438 pacientë trajtohen nëpër repartet infektive, vende të lira ka …

RMV - Ministria e shendetesiseNë 24 orët e kaluar, nëpër qendrat për covid-19, raportohet se 438 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për covid-19 janë nën trajtim.

Sipas raporteve të spitaleve,  Ministrinë e Shëndetësisë njofton se në baza ditore, nëpër spitale kemi:

  • 60 pacientë në Kumanovë
  • 55 pacientë në Prilep
  • 51 pacientë në Shtip.
  • 50 pacientë në Ohër
  • 44 pacientë në Strumicë
  • 29 pacientë në Veles
  • 28 pacientë në Strugë
  • 27 pacientë në Manastir
  • 22 pacientë në Kavadarci
  • 17 pacientë në Tetovë
  • 13 pacientë në Kocani
  • 12 pacientë në Gostivar
  • 12 pacientë në Kërçovë
  • 12 pacientë në Gjevgjeli dhe
  • 8 pacientë në Dibër

Vërejtje: numrat ndryshojnë nga ora në orë, në varësi të pranimit dhe lirimit të pacientëve.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirusin që trajtohen në departamentet infektive në Shkup dhe në spitalet në të gjithë vendin është 798 dhe ka rreth 450 shtretër nëpër spitale të zbrazët në qendrat covid 19, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Covid 19: prej 2953 testeve, kemi 556 raste të reja, 22 viktima dhe 404 persona të shëruar

E shtuneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2953 teste dhe 556 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
-Shkup 270
-Kumanovë 24
-Shtip 17
-Prilep 17
-Tetovë 17
-Strugë 6
-Veles 23
-Manastir 10
-Ohër 12
-Kavadar 21
-Gostivar 17
-Gjevgjeli 6
-Strumicë 22
-Kriva Pallankë 13
-Radovish 10
-Koçanë 14
-Probishtip 1
-Makedonski Brod 4
-Pehçevë 6
-Berovë 12
-Valandovë 1
-Vinicë 2
-Dellçevë 4
-Kratovë 5
-Sveti Nikolë 3
-Kërçovë 12
-Resnje 1
-Negotinë 6

Kanë ndërruar jetë 22 pacientë, dhjetë pacientë nga Shkupi (84, 83, 60, 71, 66, 57, 77, 76, 80 dhe 74), një nga Kumanova (77), një nga Dibra (68), një nga Shtipi (81), një nga Manastiri (69), dy pacientë nga Ohri (47 dhe 76), një nga Kavadari (48), dy nga Gostivari (79 dhe 64), dy nga Kriva Pallanka (81 dhe 79) dhe një pacientë nga Kërçova (63).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 404 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 204-Kumanovë 18-Shtip 9-Prilep 33-Veles 16-Manastir 8-Ohër 1-Kavadar 30-Gostivar 12-Gjevgjeli 11-Strumicë 15-Kriva Pallankë 6-Radovish 11-Koçanë 4-Probishtip 1-Makedonski Brod 1-Valandovë 2-Vinicë 1-Sveti Nikolë 4-Kërçovë 6-Resnje 2-Negotinë 9.
Deri më tani, në vend janë kryer gjthsej 414.757 testeve të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 86.150, numri i pacientëve të rikuperuar është 67.164, numri i vdekjeve është 2.614 dhe numri i rasteve aktive është 16.372.
MaskaKujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionar”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Ministria e Shëndetësisë: 4499 testime, 655 raste të reja, 3 humbje jete dhe 356 të shëruar

Tabela 9 janarMinistria e Shëndetësisë  ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 4499 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 655 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 247 raste në Tiranë, 46 në Durrës, 39 në Vlorë, 35 në Fier, 29 në Lushnje, 26 në Lezhë, 24 në Elbasan, 16 në Shkodër, 15 në Sarandë, nga 14 raste në Berat, Kamëz, 13 në Dibër, 12 në Kurbin, nga 9 raste në Mat, Gjirokastër, Gramsh, nga 8 raste në Krujë, Kavajë, Delvinë, 7 në Bulqizë, nga 6 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Kuçovë, Patos, 5 në Kukës, 4 në Korçë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Tepelenë, Klos, Skrapar, nga 2 raste në Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Belsh, Cerrik, nga 1 rast në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Libohovë.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 68-80 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjenën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (09 Janar 2021)
Raste të reja ditore 655
Të shëruar në 24 orë 356
Të shtruar në spitale 273
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4499

Testime totale 288,807
Raste pozitive 63,033
Raste të shëruara 37,327
Raste Aktive 24,473
Humbje jete 1233

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14161
Fier 1779
Shkodër 1321
Durrës 1266
Lezhë 992
Vlorë 956
Korçë 899
Elbasan 890
Berat 789
Dibër 563
Gjirokastër 461
Kukës 396

Ushqime “superfood” nga Gjermania

Superfood“Superfood” është një nocion që përdoret në marketing për të rritur çmimet e produkteve ekzotike. Por edhe në Gjermani prodhohen produkte ushqimore me ndikim pozitiv mbi shëndetin e njeriut.

“Superfood” është një nocion që përdoret në marketing për të rritur çmimet e produkteve ekzotike. Por edhe në Gjermani prodhohen produkte ushqimore me ndikim pozitiv mbi shëndetin e njeriut.

Në fillim të vitit shumë njerëz i kthehen arsyes dhe mbas ushqimit me bollëk në ditët e festave të Krishtlindjeve dhe të fundvitit, i kthehen mënyrës së shëndetshme të ushqimit. Dietat janë pa fund, vegane apo paleo, mes tyre mund të zgjedhësh sa të duash.

Mes gjithë informacioneve kontradiktore lidhur me përfitimet që ka shëndeti nga përdorimi i ushqimeve të caktuara, specialistët e marketingut zgjedhin sidomos një nocion për të bërë reklama strategjike për një prodhim të mbushur me lëndë ushqyese, atë të “superfood”-it.

Ushqimi i shëndetshëm ndihmon shumë

Por është e kotë të besosh se ekziston një ushqim i caktuar që i shpëton njerëzit nga sëmundjet e pashërueshme. Qendra Evropiane e Informacionit për Lëndët Ushqimore, (EUFID) në Bruksel, ka dhënë udhëzime që njerëzit të mos gënjehen nga etiketat që përdoren prej marketingut. E rëndësishme është të kihet kujdes që gjatë ushqimit njerëzit të bazohen tek sa më shumë produkte ushqimore.

Megjithatë etiketa “superfood” ka pasur ndikim në mënyrën e sjelljes së konsumatorëve në Europë. Si pasojë e kësaj tendence, sipas një raporti të Institutit për studimin e tregut, Mordor Intelligence 2018, Gjermania është kthyer në importuesin më të madh të farës së chia-s në Europë, një farë me emri latin salvia hispanica, me diametër 2 milimetra, në formë ovale dhe ngjyrë të zezë me pika të bardha.

Fara që vjen nga Amerika Latine është bërë vitet e fundit gjithnjë e më e preferuar në Europë. Bukë me farë chia, kos me farë chia, chia në sallatë, farat e vogla futen kudo në ushqime.

Disa gjermanë nuk janë të vetëdijshëm, që në vendin e tyre ka produkte ushqimore të pasura me lëndë ushqyese, si për shembull perimet dimërore si lakra jeshile, rrepa e kuqe ose mollët, fruti më i preferuar i gjermanëve.

Kur njeriu ushqehet me prodhime sezonale dhe rajonale, kjo i bën mirë jo vetëm shëndetit. Në këtë mënyrë ndihmohet në mënyrë të qëndrueshme edhe ekonomia lokale dhe rajonale. Dhe duke qenë konsumator, njeriu mbron edhe ambientin, sepse prodhimet lokale dhe rajonale nuk transportohen nga distanca të largëta. Dhe produktet vendase janë të freskëta.

Disa ushqime “superfood” që prodhohen në Gjermani janë lakra jeshile, rrepa e kuqe, hithra, qershia, boronicat, manaferrat e detit, mjedra, apo mollët.

Mollët fruti kryesor në Gjermani

Në Gjermani çdo person ha në vit mesatarisht 17 kilogram mollë. Mollët kanë pak kalori, përmbajnë antioksidantë që i bëjnë mirë zemrës, trurit, lëkurës dhe kockave. Mollët ulin po ashtu rreziqet për t’u sëmurë me diabetin e tipit 2. Falë mënyrave të ruajtjes në temperatura të ftohta, mollët mund t’i gjesh në treg gjatë gjithë vitit.

Hithrat: shumë lëndë ushqyese të vlefshme

Hithrat konsiderohen si bar i keq. Por kur një ditë u bënë analizat e hithrës u pa se ajo kishte aq shumë lëndë ushqyese të vlefshme, saqë shkencëtarët nuk u besonin syve kur panë rezultatet.

Hithra ka dy deri tri herë më shumë hekur se sa spinaqi, më shumë kalcium se sa qumështi dhe shumë shumë vitamin A, C dhe E. E gatuar ajo nuk të djeg më.

Trëndafilat e egër

Në fund të vjeshtës dhe në dimër gjen në Gjermani shkurre trëndafili të egër me frënjëza që përmbajnë sasi të madhe vitamine C dhe karotenoide.

Në Gjermani përdoret shumë çaji me frënjëzat e trëndafilit të egër ose reçeli i bërë me to, por produktet që shiten në treg janë shpesh të bëra me frënjëza të importuara nga vende të tjera. Në landin e Baden Vyrtembergut ekziston një fermë që kultivon trëndafilin e egër.

dw

Biden: I takon Kongresit të vendosë nëse do të ngrejë akuza kundër Presidentit Trump

BidenPresidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se ai kishte besuar për një kohë të gjatë se Presidenti Donald Trump nuk ishte i aftë për detyrën, por se i takon Kongresit të vendosë nëse do të ngrejë për së dyti akuza për shkarkimin e presidentit.

Zoti Biden u tha gazetarëve në një konferencë shtypi se ai ishte i përqendruar te frenimi i pandemisë COVID-19, te vaksinimi i shpejtë dhe te forcimi i ekonomisë.

“Ajo që Kongresi do të vendosë të bëjë, kjo u takon atyre por … ne do të na duhet të jemi gati të fillojmë menjëherë punën”, tha ai, kur u pyet në lidhje me legjislacionin që po përgatitet nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve për të ngritur akuza kundër Presidentit Trump për rolin e tij në nxitjen e dhunës ditën e mërkurë në Kapitol.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve planifikojnë të paraqesin të hënën akuzat që mund të çojnë për herë të dytë në një proces për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, thanë dy burime që kishin dijeni për këtë çështje.

Një kopje e dokumentit që po qarkullon midis anëtarëve të Kongresit akuzon zotin Trump për “nxitje të dhunës kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara” në përpjekje për të përmbysur humbjen ndaj Presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Në akuzat që përmban dokumenti përmendet gjithashtu biseda telefonike që zoti Trump pati gjatë javës së kaluar me Sekretarin e Shtetit të Xhorxhias Brad Raffensperger, në të cilën i kërkoi atij të “gjente” vota të mjaftueshme për të përmbysur fitoren e zotit Biden në atë shtet.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e quajti të premten Presidentin Trump “të çekuilibruar” dhe tha se Kongresi duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur amerikanët, edhe pse mandati i zotit Trump përfundon më 20 janar kur presidenti i zgjedhur Biden të bëjë betimin.

Ajo gjithashtu tha se kishte folur me gjeneralin më të lartë të vendit, kreun e Shtatmadhorisë Mark Milley, në lidhje me çështjen që zoti Trump të mos lejohet të fillojë ndonjë konflikt ose të ndërmarrë ndonjë sulm me armë bërthamore, siç u shpreh ajo.

Deri më sot, nuk ka patur asnjë rast që ndaj një presidenti amerikan të ndërmerren dy herë procedura shkarkimi.

Por është e paqartë nëse ligjvënësit do të jenë në gjendje ta heqin zotin Trump nga posti, pasi akuzat që mund të ngrihen në Dhomën e Përfaqësuesve do të përfundonin në një gjyq në Senat, ku republikanët e tij kanë mjaft kontroll.

Një numër i madh i ligjvënësve demokratë dhe disa republikanë kanë shprehur mbështetje për largimin e zotit Trump nga pushteti ose për ndëshkimin e veprimeve të tij.

Por pas komenteve të zonjës Pelosi, udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy la të kuptohet se ai nuk e mbështet ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit. Ai tha se kjo do ta përçante më shumë vendin.

Zoti Biden tha se fakti që Presidenti Trump nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e tij më 20 janar “është një gjë e mirë.”

Të premten Presidenti Trump shkroi në Twitter: “Për të gjithë ata që kanë kërkuar të dinë, unë nuk do të marr pjesë në inaugurim më 20 Janar.” Ai nuk e ka njohur humbjen dhe nuk e ka uruar zotin Biden për fitoren.

Vendimi i Presidentit Trump shënon një shkëputje nga tradita amerikane, sipas të cilës presidenti që largohet merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri.

Ndërkaq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse nënpresidenti Mike Pence do të merrte pjesë në inaugurim, presidenti i zgjedhur Biden tha se zoti Pence “është i mirëseardhur,” por shtoi se nuk ka biseduar me të.

voa

IKShPK: prej 1531 mostrave kemi 259 raste pozitive, 7 të vdekur dhe 613 të shëruar!

mbajtja e maskesGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.531 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 259 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 31 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 12 raste, Gjilan 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Suharekë 12 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 9 raste, Pejë 8 raste, Viti 8 raste, Malishevë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 3 raste, Klinë 3 raste, Prizren 3 raste, Shtime 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas dhe Istog.
Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (52 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (71 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 613 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.613 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.535. Numri total i rasteve pozitive është 53.523 raste nga 195.475 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.375 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Një historik pak i njohur për Hidrocentralin e Tetovës

Hidrocentrali-i-Tetoves

ESNAF m. hist.

  1. Shoqatë a lidhje e zejtarëve të pavarur në mesjetë, që bashkoheshin sipas profesionit; shoqatë a bashkim tregtarësh që tregtonin një lloj malli. Esnafet e zejtarëve (e endësve, e farkëtarëve). Esnafet e tregtarëve.
    2. ~Ë, ~ËT. Zejtari a tregtari që bënte pjesë në një shoqatë a bashkim të tillë.

ESNAF mb. bised.

  1. I drejtë e i ndershëm; fisnik. Burrë esnaf. Familje esnafe. Është esnaf.
    2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Esnafi po esnaf mbetet. Ke të bësh me një esnaf.

Sot ka shumë keqpërdorime të epitetit ESNAF.

Nuk mund të quhesh ESNAF dhe nuk je ESNAF, vetëm pse je zanatçi apo tregtar. ESNAF si zejtar apo si tregtar je, vetëm nëse je edhe 

I drejtë, i ndershëm; fisnik, përparimtar etj… 

(Fatkeqësisht, sot gati se nuk kemi më ESNAF, por më e keqja është, që edhe Intelektualët u shndërruan në tregtar.)

Lexoni shkrimin e Ismail Arsllanit:

Një historik pak i njohur për Hidrocentralin e Tetovës

Hidrocentrali i Tetovës ishte ndërtuar nga fundi i vitit 1924. Së pari, me dritë elektrike ishte ndriçuar sheshi i qytetit të Tetovës, me gjashtë poçe elektrike, ndërsa çdo familje e interesuar ka pasur të drejtë të shfrytëzojë vetëm nga një poç elektrik. -Hidrocentrali i Tetovës asokohe i dha dritë edhe Shkupit. -Gjatë Luftës së Dytë Botërore, për këtë hidrocentral ishte interesuar vetë Hitleri, duke urdhëruar që të jetë nën komandën e Vermahtit gjerman.

Në fillim të shekullit XX, Tetova përshkruhet si një “kasaba”, me 10-12 mijë banorë, me rrugica të ngushta e të pastra, ku është bërë tregti dhe ku kanë qenë të zhvilluara zejet e kohës. Brezat e tashëm nuk mund të imagjinojnë se në çfarë terri ka qenë i mbërthyer ky qytet. Llambat me vajguri kanë ndriçuar odat e burrave, si dhe rrugët më kryesore. Elektrifikimi ka qenë një punë e paimagjinueshme për atë kohë.

Ideja për rrymë elektrike në Tetovë, në dekadat e para të shekullit njëzet, paraqitet nga disa qytetarë që kanë pasur rast të qëndronin në ndonjë nga qendrat evropiane dhe kanë parë përparësitë e saj, por rrethanat e këtushme, para së gjithash ato historike-politike, nuk kanë lejuar realizimin e saj.

Sipas disa dokumenteve të Arkivit Historik të këtij qyteti dëshmohet se në vitin 1908, në Mexhlisin e xhonturqve ka qenë shtruar çështja e elektrifikimit të këtij rajoni, por kjo për shumë shkaqe nuk ka mund të realizohet. Më vonë, në vitin 1913 është formuar një Shoqatë Aksionare e qytetarëve më prestigjiozë, të cilët kanë mbledhur një kapital fillestar prej 100.000 dinarësh të atëhershëm, për ndërtimin e një hidrocentrali në grykën e lumit Shkumbin të Tetovës, por për shkak të rrethanave politike, ideja ka mbetur e pa realizuar.

Kjo çështje pas disa vitesh përsëri është aktualizuar. Nga fundi i muajit shkurt të vitit 1921, në hotelin e atëhershëm “Beograd”, është mbajtur një tubim i qytetarëve, ku kanë qenë të pranishëm edhe tetovarët më prestigjioz, të cilët kanë qenë bartës të disa zhvillimeve ekonomike, por që kanë pasur kapital dhe vizion për të ardhmen. Ky grup  ka formuar edhe një Shoqatë Aksionare, e cila ka pasur për qëllim ndërtimin e hidrocentralit përgjatë rrjedhës së ujërave të rrëmbyeshëm të lumit Shkumbin, i cili ka burimet nga lartësitë e Sharrit.

Në atë kuvend të qytetarëve, është zgjedhur një Këshill prej 12 anëtarësh (4 shqiptarë), ku kryetar është zgjedhur Mihajllo Mihajlloviq, nënkryetar Mustafa Arsllani (gjyshi i autorit të këtij punimi), ndërsa anëtarë Mihajllo Neshoviq, Simo Mojsiq, Jakup Sulejmani, Kosta Parliq, Dushan Aleksoviq, Vehbi Izeti, Simo Shtakle, Sane Gule, Aco Todoroviq dhe Hafëz Xhemil Efendiu-Bambari. Është mbledhur një kapital fillestar prej 6 milionë dinarësh të atëhershëm. Dy anëtarë të Këshillit drejtues menjëherë janë nisur për në Beograd, ku kanë shtypur aksione në vlerë prej 12 milionë dinarësh. Në Beograd kanë kërkuar leje për ndërtim nga ministria e atëhershme, por kanë kërkuar edhe sigurim të planeve dhe të kuadrit për ndërtimin e hidrocentralit. Sipas disa të dhënave shtesë, ka pasur zgjerim të listës së aksionarëve në vitin 1927 dhe 1933, ku përmenden edhe Muhamed Halili (Saliu) dhe dr. Xhafer Sulejmani, ndoshta edhe ndonjë tjetër për të cilin nuk kemi dijeni.

Në ndërtimin e centralit janë kyçur inxhinierë nga Austria, Sllovenia, Çekia dhe Hungaria. Më së vështiri është ndërtuar tuneli, që do të çonte ujin te turbinat e hidrocentralit, të cilin e kanë ndërtuar inxhinierët e Sllovenisë dhe që është kryer në vitin 1922. Pajisjet për hidrocentralin janë siguruar nga firma “Ganc” e  Budapestit dhe është montuar nga ekspertë të fabrikës që e kishte prodhuar.

Nga fundi i vitit 1924, hidrocentrali ishte kryer. Së pari, me dritë elektrike ishte ndriçuar sheshi i qytetit të Tetovës, me gjashtë poçe elektrike, ndërsa çdo familje e interesuar ka pasur të drejtë të shfrytëzojë vetëm nga një poç elektrik. Kompania suedeze “Erikson” ka qenë e kyçur me instalimin e pajisjeve të veta për nevojat e centralit, si dhe ka ndërtuar largpërçuesin deri në Shkup dhe tërë rrjetin instalues.

Ky hidrocentral, i pari i këtij lloji në Maqedoni, ka qenë krenaria e tetovarëve. Aq më shumë se sasitë më të mëdha të rrymës elektrike janë dërguar për ndriçimin e Shkupit. Tetovarët, asokohe, të mahnitur nga shkëlqimi i dritave elektrike, e quanin qytetin e tyre një “Paris të vogël”. “Mos të ishte Tetova, do të gllabërohej në errësirë Shkupi!”, shpreheshin me shpoti tetovarët.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur këto vise u okupuan nga italianët, sipas një dokumenti të ruajtur, dëshmohet se për këtë hidrocentral ka pasur dijeni edhe vetë Hitleri, i cili kishte dhënë urdhër të prerë: “Pavarësisht se ky rajon është nën administrimin italian, hidrocentrali duhet të mbetet nën komandën e Vermahtit gjerman”.

Objekti i hidrocentralit vërtet ishte drejtuar nga gjermanët, të cilët e kishin lyer me ngjyrë të përhirtë e të maskuar dhe përreth kishin mbjellë shumë akacie e bredha. Pas përfundimit të luftës, në shtator të vitit 1946, ky hidrocentral është nacionalizuar nga pushteti i atëhershëm dhe që atëherë është në pronë të shtetit, ndërsa si themelues asokohe u paraqit ndërmarrja publike “Elektro-Ekonomia” e Maqedonisë, sot ELEM apo EVN. Ndërkohë, trashëgimtarët e aksionarëve të dikurshëm kanë kërkuar denacionalizimin e hidrocentralit dhe kthimin e pronës mbi aksionarët, gjë që nuk ishte realizuar deri në skadimin e afatit.

Ismail Arsllani

Ministria e Shëndetësisë: 3927 testime, 673 raste të reja, 7 humbje jete dhe 436 të shëruar,

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë  ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3927 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 673 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 238 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 38 në Vlorë, 28 në Shkodër, 23 në Lushnje, 20 në Lezhë, 19 në Mat, 18 në Berat, 17 në Sarandë, nga 16 raste në Kurbin, Korçë, nga 15 raste në Elbasan, Kamëz, 13 në Fier, nga 12 raste në Krujë, Kavajë, 11 në Kukës, nga 8 raste në Librazhd, Bulqizë, nga 7 raste në Pukë, Mirditë, Gramsh, 6 në Peqin, nga 5 raste Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, Klos, Skrapar, Cerrik, nga 4 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Shijak, Patos, nga 3 raste në Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Delvinë, Vorë, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Konispol, nga 1 rast në Has, Divjakë, Roskovec, Himarë, Kuçovë, Poliçan,

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 21-77 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,971 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjenën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (08 Janar 2021)
Raste të reja ditore 673
Të shëruar në 24 orë 436
Të shtruar në spitale 260
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3,927

Testime totale 284,308
Raste pozitive 62,378
Raste të shëruara 36,971
Raste Aktive 24,177
Humbje jete 1230
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14000
Fier 1747
Shkodër 1326
Durrës 1258
Lezhë 980
Vlorë 921
Korçë 911
Elbasan 865
Berat 782
Dibër 532
Gjirokastër 452
Kukës 403

SHBA, 4,085 vdekje nga Covid-19 të enjten

FauciShtetet e Bashkuara shënuan një rekord të ri me 4,085 vdekje nga Covid-19 të enjten.

Eksperti i sëmundjeve infektive Anthony Fauci i tha se ai beson se “gjërat do të përkeqësohen gjatë muajit janar”. Ky është rezultat, tha ai, i “udhëtimeve të sezonit të festave dhe grumbullimeve të zhvilluara gjatë asaj periudhe “.

Fauci tha gjithashtu se ai besonte se kjo rritje mund të sprapset “nëse shtohen masat mbrojtëse gjatë kësaj periudhe, si mbajtja e maskave, distancimi fizik dhe vaksinimi.

Fauci tha se ai shpreson që kur Presidenti i zgjedhur Joe Biden të jetë në detyrë, Shtetet e Bashkuara do të jetë në gjendje t’i japë publikut amerikan “1 milion vaksina në ditë, siç ka thënë presidenti i zgjedhur”

Shtetet e Bashkuara kanë më shumë raste me COVID-19 se kudo tjetër në botë, 21.5 milionë nga më shumë se 88 milionë infeksione gjithsej, afërsisht një e katërta e rasteve në botë.

Shifrat vijnë ndërsa gati 6 milionë amerikanë janë vaksinuar kundër sëmundjes.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë patur më shumë vdekje nga COVID-19 se çdo vend tjetër – më shumë se 365,208 nga gati 2 milionë vdekje të shkaktuara nga COVID-19 në botë.

voa

IKShPK: prej 1648 mostrave kemi 321 raste pozitive, 5 të vdekur dhe 564 të shëruar!

frenoni covid 19
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.648 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 321 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 96 raste, Prizren 34 raste, Pejë 22 raste, Gjilan 18 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Vushtrri 17 raste, Mitrovicë 14 raste, Podujevë 14 raste, Deçan 11 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Skenderaj 10 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Gjakovë 3 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kllokot 2 raste, Obiliq 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.000 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.Numri total i rasteve pozitive është 53.264 raste nga 193.944 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.368 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!