Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Pak shanse për çeljen e shpejtë të negociatave me BE

PendarovskiPresidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nuk është optimist, se këtë vit do të çelen negociatat e anëtarësimit me BE, për shkak të bllokimit që po i bën aktualisht Bullgaria vendit fqinj.

Përpjekjet e Bullgarisë për të sjellë në tryezën e negociatave çështjen e identitetit po bllokojnë aktualisht përpjekjet e Maqedonisë së Veriut që të hapë këtë dhjetor negociatat e anëtarësimit me BE. Kështu u shpreh presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervistë për Deutsche Wellen. Maqedonia e Veriut kishte shpresuar, se do të hapte kapitujt e negociatave nën presidencën gjermane të BE, por Bullgaria e bllokoi këtë së fundmi në takimin e ministrave të BE për Europën. Sofja kërkon nga Shkupiqë të rishkruajë librat e historisë, për të nxjerrë në pah rrënjët bullgare.

Diplomatët nga të dyja vendet shpresojnë që të arrihet një ujdi para samitit të BE më 8 dhjetor, por presidenti Pendarovski nuk është optimist. “Unë kam përcaktuar që më parë, duke marrë parasysh deklaratat e shumta nga Sofja në muajin e kaluar, që shanset për një zgjidhje të shpejtë janë të vogla, megjithëse ato ekzistojnë ende. Kjo lidhet me përpjekjet, që të sillet në tryezën e negociatave me BE çështja  e identitetit. Në një kohë që kjo është një temë, që në botë deri më tani askush nuk e ka prekur apo që të jetë negociuar ndonjëherë për këtë,” tha Pendarovski.

Sofja kërkon nga vendi fqinj, që të pranojë rrënjët bullgare të gjuhës së saj, popullit dhe historisë së saj, para se Maqedonia e Veriut të ecë përpara me procesin e negociimit. “Bullgaria nuk e mbështet këtë fazë të procesit të anëtarësimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut si edhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Plani nuk merr parasysh kërkesat bullgare dhe nuk mund të pranohet”, tha ministrja e Jashtme e bullgarisë, Ekaterina Zaharieva më 17 nëntor.

Pa besim gjenden arsye për të penguar

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan në gusht 2017 marrëveshjen e miqësisë për të tejkaluar armiqësitë dhjetëravjeçare dhe grindjet historike. Politikanët bullgarë janë të mendimit, se marrëveshja nuk po respektohet, dhe duan garanci që kjo të ndryshojë në të ardhmen. Presidenti Pendarovski është i një mendimi tjetër dhe bën Sofjen përgjegjëse për bllokadën. “Nëse në negociatat për një marrëveshje nuk ka besim të mirë, ju mund të gjeni gjithmonë një arsye për të penguar atë. Kompleksiteti i procesit të integrimit ofron mundësi të shumta proceduriale për të ngritur barriera.”

Pendarovski i trembet humbjes së perspektivës europiane në Maqedoninë e Veriut që mund të ndikojë në axhendën reformuese në sektorët kyç të shtetit logjor dhe drejtësisë. “Jam i sigurtë, që pa një mbikqyrje të drejtërdrejtë të BE nuk mund të çohen përpara reformat me shpejtësinë e kërkuar. Nën këtë aspekt, do të jetë sigurisht një faktor negativ përjashtimi i Maqedonisë së Veriut për një kohë të gjatë nga negociatat formale”, është shprehur presidenti Stevo Pendarovski për Deutsche Wellen.

Ministria e Shëndetësisë: 1948 testime, 557 raste të reja dhe 12 humbje jete dhe 368 të shëruar

MaskaMinistria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1948 testime, 557 qytetarë kanë rezultuar pozitivë dhe janë identifikuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec, 1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (30 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 557
Të shëruar ne 24 orë 368
Të shtruar në spitale 491
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 1948

Testime totale 190.444
Raste pozitive 38.182
Raste të shëruara 18.849
Raste Aktive 18.523
Humbje jete 810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9576
Durrës 1360
Elbasan 841
Fier
1367
Korccë 997
Vlorë 974
Shkodër 904
Lezhë 734
Berat 604
Kukës 406
Dibër 205
Gjirokastër 555

Lëvizja Vetëvendosja fiton Podujevën, Lista Srpska Veriun e Mitrovicës

LVNë zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Podujevës fitoi Vetëvendosja pas 20 vjet udhëheqje të kësaj komune nga LDK. Srpska vazhdon qeverisjen ne Veri.

Lëvizja Vetëvendosja fitoi në Podujevë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune. Që nga përfundimi i luftës kjo komunë është udhëhequr nga LDK. Ndërsa,  në Mitrovicën e Veriut zgjedhjet i fitoi Lista Srpska. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto dy komuna u mbajtën këtë të diel pasi që vendi i kryetarit ishte i zbrazët që nga shkurti I këtij viti, kur Agim Veliu kryetar i Podujevës u bë ministër i Brendshëm dhe Goran Rakiq, u bë zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që publikoi rezultatet preliminare në orët e vona të së dielës,  Milan Radojeviç nga Lista Serbe ka fituar 89.86 për qind të votave në Mitrovicën e Veriut dhe është zgjedhur kryetar komune. Ndërsa, në Podujevë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, fitoi 51.64 për qind të votave, duke i dhënë fund një periudhe 20 vjeçare që kjo komunë u  drejtua nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Pjesëmarrja në zgjedhje sipas KQZ-së, në Podujevë ishte rreth 41 % e Veri të Mitrovicës, rreth 39 për qind e 23 mijë votuesve të regjistruar.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, vlerësoi së në zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut u bë “Realizimi i të drejtës në votë, bazament i demokracisë”.

“Republika e Kosovës dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira, fer e demokratike, nëpërmjet të cilave qytetarët duke votuar, treguan se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë bazament i demokracisë dhe respektimit të lirive politike”, shkroi Vjosa Osmani.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Podujevës dhe Veri të Mitrovicës, u mbajtën në kohën kur në Prishtinë ka një paqartësi politike, pas dorëheqjes së presidentit Thaçi. Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, ka të drejtë të mbajë këtë pozitë vetëm gjashtë muaj. Pas këtij afati vendi duhet të bëhet më president të ri, ose të mbahen zgjedhje të reja parlamentare. Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”, që vëzhgon zgjedhjet, vlerëson se zgjedhjet në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut mund të jenë edhe përcaktuese të shkuarjes ose jo të vendit në zgjedhje të përgjithshme parlamentare.

“Zgjedhjet në nivelin lokal, sidomos në komunën e Podujevës e cila njihet si bastion i LDK-së do të jenë një test i mirë si për LDK-në ashtu edhe për dy kundërkandidatët nga partitë opozitare aktualisht në nivelin qendror, që do të mund të jetë një matës i mirë për të parë se ku ndodhen me elektoratin e tyre subjektet politike të cilat kanë pësuar ndryshime në kuptim të konfigurimit të qeverisë”, thotë Eugen Cakolli, sipas të cilit zgjedhjet që u mbajtën në Pudujeve dhe Veri të Mitrovicës, reflektojnë në masë të madhe edhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje në nivelin qendror.

Sidoqoftë, këtë javë sipas udhëheqësve të institucioneve të Kosovës dhe partive politike do të mbahen takime ndërmjet vete për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit. Nëse kjo nuk arrihet atëherë në bazë të kushtetutës vendi është i obliguar të shkojë në zgjedhje.

dw

Sa vdekjeprurëse është Corona?

covid19Në Gjermani numri i vdekjeve si pasojë e infektimit me Corona ka arritur këto ditë shifra rekord. Por çfarë do të thotë rritja e numrit të vdekjeve? Dhe a po vdesin më shumë njerëz se në pranverë?

Numri i infektimeve të reja në Gjermani që nga fillimi i tetorit është rritur ndjeshëm. Që nga mesi i nëntorit, me pak ndryshime vihet re një ulje e lehtë e infektimeve, por ato mbeten të larta. Ndërkohë shifra e infektimeve i ka kaluar 1 milionët. Prej javësh ekspertët paralajmërojnë, se rastet me simptoma të rënda si edhe rastet e vdekjeve do të shtohen – me pak vonesë -por ato pasojn pas rritjes së numrit të infektimeve. Këtë e paralajmëroi kreu i Shoqatës Gjermane të Spitalve, Gerald Gaß më 2 nëntor për gazetën “Bild”. “Në dy javë deri 3 javë do të kemi numrin më të lartë të pacientëve të trajtimit intensiv që do të kalojnë numrin e prillit.” Kurse Ralf Krumkamp nga Qendra gjermane për Studimet e Infektimeve thotë, se rritja e numrit të vdekjeve po dukej që në nëntor.

“Rritja e numrit të vdekjeve vjen pak më se vonesë se rritja e numrit të infektimeve. Aktualisht po rritet numri infektimeve tek personat mbi 80 vjeç. Prandaj ka gjasa që të shohim rritje të numrit të vdekjeve”, tha Krumkamp për DW. Aktualisht në Gjermani numri i vdekjeve si pasojë e infektimit me Corona ka arritur këto ditë shifra rekord. 426 vetëm të enjten e kaluar. Kurse të shtunën e kaluar u regjistruan 379 vdekje nga personat e testuar me Corona, njoftoi Instituti Robert Koch.

A është vala e dytë e Coronës më goditëse se para?

Për të dhënë një përgjigje për këtë duhet parë njëherë, se cilat shifra merren për të analizuar. Parë nga numri i infektimeve, vala e dytë është më e rëndë se e para. Nëse në valën e parë shifrat u ngjitën në 6000 raste në ditë, gjatë valës së dytë shifrat janë rritur në më shumë se 23.000 raste në ditë. Por këto shifra duhen parë edhe në kontekstin e testimeve. Nëse në pranverë testoheshin 300.000-400.000 raste në javë, tani testohen 1,2-1,7 milionë persona në javë. Por shifra e pazbuluar në pranverë duhet të ketë qenë më e lartë. Kurse tek numri i vdekjeve pamja është ndryshe: Në valën e dytë është arritur shifra më e lartë e vdekjeve, me më shumë se 400 raste në ditë, në këtë javë.

A është vdekshmëria më e lartë tani?

Jo, deri më tani, madje e kundërta është e vërtetë. Numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga Corona në krahasim me numrin e përgjithshëm të rasteve është aktualisht më i ulët se në pranverë. Kështu Instituti Robert Koch regjistroi në prill 2020 një shifër prej 6,98% (java kalendarike 16.) të vdekjeve. Ndërsa në tetor 2020 kjo shifër është 0,94%. Të dhënat e vdekshmërisë për nëntorin nuk mund të merren ende për bazë, sepse ende nuk dihet si do të jetë në fund të muajit ecuria e rasteve të sëmundjeve me Corona. Tek shifra e viktimave të Coronës duhet parë referimi tek shifra e përgjithshme dhe kjo është më e lartë, për shkak të shtimit të testimeve, Edhe në këtë kontekst, kjo shifër është më e ulët se në pranverë. Një faktor mund të jetë mbrojtja më e mirë e grupeve të rrezikut. “Tek rastet aktuale të vdekjeve kemi një vlerë, të cilën mund ta hulumtojmë më mirë”, thotë Ralf Krumkamp. “Tek rastet e infektimeve anashkalohet ecuria e rasteve me simptoma të buta të sëmundjes, nëse nuk teston rregullisht. Rastet e rënda dhe ato vdekjeve regjistrohen më mirë, sepse ato janë me relevancë klinike.”

Vdesin më shumë njerëz aktualisht se më parë?

Si në shumë vende të tjera po ndërrojnë jetë këtë vit më shumë njerëz se vitet e kaluara, edhe në Gjermani. Por të dhënat janë të ndryshme. Në Gjermani ka më pak raste vdekjeje se në vendet e tjera europiane. Por edhe këtu përhapja e virusit Corona ka çuar në një vdekshmëri më të lartë. Më vështrimin drejt Europës, trendi është më i qartë: Sipas të dhënave të projektit” European mortality monitoring” (Euromomo) në pranverën 2020 dhe aktualisht vdekshmëria në kontinent është dukshëm më e lartë. Statistikat tregojnë dallime: Në vende si Spanja, Franca, Belgjika vdekshmëria është shumë më e lartë. në vende të tjera si Finlanda apo Greqia ajo është në vlera mesatare. Përgjigja për pyetjen, nëse aktualisht vdesin më shumë njerëz se zakonisht, është e ndryshme nga vendi në vend.

dw

Merkel: Nuk mund ta premtoj çeljen e negociatave me Shqipërinë

MerkelKancelarja gjermane Angela Merkel, në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtarë dhe kandidate të BE-së, është shprehur skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë qysh këtë vit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut qysh këtë vit. Ajo tha se shpreson që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta mënjanojnë grindjen e tyre.

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha kancelarja në një takim virtual me komisionet e parlamenteve të vendeve anëtarë të BE-së.

“Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”, tha kancelarja. Ajo ritheksoi edhe njëherë me këtë rast se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Krahas parlamentarëve të vendeve anëtarë në konferencë virtuale, një lloj bilanci i punës së Gjermanisë si kryetare e radhës së BE-së, e morën fjalën edhe parlamentare nga vendet kandidate. Në emër të Shqipërisë ishte deputetja Rudina Hajdari, e cila në pyetjen e saj se kur do të miratohet korniza negociuese, e falënderoi kancelaren dhe BE-në për programin e Komisionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmën në kohën e  pandemisë.

Më 7 dhjetor ministrat e Jashtëm dhe të Evropës së BE-së do të vendosin për çeljen zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vendimi përkatës është marrë në mars të këtij viti. Për shkak të grindjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përkatësisë historike të maqedonasve, Bullgaria ka paralajmëruar se do të vërë veton për hapjen e konferencë së parë ndërqeveritare. Ajo që shpresohet për momentin është, sipas vëzhguesve, që së paku Bullgaria të mos pengojë miratimin e kornizës negociuese. Në rastin e Shqipërisë nuk pritet as miratimi i kornizës negociuese, pasi vendi nuk i ka plotësuar parakushtet e vëna nga BE-ja dhe Bundestagu Gjerman.

dw

Moderna pritet të kërkojë sot autorizim për vaksinën COVID-19

modernaKompania e prodhimit të barnave Moderna njoftoi se do të aplikojë sot (të hënën) në SHBA dhe Evropë për marrë autorizimin për përdorimin e vaksinës së saj kundër COVID-19. Kjo pason daljen e rezultateve të plota të provave përfundimtare sipas të cilave vaksina e saj ishte 94.1 për qind efektive dhe se nuk shkaktonte efekte anësore serioze mbi shëndetin.

Studimi tregon gjithashtu se vaksina parandalon 100 për qind rastet e rënda. Kjo pritet të jetë vaksina e dytë që ka të ngjarë të marrë miratimin e autoriteteve për përdorim urgjent në SHBA këtë vit.

Ne besojmë se kemi një vaksinë shumë efikase. Tashmë kemi të dhëna për ta provuar këtë gjë”, tha gjatë një interviste telefonike shefi i Shërbimeve Mjekësore të kompanisë Moderna, Dr. Tal Zaks.

Ne presim që të luajmë një rol kryesor në frenimin e pandemisë”, shtoi ai.

Njoftimi i kompanisë Moderna pason njoftimin e kompanisë amerikane Pfizer dhe partnerit të saj gjerman BioNTech se vaksina e tyre, e cila përdor gjithashtu një teknologji të re që shfrytëzon acidin ribonukleik (ARN), ishte 95 për qind efektive.

Pfizer-i ka aplikuar tashmë për të marrë autorizimin për përdorim e vaksinës, çka e vendos atë rreth një javë përpara Moderna-s.

Përveç aplikimit në SHBA, Moderna njoftoi se do të aplikojë për miratim me kusht edhe tek Agjencia Evropiane e Barnave, e cila tashmë ka filluar një rishikim të të dhënave dhe se do të vazhdojë bisedimet edhe me ente të tjera rregullatore.

Të dyja vaksinat si ajo e Moderna-s ashtu edhe ajo e Pfizer-it rezultuan më efektive sesa ishte parashikuar dhe efektiviteti i tyre është shumë më lartë sesa niveli prej 50 për qind përcaktuar nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Kompania britanike AstraZeneca ka njoftuar një normë mesatare efektiviteti prej 70 për qind të vaksinës së saj dhe deri në 90 për qind për një nëngrup pjesëmarrësish në prova klinike, të cilët fillimisht morën një gjysmë doze, pasuar nga një dozë e plotë. Por disa shkencëtarë kanë shprehur dyshime në lidhje me qëndrueshmërinë e shifrave të efektivitetit prej 90 për qind për këtë grup të vogël pjesëmarrësish.

Rezultatet pozitive të disa vaksinave kanë ndezur shpresat për t’i dhënë fund një pandemie që ka goditur ekonominë botërore dhe ka shkaktuar mbi 1 milion e 400 mijë vdekje në të gjithë botën. Këto zhvillime vijnë ndërsa numri i infeksioneve të reja dhe shtrimet në spital me COVID-19 janë në nivele rekord në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Këshilltarët e pavarur të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave kanë në plan të takohen në 17 dhjetor për të analizuar dhe dhënë rekomandimin e tyre për vaksinën e kompanisë Moderna. Ata do të takohen më 10 dhjetor për të shqyrtuar të dhënat e vaksinës së kompanisë Pfizer.

Pas marrjes së autorizimit Moderna pret që vaksina e saj të transportohet në pika të caktuara të shpërndarjes në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Shpërndarja e vaksinës së saj pritet të jetë më e lehtë se ajo e Pfizer-it sepse ndërsa duhet të ruhet në frigorifer, nuk kërkon temperatura ultra të ftohta të nevojshme në rastin e vaksinës së kompanisë Pfizer.

voa

IKShPK: prej 1219 mostrave kemi 539 raste pozitive, 11 të vdekur dhe 574 të shëruar!

kontaktetGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.219 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 539 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 179 raste, Gjilan 63 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjakovë 40 raste, Viti 26 raste, Pejë 24 raste, Ferizaj 22 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 10 raste, Prizren 9 raste, Klinë 7 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Podujevë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 39.596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 574 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.001 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.579.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 2019 testeve, kemi 820 raste të reja, 32 viktima dhe 895 persona të shëruar

E diellGjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2019 teste dhe 820 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 279 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Manastir – 58 (me 91.983 banorë).
  • Kumanovë – 49 (me 109.228 banorë).
  • Tetovë – 42 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Shtip – 39 (me 43.625 banorë) .
  • Gostivar – 37 (111.252 banorë).
  • Strugë – 33 (me 65.801 banorë)
  • Kavadarci – 34 (me 38.741 banorë).
  • Prilep – 15 (me 75.132 banorë).
  • Gjevgjeli – 25 (me 22.706 banorë)
  • Strumica – 25 (me 57.175 banorë)
  • Ohër- 24 (51.591 banorë).
  • Negotinë – 21 (me  19.327 banorë).
  • Veles – 19 (me  54.384 banorë).
  • Sveti Nikollë – 15 (me 17.683 banorë)
  • Koçani – 15 (me 37.758 banorë).
  • Delçevë –15 (me 17.713 banorë)
  • Berovë – 14 (me 12.813 banorë).
  • Kërçovë – 11 (me 56.937 banorë).
  • Vallandovë – 11 (me  11.773 banorë)
  • Probishtip – 10 (me 15.085 banorë).
  • Radovish – 7 (me 29.100 banorë).
  • Vinicë – 6 (me 19.391 banorë).
  • Kriva Pallanka – 6 (me  20.820 banorë).
  • Pehçevë – 3 (me 5.517 banorë).
  • Kratovë – 3 (me 9.376 banorë).
  • Demir Hisar – 2 (me 8.177 banorë).
  • Resnjë – 1 (me 16.313 banorë)
  • Makedonski Brod – 1 (me  6.166 banorë)
Kanë ndërruar jetë 32 persona , 11 pacientë nga Shkupi (73, 68, 72, 83, 77, 78, 62, 63, 88, 55 dhe 56 vjeç), 4 nga Kumanova (89, 95, 63 dhe 57 vjeç), 3 nga Prilepi (65, 59 dhe 79 vjeç), 1 nga Tetova (83 vjeç), 1 nga Velesi (67 vjeç), 3  pacientë nga Manastiri (77, 53 dhe 62 vjeç), 1 nga Ohri (75 vjeç),  3 nga Gostivari (59, 76 dhe 66 vjeç ), 3 nga Strumica (78, 63 dhe 70), 1 nga Radovish (67), 1 nga Gjevgjelia (74 vjeç), 3 nga Strumica (57, 68 dhe 76vjeç), 1 nga Resnja (61 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 895 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 496-Kumanovë 39-Shtip 32-Prilep 37-Tetovë 29-Veles 26-Manastir 18-Ohër 33-Kavadarci 17-Gostivar 31-Gjevgjeli 8-Strumicë 17-Radovish 3-Krushevë 4-Koçani 13-Probishtip 2-Demir Hisar 2-Makedonski Brod 3-Pehçevë 3-Berovë 4-Valandovë 8-Vinicë 5-Delçevë 1-Kratovë 6-Sveti Nikolë 8-Kërçovë 8-Resnjë 7-Negotinë 9
Deri më tani,në vend janë kryer gjithsej 331 105 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 61543, numri i pacientëve të rikuperuar është 38400, numri i vdekjeve është 1731 dhe numri i rasteve aktive është 21412.
kontaktetKujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Zaev: Në BE, vetëm si maqedonas; Borisov mohon pakicën maqedonase

ZaevKryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se maqedonasit do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian vetëm si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase.

“Ne do të hyjmë në BE si maqedonas që flasin maqedonisht! Ne shohim drejt Evropës, kjo është mënyra e vetme për të nesërmen tonë më të mirë. Populli maqedonas gjithmonë ka qenë dhe do të jetë largpamës. Të gjitha telashet, pushtimet dhe bllokadat u tejkaluan dhe u kapërcyen për shkak të dëshirës për një të nesërme më të mirë dhe një jetë më të mirë”, ka shkruar Zaev në rrjetin social Facebook.

Ai këto komente i bëri pas deklaratës së kryeministrit bullgar Bojko Borisov, i cili mohoi ekzistimin e pakicës maqedonase në Bullgari.

Madje, Borisov në një deklaratë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” akuzoi, siç ka thënë ai, “komunistët bullgarë të kontrolluar nga Moska staliniste” se me forcë kanë asimiluar bullgarët në maqedonas.

“I vetmi vend që do të donte të fillonte bisedimet e pranimit me republikën tonë fqinje, edhe më shumë se Gjermania, është Bullgaria. Por për habinë time, një rezolutë e fundit e Parlamentit Evropian mbi Bullgarinë ngriti çështjen e një pakice të pretenduar maqedonase në Bullgari. Nuk ka asnjë pakicë maqedonase në Bullgari. Çfarë lloj pakice maqedonase duhet të ketë në Bullgari? Dhe meqenëse socialistët në Bullgari votuan për rezolutën në Parlamentin Evropian, ata padyshim gjithashtu besojnë se një pakicë e tillë jeton me ne. Në vend që të kemi një debat pozitiv në rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne tani po shkojmë drejt një debati krejt tjetër. Më duhet të them se jam vërtet i shqetësuar për këtë”, ka deklaruar Borisov.

Ndërkohë, Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, në një letër drejtuar kryeministrit Zaev, ka inkurajuar Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë të arrijnë marrëveshje për çështjet dypalëshe që do të hapte rrugën drejt procesit të integrimit të Maqedoninë se Veriut në Bashkimin Evropian.

“Ne ju inkurajojmë juve, dhe shtetet anëtare të BE-së, të vazhdoni të kërkoni zgjidhje për çështje bilaterale, jashtë procesit të integrimit të vendit tuaj në BE dhe të bëni përparim në këto aspirata duke hapur dhe mbyllur kapitujt e negociatave. Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet tuaja për të vazhduar bisedimet në frymën e vullnetit të mirë dhe për të ruajtur angazhimin tonë për të siguruar të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, që vendi ka treguar se e meriton,” ka shkruar ambasadori Reeker.

rel

Natyrisht lind pyetja: Po shqiptarët në territoret e tyre, tani me emrin Maqedonia Veriore, si do hynë në Evropë? Si maqedonas me prejardhje shqiptare?

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.253 testime, 329 të shëruar, 835 raste të reja dhe 11 humbje jete

Tabela-29-NENTORMinistria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.253 testime, prej të cilave 133 janë testime janë kryer për arsye depistimi , 835 qytetarë kanë rezultuar pozitivë dhe janë identifikuar në këto bashki: 306 raste në Tiranë, 59 në Vlorë, 52 në Lushnje, 50 në Shkodër, 45 në Berat, 37 në Korçë, 29 në Durrës, 27 në Sarandë, 23 në Pogradec, 22 në Fier, 20 në Gjirokastër, 18 në Librazhd, nga 14 raste në Kavajë, Peqin, nga 13 raste në Krujë, Përmet, Gramsh, nga 10 raste në Kukës, Dibër, nga 9 raste në Skrapar, Pukë, nga 7 raste në Elbasan, Kuçovë, 6 në Tepelenë, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Has, Malësi e Madhe, 3 në Mallakastër, nga 2 raste në Mat, Delvinë, nga 1 rast në Devoll, Bulqizë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:
5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra të moshave nga 59 vjeç në 79 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 329 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.481 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Respektoni rregullat, duke vendosur maskën në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (29 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 835
Të shëruar ne 24 orë 329
Të shtruar në spitale 482
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2.253

Testime totale 188.496
Raste pozitive 37.625
Raste të shëruara 18.481
Raste Aktive 18.346
Humbje jete 798

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9371
Fier 1378
Durrës 1333
Korçë 1010
Vlorë 952
Shkodër 904
Elbasan 870
Lezhë 722
Berat 621
Gjirokaster 572
Kukës 408
Dibër 205