Covid 19: prej 2467 testeve, kemi 498 raste të reja, 17 viktima dhe 606 persona të shëruar

E marteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2467 teste dhe 606 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 246(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 34(me 75.132 banorë)
  • Kumanovë – 30(me 109.228 banorë)
  • Ohër- 21 (51.591 banorë)
  • Gostivar – 19(111.252 banorë)
  • Tetovë – 19(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Strugë – 15(me 65.801 banorë)
  • Kavadarci – 14(me 38.741 banorë)
  • Gjevgjeli – 12(me 22.706 banorë)
  • Negotinë – 12(me  19.327 banorë)
  • Shtip – 10(me 43.625 banorë)
  • Manastir – 10(me 91.983 banorë)
  • Kriva Pallanka – 9(me  20.820 banorë)
  • Strumica – 8(me 57.175 banorë
  • Koçani – 7(me 37.758 banorë)
  • Kërçovë – 7(me 56.937 banorë)
  • Veles –5(me  54.384 banorë)
  • Pehçevë – 4(me 5.517 banorë)
  • Makedonski Brod – 4 (me  6.166 banorë)
  • Vallandovë – 3(me  11.773 banorë)
  • Berovë – 2(me 12.813 banorë)
  • Krushevë – 2(me 9.418 banorë)
  • Dibër – 1(me 20.863 banorë)
  • Radovish – 1(me 29.100 banorë)
  • Probishtip – 1(me 15.085 banorë)
  • Sveti Nikollë – 1(me 17.683 banorë)
  • Delçevë –1(me 17.713 banorë)
Kanë ndërruar jetë 17 persona, gjashtë pacientë nga Shkupi (66, 45, 77, 72, 77, 67), dy nga Kumanova (62 dhe 58), një nga Prilepi (78), një nga Tetova (59), një nga Struga (81), tre pacientë nga Velesi (75, 77 dhe 81), një nga Ohri (69), një nga Krusheva (54) dhe një pacient nga Negotina (60).
 
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 606 pacientë të rikuperuar nga: -Shkupi 194-Dibër 6-Shtip 22-Prilep 61-Tetovë 36-Strugë 20-Veles 22-Manastir 39-Ohër 45-Kavadarci 24-Gostivar 27-Gjevgjeli 16-Strumicë 23-Kriva Pallanka 4-Radovish 6-Krusheva 1- Koçani 11-Probishtip 1-Demir Hisar 1-Makedonski Brod 2-Pehçeva 1-Berova 5-Vinica 1-Kratova 1-Sveti Nikolla 3-Kërçova 18-Resnja 5 -Negotina 11.
 
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 396.797 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 82301, numri i pacientëve të rikuperuar është 60256, numri i vdekjeve është 2473 dhe numri i rasteve aktive është 19572.
MaskaKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionar”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Ministria e Shëndetësisë: 2682 testime, 574 raste të reja, 6 humbje jete dhe 578 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë  ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2,682 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 574 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 214 raste në Tiranë, 41 raste në Lezhë, 23 raste në Elbasan, 21 raste në Lushnje, 19 raste në Fier, 18 raste në Durrës, 17 raste në Vlorë, Mat, Sarandë, 15 raste në Kurbin dhe Berat, 14 raste në Korçë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Krujë, 9 raste në Gjirokastër, 7 raste në Has, 6 raste në Shkodër, Pukë, Pogradec, Delvinë, Skrapar, 5 raste në Librazhd, Tepelenë, Peqin, Cërrik, 4 raste në Mirditë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Vorë, Patos, 3 raste Rrogozhinë, Kamëz, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Memaliaj, Klos, Gramsh, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Vau- Dejës, Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Libohovë.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid19; Mjeku 73 vjeçar Hiqmet Musta; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Berati të moshave 65-88 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,700 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat gjatë festave për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdeseni për higjenën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (29 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 574
Të shëruar në 24 orë 578
Të shtruar në spitale 286
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2682

Testime totale 257,879
Raste pozitive 57,146
Raste të shëruara 32,700
Raste Aktive 23,276
Humbje jete 1170

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13356
Fier 1578
Shkodër 1292
Durrës 1224
Vlorë 996
Korçë 957
Elbasan 876
Berat 806
Lezhë 869
Gjirokastër 509
Kukës 430
Dibër 383

Tërmeti godet rëndë Kroacinë

Petrinja termetKroacia u trondit brenda dy ditësh nga lëkundje të forta tërmeti. Tërmeti (29.12) arriti një forcë prej 6,4 të shkallës Richter duke shkaktuar dëme në qytetin e vogël Petrinja, 45 km në juglindje të Zagrebit.

Një tërmet i fortë tronditi Kroacinë të martën (29.12) në mesditë duke shkaktuar dëme materiale, ndërkohë që ende nuk është e qartë për numrin e viktimave. Sikurse njoftojnë mediat kroate dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa deri tani bëhet fjalë vetëm për një fëmijë të vdekur në qytetin Petrinja. Qendra e këtij qyteti praktikisht është mbuluar nga rënojat.  Dëme prej lëkundjeve ka pasur edhe në Zagreb. Tërmeti u ndje edhe në Bonjë-Hercegovinë.

Qendra Europiane e Sizmiologjisë së Mesdheut (EMCS) njofton, se epiqendra e tërmetit ka qenë pikërisht përreth qytetit Petrinja 45 km në juglinde të Zagrebit. Sipas mediave spitalet në Petrinja dhe në kryeqendrën e rajonale Sisak janë dëmtuar rëndë prej tërmetit.

Sllvenia për shkak të tërmetit ka nxjerrë përkohësisht jashtë funksionit Centralin Bërthamor Krsko, sipas agjencisë sllovene të lajmeve STA. Ky central ndodhet fare pranë kufirit me Kroacinë. Ndërprerja e funksionimit në raste të tilla emergjence është një ndërhyrje standard për siguri, bëhet e ditur.

Ky ishte tërmeti i dytë në Kroaci brenda 30 orëve. Të hënën (28.12) vendi pati lëkundje sizmike të forcës 5,2 dhe 5 ballë. Në mars një tërmet prej 5,4 ballësh shkaktoi dëme të rënda në Zagreb. Një i ri ndërroi jetë dhe duzina njerëz u plagosën.

dw

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, dëmtime dhe lëndime

Termet KroaciNjë termet me magnitudë 6.4 goditi Kroacinë të martën, ndërsa shërbimet emergjente njoftojnë se shumë njerëz janë lënduar. Filmimet tregojnë njerëz që shpëtohen nga rrënojat pranë epiqendrës së tërmetit.

Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore (GFZ) thotë se termeti goditi në një thellësi prej 10 kilometrash. Kanali televiziv N1 njoftoi se epiqendra ishte në qytetin Petrinja, rreth 50 kilometra nga kryeqyteti Zagreb. Autoritetet njoftojnë se një vajzë e vogël humbi jetën.

Pamjet televizive tregonin ekipet e shpëtimit teksa nxirrnin nga rrënojat një burrë dhe një fëmijë. Që të dy ishin gjallë. Pamje të tjera tregonin një shtëpi që i kishte rënë çatia brenda, ndërsa gazetarja thotë se nuk dihet nëse kishte njerëz brenda.

Tomislav Fabijanic, i cili drejton sherbimin mjekësor të urgjencës në Sisak pranë qytetit Petrinja, tha se kishte shumë të plagosur në të dy qytetet.

“Ka njerëz me fraktura dhe tronditje dhe disa duheshin operuar,” tha ai.

Agjencia sllovene e lajmeve STA tha se centrali i vetëm bërthamor i Sllovenisë, i cili ndodhet 100 kilometra nga epiqendra e termetit, ishte mbyllur si masë paraprake.

Lëkundjet u ndjenë në Zagreb, ku njerëzit dolën me shpejtësi nëpër rrugë, disa prej të cilave ishin mbuluar nga tjegullat e thyera të çative dhe mbeturina të tjera. Termeti u ndje edhe në Bosnjë dhe Serbi.

Të hënën një termet me magnitudë 5.4 goditi Kroacinë qendrore, po ashtu pranë qytetit Petrinja. Në muajin mars, një termet me magnitudë 5.3 goditi Zagrebin duke shkaktuar një të vdekur dhe plagosur 27 të tjerë.

voa

Vaksina e Novavax-it futet në fazën e fundit të testimit

Vaksina NovavaxKompania amerikane Novavax është futur në fazën e fundit të testimit të një vaksine që lufton COVID-19-n, ndërsa shtetet po përballen me furnizime të pamjaftueshme me ato vaksina që kanë marrë tashmë autorizimin.

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar përdorimin për raste emergjente të dy vaksinave, njëra e prodhuar nga kompanitë Pfizer/BioNTech dhe tjetra nga Moderna, por për disa muaj dozat që do të shpërndahen do të jenë të limituara.

Vaksina kandidate mbi të cilën po punon Novavax është e pesta që arrin në fazën përfundimtare të testimit. Rreth 30,000 vullnetarë janë të nevojshëm për të provuar nëse kjo vaksinë, e një lloji tjetër nga ajo e prodhuar nga kompanitë konkurrente Pfizer e Moderna, funksionon dhe është e sigurt.

Studimi i financuar nga qeveria amerikane, është i hapur për të gjithë personat në moshë të rritur, duke u përqendruar tek të moshuarit me rrezik të lartë si dhe tek vullnetarë që i përkasin komuniteteve afro-amerikane dhe hispanike, të cilët rezultojnë të jenë prekur rëndë nga virusi. Vetëm dy të tretat e vullnetarëve do të marrin vaksinën e vërtetë ndërsa pjesës tjetër do t’u injektohet placebo.

Vaksina e Novavax-it përdor kopje të padëmshme, të rritura në laborator të proteinës që vesh koronavirusin, për të stërvitur trupin që të kuptojë kur shfaqet virusi i vërtetë. Në ndryshim vaksina e Pfizer-it dhe Moderna-s përdorin një teknologji më të re, duke injektuar kodin gjenetik të asaj proteine.

Në SHBA edhe dy kompani të tjera, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca ndodhen në fazën e fundit të testimit të vaksinave të tyre kundër COVID-19-s.

voa

Masa të reja në mbarë botën pas variantit të ri të koronavirusit

VaksinaKreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë po bën thirrje për intensifikim të studimit të sekuencës gjenetike të koronavirusit pas zbulimit të varianteve të reja në Britani dhe Afrikën e Jugut.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjatë një konference shtypi në internet të hënën nga Gjeneva se, “vetëm nëse vendet shqyrtojnë dhe testojnë në mënyrë efektive, do të jenë në gjendje të zbulojnë variantet dhe të hartojnë strategjitë për t’i përballuar ato”.

Ai tha se OBSH-ja po punon nga afër me shkencëtarët në mbarë botën për të “kuptuar më mirë të gjitha ndryshimet tek virusi” dhe ndikimet e tyre. Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve që të ndajnë çdo të dhënë gjenetike me OBSH-në dhe vendet e tjera.

Zyrtarët britanikë kanë thënë se variani i ri i koronavirusit të identifikuar në vend është më ngjitës, çfarë ka çuar në shtimin e mbylljeve dhe një valë kufizimesh globale të udhëtimeve me Britaninë.

Të hënën, vende të tjera, përfshirë Finlandën dhe Korenë e Jugut zbuluan rastet e para të variantit të ri të koronavirusit.

Një shtetas finlandez i cili u kthey nga Briania në vendin e tij kohët e fundit për pushimet e Krishtlindjes u diagnostikua me variantin e ri, sipas zyrtarëve finlandezë.

Koreja e Jugut njoftoi të hënën se do të zgjasë një ndalim të fluturimeve direkte me Britaninë deri me 7 janar. Njoftimi erdhi pasi tre individë që kishin hyrë në vend kohët e fundit testuan pozitivë për variantin e ri të koronavirusit.

Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Korenë e Jugut tha se tre individët kishin hyrë në vend me 22 dhjetor pasi kishin fluturuar nga Londa, duke i bërë ata rastet e para të njohura të variantit të ri të zbuluara në Korenë e Jugut.

Japonia, e cila njoftoi rastin e parë të variantit të ri të virusit javën e shkuar, e ka ndaluar hyrjen e të gjithë të huajve jo-rezidentë që nga mesnata e së hënës deri në fund të janarit.

Indonezia njoftoi të hënën se do të ndalojë përkohësisht shtetasit e huaj që futeshin në atë vend për dy javë, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e variantit të ri të virusit.

Arabia Saudite tha të hënën se po zgjat mbylljen e saj javore në të gjitha portet si rezultat i variantit të ri.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara hyri në fuqi të hënën vendimi që u kërkon të gjithë pasagjerëve që vijnë nga Britania që të testojnë negativ për COVID-19 brenda 72 orësh para nisjes.

Zyrtarët amerikanë thanë se afro 1.3 milionë pasagjerë kaluan në aeroportet amerikane të dielën pas festës së Krishtlindjes, niveli më i lartë i udhëtimeve ajrore në më shumë se nëntë muaj. Udhëtimet e mëdha ndodhën pavarësisht këshillave nga zyrtarët e shëndetësisë për të mos udhëtuar gjatë festave nga frika e shtimit të rritjes së infeksioneve me koronavirus.

Autoritetet ruse thanë të hënën se vendi kishte rregjistruar 241,193 vdekje më shumë në periudhën prill-nëntor 2020 sesa gjatë së njëjtës periudhë vitin e kaluar. Shifra është dukshëm më e lartë se numri i vdekjeve në atë vend nga koronavirusi 55,265. Vdekjet e tepërta mund të përfshijnë viktimat nga COVID-19 që nuk u konfirmuan zyrtarisht nga zyrtarët mejkësorë, si dhe vdekjet nga shkaqe të tjera që mund të lidhen me mbipopullimin e spitaleve si rezultat i COVID-19 ose efekte të tjera të virusit në shoqëri.

Autoritetet britanike pritet të miratojnë këtë javë përdorimin e vaksinës nga AstaZeneca kundër koronavirusit. Drejtuesi i kompanisë ka thënë se vaksina do të jetë po aq e efktshme sa edhe vaksinat e prodhuara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Pascal Soriot, shef ekzekutiv i firmës AstraZeneca, i tha gazetës “The Times” se kompania ka “gjetur formulën fituese dhe si të arrihet efikasiteti, pas dy dozave, njëlloj me të tjerët.”

Ai shprehu besimin se vaksina e kompanisë së tij do të ishte gjithashtu efikase kundër variantit të ri të koronavirusit.

Nëse aprovohet, vaksina nga AstroZeneca do të bëhet e pesta që shpërndahet për të luftuar virusin. Testet e hershme treguan se vaksina ishte 70% e suksesshme për parandalimin e sëmundjes, krahasuar me 95% të raportuara nga Pfizer dhe parneri i saj gjerman BioNTech. Rusia dhe Kina po ashtu kanë vaksinat e tyre.

Po ashtu të hënën, një tjetër vaksinë kandidate kundër COVID-19 po fillon testimin në fazën përfundimtare në Shtetet e Bashkuara. Testi i vaksinës nga Novavax do të përfshijë 30 mijë vullnetarë për të përcaktuar nëse vaksina ka efekt dhe është e sigurtë. Provat do të përqendrohen tek të moshuarit me rrezik të lartë, si dhe njerëz nga komunitetet afrikano-amerikane dhe hispanike, të cilat janë prekur në mënyrë disproporcionale nga virusi.

Vaksina e fundit në horizont vjen ndërsa bota arriti një pikë të zymtë me mbi 81 milionë të infektuar nga virusi dhe mbi 1.7 milionë të vdekur në shkallë botërore, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Në Shtetet e Bashkuara 19.2 milion njerëz janë infektuar me koronavirus dhe më shumë se 334 mijë kanë vdekur.

Ndërkohë, pandemia ka bërë që autoritetet në Australi të ndalojnë grumbullimin e njerëzve për të ndjekur një nga festimet më popullore të botës, atë të ndërrimit të moteve.

Kryeministrja e Uellsit të Ri Jugor (New South Wales) Gladys Berejiklian njoftoi të hënën se porti në Sidnei do të mbyllej për publikun në prag të Vitit të Ri për të parandaluar përhapjen e sëmundjes përtej plazhit verior të qytetit. 125 njerëz në atë zonë kanë testuar pozitiv për COVID-19 që nga mesi i dhjetorit, përfshirë pesë raste të reja të hënën.

Kremtimi i ndërrimit të moteve përfshin një shfaqje spektakolare me fishekzjarre që ndriçon qiellin mbi pallatin e famshëm të operas në Sidnei. Të paktën 1 milion njerëz mblidhen për të ndjekur këtë shfaqje fishekzjarresh, por kryeministrja ka thënë se mënyra më e sigurtë që banorët e Sidneit të ndjekin shfaqen është përmes ekranit të televizionit nga shtëpitë e tyre.

voa

IKShPK: prej 744 mostrave kemi 109 raste pozitive, 8 të vdekur dhe 454 të shëruar!

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 744 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 109 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Prizren 12 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 5 raste, Ferizaj 3 raste, Lipjan 3 raste, Gjakovë 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Rahovec dhe Shtërpcë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (61, 60 vjeç), Lipjan 2 raste (73, 68 vjeç), Dragash 1 rast (75 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (74 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.162.
Numri total i rasteve pozitive është 50.910 raste nga 181.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.325 raste të vdekjes.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Varianti i ri i virusit korona nis të përhapet në të gjithë botën

covid 19 Los Angeles USAVarianti i virusit korona i zbuluar në Britaninë e Madhe thuhet se është deri në 70 për qind më ngjitës. Gjithnjë e më shumë vende në të gjithë botën po raportojnë rastet e para të infektimeve me mutacionin e ri.

Në kryeqytetin spanjoll Madrid mutacioni u konstatua në katër vetë, tha zëvendësministri i shëndetësisë, Antonio Zapatero, në një konferencë shtypi. Të katër personat e infektuar kohët e fundit kishin ardhur nga Britania e Madhe.

Asnjë nga katër personat e infektuar nuk ka simptoma të rënda, tha Zapatero. “Ne e dimë që ky variant transmetohet më lehtë, por nuk çon në sëmundje më të rënda.” Nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Në tri rastet e tjera të dyshuara, rezultatet e testit janë ende në pritje.

Suedia dhe Franca njoftojnë për rastet e para

Varianti i ri i virusit Corona është shfaqur edhe në Suedi. Sipas autoriteteve shëndetësore suedeze. Fjala është po ashtu për një person, që kishte ardhur nga Britania e Madhe dhe tani gjendet në karantinë. Raste të mëtejshme të variantit të ri të virusit ende nuk janë gjetur.

Edhe Franca njofton se një person doli për herë të parë pozitiv me variantin e ri të virusit Corona të zbuluar në Britaninë e Madhe. Fjala është për një banor nga qyteti Tours që ishte kthyer nga Britania e Madhe më 19 dhjetor dhe është në karantinë, njoftoi Ministria franceze e Shëndetësisë. Ai erdhi nga Londra dhe shfaqi simptoma, por është mirë.

Japonia dhe Filipinet kufizojnë hyrjen e të huajve

Japonia ndërmori menjëherë masa të drejtpërdrejta duke ndaluar që nga e hëna hyrjen e të huajve në vend. Sipas gazetës Nikkei ky rregull është në fuqi deri në fund të janarit. Shkas është zbulimi i variantit të ri të virusit tek persona që kanë ardhur nga Britania e Madhe.

Edhe Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, zgjati gjithashtu vendimin për ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe. Kjo vlen deri në mes të janarit në mënyrë që të parandalohet përhapja e variantit të ri të virusit.

Ai gjithashtu dha urdhër që pasagjerët që vijnë nga Britania e Madhe, si dhe nga vendet ku është zbuluar varianti i ri më infektues COVID-19, përfshirë Hong-Kongun, Singaporin, Australinë dhe Japoninë, duhet të qëndrojnë në një karantinë 14-ditore. Presidenti Filipine Rodrigo Duterte zgjati ndalimin e fluturimit nga Britania e Madhe.

Qeveria britanike njoftoi për zbulimin e një mutacioni të ri të Coronës rreth një javë më parë. Ky mendohet se është deri në 70 për qind më ngjitës se varianti i mëparshëm. Ky lajm shkaktoi shqetësim në të gjithë botë dhe më shumë se 50 shtete vendosën ndalimin e hyrjes së udhëtarëve nga Britania e Madhe.

dw

Policia maqedonase arreston tetë pjesëtarë të një grupi terrorist

PoliceMinistria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për arrestimin e “tetë personave pjesëtarë të një organizate terroriste”. Sipas MPB-së, personat janë arrestuar me urdhër të Gjykatës Penale të Shkupit, pas bastisjeve të kryera në pesë lokacione dy në Kumanovë dhe tre në Shkup. Të arrestuarit janë personat me inicialet B.F (32), B.G. (27) dhe J.K. (25) nga Shkupi dhe I.M. (22), D.A. (21,) Р.А. (31), S.I. (31) dhe A.S. (21) nga Kumanova.

Organizata terroriste sipas policisë, ishte krijuar nga personi B.A nga Kumanova, të cilit i ishin bashkangjitur edhe të arrestuarit e tjerë.

“Të arrestuarit e tjerë, bazuar tani në matricën ideologjike të organizatës terroriste ISIS, për kryerjen e vrasjeve dhe shkatërrimin e ndërtesave publike në mënyrë që të krijonin një ndjenjë të pasigurisë ose frikës tek qytetarët, ishin gjithashtu anëtarë. Për të arritur atë qëllim, anëtarët e grupit ndërmorën disa veprime përgatitore, siguruan burime financiare dhe siguruan armë, municion, pajisje ushtarake, bënë pajisje shpërthyese të improvizuara dhe më pas kryen i provuan duke aktivizuar mjetet shpërthyese të dhe armët me të cilat ishin pajisur”, thuhet në komunikatën e MPB-së e cila nuk njofton nëse grupi i arrestuar ka lidhshmëri me ngjarjet e fundit, përfshirë edhe sulmin në Austri.

Sipas komunikatës “anëtarët e grupit terrorist për komunikim me njëri-tjetrin kryesisht përdorën platformën e internetit “WhatsApp” ku ndër të tjera ranë dakord për mënyrën e transportimit të armëve dhe mënyrën e bërjes së rripave vetëvrasës”.

MPB-ja bëri të ditur se personi B.F ka marrë pjesë në formacione paraushtarake jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë Veriore, si anëtar i organizatës terroriste Shteti Islamik (IS) në Siri.

Aksionit i ka paraprirë një hetim i gjatë ndërsa është ndërmarrë në bashkëpunim me Departamentin për Asgjësimin e Krimit të Organizuar- Sektorin për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit në koordinim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe departamente tjera të sigurisë.

rel