë në orbitë rreth Tokës. (voa)

A do të kërkohet dorëheqja e kryeparlamentarit Veljanovski

Deputetë të caktuar të BDI-së kanë shprehur revoltë lidhur me fyerjen e tyre nga ana e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski.

Në një nga bisedat e përgjuara të fundit të publikuara nga opozita, dëgjohet zëri i kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski, i cili në bisedën me ministren e brendshme Gordana Jankullovska gjatë vitit 2011 i fyen deputetët shqiptarë si indianë.

Por, derisa nuk është ndërmarrë asnjë nismë zyrtare nga grupi parlamentar i BDI-së, dhe që u komentua vetëm si fjalor i ulët i Veljanovski, deputetë të caktuar kërkojnë shkarkimin e mënjehërshëm të kryetarit të Parlamentit.

“Emërtimi i tillë nuk do koment nga një kryetar i Parlamentit. Kjo nuk duhet të kalojë me heshtje dhe pa kërkuar përgjegjësi. Ai nuk ka kredibilitet për të udhëhequr më Parlamentin”, theksoi për INA, një deputet shqiptarë, duke theksuar se në të ardhmen e afërt do të bëjë publike nismën e tij.

Ja biseda mes Gordana Jankullovskës dhe Trajko Veljanovskit

Zëri 1: Me indianët e kemi pastruar?

Zëri 2: Po, po. Me indianët kryesorë.

Zëri 1: Ë…?

Zëri 2: Them me indianët kryesorë është pastër, tani me tanët. Me tanët…

(INA)