Ministria e Shëndetësisë: 5724 testime, 982 raste të reja, 3 humbje jete dhe 475 të shëruar.

MSHMinistria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5724 testime dhe 982 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid19 edhe atë në këto bashki: 275 raste në Tiranë, 102 raste në Shkodër, 73 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 51 raste në Vlorë, 38 raste në Lushnje, Elbasan, 33 raste në Lezhë, 29 raste në Kavajë, 27 raste në Kurbin, 26 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Berat, 19 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, 15 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 10 raste Vau i Dejës, 8 raste Rrogozhinë, Mat, Gramsh, 7 raste në Divjakë, Konispol, 6 raste Pogradec, Dimal, 5 raste në Mallakastër, Kuçovë, 4 raste në Has, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Peqin, 3 raste në Fushë-Arrëz, Shijak, Patos, Tepelenë, Belsh, 2 raste në Vorë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Devoll, Poliçan, Skrapar, 1 rast në Pukë, Tropojë, Klos, Selenicë, Finiq, Këlcyrë, Dropull, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Një qytetare 64 vjeç nga Elbasani, një qytetare 70 vjeç nga Fier dhe një qytetar 75 vjeç nga Berati.

Janë shëruar 475 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,276 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 10,592 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 100 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (01 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 982
Të shëruar në 24 orë 475
Të shtruar në spitale 100
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 5724

Testime totale 1,053,104
Raste pozitive 147,369
Raste të shëruara 134,276
Raste Aktive 10,592
Humbje jete 2,501

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,860
Shkodër 1,846
Vlorë 924
Durrës 836
Fier 745
Lezhë 589
Elbasan 527
Berat 375
Gjirokastër 302
Korçë 244
Dibër 178
Kukës 166

IKSHPK: Prej 14284 testimeve, kemi 1894 qytetarë pozitiv, 22 viktima dhe 1354 persona te shëruar.

May be an image of textMinistria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 22 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.354 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 117.011.
Në total numri i rasteve aktive është 27.404.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841.591 doza të vaksinës.
Deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Me prezencë fizike nis viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut

Mbi 1400 nxënës të sh.f “Ismail Qemali” në Çair, vijojnë mësimin në kushte  të mjerueshme – PORTALBPas një viti e gjysmë, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut më 1 shtator nisën vitin e ri shkollor, me prezencë fizike në shkolla.

Përjashtim bëjnë shkollat në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit, ku mësimi gjatë dy javëve të ardhshme do të zhvillohet në distancë si dhe në Strugë dhe Kërçovë gjatë javës së parë të shtatorit, pasi në këto komuna ka numër të lartë të të infektuarve me koronavirus.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska tha se “me zbatimin e protokolleve do të mundësohet që realizimi i procesit mësimor të jetë i sigurt”.

“Viti i ri shkollor 2021-2022 fillon më 1 shtator me shkolla të hapura për të gjithë nxënësit. Sistemi arsimor është plotësisht i përgatitur për ta. Gjatë periudhës së kaluar u përgatitëm intensivisht, i ndoqëm rekomandimet e institucioneve kompetente, por edhe të organizatave botërore si OBSH dhe UNICEC, përpunuam protokolle për punën dhe i ndërmorëm të gjitha masat e reja të sigurisë nga aspekti shëndetësor, në mënyrë që shkollat të mund të punojnë me prani fizike të nxënësve dhe mësimdhënësve”, tha Carovska përmes një video-mesazhi.

Në përputhje me protokollet për mbrojtje nga COVID-19, të gjithë nxënësve iu matet temperatura para se të hyjnë në shkolla dhe të gjithë duhet të dezinfektojnë shpesh duart dhe të mbajnë maska gjatë gjithë kohës sa janë në shkollë.

Gura, që vijon mësimin në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Komunën e Çairit të Shkupit, thotë për Radion Evropa e Lirë se është shumë e lumtur që është kthyer në shkollë pas një kohe të gjatë dhe thotë se “edhe do të mësoj edhe do të luaj me shokët dhe shoqet e klasës”.

Nëna e Gurës, Diellza Miftari, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e lumtur që tre fëmijët e saj janë rikthyer në shkolla, pasi siç thotë ajo, përveç procesit mësimor, kjo do të mundësojë edhe socializmin e fëmijëve.

“Jam kundër mësimit online sepse fëmijët do të kenë probleme në të ardhmen në aspektin psikik. Unë e shoh se fëmijët tani merren më shumë me telefonin, mësimet më shumë preferojnë t’i mësojnë përmes telefonit sesa përmes librave”, thotë Miftari.

Ndërkaq, drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Çair, Burbuqe Ymeri thotë se do të jetë problem mbajtja e distancës për shkak të numrit të madh të nxënësve në këtë shkollë. Sipas saj, ndarja e nxënësve në shumë klasa është e pamundur, pasi nuk kanë hapësirë të mjaftueshme.

“Ne jemi munduar që të krijojmë kushte për të respektuar protokollet, por numri i madh i nxënësve na paraqet vështirësi. Megjithatë po mundohemi të mbajmë rendin që të mos kemi probleme. Po bëhet matja e temperaturës së nxënësve, dezinfektimi i duarve, por klasat kanë numër të madh të nxënësve që po parandalojnë që të respektojmë deri në fund protokollet”, thotë Ymeri.

Lidhur me këtë çështje, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka theksuar se do të ndiqet me vëmendje gjendja epidemiologjike dhe nëse rëndohet situata, ministria që ai drejton, do të japë rekomandime të reja.

Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE ka theksuar se jo të gjitha shkollat kanë kushte për të zbatuar protokollet kundër koronavirusit.

Nga kjo parti kanë kërkuar që të sigurohen edhe testet e shpejta, në mënyrë që të identifikohen vatrat e përhapjes së virusit.

“Kërkojmë që të sigurohen teste të shpejta për të gjitha shkollat”, ka theksuar deputetja e VMRO-së, Ivanka Vasillevska.

Në Maqedoninë e Veriut për shkak të pandemisë COVID-19 shkollat u mbyllën 11 mars 2020. Ndërkohë që në fillim të vitit të kaluar në shkollë u kthyen vetëm nxënësit e kalasë së par , dytë dhe atë të tretë, përderisa klasat tjera të shkollës fillore dhe të gjithë nxënësit e shkollave të mesme mësimin e kanë ndjekur nga distanca gjatë tërë vitit shkollor 2020/2021.

Sipas të dhënave të UNICEF-it, Maqedonia e Veriut vitin e kaluar kishte mungesë prej 52 javësh të mësimit me prezencë fizike, përderisa nxënësit në vendet e Evropës nuk ishin prezentë fizikisht në shkolla për 24 javë.

rel

Ballkanit Perëndimor i premtohet anëtarësimi në BE

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli. Fotografi nga arkivi. Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, tha se Bashkimi Evropian duhet që të rishikojë procesin e anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Këto komente Sassoli i bëri në hapje të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, temë e të cilit këtë vit është e ardhmja e BE-së dhe Ballkanit.

Sassoli tha se e stabiliteti i BE-së është duke u sfiduar përveç nga pandemia e COVID-19 po ashtu edhe nga rreziqe të tjera, siç janë lajmet e rreme si dhe propaganda që vjen nga jashtë.

Sa i takon anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian, Sassoli tha se BE-ja duhet të rishikojë sa më parë qasjen e anëtarësimit.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e historisë sonë dhe ne ndajmë me ta një identitet të përbashkët. Për këtë arsye ne duhet të jemi të gatshëm që të angazhohemi për procesin e anëtarësimit sepse ne duhet që ta rishikojmë këtë proces ne nuk mund të mbajmë shtetet dhe opinionin publik duke pritur me dekada. Ata duan që t’i bashkohen familjes sonë evropiane”, deklaroi Sassoli.

Sassoli tha se Bashkimi Evropian nuk duhet që të vonohet në procesin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, pasi sipas tij, shtete të tjera mund të rrisin ndikimin në këtë rajon.

Duke folur në këtë forum, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte kritik sa i takon procesit të anëtarësimit.

Vuçiq përmendi rastin e Maqedonisë së Veriut së cilës sipas tij të gjithë në BE i kishin premtuar hapje të negociatave për anëtarësim në rast të zgjidhjes së problemit të emrit me Greqinë, porse në fund sipas tij, BE-ja nuk e mbajti premtimin.

Ai tha se situatë e njëjtë është me Shqipërinë si dhe në të njëjtën gjë mund të kalojë edhe Serbia, për të cilën tha se ka bërë progres në sundimin e rendit dhe ligjit.

“Dhe kur flasim për Serbinë edhe pse duhet që të themi se kemi bërë progres në agjendën e sundimit të ligjit dhe çështje të sundimit të ligjit, do të thonë ‘po është më mirë, por nuk është shumë mirë’ dhe pastaj dikush tjetër që s’ka rëndësi se kush, Rumania apo dikush tjetër, do të ketë diçka vërejtje për ne dhe pse po e them këtë? Nuk jam fare duke kërkuar ndihmë, nuk po qaj për ndihmë, po them vetëm këtë që është e vërtetë”, tha Vuçiq.

Sa i takon anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se Serbia në aspektin gjeostrategjik është shteti kryesor në rajon dhe se duhet shtuar përpjekjet për anëtarësim në BE.

“Ne shtetet e BE-së kemi nevojë më shumë për Serbinë sesa që Serbia ka nevojë për ne”, tha Orban duke rikujtuar se anëtarësimi i Serbisë ka ndikim pozitiv edhe në aspektin e sigurisë së vetë Bashkimit Evropian.

Gjatë diskutimit në kuadër të forumit, presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli kritikoi vendet e BE-së të cilat sipas tij nuk ishin të gatshme të pranonin refugjatët afganë që ikën nga talibanët, njëjtë siç bënë disa shtete të treta, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me tej Sassoli tha se Bashkimi Evropian nuk mund të sillet sikur çështja e Afganistanit nuk është çështje më të cilën duhet të merret, pasi sipas tij, shtetet e BE-së kanë qenë të përfshirë në luftën e Afganistanit.

Kjo kritikë nxiti reagimin e disa prej liderëve të vendeve të BE-së.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha se mbështet vendimin e shteteve të BE-së për të mos pranuar refugjatë afganë.

Ai tha se vendimi i vitit 2015 për të pranuar refugjatë nga Siria i kishte shkaktuar më së shumti telashe shtetit të tij, Greqisë, e cila sipas Mitsotakis, ishte viktimë e dështimit të vetë politikave të Bashkimit Evropian.

Kosovën në këtë forum e përfaqëson kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ky forum është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë që aktualisht është edhe kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian.

Përveç liderëve të Ballkanit, në këtë forum kanë marrë pjesë edhe udhëheqës të shteteve të BE-së si dhe të strukturave të Bashkimit Evropian.

rel

Maqedonia e Veriut lejon hyrjen vetëm me dëshmi vaksinimi ose test PCR

Një vendkalim kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Fotografi nga arkivi. Në Maqedoninë e Veriut të mërkurën (1 shtator) kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit. Hyrje-daljet në këtë vend nuk mund të bëhen pa certifikatë për vaksinim, vërtetim për kalim të COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose test negativ i shpejtë për trupat e antigjenit jo më të vjetër se 48 orë.

Shtetasit që nuk përmbushin njërën nga këto kushte do të vendosen në izolim për shtatë ditë pas hyrjes në Maqedoninë e Veriut, dhe kohëzgjatja mund të shkurtohet në pesë ditë nëse paraqitet një test negativ PCR gjatë asaj periudhe.

Përjashtim nga ky vendim ka vetëm për shoferët e kamionëve të mallrave. Masa e re, ka shkaktuar kolona të gjitha në disa pika kufitare, në veçanti në “Bogorodicë” në kufirin me Greqinë prej nga shumë shtetas kthehen nga pushimet verore.

Shtrëngimi i masave vjen pas rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19. Në Maqedoninë e Veriut, të martën janë regjistruar 37 viktima dhe 870 të infektuar. Numri i rasteve aktive ka arritur në 14.300 persona.

Në fuqi janë edhe masa tjera kufizuese, si puna në objektet e gastronomisë me kapacitete të kufizuara, apo vetëm me 30 për qind të kapaciteteve në hapësirat e brendshme dhe deri në 50 për qind në hapësirat e jashtme. Hyrja në restorane, qendra tregtare dhe objekte tjera afariste lejohet vetëm me dëshmi vaksinimi.

Në Maqedoninë e Veriut, deri të mërkurën janë vaksinuar mbi një 1.2 milion persona, prej tyre rreth 530 mijë me nga dy doza.

Drejtuesit e institucioneve kanë thënë se presin që deri nga mesi i tetorit me nga dy doza të vaksinohen rreth një milion persona, me çka besojnë se do të arrihej imuniteti kolektiv për mbrojtje nga pandemia.

rel

Shtohen ritmet e vaksinimit krahas rasteve të infektimeve tek fëmijët

Gjithnjë e më shumë amerikanë po vaksinohen kundër koronavirusit, ndërkohë që një variant shumë infektiv i virusit po përhapet dhe miliona fëmijë fillojnë vitin shkollor, thanë të martën këshilltarët kryesorë të Shtëpisë së Bardhëpër trajtimin e pandemisë.

Në mes të korrikut u injektuan mesatarisht 500,000 doza vaksinash në ditë, sipas koordinatorit të Shtëpisë së Bardhë për reagimin ndaj pandemisë Jeff Zients. Aktualisht po injektohen deri në 900,000 vaksina në ditë. Ai tha se shtimi i ritmit të vaksinimit mund të jetë nxitur nga vendimi i punëdhënësve për të detyruar vaksinimin e punonjësve.

Përfundimisht, vaksimi i detyruar funksion. Kjo shton ritmet e vaksinimit dhe kemi nevojë për më shumë biznese dhe punëdhënës të tjerë, përfshirë sistemet e kujdesit shëndetësor dhe të arsimit që të bëjnë atë që u takon dhe të ndihmojnë në dhënien fund sa më shpejt të pandemisë”, tha zoti Zients.

Shtimi i normave të vaksinimit vjen ndërsa vendi hyn në një fazë të re, të rrezikshme në betejën kundër pandemisë, me një rritje “eksponenciale” të rasteve pediatrike. Fëmijët nënmoshën 12 vjeçare ende nuk kualifikohen për t’u vaksinuar kundër koronavirusit, ndërsa agjencia amerikane për ushqimin dhe barnat (FDA) ende nuk ka miratuar plotësisht ndonjë vaksinë për moshat nën 16 vjeç.

Fëmijët nga 12 vjeç deri 15 vjeç mund të marrin vaksinën Pfizer-BioNTech në bazë të autorizimit të përdorimit emergjent.

Më shumë se 200,000 fëmijë kanë rezultuar pozitivë javën e kaluar, tha të martën Akademia Amerikane e Pediatrisë. Grupi u bëri thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre mbi moshën 12 vjeç, siç ka bërë thirrje edhe Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

CDC rekomandon që të gjithë ata që kualifikohen duhet të vaksinohen para fillimit të shkollës. Nëse ju ose fëmija juaj që plotëson kushtet për imunizim dhe nuk jeni ende të vaksinuar, nuk është kurrë vonë për të filluar serinë tuaj të imunizimit”, tha zonja Walensky.

“Gjithashtu edhe përdomi i maskave në mënyrë masive është shumë i rëndësishëm në shkollë si për studentët, mësuesit, stafin ashtu edhe për vizitorët, pavarësisht nëse janë të vaksinuar. CDC gjithashtu rekomandon që shkollat të përdorin strategji kyçe shtesë në shkolla për t’i mbajtur fëmijët të sigurtë, përfshirë përmirësimin e ajrimit, distancimin fizik dhe krijimin e programeve të ekzaminimit për studentët dhe mësuesit”, tha zonja Walensky.

Ajo shtoi se dhjetëra miliona fëmijë në sistemin shkollor po e stresojnë sistemin e kujdesit shëndetësor në mënyra të tjera, duke përmendur një shpërthim të pazakontë të virusit “sincitial” në rrugët e frymëmarrjes (RSV) – një sëmundje e zakonshme për fëmijët që zakonisht shkakton simptoma të lehta që i ngjasojnë gripit.

“Ekziston një numër i lartë fëmijësh të infektuar për shkak të këtij varianti shumë të transmetueshëm dhe një numër i madh fëmijësh që janë infektuar tani me SARS-CoV-2”, tha zonja Walensky.

Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, gjithashtu theksoi rëndësinë e vaksinave për gratë shtatzëna.

“Ka pasoja të rënda negative për nënën dhe foshnjën gjatë infeksionit me COVID-19, prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme që gratë shtatzëna dhe gratë që planifikojnë të bëhen nëna të vaksinohen”, tha ai. Zoti Fauci vuri në dukje të dhëna të reja që nuk tregojnë efekte të mëdha negative të vaksinës për gratë shtatëzëna. “Përfundimisht, vaksinohuni”, tha ai.

voa

Qeveria miraton rregulloren e re: numri i shtrimeve në spital bëhet vendimtar

defaultKabineti qeveritar gjerman ka miratuar propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn për ta vlerësuar pandeminë në bazë të treguesve të rinj.

Qeveria gjermane ka filluar rishikimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Infektimet. Incidenca shtatë ditore nuk do të jetë më faktori vendimtar në trajtimin e pandemisë. Në vend të kësaj, formulimi i propozuar thotë se në veçanti numri i pacientëve me korona të pranuar në klinikat rajonale për 100.000 banorë brenda shtatë ditëve do të ishte “kriteri matës thelbësor” për marrjen e masave mbrojtëse.

Në propozim thuhet më tej se përveç shtrimeve në spital, “treguesit e mëtejshëm” duhet të merren parasysh në vlerësimin e incidencës së infektimeve. Përmenden numri i infektimeve të reja për 100.000 banorë në shtatë ditë – të diferencuara sipas grupmoshave -, kapacitetet në dispozicion të kujdesit intensiv dhe numri i personave të vaksinuar. Qeveritë e landeve atëherë duhet të jenë në gjendje të përcaktojnë vlerat e pragut për të gjithë treguesit e listuar, duke marrë parasysh kapacitetet përkatëse të kujdesit spitalor.

Spahn u bën thirrje landeve federale

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn kishte paraqitur propozimin për tregues të rinj për të vlerësuar situatën e koronës. “Sa më pak njerëz të trajtohen në spital për shkak të COVID -it, aq më shumë liri është e mundur,” tha ai për gazetat e grupit mediatik Funke. Në të ardhmen, landet federale duhet të orientojnë politikën e tyre pandemike në këtë parim udhëzues. “Kur shkalla e vaksinimit është e lartë, incidenca nuk bëhet e tepërt, por e humbet rëndësinë e saj.”

Ndihma për formulimin për grupet parlamentare të koalicionit të CDU / CSU dhe SPD tani do të diskutohet më tej në Bundestag. Ai pritet të miratohet në javën e ardhshme. Sfondi për këtë është se numri i infektimeve të reja (incidenca), të përdorura më parë si një tregues qendror, nuk ka më një ndikim kaq të drejtpërdrejtë në barrën e spitaleve, duke pasur parasysh përparimin në vaksinim.

 

 

aud (tgsch, dpa)