Shtrenjtohen benzinat dhe dizeli

Çmimet e derivateve të naftës  prej sonte në mesnatë rriten për një denarë deri në një e gjysmë,  vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimet e EUROSUPER BS-95  rriten për 1,50 denarë për litër, përderisa çmimet e EUROSUPER BS-98, dizeli dhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri rriten për një denarë.

Sipas vendimit më të ri të KRRE-së, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 68,50 den/lit, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 70,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i dizelit do të jetë 61,50 den/litër, ndërsa i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri  është 51 den/lit.

Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit rritet për 1,612 den/kg në krahasim me  çmimin e konfirmuar paraprak ashtu që çmimi i ri i mazutit do të jetë 34,849 den/kg.

Rritja e çmimeve të benzinave i detyrohet rritjes së çmimit të derivateve të naftës në tregun botëror dhe në kursin më të ulët të denarit në raport të dollarit  në periudhën e fundit shtatëditëshe.

Ndërrimi i drejtorëve me përplotë vështirësi

zaev-ahmetiKryeministrit Zoran Zaev edhe pse paralajmëroi se shumë shpejt do të ndodhë edhe ndërrimi i drejtorëve në disa drejtori, kjo akoma nuk ka ndodhur. Në shënjestër janë drejtorët që nuk kanë treguar rezultate. Sipas Alsat-M ndërrimi i drejtorëve do të ndodhë në disa faza.

Por cilët janë drejtorët e targetuar nga BDI, për të cilët nuk është i kënaqur kryeministri. Siç mësohet kërkohet dorëheqja e drejtorit të Byrosë së Furnizimeve Publike me të cilën udhëheq Bardhyl Nasufi, ndërrimi në Agjencinë për Investime të Huaja ku drejtor është Vullnet Ademi, “Rrugët e Maqedonisë” me drejtor Gajur Kadriun, “Hekurudhat e Maqedonisë” ku është drejtor Irfan Asani dhe nga Qendra e Shërbimeve në klinika me të cilën udhëheq Shkodrane Dardhishta. Në këmbim mësohet se BDI-së i është ofruar Agjencia për Inovacione Teknologjike, Inspektorati i Tregut dhe Drejtoria për Çështje Pronësore. Si pasojë e shkarkimit të Dragan Tevdovskit nga posti i ministrit të Financave, ky dikaster ka mbetur pa ministër. Por zëvendësministrja, Shyerete Elezi thotë se në këtë resor gjithçka funksionon pa pengesa.

AKEP (Autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postare) publikon listën e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor për tre operatorët

akep-publikon-listen-e-tarifave-roaming-ne-ballkanin-perendimor-per-tre-operatoretSot më datë 1 Korrik 2019, ka filluar reduktimi i ndjeshëm i tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor. Prej ditës së sotme qytetarët e Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor do kenë mundësi të komunikojnë me tarifa të reduktuara roaming kur udhëtojnë në këto vende. Tarifat roaming që qytetarët Shqiptarë do të paguajnë prej ditës së sotme 1 Korrik 2019 kur udhëtojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor (Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbi) reduktohen me 87% deri në 99%.

– Max 1 (Udhëzimi nr.3 i AKEP) do të aplikohet nga Vodafone Albania duke filluar nga data 1 Korrik 2019, dhe është operatori i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mundëson nga data 1.07.2019 përdorimin e paketave brenda vendit (me parapagim dhe paspagim) edhe në roaming në Ballkanin Perëndimor, sipas modelit të aplikuar në BE. Njësitë (minuta/SMS/MB) që përdoren në roaming në BP, tarifohen sipas vlerave maksimale më sipër, dhe këto njësi i zbriten njësive përkatëse të pëërfshira në paketën që keni aktive brenda vendit. Pra përdorimi Fol si n’shpi edhe me paketën me parapagim apo paspagim si modeli i BE RLAH+.

– Max 2 (Udhëzimi nr.8 i AKEP) do të aplikohet nga Telekom Albania dhe Albtelecom për një periudhë tranzitore maksimumi deri në 31 Dhjetor 2019, për të kaluar më pas në Max 1. Gjatë kësaj periudhe, njësitë (minuta/SMS/MB) që përdoren në roaming në BP, tarifohen sipas vlerave maksimale më sipër (Max 2), por këto njësi nuk i zbriten njësive përkatëse të pëërfshira në paketën që keni aktive brenda vendit.

– Max 3 (Udhëzimi nr.2 i AKEP) aplikohet nga të tre operatorët për përdoruesit me parapagim dhe me kontratë që nuk kanë një paketë aktive brenda vendit, ose kur kanë mbaruar njësitë e përfshira në paketë.

– Në mënyrë që përdoruesit me parapagim, që kanë aktivizuar ofertë/bundle, të përfitojnë nga tarifat e Max 1 dhe Max 2, përvec ofertës ata duhet të kenë dhe kredite në llogarinë e tyre me parapagim, dhe shpenzimet shtesë i zbriten nga këto kredite sipas shpenzimeve të matura me tarifat e cituara.

– Tarifat e mësipërme janë tavane të përcaktuara nga AKEP në vendimet dhe udhëzimet e cituara më sipër, dhe operatorët celularë aktualisht kanë njoftuar se do ofrojnë dhe tarifa më të lira se këto tavane, si dhe paketa të tjera të favorshme për roaming në Ballkanin Perëndimor dhe AKEP rekomandon përdoruesit të komunikojnë/marrin  informacionin e duhur për këto tarifa nga operatori përkatëse përpara se të vizitojnë dhe përdorin roaming në këto vende.

– Te gjitha tarifat janë në Lek me TVSH.

Ky reduktim i tarifave roaming u bë i mundur nga zbatimi i “Marrëveshje mbi Reduktimin e Çmimeve të Shërbimeve Roaming në Rrjetet Publike të Komunikimit Celular në Rajonin e Ballkanit Perëndimor”, të nënshkruar më datë 4 Prill në Beograd nga ministritë përgjegjësë për komunikimet elektronike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia). Për Shqipërinë marrëveshja u nënshkrua nga Znj.Dorina Cinari, Zv.Ministre e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

AKEP, në zbatim të marrëveshjes ndërqeveritare, pas procesit 30 ditor të këshillimit publik, me Vendimet Nr.21-24, datë 24.06.2019 përcaktoi detyrimet e operatorëve celularë për zbatimin e marrvëshjes rajonale të roamingut, të cilat përfshijnë aplikimin e modelit RLAH+ (Roam Like At Home Plus apo Fol si n’shpi+) nga data 1 Korrik 2019 dhe RLAH (Fol si n’shpi) nga data 1 Korrik 2021 kur përdoreusit celularë udhëtojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor. AKEP më datë 26 Korrik u ka dërguar operatorëve celularë Udhëzime dhe sqarime përkatëse për zbatimin e vendimeve, si dhe zgjidhje alternative me qëllim akomodimin e vështirësive teknike me të cilat ndeshen operatorët për zbatimin e detyrimeve brenda një afati të shkurtër kohor.Kliko këtu për Udhëzimet

Këto reduktime për roamingun në vendet e Ballkanit Perëndimor vijnë për qytetarët Shqiptarë në vijim të reduktimit të tarifave roaming Shqipëri-Kosovë që filluan të implementohen më datë 15 Qershor 2019. AKEP dëshiron të falenderojë operatorët celularë për mundësimin e përfitimeve të ndjeshme për qytetarët Shqiptarë për roamingun në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në mënyrë të vecantë Vodafone Albania, që me aplikimin e tarifave sipas Max 1 është operatori i parë dhe i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka tejkaluar vështirësitë teknike për implementimin 100% të modelit RLAH+ për përdoruesit e paketave (bundle) me parapagim dhe paspagim nga data 1 Korrik 2019.

AKEP dëshiron të falenderojë gjithashtu Ministrinë e Infratsrukturës dhe Energjisë për bashkëpunimin dhe mbështjen e dhënë në procesin e nëshkrimit dhe zbatimit të marrveshjes së roamingut rajonal. Duke ju uruar qytetarëve Shqipatër udhëtim të këndshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor me tarifa të reduktuara ndjeshëm dhe përfitime Fol si n’shpi+, duke filluar nga 1 Korrik 2019. AKEP do vijojë punën për rritjen e përfitimeve të qytetarëve Shqiptarë edhe për roamingun në vendet e Bashkimit Evropian në të ardhmen, duke mbështetur inisiativat e Qeverisë në këtë drejtim, nëpërmjet bashkëpunimit me Komisionin Evropian dhe vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. /PCWorld Albanian

Ulen tarifat e romingut midis vendeve të Ballkanit Perëndimor

romingKa filluar zbatimi i Marrëveshjes së romingut për vendet e Ballkanit Perëndimor, që mundëson thirrje telefonike më të lira midis operatorëve të këtyre vendeve.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Zhvillimit Ekonomik, në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka.

Ai tha se në bazë të Marrëveshjes, çmimet do të jenë 90 për qind më të lira në tërë Ballkanin Perëndimor.

Nga sot, tarifat janë zbritur por brenda 2 viteve, do të eliminohen tërësisht (korrik 2021)”, ka shkruar Lluka në Facebook.

Marrëveshja, nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishte nënshkruar në Beograd më 4 prill.

Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e një shteti përdorin në një shtet tjetër. Këto tarifa, zakonisht janë dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikimin brenda një shteti.

rel

Merkel për Ballkanin Perëndimor: Fqinjët tanë europianë

MerkelVideo-podcasti javor i kancelares gjermane, Angela Merkel i kushtohet Konferencës së Ballkanit Perëndimor, vazhdim i Konferencës së Berlinit, që këtë vit zhvillohet në Poznan, Poloni më 4 korrik.

Që në fillim të fjalës së saj për Konferencën e Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Poznan, më 4 Korrik, kancelarja gjermane kujton lidhjet që ka Gjermania me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Shumë njerëz që jetojnë në Gjermani kanë lidhje personale me vendet e Ballkanit Perëndimor, shumë njerëz nga këto vende jetojnë në Gjermani dhe ndërtojnë kështu një urë”, është shprehur Merkel.

“Rruga ka ende pengesa”

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë “fqinjët tanë europianë” dhe ato e kanë një perspektivë europiane, nëse i plotësojnë kushtet, ka theksuar Merkel në video-podcast. “Megjithëse konfliktet luftarake për fat të mirë kanë përfunduar, ka ende një numër të madh konfliktesh që duhen zgjidhur. Prandaj ne si qeveri gjermane në vitin 2014 propozuam që të ketë çdo vit konferenc vjetore me vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të përmirësohen kontaktet për bisedime dhe mundësitë e bashkëpunimit mes këtyre vendeve.”

Merkel e cilëson gjendjen në Ballkan paqësore, por me mjaft tensione që duhet të tejkalohen. “Rruga ka ende pengesa përpara”, tha Merkel, por edhe ka shembuj pozitivë, si zgjidhja e konfliktit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky shembull pozitiv duhet të na inkurajojë për të zgjidhur problemet ne Bosnje-Hercegovinë, por edhe mes Serbisë e Kosovës, theksoi Merkel.

Cilat janë fushat ku duhet çuar përpara bashkëpunimi në Poznan?

Këtë vit kemi për të qenë në Poloni, sepse ky vend është mikpritësi i Konferencës së Ballkanit Perëndimor, ka thënë Merkel. Kancelarja gjermane kujton, se një problem i madh, që diskutohet çdo vit në Konferencat e Ballkanit Perëndimor është zgjerimi i infrastrukturës. BE ka vënë mjaft mjete në dispozicion, the Merkel, por këtu duhet të mbështesim zbatimin e projekteve të rrugëve dhe lidhjeve hekurudhore.

“E dimë, se kur njerëzit janë të lidhur përmes infrastrukturës, ata e vizitojnë njëri-tjetrin më shpesh. Kemi themeluar po ashtu një rrjet bashkëpunimi të të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Për punën e tyre do të raportojmë, do të flasim për bashkëpunimin shkencor, sepse edhe Akademitë e Shkencave bashkëpunojnë më ngushtë ndërkohë. Do të dëgjojmë po ashtu se ku shohin mangësi shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku duan ato më shumë bashkëpunim dhe do të shohim nga ana e Bashkimit Europian, se ku mund të bëjmë diçka për këto lutje e dëshira.”

 

la/bg

Parti e re në Turqi? Erdoganit i ikin miqtë

ErdoganPushteti i presidentit turk, Erdogan nuk është më ai i dikurshmi. Ish-ministri i Financave, Ali Babacan po e përdor këtë moment që të krijojë një parti të re.

Ish-ministri i Financave dhe bashkudhëtar për një kohë të gjatë i presidentit turk, Ali Babacan ka bërë të ditur, se me ndihmën e presidentit të dikurshëm turk, Abdullah Gül do të krijojë një parti të re në vjeshtë. Në opinionin turk ndërkohë është përfolur, se projektit po i jepet vetëm dora e fundit. “Po punohet që të zhvillohet një vizion i një përmase globale”, thotë një person nga rrethi i afërt i themeluesit të partisë.

Kush e njeh Babacan, e di se sa pretendues është ish-ministri. Para se ta bëjë diçka publike, ai e planifikon çdo detaj. Babacan është një emër shumë i njohur për aftësitë e tij drejtuese në politikën ekonomike të Turqisë. Nuk ka asnjë çudi që krijimi i partisë së re pritet me shumë interes. Njëra palë thotë, se ai është njeriu që do t’i japë fund lojës së AKP-së, Babacan ka kapacitetin të bëhet president, thonë të tjerët. Krahas Babacan përmenden edhe emra të tjerë të njohur që mund t’i bashkangjiten partisë së re. Sadullah Ergin, që kanë qenë ministër i Drejtësisë, Besir Atalay që u angazhua për procesin e paqes me kurdët, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Hasim Kilic apo ish-ministri i Ekonomisë, Mehmet Simsek.

Protestat e Gezit si pikënisje

Duhen kujtuar protestat e Gezit në vitin 2013 për të kuptuar, se pse emrat e përmendur më lart i kthejnë kurrizin Erdoganit dhe ndërmarrin një iniciativë të tyren. Atëherë kaloi pa vëmendje në opinion, që disa politikanë donin një qëndrim shumë më diplomatik se presidenti turk. Në fund të fundit mes protestuesve kishte edhe fëmijë të politikanëve të AKP-së. Baballarët kishin dëshiruar atëherë një qëndrim më pajtues. Megjithatë ata nuk e hapën gojën. (shën. red: Në protestat  e Parkut Gezi shpërtheu një valë proteste në mbarë Turqinë kundër një projekti ndërtimi të planifikuar në hapësirën e Parkut Gezi në Stamboll. Protestat u shkallëzuan, kur policia ndërhyri me dhunë kundër demonstruesve. Qeveria turke u desh të dëgjonte atëherë shumë kritika.)

Nuk është se nuk kishte atëherë qëndrime të ndryshme tek AKP, por jashtë nuk depërtoi asgjë. Sipas një analisti politik, kjo temë është pengesa më e madhe për vetë partinë e Babacanit. Në kohët më të vështira ai nuk ka qenë aspak kritik. Ai vazhdoi punën si më parë. Sipas këtij analisti, sa kohë që Babacan nuk reflekton, ai nuk është letër e bardhë. I njëjti problem shfaqet edhe për personat e tjerë, që janë pjesë e grupit që do të themelojë partinë e re. Kjo shpjegon po ashtu, pse ka përpjekje për të prezantuar fytyra të reja të pakonsumuara, mes tyre edhe akademikë nga jashtë.

“Babacan duhet të shpjegojë pozicionin e tij”

Një vëzhgues politik, që e ndjek me vëmendje krijimin e partisë së re, thotë, se vetëkritika e Babacanit është e rëndësishme, por më e rëndësishmja është një vizion i qartë për të ardhmen. Vizioni do duhej të ishte, që ata do bëjnë të kundërtën e asaj që ka bërë partia AKP në shtatë vitet e fundit. Nuk do kishte pasur krizë ekonomike në këto përmasa, nëse do t’i kishte ardhur radha rregullimit financiar të Babacanit.

Babacan punoi vetë për një rregullim të tillë si ministër, por u pengua nga Erdogani. Në një debat në vitin 2010, Erdogan tha që nuk është e nevojshme për të krijuar një FMN shtojcë (FMN i ofron programet e ndihmës kundrejt reformave strukturore). Në fund projekti i Babacan u bllokua, megjithëse ai ishte shumë i rëndësishëm për të. Babacan atëherë ka qenë shumë i zemëruar, por e pranoi gjendjen dhe iu kthye axhendës së përditshme.

Babacan ka imazhin e një njeriu me vizion, punëtor dhe të menduar. Nga ana tjetër ka kritika. Ai duhet të kishte mbajtur më shumë qëndrim të qartë, sepse ishte në mesin e skenës politike, kur në Turqi demokracia po rrezikohej, kishte poste të rëndësishme dhe nuk shfaqi asnjë rezistencë. Teserën e AKP-së ai ende nuk e ka dorëzuar. Megjithatë në vitin 2023 në zgjedhjet në Turqi, partia e Ali Babacan mund të jetë një alternativë e rëndësishme për partinë qeverisëse, AKP. Por para, se të ecet me partinë e re drejt së ardhmes, duhet të sqarohet njëherë qëndrimi i tij në të shkuarën.

(Burimet e autorit Murat Sabuncu mbrohen. Prandaj nuk përmenden emrat e personave që kanë dhënë të dhëna.)

dw

Dita e dytë e mbylljes së dyqaneve në veriun e Kosovës

Mitrovica e veriutPër të dytën ditë me radhë, në veriun e Kosovës të banuar më shumicë serbe, janë mbyllur të gjitha dyqanet e ushqimeve dhe në shenjë solidarizimi, nuk funksionojnë as veprimtaritë tjera afariste.

Mbyllja e dyqaneve është pjesë e protestës ndaj tarifave prej 100 për qind, që qeveria e Kosovës u vuri mallrave serbe në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë kundërvënieje ndaj siç është thënë, fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Autoritetet në Serbi dhe përfaqësuesit lokal serb në veriun e Kosovës, thonë se tarifat dhe operacionet e policisë së Kosovës për të mbyllur rrugët alternative përtej vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kanë bërë që të mungojnë mallrat themelore siç janë mielli dhe prodhimet e qumështit dhe se veriu është në “prag të krizës humanitare”.

Qeveria e Kosovës shpërndau kamionë me mallra në veri për të mbushur boshllëkun e krijuar nga protesta. Por, tash për tash duket se blerësit janë të paktë, meqë udhëheqësit organizatës së “afaristëve serbë në veri” kanë bërë thirrje që askush të mos blejë në dyqanet në pjesën jugore të Mitrovicës të banuar me shumicë shqiptare, e madje as në lagjen e boshnjakëve që është me popullsi të përzier në veri e ku dyqanet janë plot.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha të martën se qeveria do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri

Ai është takuar me ambasadorët e shteteve kryesore euro-perëndimore dhe shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, sic tha për t’i informuar për angazhimin e qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri, si dhe për veprimet e ndërmarra për furnizim të qytetarëve të asaj ane me artikuj të nevojshëm”.

Në një postim në rrjetin twiter ai i bëri thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që “të mos e zbatojë skenarin mashtrues për të destabilizuar veriun e Kosovës. Kriza e rreme ‘humanitare’, nuk do të shërbejë kurrë si mburojë për qëllimet tuaja të destabilizimit, dhe ju do të mbaheni përgjegjës”, shkroi ai.

Para tarifave, Serbia eksportonte në Kosovë rreth 500 milionë euro në vit dhe autoritetet në Serbi janë ankuar për humbje të mëdha të kompanive serbe që nga nëntori i vitit të kaluar.

voa

Beogradi akuzon Prishtinën se ka bllokuar procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me tarifat duke kërkuar heqjen e menjëhershme të tyre, ndërsa Prishtina akuzon Beogradin për kushtëzim bisedimesh.

Qëndrimet e pandryshuara të palëve bënë që të dështojë edhe një nismë e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris që ishte për planifikuar për dje më 1 korrik.

voa

Zgjedhjet, Meta flet për komplot ndërkombëtar

Ilir Meta1Në Shqipëri presidenti Ilir Meta u shfaq sot përpara publikut duke folur më tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ambasadave perëndimore që sipas tij po e mbështesin atë.

Zoti Meta tha se më 30 Qershor shqiptarët “evituan një kurth dhe komplot të kurdisur prej kohësh për të ushqyer me çdo kusht dhe çdo cmim përplasjen civile”. Ai foli për një komplot bazuar sipas tij, në parimet e “Shtetit brenda Shtetit” që synon kapjen e Shtetii “jo vetëm në Shqipëri, por dhe në vendet e tjera që vuajnë nga fenomeni i Shtetit paralel dhe axhendave të nëndheshme që janë një komplot kundër demokracisë dhe sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore”.

Prapa gjithë kësaj skeme, sipas zotit Meta, qëndron multimiliarderi George Soros dhe familja e tij, ndaj të cilëve ai kishte këtë qëndrim: “Ilir Meta nuk është i rracës së Gruevskit, është president i Shqipërisë dhe do i dalë për zot Shqipërisë. Eshtë i rracës së Avni Rustemit dhe disa të tjerëve si Mic Sokoli, Vojo Kushi e të tjerë”.

Duke ju drejtuar kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 30 Qershorit, ai foli për një “turp e skandal, as 10 përiqnd nuk ka marrë, le të mbushin kuti tërë ditën me organizatën socialiste në KQZ, me Kolegjin socialist, tregon se çfarë reforme në Drejtësi po bën, nga Reformë e ka bërë Ramaformë. Këto janë gjëra të turpshme e skandaloze që nuk mund të ndodhin në një shtet të së drejtës e që do të anëtarësohet në BE. Për mua demokracia është e panegociueshme, nuk e negocioj me asnjë ambasdadë e asnjë shtet”.

Presidenti i vendit ishte i qartë në pozicionin e tij se zgjedhjet e 30 Qershorit ai nuk I njeh. “Zgjedhjet janë më 13 tetor. Dekretin e presidentit vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta diskutojë. Prandaj gjithë këto pallavra, KQZ-ra, rezoluta të Kuvendit socialist me opozitën e re të skandalit të unazës së re, dhe me Kolegjin socialist, nuk ka njeri që mund të vërë në diskutim këtë gjë, duhet të jemi krejtësisht të qartë dhe do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që kanë shkelur ligjin”, u shpreh presidenti duke dhënë dhe propozimin e tij për kapërcimin e situatës. “Më 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhje për presidentin, dhe unë do kandidoj si president, me këto kompetenca dhe Edi Rama dhe Kuvendi socialist që nuk më duan mua, të vënë kandidat kë të dëshirojnë. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit që të mos na ndodh sërish 2 korriku”.

Zoti Meta nuk dha ndonjë shpjegim se si mund të shkohej te ky propozim i tij, kur të paktën për zgjedhjen e presidentit do të duhet të ndryshohet kushtetuta. “Ky është propozimi im, nëse dikush tjetër ka ndonjë propozim tjetër, le të vijë. Nëse ka ndonjë propozim ndonjë ambasadë që flet për dialog, por nxit sherr në Shqipëri, ta bëjë. ta dëgjojmë. Asnjë propozim që dhunon parimet e shtetit të së drejtës unë nuk e pranoj. I kërkoj zotit Rama të tregohet serioz e i përgjegjshëm. I ftoj dhe përfaqësuesit e huaj të mos bëhen qesharakë, se jemi vend I Natos, kemi 10 vjet, të mos tallen me kushtetutën tonë”.

AI shkoi dhe më tej kur tha se “kush e do Shqipërinë, një koloni, që të pastrojë lekë, që të jetë bazë operacionale e krimit të organizuar ndërkombëtar, një Kolumbi në Europë, Jo nuk kemi nevojë, boll e kanë aty ku e kanë, apo dhe një vend që të krijojë problem në Ballkan mua më ka kundër si President i Shqipërisë, dhe si qytetari, Ilir Meta. Kjo duhet të jetë e qartë”. Kreu i Shtetit u duk qartë se e kishte sërish më përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtarë kur u shpreh se “është mirë që të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim. Eshtë mirë. Se nuk jam vetëm, se janë shumë shqiptarë që do të bëjnë çdo gjë për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe demokracinë. Rrugë për në Korenë e Veriut, Shqipëria nuk ka për të bërë e kishte 40 e ca vjet”.

Zoti Meta bëri përgjëgjës për krizën kryeministrin Edi Rama “dhe ata që e nxisin në këtë rrugë të konfliktit dhe të instalimit praktikisht të një junte që ka asgjësuar cdo parim të Shtetit të së drejtës, që kërkon të asgjësojë çdo institucion dhe kërkon të nxjerrë Shqipërinë nga rruga e integrimit europian”.

voa

Meta: Zgjedhje lokale, parlamentare dhe presidenciale me 13 tetor

Ilir metaPresidenti i Shqipërisë Ilir Meta prezantoi propozimet e tija për dalje nga kriza politike. Ai sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama për krizën e tanishme, por edhe disa qarqe të tjera.

Presidenti Ilir Meta, tha të martën (2.07.2019) se zgjedhjet e ligjshme lokale 2019 në Shqipëri do të zhvillohen më 13 tetor, sipas dekretit të tij, të javës së kaluar. Në një konferencë shtypi Meta tha se në “30 qershor u bënë vetëm votime socialiste”, ndaj kriza politike vazhdon. Si rrugë të daljes prej saj Meta propozoi zhvillimin më 13 tetor jo vetëm të zgjedhjeve lokale por edhe të atyre “parlamentare dhe presidenciale”.

Presidenti Meta pohon se në zgjedhjet parlamentare do të kandidojë edhe ai vetë, përballë “cilit do kandidat që kryeministri Rama dëshiron”. Presidenti Meta doli kundër qëndrimit të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, ndaj zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe rezultatit të tyre.

BE dhe SHBA njohin rezultatin

BE dhe SHBA njohin rezultatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Përfaqësuesit e tyre në Tiranë i kanë cilësuar këto si zgjedhje të rregullta. Ndërsa kryetarëve të ri të bashkive u kanë sugjeruar të fillojnë punën. Komisioni Europian dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë, në deklaratat e tyre, në mbrëmjen e të hënës, (1.07) e shohin rrugën e daljes nga kriza politike në “dialogun konstruktiv” mes palëve.

SHBA-ja u sugjeron atyre që nuk i pranojnë zgjedhjet e 30 qershorit që të presin vendimet e organeve juridike. “Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin nga Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Tiranë. Megjithatë Presidenti Meta pohon se “vendimet e tij përputhen me interest strategjike te SHBA në Shqipëri dhe rajon”.

Rezultatet paraprake të KQZ

Sipas rezultateve të publikuara të martën (2.07) kandidatët për kryetarë bashkie të Partisë Socialiste (PS) kanë fituar në 60 nga 61 bashki, sa ka gjithsej Shqipëria. Në 31 prej tyre, kandidatët socialistë fituan garën pa asnjë konkurrent përballë. Vetëm në një bashki, në atë të Finiqit, rezultatet paraprake nxjerrin fitues për kryetar bashkie, kandidatin e partisë MEGA (Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen).  Ambasadorja Audrey Glover, në një intervistë për DW tha të hënën (1.07) se ” u takon autoriteteve të Shqipërisë të vendosin se ҫfarë do të bëjnë me rezultatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit”.

PD – kundër

Opozita jashtë parlamentit, e drejtuar nga Partia Demokratike, nuk i njeh zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ajo deklaron paraprakisht, se do të bojkotojë edhe zgjedhjet e 13 tetorit, nëse ato zhvillohen në rrethanat kur Gjykata Kushtetuese, që pritet të ngrihet në fund të këtij muaji, merr vendimin për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Lideri i PD dhe gjithë opozitës, Lulzim Basha deklaroi se “opozita nuk merr pjesë në zgjedhje pa larguar kryeministrin Rama”. Basha refuzoi ftesë për dialog dhe marrveshje të kryeministrit Rama pas zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Ende nu ka asnje njoftim nga PD nëse do të rifillojë protestat “Rama IK”.

Ani Ruci/dw