IKShPK : 194 raste pozitive, 4 të vdekur dhe 138 të shëruar!

IKSHPKInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7.846 raste nga 35.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 138 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.383.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Podujevë 17 raste, Prizren 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna, Gjakovë 12 raste, komuna Vushtrri 8 raste,
komuna Drenas 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste,
komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë, Rahovec dhe Zubin Potok.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve!

Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Masat e reja të Qeverisë për mbrojtje nga COVID-19 kanë për qëllim zvogëlimin e rasteve të sëmundjeve dhe vdekjeve. Kjo duhet të arrihet me ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Covid 19: prej 1971 testeve, sot, kemi 188 raste të reja, 5 viktima dhe 268 persona të shëruar

RMV Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1971 teste dhe 188 raste të reja të COVID -19 u regjistruan në: -Shkupi 44 -Tetovë 24 -Gostivar 23 -Strugë 21 -Kumanovë 21 -Shtip 18 -Kërçovë 10 -Ohër 6 -Manastir 5  -Kavadari 3 -Makedonski Brod 3 -Negotinë 2-Probishtip 2 -Kriva Palankë 1 -Koçanë 1  -Demir Hisar 1  -Resnje 1 -Veles 1 -Dibër 1.

Kanë ndërruar jetë 5 pacientë, një pacientë nga Shkupi, një pacientë nga Manastiri, një pacientë nga Kumanova dhe dy pacientë nga Tetova.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 268 pacientë të rikuperuar nga: -Skopje 105 Tetovë 41 -Kumanovë 23 -Strugë 22  – Ohër 19 -Kërçovë 13 -Sveti Nikolë 12 -Gostivar 12 -Veles 5 -Resnje 4 -Manastir 3 -Probishtip 3 – Dibër 2 – Shtip 1 -Prilep 1 -Demir Hisar 1  -Radovish 1

Deri më tani, në total janë kryer 99.615 teste të COVID -19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 10503, numri i pacientëve të rikuperuar është 5931, numri i atyre që humbën jetën është 476, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 4096.

IKShPK : 239 raste pozitive, 7 të vdekur dhe 102 të shëruar!

Ambulanca per koronavirusInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 239 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7.652 raste nga 35.121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.331.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Mitrovicë 27 raste, komuna Ferizaj 24 raste, komuna Drenas 17 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Rahovec, Skenderaj dhe Kaçanik.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve!

Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Prishtina për njohje, Beogradi për kompromis

Bruksel më 16 korrik.Kosova dhe Serbia për arsye të ndryshme ende nuk kanë vullnet të fuqishëm politik për të arritur një marrëveshje përfundimtare, ndërkohë që procesi i dialogut vazhdon vetëm për shkak të shtysës nga faktorët ndërkombëtarë, thotë drejtori i Grupit të Ballkanit për Politika, Naim Rashiti. Në anën tjetër, Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd, vlerëson se Brukseli zyrtar është tërësisht i papërgatitur për vazhdimit e dialogut.

Kosova dhe Serbia i janë rikthyer dialogut në Bruksel, pas 20 muajsh që kur ky dialog ishte ndërprerë dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë theksuar që presin nga palët që t’i kontribuojnë “normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve ndërmjet dy vendeve”.

Por, të dyja palët, vazhdojnë të kenë qëndrime skajshmërisht të kundërta qoftë për natyrën e këtij dialogu, qoftë për një zgjidhje të mundshme përfundimtare, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar që dialogu me Serbinë është vetëm politik, “për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”.

Por, në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se Serbia është për dialog dhe kompromise që çojnë në zgjidhje, por nëse i bëhet thirrje që në dialog të shkojë “për të firmosur pavarësinë e Kosovës”, atëherë ai ka kërkuar që të mos i bëhet fare thirrje për pjesëmarrje në dialog.

Janjiq: Dialogu, në gjendje kome

Analisti politik, Naim Rashiti, drejtor i Grupit të Ballkanit për Politika, thotë për Radion Evropa e Lirë se dialogu aktual nuk është në parametrat dhe as në rrethanat që është zhvilluar para disa vitesh.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia, ndonëse për arsye të ndryshme, ende nuk kanë vullnet të fuqishëm politik për të arritur një marrëveshje përfundimtare, ndërkohë që procesi i dialogut vazhdon vetëm për shkak të shtysës nga faktorët ndërkombëtarë.

Rashiti thotë se dialogu ka rinisur në kohën kur ekzistojnë më së shumti antagonizma, përçarje dhe jokoordinim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ndërkohë që aktualisht Kosovën ky proces e ka gjetur në një pozicion më të vështirë se kurrë më parë.

Por, siç thotë ai, tashmë është një plan i ri për një proces të dialogut, i cili pritet të zgjasë 14 deri në 18 muaj, për të arritur një marrëveshje përfundimtare nga palët, ndërkohë që po nga këto palë dhe nga faktorët ndërkombëtarë do të varet edhe suksesi i këtij dialogu.

“Palët do të mbesin me qëndrime të tilla gjatë gjithë procesit, sepse nuk kemi kornizë të definuar dhe të pajtuar në mes palëve. Do të thotë, mbetet i hapur si proces i tillë. Në njëfarë forme lë hapësirë që në çdo rrethanë, njëra palë ose tjetra të largohen nga procesi apo ta interpretojnë ndryshe. Do të kemi interpretime të ndryshme derisa të shohim formulimin në letër dhe vendosjen e nënshkrimeve. Nuk e dimë se a do të ndodhë kjo, por palët do të vazhdojnë të jenë të tilla”, tha Rashiti.

Sipas tij, Kosova do të jetë gjithnjë në një pozicion më të vështirë, më ngurruese për të bërë kompromise dhe më kërkuese për sa i përket njohjes nga Serbia. Ndërkaq, sipas tij, Serbia është në pozicion të favorshëm dhe më të fuqishëm politik, si dhe ende mendon se mund të manipulojë me BE-në dhe faktorin ndërkombëtar në lojëra gjeopolitike, për ta detyruar BE-në ose ndërmjetësuesit në dialog që të mos kërkojnë njohjen e Kosovës nga ajo.

Por, Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, vlerëson se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, por edhe Bashkimi Evropian, në këtë rast përfaqësuesi i posaçëm i tij për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, si dhe shefi i Politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i janë qasur tërësisht të papërgatitur vazhdimit të dialogut. Sipas tij, para se të shkohet në Bruksel, të gjitha palët është dashur që t’i qartësojnë arsyet që kanë çuar deri te ndërprerja e dialogut, si dhe arsyet se pse janë hequr ato pengesa për dialogun.

Ai thotë se dialogu ka rinisur në mënyrë të çuditshme dhe pa mirëbesim.

“Dialogu ende është në gjendje kome. Të themi me fjalor mjekësor, ai ende gjendet në kujdes intensiv dhe nuk ka dalë në rrugë. Nuk ekziston, përveç në deklaratat e Lajçakut dhe në takimet e shpikura. Por, tash kjo duket se ka shkuar në raundin tjetër. Jo vetëm që (kryeministri i Kosovës, Avdullah) Hoti dhe (presidenti i Serbisë, Aleksadar) Vuçiq kanë biseduar sikur ‘i shurdhëri me memecin’, por më pas u lajmërua edhe i ashtuquajturi koordinator i ekspertëve të Kosovës, ndërkaq që nga ne u lajmërua i gjithë ekipi nga dialogu teknik. Më nuk po dihet se a po zhvillohet dialog politik në nivel ekspertësh apo po zhvillohet dialog teknik, i cili mbase po i rishqyrton të gjitha çështjet politike. Cili është qëndrimi i Lajçakut? Ata kanë marrë pjesë në përgatitje me Lajçakun. Është dashur ta pastrojnë këtë situatë”, tha Janjiq.

Rashiti: Dialog, sa për dëshirën partnerëve ndërkombëtarë

Megjithatë, analisti Rashiti, vlerëson që Bashkimi Evropian, ndryshe nga fazat e mëhershme kur e kishte cilësuar dialogun si rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve, tashmë ka theksuar se dialogu do të zhvillohet për një marrëveshje përfundimtare.

Kjo sipas tij është një peshë e madhe për dy përfaqësuesit e saj, Borrellin dhe sidomos për Lajçakun. Por, se a do të ketë sukses ky proces, nuk do të varet vetëm nga ta, por edhe nga ajo se a do të binden palët që të investojnë më shumë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

“E nuk po e shohin që palët, përveç një shprehje gatishmërie dhe vullneti, në njëfarë forme, takimet po i zhvillojnë kryesisht për t’ua plotësuar dëshirën partnerëve, miqve ndërkombëtarë, për të qenë në një vijë me ta, sesa për të hyrë seriozisht në proces për çdo marrëveshje”, tha Rashiti.

Ai shtoi që për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi, do të nevojitet një koordinim më i mirë ndërmjet SHBA-së dhe BE-së, e që sipas tij aktualisht nuk është.

Ai gjithashtu nuk beson që një koordinim i tillë do të jetë i arritshëm në fazën e tanishme.

Edhe Janjiq vlerëson që palët nuk i janë qasur dialogut seriozisht. Por, sipas tij, sikur ato të ishin racionale, ndërkaq që edhe vendet e Qunt-it të kishin një qëndrim të vetëm, një marrëveshje do të mund të arrihej në afat prej tre muajve. Sipas tij, ajo marrëveshje nuk do të nënkuptonte njohjen e ndërsjellë në mes Kosovës dhe Serbisë, por siç e quan ai, një “model gjerman”, që nënkupton pranimin nga Serbia që në dokumente të shkruhet Republika e Kosovës dhe të ketë qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave. Në të kundërtën, sipas tij, mund të ketë lojëra politike, braktisje të synimeve për marrëveshje, gjë që i mundëson provokimet, madje edhe ato të armatosura.

Tash për tash, siç thotë Janjiq, nuk duket se do të ketë ndonjë marrëveshje të mundshme.

“Unë këtë nuk e shoh. Unë këtë e kam thënë kur e kam parë ekipin rreth Lajçakut. Kur e kam parë mënyrën se si punohet, është e njëjtë sikurse e (ish-shefes së Politikës së jashtme të BE-së, Federica) Mogherinit. Nga kjo nuk ka ndonjë përfitim. Do të duhej që gjermanët të jenë pak më të mprehtë, për shkak se janë në presidencë (të BE-së). Në qoftë se gjermanët e forcojnë ekipin e Lajçakut dhe i ndërrojnë disa, të cilët ne i shohim në Kosovë tash e 20 vjet si EULEX, UNMIK dhe tash nuk e di se çfarë, atëherë ka gjasa. Ata duhet ta bëjnë këtë, ndërkaq Beogradi dhe Prishtina, kur të kuptojnë që ekziston presioni për racionalitet, do të jenë më racional. Nuk kanë zgjidhje tjetër”, u shpreh Janjiq.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka rinisur më 16 korrik.

Dialogu ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, pas vendosjes së tarifës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh, janë takuar të enjten më 23 korrik në Bruksel dhe biseduan për çështjen e të pagjeturve dhe të zhvendosurve. Edhe një takim është paraparë për 30 korrik. Koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni, pas takimit me palën serbe më 23 korrik, deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje për kapituj të veçantë, përderisa nuk arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

rel

Mbledhja e këshillit politik/ Top Channel zbardh detaje: Ja çfarë kërkon opozita e bashkuar

keshilliQë prej orës 11 të paradites po zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Politik me në fokus listat e hapura dhe koalicionet.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se në mbledhjen e këshillit politik opozita e bashkuar ka kërkuar ekspertizë ndërkombëtare përmes
Këshillit të Europës nga ku varet Komisioni Venecias për ndryshimet kushtetuese.

Më herët ekspertët në këshill parashtruan qasjen e tyre për listat e hapura 100% dhe koalicionet parazgjedhore.

Kjo kërkesë e opozitës ka marrë si përgjigje nga Damian Gjiknuri atë që u tha një ditë më parë: Nisur nga fakti se këto amendime kushtetuese, janë për votim në 30 Korrik 2020, duhet të presim miratimin e tyre dhe më pas të fillojmë punën për reflektimin e tyre sa më shpejt në ligjin zgjedhor. Mendoj se kjo duhet të jetë e vetmja qasje jo paragjykuese dhe konstruktive në frymën e asaj që kemi realizuar sëbashku deri më tani.

Gjiknuri po ashtu në këshill ka thënë: Për fazën aktuale të ndryshimeve kushtetuese nuk ka nevojë për ekspertizë sepse PD-LSI nuk kanë ndonjë problem me amendamentet kushtetuese dhe formulimin e tyre. Nuk kanë paraqitur as formulime alternative.

Ekspertiza e ODHIR është e mirëpritur për të adresuar shqetësimet e opozitës në fazën e shkruajtjes të ligjit elektoral pra formulimeve në kod pas ndryshimeve në Kushtetutë.

Pra duhet të miratohet ndryshimi kushtetues, i cili edhe sipas ekspertëve nuk pengon as hapjen 100% të listave dhe as koalicionet.Më pas, specifikimet për listat dhe modalitetet se si regjistrohen partitë të grupuara me listë caktohen në kod. Në këtë fazë palët nëse nuk gjejnë dakordësi mund të marrin dhe opinion të ODHIR.

Top Channel

Skandali i Shkëlzen Berishës me blerjen e tokës në Gërdec, avokati që humbi vëllanë: Po rikthehet në vendin e krimit

Avokati Geraldo DurdaSkandali i publikuar nga mediat se Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe një nga emrat e përfolur si i përfshirë në aferën e armëve në Gërdec ku pati me dhjetëra të vdekur, ka blerë tokë pikërisht në këtë zonë, ka sjellë reagimin e ashpër dhe të familjarëve të viktimave.

Djali i madh i familjes “Durdaj”, e cila është akoma në pritje të drejtësisë së munguar për të ndëshkuar atë që i mori jetën të birit, Geraldo Durda, thotë se autori po kthehet në vendin e tij të krimit.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai ngre pyetjen se kush janë politikanët më të interesuar në Shqipëri që tragjedia e Gërdecit të mos zgjidhet kurrë ndërsa thotë se deri më tani askush nuk ka marrë mundimin deri tani ta pyesë, krejt ligjërisht, nga se përbëhet pasuria e ti dhe se kush i sponsorizon udhëtimet e tij.

Statusi

““sy peshkaqeni”
Kush janë politikanët më të interesuar në Shqipëri që tragjedia e Gërdecit të mos zgjidhet kurrë?

Fillimisht blen pronën , më parë ka blerë një makinë 85 mijë euro dhe një apartament tek ETC 346 mijë euro. Më pas merr kredinë për të blerë pronën, të cilën e lë kolateral për kredinë. Mes pas blen edhe ca makineri boronicash 2.4 miliardë lekë (të vjetra).
Pastaj e kamuflon me një kompani që ka një punëtor.

Më pas rikthehet në vendin e krimit.
Edhe më e çuditshmja,

Askush nuk ka marrë mundimin deri tani ta pyesë, krejt ligjërisht, nga se përbëhet pasuria e tij?
Kush i sponsorizon udhëtimet e tij?
Çfarë punon?

Në cilin objekt ka qenë,ndërmjetës, çfarë është blerë e çfarë është shitur?”, shkruan djali i madh i familjes “Durdaj”, Geraldo Durda.

Kujtojmë që vëllai i tij Erisoni i vogël, ishte vetë shtatë vjeç e gjysmë, kur nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve me 15 mars 2008 në Gërdec gjeti vdekjen.

Top Channel

Vërini gishtin kokës – vala e dytë Corona do të vijë!

kafetMe një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbën e infeksionit me Sars-CoV-2. Por nëse tani nuk përpiqemi të gjithë bashkë do ta çojmë dëm suksesin e arritur në luftën kundër COVID-19, mendon Fabian Schmidt.

Shumë vende të botës reaguan ndaj pandemisë Corona  me kohë duke marrë masat e izolimit si dhe duke ndjekur me hollësi zinxhirin e infeksionit, si rrjedhojë këto masa patën sukses. Kurba e infeksionit, që në fillim u rrit në mënyrë eksponsenciale, në këto vende mundi të mbahet nën kontroll dhe infeksionet e reja mbetën në nivel të ulët.

Shembull për këtë janë Kina, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, por edhe shumë shtete të BE-së. Pas përvojave dramatike të gjashtëmujorit të kaluar pothuajse kudo u arrit, që sistemet e shëndetësisë të mbeten funksionuese dhe ekonomia pavarësisht goditjeve të rënda të rivihet në funksionim.

Por kthimi gradualisht në normalitet në disa vende nuk duhet të na bëjë ne më të shpenguar. Epidemia në mbarë botën ende nuk ka marrë fund. Faktikisht numri i kurbës globale të infeksioneve të reja po rritet sërish në mënyrë eksponenciale. Dita ditës ka më shumë e jo më pak infeksione të reja. Epidemia është tani më e rrezikshme se në ditët e para të saj.

Epidemia po avancon aty ku sistemi i shëndetësisë nuk funksionon mirë

Ajo po avancon kryesisht në ato vende, ku sistemi i shëndetësisë nuk funksionon mirë, kur njerëzit janë më të varfër dhe si rrjedhojë edhe jetojnë në një mjedis më të ngushtë bashkarisht. Epidemia po avancon edhe në ato vende, ku ata që janë përgjegjës venë në plan të parë interesat ekonomike dhe jo ato të qytetarëve të tyre e nuk ndërmarrin masa të rrepta.

Vendet e shkundura prej pandemisë Corona si SHBA, Brazili, India, Rusia, Afrika e Jugut dhe Meksika, duhet të jenë si një paralajmërim për ne. Teksa në këto vende pandemia ndodhet ende në kulmimin e valës së parë,  në vendet që e kanë përballuar lehtësisht valën e parë, kërcënon tani një valë e dytë e frikshme. Faktikisht: në shumë shtete të BE-së shifrat e infeksioneve të reja sërish janë në rritje.

Vala e dytë pra do të vijë me siguri. Ajo nuk do të mund të shmanget, por të paktën ajo mund të dobësohet disi. E kjo është e mundur vetëm, nëse njerëzit vazhdojnë të jenë të tërhequr. Kjo do të thotë të heqësh dorë prej të qenit grumbull në shoqëri, prej manisë të shohësh e të të shohin, prej eventeve dhe mbrëmjeve shoqërore.

Më mirë festë në një rreth të ngushtë

Pushimet, aq sa është e mundur mund t’i kalosh edhe në rrethin e ngushtë familjar ose atë shoqëror. Por atij që nuk i zënë këmbët dhe e mendon, se patjetër duhet të gjendet mes mijëra njerëzve të tjerë, kush nuk heq dorë prej alkohoolit dhe drogës e nuk ruan distancë prje të tjerëve vepron në mënyrë të papërgjegjshme dhe dhe jo solidare.

Shifrat aktuale të ulëta të infeksioneve ne faktikisht i kemi paguar shtrenjtë. Shumë njerëz, ne të gjithë bashkë kemi humbur të afërm e miq. Të tjerë kanë humbur vendin e punës ose u është dashur të mbyllin sipërmarrjen e tyre. Atyre dhe vetes sonë ne u detyrohemi, që të vazhdojmë ta vlerësojmë me seriozitet rrezikun nga virusi Corona. Një zbutje e masave mbrojtëse nuk është një carta bianca për shfrenim.

dw

Test i detyrueshëm për Coronën për udhëtarët që hyjnë në Gjermani

testDuke nisur nga java e ardhshme në Gjermani do të jenë të detyrueshme testet për Coronën për udhëtarët që kthehen nga zona me rrezik.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha se “do të urdhërojë testimin e detyrueshëm për Coronën për udhëtarët që vijnë në Gjermani nga zona me rrezik të lartë”. Kjo i shërben mbrojtjes së të gjithë qytetarëve. “Ne duhet të parandalojmë që udhëtarë që kthehen nga zona me rrezik të infektojnë pa u vënë re të tjerë dhe të shkaktojnë kështu zinxhirë të rinj infektimi,” tha politikani i CDU-së. Testet për udhëtarët do të jenë falas. Testimet e detyrueshme pritet të hyjnë në fuqi javën e ardhshme. Personat testi i të cilëve rezulton pozitiv, duhet të qëndrojnë për dy javë në karantinë.

Spahn njoftoi se testimi me detyrim bazohet në Ligjin për Mbrojtjen ndaj Infeksioneve dhe sipas konstatimit nga ana e Bundestagut në rastin e Coronës kemi një situate epidemike që ka përfshirë gjithë vendin. Për këtë shkak Ministria Federale e Shëndetësisë do t’i detyrojë udhëtarët që vijnë në Gjermani dhe që kanë qenë të ekspozuar ndaj një rreziku të shtuar infektimi që t’i nënshtrohen një ekzaminimi mjekësor. Pas heqjes së masave kufizuese miliona gjermanë janë nisur sërish për pushime brenda dhe jashtë vendit.

Vendet e rrezikshme

Lista me vendet që konsiderohen si zona me rrezik të shtuar infeksioni përcaktohet nga qeveria federale gjermane dhe Instituti gjerman për Sëmundjet Infektive “Robert Koch” (RKI). Sipas ministrit federal të Shëndetësisë ndër këto vende bëjnë pjesë Turqia apo vendet e Ballkanit Perëndimor. Kriter qendror për këtë klasifikim është numri i të infektuarve rishtaz gjatë shtatë ditëve të kaluara për 100.000 banorë.

Si të rrezikshme konsiderohen ato shtete ose rajone në të cilat gjatë shtatë ditëve të kaluara ka pasur më shumë se 50 vetë të infektuar rishtas për 100,000 banorë. Udhëtarët që vijnë nga vende që konsiderohen të parrezikshme mund të testohen vullnetarisht brenda 72 orëve – por jo në aeroport, por në klinika mjekësore ose tek Drejtoritë e Shëndetit Publik. Edhe këto testime do të jenë falas.

Mungesë imuniteti edhe pas infektimit me Corona

Frika prej infektimeve të reja me Corona është shtuar edhe sepse ndërkohë, u bë e njohur se pacienti i parë gjerman që u infektua me Corona, e humbi imunitetin ndaj virusit. Pra rreth tre muaj pas infektimit, ai nuk kishte më antitrupa mbrojtës që mund ta mbrojnë nga një riinfektim. “Që nga muaji prill pacienti nuk ka më antitrupa neutralizues ndaj Covid-19″ thanë mjekët. Gjithësesi ai nuk ka pasur deri tani pasoja në mushkëri prej infektimit me Covid 19, thanë mjekët.

afp dpa

Helikopteri Ingenuity përgatitet për eksplorimin e Marsit

Mars MissionsKur sonda Perseverance të zbresë në Mars, ajo do të sjellë mbi Planetin e Kuq teknologji të jashtëzakonshme që do ta bëjnë atë robotin shkencor më të sofistikuar në historinë e këtij planeti. Rreze lazer do të shkrijnë shkëmbinj dhe do të mbledhin avujt që çlirohen për të analizuar përbërësit. Po ashtu sonda do të përcjellë në Tokë zhurmat dhe imazhet e planetit. Por sekretet më të interesante pritet të zbulohen nga helikopteri novator, Ingenuity, që do të eksplorojë Planetin e Kuq.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, helikopteri Ingenuity do të zbresë në Mars në shkurt 2021. Çdo etapë është llogaritur në detajet më të hollësishme.

Zbritja pa dëmtime është shumë e rendësishme për të garantuar funksionimin e rregullt të helikopterit që të përmbushë misionin e eksploruesit dhe grumbulluesit të informacionit.

“Helikopteri Ingenuity që po dërgohet me sondën Perseverance është një ndër aspektet më interesante të kësaj ekspedite, pasi për herë të parë do të demonstrojmë se mund të fluturohet në një planet tjetër. Fluturimi është një mënyrë shumë e efektshme për të eksploruar një objekt hapsinor,” thotë shkencëtarja e NASA-s, Bethany Ehlmann.

Sipas planit, sonda duhet të zbresë në kraterin Jezero, një nga mjediset më të mbrojtura në planet.

Shkencëtarët besojnë se kjo zonë është e pasur me depozita silikoni, mineralesh dhe përbërësish që do të vërtetojnë nëse planeti ka pasur ujëra neutrale që kanë mundësuar ekzistencën e jetës para 3 mliardë vjetësh.

Helikopteri Ingenuity u krijua në një nga laboratorët e NASA-s në Institutin Teknologjik të Kalifornisë. Një nga sukseset më të mëdha është fakti që ky helikopter është i aftë të ngrihet në fluturim në mjedisin marsian.

Profesor Ken Farley shpjegon përse helikopteri u ndërtua në formë unike:

“Helikpteri është i vogël, por ka helika gjigande krahasuar me trupin e vogël, secila rreth 1 metër e gjatë, pasi në Mars presioni atmosferik është shumë i ulët, vetëm sa 1% e presionit atmosferik në Tokë”.

Sipas shkencëtarit nuk është e mundur të imitohet me saktësi në Tokë presioni atmosferik i Marsit:

“Marsi është shumë i ftohtë, ka presion shumë të ulët atmosferik. Për të imituar këto kushte nevojitet një mjedis i madh në vakum. Ekipi që krijoi helikopterin ndërtoi një mjedis të madh për të krijuar kushte sa më të përafërta, por në realitet funksionimi do të vërtetohet në sipërfaqen e Marsit” thotë zoti Farley.

Përveç kushteve shumë të ndryshme atmosferike, Ingenuity ka edhe sfida të tjera përpara:

“Helikopteri mund të fluturojë vetëm disa minuta pa ndërprerje, pastaj i duhet të zbresë që të rikarikojë motorin. Prandaj duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm kur planifikojmë çdo fluturim. Do të fillojmë me detyra të thjeshta si për shembull ngritjen mbi sipërfaqe dhe qëndrimin pezull për pak minuta e pastaj zbritjen në sipërfaqe. Gradualisht do t’i bëjmë fluturimet më të gjata e më të ndërlikuara për të eksploruar me sukses Marsin,” thotë zoti Farley.

Nëse helikopteri kapërcen të gjitha sfidat, shkencëtarët besojnë se do të transformojë fluturimet hapsinore në të ardhmen:

“Do t’i bëjë lëvizjet e sondës më efiçente dhe do të provojë vlerën e teknologjisë së helikopterit. Kjo do të ofrojë një rrugë të re për eksplorime. Më pas mund të dalin gjenerata të reja helikopterësh, por fillimisht duhet të provojmë se teknologjia funksionon,” thotë zonja Elhmann.

Sfida e parë e helikopterit është rruga drejt Marsit. Nëse zbret me sukses në planetin e kuq, më pas do të duhet të demonstrojë se mund të funksionojë në temperaturë -90º celcius.

voa

Covid 19: prej 1356 testeve, sot, kemi 102 raste të reja, 5 viktima dhe 99 persona të shëruar

RMV - Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1356 testime dhe 102 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në:-Shkup 39-Shtip 13-Kumanovë 11-Gostivar 8-Manastir 6-Kërçovë 4-Sveti Nikolë 3-Kavadar 3-Prilep 3-Ohër3-Tetovë 2-Strugë 2-Makedonski Brod 1-Vinicë 1-Radovish 1-Koçanë 1 dhe Demir Hisar 1.

Sot janë regjistruar 5 viktima: një pacient nga Shkupi, një pacient nga Kërçova, një pacientë nga Kumanovë, një pacient nga Prilepi dhe një pacientë nga Shtipi.

Sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 99 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 49-Strugë 17-Ohër 15-Tetovë 10-Gostivar 2-Shtip 2-Koçanë 1-Kërçovë 1-Resnje 1 dhe Strumicë1.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 97550 teste COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 10315, numri i pacientëve të rikuperuar është 5663, numri i atyre që humbën jetën është 471 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 4181.