Covid 19: 165 raste të reja, 7 të vdekur dhe 128 persona të shëruar

diagram 3 korrikMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1454 teste dhe janë regjistruar 165 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 71 – Tetovë 20 – Kumanovë 15 – Gostivar 14 – Shtip 10 – Ohër 10 – Prilep 5 – Resnjë 5 – Probishtip 4 – Strugë 3 – Masnastir 3– Kërçovë 2 – Veles 1 – Dibër 1  dhe Makedonski Brod 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 7 viktima  : 2 nga Shkupi , 2 nga Kumanova, 1 nga Struga, 1 nga Koçani dhe 1 nga Negotina.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 128 pacient të shëruar në – Shkup 97 – Shtip 11 – Resnjë 11  – Tetovë 3  – Manastir 2 – Veles 2– Strumicë 1 dhe Negotinë 1

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 6787, numri i pacientëve të rikuperuar është 2876, numri i të ndjerëve është 328 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3583.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 20 raste të reja dhe 3 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 406.

Fatkeqësisht para bankës “Stopanska Banka” në Rr. “Ilinden” dhjetëra ditë me radhë, vazhdon të mbizotërojë kaosi me grumbullimin e njerëzve, por organet kompetente, pos apelimit të herëpashershëm ndaj bankës, nuk ndërmorën, dhe nuk ndërmarrin asnjë masë për evitimin e këtij burimi potencial të infektimit të qytetarëve. Çdo ditë para dhe rreth bankës grumbullohen mbi 50 persona. Njerëzit janë lënë në mëshirën e fatit të keq të tyre.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive:

  • Shkup – 3280, aktiv 1983 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Tetovë – 743, aktiv 406 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 784aktiv 223 (me 109.228 banorë) .
  • Shtip – 365, aktiv 160 (me 43.625 banorë) .
  • Ohër- 190, aktiv 161 (51.591 banorë).
  • Strugë – 245, aktive 147 (me 65.801 banorë) .
  • Resnjë – 116aktiv 91 (me 16.313 banorë)
  • Gostivar – 143, aktiv 84(111.252 banorë) .
  • Dibër  – 103, aktiv 51 (me 20.863 banorë)
  • Veles – 189, aktiv 40 (me  54.384 banorë)
  • Koçani – 73, aktiv 20 (me 37.758 banorë)
  • Prilep – 274, aktiv 48 (me 75.132 banorë)
  • Manastir – 57aktiv 21 (me 91.983 banorë)
  • Kërçovë – 40, aktiv 34 (me 56.937 banorë)
  • Probishtip – 24, aktiv 15 (me 15.085 banorë)

Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

90 raste të reja, 3 humbje jete, 33 të shëruar në 24 orët e fundit.

Dr. Eugena Tomini

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës,
Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar. Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.
Fatkeqësisht 3 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1592 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.
Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura:
Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.
Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (3 Korrik 2020)
Testime totale 28033
Raste pozitive 2752
Raste të shëruara 1592
Raste Aktive 1088
Humbje jete 72 (Qarku Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 409
Durrës 209
Shkodër 158
Vlorë 117
Fier 46
Lezhë 57
Korçë 32
Kukës 21
Elbasan 13
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8

MShMS apel për qytetarët: Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje ndërgjegjes individuale të secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

COVID-19, 40 shtete amerikane me infeksione në rritje

covid19Udhëheqësit botërorë nuk mund të zgjedhin mes ekonomisë dhe shpëtimit të jetëve të njerëzve, tha eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive.

Pra le të bëjmë të mundur që shëndeti publik të na ndihmojë të hapim ekonominë“, tha doktor Anthony Fauci të enjten për gazetën e rrjetit të Shoqatës Mjekësore amerikane. Zoti Fauci foli ndërsa guvernatorët në të gjithë Shtetet e Bashkuara po mbyllin edhe një herë baret dhe restorantet dhe po vendosin kufizime për shkak të një rritje në nivele alarmante të rasteve të reja me COVID-19.

Dyzet nga 50 shtete kanë raportuar një rritje të rasteve të reja dhe ato po shënojnë çdo ditë shifra rekord. Rritja e infeksioneve i është atribuar pjesërisht asaj që guvernatori i Nju Xhersit Phil Murphy e quajti “sjellje kokëforte” e njerëzve që nuk vendosin maska ose nuk ruajnë distancën fizike.

Ndodhemi nën një pandemi të pashmbullt“, tha zoti Fauci. “Nuk kemi parë diçka të tillë prej 102 vitesh dhe kjo është diçka që duhet ta marrim shumë seriozisht sepse ka shumë ndërlikime lidhur me të”.

Zoti Fauci është pjesë e grupit të punës që menaxhon masat ndaj koronavirus në Shtëpinë e Bardhë të udhëhequr nga Nënpresidenti Mike Pence.

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNBC zoti Pence tha se administrata Trump do të “vazhdojë me hapjen e Amerikës” ndërsa do të marrë masa për zbutjen e numrit të të prekurve me COVID-19.

Ne po mbështesim plotësisht përpjekjet që qeveritarët dhe zyrtarët lokalë të shëndetit janë duke ndërmarrë për të inkurajuar njerëzit të praktikojnë një higjenë të mirë, distancim social si dhe të vendosin maska, atje ku distancimi fizik nuk është i mundur“, tha zoti Pence. Ai i bëri jehonë pohimit të Presidentit Donald Trump se nuk ka nevojë për një urdhër në nivel kombëtar për ta vendosur maska me detyrim. Në kushtet kur mbi 20 vaksina të mundshme po zhvillohen aktualisht në të gjithë botën, zoti Fauci i tha “JAMA-s” se ekspertët duhet ta dinë që në fillim të dimrit nëse njëra prej tyre është e sigurt dhe efektive dhe se ai shpresonte që 200 milionë doza të jenë në dispozicion të SHBA-së.

Shumë vaksina potenciale janë në faza të ndryshme të zhvillimit“, tha zoti Fauci. “Ne shpresojmë që një ose më shumë prej tyre mund të tregojnë një shkallë të mirë të sigurisë dhe efikasitet“, tha ai duke shtuar se shpresonte gjithashtu që cilido vend që do të jetë i pari që do të zhvillojë një vaksinë efektive ta vendosë atë në dispozicion për pjesën tjetër të botës.

Universiteti Johns Hopkins raportoi 50.700 raste të reja me koronavirus të enjten, një tjetër rekord ditor për SHBA-në.

Ekspertët parashikojnë një fundjavë të vështirë që përkon me festimet me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit të shtunën. Florida dhe Kalifornia kanë mbyllur plazhe dhe shfaqjet me fishekzjarreve në të gjithë vendin janë anuluar.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott lëshoi një urdhër ekzekutiv të enjten, duke kërkuar që popullata në ato lokalite në të gjithë shtetin me të paktën 20 raste me koronavirus, të vendosë maska.

Vendosja e maskës në publik është provuar të jetë një nga mënyrat më efektive që kemi për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19“, tha zoti Abbott.

Një komision i Kongresit i udhëhequr nga demokratët kritikoi të enjten administratën Trump për atë që ata thanë se janë probleme në shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse dhe të testimit për identifikimin e virusit.

Kemi nevojë për veprim urgjent nga qeveria federale, përpara se ky virus të dalë jashtë kontrollit“, tha demokrati i Karolinës së Jugut James Clyburn. Zyrtarët e administratës i kanë në mbrojtje masave të marra nga Shtëpia e Bardhë kundër pandemisë duke thënë se ata filluar të sigurojnë pajisje që në muajin mars. Disa republikanë të komisionit thanë se Kongresi duhet të shqyrtojë nëse Kina fshehu informacione jetike rreth virusin kur ai shpërtheu për herë të parë në muajin dhjetor.

voa

Maqedonia e Veriut pret me optimizëm fillimin e negociatave me BE-në

RMV EUPas përfundimit të tekstit të kornizës negociuese me BE-në Maqedonia e Veriut është optimiste për presidencën gjermane, e cila është mbështetëse e madhe e rrugës evropiane të vendit.

Komisioni Evropian ka prezantuar kornizën negociuese për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në BE. Me këtë kornizë caktohen udhëzimet për procesin negociator i cili nëse do të ketë pajtim nga të gjitha shtetet anëtare do të mund të fillojë para fundit të këtij viti. Komisioneri i BE-së për Fqinjësi, Oliver Verhelyi ka thënë se ky është edhe një hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e tyre evropiane. Kjo gjë dëshmon edhe përkushtimin e BE-së ndaj procesit të zgjerimit, ka thënë Verhelyi.

“Pres që diskutimet me shtetet anëtare të nisin sa më shpejt, sikurse konferenca e parë ndërqeveritare me dy shtetet kandidate. E ardhmja e tyre është qartë në Bashkimin Evropian dhe unë jam i bindur se ato do të vazhdojnë të kenë sukses në reformat në rrugën e tyre evropiane, ashtu siç kanë bërë edhe deri tani” ka thënë komisionari Verhelyi.

Osmani: Gjermania mbështetëse e madhe e rrugës tonë evropiane

KE-ja ka përfunduar tekstin e kornizës negociuese dhe ia ka dorëzuar Këshillit të BE-së. Ky është vetëm një projekt-version dhe pritja ime është që teksti përfundimtar të pranohet deri në tetor, thotë zëvendëskryeministri Bujar Osmani. Gjermania ka paralajmëruar se gjatë kryesimit të saj në Bashkimin Evropian do të propozojë nisjen e negociatave me këto dy shtete për të dëshmuar përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit dhe Ballkanit Perëndimor. “Është mirë që kjo po ndodh gjatë presidencës gjermane, e cila është një mbështetëse e madhe e rrugës sonë evropiane”, shprehet Bujar Osmani.

Osmani sqaroi se me mekanizmat e rinj të procesit të negociatave, shpejtësia dhe progresi do të varen nga vetë ne, por edhe se KE-ja do të ketë mekanizëm për të njohur dhe zvogëluar qasjen në fondet e BE-së nëse ekziston një ngërç në procesin negociues.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në Maqedonin e Veriut Bujar Osmani ka thënë se dinamika e negociatave me BE-në do të ndikohet nga zgjedhjet e ndershme dhe konkurruese më 15 korrik dhe formimi i institucioneve politike menjëherë pas zgjedhjeve.

“Tani, dy javë para zgjedhjeve, duhet të priten rezultatet e zgjedhjeve dhe menjëherë pas kësaj duhet të mbahet mbledhje e liderëve. Unë mendoj se dinamika e negociatave do të ndikohet nga dy gjëra. Së pari këtyre 15 ditëve, pjekuria jonë politiko-demokratike për të organizuar zgjedhje të ndershme, konkurruese dhe së dyti nëse menjëherë me 16 korrik, prioriteti ynë do të jetë formimi i institucioneve politike dhe konsensusi me qëllim që të na gjejë të gatshëm për fillimin e negociatave. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse çdo ditë humbje pas zgjedhjeve në formimin e institucioneve politike do të ndikojë në dinamikën e fillimit të negociatave sepse afatet janë të tilla,” tha Bujar Osmani.

Zaev: Opozita duhet ta ndihmojë procesin e negociatave

Ish-kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, e vlerëson si tejet të rëndësishëm faktin se në propozim kornizën për negociatat me BE-në thuhet se në gjuhën maqedonase duhet të përkthehet legjislacioni evropian që për Zaevin është edhe një konfirmim dhe njohje për gjuhën maqedonase.

“Ne flasim gjuhë maqedonase e cila dalëngadalë po bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane bashkë me gjuhët tjera evropiane. Ky është patriotizëm, ky është kujdes për atdheun, për identitetin maqedonas”, ka thënë Zaev.

Ai i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së opozitare që ta përshëndesë këtë akt, si dhe të ndalojnë të gjitha gënjeshtrat se e kemi humbur gjuhën. “Ishin kundër integrimit në NATO dhe BE, kundër Marrëveshjes së Prespës, ishin kundër Ligjit për Prokurorinë Publike, Mickovski nuk duartrokiti kur këtu në Kuvend e miratuam Protokollin për anëtarësim në NATO. Sot le ta përshëndesin këtë hap të rëndësishëm të integrimit tonë evropian, le ta përshëndesin gjuhën maqedonase”, ka deklaruar Zoran Zaev.

Komisioni Evropian ka rikujtuar se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen sipas metodologjisë së re të zgjerimit.

dw

Sfidat e mësimit online gjatë pandemisë në Kosovë dhe Serbi

mesimi onlineSerbia, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit iu përgjigjën pandemisë me transmetimin e mësimeve në televizionet publike.

Liridoni nga Kosova dhe Zorani nga Serbia ndajnë këtë vit një fat të ngjashëm me miliona nxënës në botë. Pandemia COVID-19 çoi në mbylljen e shkollave dhe pati ndikim edhe në sektorin e arsimit. Sipas të dhënave zyrtare në Serbi të prekur nga pasojat e mbylljes së shkollave për vitin shkollor 2019/20 janë 517.826 nxënës, kurse në Kosovë 234.590.

Në mënyrë që nxënësit të mos humbin mësimet si në Kosovë dhe në Serbi mësimi filloi të organizohej online si dhe përmes transmetimit të mësimeve në televizionet publike.

Pasi për të dy vendet kjo është hera e parë që janë  duke përdorur  platformat online për zhvillimi e mësimit tek shkollat fillore, sipas ish-ministres së Arsimit në Kosovë, Hykmete Bajrami, dhe ministrit serb të Arsimit, Mladen Šarčević, kjo ishte mënyra më e shpejtë të cilën e përdorën edhe vendet e tjera të rajonit si Shqipëria e Maqedonia,  duke transmetuar leksionet në televizionet publike.

Sfidë mënyra e vlerësimit të nxënësve

Një nga çështjet e rëndësishme që bashkëshoqëron mësimin në distancë është vlerësimi i nxënësve. Si në Kosovë edhe në Serbi u ngritën një sërë pyetjesh, që lidheshin me parimet e vlerësimit të mësimit në distancë, me kërkesat për përmbushjen e standardeve dhe me shmangien e pabarazisë për shkak të pamundësisë për të përdorur teknologjinë dhe për shkak të shkallës së aftësive digjitale të nxënësve dhe të mësimdhënësve.

Në Kosovë, një nga metodat kryesore është se detyrat nuk kërkohen të jenë të njëjta për të gjithë nxënësit. Kurse në Serbi, është thënë se vlerësimi formativ kërkon ndërveprim më të madh të studentëve dhe mësuesve që përdorin rrjete dhe platforma elektronike.

Si në Serbi dhe në Kosovë po përdoren mundësitë minimale që ofron teknologjia online, sepse jo të gjithë nxënësit kanë mundësi  të vlerësohen përmes të gjitha formave digjitale. Të paktën transmetimi përmes televizionit ka qenë i mundur për të gjithë fëmijët, sepse televizioni dhe rrjeti kabllor në ditët e stome nuk konsiderohen më luks.

Pandemia si shanc

Disa studime tregojnë se nxënësit dhe studentët mësojnë përmes internetit më shumë në krahasim me mësimin vetëm në klasë. Mesatarisht nga mësimi në klasë nxënësit përvetësojnë 8-10% të materialit, kurse  përmes internetit 25-60% më shumë.

Arsimi është padyshim forma kryesore për të zhvilluar një vend, prandaj edhe në kohë të virusit ka pasur një rol të rëndësishëm. Por nëse Serbia dhe Kosova do të kishin investuar edhe më parë dhe do të kishin eksperimentuar me mundësitë e mirat të cilat ofron teknologjia, kjo nuk do vihej në mëdyshje.

Tani në të dyja të vendet e kanë mundësinë që të vënë në funksion të mirat e teknologjisë dhe të krijojnë kushte më të mira për nxënësit, nëse përsëri duhet të përdoren platformat online.

Gentiana Ahmeti

Shefi i OKB-së: COVID-19 sfidë për paqen e sigurinë globale

Hagia SofiaSekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha të enjten se pandemia e koronavirusit po prek thellë paqen dhe sigurinë në të gjithë botën.

Siguria kolektive dhe mirëqenia jonë e përbashkët po goditen nga shumë fronte, kryesisht nga një sëmundje e pamëshirshme, nxitur gjithashtu nga një brishtësi globale“, tha zoti Guterres. “Sfida jonë sot është të shpëtojmë jetë ndërsa forcojmë shtyllat e sigurisë për nesër“, shtoi ai.

Shefi i kësaj organizate botërore i bëri komentet gjatë një takimi virtual të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që diskutoi rreth efekteve të pandemisë tek paqja e siguria botërore. Prej fillimit të pandemisë janë regjistruar më shumë se 10.5 milionë njerëz të infektuar në të gjithë botën.

Pasojat mund të shihen edhe në një numër vendesh që tradicionalisht janë parë si “të qëndrueshme“, tha ai. “Por ndikimi është veçanërisht i dukshëm në vendet që po përjetojnë konflikte ose që po dalin nga një i tillë dhe së shpejti mund të gllabërojë edhe të tjerë“.

Zoti Guterres tha se po rriten tensionet si rezultat i ndikimit të rëndë social-ekonomik të krizës shëndetësore dhe erozionit që ka pësuar besimi publik në vendet ku njerëzit mendojnë se përgjigja ka qenë joefektive ose ku mungon transparenca.

Në mesin e rreth 100 konflikteve të armatosura në të gjithë botën, proceset e paqes ndodhen në rrezik, veçanërisht nëse bashkësia ndërkombëtare nuk është e angazhuar plotësisht.

Në vende të tjera, aktorët e konfliktit, përfshirë grupet terroriste dhe ato të dhunshme ekstremiste, po e shohin pasigurinë e krijuar nga pandemia si një avantazh taktik“, tha zoti Guterres. Ai vuri në dukje se në shumë vende, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata që ofrojnë shërbime humanitare duke ndihmuar të sëmurët dhe ata që janë prekur nga virusi, kanë qenë në shënjestër të sulmeve.

Zoti Guterres paralajmëroi për shenja në rritje të autoritarizmit, duke përfshirë kufizimin e medias, hapësirës qytetare e lirisë së shprehjes si dhe një rritje të gjuhës së urrejtjes apo asaj që ai e quajti “epidemi” dezinformatash në internet.

Populistët, nacionalistët e të tjerë që po kërkojnë aktualisht të shënohen hapa pas në fushën e të drejtave të njeriut, po gjejnë tek pandemia një pretekst për masa shtypëse të cilat nuk kanë lidhje me sëmundjen“, tha ai.

Zoti Guterres tha se këto rreziqe të një shkalle të gjerë kërkojnë një përgjigje urgjente dhe të bashkuar, përfshirë edhe Këshillin e Sigurimit. Ai përshëndeti miratimin që ky këshill i dha të mërkurën thirrjes së tij për një armëpushim global si mbështetje ndaj masave kundër pandemisë së koronavirusit.

voa

SHBA, rekord i ri ditor i infeksioneve me Covid-19

maska
Women wear masks as they check a mobile phone Wednesday, July 1, 2020, in Houston. Harris County Commissioners have voted to extend the recently-issued mask order until August 26. The order directs any businesses providing goods or services to…

Sipas Projektit për Monitorimin e Covid-19 që operohet nga revista The Atlantic, Kalifornia pati 9.740 raste të reja, e pasuar nga shteti jugperëndimor i Teksasit me 8.076. Shteti juglindor i Floridës ishte i treti për nga numri i rasteve me Covid 19, me 6.563 raste dhe Arizona e katërta me 4.877 raste të reja.

Shtete të tjera me infeksione të reja rekorde njëditore të koronavirusit të mërkurën ishin Alaska, Xhorxhia, Luiziana, Karolina e Veriut dhe Tenesi.

Numri rekord i infeksioneve të reja u shoqëruar me një nivel të lartë të trajtimeve në spital në tetë shtete, dhe Teksasi njoftoi se pati 6.904 pacientë me Covid-19 të shtruar në spital të mërkuren. Situata ka krijuar një krizë në një nga shtetet më të mëdha të vendit, me disa spitale me kapacitete poshtuaj tërësisht të shfrytëzuara.

Shkalla në rritje e infeksioneve në Kaliforni ka bërë që Guvernatori Gavin Newsom të rikthejë kufizimet gjithëpërfshirëse të vendosura në mbarë vendin në fillimin e shpërthimit të virusit, të mbyllë lokalet, kinematë dhe të ndalojë shërbimet brenda restoranteve në 19 distrikte.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio ka vendosur një pauzë në planet për të rihapur shërbimet brenda restoranteve për shkak të mundësisë së rritjes së infeksioneve nga dyndja e njerëzve në qytet. Guvernatori i Pensilvanisë, Tom Wolf, lëshoi një udhëzim për të gjithë shtetin të mërkurën, që e bën të detyrueshëm përdorimin e maskave.

Rreziqet e ‘qasjes së fragmentuar’

Shifrat e infeksioneve të reja të së mërkurës në Shtetet e Bashkuara u publikuan një ditë pasi Dr. Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, i tha një komisioni të Senatit se niveli aktual i infeksioneve të reja mund të dyfishohet, duke arritur në 100,000 raste në ditë, në qoftë se rritja aktuale e numrit të rasteve nuk vihet nën kontroll.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 60 për qind e 10 milionë rasteve të koronavirusit në botë që nga dhjetori u regjistruan në muajin qershor, një shenjë se pandemia është përkeqësuar dhe nuk po ngadalësohet.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të mërkurën se më shumë se 160,000 raste të reja po raportohen çdo ditë.

Ai tha se vendet duhet të ndjekin atë që ai e quan një “qasje gjithëpërfshirëse” në betejën kundër koronavirusit.

“Gjeni, izoloni, testoni dhe trajtoni çdo rast; gjurmoni dhe izoloni çdo kontakt; pajisni dhe aftësoni punonjësit e shëndetit; dhe edukoni dhe fuqizoni komunitetet për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, tha zoti Tedros.

Ai shtoi se vendet që ndjekin një “qasje të fragmentuar” kanë një “rrugë të gjatë dhe të vështirë përpara”.

Tedros theksoi se përdorim i maskave shpëton jetë. Presidenti amerikan Donald Trump nuk është parë ende duke përdorur maskën në publik. Por pas disa muajve të hedhjes poshtë të idesë së përdorimit të masakave, Presidenti Trump tha të mërkurën se ai tani do të kishte “asnjë problem” që të përdorte një të tillë.

“Nëse do të isha në një hapësirë të ngushtë me njerëz, unë absolutisht do ta përdorja”, tha presidenti Trump për kanalin Fox Business.

“Unë mbështesë plotësisht përdorimin e maskave. Unë mendoj se maskat janë të mira. Në fakt, kam patur një maskë. Më pëlqeu pamja me maskë. Ishte një maskë e mirë, me ngjyrë të zezë dhe mendova se dukej mirë. Nëse njerëzit ndjehen mirë për këtë, ata duhet ta bëjnë atë (të veshin maskat)”.

Por, Presidenti Trump tha se ai nuk beson se përdorimi i tyre duhet të jetë e detyrueshëm dhe përsëriti bindjen e tij se Covid-19 thjesht do të “zhduket” në një moment. Por ekspertët mjekësorë thonë se besojnë se koronavirusi do të vazhdojë të jetë i pranishëm, ashtu si virusi që shkakton gripin.

Pretendimet për shkelje të rregullave të sigurisë

Në Australi, zyrtarët në shtetin e Viktorias kanë filluar një hetim ndaj programit katastrofik qeveritar të karantinës në hotele. Kanë dalë akuza për probleme të sigurisë në hotelet e përdorura për të izoluar vizitorët dhe australianët që ktheheshin në vend nga jashtë, përfshirë mungesën e trajnimit të duhur të personelit, keqpërdorimin e pajisjeve mbrojtës, dhe largimin e familjeve të izoluara nga hotelet.

Shkeljet e sigurisë janë lidhur me një rritje të infeksioneve të reja të koronavirusit në Melburn në javët e fundit.

Ministri i Shëndetësisë i Zelandës së Re, David Clark dha dorëheqjen të enjten pasi ishte në qendër të kritikave për shkeljen e kufizimeve të ashpra të vendit të vendosura në fillim të pandemisë në mars. Clark fillimisht dorëzoi dorëheqjen e tij tek Kryeministrja Jacinda Ardern në prill pasi ai ishte parë duke ngarë biçikletën dhe duke vizituar një plazh me familjen e tij, por Ardern e refuzoi atë, duke përmendur rolin e tij në përgjigjen e suksesshme të qeverisë për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit.

Kryeministrja Ardern hoqi gati të gjitha kufizimet në qershor pasi deklaroi se virusi ishte eliminuar, duke marrë lëvdata nga komuniteti ndërkombëtar për suksesin e Zelandës së Re. Por përpjekjet e qeverisë së saj kanë pësuar një goditje pasi udhëtarët që dolën nga vetëizolimi pasi hynë në vend rezultuan pozitivë në testin për koronvirus.

voa

Mjekët studiojnë pasojat afatgjata të koronavirusit

UK CoronavirusMjekët në vende me një numër në rritje pacientësh që kanë kaluar koronavirusin, thonë se ata që janë prekur rëndë, kanë nevojë për trajtim edhe pasi kanë dale nga spitali. Ka shqetësime se një numër i vogël njerëzish mund të pësojnë një dëmtim afatgjatë apo të përhershëm të mushkërive, si edhe dobësi të vazhdueshme, çorientim dhe ankth.

Susan Cresswell doli nga spitali në prill por ajo ende nuk është rimëkëmbur plotësisht. Asaj vazhdon t’i merret fryma dhe ndjehet pa fuqi.

65 vjeçarja do të dilte në pension në tetor por tani nuk është e sigurt nëse do të kthehet dot në punë.

Zonja Cresswell thotë se nuk ishte ndjerë mirë për dy javë para se gjendja e saj të përkeqësohej me shpejtësi. Ajo u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv.

Mjekëve iu desh ta lidhnin me frymëmarrje artificiale ndërsa e kishin vënë në koma artificiale. Ajo pati komplikime me zemrën dhe veshkat.

Izolimi sa kishte filluar dhe zonja Cresswell, nuk mund të takohej me të birin dhe dy vajzat e saj.

“Një infermiere shumë e mirë më mbante dorën dhe më tha se e vetmja mënyrë që të më trajtonin, ishte duke më future në koma. Ishte e tmerrshme dhe mendimi im i parë ishin fëmijët, por nuk kisha alternativë. I thashë ‘a mund t’u thuash fëmijëve të mi që i dua shumë?’”, kujton ajo.

Revista mjekësore Lancet ka botuar një studim nga mjekët që kanë trajtuar 153 pacientë me koronavirus.

Ata e kanë përshkruar si “një tablo të ndërlikimeve në tru tek pacientët me raste të rënda të COVID-19″.

Sipas studimit, një e treta e pacientëve kishin përjetuar “një tjetërsim të gjendjes mendore si pezmatim të trurit dhe simptoma të ngjashme mepsikozën dhe demencian”.

Studiuesit thonë se ka nevojë për studime më të gjera.

Zonja Cresswell vuan nga ëndrra të këqija dhe nuk është e sigurt nëse po përjeton përsëri përvojën e komës në spital apo nëse po sheh përsëri të njëjtën ëndërr që shihte në spital.

“Netët e para kisha frikë të shkoja të flija sepse natën e parë shihja të njëjtat ëndrra që shihja kur isha në koma”.

Mjekët në spitalin e qytetit Nottingham, në Britani, kanë krijuar një ekip për pacientët që kanë dalë, ku përfshihen specialistë për rrugët e frymëmarrjes dhe të kujdesit intensiv, si edhe me fizioterapistë dhe psikologë.

Ata bëjnë konsulta përmes telefonit me qindra pacientë.

Charlotte Bolton, mjeke e spitalit dhe profesore në Universitetin e Nottinghamit, thotë sa ka parë një gamë të gjerë simptomash.

“Marrje fryme, kollë, lodhje, dobësim i muskujve dhe kufizime në aktivitetet e përditshme. Por disa kanë gjithashtu ëndrra të frikshme, nuk u kujtohet fare që kanë qenë në spital”, thotë ajo.

Ajo shton se disa ish-pacientë nuk kthehen dot në punë sepse kanë probleme me kujtesën. Profesorja e mjekësisë thotë se është herët për të përcaktuar përqindjen e pacientëve me pasoja afatgjata.

“Sa më gjatë të kenë qëndruar në spital, aq më i rëndë rasti me COVID. Nevoja për kujdes intensiv, apo për një sasi të madhe oksigjeni, është shenjë identifikuese se cilët pacientë kanë më shumë gjasa të kenë simptoma të vazhdueshme për gjashtë javë ose më shumë”, thotë ajo.

Dr. Sarah Linford specialiste e kujdesit intensiv, thotë se disa pacientë e përballojnë shumë mirë, megjithë nivelet shumë të ulëta të oksigjenit.Kjo do të thotë që mjekët nuk e përcaktojnë dot menjëherë se cilët pacientë mund të pësojnë një keqësim të menjëhershëm. Mjekët gjithashtu hezitojnë të përdorin respiratorë pa qenë nevoja.

“Frymëmarrja artificiale përdoret për një gjendje që është e trajtueshme, një nga faktorët kryesorë për ta shtruar dikë në njësinë e kujdesit intensiv. Për pyetjen nëse respiratorët shkaktojnë dëm, përgjigjia është po, pasi ndryshon mënyra se si hyn ajri në mushkëri”, thotë Dr. Linford.

Edhe specialistët e dëmtimeve të mushkërive, po studiojnë pacientët me COVID-19 dhe mendojnë se ka ngjashmëri me sëmundje të tjera serioze të mushkërive.Profesor Gisli Jenkins, studiues i mjekësisë eksperimentale, tregon tre grafi. Tek e para, ato janë të mbushura me ajër.

“Këtu ato janë në gjendje normale, por tek ata me raste të rënda COVID-i, pas 7-10 ditësh, vihet re një pezmatim, dhe e gjithë pjesa që ishte e mbushur me ajër, zëvendësohet me inflamacion”, thotë ai.

Megjithëse shumica e pacientëve shërohen, për disa prej tyre, dëmi vazhdon.Jenkins tregon një mushkëri të dëmtuar rëndë të një pacienti, tre muaj pas daljes nga spitali.

“Është diçka e ngjashme me një fibrozë pulmonare, që është një sëmundje degjenerative e mushkërisë. Ne e dimë që ata që janë të prekur prej saj vdesin brenda tre vjetësh nga diagnostikimi dhe arsyeja është se dëmtimi është i pandalshëm”, thotë Prof. Jenkins.

Shkencëtarët thonë se është shumë herët për të nxjerrë përfundime sepse virusi është shumë i ri. Prof. Jenkins thotë se ka një element prirjeje gjenetike tek pacientët me fibrozë pulmonare.

Për momentin doktorët po studiojnë me kujdes nëse virusi mund të ketë implikime të papritura afatgjata si për pacientët, ashtu edhe për shërbimet shëndetësore.

voa

Covid 19: 173 raste të reja, 15 të vdekur dhe 150 persona të shëruar

diagram 2 korrikMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1653 teste dhe janë regjistruar 173 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 75 – Strugë 14 – Ohër 10 – Tetovë 9  – Kumanovë 9 – Shtip 8 – Gostivar 7 – Dibër 6 – Prilep 6 – Sveti Nikollë 6 – Koçani 4 – Veles 3 – Resnjë 3 – Kërçovë 3  – Kavadarci 3 – Gjevgjeli 2 – Strumicë 1 – Krushevë 1 – Probishtip 1 – Berovë 1 dhe Valandovë 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 15 viktima  : 8 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 2 nga Struga, 2 nga Gostivari dhe 1 nga Ohri.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 150 pacient të shëruar në – Shkup 105 – Tetovë 12 – Strugë 10  – Shtip 7 – Koçani 5 – Ohri 4 – Negotinë 2 – Gostivar 1 – Strumicë 1 – Probishtip 1 – Veles 1  dhe Kumanovë 1

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 6625, numri i pacientëve të rikuperuar është 2748, numri i të ndjerëve është 321 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3556.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 9 raste të reja, 2 të vdekur dhe 10 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 389.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive:

  • Shkup – 3208, aktiv 2010 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Tetovë – 723, aktiv 389 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 769aktiv 219 (me 109.228 banorë) .
  • Shtip – 355, aktiv 161 (me 43.625 banorë) .
  • Ohër- 180, aktiv 151 (51.591 banorë).
  • Strugë – 242, aktive 145 (me 65.801 banorë) .
  • Resnjë – 111aktiv 97 (me 16.313 banorë)
  • Gostivar – 129, aktiv 70 (111.252 banorë) .
  • Dibër  – 102, aktiv 50 (me 20.863 banorë)
  • Veles – 189, aktiv 42 (me  54.384 banorë)
  • Koçani – 73, aktiv 21 (me 37.758 banorë)
  • Prilep – 246, aktiv 23 (me 75.132 banorë)
  • Manastir – 54aktiv 20 (me 91.983 banorë)
  • Kërçovë – 38, aktiv 32 (me 56.937 banorë)
  • Probishtip – 20, aktiv 11 (me 15.085 banorë)

Ja edhe një apel për qytetarët nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë : Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje ndërgjegjes individuale të secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

59 vjet nga vdekja e Hemingway, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë botërore

ernest-hemingwayErnest Hemingway ishte një novelist amerikan, shkrimtar i historive të shkurtra dhe gazetar. I përket shkrimtarëve të periudhës klasike të letërsisë amerikane. Ernest Hemingway në profilin e tij shkrimtaresk përfaqëson në mënyrë të shkëlqyer realizmin letrar në Amerikë.

Hemingway la vulën e tij në historinë e letërsisë botërore, duke u bërë një nga figurat më të rëndësishme në botën e letërsisë, shkruan KultPlus.

I konsideruar nga shumëkush si strehë e brezit të humbur, Hemingway vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Proza e tij e gjallë shquhet për nga thjeshtësia mahnitëse, dialogu i thjeshtë plotë jetë. Personazhet kryesore të Heminguejit janë gjithnjë luftëtarë të paepur, me dinjitet krenar, toreador, përballë gjendjes së nderë që po përjetonte padrejtësisht brezi i humbur, brez në kurrizin e të cilit rëndoi më së shumti Lufta e Parë Botërore.

Ky shkrimtar kolosal amerikan është lauruar me shpërblime prestigjioze letrare, madje në vitin 1953 ky shkrimtar merr Çmimin Nobel me ” Plaku dhe deti ” u vetëvra me 2 korrik te vitit 1961 vetëm tre jave para 62-vjetorit te lindjes se tij. Në gjuhën shqipe janë përkthyer një varg romanesh, e vëllimesh me prozë tregimtare të këtij shkrimtari. Vlen të përmenden shqipërimet kolosale të Ismail Kadaresë, Vedat Kokonës.

Ndër veprat më të njohura të shkrimtarit janë: ”Plaku dhe deti”, ”Dëborërat e Kilimanxharos”, ”Për kë bien kambanat”, ”Të kesh e të mos kesh”.

Në vijim, KultPlus ju sjell disa thënie të njohura nga veprat e Hemingway:

“Jeta e çdo njeriu përfundon në të njëjtën mënyrë. Janë detajet se si ai njeri jetoi dhe se si vdiq që dallojnë njërin person nga tjetri”.

“Mënyra më e mirë për të kuptuar, nëse e beson dikë, është duke i besuar atij/asaj”.

“Përpara se të flasësh për jetën, së pari duhet ta jetosh atë”.

“Gjëja më e dhimbshme është të humbasësh veten në procesin e të dashurit shumë të dikujt dhe të harrosh se edhe ti vetë je special/e”.

“Asnjë mik nuk është aq besnik sa një libër”

“Lumturia tek njerëzit inteligjentë është gjëja më e rrallë që njoh”.

“Përpara se të flasësh, dëgjo. Përpara se të reagosh, mendo. Përpara se të shpenzosh, kurse. Përpara se të lutesh, fal. Përpara se të heqësh dorë, përpiqu”.

“Mjaft ndoqe nga pas personin e gabuar. Personi i duhur nuk ka për të ikur kurrë nga ty”.

“Është me rëndësi që të arrish në fund të një udhëtimi, por gjëja më me rëndësi, është vetë udhëtimi”.

“Vetëm ata që janë të përgatitur për të shkuar shumë larg, mund ta kuptojnë më mirë se sa larg mund të shkojnë”