SITUATA NË VERI, KOSOVA DHE SERBIA TAKOHEN SOT NË BRUKSEL

flamujDelegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të takohen sot në Bruksel në kuadër të procesit dialogut, në kohën kur tensionet në veri janë ngritur pas reciprocitetit për targat e automjeteve.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano në një përgjigje për KosovaPress ka konfirmuar takimin duke thënë se do të mbështesin Kosovën dhe Serbinë për qetësimin e situatës dhe gjetjen e një zgjidhje.

“Mund të konfirmoj se takimi i kryenegociatorëve do të mbahet në Bruksel të mërkurën”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti propozoi të hënën që të dyja vendet të heqin aplikim e targave të përkohshme.

“Nuk ia vlen të kemi targa të përkohshme edhe Republika e Kosovës edhe Republika e Serbisë, po i heqim ato të dyja palët”, tha Kurti.

Partitë opozitare dhe njohësit e procesit të dialogut kërkojnë që Kosova të ketë qëndrueshmëri dhe mos të heqë dorë nga reciprociteti për targat.

Tiranë: Presidentja e KE, Ursula von der Leyen nis turin ballkanik

Albanien Ursula von der Leyen zu Besuch bei Edi RamaMesazhi i Ursula von der Leyen për Ballkanin Perëndimor: Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane dhe jemi duke e përgatitur atë tani.

Presidentja e Komisionit Europian, (KE) Ursula von der Leyen ka mbërritur të martën në mëngjes, (28.09) në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanik në prag të Samitit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, (BE-BP) që do të zhvillohet më 6 tetor në Slloveni, vendin që ka presidencën e radhës së BE. Ajo është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave. Burime zyrtare nga Delegacioni i BE në Tiranë bëjnë me dije, se pas takimit me kryeministrin Rama, ajo pritet nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Programi i qëndrimit disa orësh i Presidentes së KE në Shqipëri vazhdon me një vizitë në kopshtin e fëmijëve “Europa” dhe më pas ajo do të marrë pjesë në përurimin e një shkolle në fshatin Qerek të Krujës, të ndërtuar me fondet e BE, në kuadër të programit EU4Schools, pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2019.

Ursula von der Leyen: Po ndërtojmë tani të ardhmen e përbashkët europiane.

Në një status në twitter Presidentja e KE ka dhënë mesazhin lidhur me turin e saj ballkanik, të nisur sot me Shqipërinë. “Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të BP përpara Samitit tonë javën e ardhshme. Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Ne jemi duke e përgatitur atë tani. Duke kapërcyer COVID, së bashku, duke investuar në mënyrë strategjike. Duke i dhënë mundësi rinisë sonë”, thekson në mesazhin e saj Ursula  von der Leyen.

Turi ballkanik i Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të vijojë në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën në Kosovë dhe Malin e Zi dhe përfundon me vizitën e saj në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë.

dw

Ursula von der Leyen në Shkup: Mos e humbisni besimin, keni mbështetje të madhe për integrimin në BE

Ursula Von Leyer Zoran ZaevPresidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Shkup theksoi përkushtimin e Brukselit për fillimin e bisedimeve për zgjerim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë së bashku, ndërsa në një konferencë shtypi nuk u përgjigj nëse do të kishte një shkëputje në hapjen e bisedimeve për të dy vendet e Ballkanit perëndimor nëse Bullgaria do të vazhdonte bllokimin e Maqedonisë së Veriut drejt rrugës së integrimit evropian për shkak të problemeve me historinë dhe identitetin e fqinjit më të vogël.

“Qëllimi ynë është të fillojmë (bisedimet) me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë para fundit të vitit. Shumë punë është duke u bërë dhe është një proces i mirë sepse shumë bisedime po zhvillohen prapa skenave me që ka shumë çështje të cilat mund të zgjidhen me dialog të mirë, me investim të ideve të mira për zgjidhjen e këtyre probleme. Synimi i përgjithshëm është që me të vërtetë të nisë procesi i anëtarësimit dhe kjo nuk duhet të pengohet më. Prandaj synimi ynë është që deri para përfundimit të vitit të fillojë konferenca ndërqeveritare”, tha Presidentja von der Leyen.

Ursula Von Leyen në takim me zotin Zoran Zaev“Tek unë keni një parntere dhe një mbështetëse të fuqishme dhe unë dua që këto bisedime për anëtarësim të hapen me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Ju bëj thirrje që të mos humbni besimin. Keni arritur kaq shumë, keni bërë një rrugë shumë të gjatë, keni bërë aq shumë përparim dhe ju uroj për këtë. Tani bëjeni këtë rrugë që ka mbetur dhe kjo do të shpaguhet. Keni mbështetje dhe shumë miq në BE dhe koalicion dhe le të punojmë fort për të arritur për qëllimin e konferencës ndërqeveritare para fundit të vitit. Ky është synimi ynë e përbashkët”, tha Presidentja e KE-së.

Zonja Ursula von der Leyen theksoi ndihmat prej 272 mijë dozash të vaksinave kundër koronavirusit për Maqedoninë e Veriut, ndërsa bëri thirrje që të vaksinohen të gjithë “për të mbrojtur jo vetëm veten por edhe njerëzit e dashur në mënyrë që të mos përhapen variantet e rrezikshme të virusit”. Ajo uroi autoritetet shtetërore maqedonase për njohjen nga BE-ja të çertifikatave dixhitale të vaksinimit. Maqedonia e Veriut është shteti i parë nga rajoni të cilit i njihen këto certifikata.

Shkupi ka pranuar 220 milionë euro grante dhe financa për paisje mjekësore dhe për mbëstetjen e sistemit shëndetësor, por dhe për rimëkëmbjen ekonomike pas goditjes nga pandemia e koronavirusit.

Presidentja e KE-së vuri theksin tek nevoja e mirëmbatjes dhe ruajtjes së ambinetit jetësor, duke u bërë thirrje autoriteteve dhe organizatave të vendit që të përfshihen në atë që tashmë njihet si Marrëveshja e Gjelbër dhe Axhenda e Gjelbër. Kjo, tha ajo, ju afron me BE-në dhe mbron burimet e përbashkëta si dhe të ardhmen e suksesshme.

Zonja von der Leyen foli për projekte si ndërlidhja në gazsjellësin me Kosovën dhe Serbinë, për impiante të paneleve diellore, teksa nënvizoi nevojën për përfshirjen e gjashtë partnerëve rajonalë (shtetet e Ballkanit Perëndimor) në tregun e përbashkët rajonal “që paraqet çelësin e suksesit të planit tonë dhe përshpejtimi i përparimit sigurisht që e përshpejton edhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh ajo.

Presidentja Von der Layen vlerësoi reformat e Shkupit në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. “Kjo duhet të vazhdojë dhe jam e sigurt se kjo gje do të shpërblehet”, theksoi ajo.

Kryeministri Zoran Zaev shprehu pakënaqësinë për bllokadën bullgare që , sipas tij, bie ndesh me vlerat evropiane. “Vlerat evropiane janë dhe vlera të vendeve kandidate për anëtarësim nga Ballkani perëndimor”, tha ai duke shtuar se “vlerësojmë se duhet një shtysë e re për ta përshpejtuar procesin për marrjen e vendimeve sepse çdo shtyrje e bllokadës i inkurajon forcat retrograde, të cilat kundërshtojnë unitetin evropian dhe vlerat evropiane”. Ndërkohë, kryeministri maqedonas paralajmëroi përshpejtimin e bisedimeve me Bullgarinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Presidentja e Komisionit Evropian shkoi në Shkup pas vizitës në Tiranë si pjesë e turneut në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor për të shpërndarë mesazhin se “BE-ja ndan më këto vende të ardhmen e përbashkët”.

voa

BE: Të mërkuren pritet të ketë takim Kosovë-Serbi për uljen e tensioneve

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se të mërkuren në Bruksel pritet të mbahet një takim i shefave të grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, për të diskutuar rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane tha se pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

Takimi i së mërkurës u bë i mundur me përpjekjet perëndimore për të ulur tensionet në veriun e Kosovës, ku grupe qytetarësh serbë për të nëntën ditë me radhë po mbajnë të bllokuara rrugët që shpiejnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak në shenjë proteste ndaj vendimit për targat.

Forcat paqerujatëse të NATO-s zgjeruan patrullimet në zonë të hënën dhe thanë se kanë biseduar më qeverinë dhe udhëheqësit lokal serbë për uljen e tensioneve.

Ministri i punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të martën se serbët në veriun e Kosovës refuzuan një ofertë të trupave të KFOR-it që të përkujdesen për vendkalimet kufitare me Serbinë, në shkëmbim të largimit të barrikadave dhe njësive të posaçme të policisë së Kosovës.

voa

Pfizer fillon provat klinike për ilaçin që parandalon COVID-19ën

Kompania farmaceutike Pfizer tha se ka filluar një provë klinike në shkallë të gjerë të një ilaçi për të shmangur COVID-19ën tek ata që janë të ekspozuar ndaj virusit.

Provat për antibiotikun oral do të përfshijnë 2,660 pjesëmarrës të rritur të shëndetshëm që jetojnë në të njëjtën familje me dikë që është i infektuar me COVID-19.

Kompania Pfizer gjithashtu po studion ilaçin tek njerëzit që tashmë janë infektuar me COVID-19, por që ende nuk kanë zhvilluar simptoma serioze.

“Nëse është e suksesshme, ne besojmë se kjo terapi mund të ndihmojë në ndalimin e virusit herët, para se të ketë pasur shansin për t’u shpërndarë gjerësisht”, tha nëpërmjet një deklarate zyrtari kryesor shkencor i kompanisë Pfizer, Dr Mikael Dolsten.

Ilaçi synon të bllokojë një enzimë kryesore që virusit i nevojitet për t’u shumuar. Nëse funksionon, shkencëtarët besojnë se do të jetë efikas vetëm në fazat e hershme të infeksionit. Kur COVID-19 të jetë bërë një sëmundje e rëndë, virusit i është ndaluar ndërkohë përhapja dhe pacientët preken kryesisht nga përgjigja tepër aktive e sistemit imunitar.

voa

Regjistrimi, nuk përjashtohet mundësia e afatit shtesë

Pak ditë përpara mbylljes së procesit, Enti Shtetëror i Statikës nuk e përjashton mundësinë që të kërkohet afat shtesë për vazhdimin e regjistrimit në terren. Sipas këtij institucioni, regjistrimi po vazhdon pa probleme dhe nëse përfundon në kohë ashtu siç është parashikuar, do të konsiderohet i suksesshëm. Në të kundërtën Enti do të kërkojë më shumë ditë deri në përmbyllje.

“Si do të rrjedhe puna në terren tani gjithçka varet nga puna e regjistruesve dhe nga sjellja e qytetarëve. Në qoftë se mbarojnë me kohë atëherë mund të themi se procesi është i përmbyllur me sukses e nëse jo atëherë jemi këtu për të kërkuar nga instancat përkatëse vazhdim të afatit të regjistrimit për aq ditë sa do të ketë nevojë. Ju e dini se plotë pesë ditë pothuajse nuk kemi funksionuar shkaku i sulmeve kibernetike dhe kjo na bëri që të jemi nën presion të kohës. Nëse do duhet, do të kërkojmë që këto ditë të kompensohen -njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Nga Enti thonë se sulmet kibernetike vazhdojnë, por sistemi dhe aplikacionet për regjistrim janë të mbrojtura mirë dhe funksionojnë pa asnjë pengesë. Deri të dielën në mbrëmje janë regjistruar gjithsej 1 milion e 620 mije banorë, ndërsa deri mesditën e së hënës rreth 30 mijë. Vazhdon edhe regjistrimi online i diasporës i cili në ditët e fundit ka pasur intensitet dukshëm më të madh. Vetëm një ditë më parë janë bërë mbi 1.700 regjistrime. Për momentin në diasporë janë regjistruar rreth 198.600 persona. Regjistrimi i popullsisë rezidente, amvisërisë dhe banesave si dhe i diasporës duhet të përfundojë më 30 shtator.

alsat/m.i.

Maqedonia e Veriut me dozën e tretë të vaksinës për grupet e rrezikuara

Qytetarët në Shkup presin pranë një qendre vaksinimi. Fotografi nga arkivi. Në Maqedoninë e Veriut më 27 shtator nisi dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit për grupe të caktuara të shoqërisë.

Dozën e tretë të vaksinës Pfizer do ta marrin të gjithë punonjësit shëndetësorë, personat me sëmundje kronike dhe ata me imunitet të dobët, si dhe personat mbi 60 vjeç, të cilët kanë marrë dy doza të paktën gjashtë muaj më herët.

Hamdi Lutfiu, mbi 70 vjeç, thotë për Radion Evropa e Lirë se me dozën e tretë do ta marrë gjatë vitit të ardhshëm. Sipas tij, problem tani paraqitet mbingarkimi i sistemit shëndetësor.

“Për shkak të mungesës së terminëve të lirë, shumë vonë mund të arrish te mjeku dhe ai nuk mund të të ndihmojë. Shto këtu edhe infeksionin e mundshëm (me koronavirus), që mund të jetë fatale”, thotë ai dhe shton se përveç marrjes së dozës së tretë, duhet të respektohen në përpikëri masat, pasi ai pohon se ndihet i rrezikuar nga personat që nuk mbajnë maskë e as distancë fizike.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve që bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara që ta marrin dozën e tretë të vaksinës.

“Punonjësit shëndetësorë do të vaksinohen në kuadër të organizatës shëndetësore, kurse personat me probleme të imunitetit, me vërtetim të mjekut mund të shkojnë në çdo pikë vaksinimi”, është shprehur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Imunizimi i tufës në rrezik nga ata që nuk duan të vaksinohen

Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se për t’u arritur imuniteti i tufës, duhet që 80 deri në 85 për qind e popullsisë së Maqedonisë së Veriut të imunizohet kundër koronavirusit.

Sipas të dhënave të kësaj ministrie, deri më tani, me dy dozat janë vaksinuar 714,135 persona, ndërkaq me një dozë 781,623 qytetarë.

Genti Bilalli, mjek në Klinikën Infektive në Gostivar, thotë për Radion Evropa e Lirë se personat e vaksinuar po e kalojnë më lehtë sëmundjen COVID-19 kundrejt atyre që nuk janë të imunizuar.

“Mua më vjen keq që në mesin e popullatës ka ende qëndrime kundër vaksinimit, por më duhet të theksoj si mjek se më shumë bëjnë dëm antibiotikët kur merren pa konsultim të mjekut sesa që mund të shkaktojë efekte të padëshiruara vaksina”, thotë Bilalli.

Në këtë drejtim, mjeku Zllate Memdoviq, që punon në qendrën për COVID-19 në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë se duhet të gjinden mekanizma për të bindur popullatën që të vaksinohet sepse sipas tij, numrat aktualë nuk janë shumë shpresëdhënës për faktin që më shumë se gjysma e popullsisë ende nuk është e vaksinuar.

Memedoviq thotë se gjithçka duhet orientuar nga vaksinimi i një numri sa më të madh të qytetarëve me dy doza e para dhe jo në dozën e tretë.

“Nëse do të pyetesha unë, të gjithë fokusin do ta vendosja nga ata që nuk janë fare të vaksinuar dhe jo në marrjen e dozës së tretë të vaksinës. Ende kemi një përqindje të lartë të atyre që refuzojnë të marrin vaksinën. Kjo përqindje përbën gjysmën e popullatës dhe si shifër nuk është aspak në favor të sigurimit të imunitetit kolektiv (imunitetit të tufës), andaj gjithçka duhet orientuar në këtë drejtim përmes fushatave vetëdijësuese, por edhe msave më restriktive që do të detyronin qytetarët të vaksinoheshin, siç ndodh në shumë shtete të Evropës”, thotë Memedoviq.

Vendimi për aplikimin e dozës së tretë në Maqedoninë e Veriut vjen pas rekomandimit të dhënë nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe ajo amerikane.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se qytetarët me dozën e tretë do të vaksinohen vetëm me vaksinën e kompanisë Pfizer, pavarësisht nëse dy dozat e para i kanë marrë të ndonjë kompanie tjetër.

rel

Rama: Serbia t’u japë fund manovrave teatral

Kosovo, Besuch von Edi Rama, Ministerpräsident von Albanien & Albin KurtiVizita e Ramës në Kosovë ndodh  në kohën e një situate të tensionuar në veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit për targat e Serbisë. Në vizitën në Prishtinë, Rama mbrojti edhe idenë e Ballkanit të Hapur.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha në Prishtinë se Serbia duhet të ndalë manovrat ushtarake afër kufirit me Kosovës, sepse sipas tij, ato nuk mbrojnë qytetarët serbë të veriut të Kosovës. Këtë deklaratë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e bëri gjatë një vizite që po realizon në Kosovë dhe pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Edi Rama nga Prishtina e dënoi “sjelljen e Serbisë karshi vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet lidhur me targat e veturave”. Qëndrimi i Shqipërisë karshi problemit në dy vendkalimet kufitare me Serbinë në veri është shumë i qartë.

“Sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale ushtarake të Serbisë në kufirin me shtetin sovran të Kosovës. Ato manovra nuk mbrojnë qytetarët serbë në veriun e Kosovës, siç pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtar”, tha Rama. Kryeministri shqiptar dënoi incidentet e dy ditëve më parë në veri, djegien e qendrave të regjistrimit të veturave në veri të Kosovës. Sipas tij, qytetarët serbë në Kosovë nuk kanë nevojë të mbrohen, pasi jetojnë të sigurtë.

“Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pakërcënuar nga askush. Madje iu paguhen edhe faturat e energjisë elektrike nga qeveria e këtij shteti këtu si askujt askund, jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë”, u shpreh Rama. Sipas tij, problematika e tashmë rreth targave të veturave mund të zgjidhet “vetëm me dialog.”

“E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Serbia nuk ka asnjë drejtë t’i kthejë targat në një përditshmëri konfliktuale, ku mizën po e bën buall a thua se Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ndonjë luftë”, tha Rama.

Rama jep porosi për mosacarim me ndërkombëtarët

Ai i bëri thirrje edhe Kosovës, siҫ tha, që të mos krijojë probleme me miqtë ndërkombëtarë përmes mbajtjes së njësive speciale të Policisë së Kosovës në kufi.

Kosovo, Besuch von Edi Rama, Ministerpräsident von Albanien & Albin Kurti

“Duhet bërë kujdes që çuarja e njësive speciale në atë zonë, nga nevoja për t’u siguruar se nuk cënohet siguria dhe rendi publik, në momentin e shtrirjes së problemit, mos të kthehet në një problem mes vetë Kosovës dhe miqve e partnerëve ndërkombëtarë”, tha Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka arsyetuar prezencën e njësive speciale në vendkalimet kufitare.

“Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk ndodhet aty për të demonstruar një forcë, por për t’i mbrojtur pikat kufitare dhe policët tanë kufitarë”.

Edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut.

“Situata në veri duhet të shtensionohet. U bëj thirrja të dyja palëve që të flasin me njëra-tjetrën dhe jo për njëra-tjetrën. Rruga më e mirë përpara: takohuni në Bruksel dhe gjeni zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkroi Rohde në Twitter.

Kryeministri Albin Kurti, nga ana e tij  tha se Kosova është e hapur për bisedime, të cilat janë refuzuar nga Beogradi, ndërsa ritheksoi se masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër serbëve të Kosovës.

“Ne kemi bërë një ofertë, me të cilën kemi thënë që nuk ia vlen të kemi targa të përkohshme. Edhe Republika e Kosovës edhe e Serbisë po i heqim ato të dyja palët dhe besoni se pakrahasueshmërisht më shumë kanë arsye shqiptarët që t’iu pengojë targa e Serbisë që ka “katër S” me çirilicë aty e të cilin keni mundur ta gjeni në shumë shtëpi të rrënuara gjatë luftës e madje të bërë me thikë në gjokset e shqiptarëve, se sa do të duhej t’ua vriste sytë harta e Kosovës serbëve në Serbi. Mirëpo ne kemi thënë po i heqim targat e përkohshme, ata le të vijnë lirisht, ne po shkojmë lirisht dhe qarkullimi i lirë, liria e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit të jetë sa më e kollajshme dhe pa asnjë vonesë”, tha Kurti.

Rama: Ballkani i Hapur pëshpejton procesin e Berlinit

Rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare në veri të Kosovës në Jarinjë dhe Bërnjak, po mbahen të bllokuara nga serbët lokalë në shenjë kundërshtimi për vendimin e Kosovës për reciprocitet lidhur me targat e automjeteve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Prishtinë takoi edhe udhëheqësit e partive politike opoziare. Ai foli sërish për nismën “Ballkanit të Hapur’,  ku sipas tij, kjo do ta përshpejtojë edhe  procesin e Berlinit.

“Unë jam i bindur edhe më tepër sot që Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik që ne të mos ngecim në të shkuarën, dhe t’i marrim vetes maksimumin, si shqiptarë dhe si rajon. Liria e lëvizjes së njerëzve, të mallrave dhe të kapitaleve. Është më e mundur që të ketë sukses edhe dialogu nga klima që krijohet nga Ballkani i Hapur. Kjo nuk është asgjë, pos marrja në zotërim të procesit të Berlinit dhe përshpejtimi i tij” tha Rama.

“Vëllain dhe fqinjin nuk i zgjedh. Me vëllain të lidh familja dhe gjaku, me fqinjin lidhesh pasi e ke aty”, tha kryeministri i Shqipërisë, pas shumë përplasjeve në distancë që kishte me kryeministrin e Kosovës.

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një nismë të quajtur “Ballkani i Hapur”, në të cilën refuzojnë të jenë pjesë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja.

dw

Kosova dhe Serbia takohen të mërkurën në Bruksel – i pranishëm pritet të jetë edhe Gabriel Escobar

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se të mërkurën në Bruksel pritet të mbahet një takim i shefave të grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, për të diskutuar rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane tha se në takim pritet të marrë pjesë edhe Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë në proces”, tha zëdhënësi i ambasadës, në një përgjigje me shkrim dërguar Zërit të Amerikës.

Zoti Escobar paralajmëroi të premten në një intervistë me Zërin e Amerikës se “lidhur me çështjen e targave ne do të donim të shihnim disa lëvizje në Bruksel, ndoshta që javën e ardhshme”.

Për tetë ditë me radhë grupe qytetarësh serbë në veriun e Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët që shpiejnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak në shenjë proteste ndaj vendimit për targat.

Nga e hëna e kaluar makinat që hyjnë nga Serbia në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj sikundër veprohet ne Serbi me makinat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet me radhë.

Beogradi reagoi me zemërim dhe njoftoi ngritjen e gatishmërisë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kërkoi tërheqjen e njësive të posaçme të policisë nga veriu i Kosovës dhe anulimin e reciprocitetit për targat e makinave.

Prishtina tha se është e gatshme të heqë dorë nga targat e përkohshme nëse Beogradi vepron njësoj, ndërsa akuzoi Serbinë për nxitje tensionesh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ritheksoi të hënën se dërgimi i njësive të posaçme të policisë në veri nuk është drejtuar kundër serbëve, por për mbrojtjen e vendkalimeve dhe policisë kufitare.

Diplomatët perëndimorë po bëjnë thirrje për ulje tensionesh dhe presin që takimi i së mërkurës ndërmjet palëve të ndihmojë një gjë të tillë.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s thanë të hënën se kanë shtuar patrullimet gjithandej Kosovës përfshirë edhe veriun.

voa

Rama: E drejta është me Kosovën – Serbia t’u japë fund manovrave teatrale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha të hënën në Prishtinë se zbatimi i reciprocitetit për targat me Serbinë është e drejtë e ligjshme e Kosovës, e cila, tha ai, duhet të trajtojë me kujdes situatën dhe në bashkërendim me partnerët e saj strategjikë.

Kryeministri Rama po qëndron për një vizitë në Prishtinë në një periudhë, kur Kosova po përballet me tensione në veri, ku grupe qytetarësh serbë po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave.

Të hënën e kaluar qeveria e Kosovës dërgoi njësitë e posaçme të policisë pë të zbatuar vendimin mbi targat. Kjo nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, i cili tha se ka ngritur shkallën e gatishmërisë ushtarake, ndërsa avionët e tij fluturuan afër vijës kufitare me Kosovën. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kërkoi tërheqjen e njësive të posaçme të policisë nga veriu i Kosovës dhe anulimin e reciprocitetit për targat e makinave

E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Nuk është me Serbinë. Serbia nuk ka asnjë të drejtë t’i kthejë targat e automjeteve të përdorimit të përgjithshëm në një përditshmëri konfliktuale, ku mizën po e bën buall, a thua se qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ndonjë luftë kur në fakt thjesht po bën zbatimin e një marrëveshjeje reciprokisht të dakordësuar”, tha kryeministri Rama, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke i bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të trajtojë me kujdes dërgimin e njësive të posaçme në zonë që të mos shndërrohet “në një problem mes vetë Kosovës dhe miqve e partnerëve ndërkombëtarë”.

Kryeministri Rama tha se qeveria shqiptare është e bindur se problemi duhet të zgjidhet me dialog, duke shtuar se “unë besoj fort se janë të gjitha mundësitë që kjo të ndodhë duke e shmangur ngrirjen e konfliktit në këtë pikë, ku demonstrimet e uniformave ushtarake duhet t’ia lënë vendin demonstrimit të forcës së arsyes dhe të argumenteve në rrafshin diplomatik”.

Kryeministri Kurti tha se Kosova është e hapur për bisedime të cilat janë refuzuar nga Beogradi, ndërsa ritheksoi se masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër serbëve të Kosovës.

Ne kemi bërë një ofertë me të cilën kemi thënë që nuk ia vlen të kemi targa të përkohshme. Edhe Republika e Kosovës edhe e Serbisë t’i heqin ato dhe besoi, se pakrahasueshmërisht, më shumë kanë arsye shqiptarët që t’iu pengojë targa e Serbisë, që ka “katër S” me çirilicë, të cilin keni mundur ta gjeni në shumë shtëpi të rrënuara gjatë luftës e madje të bërë me thikë në gjokset e shqiptarëve se sa do të duhej t’ua vriste sytë harta e Kosovës serbëve në Serbi, mirëpo ne kemi thënë se po i heqim targat e përkohshme. Ata le të vijnë lirisht, ne të shkojmë lirisht dhe qarkullimi i lirë, liria e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit të jetë sa më e kollajshme dhe pa asnjë vonesë”.

Ai tha se njësia e posaçme e policisë nuk ndodhet në veri për të demonstruar forcë, por për t’i mbrojtur pikat kufitare dhe policët kufitarë.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë thanë të hënën se kanë shtuar numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve në mbarë Kosovën, përfshirë edhe në veriun e Kosovës.

“KFOR-i po vëzhgon nga afër situatën në mbarë Kosovën dhe vazhdon të jetë i përqendruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – që buron nga Rezoluta 1244 e vitit 1999 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar – që të ofrojë mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinë në mbarë Kosovën, përfshirë në veri të Kosovë”, thuhet në deklaratën e forcave paqeruajtëse.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi shkroi në rrjetin Twitter se atashetë amerikanë dhe kanadezë të mbrojtjes vizituan vendkalimet Jarinjë dhe Bërnjak, “për të kuptuar më mirë situatën. Ata ishin të kënaqur të vënë re se KFOR-i ishte në zonë si një faktor stabilizues”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Diplomatët amerikanë dhe evropianë u kanë bërë thirrje të dyja palëve që të ulin tensionet dhe të punojnë së bashku në kuadër të bisedimeve në Bruksel.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ulin tensionet në terren, duke tërhequr menjëherë njësitë e posaçme të policisë dhe hequr barrikadat, ndërsa paralajmëroi një takim të negociatorëve të të dyja palëve, në ditët në vijim.

Zyrtarë të BE-së thanë se të mërkurën pritet të mbahet takimi ndërmjet shefave të grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.

voa