Covid 19: 241 raste të reja, 8 të vdekur dhe 51 persona të shëruar

RMV - Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1700 teste dhe janë regjistruar 241 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 73 – Shtip 60 – Tetovë 32 – Gostivar 14  – Kumanovë 10  – Koçani 8 – Gjevgjeli 6 – Sveti Nikollë 5 – Prilep 5 – Strumicë 4 – Strugë 3 – Manastir 3 – Kriva Pallankë 3 – Radovish 3 – Demir Hisar 2 – Ohër 2 – Kërçovë 2  – Dibër 1 – Veles 1 – Krushevë 1  – Probishtip 1 – Vinicë 1 dhe Kratovë 1 .

Gjatë 24 orëve u regjistruan 8 viktima : 2 nga Tetova, 2 nga Struga, 2 nga Shkupi 1 nga Gostivari dhe 1 nga Strumica (të moshës 59-, 61-, 62-, 66-, 67- dhe 76-vjeçar).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 51 pacient të shëruar në – Shkup 40 – Resnjë 7 – Probishtip 1 – Manastir 1 – Demir Hisar 1 dhe Kërçovë 1.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 9026, numri i pacientëve të rikuperuar është 4727, numri i të ndjerëve është 414 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3885.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 32 raste të reja, 2 viktima, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 325.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive:

  • Shkup – 4214, aktiv 1868 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Tetovë – 938, aktiv 325 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 904aktiv 236 (me 109.228 banorë) .
  • Shtip – 569, aktiv 272 (me 43.625 banorë) .
  • Prilep – 311, aktiv 62 (me 75.132 banorë)
  • Strugë – 351, aktive 170 (me 65.801 banorë) .
  • Ohër- 231, aktiv 116 (51.591 banorë).
  • Veles – 206, aktiv 31 (me  54.384 banorë)
  • Gostivar – 286, aktiv 190 (111.252 banorë) .
  • Resnjë – 140aktiv 59 (me 16.313 banorë)
  • Dibër  – 173, aktiv 111 (me 20.863 banorë)
  • Koçani – 88, aktiv 20 (me 37.758 banorë)
  • Manastir – 88aktiv 43 (me 91.983 banorë)
  • Sveti Nikollë – 184, aktiv 169 (me 17.683 banorë)
  • Kërçovë – 96, aktiv 80 (me 56.937 banorë)
  • Probishtip – 42, aktiv 26 (me 15.085 banorë)

Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Izraeli vendos masa të reja kundër pandemisë

Izraeli pandemiaIzraeli njoftoi për ashpërsimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri, përfshirë mbylljen e shumë bizneseve, gjatë fundjavës.

Qeveria njoftoi për kufizimet, pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se “masat e përkohshme” ishin të nevojshme, për të shmangur një izolim tjetër të përgjithshëm.

Netanyahu është përballur me kritika dhe protesta të gjera ditët e fundit, lidhur me trajtimin e pandemisë nga ana e qeverisë së tij, dhe pasojat ekonomike nga një izolim i mëparshëm.

Kufizimet e reja parashohin mbylljen gjatë fundjavave të dyqaneve, qendrave tregtare, salloneve të bukurisë dhe vendeve turistike.

Fundjava izraelite është të premten dhe të shtunën.

Izraeli kryesisht kishte parandaluar shpërthimin e epidemisë, pas vendosjes së masave të ashpra të izolimit që zgjatën dy muaj.

Por, rastet e reja me koronavirusin e ri, janë rritur që kur janë hequr kufizimet.

Izraeli raportoi rreth 1.900 raste të reja vetëm ditën e enjte. Të paktën 384 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, ndërsa janë infektuar më shumë se 45,000 persona.

rel

Top Story/ Dëgjesat publike për hidrocentralin ne Vjosë, si u falsifikuan dokumentat nga kompania turke

t8-5Me një vendim të datës 2 Maj 2017, Gjykata Administrative e Tiranës vendosi të anulojë konçesionin duke e konsideruar të jashtëligjshme kontratën dhe të gjithë dokumentacionin shoqërues. Por, le ti marrim gjërat me radhë. Në vitin 2014 përgatitet studimi i fizibilitetit për hidrocentralin e Poçemit nga kompania turke “Çinar”.

Në Shkurt të vitit 2015, në qytetin e Fierit mbahet dëgjesë publike e organizuar nga kompania GR Albania për llogari të turqve të “Çinar”. Siç shihet, në dokumentin e kompanisë listohen edhe emrat e pjesëmarrësve dhe disa foto nga aktiviteti i konsultimit. Pjesëmarrësit janë të profesioneve të ndryshme.

Në listë renditet si pjesëmarrës në konsultim edhe administratori i GR Albania dhe ndihmës administratori. Kompania është kujdesur të thërrasë fermerë e agronomë që të mund të japin mendimin për pasojat që sjell diga, por askush prej tyre nuk preket pasi janë nga fshatrat e Fierit. Pra, çuditërisht mungojnë fermerët nga fshatrat Poçem dhe Kutë në Mallakastër duke e bërë konsultimin të pavlefshëm. “Ne na ka rezultuar që dëgjesa nuk është bërë siç e kërkon legjislacioni, jo në vendin dhe me njerëzit e duhur”, thotë Olsi Nika, Eco Albania

Në dokumentacionet shoqëruese thuhet se vlerësimi i Ndikimit në Mjedis u është prezantuar banorëve gjatë konsultimeve, por realiteti në terren tregon se banorët e Kutës u ngritën në protesta kundër projektit. Aktivistët e organizatave vendase dhe të huaja, analizuan në mënyrë të imtësishme VNM-në. Njësoj si në rastin e hidrocentralit të Kalivaçit, edhe ktu u konstatua se raporti ishte plagjiaturë.

“Ne e kemi çekuar dhe sot falë teknologjisë çekon dokumente softëere dhe vlerëson sa autentik është dhe rezulton se ka qenë mbi 60 % i kopjuar nga materialet e tjera, kjo është edhe shkelje e të drejtës autorit”, thotë Olsi Nika, Eco Albania. Në studimin e VNM-së kanë marrë pjesë edhe profesorë austriakë e gjermanë. Mes tyre, edhe profesor Fritz Schiemer i cili i ka dërguar një letër kryeminsitrit Edi Rama ku e vë në dijeni për plagjiaturën dhe gjithë problematikat e tjera të dokumentit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis.

Në Prill të vitit 2015 Ministria e Mjedisit lëshon Deklaratën Mjedisore dhe në 29 Korrik të vitit 2015 qeveria miraton 8 % pikë bonus për kompaninë “Çinar”. Në Shkurt të vitit 2016, Ministria e Energjisë shpall tenderin për konçesionin e pa kërkuar në Poçem. Fitues u shpall bashkimi i kompanive turke “Çinar”, dhe “Ayen Energji”, që nuk kishin asnjë konkurrent tjetër.

“Ka qenë një propozim i pa kërkuar, është futur në garë i vetëm e ka fituar, ka marr 8 pikë bonus nga 10 të mundshme vetëm se ka dorëzuar një studim fizibiliteti, kjo step investitorët seriozë kur dikush është afër binishit”, thotë Olsi Nika, Eco Albania.

Për të gjitha shkeljet e konstatuara, gjykata u dha të drejtë 37 banorëve të zonës së Mallakastrës dhe 3 organizatave që e çuan çështjen në gjykatë. Siç thuhet në vendimin e gjykatës, kontrata u vlerësua totalisht e jashtëligjshme, njësoj si Deklarata Mjedisore dhe procedurat e tjera të tenderit. Sot, çështja është në Gjykatën e Apelit dhe lufta e ambjentalistëve nuk ka përfunduar, pavarësisht se një betejë e rëndësishme u fitua.

Aktivistët, nuk i ndalën përpjekjet. E gjithë beteja në rrafshin juridik, po mbështet fortë edhe në studimet shkencore në terren.

Top Channel

Njerëzit dhe majmunët mendojnë shumë më ngjashëm se sa mendohej deri tani

majmuniModele të caktuara të menduari janë tipike për njerëzit, sidomos kur bëhet fjalë për mësimin e gjuhës. Apo jo? Një studim i ri tregon se nëse u bëhet trajnimi i duhur, edhe majmunët mund të mësojnë rregulla gramatikore.

Njerëzit dhe majmunët nuk flasin të njëjtën gjuhë, por mënyra e tyre e të menduarit është më e ngjashme se sa supozohej deri tani. Këtë e dëshmojnë rezultatet e studimeve në Universitetet e Kalifornisë UC Berkeley, të Harvardit dhe të Carnegie Mellon, të publikuara në revistën shkencore “Science Advances”.

Në një eksperiment të kryer me 100 subjekte të moshave dhe kulturave të ndryshme dhe të specieve studiuesit zbuluan se banorët vendas të Bolivisë, të rriturit dhe fëmijët parashkollorë në SHBA si dhe majmunët Makake kanë ngjashmëri në të ashtuquajturën rekursion.

Koncepti abstrakt

Rekursioni është një proces konjitiv që zhvillohet në tru. Për shembull duke shprehur komanda, ndjenja, ide ose komplekse nëpërmjet përzgjedhjes së fjalëve, fjalive ose simboleve. Rekursioni përshkruan një proces abstrakt, gjatë të cilit tek rregullat përdoret diçka që është krijuar nga vetë rregullat: Për shembull një pasqyrim i pafund në një pasqyrë.

pc testimNë linguistikë rekursioni përshkruan fenomenin ku në shpërbërjen e një njësie gramatike me anë të një kategorie, mund të shfaqet e njëjta kategori. Praktikisht të gjitha gjuhët që flasin njerëzit vlerësohen si rekursive.

Jo aq njerëzore sa mendohej

Majmunët dolën në eksperiment shumë më mirë se sa pritej prej studiuesve. „Të dhënat tona sugjerojnë se me trajnim të mjaftueshëm majmunët janë në gjendje të krijojnë një proces rekursiv. Kjo aftësi nuk është karakteristikë kaq njerëzore, sa mendohej deri tani,” thotë Sam Chayette, që ka marrë pjesë në këtë studim si doktorant.

Sipas studimit, rezultatet ofrojnë njohuri të reja për zhvillimin e gjuhës. “Për herë të parë ne kemi të dhëna empirike kuptimplota për mënyrën e të menduarit tek njerëzit dhe tek primatët jo-njerëzorë”, thotë koautori i studimit, Stephen Piantadosi, asistent profesor i psikologjisë në UC Berkeley.

Rregullat përdoren tek vetja

Për të testuar aftësinë rekursive të subjekteve, atyre iu treguan fillimisht segmente të ndryshme me simbole, për shembull {()} ose {[]}. Këto struktura janë analoge me struktura të caktuara linguistike.

Koncepti rekursiv do të thotë që kthehet mbrapsht, që i referohet vetvetes. Modele rekursive janë thelbësore për sintaksën dhe semantikën në gjuhën e njeriut. Një shembull është fraza nominale „qeni i gruas së pensionistit”.  Këtu kemi të bëjmë me një rend frazash të veçanta nominale, që kur i referohen njëra tjetrës dhe vendosen në radhë japin një frazë të re nominale.

Një shembull tjetër për strukturat rekrusive janë fjalitë e përbëra ku pjesa e dytë e fjalisë, përmban në vetveve një fjali tjetër dytësore. Nëpërmjet përdorimit të „dhe”-së, fjalive krahasuese ose përdorimit njëri pas tjetri të mbiemrave, mund të krijohen parimisht fjali pa fund.

Meqenëse bëhet fjalë për modele komplekse të menduari, studiuesit kujtuan në fillim se majmunët do kenë pak aftësi rekursive.

Experimente me sekuenca simbolike

Pjesëmarrësit në studim nga SHBA si dhe majmunët përdorën një touchscreen, për të grupuar simbolet. Një këmbanë simbolizonte korrektësinë e sekuencës, një zile me zhurmë tregonte se simboli ishte vendosur në vendin e gabuar. Majmunët u shpërblyen me lëng frutash dhe snacks për vendosjen e duhur të simboleve.

Meqenëse Tsimanët, banorë vendas në zonën e Amazonës në Bolivi, bëjnë një jetë të tërhequr, pa përdorur shumë teknologji, atyre iu dhanë simbole në formën e kartave prej letre dhe përgjigja u dha me gojë.

Ngjashmëri e jashtëzakonshme

Rezultati: Subjektet i vendosën simbolet në një listë sipas modeleve rekursive, disa më shumë të qarta e disa më pak. Për studiuesit është e jashtëzakonshme që këto ngjashmëri themelore mund të vërtetoheshin në llojin dhe mënyrën e grupimit. Sepse të rriturve nga grupi i tsimane-ve, parashkollorëve nga SHBA dhe majmunëve u mungon e njëjta gjë: të gjithëve u mungon trajnimi në matematikë dhe në lexim.

“Kështu rezultatet mbështesin rezultate të tjera studimi që thonë se majmunët mund të mësojnë edhe struktura rë tjera, që janë pjesë e gramatikës njerëzore,” thotë Piantadosi.

Majmunët mësojnë gramatikë

Në mënyrë që të përpunohet dhe intepretohet gjuha, duhen kuptuar struktura gramatikore shumë të zhvilluara. Një aftësi që në mënyrë hipotetike në shkencë i ishte veshur vetëm njeriut.

Një eksperiment me majmunë paviane tregoi se majmunët janë në gjendje të mësojnë struktura gramatikore të ashtuquajtura pa kontekst. Këto ndjekin principin e pasqyrimit, për shembull AB/BA ose ABC/CBA.

Majmunëve iu desh të ndiqnin një objekt lëvizës në një touchscreen. Objekti lëvizte ose sipas principit të pasqyrimit ose sipas një principi përsëritjeje të lidhur me një kontekst (AB/AB, ABC/ABC). Ndërmjet lëvizjeve u vendosën qëllimisht gabime në sekuenca.

Më ngjashëm se sa mendohej

Studiuesit vërejtën se majmunët e kuptuan gabimin brenda në sekuencë. Pra ata e mësuan modelin tek i cili bazohet gramatika. Por në gabimet e vendosura në përsëritjen e sekuencave, majmunët nuk reaguan. Sekuencat përsëritëse janë pjesë e gramatikës së lidhur me kontekstin. Të kuptosh këtë duhet kapacitet më i madh të menduari.

Pra rezultatet tregojnë se si rekursioni ashtu edhe përpunimi i strukturave komplekse gramatikore janë më të ngulitura tek mënyra njerëzore e të menduarit se sa tek majmunët, megjithatë majmunët janë në gjendje që t‘ i mësojnë që të dyja. Këto aftësi pra, nuk janë aq karakteristike për njeriun, sa ishte menduar deri tani.

dw

SHBA, rritje shqetësuese e numrit të të infektuarve me COVID-19

pacient me Covid 19SHBA shënoi një rekord shqetësues ditor të enjten prej më shumë se 75 mijë personash të infektuar me koronavirus, sipas të dhënave të gazetës “New York Times”. U desh një javë që të tejkalohej rekordi i mëparshëm prej mbi 68 mijë të infektuarisht të rinj, i vendosur të premten e kaluar.

Ndërsa numri i rasteve të reja me koronavirus po shkon në rritje, zyrtarët shtetërorë vazhdojnë të shpërndajnë mesazhe të ndryshme se si ta trajtojnë pandeminë.

Guvernatori i shtetit jugor të Alabamës Kay Ivey, nxorri të enjten urdhërin që detyron banorët të vendosin maska në publik, ndërsa shteti raportoi rreth 50 vdekje të reja të mërkurën. Guvernatori i Montanës Steve Bullock urdhëroi vendosjen e detyrueshme të maskave në të gjitha mjediset publike të brendshme në ato lokalite ku ka katër ose më shumë persona të infektuar.

Por në shtetin jugor të Xhorxhas, i cili regjistroi rreth 3,900 raste të reja, totali i dytë më i lartë i tij që nga fillimi i pandemisë, guvernatori Brian Kemp lëshoi një urdhër të ri që ndalon qytetet të vendosin me detyrim maska, duke shtuar se “inkurajon fuqishëm përdorimin e tyre”.

Disa kryetarë bashkish të këtij shteti, përfshirë kryeqytetin Atlantën, kanë bërë të ditur se do ta kundërshtojnë vendimin e zotit Kemp dhe do të zbatojnë urdhrat që tashmë kanë nxjerrë për përdorimin e detyruar të maskave.

Deri tani 26 nga 50 shtete amerikane kanë urdhëruar përdorimin e detyruar të maskave. Shtetet e Bashkuara kanë mbi 3.5 milionë persona të infektuar me koronavirus dhe mbi 138 mijë të vdekur, që prej fillimit të pandemisë.

voa

Mediat, Eliot Engel humbet zgjedhjet paraprake

Eliot EngelDemokrati liberal Jamaal Bowman ka mundur ligjvënësin prej 16 mandatesh të Kongresit amerikan Eliot Engel në garën për një vend në Capitol Hill për të përfaqësuar një pjesë të Nju Jorkut.

Lajmi u njoftua të premten nga disa media amerikane. Gara po shihej me mjaft vëmendje si një provë force e krahut të majtë të Partisë Demokratike ndërsa Joe Biden, që i takon krahut të moderuar të partisë po shkon drejt kandidimit zyrtar të tij për garën presidenciale. Rezultati i 23 qershorit u bë publik të premten nga gazeta “New York Times” dhe “Associated Press”.

Me fitoren e tij në zgjedhjet paraprake, zoti Bowman i dha fund karrierës së gjatë në Dhomën e Përfaqësuesve të 73 vjeçarit Eliot Engel, i cili është kryetar i një komisioni me peshë në këtë dhomë, atij të Punëve të Jashtme.

Deri më tani gjatë këtij cikli zgjedhor, pesë ligjvënës aktualë të kësaj dhome, dy demokratë dhe tre republikanë, kanë humbur garën për rizgjedhje përballë kundërshtarëve të tyre brenda partisë.

voa

Zhvillohet online Samiti Vjetor për “Lirinë e Iranit”

free iranVeprimtarë dhe mbështetës të Rezistencës Iraniane, NCRI-së dhe MEK-ut, zhvilluan këtë të premte në mënyrë online Samitin e përvitshëm për Lirinë e Iranit.

Samiti bashkoi mbështetësit e Iranit të lirë nga mbi 100 shtete në 5 kontinente, duke përfshirë edhe Iranin dhe Ashraf 3 në Shqipëri, ku banojnë anëtarët e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Maryam Rajavi, paraqiti planin me 10 pika për Iranin e së ardhmes dhe u bëri thirrje të gjitha qeverive dhe komuniteteve ndërkombëtare që të mbështesin popullin iranian në përballjen me rrezikun më të madh për paqen dhe sigurinë në botë.

“Ky samit i jep jehonë zërit të Rezistencës 40-vjeçare të popullit iranian kundër diktaturës e fashizmit fetar dhe përpjekjes për liri e demokraci. Ky samit u jep jehonë thirrjeve për përmbysjen e regjimit klerikal në kryengritjet e njëpasnjëshme nga dhjetori 2017 deri në janar 2020. Ky samit është zëri i Njësive të Rezistencës dhe qyteteve të rebeluara në mbarë Iranin” – tha zonja Rajavi.

Ajo shpjegoi se kryengritjet e viteve të fundit vërtetuan se teokracia në pushtet mund të përmbyset dhe rezistenca iraniane e njësitë e rezistencës të MEK kanë rol kryesor.

“Populli ynë duhet të gëzojë të drejtën për të patur shëndet, për të patur strehim, punë, organizim dhe sindikata, autonominë e minoriteteve etnike, të drejtën për pjesëmarrje të barabartë në menaxhimin e punëve të shoqërisë, barazinë gjinore, dhe sovranitetin popullor. Rezoluta e miratuar kohët e fundit nga shumica në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA ofron një model të besueshëm që mund ta ndjekin të gjitha qeveritë dhe komuniteti ndërkombëtar për sa i përket Iranit dhe popullit iranian” – tha zonja Rajavi.

Afro një mijë politikanë dhe parlamentarë të spikatur nga pesë kontinente morën pjesë në këtë tubim në mbështetje të popullit iranian për liri.

Mes folësve ishin Rudy Giuliani, Senatori Joe Lieberman, ish Ministra të Jashtëm të Francës, Italisë, Kanadasë, dhe Polonisë dhe përfaqësues nga parlamentet europiane, gjermane, franceze dhe italiane.

Ish kryeministri shqiptar dhe ministri i diasporës, Pandeli Majko, tha në Samit se merrte pjesë aty si shqiptar dhe si mik.

“Dua t’i them Kampit Ashraf në Shqipëri: ju jeni pjesë e familjes sonë. Ju jeni në besën tonë. Muxhahedinët janë flamuri i së ardhmes së lirisë në vendin e tyre” – tha zoti Majko.

Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha tha në fjalën e tij se në qeverisje apo në opozitë shqiptarët mbështesin objektivin e popullit iranian për një republikë demokratike, laike, dhe jo-bërthamore të Iranit.

“Qëndrojmë fuqishëm kundër regjimit iranian, nëse ai vazhdon t’i rikthehet praktikave të paligjshme e terroriste në tokën tonë dhe të vazhdojë me eksportimin e fondamentalizmit në Shqipëri e në rajonin tonë” – tha zoti Basha.

Samiti lidhi bashkë tubime të njëkohshme në qytete madhore të Europës, në Shtetet e Bashkuara, Shqipëri dhe Australi me mbi 30 mijë lidhjeje online në mbështetje të një Irani të lirë.

Afro një mijë personalitete politike, kulturore dhe fetare, morën pjesë në tubim dhe mbështetën thirrjen e popullit iranian për përmbysjen e diktaturës fetare në vendin e tyre.

voa

Marcus Porcius Cato: S’i mbyllim dot gojët e liga, por jeta e ndershme na lejon t’i shpërfillim.

Marcus Porcius CatoMarcus Porcius Cato:

Nëse zotëron arsyetimin, fjalët do të vijnë vetë.

Më mirë të kemi armiq të betuar se miq të shtirur. Të parët shpesh thonë të vërtetën, kurse të dytët kurrë.

U duhet besuar pak, atyre që flasin shumë.

Mos humb kohë në diskutime me budallenjtë e llafazanët! Fjalët i zotërojnë të gjithë, arsyetimin jo.

Aforizma

 

COVID-19: 103 RASTE TË REJA, 6 TË VDEKUR DHE 95 TË SHËRUAR

IKSHPKInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se më datë 16 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.472 raste nga 30.005 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 124 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Më datë 16 korrik 2020, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.640 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.708.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Ferizaj 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 3 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik dhe Skenderaj.

Të nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!