Lind partia Sfida për Shqipërinë

sfida-per-shqiperine

Në Shqipëri u zyrtarizua sot partia më e re në vend, “Sfida për Shqipërinë” e cila ka bërë bashkë intelektualë dhe aktivistë të shoqërisë civile me synimin për të “sfiduar partitë e vjetra dhe tronditjen e sistemit që po rrënon vendin dhe fillimin e ndryshimit të vendit”, deklaroi Blendi Salaj, një nga themeluesit e kësaj force politike.

Lëvizja e re, pason përpjekjen e një figure të njohur publike, i angazhuar dhe më parë politikisht me partinë demokratike pas vitit 2005, Gjergj Bojaxhi, i cili vitin e kaluar konkurroi si kandidat i pavarur në garën për Bashkinë e Tiranës. Zoti Bojaxhi, siguroi një mbështetje prej 16 mijë vota, në konkurrimin me përfaqësuesit e dy partive kryesore politike në vend. “Tashmë ky grupim qytetarësh të angazhuar politikisht do të shtrihet në qytetet më të mëdha të Shqipërisë dhe duke mirëpritur figurat më të spikatura lokale si kanidatura për zgjedhjet e 2017”, nënvizon një njoftim i partisë “Sfida” ku saktësohet se nuk do të rreshtohet në asnjë nga koalicionet e forcave kryesore politike në vend.

Ndërkaq një tjetër lëvizje e re politike pritet të zyrtarizohet së shpejti nga deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, të cilët kanë deklaruar publikisht shkëputjen nga Partia socialiste. (voa)

 

Prokuroria Speciale zbarkoi në Ministrinë e Kulturës, konfiskohen dokumente për “Shkupi 2014”

euro-shkupiProkuroria Speciale Publike (PSP), me urdhër të Gjykatës, dje ka  konfiskuar dokumentacion nga Ministria e Kulturës për lëndë që ka të bëjë me “Shkupi 201”, mësonBIRN, transmeton Portalb. Sipas informata jo-zyrtare, bëhet fjalë për dokumentacion për tender me vlerë prej rreth 1 milion euro për ndërtimin e Muzeut të Luftës Maqedonase.

Sipas marrëveshjeve të cilat janë të dokumentuara nga BIRN në “Shkupi 2014 nën llupë”, ndërtimi i Muzeut ka kushtuar mbi 16 milionë euro, ndërkaq, sipas numrit të marrëveshjeve është në vend të parë.

Baza e të dhënave tregon se për ndërtimin e Muzeut janë bërë 123 marrëveshje me persona fizik de juridik, në mesin e të cilëve ka edhe numër të madh të anekseve, punëve të paparashikuara dhe marrëveshje tjera me persona fizik të cilët nga viti në vit e kanë rritur çmimin.

Nuk përjashtohet mundësia që konferenca për shtyp e PSP-së, e paralajmëruar për nesër, në të cilën do të zbulohen dy lëndë të reja, të ketë lidhje me ndonjë nga shumë hetimet parahetimore të PSP, edhe pse këto të fundit nuk kanë dhënë kurrfarë informate në lidhje me përmbajtjen e lëndëve.

“Qymoja” ministër, harxhime skandaloze, punësime “fantome”, hotele luksoze, dreka e darka

abdilaqim-ademiRaporti i Revizionit   në Ministrinë së Arsimit për vitin e kaluar  ka gjetur njerëz  Fantom , harxhime joracionale, shpenzimet pa masë në  hotele, benzinë si dhe dhe restorante.Të punësuarit  kanë harxhuar për taksi  jashtë orarit të punës, nuk janë gjetur  librat e përkthyera  të literaturës profesionale,  të punësuar Fantom që qytetarëve u kanë shpenzuar rreth 200 000   euro vetëm për pagat  të atyre që kurrë nuk kanë ardhur në punë.

Kaosi,  paligjshmëri dhe harxhime  joracionale në MASH

Revizioni është kryer nga 1 mars deri më 30 mars të këtij viti, dhe raporti është publikuar dje në faqen e internetit të revizorit të Shtetit. Revizioni  përfshin funksionimin e  Ministrit Abdilaqim Ademi dhe Spiro Ristovski  paraardhësi i tij cili  tani është zëvendësministër.

Sipas gjetjeve të revizorëve vitin  kaluar në këtë  Ministri 62 persona  janë të angazhuar në punë me kontratë në vepër. Për nevojat  e punëve  në zyrën e ministrit, ministria ka punësuar 49 persona që kanë përfunduar me  kontrata në vazhdimësi për  disa vite.

Në maj 2015,  nga Ministria e Financave është marrë pëlqimi për transformimin e të  punësuarve  për një periudhë të pacaktuar . Nga 23 persona punësimi i të cilëve do të transformohet në 3 faza në maj dhe nëntor 2015 dhe shtator 2016.

 Ndërkaq të 26  të punësuarit e tjerë pa pëlqimin e Ministrisë së Financave janë sigururar mjete dhe vazhdojnë të punojnë në kabinetin e Ministrit  pa obligime dhe detyra të qarta dhe specifike për të cilat në 2015 janë  paguar 70,900 euro (4.361 milionë denarë)” thuhet në raportin e revizionit.

Të punësuarit Fantom –  Kanë  marrë paga, dhe askush nuk i kishte parë në punë

Revizorët nuk ka marrë dëshmi dhe dokumente në lidhje me e shpenzimet reale  për pagat e paguara për 7 nëpunës civilë, as shuma e tarifave të 39 njerëzve të angazhuar me  kontratatë në vepër. Nuk është  kryer asnjë kontroll kur vjen dhe kur shkon  në punë përkthyes të pavarur, as të raportojënë për punën e tyre.

“Duke pasur parasysh se disa prej këtyre personave janë të punësuar me kohë të plotë në një tjetër agjenci shtetërore, dhe ministria nuk  ka dëshmi për angazhimin e tyre , kontrolli nuk është i sigurt në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive që janë të përfshirë këta të punësuar”, zbulouan revizorët

Angazhimi i këtyre njerëzve është antiligjor  dhe  në vitin 2015 për ta është shpenzuar 173,000 euro.

Për qëllimet e  projektit për  ndërtimin  dhe  pajisjen e 145 shkollave dhe  palestrave  pa pëlqim nga Ministria e Financave  janë  siguruar  burime financiare për  13 persona me kontratat në vepër  të lidhura për një periudhë prej 5 vjetësh.

“Në emër të pagës bruto të një njësie të menaxhimit të projektit në 2015 nga fatura  kryesore   e buxhetit janë paguar total  6.33 milionë dinarë (103.000 euro)”,thuhet  në raportin e revizionit.Nga inspektimi i kontratave, njoftimet dhe dokumentet e dorëzuara nga kandidatët, revizioni  arriti në përfundimin se një pjesë e kandidatëve të përzgjedhur u zgjodhën pa paralajmërim, dhe disa nuk i plotësojnë kërkesat e përcaktuara në njoftimin e Ministrisë.

 Pije  dhe dreka  pa masë, fjetje në hotele me 5 yje

Në vitin 2015 ministria e drejtuar nga Abdilaqim Ademi ka bërë shpenzime në vlerë prej 203.000 euro, pa dokumentacion edhe atë:

  • Për Hotel e ,strehim për të punësuarit dhe të ftuarit nga jashtë pagoi 14.000 euro pa  urdhër  të udhëtimit, ftesat për të ftuarit, agjendën e ngjarjeve, prej të cilave 11.500 euro të paguara për akomodimin në hotele 5 yje.
  • 3900 euro është shpenzuar në taksi shumica e të cilave është përdorur nga punonjësit jashtë orarit të punës
  • 88000 euro sjanë shpenzuar për karburant, pa specifikuar saktësisht se cilat mjete dhe qëllimi
  • 83,000 euro janë shpenzuar në restorante dhe objekte hotelierike, nuk ka dëshmi të llojit dhe qëllimin për të cilin është kryer shërbimi.

Në raportin e revizionit  bëhet e  ditur se edhe  vitin e kaluar janë   paguar  383.000 euro  kamatë për pagesa të vonuara të faturave, dhe me vendime  janë  derdhur  mjete nga  fondet e buxhetit në bazë të dokumenteve të shpenzimeve ekzekutive në vlerë prej 50,000 euro.

 Për përkthimet e literaturës profesionale, janë shpenzuar 8 milionë euro dhe nuk e dihet  se ku  kanë përfunduar librat.

Projekti “Përkthimi i 500, librave profesional shkencor dhe teksteve  më të mira  nga universitetet në SHBA dhe Angli dhe tekste  të së drejtës nga  Franca dhe Gjermania”, së bashku me atë  të përkthimeve të   klasikëve  , me  të cilat kjo qeveri është krenare, dhe ku  kryeministri shpesh shihej në  të gjitha promovimet  e këtyre punimeve. Revizioni zbuloi  se këto libra nuk i mbajnë të dhënat e aplikacioneve dhe librave të lëshuara.

Gjithashtu theksohet se në marrëveshjet e  bëra për dorëzim të librave  të  institucioneve të caktuara nuk është e  listuar vlera e librave. Një nga vërejtjet  kardinale vë në dukje se Ministria dërgoj vetëm të dhënat dhe marrëveshjet e bëra për shpërndarjen e librave me ministritë, por jo edhe me institucione të tjera, të tilla si universitetet, etj  të cilat janë shfrytëzues  të përhershëm të këtyre librave. Prandaj,  Revizioni  vjen në përfundim se një pjesë e mirë e librave   nuk ju gjendet  vendndodhja  e tyre. (ina)

Sela, Ostreni dhe Memedi e nënshkruajtën marrëveshjen për koalicion në zgjedhje

marreveshjaËshtë arritur marrëveshje mes partive opozitare LR – PDSH, UNITETI dhe RDK, për koalicion në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të parapara që të mbahen më 11 dhjetor, raporton Portalb.

Me këtë rast, sot është krerët e partive, Ziadin Sela, Gëzim Ostreni dhe Vesel Memedi e kan nënshkruar marrrëveshjen për koalicion. Për pikat e marrëveshjes dhe platformën e koalicionit, Portalb do ua sjellë dokumentin e plotë. /Portalb

Trump propozon kufizimin e mandateve për anëtarët e Kongresit

trumpRepublican presidential candidate Donald Trump speaks at a campaign rally, Oct. 18, 2016.

“Ka ardhur koha e kufizimit të mandateve për në Konges” u tha ai përkrahësve të tij të martën në shtetin perendimor të Kolorados. “Kjo jo vetëm do t’i jap fund korrupsionit në qeveri, por do t’i jap fund edhe stanjacionit ekonomik në të cilin ndodhemi.”

Presidentët amerikanë janë të kufizuar me kushtetutë të shërbejnë për dy mandate në detyrë. Për anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit nuk ka limit të tillë dhe shumë prej tyre qëndrojnë në detyrë për disa mandate. Në zgjedhjet e vitit 2012 më shumë se 90 përqind e anëtarëve ekzistues u rizgjodhën.

Reformat e tjera të propozuara nga zoti Trump përfshijnë ndalimin e ish anëtarëve të Kongresit, personelit të tyre dhe atyre që kanë shërbyer në degën ekzekutive të qeverisë, të punojnë si lobistë për pesë vjet, si dhe vendosjen e kufizimeve pa kufi për lobistë të huaj të grumbullojnë fonde për kandidatët në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Barack Obama kritikoi të martën vlerësimin që i bën zoti Trump udhëheqësit rus Vladimir Putin, duke thënë se “lajkat e vazhdueshme” janë të “papara” në politikën amerikane.

Zoti Trump ka thënë se e sheh një marrëdhënie më të mirë me Rusinë si një mundësi për të dyja vendet të luftojnë si partnerë kundër Shtetit Islamik. Ai sugjeroi këtë javë se nëse fiton në zgjedhjet e 8 nëntorit, aim und të vizitojë Moskën para se të bëj betimin si president.

Një zëdhënës i rivales së tij, demokrates Hillary Clinton, kritikoi këto komente si dhe të tjera të bëra nga zoti Trump gjatë fushatës së tij.

“Nuk është e qartë përse Donald Trumpi duhet të takohet me Vladimir Putin më 9 nëntor meqë ai tashmë ka përsëritur pikat kryesore të diskutimit – shtytjen e politikave të tij dhe përfitimi nga operacionet e spiunazhit,” tha zëdhënësi Caplin. “Të jeni të sigurtë se si presidente, Hillary Clinton do të mbaj qëndrim ndaj zotit Putin për sjelljen e tij të papranueshme, dhe nuk do ta përkëdhel atë.”

Zonja Clinton nuk bëri ndonjë dalje në publik të martën para debatit të tretë dhe të fundit presidencial sonte mes saj dhe rivalit Trump.

Ç’lloj sportesh mund të ushtrosh në planetin Mars?

Çfarë mund të bëjnë kolonët e Marsit në kohën e lirë? Alpinizëm apo të luajnë golf?

astronautÇfarë mund të bëjnë kolonët e Marsit, kur nuk kanë as gjumë as punë? Në janar të vitit 1971 astronauti amerikan Alan Shepard demonstroi se ç’mund të bësh në kohën e lirë në një planet tjetër: astronauti i misionit Apollo 14 mori me vete raketat e golfit dhe gjuajti dy topa golfi në sipërfaqen e Hënës.

Njërin top ai e gjuajti deri në një krater aty pranë. Goditja e dytë ishte një pak më e fortë. Dhe meqenëse në hënë forca e gravitetit është shumë e ulët topi fluturoi shumë larg.

NASA imiton një stacion kozmik në Mars

Çfarë mund të bëjnë kolonët e Marsit, kur nuk kanë as gjumë as punë? Në janar të vitit 1971 astronauti amerikan Alan Shepard demonstroi se ç’mund të bësh në kohën e lirë në një planet tjetër: astronauti i misionit Apollo 14 mori me vete raketat e golfit dhe gjuajti dy topa golfi në sipërfaqen e Hënës.

Njërin top ai e gjuajti deri në një krater aty pranë. Goditja e dytë ishte një pak më e fortë. Dhe meqenëse në hënë forca e gravitetit është shumë e ulët topi fluturoi shumë larg.

Jo me shumë forcë! 

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Mars. Aty forca e gravitetit është më e madhe se në Hënë, por rreth një e treta më e ulët se në Tokë. Po ashtu edhe atmosfera është më pak e dendur dhe topi i golfit do të kishte më pak rezistencë.

Pra dikush që luan mirë golf, mund t’i gjuajë tepër larg topat edhe në Mars dhe ato vështirë se mund të gjendeshin sërish. Po a do të ishin në gjendje njerëzit që do të jetonin gjatë në Mars të gjuanin me të njëtën fuqi topat e golfit si edhe një astronaut që sapo arrin nga Toka. Me sa duket jo. Sepse për shkak të forcës së ulët të gravitetit dobësohen edhe muskujt.

Vështirësi të tjera

Në rast se dikush do të luajë golf në Mars ai do të ndeshet edhe me vështirësi të tjera, si kostumi astronautit që të kufizon lëvizjet apo bombulat e rënda me oksigjen. Atmosfera e Marsit përbëhet vetëm nga dioksidi i karbonit dhe një lojtar golfi nuk mund të luajë si në Tokë. Vendi më i mirë për të luajtur golf në Mars do të ishte hemisfera veriore. Problemi më i madh janë shkëmbijtë që pengojnë topin. Po aty ka shumë kratere dhe disa vullkane tepër të bukura për t’u parë. (dw)

Arrestohet hakeri rus në Pragë

policiaByroja Federale e Hetimeve, në bashkëpunim me policinë çeke, arrestoi një shtetas rus në Pragë të mërkurën pasi kishte tentuar të kryente sulme kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara.

Javën e kaluar, administrata Obama akuzoi zyrtarisht qeverinë ruse se kishte kryer sulme kibernetike kundër institucioneve amerikane në përpjekje për të influencuar zgjedhjet e ardhshme presidenciale, megjithëse policia nuk dha ndonjë shenjë se i arrestuari kishte lidhje me pretendimet për hakerimin e zgjedhjeve.

Pa dhënë hollësi të mëtejshme, zëdhënësi i policisë çeke David Schon tha se synimi i operacionit ishte një qytetar rus dhe se ai ishte kryer me sukses.

Në një deklaratë të vendosur në faqen elektronike të policisë thuhet se i dyshuari u arrestua në një hotel në Pragë. Policia tha se ai u rrëzua gjatë arrestimit dhe iu dha ndihma e parë para se të transportohej në një spital.

Në deklaratë thuhet se një gjykatë ceke do të vendosë nëse i dyshuari do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara megjithëse nuk është dhënë ndonjë afat kohor.

Rusia është akuzuar se po përpiqet të ndihmojë kandidatin presidencial republikan Donald Trump ndaj kandidates rivale Hillary Clinton pas email-ave të turpshme të Komitetit Kombëtar Demokrat që u publikuar muaj më parë dhe që çuan në dorëheqjen e kryetares së komitetit Debbie Wasserman-Schultz.

Presidenti rus Vladimir Putin ka mohuar përfshirje në sulmet kibernetike. (voa)

Une jam shqiptar kosove

Une jam shqiptar kosove sepse stergjysherit e mi kane dhene shpirtin per kete vend . Une jam shqiptar kosove sepse stergjysherit e mij nuk shihnin kufij mes Shqiperise.

marin-memaUne jam shqiptar kosove sepse e kam njohur çdo element te masakrave te tmerrshme te bera mbi vellezerit e motrat e mija kosovare ! Une jam shqiptar kosove sepse respektoj Haxhi Zeken, Hasan Prishtinen, Isen e madh, Azem e Shote Galicen, Sulejman Vokshin, Idriiz Seferin, Bedri Pejanin, Ahmet Deline, Shaqir Smaken e shume te tjere. Ata jane heronj per mua !! Ata kane nje gjak me mua !!! Une jam shqiptar kosove sepse Adem Jashari, Zahir Pajaziti e shume te tjere, luftuan per te njejtin flamur, sepse ne shpirtin e tyre ishte i njejti vrull si burrat e qemoti !!!

Une jam shqiptar kosove sepse kurre nuk do te pranoj qe historine te ma beje ndonje burracak Enver apo Enverush, sido u quajt, Albert , Hashim apo diçka tjeter. Une jam shqiptar kosove sepse gjaku nuk behet uje, sepse gjakun edhe pse une jam nga Kolonja e kam te njejte me çdo shqiptar kosove !! E kete nuk e ndalon askush !!

Nuk prishet e perçudnohet historia sepse disa tuafer ( me qellim) duan te ngrene pengesa e biles edhe”arme” moderne duke ndezur armiqesi mes te njejtit komb.!! Nuk dua te di nese ne pushtet eshte Edi apo Lulzimi (sepse per çeshtjen kombetare nuk ka te majte e te djathte, nuk ka as flamuj politike), por ate qe s’mundet ta ndaloje askush nga keta BURAT me nje R eshte te qenit shqiptar, te menduarit bashke, te ecurit bashke, drejt nje historie qe do apo s’do Enverushi eshte e perbashket !!

Historia nuk eshte loder, nuk eshte telekomande ku çdo kush mund te shtype stacionin qe deshiron, por eshte identitet, pasion, ndjenje, eshte gjak, eshte e mbetet HISTORI !! Ndaj shpesh eshte me mire te heshtesh se te broçkullisesh !! Hesht Enverushke eshte me burrerore se te hollosh zerin e te besh si burre ! Ti nuk behesh kurre burre duke mohuar historine !!

Une e kuptoj se te jesh pushtetar si keta, nuk te intereson identiteti kombetar, por kjo s’do te thote se ne, njerezit e thjeshte duhet te hapim rruge, e te lejojme keta pseudoshqiptare te hapin goje e te nxjerrin te vjella antikombetare !! Historine e bejne burrat e jo gjysme burrat !! Une jam shqiptar kosove dhe i tille do te mbetem !!! Ndaj Enverusherit dhe gjithe çeta pas tij duhet te kafshojne gjuhen nese nuk u pelqen, duhet ta bejne me zorr, sepse fatin e shqiptareve te Kosoves nuk e vendos askush tjeter perveç historise qe ka dritheruar çdo shtepi ne ate toke !! I ndjeni klithmat ? I ndjeni vuajtjet ? po masakrat , vrasjet, ndyrsite , i ndjeni ??? E pra ato jane shpirtera, shkuan per te qene te lire, e jo per tu drejtuar nga askush qe per interesa personale shpik, mohon, hedh poshte, shkel identitetin, siç po bejne ca nga pushtetaret xhepa plote e shpirt te boshatisur !!! Une jam shqiptar kosove e kete s’ma ndalon askush !! Historia eshte per burrat e jo per dallaveraxhinjte !!

PS : Kush u merzit le te kerkoje yjesine ne qiellin blu per hir te pushtetit te disave… Ne te tjeret nuk kemi ndasi , perkundrazi jemi shqiptare Kosove, Çamerie, Sanxhaku, Presheve, Plave e Gucie, Podgorice , Shkupi e keshtu me rradhe !! Jemi shqiptare !!! (Marin Mema)

Marijuana, Manjani: të ndërhyhet më fort

manjaniNë Shqipëri ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha sot se në vend ekziston një perceptim i gjerë se fenomeni i kultivimit të marijuanës është i përhapur. Sipas tij nevojitet një reagim më i fortë i strukturave shtetërore e nëse do të ishte e nevojshme të përfshihej dhe ushtria

Ndërsa çështja e kultivimit të marijuanës është bërë objekt thuajse i përditshëm i mediave shqiptare apo të huaja, si dhe e politikës në vend, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, pranon se ka një perceptim të përhapur se fenomeni është i pranishëm gjerësisht: “Perceptimi është shumë i madh. Njerëzit janë të bindur se kjo gjë ndodh në Shqipëri. Na takon ne të reagojmë në mënyrë proporcionale, që do të thotë se ne duhet te reagojmë në mënyrë edhe më të fortë se sa deri më sot. Dhe po qe e nevojshme duhet të dali dhe ushtria. Nga ky fenomen o ndahemi tani o nuk ndahemi më, o ndahemi tani sa ka filluar, se kur të ndahemi pastaj do të jetë shumë vonë dhe do të jetë shumë e dhimbshme”.

Sipas ministrit duhet që të jetë e qartë se bëhet fjalë për nje fenomen të rrezikshëm që mbjell varfëri dhe kriminalitet: “Ky nuk është një biznes që siguron mirëqënie, por vetëm një biznes që siguron varfëri. Duhet ta kenë të qartë që të gjithë këtë gjë. Kushdo që merret me këtë punë vetëm mbjell varfëri dhe shton krimin. Kriminalizon shoqërinë. Eshtë e ngjashme me atë që kemi hequr me piramidat financiare. Nëse ky është perceptim ne duhet ta luftojmë. Nëse është realitet, është akoma më keq”.

Zoti Manjani u kujdes të përsërisë se reagimi i tij nuk është një kritikë pasi siç tha ai, nuk është një sektor që e mbulon personalisht dhe nuk e njeh realitetin. Megjithatë deklarimi i tij nuk duket të jetë në një linjë me atë të ministrit të Brendshëm apo kryeministrit Edi Rama, sipas të cilëve shifrat që dëshmojnë për një përhapje të fenomenit, janë më shumë një tregues i goditjes më të fortë që ka dhënë policia.

Autoritetet janë përfshirë më së shumti në një krahasim shifrash me periudhën kur në pushtet ishin demokratët, duke nënvizuar se sipas të dhënave të Guardia di Finanza-s italiane sipërfaqja e mbjellë këtë vit mbetet më e ulët se ajo e 2013, dhe se parcelat e identifikuara nga italianët janë goditur thuajse totalisht. Megjithatë, edhe shifrat e periudhës së qeverisjes së majtë tregojnë se pas goditjes së Lazaratit në 2014, një vit më pas, sipërfaqja e mbjellë ra në 44,7 hektarë, për të kërcyer në 213 hektarë në 2016 dhe me mbi 2,4 milion rrënjë të asgjësuara.

Ndërkohë rastet që sinjalizohen nga Greqia e sidomos nga Italia, flasin gjithashtu për një aktivitet në rritje të trafikantëve që dërgojnë marijuanën drejt vendeve perëndimore. Në një reportazh të televizionit italian RAI 3, të pak ditëve më parë, drejtuesi i prokurorisë antimafia të Lecce-s, Cataldo Motta tha se këtë vit ka patur sasi të mëdha droge drejt Italiasë, 3,8 ton vetëm në javën e fundit të shtatorit. (voa)

Kancelarja Merkel pret nesër Presidentin Putin

Për herë të parë prej fillimit të krizës në Ukrainë, presidenti rus Putin udhëton në një samit në Berlin.

merkel-putinPresidenti i Rusisë Putin këtë të mërkurë do të takohet në Berlin me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, Presidentin e Francës François Hollande dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel, në të ashtuquajturin samiti i Normandisë, për procesin e paqes në lindje të Ukrainës. Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

Ai bëri të ditur se në këtë takim do të bëhet fjalë në radhë të parë për zbatimin e Marrëveshjes së Minskut për Ukrainën, si dhe për hapat e tjerë që duhet të bëhen për vendosjen e armëpushimit të plotë dhe arritjen e paqes. Kjo është vizita e parë e Putinit në Berlin, prej fillimit të krizës në Ukrainë.

Merkeli ka qenë për vizitë në Moskë në maj 2015, pas aneksimit të Krimesë nga forcat ruse. Zëdhënësi i qeverisë, Seibert e ka konfirmuar të premten se Berlini është një vend ku mund të mbahet një takim i tillë. Vetë Moska e ka përmendur Berlinin si një vend të mundshëm për negociatat e ardhshme, më 19 tetor. Palët kanë pasur mosmarrëveshje të shumta rreth takimit të ardhshëm katërpalësh.

Takimi i fundit është mbajtur në tetor të vitit të kaluar në Paris.

Marrëveshja e Minskut pa rezultatet e shpresuara 

Marrëveshja e paqes është arritur në shkurt të vitit 2015, por deri sot nuk është zbatuar në tërësi dhe nuk i ka arritur rezultatet e shpresuara, që do të rezultonin me marrëveshjen për armëpushimin mes Ukrainës dhe forcave proruse në këtë vend.

Presidenti rus Putin e ka anuluar papritur javën e kaluar një vizitë të planifikuar për këtë të mërkurë në Paris. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se për shtyrjen e kësaj vizite ekzistojnë disa shkaqe. Sipas tij, pala franceze ka hequr nga programi i vizitës disa pika të rëndësishme. Kohët e fundit ka pasur dallime shumë të mëdha mes Francës dhe Rusisë për gjendjen dhe zhvillimet në Siri. (dw)