Po i vaksinon Serbia serbët e veriut të Kosovës?

VucicSipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiq vaksinat e para të Pfzer/BioNTech kanë filluar të merren në veri të Kosovës. Por qeveria e Kosovës thotë se këto vaksina nuk kanë hyrë në Kosovë në rrugë zyrtare.

Qeveria e Kosovës mohoi që të kenë hyrë në rrugë legale vaksinat kundër Coronës nga Serbia në veri të Kosovës, ndonëse nuk e mohoi faktin që në veri tashmë ka filluar vaksinimi i disa personave të moshuar. Disa media në Prishtinë intervistuan disa serbë të moshuar që tashmë e kishin marrë vaksinën. Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiq, tha mbrëmë se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër coronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfzer/BioNTech.

Kjo vaksinë para disa ditësh arriti në Serbi dhe kryeministrja serbe Ana Brnabiq e mori atë para kamerave. “Vaksinimi ka filluar në Leposaviq. Sot do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është për personat mbi moshën 75-vjeçare. T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, deklaroi Aleksandër Vuçiq. Sipas tij, Serbia do të pranojë këto vaksina në baza javore dhe se pas personave të moshuar që jetojnë në shtëpi kujdesi, vaksinimi do të fillojë edhe për pjesëtarët e stafit shëndetësor.

Do të ndërmerren masa ligjore 

Qeveria e Kosovës reagoi pas deklaratave të presidentit serb. Sipas informacioneve të saj zyrtare, ajo nuk është në dijeni që në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër Covid-19. “Nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barna. Përndryshe institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë lidhur me këtë çështje, as të drejtpërdrejtë përmes Zyrave Ndërlidhëse të të dyja vendeve e as me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare”, thotë në reagim kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti.

Sipas Hotit çdo produkt që hyn në Kosovë duhet t’u nënshtrohet rregullave. “Çdo produkt mjekësor që hyn në Republikën e Kosovës duhet t’i nënshtrohet rregullave të importit, qoftë ai donacion apo import i rregullt, duke pasur autorizim- marketing për produktin, të lëshuar nga AKPPM (Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale). Nëse një produkt nuk e respekton këtë procedurë të rregullt, ai konsiderohet produkt ilegal. Ndërsa organet kompetente ndërmarrin veprimet e duhura ligjore”, thotë Hoti.

Njëra nga partitë më të mëdha opozitare Partia Demokratike e Kosovës tha se “Serbia, përmes pandemisë, po e cënon sovranitetin e Kosovës”. “Kjo mënyrë e depërtimit të Serbisë në Kosovë, njëherë me teste, pastaj me personel shëndetësor, e sot edhe me vaksina, shpërfaq strategjinë e Serbisë, që përmes pandemisë, ta shkelë dhe dobësojë sovranitetin e Kosovës dhe ta avancojë agjendën e saj kundër shtetit”, tha në një deklaratë sekretari i PDK-së, Uran Ismaili.

Ministria e Shëndetësisë: Angazhim për sigurimin e shpejtë të vaksinës

Aktualisht autoritetet e Kosovës janë duke hartuar strategjinë dhe janë duke u përgatitur që sapo Kosova ta sigurojë vaksinën kundër Covid-19 të mund të fillojë vaksinimi, ndonëse, akoma nuk kanë publikuar një plan të qartë. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), se tashmë e kanë hartuar një plan të veprimit për vaksinimin kundër coronavirusit të ri. Ndërkohë, ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se institucionet janë të angazhuara që sa më shpejt ta sigurojnë vaksinën, por nuk ka konfirmuar nëse Kosova po zhvillon negociata me kompanitë Pfizer dhe BioNTech për sigurimin e vaksinës së tyre.

Ajo që dihet është, se Kosova pret që të marrë vaksina për 20 për qind të popullatës nga programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, ndërkaq pjesën tjetër do ta blejë vetë. Programi COVAX, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra dhe sipas agjencisë Reuters, deri më tani ka krijuar marrëveshje furnizimi jodetyruese me kompanitë, AstraZeneca, Novavax dhe Sanofi për një total të rreth 400 milionë vaksinave, me mundësi të porositjes së qindra miliona dozave shtesë. Programi COVAX nuk ka marrëveshje për vaksinën e kompanisë Moderna, apo atë të Pfizer/BioNTech.

dw

Krimi dhe dënimi: Faktografia e luftës së Kosovës

NewbornMë shumë se 21 vite kanë kaluar nga lufta e Kosovës, e ende shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje. Një serial i DW-s i kushtohet krimeve të luftës e dënimeve, dhunimeve, varrezave masive e shkatërrimit të pronës.

Kush përjeton një luftë, atij i ndryshon përgjithmonë jeta. Më shumë se 21 vjet kanë kaluar nga lufta e Kosovës, por pasojat ende janë prezente. Në jetët e njerëzve, dhimbjen që la ajo për familjarët, por edhe shkatërrimin  e kudogjendur. Ende ka shumë pyetje të hapura për kohën e luftës në Kosovë. Një serial i Deutsche Welle-s i kushtohet pikërisht këtyre pyetjeve të hapura për të gjetur një përgjigje nga ekspertët e studimet mbi krimet e luftës, dënimet e deritanishme, dhunimet seksuale, varrezat masive e shkatërrimin e pronës. Bekim Shehu e hap atë me një përmbledhje mbi faktet e njohura të luftës.
Vrasjet gjatë luftës

Rreth 13.500 njerëz u vranë gjatë luftës së fundit në Kosovë (1999). Këto të dhëna jepen nga institucione të ndryshme në Kosovë, por, më së miri janë të evidentuara nga organizata Fondi për të Drejtën Humanitare, të prezantuara në Librin e Kujtimit të Kosovës (LKK) mbi të gjitha viktimat e luftës në Kosovë nga të gjitha etnitë. Sipas kësaj organizate gjatë luftës në Kosovë janë vrarë ose janë zhdukur gjithsej 13.535 njerëz. Kjo shifër është nxjerrë në bazë të analizës së 31.600 dokumenteve nga burime të ndryshme, në mesin e tyre edhe nga një numër i madh i deklaratave të viktimave dhe të dëshmitarëve të krimeve të luftës. Në numrin e të vrarëve, shqiptarët e Kosovës përbëjnë numrin më të madh të viktimave, me 10.812, serbët 2.197, kurse romët, boshnjakët, malazezët dhe joshqiptarët e tjerë përbëjnë 526 viktima gjithsej.

Në hulumtimin e FDH-së, nxirren statistika edhe në bazë të komunave më të mëdha, ku del se territori i Gjakovës në perëndim të Kosovës, ka pasur humbjet më të mëdha. Në Gjakovë kanë mbetur të vrarë 1.022 civilë shqiptarë. Pas Gjakovës renditet Skënderaj me 984 të vrarë, Gllogovci me 804 vetë, Rahoveci me 724, Peja me 561, Prishtina me 466, Prizreni me 464, Vushtrria me 451, Suhareka me 434, Mitrovica me 417 vetë.

Për sa i përket vrasjes së civilëve serbë në krye ndodhet Komuna e Prishtinës, ku të vrarë kanë mbetur 130 civilë serbë, më pas vjen Gjilani me 98 serbë të vrarë, Prizreni me 80, Peja me 79, Rahoveci me 71, Gjakova me 61, Klina me 56, Lipjani me 43, Suhareka me 40 dhe Istogu me 39 civilë serbë të vrarë. Megjithë këtë numër të evidentuar të personave të vrarë nga forcat serbe të sigurisë, edhe sot 21 vjet nga përfundimi i luftës së Kosovës, 1.647 persona konsiderohen si të pagjetur dhe për ta ende nuk dihet asgjë. Prej tyre rreth 420 serbë.

Dëbimi i shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe gjatë luftës

Gjatë periudhës së luftës së Kosovës, mbi 800 mijë shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe të sigurisë. Këto të dhëna gjenden në një raport të organizatës së OKB-së për refugjatët, (UNHCR), e cila njofton se 862,979 refugjatë u larguan nga Kosova nga 23 marsi deri më 9 qershor 1999. Një shifër e ngjashme përmendet edhe në një raport të OSBE-së, ku thuhet se 863,000 civilë u dëbuan ga Kosova ndërmjet marsit dhe qershorit të vitit 1999. Ndërkohë, Amnesty International thekson se “deri në fund të luftës në Kosovë në qershor të vitit 1999, më shumë se gjysma e popullatës civile të Kosovës jetonin në kampe refugjatësh në Shqipëri dhe Maqedoni.

Të pagjeturit pas luftës

Prej përfundimit të luftës e deri më sot, në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionin Qeveritar të Kosovës për Persona të Zhdukur, sipas kërkesave të familjarëve, janë evidentuar 6.057 raste të personave të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë. Fati i shumicës prej tyre tashmë është zbardhur, por për 1.647 persona ende nuk dihet asgjë. Autoritetet e Kosovës, por dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare bëjnë të ditur se rreth 80% e personave të zhdukur gjatë luftës kanë qenë meshkuj të moshës prej 18 deri në 40 vjeç. Pjesa tjetër janë e moshës 41 deri në 60 vjeç, por ka pasur raste të rrëmbimeve dhe zhdukjeve të personave mbi moshën 60-vjeçare.

Varrezat masive pas luftës

Në Kosovë e në Serbi pas përfundimit të luftës u zbuluan një sërë varrezash masive. Në dokumentet e Tribunalit të Hagës, në aktakuzat e prezantuara për shumë të akuzuar për krime lufte nga pala serbe, prej marsit të vitit 2000 janë identifikuar 529 varreza masive, shumica dërmuese e tyre në Kosovë. Në këto varreza janë gjetur trupat e pajetë të 4.300 personave të vrarë.

Drejtori i organizatës Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj i tha Dë-së, se evidentimi i plotë i krimeve dhe mangësitë në mbledhjen e dëshmive edhe sot, 21 vjet pas përfundimit të luftës, krijojnë vështirësi të mëdha në përmbylljen e këtij procesi tepër të rëndë dhe të ndjeshëm. “Pas kaq shumë vitesh është shumë e vështirë të gjenden burimet primare, për shkak të vdekjes ndërkohë të shumë dëshmitarëve dhe mungesës së dokumentacionit. Mirëpo në këtë proces mund të ndihmojë bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës dhe Serbisë, si edhe burimet e Tribunalit të Hagës, të cilat kanë evidentuar dhe krijuar një arkiv për shumë krime”, thotë Bekim Blakaj.

Varrezat masive në Serbi të zbuluara pas luftës së Kosovës

Pas luftës së Kosovës, në Serbi janë zbuluar disa varreza masive, ku janë futur trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë. Varreza më e madhe masive është zbuluar në Batajnicë afër Beogradit. Sipas të dhënave të deritanishme, në këtë poligon të njësive speciale të Serbisë, janë zbuluar trupat e rreth 930 personave. Burimet serbe besojnë se në Serbi ka gjithsej shtatë varreza masive, ndërsa sipas të dhënave që kishte UNIMK-u në vitin 2001, trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë janë gjetur në Batajnicë, në afërsi të Beogradit, ku u zbuluan 744 trupa. Në të njëjtin vit, në Petrovo Selo, në Serbinë Lindore, në një varrezë tjetër masive u gjetën 61 trupa.

Në vitin 2001, në liqenin Peruqac u zbulua një varrezë masive me 84 trupa. Në vitin 2013, në Rudnicë, në jugperëndim të Serbisë, në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinë u gjetën mbetjet mortore të 52 personave. Dhe së fundmi në vitin 2020 u zbulua  një varrezë masive në afërsi të Rashkës në Kizhevak me mbetjet mortore të 17 personave që besohet se janë shqiptarë të Kosovës.

Drejtoresha e FDH në Beograd, Natasha Kandiq, thotë se pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, në periudhën prej 15 qershorit 1999 deri në fund të dhjetorit të vitit 2000, në Kosovë janë vrarë, kidnapuar apo zhdukur 1.257 persona: 717 serbë, 307 shqiptarë dhe 233 romë. Për hulumtuesin Bekim Blakaj nga organiztata FDH, është shqetësuese se varrezat masive po zbulohen shumë vite pas përfundimit të luftës. “Është për t’u befasuar fakti që varrezat masive kanë filluar të hapen shumë vite pas luftës dhe tash së fundi kjo në Kizhevak, 21 vite pas luftës. Nuk mundet askush ta bindë opinionin që autoritetet e shtetit nuk kanë pasur informacione për lokacionet e varrezave masive, prandaj mendoj që në mënyrë të qëllimshme janë heshtur dhe nuk janë identifikuar lokacionet e tyre. Kemi shembull një varrezë masive në Serbi afër një kazerme ushtarake dhe për këtë autoritetet e atjeshme duhet të kenë pasur informacione”, thotë për Dë, Bekim Blakaj. Sipas tij, “po del që nuk ka pasur vullnet politik që këto informacione të nxirren”. “Definitivisht ky proces i ngadalësuar i personave të zhdukur ka qenë peng i politikës dhe s’ka pasur vullnet politik që ky proces të kryhet shumë më herët”, thotë Blakaj.

Dhunimet gjatë luftës së Kosovës

Numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës llogaritet të jetë rreth 20 mijë vetë. Këtë e pohoi në një fjalim para kongresit amerikan, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila thotë, se “deri tani askush nuk është dënuar për këto krime ani pse tashmë ka raste që kanë dalë të flasin publikisht për këto dhunime”. Deri tani me emër e mbiemër janë identifikuar rreth 1200 viktima. Numri i personave që kanë dorëzuar aplikacionet për verifikimin e statusit përkatës të personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte 1050 deri në vitin 2018. Qeveria e Kosovës në muajin shkurt të vitit 2018 filloi procesin e regjistrimit të statusit të individëve dhe verifikimin e tyre dhe ky numër konsiderohet i vogël krahasuar me shifrën prej 20 mijë viktimave të dhunës seksuale të përmendur.

Në bazë të ligjit, viktimë e dhunës seksuale të luftës është personi i cili i ka mbijetuar abuzimit seksual dhe dhunimit brenda periudhës së 27.02.1998 deri më 20.06.1999. Në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që personave që përjetuan këto krime gjatë luftës, t’u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale, gjë që mundëson marrjen e pensionit ligjor që arrin një vlerë prej rreth 230 euro në muaj.

Minire Begaj-Balaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, thotë se afati përfundimtar për të parashtruar kërkesën për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimës së dhunës seksuale, është pesë (5) vjet nga fillimi dhe zyrtarizmi i punës së Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës. Ky komision ka filluar punën zyrtarisht në shkurt të vitit 2018. Qendra për rehabilitimin e viktimave të torturës, vazhdimisht ka ndihmuar në procesin e aplikimit të viktimave të dhunës seksuale. Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e kësaj qendre, konsideron se krahasuar me numrin e përgjithshëm të viktimave, numri i aplikimeve është jashtëzakonisht i vogël.

Rushiti kërkon edhe nga familjarët që t’i inkurajojnë dhe ndihmojnë viktimat që të realizojnë të drejtën e tyre që iu takon me Ligj. “Natyrisht që numri është i vogël. Por, pasi procesi ka filluar në vitin 2018, ky numër ka qenë i pritshëm për faktin se shumica e rasteve që tani janë në Komision, janë raste që kanë qenë duke u trajtuar paraprakisht më herët në organizatat joqeveritare.”

Shkatërrimi i pronës gjatë luftës së Kosovës

Human Rights Watch, në një raport të saj të pasluftës konstaton se shkatërrimi i pronës civile nga trupat e qeverisë jugosllave/serbe në 1999 ishte i përhapur gjithandej. Kjo organizatë duke cituar një sondazh të UNHCR-së të nëntorit të vitit 1999, raporton se pothuajse 40 përqind e të gjitha shtëpive të banimit në Kosovë janë dëmtuar rëndë ose janë shkatërruar plotësisht. Nga një total prej 237,842 shtëpish, 45,768 u dëmtuan rëndë dhe 46,414 u shkatërruan. Shkollat dhe xhamitë u prekën në mënyrë të ngjashme. Sipas një vlerësimi të dëmeve nga Kombet e Bashkuara, nga 649 shkolla në Kosovë, më shumë se një e pesta e shkollave janë dëmtuar rëndë dhe më shumë se 60 përqind janë shkatërruar plotësisht.

Bashkimi Evropian, i cili ishte përgjegjës për shtyllën IV (rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik) në kuadër të misionit të UNMIK-ut, pas luftës kishte vlerësuar një kosto prej së paku 4 miliardë dollarë për një periudhë prej tre vjetësh për të rindërtuar Kosovën e shkatërruar nga lufta. Çështja e kompensimit të dëmeve të luftës, 21 vite më pas u ngrit si çështje në kuadër të dialogut që rifilloi në vitin 2020. Në këtë dialog po bisedohet pos të tjerash edhe për personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk publikojnë të dhënat e kostos së dëmeve të luftës së shkaktuar nga Serbia në Kosovë, ndonëse thonë se ato ekzistojnë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ekspertët e ekonomisë dhe ish-zyrtarë të Qeverisë së Kosovës realizuan një studim në të cilin janë vlerësuar dëmet e luftës. Haki Shatri, ish-ministër i Financave, që në vitin 2006 ishte koordinator i ekipit për çështje ekonomike, thotë se sipas të dhënave të ekspertëve që janë paraqitur në ato bisedime, dëmet në përgjithësi që Serbia i ka shkaktuar Kosovës, llogariten rreth 22 miliardë euro. Në këto dëme përfshihen dëmet e shkaktuara në sektorin publik, atë privat, në fondin pensional, depozitat e qytetarëve e shumë dëme të tjera. “Dëmet që janë bërë, ekonomitë familjare janë shkatërruar, janë djegur bagëtitë, prona shoqërore është shkatërruar, në disa raste është plaçkitur dhe fizikisht është bartur në Serbi etj. Delegacioni nga Kosova duhet t’i paraqesë këto të dhëna në tavolinë dhe faktori ndërkombëtar duhet të shohë se çfarë ka ndodhur”, thotë ish- ministri Shatri.

Edhe Muhamet Mustafa nga Instituti “Riinvest” ka qenë njëri nga koordinatorët e ekipit kosovar për çështje ekonomike në Grupin Negociator të Kosovës gjatë bisedimeve të Vjenës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Mustafa thotë se kompensimi i llogarive ekonomike dhe zhdëmtimi i atyre që kanë pësuar dëme gjatë luftës është çështje esenciale për normalizimin e marrëdhënieve dhe për fqinjësi të mirë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dëmet në pronën private gjatë luftës janë jashtëzakonisht të mëdha. Dhe kur është fjala për dëmet tek personat privatë as shteti dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk mund të intervenojë që të mos zhdëmtohen. Sepse konventat ndërkombëtare, si Konventa për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut e mbron pronën private nga dëmtime qoftë me motive politike apo të luftës. Dhe këtu kemi të bëjmë me të gjitha nacionalitetet”, thotë Muhamet Mustafa. Sidoqoftë, askush në Kosovë nuk e ka bërë në mënyrë të duhur dhe të saktë evidentimin e dëmtimit të pronës gjate luftës, ndonëse në disa raste janë inicuar procedura në gjykatat vendore, por pa ndonjë rezultat.

dw

Varianti i ri i koronavirusit përhapet edhe në Suedi

International ArrivalsVarianti i ri i koronavirusit që po qarkullon në Britani u zbulua edhe në Suedi. Një udhëtar nga Mbretëria e Bashkuar u sëmur pas mbërritjes në Suedi dhe rezultoi pozitiv, tha të shtunën Agjencia Suedeze e Shëndetësisë.

Zyrtarët thanë se udhëtari, i cili nuk është identifikuar me emër, është mbajtur i izoluar pas mbërritjes në Suedi dhe se deri tani nuk është zbuluar asnjë rast tjetër pozitiv.

Në Francë, ministria e shëndetësisë tha të premten se një francez i cili kohët e fundit kishte mbërritur nga Londra ishte testuar pozitiv për variantin e ri të virusit.

Varianti i ri, i cili është përhapur me shpejtësi në Anglinë e Jugut, mendohet të jetë më ngjitës se të tjerët që janë në qarkullim.

Disa vende të Bashkimit Evropian vendosën kufizime për udhëtarët nga Britania mes shqetësimeve rreth variantit të ri të virusit.

Duke filluar nga e hëna, qeveria amerikane do të kërkojë që të gjithë pasagjerët e linjave ajrore që nisen nga Mbretëria e Bashkuar të testohen për koronavirus 72 orë para nisjes.

voa

IKShPK: prej 1003 mostrave kemi 270 raste pozitive, 7 të vdekur dhe 478 të shëruar!

MaskaGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 270 raste pozitive.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Gjilan 12 raste, Vushtrri 9 raste, Deçan 8 raste, Podujevë 8 raste, Prizren 8 raste, Ferizaj 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kamenicë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Viti 4 raste, Junik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Graçanicë 1 rast.
Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 77, 71 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (86 vjeç), Novobërdë 1 rast (74 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 478 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.134 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.966.
Numri total i rasteve pozitive është 50.405 raste nga 178.390 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.305 raste të vdekjes.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Maas për Ballkanin Perëndimor: Jemi të fundit që frenojmë në BE

Heiko MaasGjashtë muajt e presidencës gjermane e gjetën në një kohë tronditëse BE. Ministri i Jashtëm, Heiko Maas në bilancin e tij për DW, ndër të tjera, vlerëson vendet e Ballkanit për progresin e madh në vitet e fundit.

DW: Miratimi i buxhetit të ri dhe ndihmave miliardëshe për Coronën megjithë dallimet e debatet ishte sukses i presidencës gjermane të BE. Por për çështjen e vaksinimit, shumë europianë pyesin se pse zgjat kaq shumë procesi dhe kanë ndjesinë, se janë të fundit në radhë por çdo ditë që kalon do të thotë një ditë e humbur, ku rrezikohen jetë njerëzish. Po e pranoni këtë si rrezik?

Bëhet fjalë për të dyja: shpejtësi dhe kujdes. Për të tejkaluar pandeminë duhet që në vitin 2021 të ofrojmë vaksinën as më gjerësisht. Për këtë do të ketë vaksina të ndryshme me veti të ndryshme për sa i përket transportit dhe magazinimit. Landet kanë krijuar qendra rajonale vaksinimi, aty do të dërgohet vaksina. Më 27 dhjetor mund të fillojmë me vaksinimin, fillimisht në shtëpitë e përkujdesjes, tek njerëzit nga mosha 80 vjeç dhe tek personeli mjekësor i caktuar.

Si ministër i Jashtëm është e rëndësishme për mua edhe një çështje: Ne angazhohemi, që vaksina e Coronës të jetë në të gjithë botën një e mirë publike. Një vaksinë e sigurtë dhe e përballueshme në çmim do të duhet të ofrohet në të gjithë botën. Këtë objektiv i ka vënë vetes edhe aleanca ndërkombëtare e vaksinës, COVAX. Gjermania është pjesë e COVAX dhe e mbështet punën e saj me mjete të mëdha.

Buxheti i ri i BE dhe fondet e ndihmave do të bëhen të mundura, vetëm sepse BE u përkul në temën e shtetit të së drejtës. A nuk ju vjen keq, që ujdia për mekanizmin e shtetit ligjor bën që në Poloni dhe Huungari të vazhdojë me muaj e ndoshta me vite rrënimi i ndarjes së pushteteve? Çfarë ka bërë presidenca gjermane, që BE në të ardhmen të bëhet më e aftë për të vepruar e jo e shantazhueshme?

Pa ujdinë për paketën financiare të Coronës, Europa më 1 janar do ishte futur në ujëra shumë të trazuara. Njerëzve dhe sipërmarjeve të goditura rëndë nga pandemia u nevojitet shpejt ndihmë. Ishte e rëndësishme të luftojë për këtë.  Përveç kësaj kemi instrumentin e ri të detyrimit për shtetin ligjor. Një shpatë e mprehtë, që nuk duhet nënçmuar. Megjithë kundërshtitë e Polonisë dhe Hungarisë nuk e prekëm këtë rregullore ligjore. E hapur është vetëm, si do të gjykojë Gjykata Europiane për detyrimin ndaj shtetit ligjor, nëse do të duhet të merret me këtë çështje.

Brexit e ka tronditur BE. A e kishit ndjesinë në negociatet për shtetin ligjor në BE, se mund të ketë pas Brexit-it edhe “Exit” të tjerë. A nuk do ishte më mirë që një rreth i vogël i shteteve anëtare të bjerë në ujdi për më shumë integrim, për të siguruar mbijetesën e BE?

Përkundrazi: Me debatin për Brexit në të gjitha vendet anëtare është rritur miratimi për BE, edhe në Gjermani. Besoj, se shumë njerëz i kanë parë avantazhet e BE si shumë të vetëkuptueshme, sepse nuk njihnin gjë tjetër. Brexit na i ka bërë shumë të qarta edhe njëherë avantazhet e BE: liria e udhëtimit, tregtia e lirë, dhe shansi për të jetuar e punuar në Europë, aty ku dëshiron. Nuk shoh aktualisht në BE, asnjë shumicë, që do të heqë dorë prej kësaj.

Natyrisht që duhet të nxjerrim konkluzione nga Brexit. Në BE ekziston ndërkohë mundësia, që një grup i vogël i shteteve anëtare, të fusë rregulla të përbashkëta, pa qenë nevoja që shtetet e tjera të marrin pjesë në të, i ashtuquajturi „bashkëpunimi i thelluar”. Por më vendimtare është: Në politikën kombëtare ne nuk duhet të vemë para përgjegjësisë gjithmonë Brukselin, kur diçka nuk shkon mirë. Dhe duhet të shpjegojmë hapur dhe kuptueshëm, si i marrim ne vendimet në Bruksel, sepse aty në tryezën e bisedimeve, janë të gjitha shtetet anëtare.

Gjithnjë e më shumë vende duan të bëhen pjesë e BE. Por bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë ngecur, po ashtu si liberalizimi i vizave me Kosovën. Në Ballkanin Perëndimor flitet për “dështimin e gjermanëve”. Si do ta shpëtoni besueshmërinë e BE në rajon?

Ne jemi të fundit që frenojmë në BE për këtë temë. Në thelb në bllokadë bëhet fjalë për marrëdhënien bilaterale të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. Si presidencë gjermane e BE ne u përpoqëm me një intensitet të madh të ndërmjetësonim një zgjidhje. Për fat të keq ende pa sukses.

Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor kanë bërë progres të madh në vitet e fundit, sidomos Maqedonia e Veriut. Njerëzit aty e shohin të ardhmen e tyre në BE. Prandaj ata duhet të mund ta ruajnë besimin tek premtimet tona, ndryshe do të heqin dorë nga BE. Perspektiva e BE është një impuls i rëndësishëm për reforma politike dhe të shtetit ligjor, që janë thelbësisht edhe interesat tona. Ne angazhohemi me tej për një zgjidhje në këtë kontekst, edhe pas presidencës sonë.

Pati shpresa, që presidenca gjermane do të çojë përpara dialogun me Greqinë dhe Turqinë për konfliktin në Mesdheun lindor. Deri më tani nuk ka pasur sukses, ka dështuar Gjermania si negociatore?

I kemi ndërkohë sanksionet e BE, që në Këshillin e BE në dhjetor u zgjeruan edhe njëherë. Këto sanksione drejtohen me objektiv të qartë ndaj personave dhe sipërmarrjeve, që janë pjesëmarrëse në kërkimet ilegale për gaz. Turqia duhet tani të bëjë hapa të besueshëm drejt uljes së tensioneve. Në javët dhe muajt e fundit kemi marrë sinjale të çtensionimit nga Turqia, por për fat keq pati herë pas here provokime të reja të qëllimshme. Kjo lojë e dyfishtë duhet të marrë fund. Oferta e një axhende positive në marrëdhëniet tona qëndron mbi tryezën e bisedimeve.

Presidenca gjermane vendosi si prioritet të drejtat e njeriut. Në të njëjtën kohë synohet një marrëveshje fitimprurëse investimesh me Kinën. A nuk ju shkakton kjo personalisht dhimbje koke?

Në negociatat për një marrëveshje investimesh mes BE dhe Kinës bëhet fjalë në radhë të parë për të krijuar kushte të ndershme në qasjen në treg. Ne duam që sipërmarrjet gjermane dhe europiane të kenë qasje të barabartë në tregun kinez, sepse kjo nuk duhet të jetë një rrugë njëkalimshe. Dhe bëhet fjalë edhe për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe standardet ekologjike. Këto janë për ne kritere për një marrëveshje. Përveç kësaj, shkeljet e të drejtave të njeriut ne vazhdojmë t’i trajtojmë shumë qartë në mënyrë bilaterale dhe në të gjitha nivelet me Kinën.

 

*Pyetjet e Deutsche Welles morën përgjigje me shkrim

Covid 19: prej 1892 testeve, kemi 489 raste të reja, 26 viktima dhe 748 persona të shëruar

E premteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1892 teste dhe 489 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 230 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kumanovë – 28 (me 109.228 banorë)
  • Ohër- 26 (51.591 banorë)
  • Prilep – 21 (me 75.132 banorë)
  • Kavadarci – 18 (me 38.741 banorë)
  • Strumica – 18 (me 57.175 banorë
  • Tetovë – 18 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Gostivar – 16 (111.252 banorë)
  • Strugë – 15 (me 65.801 banorë)
  • Gjevgjeli – 14 (me 22.706 banorë)
  • Manastir – 13 (me 91.983 banorë)
  • Veles –11 (me  54.384 banorë)
  • Koçani – 8 (me 37.758 banorë)
  • Dibër – 7(me 20.863 banorë)
  • Shtip – 7 (me 43.625 banorë)
  • Kriva Pallanka – 6 (me  20.820 banorë)
  • Radovish – 6 (me 29.100 banorë)
  • Vallandovë – 5 (me  11.773 banorë)
  • Resnjë –4 (me 16.313 banorë)
  • Krushevë – 4 (me 9.418 banorë).
  • Pehçevë – 4 (me 5.517 banorë)
  • Negotinë – 3 (me  19.327 banorë)
  • Vinicë – 3 (me 19.391 banorë)
  • Kërçovë – 2 (me 56.937 banorë)
  • Probishtip – 2 (me 15.085 banorë)
  • Kratovë – 2 (me 9.376 banorë)
  • Sveti Nikollë – 2 (me 17.683 banorë)
  • Delçevë –1 (me 17.713 banorë)
  • Demir Hisar – 1 (me 8.177 banorë)
  • Makedonski Brod – 1 (me  6.166 banorë)
Kanë ndërruar jetë 26 persona, nëntë pacientë nga Shkupi (69, 58, 71, 60, 49, 74, 44, 66 dhe 89), dy nga Kumanova (60 dhe 46), një nga Shtipi (61), tre nga Prilepi (72, 88 dhe 63) , një nga Struga (69), dy nga Velesi (61 dhe 72), dy nga Manastiri (52 dhe 75), një pacient nga Ohri (84), një nga Gostivari (54), një nga Strumica (71), një nga Berova (79 vjeç), një nga Delçeva (66 vjeç) dhe një pacient nga Kërçova (51 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 748 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 349 -Kumanovë 29 -Shtip 12 -Prilep 57 -Tetovë 27 -Strugë 22 -Veles 28 -Manastir 36 -Ohër 40 -Kavadarci 22 -Gostivar 19 -Gjevgjeli 9-Strumicë 11 -Kriva Palankë 7-Radovish 3-Krushevë 1 – Koçani 12-Probishtip 4 -Berovë 7 -Valandovë 2 -Vinicë 3 -Dellçevë 11 -Sveti Nikollë 10 -Kërçovë 10 -Resnje 6 -Negotinë 11.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 390.377 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 80896, numri i pacientëve të rikuperuar është 58182, numri i vdekjeve është 2401 dhe numri i rasteve aktive është 20313.
masat kunder covid
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionar”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Ministria e Shëndetësisë: 2184 testime, 553 raste të reja, 9 humbje jete dhe 514 të shëruar

Tabela-25-dhjetorMinistria e Shëndetësisë  ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2184 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 553 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 230 raste në Tiranë, 46 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Vlorë, 23 ë Durrës, 16 në Elbasan, 15 në Lezhë, 14 në Korçë, 13 në Lushnje, 12 në Sarandë, 10 në Gjirokastër, 9 në Berat, 8 në Kamëz, nga 7 raste në Pogradec, Dibër, 6 në Krujë, nga 5 raste në Librazhd, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Kuçovë, nga 3 raste në Kukës, Has, Përmet, Bulqizë, Memaliaj, Klos, Gramsh, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Pukë, Delvinë, Tepelenë, Fushë Arrëz, Peqin, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Shijak, Vorë, Patos, Cerrik, Këlcyrë.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Mallakastra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Peqini, të moshave 52-81 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,790 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sjellja e përgjegjshme e gjithësecilit është përcaktuese për kufizimin e përhapjes së Covid19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (25 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 553
Të shëruar në 24 orë 514
Të shtruar në spitale 309
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2184

Testime totale 249,635
Raste pozitive 55,380
Raste të shëruara 30,790
Raste Aktive 23,456
Humbje jete 1134

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13156
Fier 1611
Shkodër 1329
Durrës 1264
Vlorë 1055
Korçë 978
Elbasan 917
Berat 871
Lezhë 883
Gjirokastër 525
Kukës 487
Dibër 380

Greqia merr vendimin, miratohet dekreti për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon

deti jonGreqia ka miratuar dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon deri në 12 milje. Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez. Vendimi në fjalë është marrë nga Këshilli i Lartë i Shtetit që është gjykata më e lartë administrative në Greqi.

Gazeta greke “ Protothema” në një reportazh të detajuar, thekson se me këtë hap ditën e Krishtlindjeve, Athina i dërgon një mesazh të hapur Turqisë, sidomos kur theksohet se, në përputhje me Konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara qeveria greke “rezervon të drejtën për të ushtruar të njëjtën pikë dhe në zonat e tjera të ujërave territoriale”.

Zgjerimi i ujërave territoriale në detin Jon transformon të njëjtin rajon në një Zonë Ekskluzive Ekonomike (EEZ), pra në një zonë detare, ku një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose ndryshe të shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.

Në të njëjtën kohë, përcaktimi i vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me kryeministrin shqiptar, thekson gazeta greke “To Protothema” duke shtuar, se çështja mbetet e hapur nga viti 2009, kur Greqia nënshkroi një marrëveshje për zonën detare, e cila u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Këtë marrëveshje me votë unanime GJK e konsideroi si marrëveshje “antikushtetuese, të karakterizuar nga moszbatimi i parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve dhe arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm”.

Shqipëria dhe Greqia ndajnë në Detin Jon tri hapësira: Det Territorial, Shelf Kontinental dhe Zona Ekonomike Ekskluzive. Këto dy të fundit kanë të bëjnë me shfrytëzimin e hapësirës dhe pasurive nëndetare, si kërkimet për gaz, naftë etj. Për të tria këto hapësira dy vendet fqinje kanë interesa strategjike.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit e thotë qartë në 320 nenet e saj, se secili vend ushtron “sovranitet të plotë dhe të drejta sovrane në një zonë të përcaktuar qartë, me koordinata detare, të vendosura në një hartë të dakordësuar dhe të shoqëruar me koordinata detare për 3 hapësirat.”

Në rastin e Shqipërisë dhe Greqisë ka një hapësirë në Detin Jon, ku koordinatat detare në hartë mungojnë.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/11/08/jemi-ne-fund-te-zgjerimit-me-12-milje-dendias-pakti-me-shqiperine-per-te-shkuar-ne-hage-mesazh-edhe-per-turqine/

 
 

Top Channel

IKShPK: prej 1048 mostrave kemi 249 raste pozitive, 8 të vdekur dhe 538 të shëruar!

mbajtja e maskesGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1048 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 99 raste, Gjakovë 14 raste, Gjilan 14 raste, Graçanicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Podujevë 10 raste, Lipjan 7 raste, Prizren 7 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Junik 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga nje rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 68 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (77 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 538 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.656 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.181.
Numri total i rasteve pozitive është 50.135 raste nga 177.387 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.298 raste të vdekjes.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

LSHD: “… Kur komunistët serbë vendosën që më 1945 të krijonin shtetin e “Maqedonisë” bashkë me identitetin, gjuhën dhe historinë e shpikur, pjesa dërmuese e territoreve të shqiptarëve nuk administrohej as nga serbët, as nga bullgarët, e as nga Perandoria Osmane… por nga vetë shqiptarët, përmes shtetit të tyre shqiptar!…”

deftes_shkollore_tetove 1942-43 dhe 1943-44

Mbretnija Shqiptare – Ministrija e Arsimit – Dëftesë shkollore 1942-43 dhe Shteti Shqiptar – Ministrija e Arsimit – Dëftesë shkollore 1943-44

Komunikim me mediat

LSHD:  i’a kujtojmë presidentit Stevo Pendarovski se, kur komunistët serbë vendosën që më 1945 të krijonin shtetin e “Maqedonisë” bashkë me identitetin, gjuhën dhe historinë e shpikur, pjesa dërmuese e territoreve të shqiptarëve nuk administrohej as nga serbet, as nga bullgarët, e as nga Perandoria Osmane, siç e keqinterpretoi historinë ai pak ditë më parë, por nga vet shqiptarët, përmes shtetit të tyre shqiptar! Dhe për këtë, dëshmojnë dokumente të shumta të lëshuara nga këto autoritete, fotografi, e madje akoma edhe dëshmitarë të gjallë!

leter identiteti GostivarLëvizja për Shtet dhe Drejtësi denoncon para opinionit, përpjekjen për falsifikim dhe keqinterpretim të historisë nga ana e presidentit Stevo Pendarovski në intervistën e tij dhënë gazetës evropiane “online”, EUobserver. Në këtë intervistë, z. Pendarovski thjesht fshiu nga historia shqiptarët, duke deklaruar se “para krijimit të Maqedonisë si pjesë e Jugosllavisë, territori ishte i qeverisur nga Bullgaria, Serbia dhe, duke shkuar më larg, nga Perandoria Osmane”, duke e heshtur kështu qëllimisht, faktin e pamohueshëm historik, se në periudhën në mes të viteve 1941 dhe 1945 në shumicën e territoreve shqiptare, shtrihej administrata e shtetit shqiptar.

LSHD i bën me dije z. Pendarovski dhe segmenteve të tjera të pushtetit që përpiqen të falsifikojnë  historinë, se shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë shijen e lirisë në shtetin e tyre, në territoret e çliruara nga terrori tridhjetë vjeçar serb, ku ata përjetuan rilindjen kombëtare të mundësuar nga administrata, shkollat, dhe institucionet e shtetit të tyre, të cilat u mungojnë edhe sot e kësaj dite. Ashtu siç nuk mund të harrojnë as masakrat mbi popullsinë e pafajshme civile që paralajmëruan dhe kurorëzuan lindjen e “shtetit të ri” të “Maqedonisë” mbi gjakun e tyre.

LSHD gjithashtu hedh poshtë shpifjen dhe manipulimin djallëzor të presidentit Pendarovski lidhur me vullnetin politik të shqiptarëve, i cili gjatë fjalimit vjetor në seancë plenare, para deputetëve dhe korit diplomatik, gënjeu opinionin e brendshëm dhe faktorin ndërkombëtar, gjoja se shqiptarët përkrahin përvetësimin e identitetit, gjuhës dhe falsifikimin e historisë nga ana e institucioneve shtetërore të Maqedonisë së Veriut. LSHD kërkon të vetëdijësojë të gjithë faktorët politikë të brendshëm, si dhe faktorët e jashtëm të involvuar në gjetjen e një zgjidhjeje për këtë konflikt, se heshtja e përfaqësuesve politikë shqiptarë të korruptuar dhe të kapur, dhe të tjerëve të frikësuar për të shprehur opinionin e tyre të lirë, nuk duhet dhe nuk mund të interpretohet si aprovim, dhe vetësakrifikim i tyre, për të legjitimuar  padrejtësitë dhe krimet ndaj tyre që vazhdojnë që nga viti 1912.

Fakti që presidenti Stevo Pendarovski gënjeu dhe manipuloi dy here brenda pak ditësh, lidhur me historinë dhe vullnetin politik të shqiptarëve, dëshmon qartë se interesat kombëtare të shqiptarëve nuk janë dhe nuk mund të jenë të përfaqësuar dhe të mbrojtur në shtetin me karakter unitar të Maqedonisë së veriut.

Ashtu si paqja dhe e ardhmja më e mirë për të gjithë, nuk mund të ndërtohet mbi gënjeshtra, përvetësime dhe  falsifikime të historisë!

LSHDLëvizja për Shtet dhe Drejtësi

Kryesia qendrore

Kryetari

Adnan Abdullahi-Voka