4 humbje jete dhe 83 raste të reja në 24 orët e fundit

Dr. Marjeta DervishiMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja.
Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik.
Mos e uleni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës.
Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongje dhe në çdo ambient.
Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

COVID-19 – Statistika (12 Korrik 2020)
Testime totale 32353
Raste pozitive 3454
Raste të shëruara 1946
Raste Aktive 1415
Humbje jete 93 (Qarku Tiranë 48, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 15, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 591
Durrës 223
Shkodër 180
Vlorë 113
Lezhë 63
Fier 29
Kukës 43
Korçë 32
Elbasan 36
Berat 39
Gjirokastër 25
Dibër 18

COVID-19: 203 RASTE TË REJA, 4 TË VDEKUR DHE 71 TË SHËRUAR

Ambulanca per koronavirusInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se më sot, më 11 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 203 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 11 korrik 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.387.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 75 raste, komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Srebrenicë: Steinmeier thekson, se zbardhja e së shkuarës është premisë pajtimi në Bosnjë-Hercegovinë

Frank-Walter SteinmeierPresidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier me rastin e ditës përkujtimore 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë tërheq vëmendjen për zbardhjen e mëtejshme të këtij kapitulli.

„Kujtesa për vuajtjen dhe dhimbjen është kompetentja kryesore për pajtimin. Në të bën pjesë gjithashtu edhe zbardhja penalisht e asaj që ka ndodhur”, tha Steinmeier në një video-mesazh në ceremoninë qendrore të shtunën (11.07). Por me kaq nuk është realizuar gjithçka. „Duhet të ndërtohen ura lidhëse, atje ku janë shkatërruar lidhjet e vjetra. Duhet krijuar besimi, aty ku ka vringëlluar retorika plot urrejtje e luftës. Duhet vendosur filli i bisedimit, aty ku për shumë kohë nuk është thënë më asnjë fjalë”, tha presidenti i Gjermanisë.

Gjatë një masakre të njësive serbe nën drejtimin e Ratko Mladiç gjatë luftës së Bosnjës më 13 deri më 17 korrik 1995 u vranë mbi 8.100 burra boshnjakë.

Steinmeier theksoi, që plagët, që u shkaktuan para 25 vjetësh, nuk janë shëruar plotësisht. „Për këtë përgjegjëse është edhe retorika e përsëritur, e cila vendos në epiqendër atë çfarë ndan, ndërkohë që duhet të dominojnë vlerat e përbashkëta, ndarja bashkërisht e shqetësimeve dhe problemeve, dëshira për një të ardhme për fëmijët në një Bosnje-Hercegovinë evropiane”,  tha ai.

Këtë të shtunë bëhet varrimi i tetë viktimave të masakrës së Srebrenicës në Qendrën e Memorialit në Srebrenicë, ku janë identifikuar eshtrat e tyre gjatë muajve të kaluar. Në ceremoni fillimisht ishte planifikuar të merrnin pjesë deri në 100.000 vetë. Por në sfondin e pandemisë Corona organizatorët përballen me kufizime të shumta. Kjo vlen edhe për marshimin e paqes të planifikuar me pjesëmarrjen e rreth 10.000 vetëve.

Me rastin e kësaj ceremonie përkujtimore presidenti gjerman Steinmeier „u uroi të gjithë aktorëve politikë të kenë guximin e duhur që më në fund të përballen me trashëgiminë historike dhe bashkërisht të mbështesin zbardhjen shoqërore të saj”. Ky është kushti për një zhvillim paqësor dhe të qëndrueshëm të vendit dhe të të gjithë rajonit në rrugën drejt Evropës, sipas tij.

Ky det me shtylla të bardha (memoriali), tregon se ku mund të çojnë fjalimet dhe veprimet e mbarsura me urrejtje, nënvizoi presidenti gjerman. “Është detyrë dhe përgjegjësi e ne të gjithëve që të konceptojmë një të ardhme të përbashkët – të çliruar prej urrejtjes dhe dhunës”, theksoi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.

dw

Bosnja përkujton viktimat e Srebrenicës

Bosnia Srebrenica Anniversary
Bosnia Srebrenica Anniversary

Familjet mbajtën zi, duke qëndruar pranë nëntë arkivoleve të veshura në të gjelbër, ku ndodheshin trupat e viktimave të identifikuara kohët e fundit.

Ato do të prehen në një varrezë në formën e një luleje në afërsi të qytetit, ku gurët e bardhë shënojnë varret e 6.643 viktimave të tjera.

Memorial Center in Potocari
An aerial view of the Memorial Center in Potocari near Srebrenica, Bosnia and Herzegovina July 6, 2020.

Rreth 1.000 viktima të masakrës në qytetin lindor të Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992-1995 ende mungojnë.

Udhëheqës botërorë folën në ceremoninë solemne përmes lidhjes me video, në pamundësi për të marrë pjesë për shkak të koronavirusit. Në vend të dhjetëra mijëra vizitorëve që zakonisht ndjekin ceremonitë e përvitshme përkujtimore, erdhën vetëm disa mijëra, pasi organizatorët i kishin ndaluar vizitat e organizuara.

“Ne mbajmë zi bashkë me familjet që kërkojnë pa pushim drejtësi për 8,000 jetët e pafajshme të humbura, pas kaq shumë vitesh,” tha Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo.

Uashingtoni ndërmjetësoi marrëveshjen e paqes në Bosnje disa muaj pas masakrës.

Shumica e njerëzve në ceremonitë përkujtimore ishin myslimanë të Bosnjes, çka tregon se Bosnja nuk e ka arritur pajtimin, edhe pse kanë kaluar 25 vite nga përfundimi i luftës, në të cilën u vranë rreth 100,000 njerëz.

Gjykata e OKB-së për krimet e luftës për ish-Jugosllavinë dënoi Ratko Mladiçin dhe shefin e tij politik Radovan Karaxhiçin për gjenocidin e Srebrenicës, por ata mbetën heronj për serbët, shumë prej të cilëve e mohojnë se ka ndodhur gjenocid.

MASAKRA E SREBRENICËS

Në korrik 1995, ish presidenti i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç dha urdhër për marrjen e Srebrenicës, qytetit të shpallur zonë e sigurtë nga Kombet e Bashkuara. Sulmi i forcave serbe rezultoi në Masakrën e Srebrenicës, gjakderdhja më e rëndë e Evropës, që pas përfundimit të Luftës II Botërore. Dhimbja dhe plagët e shkaktuara 25 vjet më parë ndjehen ende sot në Bosnje:

Bota u shtang kur mësoi në verën e vitit 1995 se në mes të korrikut të atij viti më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë ishin masakruar në qytetin e Srebrenicës që ishte shpallur nga Kombet e Bashkuara si “zonë e sigurtë”.

People pray near coffins

People pray near coffins at a graveyard during a mass funeral in Potocari near Srebrenica, Bosnia and Herzegovina July 11, 2020.

Lufta kishte shpërthyer në Bosnje në prill 1992. Kur ushtria e serbëve të Bosnjes filloi të avanconte drejt lindjes në fillim të 1993, popullata myslimane e zonës u largua për t’i shpëtuar dhunës, duke u mbledhur në Srebrenicë. Ky qytet me 36 mijë banorë, shumica myslimanë, së shpejti kishte thuajse dy herë më shumë njerëz.

Në prill 1993, Kombet e Bashkuara veçuan tre qytete, ndër to edhe Srebrenicën si zona të sigurta dhe vendosën forca paqësore për të mos lejuar ndërhyrje.

Në atë kohë presidenti i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç dha urdhër që Srebrenica dhe Zhepa të vendoseshin nën rrethim të fortë për të mos lejuar futjen e ndihmave ndërkombëtare.

Më 9 korrik 1995 Radovan Karaxhiçi urdhëroi forcat të merrnin Srebrenicën. Trupat serbe rrethuan qytetin dhe filluan të sulmonin pikat e kontrollit të paqeruajtësve holandezë, duke marrë rreth 30 ushtarë peng. Të nesërmen, më 10 korrik forcat serbe filluan bombardimin e Srebrenicës, megjithë paralajmërimet e holandezëve se NATO do të sulmonte nëse ata nuk tërhiqeshin.

Një ditë më pas avionët e NATO-s bombarduan tanket serbe, ndërkohë që njësitë serbe kërcënuan se do të vrisnin pengjet holandeze. Sulmet NATO-s u ndalën në mbrëmjen e 11 korrikut dhe komandanti i serbëve të Bosnjes, Ratko Mladiç hyri në Srebrenicë.

Rreth 30 mijë refugjatë myslimanë u përpoqën të largohen për të shpëtuar duke u mbledhur pranë bazës së paqeruajtësve holandezë në Potoçari, në veri të Srebrenicës.

Komandanti i serbëve të Bosnjes, Ratko Mladiç u përpoq t’i qetësonte duke u thënë refugjatëve të mos kishin frikë. Forcat serbe më pas i futën refugjatët në autobusë për t’i larguar nga zona. Një pjesë u sollën në Kladanj, pranë zonës nën kontrollin qeveritar. Të tjerët filluan të mbërrijnë vetë. Shumë shpejt zyrtarët e Kombeve të Bashkuara vërejtën me shqetësim se në radhët e të zhvendosurve që po mbërrinin mungonin burrat.

“Ka rreth 2-3 mijë refugjatë të tjerë në Kladanj. Ka njerëz që vazhdojnë të mbërrijnë. Por problemi që vërejmë është se grupi i të zhvendosurve janë kryesisht gra, të moshuar dhe fëmijë. Kemi marrë njoftime se mijëra të tjerë janë në Bratunac, kemi kërkuar akses. Pa dyshim që fati i mijëra meshkujve mbetet shqetësim serioz për ne,” tha më 14 korrik zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, Soren Jessen Petersen.

Rreth 15 mijë meshkuj myslimanë kishin arritur t’i shpëtonin rrethimit serb dhe të fshiheshin në pyje, por shumë prej tyre u kapën nga trupa serbe që kishin zënë pritë, të veshur me uniformat e forcave paqeruajtëse të OKB-së.

Me kalimin e ditëve, u bë e qartë se shumë prej burrave të zhdukur kishin pasur një fund makabër. Brenda pak ditësh pas rënies së Srebrenicës, forcat serbe masakruan 8000 burra e djem, shumë prej tyre të kapur rob. Të tjerët u vrarë kur po përpiqeshin të shpëtonin. Shumë prej të kapurve ishin futur në magazina, shkolla, stalla pranë Srebrenicës, ku u qëlluan për vdekje dhe më pas u groposën në varre masive.

Udhëheqësit e serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç u akuzuan nga Gjykata e Hagës dhe më shumë se dy dekada pas luftës në Bosnje u shpallën fajtorë për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

25 vjet pas luftës në Bosnje, ende zbulohen varre të reja masive. Identifikimi i viktimave shpesh rezulton i pasuksesshëm, pasi trupat u dëmtuan pas vrasjes dhe u zhvendosën pas groposjes. Kjo mbetet një tjetër plagë e hapur për të mbijetuarit e masakrës më të rëndë të Evropës që pas Luftës II Botërore.

voa

Makineri gjigande në kërkim të copëzave më të vogla të universit

Qendra Evropiane e Kërkimeve Bërthamore
Pjesë nga magnetet gjigande brenda tunelit eksperimental të CERN-it (Qendra Evropiane e Kërkimeve Bërthamore)

Duket si një anije hapësinore që po i ndihmon shkencëtarët të studiojnë gjëra që nuk janë bërë më parë, në përpjekje për të deshifruar atë që shkenca nuk ka qënë asnjëherë në gjendje të shpjegojë: origjinën e universit.

Hulumtuesit mund të konfirmojnë egzistencën e grimcave më të vogla që shkencëtarët kanë përfytyruar në teori dhe të përshpejtojnë protonet, një prej blloqeve më të vogla ndërtuese të atomeve, me shpejtësi pothuasje sa ajo e dritës. Ata po ashtu mund të krijojnë antimaterie. Por kjo nuk do të thotë që shkencëtarët kanë arritur të kuptojnë gjithçka.

Hulumtuesit besojnë se në fillim, në atë që njihet si ‘Big Bang’ – materia dhe anti-materia – materia negative – u krijuan në sasi të barabarta. Fizikantja Ludivine Ceard është pjesëtare e ekipit hulumtues “CMS Collaboration”.

“Në parim, nëse diferenca mes të dyjave është vetëm ngarkesa, ato duhet të ishin rikombinuar dhe nuk do të kishin lënë asgjë përveçse radiacionit. Sidoqoftë ja ku jemi dhe po bisedojmë. Kjo nënkupton që në një pikë, materia e tejkaloi anti-materien. Kjo mund të ketë ndodhur sepse egzistojnë disa ndryshime mes materies dhe anti-materies, për të cilën ne nuk kemi njohuri”, thotë ajo.

Kërkimi i këtyre dallimeve është një prej detyrave të shkencëtarëve në atë që njihet si CMS “Compact Muon Solenoid”, pjesë e hulumtimeve në laboratorin gjigand CERN.

Grumbuj protonesh në formë rrezesh sillen përqark në drejtimin e akrepave të orës dhe në të kundërt. Kur fizikantët janë gati, rrezet komandohen që të përplasen në një prej katër zonave eksperimentale të rrethit ku kryhet eksperimenti. Rende Steerenberg kryeson grupin operacional në Departamentin e Rrezeve në CERN.

“Nëse do të përplasja rrezen pa patur drejtimin e duhur, mundësia që gishtat e mi të përplasen është shumë e vogël. Gjatë eksperimenteve përdorim magnetë që drejtojnë rrezen të futet në një zonë me dimensione të ngushta dhe për këtë arsye rritet mundësia e përplasjes”, thotë ai.

Nga 200 miliardë protone në dy rrezet e shtyra në tubacionin rrethor, vetëm 100 do të përplasen.

Aktualisht, laboratori dhe eksperimentet janë në mes të një mbylljeje dy vjeçare për mirëmbajtje dhe përmirësime, diçka që ndodh çdo tre vjet.

Zëri i Amerikës pati rastin të filmojë pamje të rralla të një bote që jo shumë njerëz kanë rastin ta shohin. Patricia McBride është zëdhënëse me “CMS Collaboration”.

Për ne është mundësi për të përmirësuar detektorin, bërë riparime dhe për tu bërë gati për eksperimentet e ardhshme që shpresojmë se do të vazhdojnë deri në vitin 2035”, thotë ajo.

Rreth 4 mijë shkencëtarë janë pjesë e bashkëpunimit në CMS. Ata janë nga më shumë se 50 vende të botës, përfshi Indinë, Kinën, Korenë, Egjiptin dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme dhe Rusisë.

Zonja McBride thotë se ndërsa shkencëtarët ndihen të kënaqur kur eksperimetet konfirmojnë parashikimet e tyre, ata nuk e japin veten kur gjërat nuk përputhen. Kjo për arsyen se mund të jetë diçka tejet thelbësore në lidhje me mënyrën se si u krijua universi. Sepse shumë gjëra ende nuk mund të shpjegohen.

voa

Një vaksinë kundër COVID, përballë mëdyshjesh dhe rezistence

Vaccine Covid-19Ekonomia nuk do të rikthehet në aktivitet të plotë deri kur të vihet në përdorim një vaksinë kundër COVID-19, thonë ekspertët.

Por kur të jetë e disponueshme vaksina, anketat tregojnë se 1/4 deri 1/3 e amerikanëve nuk do ta bëjnë vaksinën.

Kjo nënkupton se fundi i pandemisë dhe kthimi i njerëzve në punë nuk realizohet thjesht me një sukses të shkencës. Kërkohet punë e madhe edhe me opinionin publik.

Miliarda dollarë po shpenzohen për të zgjidhur aspektin mjekësor, por nuk ka pasur investime për të zgjidhur aspektin social, sipas një raporti të ri.

“Nuk mjafton thjesht një vaksinë që rezulton e suksesshme në prova klinike. Duhet që vaksina të pranohet nga shoqëria,” thotë bashkautorja e studimit Monica Schoch-Spana, antropologe dhe studiuese në Qendrën për Sigurinë Shëndetësore pranë Universitetit Johns Hopkins.

Shkencëtarët po punojnë me ritme të papara drejt zhvillimit të një vaksine të sigurtë dhe efektive kundër koronavirusit. Por “nuk po bëhet punë e mjeftueshme për të kuptuar faktorët njerëzorë,” thotë shkencëtarja.

Prandaj ajo së bashku me 22 hulumtues të tjerë, ndër të cilët epidemiologë, vaksinologë dhe sociologë të njohur, përgatitën një raport për të treguar ku çalon puna.

“Duke pasur parasysh sa e rëndësishme është vaksina si dhe klimën e besimit publik, nevojiten masa shtesë,” thotë ajo.

Politika në Opinionin Publik

Kundërshtarët e vaksinave “kanë qenë shumë të efektshëm me lëvizjen e tyre për t’u bërë rezistencë vaksinave, duke e përzier me elementë të tjerë politikë,” që lidhen me COVID-19, si protestat kundër urdhrave për mbylljen e aktivitetit ekonomik si dhe mos vënien e maskave, vë në dukje L.J. Tan, bashkëkryetar i koalicionit publik-privat “Takimi për Vaksinim kundër Gripit”.

Disa nga komentet e administratës Trump nuk kanë ndihmuar për të krijuar besim, thotë zonja Schoch-Spana.

Për shembull, fakti që programi për vaksinën u pagëzua Operacioni Shpejtësi Marramendëse krijon përshtypjen se po vihet theksi tek shpejtësia mbi sigurinë.

Administrata ka minuar autoritetin e ekspertëve të shëndetësisë duke këmbëngulur se hidroksiklorokuina jep rezultat kundër COVID-19, megjithëse studime rigoroze provonin të kundërtën. Komente të tjera se rrezet ultravjollcë apo klori ishin kura të suksesshme kanë qenë githashtu të dëmshme, thotë raporti.

Një anketë arriti në përfundimin se nëse Presidenti Trump flet pozitivisht për një vaksinë, 36 për qind e të anketuarve shprehen se do të ishin më të rezervuar për ta bërë vaksinën, ndërsa 14 për qind thanë se do të ishin më të gatshëm për t’u vaksinuar.

Epidemiologjia në baza komunitare

Komunitetet me ngjyrë, të cilat po vuajnë në ritme shumë më të larta goditjen e koronavirusit, janë gjithashtu më rezistente ndaj vaksinës. Anketat tregojnë se 25-44% e afrikano-amerikanëve thonë se nuk do të vaksinohen kundër koronavirusit.

Kjo shihet pjesërisht si rezultat i eksperimenteve jo-etike të zhvilluara me afrikano-amerikanë në shekullin XX, “një trashëgimi e akteve të paligjshme, të pamoralshme që sot kanë lënë pas mosbesimin,” thotë shkencëtarja Schoch-Spana, duke shtuar se ky mosbesim shtohet nga diskriminimi me të cilin ndeshet ky komunitet në sistemin shëndetësor.

Zyrtarët e shëndetësisë po komunikojnë me organizatat jofitimprurëse në komunitete, me kisha, grupe aktiviste lokale, madje edhe me sallonet e bukurisë e berberët e lagjes për t’i nxitur të mbështesin fushatën për vaksinim.

“Banorët mblidhen në këto qendra e biznese e diskutojnë, madje marrin vendime për shëndetin,” thotë zonja Schoch-Spana.

Me afrimin e vjeshtës afron edhe sezoni i gripit. Zyrtarët po përpiqen të zgjerojnë vaksinimin kundër gripit. Siç shprehet zoti Tan, synimi është të eliminohet gripi nga ekuacioni, pasi kombinimi i gripit me COVID-19 do ta stresonte tej mase sistemin shëndetësor.

“Kemi vënë në funksionim infrastrukturë dhe sisteme shumë të mira, që funksionojnë, megjithatë ato nuk po funksionojnë si duhet. Komunitetet me ngjyrë vaksinohen në përqindje më të ulta kundër gripit se grupet e tjera. Nëse përmirësohet situata e vaksinimit kundër gripit, do të ketë shanse më të mira edhe lufta kundër COVID-19” thotë shkencëtari.

Përse nuk funksionojnë fushatat e informimit?

Komunikimi direkt me anëtarë të komuniteteve që gëzojnë respektin e banorëve përgjithësisht është metodë më e efektshme se sa fushatat e informimit që përpiqen të rrisin besimin e popullatës tek vaksinat, apo që përpiqen t’i nxisin njerëzit të tregohen më të kujdesshëm për hir të të tjerëve që janë të rrezikuar, thotë Noel Brewer, profesor në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill.

“Duket qartë në analiza se metodat e bindjes së popullatës nuk kanë rezultat të mirë në rastin e vaksinave,” thotë ai. Zoti Brewer është bashkautor i një raporti mbi rezistencën ndaj vaksinave.

“Më të efektshme për shtimin e ritmeve të vaksinimit janë sistemet që zbatohen me lehtësi, tek të cilat kanë qasje sa më shumë njerëz”.

Këtu përfshihen vaksinimi në pika të pazakonta, si në kisha, qendra të komunitetit, apo klinika ambulante, thotë zonja Schoch-Spana.

“Nuk mjafton thjesht të shkosh në farmaci dhe të vaksinosh njerëzit. Duhet të shkosh në pika ku njerëzit ndjehen më të çlirët, më të sigurtë, në vende të njohura për ta”.

Pasi të identifikohet vaksina kundër COVID-19, sasitë fillestare do të jenë të pamjaftueshme për të gjithë.

“Fillimisht do të jetë e nevojshme të merret vendimi se kush do të vaksinohet me sasitë e para. Këtu nuk flitet thjesht për llogaritje tenike, por edhe për një analizë bazuar në vlerat sociale,” thotë zonja Schoch-Spana.

Në klimën aktuale politike, këto vendime duhet të merren me transparencë dhe përgjegjshmëri, thotë ajo. “Sistemet duhet të krijohen në një formë të drejtë, në një mënyrë që popullata e kupton se janë sisteme të drejta”.

Një fushatë e suksesshme do të ketë më shumë përfitime se sa thjesht luftën kundër koronavirusit:

“Nëse realizohet mirë fushata e vaksinimit, nuk do të shërbejë thjesht për të mbrojtur shëndetin e popullatës, por do të rikthejë edhe besimin e njerëzve tek autoritetet, strukturat e shëndetit publik dhe shkenca që prodhon vaksina,” thotë ajo.

Covid 19: 199 raste të reja, 8 të vdekur dhe 120 persona të shëruar

RMV - Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1545 teste dhe janë regjistruar 199 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 90 – Sveti Nikollë 24 – Kumanovë 17 – Tetovë 12 – Strugë 12 – Shtip 9 – Dibër 6 – Gostivar 5 – Ohër 4 – Kërçovë 3 – Probishtip 3– Prilep 3 – Manastir 2 – Resnjë 2 – Strumicë 2 – Kavadarci 2 – Demir Hisar 1 – Krushevë 1  dhe Radovish 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 8 viktima : 4 nga Tetova, 2 nga Struga , 1 nga Shkupi dhe 1 nga Shtipi, ( të moshës 24, 54, 56, 63, 64, 70, 74 dhe 83-vjeçar).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 120 pacient të shëruar në – Shkup 94 – Tetovë 9 –  Ohër 6 – Shtip 4 – Gostivar 2 – Strugë 1 – Dibër 1 – Prilep 1 – Krushevë 1 dhe Makedonski Brod 1.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 7975, numri i pacientëve të rikuperuar është 4080, numri i të ndjerëve është 376 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3519.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 12 raste të reja, 4 viktima dhe 9 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 323.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive:

  • Shkup – 3803, aktiv 1864 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Tetovë – 856, aktiv 323 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 848aktiv 181 (me 109.228 banorë) .
  • Shtip – 430, aktiv 165 (me 43.625 banorë) .
  • Prilep – 294, aktiv 61 (me 75.132 banorë)
  • Strugë – 312, aktive 156 (me 65.801 banorë) .
  • Ohër- 223, aktiv 131 (51.591 banorë).
  • Veles – 201, aktiv 38 (me  54.384 banorë)
  • Gostivar – 216, aktiv 131 (111.252 banorë) .
  • Resnjë – 134aktiv 89 (me 16.313 banorë)
  • Dibër  – 143, aktiv 81 (me 20.863 banorë)
  • Koçani – 76, aktiv 16 (me 37.758 banorë)
  • Manastir – 70aktiv 29 (me 91.983 banorë)
  • Sveti Nikollë – 112, aktiv 105 (me 17.683 banorë)
  • Kërçovë – 68, aktiv 59 (me 56.937 banorë)
  • Probishtip – 35, aktiv 23 (me 15.085 banorë)

maskatTregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim, si pasojë, rritja e numrit të të infektuarve, kufizon lëvizjen e qytetarëve jashtë vendit, si dhe pengon ardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje, mosardhja e gurbetçarëve, ndikon drejtpërdrejtë në ekonominë tonë në çdo familje.

Çdo gjë është në dorën tuaj, zgjidh vetë dhe vepro.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

93 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Genta QirjakoMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.

Ne 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.
Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19

COVID-19 – Statistika (11 Korrik 2020)
Testime totale 31933
Raste pozitive 3371
Raste të shëruara 1881
Raste Aktive 1401
Humbje jete 89 (Qarku Tiranë 47, Durrës 14, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 14, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 591
Durrës 229
Shkodër 178
Vlorë 120
Lezhë 68
Fier 42
Kukës 41
Korçë 34
Elbasan 33
Berat 25
Gjirokastër 22
Dibër 18

OBSH: Dyfishohen rastet me COVID në botë, vetëm gjatë 6 javëve të fundit

Tedros Adhanom Ghebreyesus
World Health Organization (WHO) Director-General Tedros Adhanom Ghebreyesus attends a news conference organized by Geneva Association of United Nations Correspondents (ACANU) amid the COVID-19 outbreak, caused by the novel coronavirus.

Në konferencën e tij të rregullt për shtyp nga selia e OBSH-së në Gjenevë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vetëm veprimet agresive të kombinuara me bashkim kombëtar dhe solidaritet global mund të sprapsin pandeminë.

Ajo që është e nevojshme tha zoti Tedros, që nga vendet ku ka një rritje të shpejtë të rasteve, në vendet që po heqin kufizimet dhe tani po fillojnë të shohin që rastet të shtohen përsëri, është udhëheqja, pjesëmarrja e komunitetit dhe solidariteti kolektiv.

Drejtuesi i OBSH-së tha se ka shumë shembuj nga e gjithë bota ku, edhe kur shpërthimi i virusit ishte në pikën më të lartë, ai përsëri u arrit të vihej nën kontroll. Ai përmendi Italinë, Spanjën dhe Korenë e Jugut dhe Dharavin – një zonë e dendur në Mumbai – si histori suksesi.

“Një përqëndrim i fuqishëm në angazhimin e komunitetit dhe testimin, gjurmimin, izolimin dhe trajtimin e të gjithë atyre që janë të sëmurë, është thelbësor për të thyer hallkat e transmetimit dhe zhdukjen e virusit,” tha ai.

Tedros vuri në dukje edhe një herë se kufizimet e vendosura për arsye të COVID-19 kanë bllokuar zinxhirët e furnizimeve që tradicionalisht kanë siguruar imunizime rutinë për kombet më të varfra në botë. Këto ndërprerje mund të nënkuptojnë një rritje të rasteve të një sërë sëmundjesh si fruthi, poliomieliti dhe malarja.

Ai tha se agjensia e . tij vazhdon të punojë me partnerët për të siguruar që njerëzit me të varfër dhe më të margjinalizuar në botë të kenë përparësi.

voa

COVID-19: 205 RASTE TË REJA, 3 TË VDEKUR DHE 61 TË SHËRUAR

IKSHPKInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se më 10 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 10 korrik 2020, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Fushë Kosovë 14 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Malishevë, Mitrovicë e Veriut dhe Suharekë.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!