Ministria e Shëndetësisë: 3975 testime, 1153 raste të reja, 17 humbje jetë dhe 606 të shëruar

ministria-e-shendetesiseMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 3975  testimeve 1153 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: : 345 raste në Tiranë, 110 në Durrës, 109 në Fier, nga 65 raste në Lushnje, Vlorë, 48 në Sarandë, 46 në Elbasan, 37 në Gjirokastër, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Kavajë, Kuçovë, 23 në Pogradec, 20 në Lezhë, 18 në Mallakastër, 17 në Berat, 15 në Malësi e Madhe, 14 në Kukës, 13 në Tepelenë, nga 12 raste në Kurbin, Kamëz, nga 10 raste në Krujë, Bulqizë, nga 7 raste në Korçë, Has, Mat, Gramsh, 6 në Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Kolonjë, Libohovë, nga 4 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, nga 3 raste në Devoll, Vorë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar, nga 1 rast në Dibër, Poliçan, Dropull.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Belshi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 48-83 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 928 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 62,533 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve vijon të rritet, ku në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë”, këshillon ministria.

COVID-19 – Statistika (20 Shkurt 2021)

  • Raste të reja ditore         1153
  • Të shëruar në 24 orë      928
  • Të shtruar në spitale      606
  • Humbje jete në 24 orë   17
  • Testime ditore                3975
  • Testime totale                436,477
  • Raste pozitive                 99,062
  • Raste të shëruara         62,533
  • Raste Aktive                 34,876
  • Humbje jete                  1,653

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë         21256
  • Fier             2883
  • Durrës        1804
  • Vlorë             1771
  • Shkodër       1440
  • Elbasan         1086
  • Korçë            1000
  • Lezhë            999
  • Berat             974
  • Gjirokastër   903
  • Kukës             399
  • Dibër           361

IKShPK: prej 2833 mostrave kemi 292 raste pozitive, 3 të vdekur dhe 556 të shëruar!

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.833 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 292 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 15 raste, Mitrovicë 15 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 10 raste, Vushtrri 10 raste, Obiliq 8 raste, Deçan 7 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Malishevë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 556 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.941 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.470.
Numri total i rasteve pozitive është 65.982 raste nga 282.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.571 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 3283 testeve, kemi 449 raste të reja, 10 viktima dhe 227 persona të shëruar

E shtuneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3283 teste dhe u regjistruan 449 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 170(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 55(me 75.132 banorë)
  • Kavadarci – 35(me 38.741 banorë)
  • Gjevgjeli – 23(me 22.706 banorë)
  • Tetovë – 19(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Ohër- 17(51.591 banorë)
  • Kumanovë – 17(me 109.228 banorë)
  • Negotinë – 16(me  19.327 banorë)
  • Manastir – 16(me 91.983 banorë)
  • Veles –10(me  54.384 banorë)
  • Strugë – 8(me 65.801 banorë)
  • Strumica – 7(me 57.175 banorë)
  • Resnjë –7(me 16.313 banorë)
  • Gostivar – 6(111.252 banorë)
  • Delçevë –5(me 17.713 banorë)
  • Shtip – 5(me 43.625 banorë)
  • Bogdanci– 5(me 8.178 banorë)
  • Berovë – 4(me 12.813 banorë)
  • Kriva Pallanka – 4(me  20.820 banorë)
  • Kratovë – 4(me 9.376 banorë)
  • Probishtip – 3(me 15.085 banorë)
  • Demir Kapi – 3(me  4.039 banorë)
  • Dibër – 2(me 20.863 banorë)
  • Kërçovë – 2(me 56.937 banorë)
  • Vallandovë – 2(me  11.773 banorë)
  • Krushevë – 2(me 9.418 banorë)
  • Radovish – 1(me 29.100 banorë)
  • Koçani –1(me 37.758 banorë)

Janë raportuar gjithsej 10 raste vdekjeje, janë raportuar 3 pacientë nga Shkupi (83, 79, 65), nga 1 nga Tetova (72), Kumanova (71), Prilepi (79), Velesi (84), Ohri (58), Kavadarci (65) dhe Delçeva (75).

Janë regjistruar 227 pacientë të rikuperuar në:   -Shkup 102,
-Kumanovë 41,-Prilep 17, -Kavadarci 14, -Tetova dhe Velesi nga 8, 
-Shtip 6, -Gostivari dhe Kocani nga 5, -Manastiri dhe Strumica nga 4, – Gjevgjelia, Negotina, Resnja dhe Krusheva nga 2, -Dibra, Probishtipi, Vinica, Dojrani dhe Makedonski Brodi nga 1.
 
Deri më tani,  janë kryer gjithsej 500.551 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i pandemisë është 99.031, numri i pacientëve të rikuperuar është 89.249, numri i vdekjeve është 3.047 dhe numri i rasteve aktive është 6.735.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Ministria e Shëndetësisë: 3848 testime, 1071 raste të reja, 18 humbje jetë dhe 890 të shëruar

ministria-e-shendetesiseMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 3848 testimeve 1071 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 397 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Fier, 51 në Gjirokastër, 49 në Shkodër, 36 në Lezhë, 35 në Korçë, 34 në Kavajë, 33 në Elbasan, 30 në Krujë, 25 në Sarandë, 24 në Berat, nga 18 raste në Durrës, Lushnje, 15 në Devoll, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, Mat, 12 në Delvinë, 10 në Kukës, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Dibër, Peqin, Bulqizë, 7 në Has, nga 5 raste në Tropojë, Pogradec, Kolonjë, nga 4 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, nga 2 raste në Mirditë, Ura Vajgurore, Shijak, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-82 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 930 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 61,605 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 618 pacientë, 41 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

COVID-19 – Statistika (19 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1071
Të shëruar në 24 orë 930
Të shtruar në spitale 618
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 3848

Testime totale 432,502
Raste pozitive 97,909
Raste të shëruara 61,605
Raste Aktive 34,668
Humbje jete 1,636

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21173
Fier 2809
Vlorë 1756
Durrës 1735
Shkodër 1430
Elbasan 1109
Lezhë 1021
Korçë 1022
Berat 967
Gjirokastër 884
Kukës 409
Dibër 353

Vaksina BioNTech/Pfizer më pak efektive kundër mutacionit të Afrikës së Jugut

BioNTech PfizerNumri i antitrupave u zvogëlua ndjeshëm në testin laboratorik. Megjithatë, derisa vaksina të përshtatet, ajo i parandalon rrjedhat serioze të sëmundjes serioze.

Frika u konfirmua: vaksina kundër Covid-19 e BioNTech/Pfizer është rreth dy të tretat më pak e efektshme kundër mutacionit të virusit të Afrikës së Jugut. Sidoqoftë, vaksina është ende në gjendje të neutralizojë virusin, sipas studimit laboratorik, i cili është botuar në “New England Journal of Medicine” (https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMc2102017?query = featured_home Aktiviteti Neutralizues i Serumit të Elicited BNT162b2 – Raporti Paraprak).

Varianti tepër ngjitës, i cili nga specialistët njihet me shkurtesat B1.351 ose 501Y.V2, është zbuluar deri tani në më shumë se 30 vende, përfshirë edhe Gjermaninë.

Në fillim të shkurtit, Afrika e Jugut pezulloi përkohësisht vaksinat e planifikuara me vaksinën AstraZeneca sepse, sipas një studimi, vaksina thuhet se mbron vetëm 20 përqind kundër variantit të koronavirusit të Afrikës së Jugut.

Studimi i dytë solli zhgënjim

BioNTech / Pfizer kishte paraqitur një studim në janar (https://www.biorxiv.org/content/10.1101/2021.01.27.427998v1 Neutralization of SARS-CoV-2 spike 69/70 deletion, E484K, and N501Y variants by BNT162b2 vaccine-elicited sera), në të cilën numri i antitrupave ishte zvogëluar pak, kështu që kompanitë farmaceutike menduan se vaksinat e tyre do të funksiononin edhe kundër mutacioneve të reja.

Për studimin e ri, studiuesit e BioNTech/Pfizer, së bashku me Degën Mjekësore të Universitetit të Teksasit (UTMB), konceptuan një virus të manipuluar që korrespondon me variantin e Afrikës së Jugut. Në laborator, ata zbuluan se testet me gjakun e njerëzve të vaksinuar prodhuan vetëm një të tretën e antitrupave neutralizues.

Deri tani nuk ka pasur studime klinike me pacientë, por bashkëautori i studimit, Profesor Pei-Yong Shi nga Dega Mjekësore e Universitetit të Teksasit, beson se një e treta e antitrupave janë të mjaftueshëm për të parandaluar të paktën rrjedhat e rënda të sëmundjes.

Nevojitet përshtatja e vaksinave

Edhe nëse efektiviteti zvogëlohet, vaksinat ekzistuese mund të vazhdojnë të përdoren, sepse deri tani varianti i Afrikës së Jugut nuk ka qenë në gjendje të kapërcejë mbrojtjen e vaksinimit.

Por duke pasur parasysh mutacionet agresive që përhapen me shpejtësi, zhvillimi i një vaksine të përshtatur të ARN-së tashmë është në zhvillim e sipër midis prodhuesve të vaksinave. Edhe AstraZeneca, GSK dhe CureVac e njoftuan këtë.

Sipas themeluesit të BioNTech, Uğur Şahin, zhvillimi i një përshtatjeje ose përforcimi të tillë zgjat vetëm disa javë (https://www.spiegel.de/wirtschaft/unternehmen/biontech-gruender-oezlem-tuereci-und-ugur-sahin-deutschland-wird-genug-impfstoff-bekommen-a-00000000-0002-0001-0000-000174691195), por testimi, miratimi, prodhimi, shpërndarja dhe injektimi do të duan muaj.

dw

Covid 19: prej 2549 testeve, kemi 415 raste të reja, 19 viktima dhe 244 persona të shëruar

E PremteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2549 teste dhe u regjistruan 415 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 170 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 62 (me 75.132 banorë)
  • Kavadarci – 32 (me 38.741 banorë)
  • Veles –25 (me  54.384 banorë)
  • Negotinë – 20 (me  19.327 banorë)
  • Ohër- 12 (51.591 banorë)
  • Strumica – 11 (me 57.175 banorë)
  • Gjevgjeli – 10 (me 22.706 banorë)
  • Kumanovë – 8 (me 109.228 banorë)
  • Tetovë – 8 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Shtip – 8 (me 43.625 banorë)
  • Bogdanci– 7 (me 8.178 banorë)
  • Strugë – 6 (me 65.801 banorë)
  • Kriva Pallanka – 5 (me  20.820 banorë)
  • Kratovë – 4 (me 9.376 banorë)
  • Koçani –4 (me 37.758 banorë)
  • Krushevë – 4 (me 9.418 banorë)
  • Demir Hisar – 4 (me 8.177 banorë)
  • Gostivar – 3 (111.252 banorë)
  • Kërçovë – 3 (me 56.937 banorë)
  • Manastir – 2 (me 91.983 banorë)
  • Delçevë –2 (me 17.713 banorë)
  • Vallandovë – 2 (me  11.773 banorë)
  • Dibër – 1 (me 20.863 banorë)
  • Vinicë – 1 (me 19.391 banorë) 
  • Demir Hisar – 1 (me 8.177 banorë)

Janë raportuar gjithsej 19 raste vdekjeje, janë raportuar gjashtë pacientë që kanë vdekur gjatë muajve nëntor-dhjetor, 11 pacientë nga Shkupi (69, 75, 80, 65, 66, 61, 67, 72, 76, 71 dhe 68), dy pacientë nga Tetova (79 dhe 65) dhe nga një pacient nga Kumanova (50), Prilepi (78), Velesi (77), Ohri (87), Kërçova (51) dhe Gjevgjelia (69).

Janë regjistruar 244 pacientë të rikuperuar në:  -Shkup 110, -Kavadarci 24, -Prilep dhe Veles – nga 17, -Kumanova 12, -Strumica 9, -Manastiri 8, -Resnje 7, -Gostivar 6, -Negotina dhe Berova nga 5, -Tetova 4 -Shtip 3, -Ohri, Kratova, Demir Kapia, Vinica, Radovishi dhe Dojrani  nga – 2 , -Bogdanci, Kriva Palanka, Kocani, Kërçova dhe Pehçeva  nga – 1.
Deri më tani,  janë kryer gjithsej 497.268 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i pandemisë është 98.584, numri i pacientëve të rikuperuar është 89.022, numri i vdekjeve është 3.037 dhe numri i rasteve aktive është 6.525.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

IKShPK: prej 2715 mostrave kemi 340 raste pozitive, 10 të vdekur dhe 411 të shëruar!

MaskaGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.715 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 340 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 162 raste, Prizren 29 raste, Pejë 20 raste, Lipjan 18 raste, Mitrovicë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Deçan 10 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Podujevë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.385 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.737.
Numri total i rasteve pozitive është 65.690 raste nga 280.071 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.568 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Maqedonia “vlon” nga Bashkësitë fetare, të ndryshme nga BFI

Aktvendimi gjyqësor për themelimin e Bashkësisë Islame SelefijePas reagimit të sotëm të BFI-së për regjistrimin e Bashkësisë Islame Selefiste, në Komisionin për marrëdhënie mes komuniteteve fetare figurojnë edhe disa bashkësi tjera religjioze, mëson in7.tv

Një hulumtim që ka bërë in7, në evidencën e grupeve të bashkësive religjioze në faqen e Komisionit për marrëdhënie mes komuniteteve fetare dhe grupeve religjioze pos Bashkësisë Islame Selefiste DAR EL HADITH me seli në Shkup, figurojnë edhe 3 grupe tjera religjioze të regjistruara.

Bëhet fjalë për bashkësinë EHLI SUNNET VEL XHEMAT (XHAMIA TRIZLLA) e regjistruar në qytetin e Prilepit. GRUPI RELIGJIOZ I TARIKATIT SUFI ME SELI NË TEQE e regjistruar në Shkup. BASHKËSIA E EHLI SUNETIT E XHEMATIT-KUMANOVË e regjistruar në Kumanovë dhe GRUPI RELIGJIOZ KADERI BEDEVI ZAKIRIJE – KUMANOVË bashkësi e cila gjithashtu është e regjistruar në Kumanovë.

Gjatë ditës së sotme Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë reagoi ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 2 në Shkup cila ka lejuar regjistrimin e “Bashkësisë Islame Selefiste DAR el hadith”. Nga BFI, këtë akt e quajtën të turpshëm dhe shumë të dëmshëm për unitetin e myslimanëve. Nga BFI theksuan se Ligji nuk lejon regjistrimin e dy bashkësive që mbajnë të njëjtin emër, kanë të njëjtat burime, dhe kryejnë të njëjtat praktika fetare. /in7.tv/

Ja edhe lista e plotë e bashkësive fetare, grupeve fetare dhe objekteve fetare të regjistruara në Maqedoninë e Veriut:

Регистрирани верски заедници

1. ИСЛАМСКА ВЕРСКА ЗАЕДНИЦА НА РЕПУБЛИКА МАКЕДОНИЈА (РЕГ.ВЗ.БР. 1/08)

ул.“Чаирска“ бр.52 Скопје

В.д. Реис ул Улема Хаџи Шаќир ефенди Фетаи

тел: 3 117 410, 3 117 530 факс: 3 117 883

2. ЕВРЕЈСКА ЗАЕДНИЦА ВО РЕПУБЛИКА МАКЕДОНИЈА (РЕГ.ВЗ.БР. 2/08)

ул.“Борка Талевски“ бр.24, Скопје

Берта Романо-Николиќ

тел/факс: 3 237 543, 3 214 799

3.ЈЕХОВИНИ СВЕДОЦИ – ХРИСТИЈАНСКА ВЕРСКА ЗАЕДНИЦА (РЕГ.ВЗ.БР. 3/08)

ул.“Алжирска“ бр. 36, Скопје

Даниел Јовановиќ

тел/факс: 3 237 543, 3 214 799

4.СВЕТА СТОЛИЦА – НА СУФИСКИТЕ ЕРЕНЛЕРИ НА СВЕТОТ ВО МАКЕДОНИЈА (РЕГ.ВЗ.БР. 4/08)

ул.“Виетнамска“ бр. 14-а Скопје

Шејх-Ул-Улем Рухидин Сербез

02 3292-611; 070 607-111

5. ВАИШНАВСКА ВЕРСКА ЗАЕДНИЦА (РЕГ.ВЗ.БР. 6/08)

ул.“Иван Козаров“ бр.35, Скопје

Васил Каракамчев

02 2780-176

6. ПРАХРИСТИЈАНСКА ЗАЕДНИЦА “УНИВЕРЗАЛЕН ЖИВОТ“ (РЕГ.ВЗ.БР. 7/08)

ул.“Црвена Општина“ бб Скопје

Силвана Петрушева

02 3115-277; 070 983-338

7. ВЕРСКА ЗАЕДНИЦА НА ПРАВОСЛАВНИ АЛБАНЦИ ВО РЕПУБЛИКА МАКЕДОНИЈА (РСВЗРГ БР. 6/15)

Ул Ловченски пат, ББ, во деловен простор Премиер, Битола

Ристо Кирјас

Ул Димче Лахчански, бр 64-9, Битола

8. ХРИСТИЈАНСКА ЗАЕДНИЦА ТРИНИТАС (3 РСВЗРГ 8/16)

Ул Рајко Жинзифов, бр 50-1/20 Скопје

Александар Вулетиќ, Бул. Јане Сандански бр 27-39, Скопје

9. БЕКТАШИСКА ВЕРСКА ЗАЕДНИЦА – БВЗ СО СЕДИШТЕ ВО „ХАДР БАБА ТЕЌЕ“ (РСВРГ-10/16)

ул Јанко Михајлоски бр. 84, Кичево

Исмет Килоси, с. Црвивци – Осломеј Кичево

 

 

10. ИСЛАМСКА СЕЛЕФИСКА ЗАЕДНИЦА „ДАР ЕЛ ХАДИС“ (РСВЗРГ-8/20)

ул Благоја Паровиќ бр. 1/1-16, Скопје

Шејх Џемаљ Јакупи

 

 

Регистрирани религиозни групи (Grupe religjioze të regjistruara)

  1. ХРИСТИЈАНСКА ЦРКВА „СЛОВО НА НАДЕЖ“ (РЕГ.РГ.БР. 7/09)

бул. “Видео Смилевски-Бато“бр.71 локал 2, Скопје

Перо Тодороски

02 2434-338; 077 554-819

  1. РЕФОРМНО ДВИЖЕЊЕ НА АДВЕНТИСТИТЕ НА СЕДМИОТ ДЕН (РЕГ.РГ.БР. 9/09)

ул. “Бутелска“ бр.64 Скопје

Часлав Дичевски

3.ХРИСТИЈАНСКО ДВИЖЕЊЕ „НОВА НАДЕЖ“ (РЕГ.РГ.БР. 16/09)

ул: “20 Октомври“ бр.8, Скопје

Томо Јосовиќ

02 3230-789

  1. КАДЕРИСКА РЕЛИГИОЗНА ГРУПА „ЏЕННЕТ“ (РЕГ.РГ.БР.5-I)

ул:“Ѓуро Пуцар-Стари“ бр. Бб Куманово

Екрем Џеватовски

078 401-740

  1. СЛОБОДНА ЕВАНГЕЛСКА ЦРКВА“ДОБРА ВЕСТ“ (РЕГ.РГ.БР.2/08-I)

ул.“ Ратко Митровиќ “ бр. 61- б населба Драчево

Мите Гошев

02 2458-558

  1. ЕХЛИБЕЈТСКА БЕКТАШИСКА РЕЛИГИОЗНА ГРУПА НА МАКЕДОНИЈА (РЕГ.БР.19/10)

Ул.Ленининова бр.10 Кичево

Муртеза Пашо

  1. ХРИСТИЈАНСКА ЦРКВА ОАЗА ВО РМ (РЕГ.БР.20/10)

Ул.Никола Карев бр.32

Зоран Илиевски

  1. ЕХЛИ СУННЕТ ВЕЛ ЏЕМАТ (ТРИЗЛА ЏАМИЈА) (РЕГ.БР.РГ.1/12)

Ул. Тризла бб, 7500 Прилеп

075 751-671

trizla.dzamija@gmail.com

Сулејман Фејзуловски

  1. РЕЛИГИОЗНА ГРУПА ДОМ НА МОЛИТВА (РСВЗРГ 3/17)

ул. Васил Стефановски бр. 5, Скопје

Брајан Давид Бренцхлеј, ул. Љуба Ивановиќ“ бр. 5-А, Скопје

  1. ТАРИКАТСКА РЕЛИГИОЗНА ГРУПА СУФИ СО СЕДИШТЕ ВО ТЕЌЕ (РСВЗРГ 7/17)

ул. Брсјачка буна бб, Скопје

Бенат Асан, ул. Карбуница бр. 3, Скопје

 

 

  1. БАШКСИА Е ЕХЛИ СУНЕТИТ Е ЏЕМАТИТ – КУМАНОВО (РСВЗРГ 1/20)

ул. 11-ти Ноември, бр. 105, Куманово

Садула Бајрами, ул. Трајко Јовановски – Кмет, бр. 34, Куманово

 

 

  1. КАДЕРИСКА БЕДЕВИСКА РЕЛИГИОЗНА ГРУПА ЗАКИРИЈЕ – КУМАНОВО (РСВЗРГ 4/20)

ул. Веселин Маслеша, бр. 2, Куманово

Акиф Алиевски, ул. Веселин Маслеша, бр. 2, Куманово

Sonda e NASA-s ulet në planetin Mars

Sonda ne MarsQindra komponentë duhet të funksionojnë në mënyrë perfekte që sonda e NASA-s “Perseverance” të ulet me sukses në Mars

Hyrja e sondës “Perseverance” në atmosferën Marsiane filloi në 3:55 pasdite dhe kaloi me sukses një proces shtatë minutash që shkencëtarët thanë se ishte i suksesshëm. Gjatë uljes, NASA nuk kishte aftësi të kontrollonte sondën, por shkencëtarët ishin ne kontakt me pas uljes dhe morën imazhin e parë nga sonda.

Pjesë e procesit të komplikuar të uljes ishin parashutat, zbritja me shtytje motorike dhe një “vinç qiellor”, i cili e uli sondën në sipërfaqen e Marsit duke përdorur kabllo.

“Unë mund t’ju them se ‘Perseverance’ po funksionon në mënyrë perfekte tani dhe se të gjitha sistemet janë gati për uljen”, tha para uljes Jennifer Trosper, zëvendës menaxhere e projektit të NASA-s për këtë mision, gjatë një konference për shtyp të martën.

‘Perseverance’ zbriti në Kraterin Jezero, i cili besohet të jetë një shtrat i lashtë liqeni. Atje, do të kërkojë shenja të jetës së lashtë.

Terreni rreth vendit të uljes është shkëmbor, duke e bërë uljen të vështirë, por NASA tha se sonda është e përgatitur për këtë sfidë.

“Kur shkencëtarët hedhin një vështrim në vendndodhje si Krateri Jezero, ata shohin shenja premtuese, apo jo?”, tha Al Chen, i cili është përgjegjës i ekipit të hyrjes, zbritjes dhe uljes në Laboratorin “Jet Propulsion” të NASA-s në Pasadena, Kaliforni, sipas agjensisë së lajmeve The Associated Press. “Kur shikoj Jezeron, shoh rrezik. Ka rrezik kudo”.

NASA ka ulur me sukses tetë nga nëntë sondat në Mars.

Sonda ‘Perseverance’ është e ngjashme në dukje me eksploratorët e tjerë të Marsit, por ajo mbart një helikopter dron, të quajtur “Ingenuity”, i cili do të testojë nëse është i mundur fluturimi me shtytje motorike në Mars.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë ulur sonda me sukses në Mars

Njerëzimi ka dërguar në planetin Mars anije hapësinore që nga vitet 1960-të, disa të suksesshme e disa jo. Vetëm tetë mjete hapësinore janë ulur në Mars, të gjitha nga Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të vitit 2004, dy mjete robotike të vogla të quajtura rovers zbarkuan në anët e kundërta të planetit të kuq, në një mision që do të zgjaste 90 sol, ditë marsiane që janë 39 minuta më të gjata se ditët në Tokë.

Njëra makinë robotike, Opportunity, mbijetoi tetë vite më shumë se binjaku Spirit. Deri në momentin që ndali komunikimin me Tokën në qershor të vitit 2018, Opportunity përshkoi 45 kilometra duke funksionuar më gjatë se çdo mjet zbarkues në historinë e eksplorimit të hapësirës.

Një nga arritjet më të mëdha të eksploruesve robotikë ishte gjetja e provave se, Marsi në të kaluarën kishte ujë të rrjedhshëm në sipërfaqen e tij dhe mund të kishte patur kushtet që mbështesin jetën e mikrobeve.

Sonda “Mars Reconnaissance Orbiter” e cila arriti në vitin 2006 kishte për synim vëzhgimin e atmosferës marsiane dhe të studionte vende për zbarkime në të ardhmen.

Në korrik të vitit 2008 roboti Phoenix i NASA-s testoi ujin marsian për herë të parë. Në shtator të vitit 2018, hulumtuesit thanë se instrumentet e sondës vërtetonin fuqishëm teorinë e vjetër se çdo verë, nëpër shpatet e Marsit rrjedh ujë i kripur i lëngshëm.

Duke shkrirë dheun e acartë në laboratorin robotik në sipërfaqen e Marsit, hulumtuesit konfirmuan praninë e ujit të ngrirë poshtë shtresës së ngrirë, që njihet si permafrost.

NASA uli me sukses në planetin e kuq mjetin robotik Curiosity në gusht të vitit 2012. Qëllimi kryesor i misionit prej 2.5 miliardë dollarësh ishte të studiohej nëse dikur në Mars ka patur mikrobe ose nëse ende ai është i favorshëm për jetën. Instrumentet gjurmojnë vetëm për përbërje organike

Mbi 3 metra i gjatë dhe afro 3 metra i gjerë roveri Curiosity është një laborator i lëvizshëm me energji bërthamore me dhjetë instrumente shkencore që ka studiuar përbërjen e gurëve dhe dheut marsian.

Vetëm NASA ka arritur në mënyrë të përsëritur të ulë disa automjete robotike në planetin Mars. Në tetor të vitit 2016 Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dështoi të zbarkonte pajisjen e saj Schiaparelli në sipërfaqen marsiane. ESA tha se pajisja e saj u dëmtua në atmosferën e ashpër marsiane gjatë 50 sekondave të fundit të zbritjes.

Në qershor të vitit 2018, shkencëtarët njoftuan se roveri Curiosity kishte gjetur ndoshta blloqe të ndërtimit të jetës në një shtrat të lashtë të një liqeni marsian. Molekulat organike të ruajtura në shkëmbinjtë 3.5 miliardë vite të lashtë në Kraterin Gale sugjeronin se kushtet në atë kohë mund të kishin qënë të favorshme për jetën.

Një muaj më vonë, hulumtuesit italianë njoftuan se kishin zbuluar një liqen të madh me ujë të kripur të fshehur thellë poshtë sipërfaqes së Marsit, duke rritur mundësinë e gjetjes së jetës në planetin e kuq.

Mjeti robotik InSight, i lëshuar nga NASA në prill të vitit 2019 dhe i ulur në planetin e kuq nëntorin e shkuar, zbuloi një gjëmim të butë në Mars, që besohet të jetë termeti i parë i dokumentuar në këtë planet ndonjëherë.

voa

Kurti: Nuk i shmangim bisedimet me Serbinë – por së pari drejtësi e punësim

AlbinKryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se nuk i nënçmon bisedimet me Serbinë por nuk mund t’i shndërrojë ato në pëprparësi të punës së qeverisë së ardhshme. Në një intervistë me korrespondentin e Zërit të Amerikës, Besim Abazi, zoti Kurti renditi ndër synimet e para projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe atë anti-mafia.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti, fitorja juaj në zgjedhjet e së dieles e bën të lehtë formimin e qeverisë, cilat janë punët e para që e presin realisht qeverinë tuaj?

Albin Kurti: Së pari ne do të duhet që të krijojmë një kabinet të vogël qeveritar, të vazhdojmë punët e mira që i kemi filluar në pranverën e vitit 2020 dhe shumë të tjera të cilat janë edhe më të mira. Duhet të fillojmë me projektligjin për mërgatën tonë që duhet të ketë të drejtë të votojë në ambasada dhe konsullata, gjithashtu duhet të fillojmë edhe me projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe atë anti-mafia, duhet t’i kthejmë terminalet doganore që u janë dhënë kompanive private në shtet, e gjithashtu janë një mori vendimesh të qeverisë e cila doli të ketë qenë edhe jo kushtetuese, përveç se jo legjitime, e të cilat duhet t’i anulojmë. Por në përgjithësi, prioritetet tona janë drejtësia dhe punësimi, me ç’rast kurrë nuk duhet të harrojmë pandeminë COVID-19 e cila nuk ka shkuar.

Zëri i Amerikës: Cila do të jetë mënyra e përballjes suaj me pandeminë? Edhe kur jeni rrëzuar nga qeveria në pranverë ka qenë në mes të pandemisë, kjo pandemi është ende këtu prandaj si do të përballeni me të?

Albin Kurti: Ne kemi qenë qeveria e cila e ka menaxhuar në mënyrë shembullore pandeminë në pranverën e vitit të kaluar dhe për këtë jemi lavdëruar jo vetëm në Evropë. Me 24 maj të vitit 2020 nuk ka pasur asnjë rast të ri të infektuar në Kosovë, pra me mbylljen që patëm bërë ne dhe hapjen e mençur graduale, patëm arritur që me 24 maj ta zbresim në zero numrin e të infektuarëve të ri. Në dy javët e fundit kur unë kam qenë në detyrë, të cilën e kam përfunduar me 3 qershor, ka pasur 139 raste të reja në dy javët e fundit dhe vetëm një i vdekur. Me tre qershor, kur e kam liruar zyrën, kanë qenë 30 të vdekur. Sot jemi të shifra diku 1550, pra mbi një mijë e 500 që atëherë. Kishim një datë të zezë diku në gushtin e vitit të kaluar, nëse mbaj mend mirë ishte 7 gusht, me 215 të infektuar në ditë dhe me 16 të vdekur. Ne do të nxjerrim mësimet nga qeverisja jonë shembullore në menaxhimin e pandemisë dhe nga keqqeverisja e pastajme, por synimi jonë do të jetë alokimi i fondeve, programacioni i prioriteteve për shtresat shoqërore për vaksinim të rreth 60 për qind të popullsisë në këtë vit.

Zëri i Amerikës: Si mendoni ta realizoni këtë, ku do t’i merrni vaksinat duke pasur parasysh se tash ka një diplomaci vaksinash në botë që është mjaft e ashpër?

Albin Kurti: Ne këtë e shohim plotësisht vetëm në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të ulemi me Brukselin dhe do të diskutojmë se si Kosova e cila ka një lidhje të fuqishme me Brukselin, pa çka se është larg integrimit dhe antarësimit atje, ta bëjë mënyrën më të mirë për vaksinim sa më të madh dhe më të shpejtë.

Zëri i Amerikës: Ka pasur një ofertë nga Beogradi që t’i ndihmojë Kosovës me vaksina meqë Serbia është shumë përpara në rajon me këtë proces. Jeni i gatshëm për këtë apo a do ta pranonit një ndihmë të tillë?

Albin Kurti: Këtu janë dy probleme; së pari raporti i Serbisë me Kosovën është një raport i agresionit diplomatik në rastin më të mirë, në rastin më të keq është më shumë se kaq, janë sulme të ndryshme edhe kriminale që bëhen në Kosovë nga strukturat e saj. Në anën tjetër është edhe aspekti i alencave globale ku ne fare nuk pajtohemi me Serbinë ajo çdo herë e më shumë po i forcon lidhjet me federatën ruse dhe me Kinën, që ne nuk i shohim në të ardhmen si partnerë apo aleat tanë. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-ja, ky është orientimi ynë çdo herë për gjithçka.

Zëri i Amerikës: Në pranverë kur ju ishit kryeministër morrët rreth një mijë teste nga Serbia, ku është dallimi? Nëse i keni pranuar ato pse jo vaksinat?

Albin Kurti: Atëherë ishin një mijë teste në një situatë të paparë humanitare, të rrezikimit të shëndetit të përgjithshëm të popullsisë dhe ne e kemi bërë atë në mënyrë që në njërën anë i kemi marrë si shtet. ku nuk do të ju ndahen vetëm njerëzve sipas përkatësisë kombëtare në Kosovë, dhe në anën tjetër ka qenë një dialog me ministrin e shëndetësisë nga Serbia i ministrit tim (Arben) Vitia, ku rezultati ishte fantastik – gjysmë milionë euro ndihmë për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Ajo ishte një kurthë në të cilën ne nuk kemi rënë. Po të mos i merrnim ne ato një mijë teste, atëherë do të propagandohej një krizë humanitare te serbët në Kosovë e cila sigurisht që ishte inekzistente dhe ne kemi vepruar në mënyrë të mençur.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti sapo i përmendëm aleancat dhe orientimin tuaj natyrisht drejt Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një nga sfidat që juve ju pret edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare është ajo e bisedimeve me Serbinë. Ju keni pohuar se nuk është përparësi për ju, por aleatët kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë thirrje që të shndërrohen në përparësi. Si do të veproni ju?

Albin Kurti: Ne nuk duam ta evitojmë dialogun e ta nënçmojmë rëndësinë e tij, mirëpo konsiderojmë se qytetarët e Republikës së Kosovës na kanë zgjedhur për të sjellur drejtësi dhe punësim dhe natyrisht që është urgjente të merremi me pandeminë COVID-19. Në bazë të të gjitha matjeve të opinionit publik në Kosovë, kur i pyet qytetarët se cfarë rëndësie i jepni dialogut me Serbinë, është zakonisht në vendin e gjashtë apo shtatë, unë do të mund ta bëjë le të themi një koncesion dhe ta sjellë atë në vendin e katërt pas drejtësisë, punësimit dhe pandemisë, por nuk mund ta sjellë në top dy prioritetet. Pra, nuk dua ta nënçmoj por edhe nuk mund të them që do të jetë në top dy prioritetet sepse po dalim nga një fitore gjigante e lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën qytetarët na votuan për atë që u duhet atyre më së shumti. Kur kemi parasysh që zgjedhjet u mbajtën me 14 shkurt, pra në vigjilje të 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ne jemi të bindur që këto janë ditët kur duhet të flasim shumë më tepër për pavarësinë sesa për Serbinë.

Zëri i Amerikës: Por, pavarësia vazhdon të kundërshtohet nga Serbia dhe aleatët e saj, ndërkaq vazhdon të mbështetet fuqishëm nga aleatët e Kosovës siç janë Shtetet e Bashkuara. Ishin pikërisht Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Biden që bënë thirrje që të vazhdohet me bisedimet me Serbinë, përfundimi i të cilave do të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë. A ndikon kjo?

Albin Kurti: Ajo ishte një letër shumë e mirë dërguar presidentit të Serbisë. Ne kemi shumë besim te administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Joe Biden është njohës i mirë i historisë së Ballkanit, ka përvojë të madhe politike dhe diplomatike, edhe me familjen e tij ai ka lidhje të fuqishme me Kosovën dhe unë dua që të punoj shumë ngusht me presidentin Biden. Jam optimist se dialogu i ardhshëm me Serbinë do të jetë transformues për nga natyra, jo transaksional siç është provuar në të kaluarën. Gjithashtu mendoj se do t’i vjen radha edhe dialogut. Ne do ta bëjmë këtë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetëm më duhet ta theksoj se shteti i Kosovës është bukur i dobët, duhet ta forcojmë shtetin dhe edhe dialogu ecën shumë më mirë pastaj. Nuk po them që nuk e kemi parasysh, por duhet vënë theksin drejtësisë dhe punësimit sepse shteti i pavarur i Kosovës kur është shpallur i tillë, 13 vjet më parë, ka qenë evidente se nuk do të njihet nga Serbia dhe do të kundërshtohet nga Serbia, pra ne nuk e kemi shpallur pavarësinë duke besuar që do të na njohë Serbia. Andaj, kjo është një betejë e vazhdueshme politike ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë kryesor.

Zëri i Amerikës: A keni drojë se, siç thonë kritikët, fitorja juaj dhe qëndrimet tuaja mund të ndërlikojnë jo vetëm synimet e perendimit për ta zgjidhur çështjen midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj?

Albin Kurti: Absolutisht jo. Nuk mund të gjeni një subjekt politik më pro perendimor, më demokrat, më të thellë në mendim gjithnjë në kuadër të orientimit perendimor euroatlantik dhe evropian.

Zëri i Amerikës: Si e shihni ju megjithatë, kurdo që ndodhë, epilogun e bisedimeve me Serbinë? A keni drojë nga ringjallja e ideve të vjetra të cilat ju i keni kundërshtuar fuqishëm?

Albin Kurti: Idetë e vjetra janë ide të vjetra, me kalimin e kohës vjetërsia shtohet, pra, idetë e vjetra bëhen edhe më të vjetra dhe nuk besoj që do të mund të shndërrohen në projekte të reja. Projektet e vjetra kanë dështuar dhe nuk kemi nevojë për rigjenerim të tyre.

Zëri i Amerikës: A është projekt i vjetër edhe ideja juaj e bashkimit me Shqipërinë e cila përgjatë fushatës së këtyre zgjedhjeve është përdorur pikërisht nga rivalët e juaj?

Albin Kurti: Së pari ai nuk është projekti i imi fare, domethënë është projekt i atyre që na kanë bërë këta që jemi, pra shqiptarë si komb në Ballkan, dhe kudo që ndodhemi në botë ekziston intenca e natyrshme historike e shqiptarëve për bashkim për shkak se ata janë të ndarë me dhunë dhe nga jashtë. Natyrisht ky është një problem i vjetër, mirëpo i cili ka pasoja edhe sot e kësaj dite. Prioritetet tona do të jenë drejtësia dhe punësimi ndërsa unë nuk ja mbyll derën në të ardhmen as intencës historike të kombit në njërën anë dhe as popullit si vullnet gjithnjë përbrenda kornizave paqësore e demokratike.

Zëri i Amerikës: E ritheksuat sërish se drejtësia dhe punësimi janë përparësitë e juaja, por për t’i realizuar të gjitha këto natyrisht që duhet të keni pushtetin. Bërja e qeverisë nuk duket problem për juve megjithatë fitorja juaj nuk siguron vota të mjaftueshme për të zgjedhur presidentin e ri, derisa dështimi për ta zgjedhur atë rrezikon zgjedhje të reja. A keni menduar si do ta menaxhoni këtë situatë?

Albin Kurti: Unë jam më optimist se para mbajtjes së zgjedhjeve me 14 shkurt se do të mund të zgjedhim edhe presidentin e ri për shkak se ka një reflektim te të gjitha partitë politike për rezultatin e zgjedhjeve. Ky reflektim do të mundësojë edhe refomimin e tyre, por aktualisht besoj se do të sjellë një atmosferë racionale në parlamentin e Republikës së Kosovës, ku ata nuk do ta braktisin sallën kur të zgjedhet presidenti i ri, meqë ne kemi nevojë për konsolidim të institucioneve dhe në të dy fushat për të cilat presidenti duhet të jetë kompetent e me integritet, në atë të politikës së jashtme dhe drejtësisë, kolegia ime dhe presidentja në detyrë është treguar në nivel të lartë secilën herë. Kur kësaj i shtohet fakti që nëse nuk e zgjedhim presidentin e ri duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, besoj se do të kontribuojë që perveç se është e logjikshme të zgjidhet presidenti, është edhe në interesin e atyre të cilët do të mund të votojnë kundër.

Zëri i Amerikës: Përse? Opozita është gjithmonë e interesuar ta rrëzojë qeverinë?

Albin Kurti: Në situatë kur zgjedhjet janë zgjedhje, por kur zgjedhjet janë referendum e të cilat i fiton një subjekt politik me një mbështetje kaq të madhe popullore që sa vije rritet, nuk besoj që është në interesin e tyre të përsëriten zgjedhjet.

Zëri i Amerikës: A keni drojë që mund të ketë përpjekje që të vihet në pikëpyetje zgjedhja juaj si kryeministër për të njejtat arsye që u pengua kandidimi juaj në parlament?

Albin Kurti: Nuk ka bazë legale juridike për një gjë të tillë. Unë kam respektuar vendimet, mirëpo ne kemi shumë funksione në shtetin e Kosovës që zgjidhen nga kuvendi pa qenë deputet dhe pa ju referuar çështjeve të kontestueshme që janë trajtuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të dhjetorit të vitit të kaluar.