Një satelit i ri për vëzhgimin e bimësisë

staeliti venusNjë sy i ri në qiell së shpejti do të ndihmojë shkencëtarët të monitorojnë ndryshimet mjedisore me fotografi të shpeshta me rezolucion të lartë të dhjetra zonave të tokës.

Çdo dy ditë, për dy vjet e gjysmë, mikrosateliti Venus do të kapë pamjet e 110 parcelave të tokës, në pyje, fusha dhe rezervate natyrore, në mbarë botën. Sateliti prej 265 kilogramësh do të sigurojë monitorimin e parë të rregullt, të shpeshtë dhe të ngushtë të botës, për të parë rritjen dhe gjendjen e bimësisë në botë.

Sateliti Venus është një project francez-izrelit, që drejtohet nga Pierriec Ferrier. Ai thotë se qëllimi i këtij misioni shkencor është vëzhgimi i Tokës, që sateliti e vizoton çdo dy ditë, duke kryer fotografi me rezolucion të lartë nëpërmjet një kamere me spektër sot është unik. Qëllimi është të përcaktohet ndikimi i faktorëve të mjedisit, i aktiviteteve njerëzore dhe i ngrohjes globale në sipërfaqet kontinentale, thotë Ferrier

Venusi – një akronim për monitorimin e vegjetacionit dhe mjedisit në një mikro-satelit të ri – gjithashtu mund të ndihmojë në zhvillimin e sistemeve paralajmëruese të hershme për thatësirën dhe kërcënimet ndaj prodhimit të ushqimeve.

Sateliti, një projekt i përbashkët i Qendrës Kombëtare të Francës për Studimet e Hapësirës dhe Agjencisë Hapësinore të Izraelit, do të lëshohet në hapësirë më 1 gusht, nga Guajana Franceze. (voa)

Erdogan: Akuza për spiunazh dhe kërcënime Gjermanisë

erdoganTurqia i pëmbahet kursit të saj të ashpër ndaj Berlinit. Gati tri javë pas arrestimit të aktivistit gjerman të të drejtave të njeriut Steudtner, kreu i shtetit Erdogan ngre tani akuza për spiunazh ndaj qeverisë gjermane.

Rexhep Tayip Erdogan u prononcua në grupin parlamentar të partisë së tij AKP në Ankara. Në fjalën e tij presidenti turk pretendoi, ndër të tjera, se aktivisti gjerman i të drejtave të njeriut Peter Steudtner ka planifikuar një kryengritje në Turqi dhe se ndodhet me të drejtë në arrest hetimor. Ai kritikoi, që po shkaktohet një krizë diplomatike, kur në Turqi arrestohen njerëz për aktiviteti spiunazhi, të cilët kanë pasur synim të krijojnë kaos shoqëror. Qeveria gjermane ia ka refuzuar Erdoganit dhe ministrave të tij daljet publike në Gjermani, por “agjentët e saj vijnë në Gjermani mblidhen nëpër hotele dhe përçajnë vendin tim.” Turqia e akuzon Gjermaninë, se mbron militantët kurdë dhe të majtët si dhe personat, që kanë qenë të involvuar në puçin e dështuar.

Qeveria gejrmane i hedh poshtë akuzat

Ndaj deklarimit të qeverisë gjermane, se për shkak të arrestimit të Steudtner-it do të shqyrtojë mundësinë e sanksioneve ndaj Turqisë, Erdogan u kundërpërgjigj, se Turqia nuk lejon të frikësohet përmes bllokadave tregtare. Gjermania duhet të marrë parasysh, se “do t’i duhet vet të paguajë një çmim të lartë”. Deri tani Ministria e Jashtme gjermane i ka ashpërsuar paralajmërimet ndaj shtetasve gjermane për udhëtimet ndë Turqi për shkak të gjendjes së sigurisë. Erdogan bëri gjithashtu të ditur, se “ata, që në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore kanë kryer masakrat më të përgjakshme dhe më djallëzore, nuk duhet të na japin ne leksione për humanizmin.”

Edhe disa medie turke ndërkaq kanë përdorur tone të ashpra ndaj Gjermanisë.

Aktivistët e të drejtave të njeritu si spiunë dhe puçistë

Steudtner dhe kolegu i tij suedez Ali Gharavi drejtonin së bashku një workshop disa ditor për aktivistët e të drejtave të njeritu në afërsi të Stambollit. Seminari me temë siguria e të dhënave dhe përballimi i situatave me stres dhe trauma përfundoi papritur, kur policia më 5 korrik e arrestoi këtë grup. Ndër të arrestuarit është edhe drejtorja e organiaztës turke Amnesty International, Idil Eser. Ata akuzohen për afërsi me organizatorët e tentativës ë dështuar për puç vitin e kaluar, të cilët kanë pasur për qëllim “kaosin shoqëror”, sipas akuzës.

Kundër trainerit Peter Steudtner dhe gjashtë aktivistëve të tjerë është vendosur masa e arrestit hetimor. Gazeta “Star” shkruan, se qeveria gjermane, ka pasur dijeni për kryengritjen e planifikuar nga aktivitstët e të drejtave të njeritu. “Star” i referohet një programi kompjuteri të emërtuar “Elephant” ose “Elepant”, me të cilin konsullata e përgjithshme gjermane ka ndjekur çdo hap të seminarit.

Faktikisht kemi të bëjme me një listë profilaktike krize të emërtuar “Elefand”, në të cilën mund të regjistrohen me vullnet të lirë në ambasadat gjermane gjermanët që shkojnë jashtë vendit. Qëllimi i këtij regjistrimi është, që përfaqësia përkatëse diplomatike në rast rreziku të mund të kontaktojë shpejt me gjermanët, thuhet në Ministrinë e Jashtme në Berlin lidhur me këtë listë. Kjo nuk ka të bëjë me mbikqyrje.

Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin, shkruan në gazetën e afërt me qeverinë “Daily Sabah”: “Nuk ka asnjë rrezik për shtetasit gjermanë dhe të tjerë shtetas të huaj, nëse ata duan të vizitojnë Turqinë apo të bëjnë biznes në të.” Ai njëkohësisht kritikoi “fiksimin e mediave gjermane tek Erdogani”. Ai i cilësoi raportimet në media si “mendime alogjike të të sëmurve nga mendja”.

jv/kle (dpa,afp,rtr)

Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kryetarë komunash dhe asamblistë

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media ku njoftoi për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme për përcaktimin e kandidatëve për Kryetar Komune dhe Asamble në Zgjedhjet Lokale 2017.

Ismajl Kurteshi nga Vetëvendosje ka bërë publike shpalljet e brendshme.

Kryetari i Komisioni Zgjedhor në këtë proces Nol Nushi, ka thënë se procesi do të jetë demokratik.

“Procesi zgjedhor do të jetë i hapur dhe demokratik, do të udhëhiqet bazuar në statutin e Vetëvendosjes”.

Kurteshi ka thënë se secili aktivist ka të drejtë të kandidojë për Asamble ose Kryetar Komune.

Me këtë rast, Ismajl Kurteshi ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të Gjilanit.

Selami: Gara e pabarabartë. Avantazhi im është modeli

pdPas votimit, kandidati për kryetar të PD, Eduard Selami tha se gara në Partinë Demokratike është e pabarabartë por për të, avantazh është modeli që përfaqëson.

“Ky proces i sotëm ka filluar në mënyrë të qetë, të rregullt, dhe siç e kam thënë dhe më përpara, pavarfësisht nga pabarazia që ka patur kjo garë, unë mendoj që demokratët e dinë që me votën e tyre të fshehtë të zgjedhin jo thjesht kryetarin , po modelin më të mirë që do i kthejë besimin e shpresën jo vetëm demokratëve po dhe shqiptarëve. Gara e pabarabartë nuk mund të zgjedhë një rezultat klinikisht të drejtë, por ato çka unë humbas në procedura e fitoj në avantazhin që kam modelin. Sot nuk kam asnjë shqetësim apo problem që lidhet me asnjë lloj deformimi të rezultatit, janë thjesht teknike. Pjesëmarrja është e lartë, nga kontaktet që kam, mendoj që bojkoti nuk është gjëja më e mirë për këtë gjë. Unë kam qënë gjithmonë kundër bojkotit dhe nuk e kam pranuar dhe them se bojktoi është gjë e së kaluarës. Jam zhgënjyer nga kolegët e partisë, njerëz me kontribute, demokracia është rreth alternativave”, tha Selami.

/ Top Channel

Basha: PD nga ky proces del më e bashkuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka votuar në selinë qëndrore për kryetarin, ku u shpreh se nga ky proces PD dhe demokratët do të dalin më të fortë e më të bashkuar.

“Procesi po ecën në mënyrë të qetë, të civilizuar dhe demokratike. Jam e bindur se PD dhe demokratët dalin nga ky proces më të fortë, më të bashkuar dhe gati për t’u kthyer në forcën e vetme që përfaqësonë të ardhmen dhe shpresën e çdo shqiptari në këtë vend”, tha Basha.

Ai falenderoj të gjithë demokratët që janë bërë pjesë për herë të dytë të procesit një anëtar-një votë.

“Dua të falenderoj të gjithë demokratët që janë bërë pjesë për herë të dytë të procesit një anëtar-një votë për kryetarin e PD. Shpreh mirënjohjen time më të thellë për turin e bashkëbisedimit gjatë një fushate intensive, anë e mbanë vendit në çdo degë të PD”, tha ai.

Procesi po ecën në mënyrë të qetë të civiliuzuyar dhe demokratike. jam e bindur se PD dhe demokratët tdalin nga ky rpoces më të fort ëmë t ëbashguar dhe gati për tu kthyer në ofrcën e vemte që përfqësonë të arhdmen dhe shpresën e çdo shqiptarei në këtë vend. / Top Channel

Anëtarësia e PD-së voton sot për kryetarin

pdMbi 100 mijë anëtarë të Partisë Demokratike votojnë sot për kryetarin, në 73 degët e PD-së në gjithë vendin, në votimet që kanë nisur prej orës 08.00.

Komisioni i Operacioneve Elektorale njofton se procesi ka nisur në mënyrë të rregullt në të 73 komisionet e 68 degëve të Partisë Deokratike. Në selinë qëndrore, ku votojnë dega nr. 2 e PD Tiranë, kan filluar të votojnë anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe deputetë të PD-së.

Në selinë qëndrore, ku votojnë dega nr. 2 e PD Tiranë, kane filluar të votojnë anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe deputetë të PD-së. Ndërkohë një ditë më parë, kundërshtarët e Bashës kanë apeluar për herë të fundit që zgjedhjet të mos bëhen.

Ka nisur në Durrës votimi i anëtarësisë demokrate për zgjedhjen e kryetarit të PDSH-së. Procesi i votimit po zhvillohet në hollin e pallatit të kulturës ”A.Moisiu”. Në këtë fillim procesi bie në sy mospjesëmarrja e kritikëve të Bashës në Durrës, të cilët i kanë quajtur zgjedhjet një farsë dhe kanë deklaruar paraprakisht bojkotimin e tyre.

Në listat e zgjedhësve janë të regjistruar 5400 persona, por kreu i degës lokale Oerd Bylykbashi ka njoftuar se kushdo që ka një kartë origjinale anëtarësie dhe nuk ka kryer në kohë procedurën e riregjistrimit sipas udhëzimeve të PDSh-së, pavarësisht vitit të lëshimit të dokumentit, mund të votojë duke paraqitur atë para komisionit edhe kur nuk rezulton në listen e votimit.‎

Ka nisur fiks në orarin e përcaktuar procesi i votimit edhe në Lezhë. Në listën e anëtarësisë për të votuar janë 3334 anëtarë të PD por do mund të votojnë edhe ata që kanë kartën e vjetër të anëtarësisë pasi të marrin një konfirmim nga dega e PD Lezhë.
Rreth 1900 anëtarë të Partisë Demokratike votojnë sot për kryetarin, në degën lokale të PD-së në bashkinë e Vlorës. Në qendrën e votimit pranë pallatit të kulturës, proces i cili ka nisur prej orës 08.00 do të vijojë deri në orën 19.00.

Sipas kryetarit të komisionit Kreshnik Alimerko, procesi  i votimit po shkon normalisht.

Gara për kryetarin e PD ka nisur edhe në qytetin e Korçës. Prej mëngjesit demokratët e parë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e tyre për 4 vitet e ardhshme. 3047 votues do të zgjedhin për drejtuesin e kësaj force politike.

Edhe në Lushnje 3200 anëtarë do të votojne midis kreut aktual Basha dhe kandidatit Eduart Selami.Votimet po kryen në selinë e Partise Demokratike ku që në orët e para të mëngjesit vihej re  një pjesëmarrje masive.

Ndërkohë një ditë më parë, kundërshtarët e Bashës kanë apeluar për herë të fundit që zgjedhjet të mos bëhen. Në takim nuk morri pjese vetem Jozefina Topalli, ndersa Patozi, Bode, Mustafaj e Bregu i apeluan Bashes qe te mos lejoje nje traume tjeter per demokratet, me kete gare farse, pas humbjes se thelle ne 25 qershor.

Ndërkohë mbrëmjen e të premtes PD publikoi edhe vendet se ku do të votohet sot për të zgjedhur kryetarin e ri, nga ora 08.00 deri në orën 19.00. Ajo thotë se rreth 80 mijë anëtarë kanë emrat në listë për të votuar me parimin një anëtar-një votë.

/ Top Channel

Yee: Angazhimi amerikan në Ballkan mbetet i fuqishëm

YeeNdërsa Mike Pence përgatitet për vizitën e fillimgushtit në Malin e Zi ku do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor, zyrtari i lartë i Deparatamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, garanton edhe një herë se angazhimi amerikan në rajon mbetet i fuqishëm.

Komentet e zëvendësndihmës sekretarit për Europën dhe Euroazinë vijnë në mesin e shqetësimeve se shkrutimet e thella të propozuara në buxhetin e këtij departamenti do të minimizojë rolin e Uashingtonit në demokracitë e brishta e të ekspozuara ndaj influencës ruse. Kur vjen fjala tek interesat e përbashkëta në rajon siç është terrorizmi Shtetet e Bashkuara shpjegon Yee për Zërin e Amerikës, do të bashkëpunojnë ngushtë me Moskën.

Por aty ku Rusia dhe SHBA-ja nuk shihen sy me sy, e ku ndoshta punohet me linja të kundërta, Amerika siç e ka thënë sekretari Rex Tillerson, dhe zv. presidenti Pence, do të mbrojë me vendosmëri interesat e vlerat e saj dhe ato të aleatëve, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë tani, ishte deklarata e Yee.

“Ne po marrim hapa që të forcojmë shtetet e këtij rajoni ndaj influencës malinje, qoftë ajo nga Rusia, burime, vende apo faktorë të tjerë, në mënyrë që të sigurohemi se as Moska, as ndonjë aktor tjetër nuk do të arrijë të ushtrojë këtë lloj ndikimi të dëmshëm në politikën e jashtme apo atë të brendshme të vendeve ballkanike”, është komenti i Yee.

Një prej rasteve që duhet të shqetësonte çdo demokraci në Europë, është sipas tij, ndërhyrja ruse në Malin e Zi. Provat e dëshmojnë qartë se Moska është e gatshme jo vetëm të ndërhyjë në zgjedhje, por edhe të rrëzojë qeverinë e zgjedhur në rrugë demokratike të një shteti tjetër, një shtet që sapo u bë anëtar i NATO-s, ndaj vendet e tjera të Ballkanit duhet të bëjnë shumë kujdes, këshillon zyrtari i lartë amerikan.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur së fundi shqetësim edhe mbi mënyrën se si operon Rusia në Serbi, një vend të cilin shumë grupe perëndimore mendojnë se Kremlini po e përdor si bazë për kundërvënie ndaj interesave amerikane në Ballkan.

/ Top Channel

Ndalohen projektet e armatimeve me Turqinë

tanku leopardBerlini dhe Ankaraja janë partnere në NATO, por kriza e thellë ka prekur edhe bashkëpunimin ushtarak. Kriza ka prekur edhe shkëmbimin e armëve.

Qeveria gjermane ka konfirmuar ndalimin e projekteve të përbashkëta me Turqinë për armatime. “Ne kemi vendosur t’i rishikojmë të gjitha kërkesat për armatime”, thotë një zëdhënëse e ministrisë për Ekonomi në Berlin. Ajo nuk saktësoi detajet e këtij vendimi, por gazeta “Bild” raporton për ndryshimin e kursit të bashkëpunimit.

Qeveria gjermane  prej fillimit të 2016 ka refuzuar 11 marrëveshje, por ka lejuar një volum bashkëpunimi në vlerë prej më shumë se 100 milionë euro. Zyra për Ekonomi dhe Kontrollin e Eksporteve (Bafa) duket se nuk do të lejojë më asnjë eksport. Por kjo nuk do t’i prekë mbase projektet e dakorduara më parë, sepse kundër Turqisë ende nuk janë futur sanksione ekonomike ndërkombëtare. Në rast të stopimit të njëanshëm të eksporteve qeveria cenohen nga kërkesa për dëmshpërblim.

Von der Leyen: “Pa probleme”

Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen theksoi se bashkëpunimi ditorë ushtarak me Turqinë po zhvillohet “pa fërkime” serioze, pavarësisht krizës së shtuar politike. Kjo vlenë për luftimin e bandave të kontrabandistëve në Egje dhe bazën ushtarake në Incirlik, ku ende gjenden nëntë ushtarë gjermanë, në bazën e NATO-s në Konya.

“Kontratat e mëparshme ushtarake do të plotësohen, si në luftimin e IS ashtu edhe marrëveshjet tjera në kuadër të NATO-s”, tha von der Leyen. “Ushtarët gjermanë në Turqi janë mirë”, citohet të ketë deklaruara ministrja për DPA.

Si reagim ndaj arrestimit të aktivistit për të drejtat e njeriut Peter Steudtner dhe shtetasve të tjerë të Gjermanisë, qeveria gjermane ka paralajmëruar riorientimin e politikës gjermane ndaj Turqisë. Ministria e Jashtme i ka ashpërsuar rregullat për udhëtime në Turqi. Për shkak të ndalimit të vizitës së deputetëve gjermanë tek ushtarët e këtij vendi në Incirlik, Bundeswehri ka zhvendosur ushtarët e vet prej kësaj baze në Jordani, që është një procedurë shumë e shtrenjtë.

Ndërsa në bazën e NATO-s në Konya ende gjenden disa ushtarë të Bundeswehrit. Por presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka refuzuar kërkesën e deputetëve gjermanë të vizitojnë edhe këta ushtarë. “Është mirë që NATO po zhvillon bisedimet të shumta me Turqinë, sepse nga grindjet në NATO do të përfitonte vetëm Rusia dhe IS”, theksoi von der Leyen. bc/jj/hk (rtr, afp)

Katari ndryshon ligjet anti-terror

Sheiku i KataritPas këmbënguljes së një sërë shtetesh të Gjiri Persik monarkia institucionale njoftoi se do të ndryshojë ligjet anti-terror.

Sheiku i Katarit Tamim bin Hamad Al-Thani nënshkroi një dekret sipas së cilit do të krijohen dy lista kombëtare, njëra me persona të caktuar dhe tjetra me njësi terroriste. Personat e dyshuar kanë të drejtë ankimi në rast se përfshihen në një nga listat.

Po ashtu në dekret përcaktohen edhe termat “terrorist”, “krim terrorist dhe njësi terroriste” si dhe “financimi i terrorizmit”. Para pak kohësh SHBA kishin nënshkruar me Katarin një marrëveshje për luftimin terrorizimit. Në qendër të saj është synimi për të tharë burimet financare të terrorizmit.

Rivalët: Marrëveshja “e pamjaftueshme”

Rivalët e Katarit Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti e kishin kritikuar marrëveshjen mes Uashingtonit dhe Dohas si të pamjaftueshme dhe vendosën në fillim të qershorit saksione tregtare ndaj Katarit. Po ashtu ata ndërprenë edhe marrëdhëniet diplomatike me Dohën. Këto vende e akuzojnë Katarin për mbështetjen e grupeve terroriste dhe për afërsi tepër të madhe me kryerivalin e tyre Iranin.

Katër vendet e mësipërme i paraqitën Katarit një listë me 13 kërkesa, ndër të tjera edhe mbylljen e stacionit televiziv Al-Xhazira, por Katari i hodhi poshtë ato.

“Fake News nga Emiratet e Bashkuara Arabe”

Shkaku zyrtar i bllokadës qe një lajm i agjencisë së lajmeve të Katarit QNA, i botuar në fund të majit, në të cilin sheiku Tamim citohet me fjalë lavdëruese për Iranin dhe Hamasin.

Katari deklaroi tani se ky lajm ishte i gabuar “fake news” dhe se atë e kishte postuar në faqen e internetit të agjencisë QNA një haker nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Një lajm të ngjashëm kishte botuar disa ditë më parë edhe gazeta “Washington Post”, e cila u referohej punonjësve të shërbimeve sekrete.

Ambasadori i Katarit në Berlin, sheiku Saud bin Abdurrahman Al-Thani, tha se është zhgënjyese që një nga shtetet që i bëjnë bllokadë Katarit është i lidhur me këtë ngjarje dhe se kriza duhet të zgjidhet sa më shpejt. (dw)

 

Maqedoni: Privilegje të njëjta për investitorët e huaj e ata vendorë

investitorNjohësit e çështjeve ekonomike thonë se vendimi i Qeverisë për t’u ofruar kushte të njëjta si investitorëve të huaj, ashtu dhe atyre vendorë, paraqet një impuls të rëndësishëm për mëkëmbjen e ndërmarrjeve të vogla dhe atyre të mesme.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, para biznesmenëve është zotuar se “çdo investitor në Maqedoni, vendas ose i huaj, i cili do të fillojë investimet, do të ketë kushte të njëjta, përkatësisht do të mund t’i shfrytëzojë privilegjet që deri më tani i kanë pasur vetëm investitorët e huaj”. Këto privilegje përfshijnë lehtësime nga tatimi mbi të ardhurat personale, përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat, duke mbështetur shteti ndërtimin e infrastrukturës, vende me kosto të ulët për ngritjen e kompanive prodhuese, por edhe ndihmë direkte të shtetit përkatësisht një mijë euro për çdo punëtorë të ri të angazhuar.

“Maqedonia nuk e ka braktisur politikën e tërheqjes së investimeve të huaja, por i ka barazuar kushtet për investitorët vendas me ata të huaj”, ka theksuar Zaev Zaev para përfaqësuesve të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Visar Ademi, ekspert i ekonomisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se është për t’u përshëndetur vendimi i Qeverisë së re të Maqedonisë për të trajtuar investitorët e brendshëm në formë të barabartë sikurse kompanitë e huaja, sa u përket privilegjeve që ofron shteti. Megjithatë, ai nënvizon se me rëndësi të veçantë për zhvillimin e ekonomisë është shpërndarja transparente e mjeteve nga buxheti, përkatësisht kompanitë vendore të trajtohen në formë të barabartë dhe jo mbi bazë të afërsisë që ata kanë me struktura të caktuara në pushtet.

“Gjithmonë mbetet faktori njeri ai që vendos se kush do të duhet të marrë nga kulaçi i përfitimeve. Mjetet që shërbejnë si impuls për investitorët duhet mbajtur llogari që të mos ndahen mbi baza partiake, rajonale ose ideologjike”.

“Duhet të jetësohet formula e barabartë gjatë ndarjes së mjeteve për të gjithë, dhe duhet pasur gjithnjë parasysh se kompanitë lokale janë ato të cilët ia duan mirëqenien këtij shteti dhe që të interesuara që zhvillimi ekonomik të fillojë nga ta, duke hapë më shumë vende pune, më shumë eksport nga Maqedonia gjithsesi dhe përfitim për bizneset vendore”, vlerëson Ademi.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, përgjegjës për investimet e huaja, Koço Angjushev, thotë se ndryshimet në konceptin për tërheqje të investimeve të huaja, kryesisht kanë të bëjnë me transparencën rreth asaj se kush do të mund të ketë qasje në mjetet që ndahen nga arka e shtetit.

Angjushev thotë se kriteret do të shpallen publikisht duke mos krijuar asnjë avantazh për kompanitë e huaja në kurriz të atyre nga vendi.

“Ne do të duhet të zhvillojmë një strukturë transparente të shpërndarjes së mjeteve nga buxheti i shtetit për të gjitha kompanitë, të cilat do të vendosin për të investuar në Maqedoni, pavarësisht nëse ato janë vendore ose të huaja, njëherësh investitorët pa pasur nevojë tërealizojnë negociata me Qeverinë, por thjesht në internet t’i shohinofertatdhe vetë të aplikojnë. Aty qartë do të dihet çka u takon si e drejtë dhe atë të drejtë të mund ta realizojnë pa ndihmën e askujt”, thekson Angjushev.

Por, nga partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, kritikojnë ashpër masat e Qeverisë, duke theksuar se përmes këtyre vendimeve në formë të drejtpërdrejtë dëbohen investitorët e huaj, të cilët kanë hapur më shumë se20 mijë vende pune dhe bashkëpunojnë me më se 200 kompani nga vendi.

Ndërkaq, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se krahas transparencës që ka të bëjë me benifitet që ofron shteti për investitorët, duhet të mbahet llogari dhe për punëtorët që inkuadrohen në këto firma, sepse përderisa kompanitë shfrytëzojnë privilegje gjatë hapjes së biznesit, në trajektore të njëjtë nuk përvetësohet edhe statusi i të punësuarve në këto kompani.

“Deri më tani qeveria nuk ka pasur politika për tërheqjen e investitorëve të huaj, por ato më shumë ishin do të thosha politika për blerjen e investitorëve të huaj. E them këtë duke pasur parasysh kapitalin, i cili ka hyrë në Maqedoni kundrejt asaj sa Maqedonia ka shpenzuar si shtet, duke ofruar mjete për këto kompani në formë të benefiteve të ndryshme”.

“Ndërkohë, që punëtorët e angazhuar në kompanitë e huaja, të cilat kanë marrë subvencione nga shteti, kanë siguruar kryesisht paga minimale prej më pak se 170 euro në muaj”, konsideronSllobodan Najdovski, profesor universitar.

Ai thekson se krahas privilegjeve që siguron shteti për kompanitë që do të investojnë në Maqedoni, duhet të kërkohet nga ta që t’i përmirësojnë dhe kushtet për punë për punëtorët e angazhuar.

Për dallim nga Qeveria e kaluar, e cila nga buxheti i shtetit ka ndarë në vazhdimësi mjete për kompanitë e huaja, Qeveria e re e Maqedonisë e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev me rishikimin e buxhetit, ka përgjysmuar paratë për tërheqjen e investimeve të huaja.

Më pak mjete financiare janë paraparë edhe për ndërtimin e zonave të lira ekonomike. Agjencia për Investime të Huaja me rishikimin e buxhetit ka në dispozicion vetëm tre milionë euro, nga 5,7 milionq të parashikuara më parë. investitor (rel)