Vuçiq thotë se Marrëveshja e Brukselit më nuk ekziston

Vucic RadoiciqPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq, është suspenduar me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai shtoi se të premten, më 25 mars, pritet të shkarkohen “të gjithë komandantët dhe policët serbë” që morën pjesë në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mbajt në Beograd më 22 mars.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës njoftoi më 24 mars se ka suspenduar Stevanoviqin, por institucionet e Kosovës nuk kanë konfirmuar se suspendimi i saj ka ardhur pasi ajo ka marrë pjesë në takimin me Vuçiqin në Beograd.

Lidhur me suspendimin e Stevanoviqit ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke e cilësuar si “skandaloz” vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Ndërkaq, sipas Vuçiqit, shkarkimet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës më 25 mars do të bëhen me urdhër të Kurtit, dhe se sipas tij, shefi i ekzekutivit kosovar ka vendosur “që të sulmojë serbët”.

“Albin Kurti e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe sipas vullnetit të tij dhe atyre që e mbrojnë, Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më”, tha Vuçiq në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Marrëveshja e Brukselit parasheh integrimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policisë në institucionet e Kosovës.

Vuçiq pretendoi se Kurti me këto veprime dëshiron që të prishë paqen në Kosovë.

“Është ai që me këto vendime dëshiron të sulmojë popullin serb kudo që jeton”, tha ai, duke shtuar se Serbia dëshiron që ta ruajë paqen dhe se do t’i drejtohet për këto veprime shteteve të Quint-it dhe komunitetit ndërkombëtar.

Më 22 mars, Vuçiq u takua me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, me të cilët bisedoi për moslejimin që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe të mbahen në Kosovë. Pas atij takimi, u paralajmërua se në jug dhe veri të Mitrovicës, më 25 mars, serbët do të mbanin protesta.

Zgjedhjet serbe do të mbahen më 3 prill. Kosova ka thënë se nuk ka arritur një marrëveshje me Serbinë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, pasi ka kërkuar që Qeveria serbe t’i drejtohet me kërkesë Qeverisë së Kosovës. Por, Vuçiq ka thënë se me këtë veprim, Kosova ka dashur që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, gjë që është kundërshtuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

 

rel

Revizioni Komunal hyri në Gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, drejtoresha akuzon për presion politik nga Kryetari Kasami, Komuna e mohon.

 text

Mëngjesin e sotëm ekipi i Revizionit të Komunës së Tetovës hyri në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”. Drejtoresha Teuta Lalla, këtë veprim e quan si presion politik nga ana e kryetarit të komunës, Billall Kasamit. Komuna mohon të jetë presion, pasi revizioni ka hyrë edhe në një shkollë tjetër dhe siç thonë kontrolle do të ketë edhe në shkolla tjera.

 

Mëngjesin e sotëm, me urdhër nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ekipi i Revizionit Komunal u fut në Gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, për të kryer revizion për rregullshmërinë e punës dhe funksionimit të kontrollit të brendshëm për punë për periudhën 2020-2021.

Drejtoresha Teuta Lalla për Portalb, thotë se ky veprim nga ana e Kasamit është presion politik ndaj saj, bazuar në situatat e fundit.

 

“Sot në orën 10, erdhën përfaqësues nga seksioni për revizion të brendshëm nga ana e Komunës së Tetovës. Në bazë të situatave të krijuara kohëve të fundit unë këtë çështje e marr si çështje presioni direkt nga kryetari i Komunës, kundrejt meje si institucion dhe kundrejt kryetarit të Komunës si organ kompetent në Komunën e Tetovës. Vetëm sollën vendimin nga kryetari i Komunës për të bërë revizionim të brendshëm të çështjeve ekonomike, juridike dhe shumë çështjeve tjera.  I amnistoj inspektorët se janë të detyruar ta bëjnë punën e tyre, unë si institucion nuk do t’i pengoj ta bëjnë punën e tyre”, tha Lalla.

Ajo sqaroi që revizioni nesër do të fillojë me punë, ndërsa kjo sipas saj është çështje politike.

“Unë konkretisht do të flas për gjimnazin e Tetovës, pasi në çdo hap veprohet, veprohet politikisht nga njerëz, politikanë që  i ka të instaluar brenda përbrenda. E gjithë kjo vjen pas denoncimit tim në polici kundrejt personit Sedat Sulejmani i cili pa status të rregullt juridik kërkon dorëheqjen time në zyrat e Komunës. Nuk kam arsye për tu tërhequr, unë kërkoj që kryetari i Komunës të tërhiqet nga këto veprime politike, të ju qëndrojë fjalëve që i thotë në opinion se nuk veproj politikisht. Të gjitha instalimet në Gjimnazin e Tetovës janë instalime politike”, tha Lalla.

 

Nga Komuna e Tetovës, Nazmi Dauti- drejtuesi i sektorit të Arsimit tha se kjo është një kontrolle e rregullt e revizionit sipas planit të punës dhe jo presion politik.

“Revizioni Komunal përgatit plan vjetor jo vetëm për kontrolle në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Tetovës, por të gjitha institucionet ku themelues është Komuna e Tetovës. Revizioni bën kontrolle në bazë të planit vjetor që parasheh kontrolle nëpër institucione të caktuara. Ne kemi për obligim ligjor që të bëjmë kontrolle rutionore në institucionet ku themelues është komuna. Nuk duhet të merret kjo si shtypje apo presion politik nga ana e shkollave pasi nuk do të jetë vetëm gjimnazi ai i cili do të ketë këtë kontrolle, me këta kontrolle do të vazhdohet edhe në shkolla të tjera varësisht nga plani i revizionit komunal”, tha Dauti.

Ai shtoi se kontrolla e parë që nga ndërrimi i pushtetit lokal në Tetovë ka qenë në shkollën Fillore “Naim Frashëri” dhe gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” është i dyti. Ndër të tjera ai theksoi se në vitin 2019 revizioni kishte konstatuar disa parregullsi në Shkollën fillore Naim Frashëri te e cila revizion u krye edhe gjatë vitit të kaluar ku disa pika nga parregullsitë figuronin përsëri.

Nga ana tjetër, Llalla akuzoi se edhe për zgjedhjen e dy anëtarëve të këshillit të shkollës ka pasur presion nga ana e komunës.

“Unë jam në gjendje të nxjerr procesverbalet dhe të ballafaqoj me mesazhet. Në datën 10 mars unë kam thirrur kolegjiumin arsimor për të bërë zgjedhjen e anëtarëve të këshillit të shkollës. Dhe në ato momente më vjen mesazhi nga Valedin Ademi (udhëheqës i Njësisë së Arsimit në Sektorin për Veprimtari Publike) që më thotë njerëzit që do ti propozojë profesoresha Hatije Etemi do të jenë njerëzit për në këshill të shkoillës. Profesoresha Hatije Etemi është profesoreshë e cila punon në shkollën tonë dhe njëherë është në instanca të larta politike në Lëvizjes Besa”, tha Lalla.

 

Ajo tha se ata persona u emëruan në bazë të të gjitha procedurave pasi nuk ka pasur propozime tjera. “Kam fakte dhe mesazhe se i gjithë ky proces është një instalim politik”, tha Llalla.

Portalb kontaktoi profesoreshën Hatije Etemi për t’i komentuar pretendimet e Llallës, ajo u përgjigj kështu:

“Për mesazhe të paverifikuara dhe të deklaruara gojarisht nuk mund të përgjigjem. Le të merren organet kompetente për rastin në fjalë. Nuk kam çfarë të shtoj më shumë.”

Ndryshe, para dy ditëve, dy persona nga Komuna e Tetovës, Sedat Sulejmani dhe Validin Ademi, u denoncuan në polici nga drejtoresha e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, Teuta Lalla se i kanë kërkuar të jep dorëheqje nga posti pa asnjë arsye. Sulejmani (ish zëvendësministër i Kulturës. Komuna dhe Kasami i mohuan akuzat por nuk mohuan që Lalla të jetë ftuar në Komunë.

 

 

Komuna e Tetovës i mohon akuzat se kanë kërkuar dorëheqjen e drejtoreshës Lalla, por nuk mohojnë se ajo është ftuar në Komunë

 

Sadat Teauta BillallDy persona nga Komuna e Tetovës, Sedat Sulejmani dhe Valedin Ademi, dje u denoncuan në polici nga drejtoresha e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, Teuta Lalla se i kanë kërkuar të jep dorëheqje nga posti pa asnjë arsye. Sulejmani (ish zëvendësministër i Kulturës), i kontaktuar nga Portalb.mk nuk deshi të jep deklaratë për rastin në fjalë dhe tha se do njoftohemi nga Komuna zyrarisht, Komuna i mohoi akuzat por nuk mohuan që Lalla të jetë ftuar në Komunë, shkruan Portalb.

 

Dje kryetari i Komunës, Bilall Kasami tha se nuk është i njoftuar për një rast të tillë dhe e mohoi se dikush mund të kërcënojë dikë deri sa ai është në krye të Komunës. Sot nga Komuna e Tetovës për Portalb thanë se zyrtarisht nuk kanë kërkuar diçka të tillë.

“Personat në fjalë mund të kenë ftuar edhe drejtorë të tjerë ose të punësuar të tjerë nëpër shkollat që menaxhohen nga Komuna, pasi njëri është këshilltar i veçantë i kryetarit në lëminë e arsimit dhe kulturës ndërsa tjetri është udhëheqës i Njësisë se Arsimit në Sektorin për Veprimtari Publike dhe vlerësojmë se ata kanë të drejtë të realizojnë takime të tilla informative. Detyra e Sedat Sulejmanit është i angazhuar si këshilltar i veçantë i kryetarit nga lëmia e arsimit dhe kulturës, ndërsa Validin Ademi është udhëheqës i Njësisë së arsimit në Sektorin për Veprimtari Publike”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Të pyetur se a do të mbajnë përgjegjësi për këtë rast, nga Komuna thanë “nuk vlerësojmë se ka ndonjë parregullsi për të cilën duhet të mbajmë përgjegjësi”.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftoi se dje Sedat Sulejmani dhe Valedin Ademi janë ftuar në polici për këtë rast.

“Dje në SPB Tetovë janë thirrur personat V.A. (33) dhe S.S. (46) nga Tetova, të cilët janë denoncuar nga 45 vjeçarja T.L. nga Tetova, të njëjtën ditë, për rrezikim të sigurisë së saj dhe sjellje agresive. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thanë nga SPB Tetovë.

Koordinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së në Këshillin e Komunës së Tetovës, Blerim Osmani u shpreh se aktivistët e Lëvizjes Besa ushtrojnë presion ndaj drejtorëve të shkollave dhe jo vetëm.

“Larg politikave ditore në Komunën e Tetovës të militantëve partiakë të Lëvizjes Besa dhe koalicionit të tyre, të cilët për ambicie të paskrupullta ushtrojnë mobing dhe revanshizëm politik ndaj drejtorëve të shkollave dhe të punësuarve në administratë. Dënojmë këtë lloj sjellje dhe kërkojmë nga udhëheqësia aktuale e Komunës së Tetovës të sqarohet se në çfarë cilësie ish funksionarë që shfrytëzojnë apanazhë sillen si kapadahi, japin urdhëra dhe ushtrojnë pushtet në Komunën e Tetovës?”, tha Blerim Osmani.

Nga Komuna e Tetovës për Portalb, mohuan një gjë të tillë duke thënë se nuk bëjnë presion te asnjë drejtor nëpër shkolla.

“Përkundrazi, deri në këtë moment kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me të gjithë drejtorët, gjë për të cilën ne jemi të angazhuar. Komuna e Tetovës është institucion legjitim dhe do të veprojë konform ligjit. Emërimet politike janë pjesë e të kaluarës. Nëpër të gjitha organet që janë në ingerencë të Komunës së Tetovës do të emërohen njerëz të cilët e meritojnë pozicionin e tyre. Në asnjë vend nuk do të ketë pozicione “dhuratë” për arsye miqësore apo farefisnore”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Sipas drejtoreshës Lalla, Sulejmani e kishte ftuar atë në Komunë, ku së bashku me Ademin në emër të kryetarit Bilall Kasami i kishin kërkuar dorëheqjen nga posti i drejtoreshës.

“Nga ana e Sedatit u kërkua dorëheqja ime në emër të kryetarit të Komunës. Kërkova sqarim dhe takim me kryetarin e Komunës. Deklarata e atij ishte se e kishe paraparë edhe këtë kërkesë nga ana juaj kryetari i Komunës por më ka autorizuar të flas në emër të tij dhe nuk pranon të takoheni me të. Kërkova arsyet dhe shkaqet përse duhet të mbërrije deri në këtë pikë, nuk e vazhdoi shumë muhabetin dhe tha se kryetari deri ditën e hënë pret dorëheqjen tua”, sqaroi dje Lalla, duke thënë se nuk ka dorëzuar dorëheqjen.

Kasami dje i pyetur nga Portalb.mk tha se nuk ishte në dijeni për rastin dhe se do të ketë informim zyrtar.

“Unë nuk e di njerëzit, domethënë a mund të ketë kaq të çmendur që dikush zyrtarisht në Komunë të kërcënojë dikë derisa unë jam aty kryetar, nuk kam informata se për çfarë zyrtarisht bëhet fjalë e dini sot tërë ditën kemi qenë në aksion. Sigurisht që do të ketë informim zyrtar, por unë nuk besoj se mund të ketë kërcënim ndaj dikujt për çfarëdo veprimi. Fatkeqësisht në shkollat tona kemi edhe kështu drejtorësh që ju pjellë mendja edhe kështu gjërash”, tha dje Bilall Kasami.

Policia njoftoi se po merren masa për zbardhjen e rastit ku më pas do të vijojë parashtresë përkatëse, pa dhënë detaje konkrete.

Rikujtojmë që të enjten e kaluar, nga posti i ushtruesit të detyrës së drejtorit dorëheqje dha Buran Iseni i cili ushtronte këtë detyrë në çerdhen “Rinia”. I kontaktuar nga Portalb.mk ai tha se kjo ndodhi për arsye personale dhe nuk u përgjigj nëse kishte pasur ndonjë kërcënim për rastin në fjalë. Ndërkaq nga Komuna për Portalb.mk thanë se nuk është e vërtetë që komuna e ka detyruar për një gjë të tillë.

“Dorëheqja nga posti drejtor në Institucioni Publik Komunal Kopshti i Fëmijëve “Rinia”-Tetovë e Buran Buran Iseni është dorëzuar deri tek kryetari i Komunës së Tetovës dhe është evidentuar nën Nr.arh. 09-2705/1 me  datë 16.03.2022. Në këtë shkresë nuk janë përshkruar arsyet e dorëheqjes nga ana e ish drejtorit. Nuk është e vërtetë që komuna e ka detyruar atë  të hap konkurs për drejtor. Në bazë të nenit 123 të Ligjit për Mbrojtje të Fëmijëve, kryetari i Komunës së Tetovës, në afat prej 3 muajsh para përfundimit të mandatit të drejtorit aktual, sjell Aktvendim që Këshilli Drejtues i  Çerdhes,  të shpall konkurs për zgjedhjen e drejtorit. Komuna e Tetovës është e obliguar që të emërojë  ushtrues detyre  me qëllim që Institucioni Publik Komunal Kopshti i Fëmijëve “Rinia”-Tetovë të mos mbetet pa udhëheqës”, thanë nga Komuna e Tetovës me 16 mars.

 

Tetovë, drejtoresha e gjimnazit thotë se nga Komuna i kanë kërkuar të jep dorëheqje, Kasami e mohon

Teuta Billall

Drejtoresha e Gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, Teuta Llalla thotë se dy persona nga Komuna e Tetovës të thirrur në emër të kryetarit Bilall Kasami, të premten e kanë thirrur në Komunë ku i kanë kërkuar të jep dorëheqje. Kasami për Portalb tha se nuk është në dijeni për një gjë të tillë, shkruan Portalb.

 

Drejtoresha Lalla sqaron se ditën e premte në ora 15:05 ka marrë një telefonatë nga Sedat Sulejmani (ish zëvendësministër i Kulturës), i cili u thirr në emër të kryetarit të Komunës dhe e ftoi të paraqitet në zyrat e Komunës.

 

“Në ora 15:18 un mbërrita në zyrat e Komunës dhe e telefonova Sadatin se jam prezentë në zyrat e Komunës. Pas një pritjeje afër 10 minuta vjen zotëri Sadati nga korridori dhe më merr dhe futemi në një zyrë të Komunës ku ishte bashkë me personin tjetër Valedin Ademi. Nga ana e Sadatit u kërkua dorëheqja ime në emër të kryetarit të Komunës. Kërkova sqarim dhe takim me kryetarin e Komunës. Deklarata e atij ishte se e kishe paraparë edhe këtë kërkesë nga ana juaj kryetari i Komunës por më ka autorizuar të flas në emër të tij dhe nuk pranon të takoheni me të. Kërkova arsyet dhe shkaqet përse duhet të mbërrije deri në këtë pikë, nuk e vazhdoi shumë muhabetin dhe tha se kryetari deri ditën e hënë pret dorëheqjen tuaj”, tha Lalla.

Ajo sqaron se nuk ka dorëzuar dorëheqjen duke thënë se “nuk gjej arsye para vetes për të dhënë një dorëheqje.”

I pyetur për këtë rast, kryetari i Komunës Bilall Kasami tha se nuk është i njoftuar për diçka të tillë.

 

“Unë nuk e di njerëzit, domethënë a mund të ketë kaq të çmendur që dikush zyrtarisht në Komunë të kërcënojë dikë derisa unë jam aty kryetar, nuk kam informata se për çfarë zyrtarisht bëhet fjalë e dini sot tërë ditën kemi qenë në aksion. Sigurisht që do të ketë informim zyrtar, por unë nuk besoj se mund të ketë kërcënim ndaj dikujt për çfarëdo veprimi. Fatkeqësisht në shkollat tona kemi edhe kështu drejtorësh që ju pjellë mendja edhe kështu gjërash”, tha Bilall Kasami për Portalb.

Lalla shtoi se Kasami mund të mos jetë i njoftuar për këtë rast.

“Nëse kryetari nuk ka informata, le ti pyes njerëzit përreth edhe pse u thirrën në emër të kryetarit, nuk dua të amnistoj askënd por është e mundur që kryetari mos ta ketë një informatë të tillë”, tha Llalla.

Ajo shtoi se nuk e din se cila është detyra juridike e  Sedat Sulejmanit (ish zëvendësministër i Kulturës)  në Komunës, pasi ai menaxhon me procesin e arsimit. Ajo thotë se ai është pjesë e grupit të drejtorëve të shkollave në Viber ku jep urdhëra dhe instruksione për shkollat se si do të ecë procesi nëpër shkolla.

Ndryshe, rastin Lalla e ka paraqitur edhe në polici, ku nga kjo e fundit njoftojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

NATO do të shmangë përhapjen e luftës

NATOKatër javë pas agresionit rus kundër Ukrainës, NATO zhvillon një samit të dytë të jashtëzakonshëm ku merr pjesë edhe presidenti Biden. Nuk pritet plotësim i kërkesës kryesore të Ukrainës, por do të ofrohen armatime.

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i drejtohet përmes videos krerëve të shteteve dhe qeverive të 30 vendeve të NATO-s në samitin e Brukselit. Më shumë armë dhe zonë të ndalimfluturimit. Këto janë kërkesat më urgjente të presidentit ukrainas nga Kievi i rrethuar. NATO do t’i regjistrojë sërish këto këreksa, por lutjet e Kievit mund të përmbushen vetëm në një masë të vogël, thuhet nga diplomatët në Bruksel. Nëse vendoset zona e ndalimfluturimit në Ukrainë, kjo do të thoshte hyrje në luftë e aleancës, sepse NATO do duhej të qëllonte avionët luftarakë rusë.

Një pjesëmarrje aktive të NATO-s në mbrojtjen e Ukrainës, aleanca e ka refuzuar që në muajt e kaluar dhe e theksoi edhe njeherë në samitin e para tre javëve.

Presidenti Biden thekson gjithmonë, se nuk do të ketë trupa të NATO-s në Ukrainë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili para samitit telefonoi edhe njëherë me presidentin rus, pa rezultat, tha para dhjetë ditësh në Paris. “Ne nuk jemi në luftë.” Kancelari gjerman, Olaf Scholz e bëri të qartë në debatin në Bundestag të mërkurën, se nuk do të ketë zonë të ndalimfluturimit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëron nga shkallëzimi i situatës. “NATO ka përgjegjësi që këtë konflikt të mos e lejojë të shtrihet më tej. Kjo do të ishte shumë e e rrezikshme. Do të sillte më shumë vuajtje, vdekje dhe shkatërrim.”

Armë mbrojtëse për Ukrainën

Kështu vendet anëtare të NATO-s do të ngrenë lart Volodymyr Zelenskyn si hero, që po mbron vlerat perëndimore bashkë me ukrainasit, por atij do t’i jepen vetëm furnizime me armë mbrojtëse kundër raketave dhe armë antitank, si edhe municione dhe pajisje të tjera ushtarake. “Ne do t’i japim Ukrainës armë, me qëllim që ajo të mbrohet dhe të luftojë në këto ditë të vështira që do të vijnë”, tha presidenti amerikan, Joe Biden. Se sa armë dhe furnizime do të ketë si edhe cilat do të jenë rrugët e dërgimit në Ukrainë nuk dihet. Për arsye sigurie, siç tha edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, sepse udhëheqja ruse ka bërë të ditur, se do të godasë rrugët që sjellin furnizime nga perëndimi.

Në samit kryeministri polak Mateusz Morawiecki dhe homologët e tij çekë dhe sllovakë do të raportojnë për udhëtimin e tyre me tren në Kiev. Kryeministri polak sërish do të propozojë që avionët luftarakë polakë MiG që janë nga koha e prodhimit sovjetik të dërgohen në Ukrainë. SHBA e kishte refuzuar dërgimin e tyre nga baza ushtarake amerikane, Ramstein në Ukrainë. Dërgimi me rrugë tokësore është po ashtu shumë i komplikuar, po i mundur, thonë diplomatët e NATO-s në Bruksel. Por ka rrezik që Rusia ta përdorë këtë si pretekst për një sulm. Ekspertët ushtarakë të NATO-s, që nuk duan të përmenden me emër, e quajnë këtë propozim polak “të papjekur”, sepse nuk dihet, kush do t’i drejtohë këta avionë.

Vijat e kuqe

Në samitin e së enjtes, NATO do të merret edhe me veten. Presidenti Biden dhe krerët e shteteve dhe qeverive do të theksojnë edhe një herë se i mbeten besnikë të “patundur” nenit 5 të marrëveshjes së aleancës, që do të ketë ndihmë reciproke, në rast se sulmohet një vend balltik, Polonia apo Rumania. “Ne do të mbrojmë çdo inç të zonës së NATO-s”, tha Joe Biden para udhëtimit në Bruksel. Ndërsa zhvendosjet e tjera të trupave të NATO-s në krahun lindor dhe përforcimi ushtarak i trupave atje janë duke u kryer. “Kjo është një pjesë e përgjigjes së shpejtë, të qartë dhe të vendosur të NATO-s në këtë ndryshim fundamental të gjendjes së sigurisë. Qindra mijëra trupa të forcave aleate janë në gjendje gatishmërie. Rreth 40.000 ushtarë janë tani direkt nën komandën e NATO-s, të mbështetur nga aviacioni ajror dhe marina.”

Por brenda NATO-s vazhdojnë diskutimet, se ku janë vijat e kuqe. Si do të reagohet, nëse pushtetmbajtësi rus përdor armë kimike apo biologjike kundër Ukrainës? Si do të reagohet, nëse Kievi do të bjerë? Si do të reagohet, nëse Putin sulmon Gjeorgjinë dhe Moldavinë? Sipas të dhënave të diplomatëve të NATO-s, vijat e kuqe dhe reagimet e mundshme nuk bëhen publike. “Por po shikohen të gjithë skenarët”, e kjo të thotë shumë.

SHBA ka bërë të ditur, se me partnerët e NATO-s dhe anëtarët e G7-s e BE do të flitet për sanksione të tjera kundër personave të caktuar rusë dhe bjellorusë. Një raund i pestë sanksionesh është në diskutim, ai duhet të mbyllë sidomos boshllëqet në sanksionet aktuale ekonomike kundër Rusisë, sipas presidentit Biden. “Së bashku me aleatët tanë dhe partnerët ne do të mbajmë më këmbë presionin ndaj ekonomisë në kolaps të Putinit, do ta izolojmë atë në skenën botërore.” Nuk është planifikuar një embargo e menjëhershme e furnizimeve në Europë me gaz rus apo furnizimeve me qymyr dhe naftë. Disa shtete si Poloni apo Lituania janë pro embargos, por Gjermania dhe Bullgaria e refuzojnë atë.

Presidenti Joe Biden të premten pritet në Poloni, për të vizituar trupat amerikanë, refugjatët nga Ukraina dhe për të zhvilluar takime me presidentin polak, Andrej Duda. Polonia ka pranuar deri tani 2,2 milionë refugjatë ukrainas.

dw

Inflacioni i lartë, Banka e Shqipërisë rrit pas 11 vitesh normën bazë të interesit

Banka e ShqiperiseNë Shqipëri, Banka Qendrore vendosi të rrisë me 0.5 pikë përqindje normën bazë të interesit, duke e çuar atë në nivelin e 1 përqindëshit, në përgjigje të një inflacioni gjithnjë e në rritje. “Sipas të dhënave të Instat-it, inflacioni i çmimeve të konsumit regjistroi nivelet 3.7 përqind dhe 3.9 përqind, respektivisht në muajt janar dhe shkurt. Ndonëse të dhënat e plota zyrtare mungojnë, informacioni i disponuar tregon një rritje të mëtejshme të çmimeve në muajin mars”, deklaroi sot pasdite guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, i cili mori në analizë ndikimin që do të ketë në ekonominë shqiptare sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës.

“Goditja aktuale e ofertës dhe fortësia e kërkesës agregate, rrezikojnë të cënojnë objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm”, theksoi guvernatori Sejko. Hera e fundit që Banka e Shqipërisë kishte ndërhyrë duke rritur normën e interesit i takon 11 viteve më parë. Sipas zotit Sejko, kjo lëvizje “synon të krijojë kushte e nevojshme monetare për respektimin e objektivit tonë të inflacionit, për ruajtjen e stabilitetit financiar, si dhe për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të ekonomisë dhe të punësimit në Shqipëri”.

Banka e Shqipërisë vlerësoi se “ecuria e inflacionit në Shqipëri është ndikuar nga rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë, të naftës, dhe të kostove të prodhimit e të transportit. Në terma makroekonomikë, trendi rritës i inflacionit pasqyron rritjen e shpejtë dhe të qëndrueshme të kërkesës, rritjen e pagave dhe të punësimit, si dhe rritjen e shpejtë të çmimeve në tregjet ndërkombëtare gjatë dy tremujorëve të fundit. Këto të fundit kanë qenë të larta gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar dhe janë vënë nën presion të shtuar nga tensioni gjeopolitik që shoqëron konfliktin në Ukrainë”. Sipas Bankës Qendrore “ecuria e mëtejshme e çmimeve do të përcaktohet nga intensiteti dhe kohëzgjatja e këtij konflikti, nga ndikimi që ai do të ketë mbi çmimet dhe tregtinë ndërkombëtare, si dhe nga qëndrueshmëria e rritjes ekonomike në vend”.

Banka shpjegoi më tej se “të dhënat që vijnë nga tregjet e huaja sinjalizojnë se çmimet në tregjet ndërkombëtare do të vijojnë të mbeten të larta gjatë viteve 2022 dhe 2023. Këto çmime të larta do të gërryejnë fuqinë blerëse të familjeve dhe do të shoqërohen me ngadalësim të ritmit të rritjes në rang botëror. Për rrjedhojë, projeksionet globale të inflacionit për dy vitet në vijim janë riparë për lart, ndërsa projeksionet e rritjes ekonomike janë riparë për poshtë”.

Edhe në Shqipëri, sipas Bankës Qendrore “ekonomia do të vuajë pasojat e goditjes. Rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe reduktimi i kërkesës së huaj, do të shoqërohen me norma më të larta inflacioni dhe rritje më të ngadaltë ekonomike krahasuar me vlerësimet tona të mëparshme. Megjithatë – vëren më tej Banka e Shqipërisë – vlerësimet e skenarit bazë sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë vitit 2022 dhe në afatin e mesëm. Po ashtu, projeksionet tona tregojnë se rritja ekonomike do të mbetet në territor pozitiv edhe në rast se goditja rezulton më e fortë se vlerësimet aktuale”.

Banka Qendrore parashikon që sipas skenarit bazë, “inflacioni do të luhatet rreth nivelit 5-6% për pjesën e mbetur të vitit 2022. Më tej, me qetësimin e pritur të tregjeve ndërkombëtare, inflacioni pritet të vijë në rënie gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në tremujorin e fundit të tij”.

voa

Byrnes: Nuk është sekret që qytetarët nuk i besojnë gjyqësorit

Ambasadorja amerikane në Shkup Kate Marie ByrnesAmbasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes, sot në konferencë para gjykatësve tha se qytetarët e RMV-së nuk kanë besim në gjyqësor.

 

Ajo iu referua anketës së mëhershme nga “Eurothink”, duke thënë se vetëm 8 % e qytetarëve kanë besim në gjyqësor. Byrnes tha se që të kthehet besimi i qytetarëve, është e nevojshme që ata të shohin se sistemi funksionon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk është sekret që opinioni nuk beson te gjyqësor. Në fakt, një sondazh i fundit i Eurothink zbuloi se vetëm 8% e qytetarëve në Maqedoninë së Veriut i besojnë gjyqësorit dhe prokurorisë. Natyrisht, ka shumë punë për të bërë, përfshirë reformën në drejtësi dhe forcimin e institucioneve, por duhet të adresohen edhe perceptimet – njerëzit duhet të shohin dhe të ndjejnë se sistemi funksionon”.

“Qytetarët duhet të sigurohen se rastet e tyre do të shqyrtohen nga gjykatat neutrale dhe të pavarura brenda një kohe të arsyeshme. Ky është një parim bazë në çdo demokraci të lirë dhe funksionale”, tha mes tjerash Byrnes, në konferencën gjyqësore ndërkombëtare “Pavarësia e gjyqësorit përmes procesit të reformës – Pritjet dhe realiteti”.

Sipas saj, gjyqësori duhet të jetë efikas, i pavarur dhe të zbatojë ligjet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët.

Telegrafi

 

Ndoshta Ambasadorja nuk i dinë detalet, por qytetarët e dinë shumë mirë, se gati të gjithë ish shërbyesit në MPB – UDB vlen më shumë për shqiptarët, më pas punësohen në sistemin e “Drejtësisë” ose si Avokat ose si Gjykatës.

QUINT i zhgënjyer me qeverinë e Kosovës që nuk lejoji zgjedhjet e Serbisë

zgjedhjet serbiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet i vetëdijshëm për zhgënjimin e QUINT-it. Por ai pohon se zgjedhjet mund të mbahen vetëm pas një marrëveshje paraprake mes Kosovës dhe Serbisë.

Shtetet më të industrializuara perendimore QUINT, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania,  Britania e Madhe, Italia, dhe Franca, u shprehen të zhgënjyera me  qeverinë e Kosovës për të mos lejuar mbajtjen edhe në Kosovë të zgjedhjeve të Serbisë të caktuara për 3 prill. Në një deklaratë të përbashkët tw QUINT-it, thuhet se me këtë vendim, qeveria “ka dështuar të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile e politike të të gjithë qytetarëve”.

 

Vlerësim për Serbinë, zhgënjim me qeverinë e Kosovës

“E kuptojmë se është e drejtë e qeverisë së Kosovës të vendosë nëse duhet apo jo të japë leje për organizimin e zgjedhjeve të një shteti tjetër. Përderisa e vlerësojmë gatishmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, me zhgënjim të madh marrim shënim vendimin e qeverisë së Kosovës për të refuzuar propozimin konstruktiv të prezantuar nga QUINT-i. Me këtë vendim qeveria e Kosovës ka dështuar të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile e politike të të gjithë qytetarëve, përfshirë atyre të grupeve minoritare. Një sjellje e këtillë nga qeveria e Kosovës s’është në linjë me vlerat dhe parimet tona dhe i minon aspiratat e tyre evropiane”, thuhet në reagimin e QUINT-it.

Ky reagim i QUINT-it, erdhi pas refuzimit nga ana e qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen në Kosovë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë më 3 prill, pa një kërkesë apo marrëveshje të drejtpërdrejtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Kurti jep sqarime

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga ana e tij, sqaroi të merkurën rrethanat të cilat sipas tij, bënë që mos të arrihet marrëveshja me Serbinë për mbajtjen zgjedhjeve serbe. Sipas Kurtit “nga Serbia nuk është plotësuar kushti që është kërkuar, për shkëmbim kërkese mes qeverive të të dyja shteteve.”

“Unë jam i bindur që marrëveshja duhet të jetë nëpërmjet shkëmbimit të letrave ndërmjet qeverisë së Serbisë me qeverinë e Kosovës. Ne jemi instancat përkatëse të cilat do të duhej të merreshin vesh në mënyrë që të zhvilloheshin ato zgjedhje. Kështu siç është, çështja ka marrë një kahje tjetër, ne kemi shprehur keqardhjen tonë, por edhe më shumë se kaq nuk kam se çfarë të them”, tha kryeministri Albin Kurti.

 

Vuçiq: Kosova po kërkon njohje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuҫiq, ndërkaq, tha se “qëndrimi i palës kosovare që ne ti drejtohemi me kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve, de fakto me këtë kërkohet nga ne që ta njohim pavarësinë e Kosovës”.

“Me këtë kërkesë, Kosova ka kërkuar që Serbia ta njohë pavarësinë e saj. Serbia nuk mund ta pranojë këtë dhe Serbia nuk do ta pranojë këtë”, tha në Beograd Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se Serbët e Kosovës do të votojnë në vendvotimet në komunat në Serbinë qendrore. E përfaqësues të serbëve të Kosovës kanë parlajmëruar protesta në fund të javës.

Në deklaratën e vendeve të QUINT-it megjith kritikat për ҫështjen e zgjedhjeve të Serbisë, mirëpritet vendimi i qeverisë së Kosovës për të vendosur sanksionet ndaj Rusisë për shkak të pushtimit në Ukrainë, duke ndjekur shembullin e BE-së, por edhe të SHBA-së. QUINT, po ashtu i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që mund të rrisë tensionet dhe mund të çojë në incidente.

 

QUINT kërkon përmbajtje nga retorika e ashpërsimeve

“Ne presim nga Qeveria e Kosovës që të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të saj, të punojë në uljen e tensioneve dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Ky proces është kritik në arritjen e përparimit drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim, që përfundimisht do të zhbllokonte perspektivën evropiane të Kosovës”, thuhet në deklaratën e gjatë të QUINT-it.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020. Ato zgjedhje janë mbajtur sipas praktikave të mëhershme, ku misioni i OSBE-së, i ka grumbulluar votat në Kosovë ndërsa më pas ato janë numëruar në dy qytete në jug të Serbisë. Zyrtarë të misionit të OSBE-së, janë shprehur se ata janë të gatshëm t’i grumbullojnë votat edhe kësaj radhe për zgjedhjet e 3 prillit të Serbisë, por vetëm  me pëlqimin e të gjitha institucioneve përkatëse.

dw

Diplomatët perëndimorë të zhgënjyer për moslejimin e zgjedhjeve te Serbisë në Kosovë

AlbinQeveritë e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe shprehën të mërkurën keqardhjen për “vendimin e qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga diplomatët perëndimor”, për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

 

Në një komunikatë të përbashkët thuhet se është e drejtë e qeverisë së Kosovës që të vendos nëse do të lejojë apo jo lehtësimin e votimit në zgjedhjet e një vendi tjetër. “Ndërsa ne vlerësojmë gatishmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, me zhgënjim të madh marrim parasysh vendimin e qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga vendet e ‘Quintit’. Me këtë vendim, qeveria e Kosovës dështoi të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe pjesëtarët e grupeve minoritare”, thuhet në komunikatë, në të cilën nënvizohet se “një qëndrim i tillë i qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me vlerat dhe parimet e vendeve perëndimore dhe do të cenojë aspiratat e saj evropiane”.

Diplomatët thanë në komunikatë se pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, “ne mirëpritëm harmonizimin e Kosovës me deklaratat dhe qëndrimet e miratuara nga Bashkimi Evropian dhe Quinti. Megjithatë, Kosova pritet gjithashtu t’u përmbahet vlerave dhe përgjegjësive të saj thelbësore ndaj qëndrueshmërisë rajonale, të respektojë proceset demokratike, si dhe të angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave”.

Diplomatët bën thirrje që qeveria e Kosovës të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të saj, të punojë për uljen e tensioneve dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ndërsa ritheksuan thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që rritë tensionet dhe mund të çojë në incidente.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha më herët gjatë ditës në një konferencë për gazetarë se qeveria e tij nuk ka marrë vendim për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Por e vërteta është se nuk ka marrëveshje paraprake që natyrisht paraqet kushtin për mbajtjen e atyre zgjedhjeve që nuk është plotësuar. Ne kemi pritur një shkëmbim normal të letrave, të kërkesës së tyre, të trajtimit tonë mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur”, tha kryeministri Kurti.

Ai tha se nuk ka pranuar që një marrëveshje me Serbinë për organizimin e zgjedhjeve të bëhet përmes zyrtarëve ndërlidhës të të dyja palëve.

Unë jam i bindur që marrëveshja duhet të jetë përmes shkëmbimit të letrave të qeverisë së Serbisë me qeverinë e Kosovës, ne jemi instanca që jemi autoritetet e vendeve përkatëse dhe të cilët do të duhet të merreshin vesh në mënyrë që të zhvilloheshin ato zgjedhje. Kështu siç është, çështja ka marr një kahje tjetër. Ne kemi shprehur keqardhjen tonë por më shumë se kaq nuk kam çfarë të them”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha mbrëmë se autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë dhe se një kërkesë të tillë Serbia nuk ka mundur dhe nuk do ta pranojë asnjëherë.

Presidenti Vuçiç tha se serbët e Kosovës do të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, duke votuar në komunat në Serbinë qendrore.

Më 3 prill, Serbia mban zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale ndërsa synonte që në zgjedhje të marrin pjesë edhe serbët e Kosovës.

Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë në të kaluarën janë lehtësuar nga misioni i Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ky mision në një përgjigje për Zërin e Amerikës tha se që nga viti 2002 ka bërë mbledhjen e votave për zgjedhjet serbe në Kosovë, të mbështetur nga institucionet e Kosovës, përfshirë Policia e Kosovës dhe KFOR-i dhe se kjo ka qenë gjithmonë e bazuar në marrëveshje të ndërsjellë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe pëlqimit të të gjitha institucioneve. Misioni i OSBE-së në Kosovë vazhdon të jetë i gatshëm për të kryer mbledhjen e votave me kusht që të plotësohet ky kusht”, thuhet në përgjigjen e OSBE-së.

Viteve të kaluara, Kosova, nuk e ka penguar pjesëmarrjen në zgjedhjet e Serbisë, në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë. Në muajin janar qeveria e Kosovës nuk lejoi mbajtjen e një referendumi të Serbisë në Kosovë, duke ofruar mundësinë që kjo të ndodhë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse serbe në Prishtinë, gjë që u refuzua nga Beogradi.

voa

NATO: 7-15 mijë ushtarë rus janë vrarë në Ukrainë

skap tenkash ukraineNjë zyrtar i lartë i NATO-s thotë se sipas vlerësimeve të Aleancës, Rusia mund të ketë pësuar 30 deri në 40 mijë humbje mes radhëve të forcave të saj në Ukrainë gjatë muajit të parë të luftës, mes të cilëve 7 deri 15 mijë të vrarë.

 

Kjo është hera e parë që NATO jep vlerësime për humbjet e forcave ruse në Ukrainë, që kur filloi lufta më 24 shkurt.

Ushtaraku i lartë i NATO-s, që foli në kushte anonimiteti, tha se vlerësimi për ushtarët e vrarë rus bazohet në përpunimin e informacioneve që jep qeveria ukrainase, nga informacionet që dalin nga Rusia, si dhe nga burime të tjera të hapura.

Qeveria amerikane deri tani nuk ka pranuar të japë vlerësime publike për humbjet mes ushtrisë ruse dhe ukrainase, duke thënë se informacionet nuk janë shumë të besueshme.

Zyrtari i NATO-s tha se humbjet prej 30–40 mijë trupash mes radhëve të forcave ruse, është llogaritur sipas vlerësimit standard ushtarak, që në raste luftrash, për çdo ushtar që humb jetën ka tre të tjerë të plagosur. Mes humbjeve llogariten të vrarët, të plagosurit ose ata të kapur rob.

Ndërkohë në një fjalim para parlamentit të Francës, Presidenti Volodymyr Zelensky u bëri thirrje kompanive franceze të largohen nga Rusia dhe të mos ndihmojnë indirekt luftën kundër Ukrainës.

Zoti Zelensky e shfrytëzoi fjalimin për të siguruar mbështetje më të madhe nga Evropa për vendin e tij. Ai i bëri thirrje Francës për ndihmë me armë, pajisje dhe avionë.

Në një fjalim po sot për parlamentin japonez, zoti Zelensky i bëri thirrje Japonisë të vendosë embargo tregëtare ndaj Rusinë dhe firmave japoneze u kërkoi të largohen nga Rusia.

Gjatë 28 ditëve të kaluara, tha ai, mijëra vetë, përfshi 121 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë dhe mbi 9 milionë banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë. “Ne as mund të varrosim të vdekurit”, tha ai.

Ndërsa lufta po hyn në muajin e dytë, Rusia është bllokuar në një luftë të lodhshme, të kushtueshme, të pasigurtë ushtarakisht, me një numër të patreguar ushtarësh të vrarë dhe pa shenja se do të përfundojë shpejt.

Ekonomia e Rusisë po dëmtohet nga sanksionet e ashpra që ka vënë perëndimi. Objektivat kryesore strategjike ruse janë ende të paplotësuara. Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev është bombarduar vazhdimisht po nuk ka rënë dhe as është i rrethuar.

Forcat ruse po bombardojnë objekte nga larg, duke përsëritur taktikat që kanë përdorur më parë në Çeçeni dhe Siri.

voa

Humbjet e Rusisë në luftën në Ukrainë

KyivSa ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë? Të dhënat për këtë janë shumë të ndryshme. Po mendohet se humbjet janë të konsiderueshme.

 

Se sa ushtarëve rusë u ka kushtuar deri tani jetën lufta në Ukrainë është shumë e vështirë të vlerësohet. Informacionet për këtë është jashtëzakonisht kontradiktore dhe nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar vetëm një herë shifra për viktimat. Më 2 mars, ajo raportoi se që nga fillimi i luftës ka pasur 498 ushtarë rusë të vdekur dhe rreth 1600 të plagosur. Pas kësaj date Rusia e ka mbajtur të fshehtë numrin e viktimave të veta.

Të dielën në mbrëmje (20.03) në faqen e internetit të gazetës bulevardeske ruse “Komsomolskaja Pravda”, e cila është e afërt me qeverinë, u shfaq një lajm i cili thoshte se sipas qarqeve ushtarake, deri tani kanë vdekur 9,861 ushtarë rusë dhe janë plagosur mbi 16,000 të tjerë. Por ky informacion u hoq nga faqja pas vetëm pak minutash. Si arsye u tha se ky ishte një raport i rremë i publikuar nga hakerat.

 

Shumë më të larta se sa sugjerojnë shifrat zyrtare

Pavarësisht mohimit nga pala ruse mund të supozohet se numri i ushtarëve rusë të vrarë ose të plagosur është shumë më i lartë se sa sugjerojnë shifrat zyrtare ruse deri më sot. Pak ditë më parë bëri bujë një reportazh i Radio Liberty nga Bjellorusia, sipas të cilit morgjet në zonën kufitare me Ukrainën thuhet se janë të mbushura me ushtarë rusë të vdekur.

 

Në video shiheshin kolona të tëra autoambulancash ruse që supozohet se sillnin ushtarë të vdekur ose të plagosur në Gomel në Bjellorusi. Sipas raportit trupat e disa mijëra ushtarëve të vrarë rusë janë dërguar tashmë prej andej në Rusi.

 

Shifrat nga Ukraina janë të ndryshme

Portali ukrainas “The Kyiv Independent” publikon rregullisht vlerësimet e Shtabit të Përgjithshëm ukrainas dhe shkruan se trupat ruse kanë pësuar më shumë se 15,000 humbje. Në to përfshihen ushtarët e vrarë dhe ata që janë zënë rob.

Megjithatë këto shifra nuk mund të verifikohen nga burime të pavarura dhe ka shumë të ngjarë që ushtria ukrainase të flasë për shifra më të larta nga sa janë në të vërtetë për të theksuar efektivitetin e saj luftarak dhe arritjet ushtarake.

 

Pentagoni shprehet i rezervuar

Sigurisht që edhe Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së po e ndjek gjithashtu nga afër situatën në Ukrainë. Pentagoni i përgatit raportet e tij të situatës bazuar në informacionet e shërbimeve sekrete, vlerësimin e pamjeve satelitore komerciale dhe ushtarake si dhe nga përgjimi i komunikimit me radiomarrës të trupave ruse.

 

Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së aktualisht supozon se duhet të ketë rreth 7,000 ushtarë rusë të vrarë dhe rreth dy deri në tri herë më tepër të plagosur. Thuhet se në pushtimin e Ukrainës janë përfshirë rreth 150,000 ushtarë rusë. Nëse shifrat e SHBA-së janë të sakta, atëhere vetëm një muaji më shumë se dhjetë për qind e trupave ruse të dislokuara fillimisht janë shkatërruar.

 

Platforma holandeze Oryx

Në përllogaritjen e humbjeve të ushtrisë ruse ekspertët ushtarakë amerikanë mbështeten edhe në raportet e disponueshme publikisht, si ato të platformës holandeze Oryx. Në të janë dokumentuar me përpikëri se sa automjete ushtarake ruse janë shkatërruar ose kapur nga ushtria ukrainase. Për secilin automjeteve ofrohet një fotografi ose video me datën e saktë. Sipas këtyre raporteve deri më sot ushtria ruse ka humbur  brenda një muaji të paktën 270 tanke, 258 automjete këmbësorie dhe 178 automjete të blinduara luftarake.

dw

Presidenti serb Vuçiç akuzon Perëndimin për standarde të dyfishta

VucicNë Beograd, presidenti pro-rus Aleksandër Vuçiç, akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta, duke krahasuar sulmin e Moskës ndaj Ukrainës me fushatën e bombardimit të NATO-s ndaj vendit të tij në vitin 1999.

Aleanca e NATO-s zhvilloi një fushatë ajrore 78 ditëshe kundër Serbisë në Mars të vitit 1999, për të ndaluar shtypjen e përgjakshme nga forcat ushtarake serbe të shqiptarëve që kërkonin pavarësi. Forcat serbe u detyruan të largohen nga Kosova e cila shpalli pavarësinë, që nuk njihet nga Serbia dhe Rusia.

Fushata e bombardimit të NATO-s, është një argument që përdoret nga nacionalistët serbë për të justifikuar dhe mbështetur sulmin e tanishëm të Rusisë ndaj Ukrainës. Presidenti Vuçiç u shpreh gjatë një interviste për televizionin Pink se “në se Perëndimi është kaq i fortë dhe me moral, përse nuk ndërhyn kundër Rusisë, përse nuk e mbron ushtarakisht Ukrainën?”

“Morali është një kategori e rëndësishme në politikë”, vazhdoi ai, “por nuk mund ta respektosh një ditë dhe ta harrosh ditën tjetër”.

Megjithëse kandidat për Bashkimin Evropian, Serbia nën presidentin Vuçiç ka krijuar lidhje të forta ushtarake dhe politike me Kremlinin.

Serbia votoi në favor të rezolutës së OKB-së që dënonte sulmin në Ukrainë, por është vendi i vetëm evropian, që nuk i është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Kremlinit.

voa