Zjarret në Athinë, konfirmohet viktima e parë shqiptare

athinaMes 77 personave të cilët kanë humbur jetën nga zjarret në Athinë, është edhe një grua me origjinë shqiptare.

Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës, mësohet se ka vdekur në banesën e saj, në vendin e quajtur Mati. Nica është gjetur e shkrumbuar në banesën e saj.

Bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Episodi më i tmerrshëm qëkur zjarret u përhapën me shpejtësi, është ai i regjistruar në Mati të Atikës, ku vullnetarët e Kryqit të Kuq gjetën 26 trupa njerëzish, shumë prej të cilëve nëna me fëmiijë, të përqafuar me njëri-tjetrin.

Jo të paktë janë edhe ata që janë mbytur, duke u hedhur në det për t’i shpëtuar flakëve, siç ndodhi në zonën e Artemidhës. Qindra vetë janë evakuuar me varka dhe helikopterë, ndërsa spitalet janë në gjendje emergjence.

Autoritetet presin rritje të numrit të viktimave, ndërsa 150 persona janë shtruar në spital. 15 vatra zjarri u aktivizuan njëkohësisht në tre zona të ndryshme, tha zëdhënësi i qeverisë dhe besohet se kanë qenë të qëllimshme në shtëpitë e braktisura e që janë vënë në shenjëster të grabitësve.

Greqia ka kërkuar dronë nga Shtetete Bashkuara të Amerikës për të diktuar dhe zbuluar çdo aktvitet të dyshimtë në ditët në vazhdim konfirmoi zëdhënësi.

Top Channel

Greqi, dhjetëra të vdekur nga zjarret

zjarret greqi 2Zyrtarët grekë thanë ka arritur në të paktën 74 numri i të vdekurve nga zjarret që kanë përfshirë zonat turistike afër Athinës.

Ambasada Shqiptare në Athinë tha se pas verifikimeve të kryera në terren në të gjitha spitalet në zonën e Athinës, si dhe nga burimet zyrtare të Emergjencave Civile, rezulton se përveç rastit të qytetares shqiptare në spitalin “Evangelismos” janë dhe dy fëmijë nga e njëjta familje, të moshës 10 dhe 13 vjeç nga Fieri, të shtruar në spitalin pediatrik “Agia Sofia”, në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ditët në vijim pritet një konfirmim zyrtar nga autoritetet greke për identifikimin e viktimave të kësaj tragjedie, tha përmes një deklarata selia diplomatike shqiptare.

Zona turistike që u përfshi nga zjarret e fuqishme mbrëmjen e së hënës banohej nga shumë familje të emigrantëve shqiptarë të cilët punonin në sektorin turistik.

Autoritetet rajonale shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në zonat në lindje dhe perëndim të Athinës dhe dërguan trupa ushtarake për të ndihmuar në fikjen e zjarreve.

Athina i kërkoi ndihmë Bashkimit Evropian për betejën me zjarret. Greqia tha se Qiproja ka ofruar zjarrfikës, ndërsa Spanja një avion kundër zjarreve. BBC raportoi se vende si Italia, Gjermania, Polonia dhe Franca dërguan avionë, makina dhe zjarrfikës.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ndërpreu një vizitë në Bosnje të hënën dhe u kthye ne Athinë për shkak të situatës.

“Ne po bëjmë gjithçka që është në dorën e njeriut për të fikur zjarret, tha kryeministri Tsipras. “Ajo që na shqetëson është se ata po shpërthejnë në të njëjtën kohë”.

Zjarri i parë shpërtheu në një pyll pishash afër qytetit të vogël të Kinetës, 50 kilometra në perëndim të Athinës.

Tre komunitete u evakuuan, ndërsa flaka mbylli një pjesë prej rreth 20 kilometrash të një autostrade të madhe.

Temperaturat e larta dhe erërat me shpejtësi deri në 80 kilometra në orë po pengojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve.

Një zjarr tjetër goditi në verilindje të Athinës, në zonën Penteli, duke përparuar drejt qytetit të Rafinës. Kryebashkiaku i Rafinës tha se të paktën 100 shtëpi janë shkatërruar.

Roja bregdetare greke dërgoi anije në zonë për të evakuuar banorët e bllokuar në plazhe. Ajo është vënë në kërkim të një anijeje që u raportua e zhdukur dhe për të cilën u tha se po bartte turistë danezë që po iknin nga zjarret.

Shefi i zjarrfikësve lokal bëri thirrje përmes televizionit që njerëzit të ikin nga zona, meqë disa kanë bërë përpjekje që të qëndrojë në pronat e tyre.

“Njerëzit duhet të ikin, të mbyllin shtëpitë dhe thjeshtë të ikin. Njerëzit nuk mund të durojnë kaq shumë tym për disa orë”, tha Achilleas Tzouvaras. “kjo është një situatë e jashtëzakonshme”.

voa

Maqedoni: Marrëveshje për qeveri teknike, por jo për referendum

ZaevPartitë në pushtet në Maqedoni kanë pranuar formimin e një qeverie teknike para referendumit të pritshëm për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Ky model do të praktikohet para të gjitha zgedhjeve parlamentare.

Ndërkohë, drejtuesit e partive kryesore të pushtetit dhe të opozitës pas më shumë se tetë orë diskutimesh nuk arritën të afrojnë qëndrimet në lidhje me pyetjen që do të shtrohet në referendum, për karakterin e tij dhe për datën kur duhet të mbahet referendumi.

Kryeministri Zoran Zaev, i cili është dhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate, u tha gazetarëve se qeveria e pranoi shumicën e kushteve të opozitës për shkak të interesave kombëtare.

Z. Zaev shprehu bindjen se Maqedonia do të jetë anëtare e Natos dhe e BE-së, ndërsa akuzoi rivalin e tij politik për çështjen e referendumit.

“Mickovski nuk ka pranuar t’u bëjë thirrje përkrahësve të partisë së tij që të dalin në referendum dhe të votojnë sipas bindejeve të tyre. Mickovski gënjen kur thotë se dëshiron anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO”, akuzoi kryeministri Zaev.

Në qeverinë teknike do të marrë pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja e cila aktualisht është partia më e madhe opozitare.

Zoran Zaev (LSDM), Hristijan Mickovski (VMRO-DPMNE), Ali Ahmeti (BDI) dhe Bilall Kasami (Lëvizja BESA), nga ana tjetër kanë rënë dakord për formimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që duhet të organizojë referendumin dhe për Kodin zgjedhor, që duhet të votohet nga shumica prej dy të tretave në parlament. Po ashtu katër drejtuesit partiakë janë marrë vesh për mënyrën e financimit të partive.

KSHZ-ja do të formohet ashtu si edhe më parë dhe jo me një shumicë të thjeshtë prej 61 votash të ligjvënësev siç planifikonte fillimisht shumica parlamentare.

Referendumi për ndryshimin e emrit të Maqedonisë duhet të mbahet këtë vjeshtë. Në bazë të marrëveshjes me Greqinë, emri i ri i republikës ish-jugosllave do të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Zjarret: Dhjetra vetë humbasin jetën në Greqi

zjarret greqiZjarret në pyjet pranë Athinës u kanë marrë jetën 50 vetëve, njoftohet nga autoritetet greke.

Zjarret në pyjet pranë Athinës u kanë marrë jetën 50 vetëve, njoftohet nga autoritetet greke. Në afërsi të zonës Rafina, forcat e shpëtimit kanë gjetur edhe 26 viktima të tjera, raportojnë ndihmësit e Kryqit të Kuq dhe zëvendëskryetari i bashkisë së rajonit, Jorgos Kokolis të martën në mëngjes. Zjarret janë vënë të martën në mëngjes nën kontroll, sepse edhe erërat janë zbutur, njoftojet nga mediat greke.

Më parë sipas të dhënave të radios shtetërore greke, bëhej fjalë për 24 viktima të zjarrit.

 

la/ag

Airbus prodhon seri avionësh të rinj pa pilot me energji diellore

Airbus avion pa pilot diellorKompania Airbus ka hapur një kompleks prodhimi për dronin e vet diellor Zephyr, që ka thyer rekorde. Kjo vjen vetëm disa javë pasi Facebook hoqi dorë nga një projekt i ngjashëm. Airbusi po thotë tani se po bashkëpunon me rrjetin social për të realizuar avionin që do të përdorë energji diellore.

Në qiellin e Arizonës, avioni Zephyr po përpiqet të thyejë rekordin e vet për kohëzgjatjen e fluturimit. Mjeti ajror pa pilot që përdor rrezet e diellit, ka bërë pothuajse 1 mijë orë fluturim dhe ka thyer rekordin për numrin më të lartë të orëve të fluturimit pa u rifurnizuar: mbi dy javë, afro 340 hours duke u ngjitur në lartësi stratosferike, rreth 21 kilometra mbi tokë.

Ditën avioni funksionon me energji diellore, ndërsa natën me bateri diellore.

Airbus që e ka qendrën në Toulouse të Francës, po hap tani kompleksin e pare të prodhimit për programin Zephyr në Farnboroug të Britanisë së Madhe.

Jana Rosenmann, që drejton sistemet ajrore pa avion për Airbus thotë se ky kompleks ka aftësinë të prodhojë deri në 30 avionë në vit.

“Mendoj se është një kombinim i dy elementëve. Falë materialeve shumë të lehta, ky mjet ajror peshon më pak se 75 kilogramë. Dhe se dyti, sistemi i menaxhimit të baterive. Nuk bëhet fjalë thjesht për baterinë që në vetvete është e komplikuar, por se si ajo ndërvepron me pjesën tjetër të dronit, duke kursyer energji gjatë ditës dhe duke e lëshuar atë gradualisht gjatë natës, në mënyrë që të ruhet lartësia kritike stratosferike në mëngjes”, thotë ajo.

Ky Zephyr i ri fluturon mbi re dhe mbi trafikun e rregullt ajror. Modele të mëparshme ishin përdorur për misione për patrullimin e kufirit dhe për të diktuar zjarret në pyje, mes të tjerave.

Zonja Rosenmann se në variantin e ri po punohet për kapjen e imzheve cilësore nga një lartësi e madhe.

“Dhe së dyti është lidhja me internet. Me Zephyr-in ne do të kemi aftësinë të lidhemi me miliona vetë që sot nuk kanë internet”, thotë ajo.

Ky objektiv mund të tingëllojë i njohur sepse Facebook është përpjekur që në vitin 2014 të zhvillojë një dron të tillë dje dhe në qershor të vitit të kaluar përfundoi provën e parë, por muajin e kaluar kompania tha se po hiqte dorë nga ky projekt dhe tani po bashkëpunon me programin Zephyr.

Avioni i ri pa pilot Zephyr u prezantua për herë të parë në Panairin Ajror Ndërkombëtar në Farnborough, një ekspozitë që mbahet një here në dy vjet kur blihen dhe shiten avionë dhe pjesë avioni që kapin shifrën e triliona dollarëve.

Analisti i aviacionit, Richard Aboulafia është skeptik për potencialin e energjisë diellore, përtej dronëve me peshë të lehtë.

“Pa dyshim është interesant, por sesa praktik është çështje tjetër. Po ta shohësh vetëm nga pikëpamja e energjisë, nuk mund të përftosh sasi të mëdha nga dielli. Sigurisht kjo mund të mos jetë e nevojshme për një dron që me kohëzgjatje të madhe fluturimi. Në teori mund të jetë e realizuesme, por nga ana praktike, është çështje tjetër”, thotë ai.

Panairi i Farnborough-s u mbajt më 21 dhe 22 korrik me pjesëmarrjen e 1,500 kompanive dhe 100 mijë vizitorëve. (voa)

Sekuestro pasurive të Llallës

LlalaNë Shqipëri, Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi sot se disa pasuri të e ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla janë vënë nën sekuestro preventive. Bëhet fjalë për një apartament 67 metra katrorë në Durrës, dhe katër parcela tokë arë në Tiranë, me një sipërfaqe të përgjithshme prej më shumë se 22 mijë metra katrorë. Sipas Prokurorisë “janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale”.

Masa e sekuetros, me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda, u mor në kuadër të hetimeve të nisura ndaj ish Kryeprokurorit që prej 15 marsit, për të paktën 4 vepra penale, atë të ‘Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë , interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, ‘Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi’, ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’ dhe të ‘Shpërdorimit të detyrës’. Hetimet nisën fillimisht në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u transferuan në Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë.

Zoti Llalla u largua nga detyra në fillim të Dhjetorit të kaluar, në përfundim të mandatit, ndërsa zëvendësimi i tij me një drejtues të përkohshëm, zonjën Arta Marku u shoqërua me polemika të forta dhe kundërshtime nga ana e opozitës, sipas së cilës qeveria po vendoste kontrollin mbi Prokurorinë. Gjatë vitit të fundit të tij në detyrë, zoti Llalla pati përplasje pubike me ambasadën amerikane. Atij ju refuzua viza për në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ambasadori amerikan e akuzoi hapur se prej kohësh ishte angazhuar kundër Reformës në Drejtësi. Për largimin e tij nga detyra ambasada amerikane u shpreh se “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur”. Në muajin Shkurt të këtij viti Departamenti i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, duke shpjeguar se Sekretari i atëhershëm i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni. (voa)

Gjermania lehtëson procedurat për fuqinë punëtore nga jashtë

kujdesi ndaj pleqvePër shumë njerëz nga vende të tjera, Gjermania mbetet një vend i ëndërruar. Ministri gjerman i Punës kërkon, Hubetus Heil kërkon të krijojë tani stimuj të tjerë për punë në Gjermani, por për profesione të caktuara.

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil (SPD) kërkon për degë të caktuara të ekonomisë të krijojë lehtësira në kërkimin e punës për fuqinë punëtore nga jashtë. Në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung”, ai foli për një vizë të kufizuar në kohë për degë punë si infermieria në azilet e pleqve, ku ka një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Kjo vizë me kufizim mund t’u mundësojë atyre të kërkojnë drejtpërdrejt punë në Gjermani, tha ministri gjerman. Në këtë procedurë nuk përfshihet marrja e kontributeve sociale.

Ekonomia e mbështet idenë

“Mund të përfytyroj, që fuqi punëtore nga jashtë të vij për një gjysëm viti në Gjermani dhe të kërkojë punë këtu”, tha Heil. “Nëse nuk ia dalin dot të gjejnë punë, atëherë ata duhet të kthehen sërish në vendin e tyre pas përfundimit të afatit. ” Synimi është të kemi „sa më pak procese burokratike”, për ata që kërkojnë punë. Me kërkesë të socialdemokratëve, koalicioni me bazë të gjerë në Gjermani synon që deri në fund të këtij viti të nxjerrë një ligj, që rirregullon ardhjen e fuqisë së huaj punëtore të kërkuar nga ekonomia. Kjo do të lehtësojë mundësitë e punësimit për jo-akademikët. Me këtë synohet të reduktohet edhe migracioni ilegal.

“Projekt qendror”

Kancelarja Angela Merkel në konferencën e shtypit para pushimeve të verës e quajti këtë „një projekt qendror” të qeverisë. Edhe ministri i Brendshëm, Horst Seehofer ka paralajmëruar për në vjeshtë paraqitjen e një plani orientues. Ideja e lejes së së kufizuar të qëndrimit për fuqi të huaj punëtore pa arsim të lartë mbështetet edhe nga ekonomia gjermane. Sipas revistës „Spiegel”, ajo është pjesë një plani shtatë pikësh të Shoqatave Federale Gjermane të Punëdhënësve, (BDA).

dw

Në Mal të Zi arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

cakejt kriminelet serbTë dielën policia e Malit të Zi, tha se ka arrestuar një shtetas serb në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, i cili është i dënuar në Serbi me 7 vjet heqje lirie për tregti me narkotikë si dhe dyshohet për përfshirje në krime lufte në Kosovë.

P.V, 64 vjeçar nga qyteti i Shabacit në Serbi, kërkohet për shkak të “dyshimit të bazuar se ka kryer krime lufte kundër civilëve në periudhën ndërmjet 23 marsit dhe 20 qershorit të vitit 1999 në fshatin Qyshk të komunës së Pejës në Kosovën perëndimore”. Si pjesëtar i njësisë serbe të njohur si “Çakajtë”, ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen dhe torturimin e civilëve shqiptarë.

Në shkurt të vitit 2014 një gjykatë në Beograd, dënoi nëntë persona me gjithsej 106 vjet heqje lirie nën akuzat për krime lufte kundër shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Të nëntët pjesëtarë të formacionit të njohur si “Çakajtë”, u dënuan për vrasjen e mbi 120 civilëve shqiptarë në fshatrat Lubeniq, Zahaq, Pavlan e Qyshk të komunës së Pejës, në Kosovën perëndimore në pranverën e vitit 1999.

Ata ngarkoheshin për vrasje, përdhunime, shkatërrim dhe plaçkitje të pronës së shqiptarëve, dhe dëbimin e popullatës civile për në Shqipëri. Sipas aktakuzës, viktima më e re e këtyre krimeve ishte 19 vjeç ndërsa më e vjetra 87 vjeç.

Akuza kundër tyre ishte ngritur në shtator të vitit 2010 për krime lufte në fshatin Qyshk të komunës së Pejës dhe në të thuhej se pjesëtarët e këtij njësiti “janë treguar skajshmërisht të dhunshëm dhe të pamëshirshëm, ndërsa kanë djegur më pas trupat e viktimave për të penguar identifikimin e tyre”.

Në vitin 2015, gjykata e apelit në Beograd riktheu procesin në fillim.

Mbi 10 mijë veta janë vrarë gjatë luftës në Kosovë e cila morri fund me ndërhyrjen e trupave të NATO-s.

Nëntë vjet pas luftës, Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj, por është përfshirë në një proces bisedimesh me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve, që është kusht për përparimin e saj drejt integrimeve evropiane. (voa)

Analiza: Albin Kurti

Kush ka mundur ta paramendojë që 8 vjet pas vendimit të GjND-së mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e i cili goditi rëndë Serbinë ndërkombëtarisht, do të kemi President që flet për kompromise të reja të dhimbshme ndaj Serbisë? Kush ka mundur ta paramendojë që 8 vjet pas atij të vendimi te GjND-së, do të kemi President e Qeveri që vrapojnë pas Presidentit të Serbisë, e që kërkojnë pajtim me Serbinë e papenduar dhe pa e paditur atë për krimet e luftës e për gjenocid?

Më 22 korrik 2010, saktësisht 8 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) dha verdiktin e saj se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Në tetor të vitit 2008, me kërkesë të Serbisë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e kishte ftuar GjND-në ta japë mendimin e vet këshillues mbi atë nëse shpallja e njëanëshme e pavarësisë nga ana e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes së Kosovës ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ftesën për GjND e kundërshtuan aleatët e afërt të Kosovës, ndërkohë që abstenuan vende që e njohin Kosovën. Kërkesën e Serbisë për të ftuar GjND-në e mbështetën kryesisht vendet që nuk e njohin Kosovën, dhe, sajë disa mungesave, ato e patën shumicën. Kompozimi i Asamblesë së Përgjithshme, bashkë me pasivitetin dhe paaftësinë e qeveritarëve të Kosovës, mundësuan pra, jo gjykimin e Serbisë fajtore për krime lufte e gjenocid, por gjykimin e së drejtës së Kosovës për pavarësi e sovranitet.

GjND-ja atëbotë radhazi shprehu qëndrimet e saj që nuk ka pse të mos e jep një mendim për këtë çështje, që nuk ka ndalesë të përgjithshme në ligjin ndërkombëtar për të shpallur pavarësinë, që Rezoluta 1244 dhe Korniza Kushtetuese janë pjesë të ligjit ndërkombëtar, se ata që e shpallën pavarësinë nuk e konsideronin veten, thjesht, njerëz të IPVQ-ve, se heshtja e PSSP-së atëbotë e konfirmonte këtë gjë, se KS i OKB-së në bazë të R1244 nuk e kishte të rezervuar të drejtën për përcaktimin e statusit të Kosovës, dhe se, përfundimisht, as R1244 e as Korniza Kushtetuese nuk e ndalonte nxjerrjen e deklaratës së pavarësisë.

Duhet të vihet në dukje që Deklarata e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 përmban një moment emancipues të rëndësishëm, të cilin një qeveri me vullnet politik tjetërfare do të mund ta mobilizonte progresivisht në drejtim të heqjes graduale të kufizimeve të vendosura përmbi të, si pasojë e një kompromisi ndërkombëtar çfarë ishte pakoja e Ahtisaarit. Ky moment emancipues është pikërisht fjalia e parë e deklaratës, aty ku thuhet “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.” Pikërisht në këtë moment ndodh vetëtransformimi i Kuvendit të Kosovës nga një Institucion i Përkohshëm Vetëqeverisës (IPVQ) nën UNMIK-un në një institucion të popullit dhe shtetit të pavarur e sovran të Kosovës. Nuk është e rastësishme që edhe GjND-ja e veçoi këtë moment si argumentin kryesor në përgjigjen e saj negative në pyetjen se a e ka shkelur Deklarata e Pavarësisë ndonjë ligj ndërkombëtar. Siç arsyeton vendimi i GJND-së, këtu nuk mund të flitet për tejkalim qoftë të ligjit të përgjithshëm ndërkombëtar qoftë atij special (si p.sh. R1244) sepse institucionet që shpallën pavarësinë nuk ishin ato që i rregullonte R1244 – pra, nuk ishin IPVQ; ato u vetëtransformuan, përmes vetë aktit të shpalljes, në organe të shtetit të pavarur të Kosovës dhe si të tilla nuk mund të konsideroheshin më përgjegjëse ndaj R1244. Natyra performative e aktit të shpalljes, që karakterizon universalisht çdo akt shpallës, nuk i mungoi as shpalljes së 17 shkurtit; madje, nga perspektiva e ligjit ndërkombëtar, e shpëtoi atë nga të konsideruarit si një akt i jashtëligjshëm.

Por çfarë ka ndodhur më pas? Qeveria Thaçi e asaj kohe, e më vonë qeveria pasardhëse e deri te kjo Haradinaj, e kanë harruar pikërisht këtë moment përurues me potencial emancipues të Deklaratës së Pavarësisë. Duke pranuar bisedime të vazhdueshme me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, kanë pranuar të ulen në tryezë bisedimesh me dy entitete (Serbia në njërën anë, BE-ja në anën tjetër) të cilat ose janë armiqësisht kundër vetë qëllimit themelor të asaj shpalljeje (rasti i Serbisë) ose janë neutral karshi të njëjtës (rasti i BE-së).

Leximi që GjND-ja i bëri Deklaratës së Pavarësisë doli të jetë më progresiv sesa qëndrimet e veprimet e qeveritarëve të Kosovës të udhëhequr nga Hashim Thaçi. E, regresioni i këtij po vazhdon me shpejtësinë e njëjtë të vrapimit që ai bën pas Serbisë e Vuçiqit.

Albin Kurti

Cilat janë 5 profesionet më të paguara në Maqedoni?

denarEnti Shtetëror për Statistika i shpalli të dhënat për rrogën mesatare NETO të muajit maj të këtij viti dhe ku mund të shihet punëtorë më të paguar janë në sektorin e programimit kompjuterik me rrogë mesatare prej 55.842 denarëve.

Në vendin e dytë është sektori i transportit ajror me rrogë mesatare prej 52.076 denarëve, kurse në vend të tret është sektori financiar me rrogë mesatare prej 50.454 denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendin e katërt është sektori i telekomunikacioni me rrogë mesatare prej 42.237 denarë, kurse në vendin e pestë është sektori për shërbime të rehabilitimit dhe shërbimeve tjera me rrogë mesatare prej 44.712 denarëve./Telegrafi/